Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Punë me shkrim

Tema:

Të analizosh një personazh Shekspirian sic mund të jetë Ofelia ,


e ëmbla , e dlira , e heshtura deri në sakrificën sublime , si
shkak I dashurisë ndaj Princit Hamlet.
Eshtë poeti 16 vjecar Artur Rembo I cili nuk e shikon
romanin e Shekspirit si shprehje të jetës dhe realitetit por
si pjesë të jetës dhe të këtij realiteti.
Tek Hamleti Shekspiri e lë pas dore Ofelinë dhe merret
me planin e tij për hakmarrje kundër vrasërve të babait të
Hamletit , ndërsa Remboja e ndërton mbi vuajtjen Ofelinë
me një ton eleogjik , ai rendit portretin e shpirtin e Ofelisë
dashurinë e saj deri në pafundësi e pamundësi ndaj princit
Hamlet.
Më se 1000 vjet Ofelia e butë
Lundron , si një vegim I bardhë , në lumen e zi
Më se njëmijë vjet kjo e cmëndur e urtë
I pëshpërit puhizes romancën e saj gri
Ndërsa Shekspiri merret me Hamletin , ngritjen në grupin
shoqëror , të Hamletit dhe pasurive të tij për të shkatërruar
grupimin vrasës të babait të tij.
Ofelia kjo vajzë fisnike e trajton Hamletin si një njeri
elegant të shkolluar me mëndje të kulluar dhe i dashur.
Por Hamleti tani e ka nfdarë mëndjen. Hamleti i SHekspirit
tani sillet “djallëzisht” me mëncuri të fshehur thjeshtë të
nxjerrë në pah vrasësin.
Ofelia ngel në “humbëtirën” në dashurinë e saj e cila nuk
merr më përgjigje nga Hamleti
Shekspiri e lë Ofelinë “të vetmuar” në atë dhembjen të pa
fund , Hamleti e ndjek Ofelinë vetëm nëpërmjet batutave
të tmerrshme : Ik bëhu murgeshë etj etj. Gjë qe ajo si
kupton si arriti deri këtu historia e saj. Ajo ngelet në vetmi ,
në mëdyshjen “Të rrosh apo të mos rrosh , por tani jo më
në Hamlet porn ë heroinën Ofeli.
Mbi ujin e errët , nën yjtë vezullorë,
Ofelia e bardhë përkundet si zambak,
Përkundet ngadalë dhe veli nusëror
Fëshfërin pa zë edhe zhduket pas pak.
Tek Shekspiri Hamleti në lojën e tij të marrëzisë e torturon
Ofelinë.
Ofelia : Kam këtu disa kujtime tuajat Zotëria im , të lutem
merrini. Ti mi dhe të shoqëruara me fjalë të ëmbla të cilat
dhe më të vyera mi bënë. Të lutem merrini.
Hamleti I përgjigjet : Unë jam krenar , Hakmarrës , ne të
gjithë jemi keqbërës , mos I beso askujt , shko në manastir.
Nëse do të martohesh , martohu me ndonjë të cmendur.
Shko e mbyllu në manastir shko ( dhe mbasi I puth dorën
me dhembusri Hamleti largohet në guaskën e vetë të
“marrëzisë” duke lënë me pikëllimin e tejëskajshëm
Ofelinë.
Kur përcjell vëllain Ofelia : Në djall vaftë ndershmëria. Dhe
ai sdo të kthehet më ? Shko në shtratin tënd të vdekjes.
DHe kështu mbyllet odisea e trishtueshme e vdekjes së
Ofelisë e mbytur në anë të kështjellës.
Fakti që Hamleti për të vënë mbretin në gjumë vë maskën
e të marrit dhe këtë rol e luan mirë duke I mashtruar të
gjithë deri dhe nënën Gertrudë. Po ashtu si Hamleti edhe
Ofelias ju përmbys bota. Ajo priste kulmin e dashurisë por
bie në mjerim të plotë. Tani tek Hamleti ajo sheh një të
“marrë”. Dhe vjen për të dy ajo vdekje tragjike,
QIell! Dashuri! Liri! C’ëndërr e vështirë!
Si bora në zjarr tu shkrinë ëndrrat blu
E gazi tu këput sa pa nisur mirë
Dhe Pafundësia u mbyt Brenda syve të tu !
Tani për Hamletin mbasi ka zbuluar komplotin e vrasjes së
të jatit I lind e drejta të spastrojë të keqen . Këtu Shekspiri
I trajton zakonet mbretërore.
Për Hamletin jeta është e pa durueshme. Po ashtu
përfundon më parë. Ofelia mbytet në lumë. Në fund të dy
vdesin duke shpëtuar nga një torturë e pa durueshme .

Punoi: ENNIO BEZHANI


XII-1

You might also like