Luteri Niku

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Besnik Pëllumbi

Martin Luter dhe Reformacioni

Martin Luteri lindi më1483 në Gjermani në një kohë me shumë lëvizje dhe ndryshime në
shoqërinë evropiane. Luter ishte një murg Augustinian dhe më pas u bë prift në Kishën
Katolike në Erfurt. Si studiues i teologjisë Martin Luter studioi në këtë kohë edhe skolastikë,
Shkrimet e Shenjta dhe u njoh edhe me idetë e reformatorëve paraardhës si dhe me thirrjet e
tyre për të studiuar Shkrimet e Shenjta në burimet e tyre, në tekstet origjinale në hebraisht
dhe greqisht. Luter ishte edhe profesor i teologjisë dhe prift në Ëittenber dhe aty filloi të
bëhej skeptik ndaj traditës së njerëzve në disa zakone e ritual në kishë, si blerja e
indulgjencave, që ishin letra që bliheshin me idenë e faljes së mëkateve të besimtarëve.
Kështu me anën e indulgjencave njerëzit mund të blinin jo vetëm faljen e mëkateve të tyre,
por edhe falje për mëkatet e paraardhësve të tyre.
Por Martin Luteri argumentonte se falja e mëkateve nuk mund të bëhej nga njerëzit dhe
institucionet njerëzore. Asnjë prift apo Papë nuk mund ti jepte faljen një personi tjetër. Falja
është një dhuratë e Zotit dhe mund të merret vetëm nga Ai. Asnjë papë apo institucion
njerëzor nuk mund ta kryejë këtë funksion.
Martin Luteri filloi kështu të predikonte kundër shpërndarjes së indulgjencave dhe më 31
tetor 1517 ai doli hapur me shkrim kundër tyre në formëm 95 tezave të shkruara të cilat, i
mbërtheu në derën e kishës së Vitenbergut (Ëittenbergut). Tezat e tija Martin Luteri u a dërgoi
edhe peshkopëve dhe drejtuesive të hijerarkisë fetare si dhe disa miqve të tij të afërt.
Që nga ajo ditë filloi e ashtuquajtura Reformacion Brenda Kishës Katolike Romane. Emri
dhe tezat e Martin Luterit sa vinin dhe përhapeshin e ftonin gjithmonë e më shumë pasues.
Papa Leoni X, e paralajmëroi Martin Luterin se do ta shkishëronte nëse ai nuk do të
ndryshonte 41 nga 95 tezat e tij dhe librat e Martin Luterit u dogjën në sheshin e Piazza
Navona në Romë. Edhe Perandori gjerman Karl V më 1951 me një dekret që njihet si
“Dekreti i Ëormsit” e shpall Luterin heretik, e çkishëroi dhe urdheron të digjeshin të gjitha
librat e tij. Por në përkrahje të Luterit doli Frederiku i Saksonise që i dha strehim në
principatën e tij, ku Luteri u strehua e punoi shumë për të përkthyer në gjermanisht Biblën.
Ky ishte e hapi i parë në përkthimin e shkrimeve të shenjta në gjermanisht, për t’i bërë ato
shkrime të kuptueshme edhe për njerëzit e thjeshtë.
Prej 1952 në territorin gjerman po rritej numri i pasuesve të Luterit dhe lëvizja e tij e njohur
si Reformacion u përqafua nga shumë njerëz dhe sot njihet ndryshe si Protestantizmi.

You might also like