Professional Documents
Culture Documents
Tensioni I Lartë I Gjakut
Tensioni I Lartë I Gjakut
Tensioni I Lartë I Gjakut
Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.
Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e
gjymtyrëve.
Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin
tensionin.
Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me
kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.
Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut
Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.
Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes
çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.
Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak,
atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.
Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm
dhe në nivel ideal.
Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë
se mesatarja.
Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si
hipertension.
Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te
mjeku.
Ushqimet që rrisin tensionin Mishi i kuq
Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e
gjakut.
Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254
miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.
E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.
Picat e ngrira
Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice
përmban 1,000 miligramë sodium.
Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për
tension të lartë.
Salcat e paketuara të domates
Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.
Turshitë e gatshme
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur
vetë përmban 939 miligramë kripë.
Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të
konsumojnë turshi të bëra vetë.
Alkoli
Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do
të rrisni tensionin e gjakut.
Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.
Ëmbëlsirat e paketuara
Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.
Pijet energjike
Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8
përqind. Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.