Klasa 12 015-Ekonomia PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

EKONOMIA

Gjimnazi i shkencave shoqërore (2 orë në javë, 74 orë në vit)

HYRJE

Ndryshimet në shoqërinë kosovare, pjesë përbërëse e rajonit të Ball-


kanit, të Evropës Juglindore dhe më gjerë, imponojnë nevojën për refor-
mime të tërësishme, në veçanti në lëmin e arsimit dhe të edukimit.
Tranzicioni hap shtigje të reja përballë sistemit të dështuar të mëparshëm,
si dhe u afrohet zhvillimeve të botës së qytetëruar dhe demokratike. Së
këndejmi, nevoja e ndërtimit të planeve dhe programeve të reja, me
përmbajtje, metodologji dhe qasje bashkëkohore, mundëson tejkalimin e
fazës së tranzicionit me sukses dhe kyçjes në një rend të ri demokratik,
politik dhe ekonomik. Ekonomia, është dhe do të jetë shtyllë e
rëndësishme për funksionimin e rendit të ri, duke i përfillur liberalizimet
e nevojshme, funksionimin e tregut të lirë, me qëllim të dominimit të
ekonomisë së tregut.
Kosova pretendon të inkorporohet në rrjedhat e avancuara, si qasje
për krijim të mirëqenies së qëndrueshme dhe me perspektivë. Në këtë
kontekst, mësimi i ekonomisë edhe në gjimnazin e shkencave shoqërore,
përmban risi dhe një opus me dimensione të reja të diturisë, të nevojshme
për aftësime në kushtet e konkurrencës dhe të prosperitetit të tërësishëm
ekonomik e social.
Plani dhe programi për lëndën Ekonomia për klasën 12 të gjimna-
zeve të shkencave shoqërore është i disenjuar sipas kërkesave të kohës, të
fazës së tranzicionit, për t’i pajisur nxënësit me një bazament me njohuri
elementare nga lëmi i ekonomisë. Njësitë metodike janë të formësuara
për një fond atraktiv të nxënies dhe krijimit të aftësive për avancimet e
mëtejshme, sipas shkallëve të arsimimit dhe pjekurisë së moshave.
Plani dhe programi është kompatibil me vendet e rajonit dhe më
gjerë dhe nxënësve u mundëson me lehtësi të kuptojnë këtë materie dhe
të kenë disa aftësi zbatuese në praktikë.

434
Materia përfshirëse në këtë program përmban ndonjë njësi nga pro-
gramet e kaluara, ndonëse në asnjë mënyrë si përsëritje, por si begatim
dhe plotësim i atyreve njësive metodike, të cilat i kanë përvetësuar
nxënësit në klasët paraprake. Faktikisht, me këtë bëhet sublimimi optimal
i njohurive nga bazat elementare të kuptimeve, të klasifikimeve dhe të
mundësive implementuese të çështjeve, të cilat janë dobiprurëse për
nxënësit në gjimnazet e drejtimit përkatës, njohuri këto që shërbejnë si
bazë për të studiuar më lehtë shkencat ekonomike, ose menjëherë pas
përfundimit të gjimnazit, për të ushtruar punë të caktuara nëpër biznese të
ndryshme.

QËLLIMI

Qëllimi themelor i programit mësimor të lëndës Ekonomia për


gjimnazet e shkencave shoqërore, për klasën 12, është:
1. Përkufizimi i kuptimeve elementare dhe bazike të lëmit të ekono-
misë, në funksion të aftësimit dhe krijimit të aftësive të nxënësve
për t’u thelluar më tutje në fushën studimore të ekonomisë;
2. Zhvillimi i aftësive të nxënësve për të kuptuar përmbajtjen, fun-
ksionet, dobishmërinë dhe problematikën e ekonomisë në për-
gjithësi;
3. Të kuptojë dhe të ndërtojë shkathësi nxënësi, me qëllim zbatimi të
njohurive, në të mirë të përmbushjes së nevojave individuale, në
dhënien e kontributit në përmasa të gjera për zhvillimin e
shoqërisë.

OBJEKTIVAT
Programi mësimor i lëndës Ekonomia për gjimnazin e shkencave
shoqërore përfshin një varg objektivash, të dedikuara për kapacitetet dhe
natyrën e të mësuarit, në mënyrë që nxënësi:
1. Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
- lidhur me përkufizimet, që kanë të bëjnë me fushën e
ekonomisë, me pjesët e saj, dobishmërinë dhe nevojën për
zhvillimin e shoqërisë;
- që kanë të bëjnë me klasifikimin e nocioneve, të funksioneve
dhe të të arriturave në një ekonomi, si pjesë përbërëse e
shoqërisë dhe e krijimit të mirëqenies njerëzore;
435
- nëpërmjet njohjes së vlerave të ndërtojë personalitetin e vet
ndaj lëmit të ekonomisë, me qasje kritike dhe pragmatike se
çka është në gjendje të veprojë, të arrijë e të krijojë, si dhe të
aplikojë për vete dhe për shoqërinë e gjerë.
2. Të njohë
- nocionet, parimet, konceptet, metodat, qasjet klasifikimet në
lëmin e ekonomisë,
- ligjshmëritë e ekonomisë, tregun, pronësinë, tregun e lirë dhe
konkurrencën,
- firmat, funksionimin, përmbajtjen, nënsistemet që e përbëjnë
atë, kostot dhe vlerat që krijohen në të, inputet dhe outputet,
kapacitetet;
- elementet bazike të mikroekonomisë, si sublimim nga të
mësuarit dhe përvojat e deritashme;
- politikat në makroekonomi dhe modelimet në ekonomitë bash-
këkohore;
- gjendjen e nivelit të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës,
problemet dhe perspektivat;
- veçoritë e ekonomisë botërore dhe ndërvartësitë e ekonomive
kombëtare për bashkëpunim të gjithanshëm.
3. Të kuptojë
- kuptimet, metodat, domëthëniet, përllogaritjet, zbatueshmërinë
e parametrave kryesorë në lëmin e ekonomisë;
- terminologjinë, strukturat, veprimet që ndodhin në lëmin e
mikroekonomisë, si dhe të makroekonomisë;
- strukturën e tregut, ekonominë e tregut, parakushtet për ndër-
timin dhe funksionimin e ekonomisë së tregut;
- ligjshmërinë e konkurrencës dhe krijimin e shkathtësive për të
krijuar zhvillim dhe prosperitet;
- politikat në makroekonomi, duke i përfshirë tërësitë e llojeve të
politikave, të sistemeve ekonomike;
- problemet dhe mundësitë e zhvillimit të ekonomisë së Ko-
sovës;
- ekonominë botërore dhe imponimin për kyçje në rrjedhat e
bashkëpunimit dhe në treguin botëror.

436
4. Të analizojë
- faktorët dhe parimet në mikroekonomi dhe në makroekonomi,
veçoritë dhe mekanizmat e tregut;
- veprimtaritë e firmave, shfrytëzimin e kapaciteteve, kostot dhe
rentabilitetin e firmave;
- problemet në zhvillimin ekonomik dhe përparësitë, ndërvar-
tësitë e ekonomive të ndryshme nëpër botë;
- shkaqet që ndikojnë në gjendjen e tashme të ekonomisë së Ko-
sovës dhe burimet e forcës shtytëse për një zhvillim të hov-
shëm e konkurrent.
5. Të zbatojë
- aftësitë e krijuara që janë fundament për ushtrimin e ndonjë
funksioni në ekonomi, në jetën e përditshme, në zgjerimin e
njohurive të reja për implementime konkrete në praktikë;
- në aktivitetet e krijimit, themelimit të bizneseve dhe manaxhi-
min e tyre të suksesshëm.

PLANIFIKIMI I PËRMBAJTJES PROGRAMORE

Kategoritë Nënkategoritë Numri i Struktura


orëve %
Ekonomia dhe zhvillimi i saj
Ekonomia dhe
Tregu, funksionimi dhe zhvillimi i tij 11 16,66%
tregu
Tiparet e ekonomisë bashkëkohore
Firmat (ndërmarrjet)
Resurset (burimet dhe kapacitetet e
Mikroekonomia 17 25,76%
firmës)
Kostot e firmës
Fushëveprimtaria e makroekonomisë
Format themelore të politikave
Makroekonomia 20 30,30%
makroekonomike
Elementet e kërkesës agregate
Aspekti mikroekonomik dhe
Ekonomia e
makroekonomik i ekonomisë së 8 12,12%
Kosovës
Kosovës
Ekonomia Veçoritë e bashkëpunimit
10 15,16%
botërore ndërkombëtar
Planifikohet që fondi prej 66 orësh të shpërndahet në 46 orë, ose 67,70 %
mësimdhënie, 16 orë ose 24.25 % përsëritje dhe vlerësim të njohurive të nxënësve, si
dhe 4 orë ose 6.05 % ushtrime, përkatësisht vizita nëpër firma dhe institucione
përkatëse.

437
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT

Lidhja
Kategoritë Nënkategoritë Përmbajtja programore Rezultatet e pritshme
ndërlëndore
EKONOMIA Ekonomia dhe 1. Fillet e ekonomisë; Nxënësi duhet: Historia (për t’i
DHE zhvillimi i saj 2. Nocioni dhe dimensionet e - të kuptojë domethënien e ekonomisë, fillet dhe kuptuar nevojat
TREGU ekonomisë; nevojën për të, duke e vështruar zhvillimin e saj e zhvillimit),
3. Faktorët ndikues në nëpër periudha kohore, për të bërë vlerësimin e sociologjia (për
zhvillimin ekonomik nëpër tipareve ekonomike, të dimensioneve të sotme, t’i kuptuar
periudha kohore; me dallime të ekonomive të zhvilluara dhe të sistemet
4. Historiku i ekonomisë dhe i pazhvilluara aktualisht; shoqërore dhe
shoqërisë njerëzore - të kuptojë përmbajtjen dhe objektivat e transformimet e
ekonomisë; tyre),
- të kuptojë nocionin, shkaqet dhe faktorët bizneset (për të
ndikues në zhvillimin e ekonomisë; kuptuar sistemet
- të kuptojë ekonominë në kontekst me nevojat e bizneseve).
njerëzore;
Tregu, 1. Nocioni i tregut dhe tipat e - të kuptojë nocionin e tregut, paraqitjen e tij në Matematika, për
funksionimi tregut, skenë, tipat e tregut, zhvillimin e tregut, të ndihmuar në
dhe zhvillimi i 2. Të kuptuarit e shkaqeve të domosdoshmërinë e tregut si ineraksion i zgjidhjen e
tij orientimit në prodhim, zhvillimit ekonomik; promblemeve,
3. Të kuptuarit e shkaqeve të - të kuptojë nevojat për treg, si dhe fazat e qofshin
funksionimit të tregut, shkaqeve ku më tepër i është dhënë rëndësi numerike të
4. Mekanizmat kryesorë të orientimit në prodhim e më pastaj orientimit në ekuacioneve),
tregut: oferta dhe kërkesa. treg; apo të grafikëve
- të kuptojë ofertën dhe kërkesën, si mekanizma
themelorë në treg, si dhe ndërvartësia e tyre.
Tiparet e 1. Veçoritë dhe dominimi i - të kuptojë faktorët që ndikojnë në dominimin e Shkencat
ekonomisë tregut të lirë; tregut të lirë, juridike,
bashkëkohore 2. Parakushtet për ekonomi - të kuptojë veçoritë e ekonomisë së tregut, kadastrale (që të

438
tregu: (pronësia, - të kuptojë pronësinë private dhe veçoritë e saj, kuptohet e drejta
konkurrenca, faktorët e - të kuptojë konkurrencën dhe faktorët e tjerë që e pronës dhe
tjerë.) kanë cilësi të parakushteve për ekonominë e vlerat e saj).
tregut
MIKRO- Firmat 1. Përkufizime të kuptimit të Nxënësit duhet: Shkencat
EKONOMIA (ndërmarrjet) ekonomisë; - të kuptojnë nocionin e ndërmarrjes (firmës); juridike, për të
2. Historiku i zhvillimit të - të kuptojnë historikun e zhvillimit të kuptuar personat
ndërmarrjeve; ndërmarrjeve; fizikë dhe
3. Llojet e ndërmarrjeve (sipas - të kuptojnë klasifikimin e ndërmarrjeve sipas juridikë.
veprimtarive, sektorëve, aspekteve të ndryshme;
madhësisë); - të kuptojnë domethënien e ndërmarrjes dhe
4. Ndërmarrja sistem nënsistemet që e përbëjnë atë;
(nënsistemet që e përbëjnë
firmën);
5. Funksionimi i ndërmarrjes
në kushtet e konkurrencës.
Resurset 1. Asetet (aktiva), - të kuptojnë faktorët që e përbëjnë firmën; Matematika,
(burimet) dhe 2. Burimet e aseteve (pasiva), - të kuptojnë domethënien e aktivës dhe të pasivës shkencat
kapacitetet e 3. Evidencimi dhe përllogaritja dhe të bëjnë sqarimet rreth tyre, teknike.
firmës e aseteve; - të mësojnë evidencimin dhe pasqyrimin e ase-
4. Përkufizimi i kapaciteteve; teve, madje amortizimin dhe përllogaritjen e tij;
5. Llojet dhe matja e - të kuptojnë nocionin, llojin dhe rëndësinë e
kapaciteteve. kapaciteteve.
Kostot e firmës 1. Kuptimi i kostos; - të kuptojnë nocionin dhe strukturën e kostos të Matematikë,
2. Llojet e shpenzimeve (të prodhimit, të shërbimeve e të tjerë; statistikë (tabela,
kostove); - të mësojnë klasifikimin e shpenzimeve; grafikë, metoda).
3. Përllogaritja e shpenzimeve; - të mësojnë dhe operacionalizojnë llogaritjen e
4. Metodat e kalkulimit. shpenzimeve;
- të mësojnë metodat e përllogaritjes së
shpenzimeve dhe zbatimin e tyre në praktikë.

439
MAKRO- Fushëveprimtar 1. Disa përkufizime për - të kuptojnë fushëdomethënien dhe Matematika
EKONOMIA ia e makroekonominë fushëveprimtarinë e makroekonomisë; (ekuacione,
makroekonomi 2. Avantazhet e ekonomisë - të kuptojnë politikat makroekonomike dhe grafikë).
së bashkëkohore; pjesët përbërëse të saj;
3. Problemet e politikave - të kuptojnë problemet më madhore në
makroekonomike; makroekonomi: zhvillimin, tregun e punës, si dhe
4. Tregu i punës; problemet e tjera, që kanë të bëjnë me krizat
5. Krizat ciklike; ciklike dhe inflacionin.
6. Inflacioni.
Format 1. Parakushtet për ndërtimin e - të kuptojnë ç’është politika makroekonomike
themelore të politikave dhe çfarë roli ka në zhvillimin e një vendi;
politikave makroekonomike; - të kuptojnë llojet e politikave makroekonomike;
makroekonomi 2. Politika fiskale; - të kuptojnë nevojat dhe mundësitë e stabilizimit
ke 3. Politika monetare-kreditore; ekonomik.
4. Politika e masave
administrative;
5. Politika e stabilizimit
ekonomik;
Elementet e 1. Konsumi individual dhe - të kuptojnë kategorinë e konsumit dhe llojet e Matematikë
kërkesës kursimet; konsumit; (ekuacione),
agregate 2. Konsumi shtetëror; - të kuptojnë investimet dhe rolin e tyre; statistikë
3. Investimet; - të kuptojnë eksportin neto, si dhe mundësitë e (grafikë, tabela).
4. Eksporti neto; ekuilibrimeve makroekonomike.
5. Krijimi i baraspeshave
ekonomike;
EKONOMIA Aspekti 1. Niveli i zhvillimit të - të kuptojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit të Statistika,
E KOSOVËS mikroekonomik ekonomisë së Kosovës; tyre; matematika, për
dhe 2. Burimet ndikuese për - të mësojnë për burimet njerëzore dhe natyrore pasqyrime,
makroekonomi zhvillimin ekonomik të që janë në funksion të zhvillimit ekonomik; barazime dhe
k i ekonomisë Kosovës; - të kuptojnë specifikat rreth politikave dhe formula të

440
së Kosovës 3. Politikat e zhvillimit problemeve të zhvillimit; nevojshme.
makroekonomik (fiskale, - të kuptojnë perspektivat dhe mundësitë e
monetare dhe kreditore); qëndrueshme për zhvillimin ekonomik në
4. Perspektiva e zhvillimit të periudhat e ardhshme.
ekonomisë së Kosovës;
5. Nevojat dhe mundësitë e
zhvillimit dhe të stabilizimit
të ekonomisë së Kosovës.
EKONOMIA Veçoritë e 1. Nevojat për bashkëpunim - të kuptojnë se ekonomitë vendore nuk mund të Shkencat
BOTËRORE bashkëpunimit ekonomik me botën; zhvillohen të mbyllura, por duhet të jenë të ekonomike
ndërkombëtar 2. Politika ekonomike hapura me botën; ndërkombëtare
ndërkombëtare; - të ndërtohen bindjet për nevojat e
3. Tregu ndërkombëtar; bashkëpunimit ndërkombëtar;
4. Financat ndërkombëtare; - të mësojnë për domethënien e financave
5. Tregtia ndërkombëtare; ndërkombëtare dhe tregtinë ndërkombëtare;
6. Veçoritë e zhvillimit - të kuptojnë rolin e tregut ndërkombëtar;
ekonomik botëror - të përfitojnë në të kuptuarit e proceseve të
(integrimet dhe integrimeve dhe të globalizimit.
globalizimi).

441
UDHËZIME METODOLOGJIKE

Mësimdhënësi i lëndës duhet të përzgjedhë dhe të përdorë metoda


mësimdhënie të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të nxënsëve
dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale të
plota e të qëndrueshme.
Gjatë procesit mësimor, mësimdhënësi duhet të veçojë konceptet dhe
shkathtësitë e domosdoshme që duhet t’i mësojë nxënësit më qëllim të
arritjes së rezultateve të të nxënit që parashikohen në objektiva.
Element kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni ëstë
motivimi i nxënësve.Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e
përmbushjes së objektivave nga ana e tyre përbën një mekanizëm të
fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësimdhënësi.
Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me
praktikën.
Praktikat mësimore kanë treguar se jo të gjithë nxënësit-mësojnë në
të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë dhe me ritëm të njëjtë. Për këtë
arsye metodat dhe strategjitë e mësimdhënies duhet të jenë të larmishme
dhe t’u përshtaten nevojave dhe interesit të nxënësve. Mësimdhënësi
duhet të nxitë bashkëpunimin mes nxënësve me qëllim të përforcimit të
dimensionit shoqëror në procesin e të nxënit.
Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumëllojshme dhe mësim-
dhënësi duhet të përzgjedhë ato që janë më të përshtatshme për kon-
tekstin e tyre konkret.
Të tilla janë: Ligheratat tradicionale, demonstirmi, zgjidhja e proble-
mit teorik, veprimtaritë në grupe etj.
Shpjegimi është një prej metodave që në raste të veçanta është i
domosdoshëm, por megjithatë mësimdhënia ndërvepruese ka përparësi
në nxitjen dhe në zhvillimin e të menduarit kritik dhe të aftësive.
Puna në grupe dhe çifte parapëlqehet me qëllim që nxënësit të
lirohen nga emocionet e pakëndshme (frika) dhe së bashku të diskutojnë
në grup, në mënyrë që të nxjerrin përfundime të sakta dhe me vlerë.
Me metodën e diskutimit u mundësohet nxënësve të japin sa më
shumë zgjidhje alternative dhe në fund të vlerësohet zgjidhja më e mirë.
Metoda furi mendimesh (brainstorming) ka për qëllim t’i aftësojë
nxënësit të japin ide, zgjidhje dhe komente të shpejta për problemin e
dhënë.
Mësimdhënësi i përgatitur gjithnjë në qendër të vëmendjes e ka
nxënësin dhe përdor strategji të ndryshme që tek ai të zhvillohet të
meduarit kritik.

442
Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësimdhënësi është fakti që
të nxënit nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre.

VLERËSIMI

Sa i përket vlerësimit të nxënësve rekomandohet të përdoren metoda


dhe instrumente vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin
subjektivizmin në vlerësim dhe të pasqyrojnë arritjen reale të tyre.
Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar, ku
format dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë
mësimdhënësi.
Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i mbështetur në kriteret ku
arritjet e nxënësit krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të
shmanget sa më shumë të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në renditjen,
ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin.
Format dhe instrumentet e vlerësimit që rekomandohet janë: pyetjet
me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat me shkrim, vëzhgimi i veprimtarisë
së nxënësve, listat e kontrollit etj.

LITERATURA
1. Ahmet Mançellari, Sulo Hadëri, Dhori Kule, Stefan Qirici:
HYRJE NË EKONOMI, Pegi, Tiranë, 2000,
2. Dr. Ali Jakupi, dr. Isa Mustafa: EKONOMIA 11, gjimnazi i
shkencave shoqërore, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004
3. Terli Mings: STUDIMI I EKONOMISË, parimet, konceptet dhe
zbatimet (anglisht: The Study of Ecomomics), SHBLU, Tiranë,
1993;
4. Paul Heyne: MËNYRA EKONOMIKE E TË MENDUARIT
(anglisht: The Ecomomic Way of Thinking) shblu, Tiranë, 1994;
5. Prof. dr. Musa Limani: HYRJE NË EKONOMI, Prishtinë, 2002
6. Dr. Isa Mustafa, dr. Nail Reshiti, dr. Enver Kutllovci, EKONO-
MIA 9, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003.
7. EKONOMIA E ZBATUAR, Tiranë, 2001, përshtatur dhe ripu-
nuar nga: Prof. dr. Ahmet Mançellari, prof. dr. Sulo Hadëri, prof.
dr. Dhori Kule, prof. as. Stefan Qirici, dr. Fatmira Myteberi, Vali
Xhixha.
8. ECONOMICS, Paul A. Samuelson, William D. Nordhaus, botimi
i katërmbëdhjetë;
9. ECONOMICS, John Sloman, Prentice Hall, 2003, botimi i pestë.

443

You might also like