Kontrata e Cedimit Te Kredise

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

KONTRATË CEDIM KREDIE

E lidhur në Tiranë, sot ditën e hënë, dt. 03/05/2014, ndërmjet palëve:

1. Armir Male, i biri i Janit dhe Almës, lindur në 10/07/1976 në Durrës dhe banues
në Tiranë, Rruga “Hoxha Tahsim”, Pallati 7/4, ap. 12, mbajtës i letërnjoftimit me
nr. F 00000567 G, i cili në vijim të kësaj kontrate do të quhet CEDUES.
2. “Koçi Sh.P.K”, i regjistruar si person juridik “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”,
sipas vendimit nr 46, datë 06/10/2004 të QKR, pajisur me numër identifikimi të
TVSH 000541 dhe me numër NIPT L 66745896 D, me adresën zyrtare: “Rruga
Misto Mame, pallati 23/5, përfaqësuar nga Petrit Marku, administrator i
shoqërisë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. F 43819568 S, i cili në vijim të kësaj
kontrate do të quhet CESIONAR.

Palët, me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me nenet 499 e


vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë,

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1

Objekti i kontratës

Objekt i kësaj kontrate është një sasi prej 20 thasë miell tip “00”, i prodhuar nga fabrika
“Tirana Flour”, i ambalazhuar me pëlhurë ngjyrë të bardhë me mbishkrimin “TF”.

Ceduesi, sipas vullnetit të tij të lirë, e kalon të drejtën e tij të kërkimit të këtyre sendeve
që buron nga kontrata e shitjes me nr. prot. 004, datë 20/04/2014 mes tij dhe debitorit Asim
Zeneli, fakt që provohet nga një kopje e kontratës bashkëngjitur këtij dokumenti. Ceduesi ka në
mënyrë të plotë të drejtën e pronësisë mbi sendet kur kredia e tij të bëhet e kërkueshme,
përfshirë këtu dhe të drejtën e disponimit.
NENI 2

Qëllimi i kontratës

Kjo kontratë ka si qëllim zëvendësimin e ceduesit me cesionarin në marrëdhënien e


kredisë që ekziston midis ceduesit dhe debitorit të tij, kundrejt shpërblimit.

NENI 3

Të drejtat që kalojnë tek cesionari

Ceduesi i kalon cesionarit të drejtën e kërkimit të kredisë sipas kushteve që përcaktohen


në kontratën e shitjes midis tij dhe debitorit.

Cesionari ka të drejtë të marrë në dorëzim sendet e përcaktuara në kontratë, në afatin


që palët kanë rënë dakort, i cili është në datën 02/06/2014. Gjithashtu, ai ka të drejtë të
përfitojë nga garancitë që ka dhënë blerësi mbi zhveshjen, të metat dhe mospërputhjen e
cilësive të sendit me kontratën. Duke qenë se pagesa është kryer nga ana e ceduesit sipas
kontratës, cesionari ka vetëm të drejtën për t’i marrë në dorëzim sendet dhe nuk detyrohet të
kryejë veprime të tjera në këtë drejtim.

NENI 4

Kalimi i garancive

Bashkë me të drejtën e ceduar, cesionarit i kalojnë edhe të gjitha garancitë që


shoqërojnë të drejtën kryesore. Kështu, kushti penal që përcaktohej nga ceduesi dhe debitori
në marrëdhënien e tyre do ta sigurojë detyrimin edhe për cesionarin. Sipas marrëveshjes së
palëve, për çdo ditë vonesë debitori detyrohet të paguajë në favor të kreditorit masën prej
2.000 Lekësh.

NENI 5

Shpërblimi dhe mënyra e pagimit

Kontrata do të lidhet kundrejt shpërblimit 200.000 Lek që paguhet nga cesionari.


Shpërblimi do të paguhet në datën 05/05/2014, në bankën “Credins” në llogarinë në emër të
ceduesit me nr. 000910. Në rast vonese duhet të paguhet një kamatë prej 1.000 Lek për çdo
ditë vonesë.

Pasi të kryhet pagesa, cesionari duhet t’i nisë ceduesit një kopje të mandatit të arkëtimit
që konfirmon pagesën me e-mail jo më vonë se dy ditë pas kryerjes së saj.

NENI 6

Detyrimet e ceduesit mbi ekzistencën e kredisë

Ceduesi detyrohet sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ta garantojë ekzistencën


e kredisë. Ai dorëzon të gjitha dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt në duart e ceduesit. Këtu
përfshihen kontrata e shitjes mes ceduesit dhe debitorit, si dhe fatura që përcakton se ceduesi
e ka paguar çmimin e sendeve gjenerike.

Gjithashtu ceduesi, me vullnetin e tij të plotë, mban përgjegjësi për paaftësinë paguese
të debitorit, në rast se ky nuk përmbush detyrimin, por gjithnjë brenda kufijve të asaj që ka
marrë.

NENI 7

Zgjidhja e kontratës

Zgjidhja e kontratës mund të bëhet me marrëveshje mes palëve, ose në rastin kur nuk
respektohen kushtet e parashikuara në këtë kontratë.

NENI 8

Shpenzime të tjera

Në marrëveshje mes palëve, shpenzimet e lidhjes së kësaj kontrate i ngarkohen


cesionarit.
NENI 9

Njoftimi i debitorit

Cesionari merr përsipër të njoftojë debitorin për kalimin e kredisë në favor të tij dhe i
jep me shkrim të gjitha adresat e mundshme të kontaktit, në të kundërt mban përgjegjësi për
pasojat që mund të vijnë nga mungesa e kontaktimit për faj të tij.

NENI 10

Të drejtat e debitorit

Debitori ka të njëjtat të drejta si me kreditorin e tij të mëparshëm.

Ai ka të drejtë t’i bëjë cesionarit të gjitha prapësimet që mund t’i bënte edhe ceduesit
në kohën e njoftimit të cedimit.

Rregulla të fundit

NENI 11

Kjo kontratë hatrohet në gjuhën shqipe, në 4 kopje, nga një për secilën palë, një për
noterin dhe një për dijeni të debitorit.

NENI 12

Kësaj kontrate i bashkangjiten dhe janë pjesë e saj: fatura që provon blerjen e thasëve
të miellit nga ana e ceduesit, kontrata e shitjes mes ceduesit dhe debitorit dhe fotokopjet e
noterizuara të dokumenteve identifikuese të palëve.

NENI 13

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë sipas
dispozitave që parashikohen në të dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.
NENI 14

Për çdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të mundohen t’i
zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi t’i drejtohen
Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

NENI 15

Kontrata do të prodhojë pasoja në momentin e nënshkrimit.

PALËT KONTRAKTUESE

CEDUESI CESIONARI

Armir Male Petrit Marku

You might also like