Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 17

Lenda:Historia e Shtetit dhe se Drejtes

Asistent: Punuar nga:

Artan Reshani Albina Ramadani dhe Arijanita Ademaj


KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Më 22 mars 1913 Konferenca e Ambasadorëve sanksionoi marrëveshjen përfundimtare


të Fuqive mbi kufijtë e veriut të Shqipërisë. Në kundërshtim me parimin e kombësisë
dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga territori i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe
tokat e Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).

 Ministri i Jashtëm i Anglisë, Eduard Grej, i cili ishte njëherit edhe kryetar i Konferencës
së Ambasadorëve, duke folur më 12 gusht 1913 në Dhomën e Komunave (Parlamenti
Anglez) lidhur me caktimin e kufijve të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës deklaroi:
“Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas për
kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin... qëllimi kryesor ka qenë të ruhej
marrëveshja ndërmjet Fuqive të Mëdha... në të mirë të paqes në Evropë”.

 Nga kjo deklaratë pranohet tërthorazi padrejtësia e vendimeve për kufijtë e Shqipërisë.
Sipas tij, Shqipëria duhej të ishte një “kurban” i domosdoshëm për paqen evropiane.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 1. Kosova pas pushtimit nga Serbia

 Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe
fituan përkrahjen e Presidentit të SHBA-ve, Udrou Uillson, vendimet e Konferencës së
Paqes në Versajë (1919) mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-
Kroate-Sllovene (SKS), e quajtur më vonë Jugosllavi.

 Lëvizjet ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, por pa
arritur të çlironin trevat shqiptare nën Jugosllavi.

 Regjimi jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në


dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938).
Diplomati shqiptar Fan Noli e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim,
çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin
ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve
fashiste në Evropë.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Azem Galica (1889 - 1924)

 Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në
Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve sllavë gjatë viteve 1912 -
1924. Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912 kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe
më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi
luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Sipas direktivave
të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e
Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si
bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë
së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të
marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të Nolit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e
përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Hasan Prishtina (1873 - 1933)

 Ishte patriot e demokrat revolucionar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për
demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe
bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Hasan Prishtina lindi në Vushtrri në një familje patriote.
Familja e tij, ishte nga treva e Drenicës. Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha,
por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi
nga Berisha në Polaci. Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912),
ai e ndryshoi mbiemrin përsëri, nga Polaci në Prishtina. Mësimet e para dhe gjimnazin e ulët i
kreu në Vushtrri. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin frëng të Selanikut, ku mësoi edhe
gjuhën frënge. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-
1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin Osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në
Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në
parlament luftoi për të drejtat e shqiptarëve, për njohjen zyrtare të kufijve të Shqipërisë, për
hapjen e shkollave shqipe, për administratën shqiptare në Vilajetet shqiptare, që ushtria
shqiptare të shërbejë në Shqipëri me oficerë vendas, etj.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 2. Kolonizimi i Kosovës

 Kolonizimi i Kosovës ishte projekt shtetëror i zbatuar nga Mbretëria Serbo-Kroato-


Sllovene, gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.

 Qëllimi i këtij projekti ishte ndryshimi i strukturës demokrafike të Kosovës nëpërmjet


rritjes së popullatës serbe. Gjatë periudhës së kolonizimit, 60 deri në 65 mijë kolonë
janë vendosur në Kosovë, prej të cilëve mbi 90 përqind ishin serbë. Krahas procesit të
kolonizimit, Mbretëria jugosllave zhvillonte edhe procesin e migrimit të dhunshëm të
shqiptarëve nga Kosova.

 Procesi i kolonizimit ka filluar gjatë Luftës Ballkanike.

 Kolonizimi i parë formal është iniciuar në vitin 1920 kur Kuvendi i Mbretërisë Serbo-
Kroato-Sllovene miratoi “Dekretin për Kolonizimin e Provincave Jugore të Jugosllavisë”.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Kolonizimi i dytë ka filluar në vitin 1931 kur u miratua Dekreti për Kolonizimin e
Rajoneve Jugore.

 Krahas nguljes së kolonëve ndërmjet viteve 1918-1921, dëbimi i dhunshëm i


shqiptarëve e zvogëloi numrin e tyre në Kosovë nga rreth 1 milion në 439 mijë. Në
periudhën mes dy luftërave, autoritetet jugosllave kanë nënshkruar disa traktate me
Turqinë e cila në vitin 1935 ishte pajtuar që t’i pranonte 200 mijë shqiptarë muslimanë.
Në vitin 1938 Turqia do t’i pranonte edhe 40 mijë familje shqiptare myslimane, por kjo
marrëveshje nuk qe realizuar për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

 Politikani serb, Vaso Çubrilloviq, në vitin 1937 doli me “Memorandumin” me të cilin


propozonte dëbimin e shqiptarëve si zgjidhje përfundimtare të “problemit shqiptar” në
Jugosllavi: “Në sprovën tonë të kolonizimit në jug, e shohim se i vetmi mjet efektiv për zgjidhjen e
këtij problemi është dëbimi masiv i shqiptarëve. Kolonizimi gradual nuk ka patur sukses në vendin
tonë, por as në vendet tjera. Nëse shteti dëshiron të ndërhyjë në favor të popullit të tij në betejën për
tokë, mund të ketë sukses vetëm duke vepruar brutalisht” (Memorandumi, Vaso Cubrilloviq).
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 3. Pozita e Kosovës në Jugosllavi (1945-1989)

 Në Luftën e Dytë Botërore, populli i Kosovës ishte bashkuar me frontin e popujve të tjerë
kundër të keqes më të madhe për njerëzimin deri në atë kohë, nazi-fashizmit.

 Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte motivi kryesor për bashkëngjitjen e


shqiptarëve të Kosovës me frontin nacional çlirimtar. Rruga më e mundshme për
zgjidhjen e problemit kombëtar ishte Karta e Atlantikut (1942) e nënshkruar dhe shpallur
botërisht nga fuqitë e mëdha: Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Në këtë dokument, mes tjerash, sanksionohej e drejta e popujve pjesëmarrës
në koalicionin antifashist për të vetëvendosur. Edhe Partia Komuniste e Jugosllavisë që
ishte forca kryesore udhëheqëse e luftës në Jugosllavi, kishte shpallur botërisht se do
t’u njihte të drejtën e vetëvendosjes të gjitha kombeve dhe kombësive që jetonin në të.

 Ngjarja që e sublimoi këtë qëllim politik të shqiptarëve të Kosovës gjatë LDB-së ishte
Konferenca e Bujanit, e mbajtur më 31 dhejtor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944 në fshatin
Bujan të Malësisë së Gjakovës.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

3.1. Konferenca e Bujanit

 Në Konferencën e Bujanit morën pjesë 64 delegatë nga të gjitha viset dhe nacionalitetet
e Kosovës; shqiptarë, serbë, malazezë, myslimanë, si dhe të gjitha shtresat dhe grupet
e popullsisë: komunistë, nacionalistë, të ushtrisë nacionalçlirimtare dhe të gruas
kosovare.

 Konferenca zgjodhi Këshillin e Parë Nacional Çlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e
Dukagjinit, të përbërë nga 51 anëtarë, përfaqësues të Partisë Komuniste dhe të
nacionaliteteve të ndryshme.

 Krahas këshillit u zgjodh edhe kryesia e përbërë nga Mehmet Hoxha, kryetar, Rifat
Berisha nga Gjakova dhe Pavlo Joviqeviq nga Peja nënkryetarë, ndërsa anëtarë të
kryesisë u zgjodhën Zekirja Rexha, Xhevdet Doda, Millan Zeqar, Hajdar Dushi, Fadil
Hoxha dhe Ali Shukria.

 Rezoluta: ky këshill “nuk ishte parti por një organ i përbashkët ku merrnin pjesë gjithë
rrymat politike...pa dallim kombësie, feje, tendence politike e pozite shoqërore”.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Këshilli Nacionalçlirimtar, ashtu si edhe Shtabi i Ushtrisë së Kosmetit (Kosova dhe


Metohija) dhe Komiteti Krahinor i LKJ-së për Kosovën, gjatë gjithë periudhës së luftës
nuk kishin asnjë lidhje varësie me Serbinë. Kundrejt organeve qendrore jugosllave, këto
ishin në pozita të barabarta me organet identike të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë,
Maqedonisë e Sllovenisë. Kjo do të thotë se në konferencën e Bujanit, me formimin e
Këshilli Nacionalçlirimtar për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit u realizua në mënyrë të
ligjshme dhe demokratike pavarësia politike e Kosovës nga Serbia.

 Në Rezolutën e Konferencës së Bujanit, e cila është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e


Këshillit, është shkruar në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate:

 “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i
cili si gjithmonë ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Rruga e vetme që
populli shqiptar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të bashkohen me Shqipërinë është lufta e
përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit fashist… Garanci për këtë asht
ushtria nacionalçlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë me të cilën
ngushtësisht asht e lidhun...Për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj: Bashkimi Sovjetik,
Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut), konferenca e Moskës dhe e Teheranit”.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Por, pas Konferencës së Bujanit, në prapaskenë filloi realizimi i planeve dhe


programeve serbe të Mbretërisë SKS për shfarosjen, dëbimin dhe asimilimin e
shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në Jugosllavi.

 Në fillim të Janarit 1945 udhëheqja jugosllave urdhëroi mobilizimin e “brigadave të


Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e Sremit (në Serbi). Në këtë kohë (dhjetor 1944-
janar 1945) rezistenca shqiptare ishte përqendruar në Drenicë dhe për këtë arsye,
Shtabi Operativ i Kosmetit e urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të
nisej drejt Podujevës për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për në
Serbi.

 Brigada e Shaban Polluzhës e kushtëzon këtë vendim me ndërprerjen e vrasjeve dhe


plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave...por, pasi nuk mund ta
nënshtrojnë Shaban Polluzhën, më 25 janar nisin operacionet ushtarake për asgjësimin
e Brigadës së tij.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Në fillim të prillit 1945, Titoja priti një delegacion nga Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, të
cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha.

 Në këtë takim ai premtoi se: ”…populli shqiptar duhet ta dijë se çfarë Jugosllavie po
krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila na ka kushtuar aq shumë gjak, do të
jetë i barabartë dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë që ta ndërtojë dhe zhvillojnë kulturën
e vet, t’i ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptar do të fitojë
në Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e bëjnë popull”.

 Pas takimit me Titon, Mehmet Hoxha, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të
Kosovës, ndryshoi krejtësisht qëndrimin duke u “pajtuar” me aneksimin e Kosovës nga
Serbia në Kuvendin e Prizrenit (8-10 korrik 1945).

 Në këtë mbledhje e cila qe mbajtur nën rrethimin e tankeve të ushtrisë, u ‘zyrtarizua’


mbetja e Kosovës nën Serbi.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

3.2. Pozita e Kosovës 1946-1963

 Në dy Kushtetutat e para të Jugosllavisë (1946 dhe 1952), emërtimi zyrtar për Kosovën
ishte Territori Autonom i Kosovës dhe Metohisë. Jeta shoqërore dhe kulturore ishte e
shtypur nga regjimi serb, ndërsa nuk bëhej fjalë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe
në organet e administratës shtetërore. Kjo periudhë konsiderohet pjesa më e hidhur e
historisë së pas luftës për shqiptarët nën Jugosllavi.

 Në fillim të vitit 1951, në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit


fraksionist të Aleksandër Rankoviqit, u ndërmorr aksioni për deklarimin e shqiptarëve në
turq, sidomos nëpër qytete … Pas këtij aksioni, prej 97 mijë e 954 qytetarëve që më
1961 u evidentuan si turq në Jugosllavi, numri i tyre më 1961 u shtua në 259 mijë e 536
ose afër 60 përqind.

 Ndërkaq, me kushtetutën e vitit 1963, statusi politik i Kosovës u avancua shumë pak,
duke ngelur në suazat e autonomisë kulturore dhe administrative, ndërsa emërtimi
zyrtar për Kosovën u ndryshua në Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

3.3. Pozita e Kosovës 1974-1989

 Pas rënies së Rankoviqit (Plenumi i Brioneve – 1966), shqiptarët filluan të frymojnë më


lirshëm. Mirëpo, udhëheqja e asaj kohe që ishte lojale ndaj Beogradit, nuk arriti të
krijonte politika të nevojshme për tejkalimin e pengesave që Kosovës t’i njihej statusi i
republikës. Prandaj në vitin 1968 shpërthyen demonstratat në tërë Kosovën, me
kërkesën për republikë, për themelimin e Universitetit në Prishtinë, për barazimin e
shqipes me serbo-kroatishten dhe për shqyrtimn e gjendjes ekonomike të Kosovës.
Jehona e demonstratave bëri që të hapej universiteti në gjuhën shqipe në Prishtinë,
gjuha shqipe të njihej si gjuhë zyrtare në Kosovë, të lejohej përdorimi i flamurit kombëtar
dhe të fillojë angazhimi për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 Kështu filluan ndryshimet kushtetuese të cilat u formalizuan me Kushtetutën e vitit 1974


me të cilën u avancua pozita e Kosovës në Jugosllavi.

 Me këtë kushtetutë, Kosovës i njihej autonomia politiko-territoriale, ndërsa emërtimi


zyrtar i Kosovës ishte Krahina Socialiste Autonome e Kosovës.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Kosovës iu njoh statusi i elementit konstituiv të federatës jugosllave dhe ajo


përfaqësohej drejtpërdrejt edhe në federatë. Kushtetuta e vitit 1974 ia njihte Kosovës
institucionet e pavarura; Kuvendin (Kuvendi Krahinor i Kosovës), qeverinë (Këshillin
Ekzekutiv Krahinor), Policinë, Mbrojtjen territoriale, etj. Mirëpo, e kufizonte në politikën e
jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

 Por, pavarësisht këtij avancimi, proceset zhvillimore mbaheshin të bllokuara me metoda


politike nga ana e Serbisë. Për këtë arsye dhe si rezultat i ndikimit pozitiv të Universitetit
të Prishtinës, lëvizja studentore artikuloi kërkesa politike dhe organizoi demonstrata
masive në vitin 1981.

 Kërkesa kryesore për barazimin e statusit të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë u


mbështet edhe nga populli shqiptar i cili u bashkua me studentët e UP-së.

 Nga elita politike e asaj kohe duhet të potencohet përkrahja e hapur e kërkesës për
republikë nga profesor Ukshin Hoti, i cili e argumentoi këtë me nevojën e Kosovës për
zhvillim më të shpejtuar ekonomik.
KOSOVA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS (1913)

 Pas vitit 1981, Beogradi filloi rrënimin e autonomisë politike të Kosovës, e cila u realizua
tërësisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 1989. Pavarësisht reagimit të shqiptarëve
me protesta në të gjitha qytetet e vendit dhe grevës së minatorëve të kombinatit
“Trepça”, regjimi i Millosheviqit revokoi autonominë e Kosovës, duke përjashtuar të
gjithë shqiptarët nga institucionet publike.

 Këtij degradimi shqiptarët iu përgjigjën me krijimin e LDK-së (si lëvizje politike e


themeluar në dhjetor 1989), me Deklaratën e Pavarësisë të miratuar nga delegatët e
Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, me Kushtetutën e Kaçanikut dhe me zgjedhjet e
para presidenciale e parlamentare në maj 1992, me të cilat filloi i ashtuquajturi “shteti
paralel i shqiptarëve” të Kosovës.

 Pushtimi klasik nga forcat serbe vazhdoi deri në vitin 1997 kur studentët e UP-së
organizuan më 1 Tetor një protestë masive e cila ishte “goditje” edhe ndaj politikës
pacifiste të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe dhe kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare e
Kosovës e cila udhëhoqi luftën për çlirim nga Serbia.
Janar 2016

Mësimdhënës:

Arben Fetoshi, PhD cand.

You might also like