Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

1.1.

Objekti i hulumtimit
Drithërat bëjnë pjesë në bimët me farë që i takojnë familjes së gramorëve (Graminaceae) dhe
kultivohen në ferma bujqësore private ose shoqërore ku bëjnë pjesë gruri, thekra, misri, orizi,
elbi, meli etj. Këto bimë karakterizohen me rrënjë kërcell gjethe lule si dhe farë karakteristike dhe
bëjnë pjesë në Monokotiledone.

Figura1. Gruri, kalliri i pjekur dhe kokrrat.


1.2. Gruri
Gruri si kulturë e rëndësishme e drithërave të bukës i takon gjinisë Tritikum (Figura 1) dhe në
farën e vetë përbërës kryesor është amidoni. Llojet kryesore të grurit që mbillen në Kosovë,
Shqipëri etj, janë gruri i butë (Tritikum aestiva), gruri i butë Tetori 20 (Tritikum aestivum) pastaj
Belancia, Gramozi, L.V.S 2002, Davidx Mecc 2002 dhe Lloji M3 etj.
Secili nga këto lloje ka karakteristikat e veta, kërkesat e kushtet e mjedisit, rendimentet etj.

Thekra është drith me origjinë evropiane dhe fillimisht ka jetuar si e egër por është kultivuar nga
dora e njeriut rritet në viset malore dhe ka karakteristika morfologjike specifike.
Elbi, kokrra e të cilit ndryshon nga ajo e grurit dhe thekrës, ka origjinë nga Azia. Shërben për
ushqim por edhe si lëndë themelore e përfitimit të birrës, pra malti i elbit.

Misri është bima me më shumë dobi nga se nga ajo përfitohet buka, sillazhi, alkooli ushqimi për
shtazë etj.

Misri është kultivuar në shumë varietete me veti karakteristike, por me numër dhe kualitet të
kokrrave specifike . Misri i takon specieve Zea dhe Zea mais dhe ka disa përfaqësues specifikë por
klasifikimi bëhet edhe sipas ngjyrës së kokrrave i bardhë dhe i verdhë.

Nëse analizohet struktura e kokrrës së drithërave do të shifet se kemi të bëjmë me tipin kariopsa,
që do të thotë se ky formacion është edhe farë edhe fryt. Sasia më e madhe në kuadër të një kariopse
është endosperma- indi ushqyes e cila është e pasur me amidon. Të theksohet se kjo endospermë
i shërben embrionit si ushqim rezervë gjatë mbirjes. Endosperma është e rrethuar me një kompleks
qelizash që quhet shtresa aleurone (proteinat rezervë) pastaj me qeliza të mbetura të lëkurës së
farës dhe me perikarpin. Të gjitha këto kanë një emër të përbashkët krunde. Përndryshe në figurën
2. shihet vizatimi i një kokrre tipike të Sorghum bicolor (Sinani, A. 2008)
Figura 2. Vizatimi i një kokrre tipike Sorghum bicolor: Skutellumi (S), endosperma (E),
stili i hapësirës (SA) dhe akset embrionike (EA)

Forma, madhësia pastaj kualiteti i kokrrave apo i kariopsave të drithërave ndryshon nga bima
në bimë.
Si elemente të rëndësishme të përbërësve të grurit, misrit etj. janë perikarpi, aleuroni,
endosperma, embrioni. Këta përbërës janë paraqitur në tabelën 5

You might also like