Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 21

ÇËSHTJET THEMELORE MBI

PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT
Dr.Sc.Proc.Niman BARDHI
I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT
• Psikologjia zhvillimore është e re dhe fillesat i ka pas mesit të
shekullit 20 – të.
• Psikologjia e zhvillimit, si degët e tjera të psikologjisë, i ka fillesat e
saj tek filozofia. Ajo ka lidhje me degët e tjera të psikologjisë por ka
edhe ndryshime.
• Psikologjia zhvillimore është disiplinë shkencore e psikologjisë e cila
studion ndryshimet sistematike të emocioneve, të perceptimeve
që ndodhin tek qëniet njerëzore gjatë etapave të ndryshme të ciklit
jetësor.
• Është studimi irritjes fizike dhe mendore dhe i ndryshimeve të
sjelljes së individëve prej ngjizjes e gjer në vdekje.
I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
• Psikologjia zhvillimore përfshin “Zhvillimin Fizik” - ndryshimet në
karakteristikat trupore si pesha, gjatësia, përsosja e sjelljes motorike
dhe ndrushimet fiziologjike që shoqërojnë procese të tilla si
puberteti dhe plakja.

• Psikologjia zhvillimore përfshin “Zhvillimin e personalitetit dhe


zhvillimi social” - ndryshimet që ndodhin në personalitetin e një
individi në planin shoqëror dhe në emocione.

• Gjatë kësaj lënde do të ndeshemi shpesh me koncepte të tilla si


“moshë”, “moshë mendore – psikolgjike” dhe “ moshë fizike –
kronologjike”.

I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
• Në ndryshim nga psikologjia e zhvillimit, psikologjia e përgjithshme
është e interesuar të dijë më shumë për mekanizmat dhe mënyrën e
funksionimit të të menduarit dhe të kujtesës.
• Psikologjia e personalitetit - merret me studimin e personalitetit, të
kuptimit të tij.
• Psikologjia anormale - merret me studimin e simpomave të të
menduarit dhe të kujtesës tek individët me çrregullimet të të
menduarit.
• Psikologjia sociale - studion ndikimin e situatës në jetën e njeriut
dhe të marrëdhënieve mes personave.
• Psikolgjia e edukimit - është e interesuar për rolin e kujtesës dhe të
menduarit në procesin e të mësuarit.
I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
MOSHA
• Me moshë duhet të kuptojmë një periudhë të caktuar kohore të
zhvillimit të individit.
• Nisur nga kjo dallohen:
– mosha e foshnjërisë,
– moshë e paraadoleshencës,
– e adoleshencës ,
– mosha e rritur shkollore, etj.
• Mosha mendore (psikologjike) - nënkupton nivelin e zhvillimit psikik
të fëmijës në periudhë të caktuar të zhvillim, ndërsa me
• Mosha kronologjike - nënkuptohet mosha reale e personit ( 7. 8. 9.
10…….vjeç)
I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Duke studiuar ndryshimet psikologjia e zhvillimit synon:

• Të përshkruhen ndryshimet që ndodhin tek njeriu gjatë gjithë jetës


dhe të japë një pamje më të përgjithshme të zhvillimit.

• Të bëjë krahasime mes njerëzve me prejardhje të ndryshme, me


histori të ndryshme jetësore biologjike.

• Të parashikojë ndryshimet që mund të ndodhin në sjellje gjatë


jetës së individit në një moshë dhe moment të caktuar të jetës. Mbi
këte bazë përcaktohen format e sjelljes që duhet të ndjekë personi
për të minimizuar mundësinë, fjala vjen të një ataku kardiak.
I – ÇËSHTJET THEMELORE MBI
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Duke studiuar ndryshimet psikologjia e zhvillimit synon:

• Të lidhë zbulimet e psikologjisë së zhvillimit me zbulimet e fushave


të tjera të psikologjisë.

• Të influencojë tek ndryshimet (p.sh.kur dimë se kemi trashëgimi


diabetin, atëherë ne influencohemi në ndryshim të sjelljes,
vendosim të përfshihemi në një stil jetese që pakëson dukshem
mundësinë e shfaqjes ose të avancimit të tij, etj.)
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT
Procesi i ndryshimeve që përfshin gjatë gjithë jetës njeriun (zhvillimi)
është shumëdimensional.

Karakteristikat kryesore të zhvillimit janë:

A) Zhvillimi biologjik - ka të bëjë me bazat neurologjike dhe hormonale


të sjelljes. Proceset biologjike ndikojnë në zhvillimi kognitiv, fizik,
emocional dhe të personalitetit.

B) Zhvillimi fizik - ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në trupin e


individit në peshë, gjatësi, ndryshime në sistemin e organeve të
ndryshme, etj.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
C) Zhvillimi kognitiv - ka të bëjë me ndryshimet në fushën e dijes që
lidhen me ndryshimet në sferën e të të menduarit, të kujtesë,
perceptimit, gjuhëS, etj.

D) Zhvillimi social - bën të mundur bashkëpunimin mes individëve dhe


grupeve si dhe me ndikimin e tyre në mjedisin social në të cilin
rriten e jetojnë.

E) Zhvillimi emocional - ka të bëjë me fushën afektive, me ndjenjat


dhe pasurimin në tërësi të botës së tyre shpirtërore.

F) Zhvillimi i personalitetit - ka të bëjë me veten dhe perceptimin e


vetes, me sjelljen seksuale, me zhvillim moral, etj.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
• Për të shpjeguar dhe përshkruar zhvillimin në të gjitha këto fusha,
psikologjia e zhvillimit shfrytëzon zbulimet e shkencave të tjera si
biologjia, fiziologjia, mjekësia, sociologjia, antropologjia etj.

Në këtë kuptim zhvillimi:


• Është tërësor, • Reflekton diferenca individuale,
• Ndodh gjatë gjithë jetës, • Ndikohet edhe nga mjedisi, edhe nga
• Shkon nga e thjeshta drejt trashëgimia.
kompleksitetit, • Është nën kontrollin e brëndshëm,
• Është i diferencuar, • Është variabël,
• Është reaktiv, • Është proces kompleks,
• Reflekton në stabilitet dhe në ndryshim, • Përfshin si rritjen në rini, ashtu edhe
• Ka raste që edhe përsëritet, rënien, konsumimin e përgjithshëm në
moshën e tretë.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi tërësor

• Do të thotë: zhvillimet nuk janë të izoluara dhe nuk mund të ndodhin si të


tilla.
• Të gjitha fushat e zhvillimit: social, psikologjik, biologjik, fizik, kognitiv,
emocional etj, varen nga njëra tjetra dhe gjithë zhvillimi është pasojë,
rrjedhim i këtij bashkëpunimi, ndërveprimi.

Për shembull:
• Zhvillimi (shprehitë) kognitiv varen nga zhillimi fizik dhe eksperienca sociale.
• Zhvillimi social varet nga zhvillimi kognitiv dhe biologjik.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi gjatë gjithë jetës

• Studiuesit deri vonë argumentonin se zhvillimi fillon që në fazën


prenatale dhe mbaron me adoleshencën. Mirëpo në shekullin XX u
rrit interesi edhe në moshën e rritur.

• Përfundimi i studimeve : Zhvillimi nuk përfundon në një moshë të


caktuar por vazhdon gjatë gjithë jetës.

• Është e vërtetë se disa aspekte të zhvillimit fizik përfundojnë në


moshën e adoleshencës, por zhvillimi emocional, kognitiv dhe social
vazhdon edhe më tej.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi nga e thjeshta drejt një kompleksiteti më të madh

• Në fillim foshnja bëhet fëmijë, më pas adoleshent.

• Në fillim ai tenton të manipulojë me objekte që i dalin përpara, më


vonë rritet dhe arrin t’i kapë me dorë objektet.

• E njëjta linjë zhvillimi ndodh edhe me gjuhën.


– Në fillim ai zotëron dhe shpreh, si rregull, një fjalë të vetme.
– Pastaj pasuron fjalorin, nuk flet më me rrokje, por thotë fjalë dhe më vonë
formon fjali të kuptimta.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi është i diferencuar

• Ky diferencim shfaqet në perceptimin e gjërave, që do të thotë se


fëmija e ka të vështirë në fillim të bëjë diferencimin e perceptimeve,
ndijimeve, ndjenjave , mendimeve etj.
• Diferencimet shfaqen edhe në zhvillimin fizik.
• Ka periudha kur ai rritet më ngadalë dhe ka periudha të zhvillimit të
shpejtë të tij.
• Kjo duket në rritjen trupore dhe ate të pamjes së jashtme, të
zhvillimit të organeve, etj.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi është reaktiv
• Kjo do të thotë se edhe kur arrihet një moshë e caktuar e pjekurisë,
ne vazhdojmë përsëri ndryshimin tonë.

Zhvillimi reciprok (ndikimet e zhvillimit janë reciproke)


• Kjo do të thotë se fëmija ndikohet nga të tjerët që ka për rreth,
ashtu siç ndikon edhe ai mbi të tjerët.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi reflekton si stabilitetin ashtu edhe ndryshimin
• Në këte pikë psikologët dhe studiuesit nuk bien dakord për faktin se sa
shumë mbetet i pandryshuar njeriu ose ai ndryshon (ndryshon edhe
personaliteti).
Shtrohet pyetja:
• Amundet që një fëmijë i turpshëm të bëhet shumë i shkathtë kur të rritet ?
Edhe ndodh.
• A mundet që një fëmijë të shkëlqejë në mësime kur të rritet, në një kohë
që në fëmijëri nuk ka shkëlqyer?
Edhe kjo ndodh.
• Ajo që mund të thuhet është se: personaliteti për disa njërëz edhe
ndryshon, ndërsa për të tjerë mbetet i pandryshuar.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi ka raste që edhe përsëritet
P.sh.
• Kriza e identitetit në adoleshencë mund të përsëritet edhe në moshën e mesme.
• Njeriu duhet të përshtatet me punën dhe po ashtu edhe kur të dalë në pension.
• Duhet të përshtatet në një mjedis të ri me njerëz të panjohur dhe me një natyrë
tjetër pune (e vështirë por kjo arrihet).
• Për të njëjtën dukuri sociale (divorci, martesa) individë të ndryshëm mund të
përjetojnë stade të ngjashme jetësore, por me ndryshime të vogla.

Zhvillimi reflekton diferenca individuale


• Ritmi dhe koha e ndryshimit ndryshon nga një person tek tjetri.
• Kjo mund të ndodhë për peshën, gjatësinë, aftësitë fizike, shëndeti,
karakteristikat kognitive dhe emozionale, etj.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi ndikohet edhe nga mjedisi, edhe nga trashëgimia

• Ka studiues që e konsiderojnë trashëgiminë vendimtare në zhvillimin e


fëmijës, ndersa të tjerë mbrojnë tezën se mjedisi është vendimtar.
• Të dy palët kanë pjesërisht të drejtë, pasi zhvillimi varet edhe nga
trashëgimia edhe nga mjedisi.
• Për disa njerëz ndikimi i trashëgimisë është më i madh, për disa të tjerë
më shumë ndikon në zhvillim mjedisi.
• Pyetja që shtrohet nuk ka të bëjë se cili prej faktorëve të mëposhtëm
ndikon më shumë dhe cili më pak, por çështja ka të bëjë me faktin se si
duhet të ndërveprojnë trashëgimia dhe mjedisi social dhe si mund të
kontrollohen ato në mënyrë që zhvillimi të ndodhë në mënyrë
optimale.
II – KARAKTERISTIKAT KRYESORE NË
PSIKOLOGJINË E ZHVILLIMIT…
Zhvillimi është nën kontrollin e brëndshëm (nga vetë ne) dhe jo nga jashtë
(nga të tjerët)
• Dikush mund të mos e marrë veten kurrë nga një ngjarje stresante, një tjetër e
kapërcen atë (natyrisht jo pa pasoja).

Zhvillimi është variabël


• Do të thotë se: një fëmije mund të jetë i pazhvilluar fizikisht, por është i zgjuar.

Zhvillimi është proces kompleks


• Do të thotë se: ai është produkt i proceseve të ndryshme të rritjes, i maturimit
dhe i të mësuarit.

Zhvillimi përfshin si rritjen ashtu edhe rënien


• Zhvillimi përfshin si rritjen në rini, ashtu edhe rënien, konsumimin e përgjithshëm
në moshën e tretë.
III – Periudha e zhvillimit

Individi kalon disa periudha zhvillimi. Ato janë:

• Periudha para lindjes (periudha prenatale).


• Foshnjëria (nga lindja deri në 18 – 24 muajsh).
• Fëmijëria e hershme ose mosha parashkollore (2 – 6 vjeç)
• Fëmijëria e mesme dhe e vonë (6 – 12 vjeç).
• Adoleshenca (12 – 21 vjeç).
• Mosha e rritur e hershme (21 – 40).
• Mosha e rritur, e mesme (40 – 65 vjeç).
• Mosha e rritur e vonë – mosha e tretë (65 – deri në shuarje).
Ecim tutje…

You might also like