Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ese: Humori eshte argetues; ai nuk eshte talles dhe te fyen.

Ai i ben njerezit te gezuar dhe te afert me


njeri-tjetrin.

Në çdo moment, i rrethuar me shoqërinë duhet të mbizotërojë ndërveprimi dhe një


atmosferë sa më e gëzueshme. Një fjalë mund të të ndryshojë ditën për mirë ose jo.
Njerëzit priren të bëjnë humor edhe duke luajtur me temperamentin e tjetrit.
Shpeshherë, humori interpretohet si tallje dhe fyerje. Gjithsesi nisur nga dëshira e
mirë për të krijuar një moment me të qeshura dhe pa dashur të cënojë tjetrin,
humori nuk duhet të përceptohet si tallës. Në një grup shoqëror konfidencat e
krijuara e tolerojnë edhe një humor thumbues. Njerëzit mund të bëjnë shaka edhe
me aspekte të ndjeshme të tjerëve. Ky lloj humori kurrsesi nuk duhet konsideruar
si tallje përderisa qëllimi fillestar ka qenë të argëtojë të gjithë gjithë. Fuqia e
humorit është e relativisht e madhe. Një shaka mund të konsolidojë marrëdhëniet
dhe ti bëjë njerëzit më të afërt. Të qeshurit shërben si ilaç ndaj çdo mërzie apo
momenti aspak të këndshëm. Humori i jep ngjyra jetës. Serioziteti i tepruar çon në
në mënyrë jetese krejtësisht monotone. Si përfundim, buzëqeshja është çelësi që I
përshtatet dryrit të çdo zemre.

You might also like