Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

PROJEKT

Tema: Demtimet gjate aktivitetit fizik dhe


mbrojtja nga demtimet.
Lenda: Ed.Fizik
Klasa: X-H
Viti: 2018-2019
Punoi: Klea Mesiti, Olivia Sula, Rovena
Goga, Anjeza Bektashi , Esmeralda Emini.
 Objektivat:
 Te dallojme cilat jane disa nga demtimet
gjate kryerjes se aktiviteteve fizike.
 Te percktojme cfare rreziqesh vine nga
ato.
 Te percktojme masat per tu mbrojtur
nga demtimet.
 Qellimi:
 Ti zbatojme ne perditshmeri ne menyre
qe te mbrohemi nga keto rreziqe.
Permbajtja
o Lendimet gjate aktiviteteve fizike (hyrje).
o Cfare perfshijne lendimet fizike.
o Terheqjet muskulore.
o Demtimi i ligamenteve.
o Dhimbjet e shpines se kembeve.
o Thyerjet kockore.
o Inflamacioni I ligamentit te thembres.
o Demtimi i muskujve dhe ligamenteve te
berrylit.
o Dhimbjet e shpines.
Demtimet traumatike te trurit.
Në ditët e sotme është bërë mjaft e zakonshme që njerëzit të
angazhohen, ose të ushtrojnë aktivitete sportive. Përveç
personave që i kanë pasion sportet e ndryshme dhe që i
ushtrojnë rregullisht, edhe njerëzit e zakonshëm po bëhen
përditë e më të vetëdijshëm për
përfitimet që mund të kenë nga
ushtrimi i sporteve të ndryshme.
Kthimi në rutinë i aktivitetit fizik,
rrit metabolizmin e organizmit
tonë dhe mban nën kontroll
obezitetin.

Gjithashtu, aktiviteti fizik jep përfitime të mëdha edhe në


trajtimin e diabetit, sëmundjeve kardiake, problemeve të
muskujve dhe kockave, etj. Mjekja Ilda Xhelili, thekson se
pavarësisht këtyre përfitimeve, duhet të tregohet kujdes me
llojin e aktivitetit fizik që vendosim të kryejmë. Sipas saj, normat
e aktivitetit fizik duhet të jenë në përputhje të plotë me situatën
shëndetësore të çdo individi.

Ndaj në radhë të parë duhet të këshillohemi me mjekun e


familjes për gjendjen tonë shëndetësore, veprim të cilin duhet ta
kryejmë përpara se të vendosim për të ushtruar aktivitetin fizik.
Natyrisht, kur njerëzit angazhohen në sporte, apo ushtrime të
ndryshme fizike mund të ketë edhe lëndime, të cilat vijnë për
arsye të caktuara.
Konkretisht, çfarë përfshijnë këto lëndime sportive?
Lëndimet sportive mund të përfshijnë indet e buta (muskujt,
ligamentet, tendinat), kockat, teksa janë të pranishme edhe
dëmtime të tjera të brendshme traumatike.

Ndër lëndimet më të shpeshta që mund të përmendim janë:


tërheqjet muskulare, dëmtim të ligamenteve, dhimbje të shpinës
së këmbëve, fraktura të kockave, dhimbje të shpinës, dëmtime
traumatike të trurit, dëmtim të tendinës së akilit, etj.

Në vijim të shkrimit, gjenden të detajuara simptomat që


shoqërojnë secilin prej këtyre dëmtimeve, si dhe këshillat
praktike se si mund të veprohet për të reduktuar sa më shpejt
dhimbjet dhe pasojat që mund të vijnë prej tyre.

Tërheqjet muskulare
Tërheqjet muskulare janë ndër dëmtimet më të zakonshme që
ndodhin si rezultat i mbingarkesës së aktivitetit fizik. Simptomat
e kësaj situate përfshijnë dhimbje të forta, ënjtje në zonën e
dëmtuar, dobësi dhe vështirësi, apo edhe paaftësi për të
përdorur këta muskuj.

Muskujt që dëmtohen më shpesh janë të kofshës, pulpës,


muskujt e ijeve, si dhe të shpatullave. Në këto raste
rekomandohet pushim i aktivitetit fizik, kompresa me akull dhe
qetësues të dhimbjeve. Në qoftë se situata zgjat më tepër se 3-
4 ditë problemi kërkon trajtim nga mjeku specialist.

Dëmtimi i ligamenteve
Në vendin e dytë qëndron dëmtimi i ligamenteve që mbajnë të
lidhura të gjitha strukturat kockore dhe muskulore që formojnë
gjurin. Këto dëmtime mund të vijnë nga goditjet e drejtpërdrejta
në gju, vrapimet e shpejta dhe rrëzimet. Dhimbjet në këtë rast
janë shume të forta, ka ënjtje të shprehur dhe vështirësi deri në
pamundësi për të ecur. Këto dëmtime kërkojnë zakonisht
ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, edhe ndërhyrja kirurgjikale është në varësi të


dëmtimit, moshës dhe gjendjes shëndetësore të pacientit.
Rehabilitimi dhe trajtimi fizioterapeutik është i domosdoshëm
pas ndërhyrjes kirurgjikale, në mënyrë që pacienti të rifitojë
funksionin e
mëparshëm.

Mjaft delikatë
janë edhe
ligamentet në
pjesën e
pasme të
kupës së
gjurit, të cilat
bëjnë lidhjen e
strukturave të
kofshës me ato të kërcirit. Zakonisht këto dëmtime shkojnë
bashkë më ato të gjurit.

Dhimbjet e shpinës së këmbëve


Personat që vrapojnë shpesh dhe gjatë mund të kenë dhimbje
të shputës dhe të shpinës së këmbëve, si edhe të zonave
përreth tyre. Këto mund të vijnë si rezultat i dëmtimeve të
përsëritura që mund të ndodhin të vrapuesit, apo tek ata te cilët
sapo e kanë filluar ushtrimin.

Prandaj për fillestarët rekomandohet që ushtrimi fizik të fillojë


gradualisht në mënyre që muskujt të mos pësojnë sforcime të
menjëhershme. Rekomandohet gjithashtu të përdoren këpucë
atletike të posaçme për të siguruar një komfort maksimal dhe
uljen e rrezikut të
dëmtimeve. Në rastet e
dëmtimeve rekomandohen
pushime, kompresa me
akull, si edhe imobilizim të
zonës së dëmtuar.

Thyerjet kockore
Kur muskujt nuk janë më në gjendje për të përballuar aktivitetin
fizik dhe sforcoja është shumë e madhe si rezultat i goditjeve
gjatë rrëzimeve në pozicione të ndryshme mund të ndodhin
fraktura (thyerje kockore).

Këto janë më të shpeshta kur kemi rritje të aktivitetit fizik në


mënyrë të përshpejtuar. Shumica e frakturave ndodhin në
këmbë dhe në gjunjë. Mjaft të shpeshta janë edhe ato të
legenit. Femrat janë më të prirura për të pësuar fraktura se sa
ndodh tek meshkujt.

Inflamacioni i ligamentit të thembrës


Një dëmtim tjetër mjaft i shpeshtë është dhe inflamacioni i
ligamentit që lidh thembrën me pjesën e përparme të këmbës
duke krijuar dhe harkun e shputës së këmbës. Ky inflamacion
shkakton dhimbje të thembrave dhe shpesh ndjehet që në
mëngjes pas ngritjes nga
shtrati edhe pa qenë aktiv.

Dhimbja shtohet më tepër


kur tentojmë ta shtrijmë
këmbën, ose ta
mbështesim mbi
dysheme. Në këtë rast
mund të përdoren
preparate kundër
inflamacionit dhe që qetësojnë dhimbjen. Po ashtu terapia
mund të intensifikohet dhe mund të kërkojë trajtime
fizioterapeutike.

Dëmtimi i muskujve dhe ligamenteve të bërrylit


Dëmtimi i muskujve dhe ligamenteve të bërrylit është i
zakonshëm për personat që ushtrohen në paralele, që luajnë
tenis, apo edhe për piktorët që e mbajnë krahun ne pozicione të
caktuara. Këto dëmtime mund të shkaktojnë dhimbje që
kërkojnë pushime te gjata të këtyre lëvizjeve.

Gjithashtu, ato mund të kërkojnë edhe lidhje të veçanta, apo


edhe mbajtëse të veçanta në zonën e parakrahut, të cilat mund
të ndihmojnë në uljen e presionit në zonën e ndaluar. Në varësi
të dhimbjes përdoren edhe llojet e ndryshme të preparateve
qetësuese.
Dhimbjet e shpinës
Gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike, janë të shumtë personat që
ankohen edhe për dhimbje të shpinës. Për këto raste mund të
jenë të nevojshme ekzaminime mjekësore më specifike për të
përjashtuar në radhë të parë probleme shëndetësore të
shpinës. Nga dëmtimet e shpinës, por edhe të strukturave
përkatëse të zonës së legenit mund të preken shpesh personat
që ushtrojnë biçikletën.

Dëmtimet traumatike të trurit


Gjatë ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme fizike si pasojë e
rrëzimeve apo goditjeve të drejtpërdrejta, përveç dëmtimit të
muskujve dhe të kockave, mund të kemi edhe tronditje, apo
dëmtime traumatike të trurit, të cilat janë edhe ndër problemet
më serioze të
dëmtimeve sportive.
Kjo ndodh zakonisht
tek personat që
ushtrojnë biçikletën,
apo tek ata që
ushtrojnë sportin e
futbollit.

Simptomat më të shpeshta të dëmtimeve traumatike të


trurit përfshijnë dhimbje koke, humbje të vetëdijes, humbje të
kujtesës, përgjumje, të përziera, të vjella, apo edhe dëmtime më
të rënda. Kjo situatë kërkon një ekzaminim mjaft të kujdesshëm
dhe të specializuar mjekësor. Periudha e rehabilitimit duhet të
jetë shumë e gjatë dhe me kontrolle të rregullta mjekësore.
Ndarja e puneve per secilin nga
pjestaret e grupeve.
Klea Mesiti: Kryetarja. Ndarja e
punes cdo anetari. Mbledhja e
informacioneve dhe nxjerja e
informacioneve kryesore. Gjetja e
informacionit per thyerjet kockore dhe
demtimet traumatike te trurit.
Olivia Sula: Gjetja e informaconit per
terheqjet muskulare.
Rovena Goga: Gjetje informacioni
per demtimet e ligamenteve dhe
dhimbjet e shpines te kembeve.
Esmeralda Emini: Demtimi I
muskujve dhe ligamenteve te berrylit.
Anjeza Bektashi: Inflamacioni I
ligamentit te thembres.

You might also like