Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

KONTRATË SIPËRMARRJE

E lidhur në Tiranë, sot ditën e hënë, dt. 03/05/2014, ndërmjet palëve:

1. “FICO Sh.P.K”, i regjistruar si person juridik “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”,


sipas vendimit nr 46, datë 06/10/2004 të QKR, pajisur me numër identifikimi të
TVSH 000541 dhe me numër NIPT L 66745896 D, me adresën zyrtare: “Rruga
Misto Mame, pallati 23/5, përfaqësuar nga Petrit Marku, administrator i
shoqërisë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. F 43819568 S, i cili në vijim të kësaj
kontrate do të quhet SIPËRMARRËS.
2. Bashkia Tiranë, e përfaqësuar me autorizim nga Petrika Male, i biri i Nashos dhe
Miriamit, lindur në 12/05/1980 në Kavajë dhe banues në Tiranë, Rruga “Dhimitër
Kamarda”, Pallati 154, ap. 19, mbajtës i letërnjoftimit me nr. K 0045109 H, i cili në
vijim të kësaj kontrate do të quhet POROSITËS.

Palët, me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me nenet 850 e


vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë,

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1

Objekti i kontratës

Objekt i kësaj kontrate është rikonstruksioni i shkollës “Ismail Qemali”, nga shoqëria
“FICO sh.p.k”. Sendi objekt kontrate ndodhet në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, pranë
godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Objekt më specifik rikonstruksioni do të jetë çatia e
shkollës, e cila ka shfaqur probleme të depërtimit të ujit të shiut. Godina ka një sipërfaqje prej
3000 m2. Bashkangjitur kësaj kontrate do të gjendet edhe planimetria e shkollës.
NENI 2

Qëllimi i kontratës

Qëllimi i kësaj kontrate është marrja përsipër nga ana e sipërmarrësit, rikonstruktimi i
çatisë së shkollës “Ismail Qemali” kundrejt pagimit të çmimit nga porositësi.

NENI 3

Sigurimi i materialeve

Sipas marrëveshjes së plotë mes palëve, materialet e nevojshme për rikonstruktim duhet
të sigurohen nga sipërmarrësi. Ai ka detyrimin që materialet të jenë të një cilësie të
përshtatshme dhe t’i përgjigjen qëllimit të kësaj kontrate.

NENI 4

Çmimi

Çmimi i rikonstruksionit të çatisë së shkollës në ngarkim të porositësit do të jetë 20.000


(njëzet mijë) Euro.

NENI 5

Mënyra e pagimit të çmimit

Pagimi i çmimit do të realizohet në tre këste:

1. Kësti i parë do të paguhet në datën 04/05/2014, pra të nesërmen e hyrjes në fuqi të


kontratës, në vlerën 50% të çmimit të përgjithshëm të parashikuar më lart. Shuma e
parave do të derdhet nga porositësi në llogarinë bankare në emër të shoqërisë “FICO
sh.p.k”, me numër 000562115, në bakën “Credins”. Në rast vonese, porositësi paguan
dhe një kamatë-vonesë prej 100 Euro/ditë vonese.
2. Kësti i dytë do të paguhet kur të mbushet një muaj nga fillimi i punimeve, në vlerën 30%
të çmimit të përgjithshëm përcaktuar më lart.
3. Kësti i tretë do të paguhet deri në dy ditë pasi të jetë bërë dorëzimi dhe kontrollimi i
sendit objekt kontrate nga porositësi, në vlerën 20% të çmimit të përgjithshëm
përcaktuar më lart.
Në të gjitha rastet për pagimin e kësteve të çmimit apo kamatë-vonesave, përdoret llogaria
bankare e sipërmarrësit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

NENI 6

Të drejtat dhe detyrimet e porositësit

Porositësi ka të drejtë që të ndjekë hap pas hapi punimet e rikonstruktimit të shkollës, si


dhe të kontrollojë jo vetëm nëse ato po kryhen efektivisht, por edhe cilësinë e tyre. Për këtë
qëllim, do të ngarkohen specialistët e Bashkisë Tiranë, sipas zgjedhjes së porositësit.

Porositësi duhet të marrë në dorëzim veprën, pas kryerjes së rikonstruksionit, në afatin e


caktuar në këtë kontratë, pasi të ketë bërë kontrollin e përgjithshëm të punimeve.

Porositësi detyrohet të paguajë çmimin e caktuar në shumën dhe mënyrën e parashikuar


me vullnetin e palëve në këtë kontratë.

NENI 7

Inventari

Porositësi harton një inventar të plotë të gjendjes së objektit para rikonstruksionit, ku


përshkruan problemet dhe defektet, dhe ia paraqet këtë të fundit sipërmarrësit. Ky i fundit,
sipas qëllimit të kësaj kontrate, merr masat për përmbushjen e saj. Një kopje e inventarit i
bashkangjitet gjithashtu kësaj kontrate.

NENI 8

Të drejtat dhe detyrimet e sipërmarrësit

Sipërmarrësi zotohet që me materialet, mjetet dhe punëtorët e vet, të kryejë


rikonstruksionin e çatisë së shkollës “Ismail Qemali”.

Sipërmarrësi detyrohet të njoftojë porositësin për çdo problem që mund t’i dalë gjatë
punës, sidomos nëse kjo do të ndikojë në zgjatjen e afatit që është parashikuar për
rikonstruksion në këtë kontratë.

Sipërmarrësi duhet të ndjekë me përpikmëri projektin dhe nuk ka të drejtë të ndryshojë


mënyrat e zbatimit të tij.

Sipërmarrësi garanton cilësinë e veprës që merr përsipër të rikonstruktojë.


Sipërmarrësi detyrohet ta përfundojë rikonstruksionin brenda afatit të caktuar me
marrëveshje të palëve, që përcaktohet në këtë kontratë.

NENI 9

Mundësia e dhënies në nënsipërmarrje

Sipërmarrësi ka të drejtë që për veprime specifike të cilat nuk i kryen dot vetë, të lidhë
një kontratë nënsipërmarrje me një palë të tretë. Në këtë rast, sipërmarrësi përgjigjet për
cilësinë e punimeve të kryera nga nënsipërmarrësi personalisht para porositësit.

NENI 10

Komisioni i kolaudimit

Sipërmarrësi dhe porositësi krijojnë komisionin e kolaudimit, e cila është një strukturë që
përbëhet nga përfaqësues dhe specialistë të të dyja palëve në kontratë. Kjo strukturë ka për
qëllim ndjekjen hap pas hapi të punimeve, përcaktimin nëse janë sipas projektit apo cilësisë së
kërkuar. Për çdo konstatim, komisioni harton dhe procesverbalet e kolaudimit. Inspektimet do të
kryhen nga anëtarët e komisionit, një herë në javë, gjatë vazhdimit të punimeve.

NENI 11

Afati

Kontrata lidhet për një afat tre mujor, afat që fillon të llogaritet në datën 04/05/2014
dhe mbaron në 04/08/2015, datë e cila shënon dhe detyrimin e porositësit për të marrë në
dorëzim veprën.

NENI 12

Dorëzimi sendit

Sipërmarrësi merr përsipër ta dorëzojë sendin të përfunduar dhe rikonstruktuar sipas


projektit të vendosur me vullnetin e lirë të palëve. Gjithashtu, dorëzimi duhet kryer brenda
afateve të parashikuara në këtë kontratë.
NENI 13

Garancia dhe denoncimi i të metave të veprës

Sipërmarrësi detyrohet të japë garanci për deformimet dhe veset e veprës. Porositësi
duhet t’ia njoftojë këto deformime apo vese brenda 60 ditëve nga zbulimi i tyre. Në këtë rast,
deformimet eliminohen me shpenzime të sipërmarrësit.

NENI 14

Penalitete

Në rast se sipërmarrësi nuk përfundon punimet brenda afatit të caktuar në këtë


kontratë, për çdo ditë vonesë i zbritet 5% nga shuma e këstit të tretë që duhet të paguajë
porositësi.

Në rast se porositësi, pa ndonjë arsye të rëndësishme, nuk e merr në dorëzim veprën e


rikonstruktuar, brenda afatit të caktuar në këtë kontratë, duhet të paguajë në favor të
sipërmarrësit 150 Euro për çdo ditë vonesë.

NENI 15

Zgjidhja e kontratës

Kontrata mund të zgjidhet me marrëveshjen reciproke të palëve, në rast se porositësi


nuk paguan këstin e parë të çmimit të përgjithshëm brenda 20 ditëve nga afati kur duhej ta
paguante, ose kur sipërmarrësi nuk fillon punimet 1 muaj pasi ka hyrë në fuqi kontrata. Në këtë
rast, ai detyrohet përveç kthimit të këstit të parë ndaj porositësit, edhe të paguajë
dëmshpërblimin prej 5.000 Euro në favor të porositësit.

NENI 16

Shpenzime të tjera

Në marrëveshje mes palëve, shpenzimet e lidhjes së kësaj kontrate i ngarkohen


porositësit.
Rregulla të fundit

NENI 17

Kjo kontratë hatrohet në gjuhën shqipe, në 3 kopje, nga një për secilën palë dhe një për
noterin.

NENI 18

Kësaj kontrate i bashkangjiten dhe janë pjesë e saj: planimetria e shkollës “Ismail
Qemali”, inventari i përgatitur nga porositësi dhe fotokopjet e noterizuara të dokumenteve
identifikuese të palëve.

NENI 19

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë sipas
dispozitave që parashikohen në të dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.

NENI 20

Për çdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të mundohen t’i
zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi t’i drejtohen Gjykatës
së Shkallës së Parë, Tiranë.

NENI 21

Kontrata fillon të prodhojë pasoja në momentin e nënshkrimit.

PALËT KONTRAKTUESE

SIPËRMARRËSI POROSITËSI

Shoqëria “FICO sh.p.k” Bashkia Tiranë

Përfaqësuar nga Petrit Marku Përfaqësuar nga Petrika Male

You might also like