Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 12

REPUBLIKA E SHQIPERISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11243-00337-00-2012 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2016-121 i Vendimit (5)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Majlinda ANDREA Kryesues


Admir THANZA Anëtar

Artan BROCI Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 20.01.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket


palëve:

PADITËS: SHEGUSH BALLHYSA

I PADITUR: NAZMI LIPO


XHAVITE LIPO

OBJEKTI: Njohja si bashkëtrashëgimtar, duke konstatuar pavlefshmërinë


e dëshmisë së trashëgimisë ligjore sipas vendimit Nr. 11-2009-
2478-1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Durrës.
Sigurimin e padisë duke bllokuar dorëzimin e shumës që rrjedh
nga siguracioni tek të paditurit para përfundimit të këtij
gjykimi.

BAZA LIGJORE: Neni 361, 363, i Kodit Civil


Neni 202 e vijues i Kodit të Procedurës Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011,


ka vendosur:
- Pranimin e kërkesë padisë të paditëses Shegush Ballhysa.
- Konstatimin e pavlefshëm, të vendimit Nr. 11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilën është vendosur: “Lëshimi i
dëshmisë së trashëgimisë ligjore për trashëgimlënësit Artan Lipo duke caktuar
trashëgimtare ligjore të radhës së parë me pjesët takuese si vijon: 1- Nazmi Lipo; 2-
Xhavite Lipo që trashëgojnë nga 1/2 pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit dhe po në

1
këto raporte mbartin dhe detyrimet ndaj pasurisë së tij”, si i pa mbështetur në prova
dhe ligj.
- Detyrimin e të paditurve, Nazmi Lipo dhe Xhavite Lipo të njohin paditësen Shegush
Ballhysa bashkëtrashëgimtare ligjore të trashëgimlënësit Artan Lipo, me pjesët
takuese si vijon: 1- Shegush Ballhysa, trashëgon 1/2 pjesë të pasurisë së
trashëgimlënësit Artan Lipo dhe po në këto raport mbart dhe detyrimet ndaj pasurisë
së tij. 2- Nazmi Lipo dhe Xhavite Lipo trashëgojnë së bashku 1/2 pjesë të pasurisë së
trashëgimlënësit Artan Lipo dhe po në këto raporte mbartin dhe detyrimet ndaj
pasurisë së tij.
- Pushimin e çështjes për pikën e dytë të objektit:“Sigurimi i padisë duke bllokuar
dorëzimin e shumës që rrjedh nga siguracioni i trashëgimlënësit Artan Lipo tek të
paditurit”, pasi paditësja hoqi dorë.
- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, ka


vendosur:
- Lënien në fuqi të vendimit Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kundër vendimit Nr.10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës,


në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs i padituri Nazmi
Lipo, i cili kërkon prishjen e vendimit Nr.10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës
së Apelit Durrës dhe të vendimit Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Durrës, duke vendosur pushimin e çështjes, duke parashtruar ndër të tjera
se:
- Vendimet janë marrë në kundërshtim me faktet dhe provat dhe në shkelje të ligjit
material e procedural. Paditësja ka përdorur manovra të padrejta për të vetmin
qëllim, fitimin e parave të siguracionit nga vdekja e djalit tonë, të ndjerit Artan Lipo.
- Si me rivendosjen në afat dhe me prishjen e vendimit të zgjidhjes së martesës (për të
cilat nuk jemi njoftuar) rreth 6 vjet pas zgjidhjes së kësaj martese, në një kohë kur i
ndjeri ka qenë i martuar edhe një herë më pas në periudhën 2004-2008, qëllimi i
vetëm ka qenë marrja e pasurisë trashëgimore të ardhur nga sigurimi i të ndjerit.
- Vendimet e mësipërme janë marrë pa pasur një ankim formal brenda periudhës së
ankimit, dhe pse paditësja ka pasur dijeni të plotë për vendimin e zgjidhjes së
martesës.
- Ne nuk jemi thirrur në gjykimet e mësipërme dhe edhe në gjykimin objekt rekursi
gjykata e ka konsideruar mungesën e avokatit që ka shkuar vetëm në seancë
përgatitore e nuk ka qenë i zgjedhur as me prokurë as me deklarim si mungesë të të
paditurve.
- Në vendim nuk citohet baza ligjore që ka bindur gjykatën të shpallë të pavlefshëm
vendimin gjyqësor dëshminë e trashëgimisë në emrin tonë, dhe as bazën ligjore se ku
e mbështet vendimin e saj për njohje bashkëtrashëgimtarë me paditësen.
- Paditësja ka pretenduar se ka jetuar me të ndjerin deri në 2007, ndërkohë që ai ka
pasur një martesë tjetër ligjore me shtetasen Anila Seseri, e cila është zgjidhur në
vitin 2006. Kthimi i paditëses në gjendjen civile “e ve” nga “e divorcuar” përbën një
absurditet si interpretim ligjor.
- Gjykata e Apelit kur ka vendosur prishjen e vendimit të zgjidhjes së martesës dhe
pushimin e gjykimit, duhej të kishte vendosur mospranimin e ankimit.
- Gjithashtu, në interpretim me analogji të neneve 123 e 124, të Kodit të Familjes, edhe
pse është prishur dhe pushuar gjykimi në apel për vendimin e zgjidhjes së martesës,

2
martesa nuk mund të bëhet përsëri e vlefshme sepse i ndjeri kish lidhur martesë të re.
Pra pushimi i gjykimit mbetet i një efekti thjesht deklarativ pa asnjë pasojë juridike
pasi i ndjeri kish lidhur martesë të re.
- Nuk mund të konsiderohej i pavlefshëm vendimi i gjykatës për lëshimin e dëshmisë së
trashëgimisë, me një vendim tjetër themeli të dhënë nga gjykata e shkallës së parë,
pasi ndaj vendimit të dëshmisë së trashëgimisë nuk është ushtruar ankim brenda afatit
15 ditor.

Kundër rekursit të paraqitur nga i padituri Nazmi Lipo në bazë të nenit 477, të Kodit të
Procedurës Civile, ka ushtruar kundër-rekurs, pala paditëse Shegush Ballhysa, e cila
kërkon mospranimin e rekursit të paraqitur, duke parashtruar ndër të tjera se:
- Në pretendimet e ngritura në rekurs i padituri kërkon të kundërshtojë vendimin për
rivendosjen në afat për të ankimuar vendimin e zgjidhjes së martesës dhe vendimin e
Gjykatës së Apelit për të prishur vendimin e zgjidhjes së martesës dhe pushimin e
gjykimit të çështjes.
- Këto vendime janë të formës së prerë e nuk mund të goditen tashmë nëpërmjet
rekursit të ushtruar nga i padituri.
- Vendimi i zgjidhjes së martesës ka qenë fiktiv e ndaj është goditur në mënyrë ligjore
me mjetet e duhura procedurale.
- Nuk ka asnjë shkelje ligjore materiale apo procedurale në vendimet e gjykatave dhe
këto vendime janë bazuar tërësisht në prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesin e palës së paditur Nazmi Lipo
dhe Xhavite Lipo, av. Muhamet Hoxha, i cili kërkoi prishjen e vendimit Nr. 10-2011-1368
(664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit Nr. 11-2011-551 (294),
datë 04.02.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës; përfaqësuesin e palës paditëse
Shegush Ballhysa, av. Vangjel Muzina, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit Nr. 10-2011-
1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës; si dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,

VËREN

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Shegush Ballhysa ka


qenë e martuar me djalin e të paditurve Nazmi e Xhavite Lipo, të ndjerin Artan Lipo. Ajo ka
lidhur martesë me Artan Lipon në datën 29.01.1996. Prej kësaj martese nuk kanë lindur
fëmijë, por paditësja ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme.

2. Me vendimin Nr.1914, datë 10.11.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës është


vendosur: “Zgjidhja e martesës midis bashkëshortëve Artan Lipo e Shegush Ballhysa pa u
përcaktuar fajësia.”

3. Artan Lipo bashkëshorti i paditëses Shegush Ballhysa dhe djali i të paditurve Nazmi e
Xhavite Lipo, ka vdekur aksidentalisht në datën 18.11.2008 në Francë, provuar me
certifikatën e vdekjes Nr.072 164862, datë 10.02.2010, regjistri themeltar Nr.170/2027, të
vitit 1974, e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë Durrës Rajoni Nr.3. Pas vdekjes
së tij, ai ka përfituar për efekt sigurimi një shumë rreth 200.000 Euro.

3
4. Për sa rezulton nga shënimet e bëra në certifikatën e vdekjes së të ndjerit Artan Lipo, në
intervalin kohor 2004-2006 ai ka qenë i martuar me shtetasen Anila Seseri. Kjo martesë e
dytë është zgjidhur me vendimin Nr. 2377, datë 17.10.2006.

5. Me kërkesën e paditëses me vendimin Nr. (11-2009-1096) 26, datë 10.03.2009, të Gjykatës


së Rrethit Gjyqësor, Durrës është vendosur: “Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit të të
paditurës Shegush Ballhysa, ndaj vendimit civil Nr.1914, datë 10.11.2003, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Durrës”, i cili kish zgjidhur martesën mes palëve.

5.1 Pas kësaj rivendosje në afat, me vendimin Nr.11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të


Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës është vendosur: “Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë
ligjore për trashëgimlënësit Artan Lipo duke caktuar trashëgimtare ligjore të radhës së parë
me pjesët takuese si vijon: 1- Nazmi Lipo, 2- Xhavite Lipo që trashëgojnë nga 1/2 pjesë të
pasurisë së trashëgimlënësit dhe po në këto raporte mbartin dhe detyrimet ndaj pasurisë së
tij”. Ky vendim ka marrë formë të prerë.

6. Pas rivendosjes në afat të paditëses për ankim ndaj vendimit të zgjidhjes së martesës dhe
sërish pas lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë si më sipër, me vendimin Nr.11-2009-
557(258), datë 29.06.2009, të Gjykatës së Apelit Durrës është vendosur: “Prishja e vendimit
civil Nr.1914, datë 10.11.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pushimin e
gjykimit të çështjes” me argumentimin se një çështje për zgjidhje martese nuk mund të
vazhdojë kur njëri prej bashkëshortëve ka vdekur.

7. Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës, referuar vendimit të mësipërm, ka vendosur,


kthimin në gjendjen e mëparshme të bashkëshortëve Artan Lipo e Shegush Ballhysa, (për të
cilët kish bërë me parë ç`regjistrimin e Shegush Ballhysa, nga përbërja e trungut familjar)
dhe paditësja Shegush Ballhysa, nga e divorcuar, është kthyer me gjendjen civile, “e ve”,
provuar kjo me certifikatën e lindjes Nr.072164853, datë 10.02.2010, regjistri themeltar
Nr.170/3059, të vitit 1974, dhe me certifikatën Nr.072177973, të datës 18.01.2011, regjistri
themeltar Nr.170730-59, të vitit 1974, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë Durrës,
Rajoni Nr. 3.

8. I padituri Nazmi Lipo gjatë kësaj kohe ka bërë një kallëzim penal ndaj shtetases Shegush
Ballhysa për falsifikim dokumentesh të përdorura në gjykimin për rivendosjen në afat për
ankimin ndaj vendimit të zgjidhjes së martesës, duke pretenduar se paditësja ka pasur dijeni
të plotë për zgjidhjen e martesës mes palëve. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, mbi
kallëzimin e bërë në datën 23.10.2010, në mbështetje të nenit 34/4 dhe 328/1 germa “dh” të
Kodit Penal, ka vendosur pushimin e procedimit penal Nr.1546/2009.

9. Paditësja Shegush Ballhysa duke pretenduar se dëshmia e trashëgimisë e lëshuar në emër


vetëm të dy të paditurve e përjashton atë nga ½ e trashëgimisë ligjore të të ndjerit Artan Lipo,
i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011,
ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë të paditëses Shegush Ballhysa. Konstatimin e
pavlefshëm, të vendimit Nr.11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës, me të cilën është vendosur: “Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore
për trashëgimlënësit Artan Lipo duke caktuar trashëgimtare ligjore të radhës së parë me
pjesët takuese si vijon: 1- Nazmi Lipo; 2- Xhavite Lipo që trashëgojnë nga 1/2 pjesë të
pasurisë së trashëgimlënësit dhe po në këto raporte mbartin dhe detyrimet ndaj pasurisë së

4
tij”, si i pa mbështetur në prova dhe ligj, si dhe detyrimin e të paditurve, Nazmi Lipo dhe
Xhavite Lipo të njohin paditësen Shegush Ballhysa bashkëtrashëgimtare ligjore të
trashëgimlënësit Artan Lipo, në 1/2 pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit Artan Lipo...(...)”

10.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës arriti duke arsyetuar
(ndër të tjera) se: “...Vendimi Nr.11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor, Durrës me të cilën është lëshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore për
trashëgimlënësin Artan Lipo, duke caktuar trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë Nazmi
Lipo dhe Xhavite Lipo që trashëgojnë nga 1/2 pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit është i
pavlefshëm për arsye se është bazuar në certifikatën e gjendjes civile ku paditësja Shegush
Ballhysa figuronte padrejtësisht si e divorcuara e të ndjerit Artan Lipo, para se vendimi
Nr.1914, datë 10.11.2003 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës i zgjidhjes së martesës midis
bashkëshortëve Artan Lipo e Shegush Ballhysa të kishte marrë formë të prerë. Pra, është
krijuar padrejtësisht një gjendje civile e divorcuar midis të ndjerit Artan Lipo dhe paditëse
Shegush Ballhysa. Gjendja Civile e paditëses Shegush Ballhysa me Atësi - Fatmir dhe Amësi
- Shefikat, e ditëlindjes 23.10.1964 është e “ve”, referuar certifikatës së lindjes Nr.
072164853, dhe Certifikatës familjare Nr.072177973, dhe shënimeve të bëra në to nga Zyra e
Gjendjes Civile e Bashkisë Durrës, Rajoni Nr.3. Pra, rezulton e provuar se paditësja Shegush
Ballhysa është e veja e të ndjerit Artan Lipo. Gjithashtu gjykata konkludon se, njohja e
paditëses Shegush Ballhysa si bashkëtrashëgimtare ligjore e bashkëshortit të saj,
trashëgimlënësit Artan Lipo nga të paditurit Nazmi Lipo dhe Xhavite Lipo është e
detyrueshme për ta, si pasojë e fakteve, provave, dhe vendimeve gjyqësore të administruara
gjatë këtij gjykimi...(...)”

11. Gjykata e Apelit Durrës me vendimin Nr.10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, ka


vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Durrës.”

11.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Durrës arriti duke arsyetuar (ndër të tjera)
se:“...Referuar rrethanave të çështjes të sipërcituar në pjesën përshkuese e arsyetuese,
vendimeve të gjykatave të cilat kanë marrë formë të prerë konform legjislacionit shqiptar,
konkludohet se aktualisht paditësja Shegush Ballhysa është ish bashkëshortja e të ndjerit
trashëgimlënësit Artan Lipo, dhe për këtë fakt ajo aktualisht ka statusin në gjendjen civile e
“ve”...(...)...Gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka deklaruar si trashëgimtare ligjore të të
ndjerit Artan Lipo, bashkëshorten Shegush Ballhysa dhe dy prindërit e tij Nazim Lipo dhe
Xhavite Lipo, me kushtin e parashikuar në nenin 361/4 K.Civil që bashkëshortja Shegush
Ballhysa të përfitojë ½ e pjesës së trashëgimisë...(...)...Lidhur me kërkesën ankimore të
paraqitur nga i padituri Nazmi Lipo konkludohet se pala e paditur kundërshton vendimin
gjyqësor të Rrethit Gjyqësor Durrës Nr.26, datë 10.03.2009, në të cilën është vendosur
rivendosje në afat të se drejtës së ankimit të paditurës (paditëse në këtë gjykim) Shegush
Ballhysa, ndaj vendimit nr.1914, datë 10.11.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Për pasojë, nuk është dakord edhe më vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës Nr. 258, datë
29.06.2009, me të cilën është prishur e pushuar gjykimi i çështjes me objekt zgjidhje martese.
Kjo gjykatë nuk e ka objekt shqyrtimi dhe nuk mundet të vlerësojë dhe të disponojë për këto
vendime gjyqësore të formës së prerë. Rruga dhe mënyra ligjore se si mund/duhet të goditen
këto vendime gjyqësore të formës së prerë është në vlerësim të palës së paditur, në një proces
tjetër gjyqësor. Edhe martesa e kryer nga i ndjeri Artan Lipo me shtetasen Anila Seseri, e cila
rezulton të jetë zgjidhur me vendimin Nr.2377, datë 17.10.2006, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës, nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim për vlefshmërinë, apo
pavlefshmërinë e saj...(...)”

5
12. Kundër vendimit Nr. 10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës,
në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs i padituri Nazmi Lipo,
i cili kërkon prishjen e vendimit Nr. 10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së
Apelit Durrës dhe të vendimit Nr. 11-2011-551 (294), datë 04.02.2011, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës, duke vendosur pushimin e çështjes.

II. Ligji i zbatueshëm

13.Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

13.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të


rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të
gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.
13.2 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me
dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të
zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që
lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të
propozojnë palët”.
13.3 Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga
palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që
ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga
shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.
13.4 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të
përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit,
dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat
mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.
13.5 Neni 349 i K.Civil: “Trashëgimtari mund të kërkojë me padi nga kushdo që
posedon tërësisht ose pjesërisht pasurinë trashëgimore, njohjen e tij si
trashëgimtar dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore dhe të pasurisë së fituar
me anë të saj, sipas rregullave mbi posedimin me mirëbesim dhe me
keqbesim”.
13.6 Neni 350 i K.Civil: “Padia për kërkimin e trashëgimit mund të ngrihet edhe
kundër personit që mban pasurinë trashëgimore në bazë të një dëshmie
trashëgimi, qoftë dhe kur ky është shteti. Personi që ka fituar me mirëbesim
ndonjë send të pasurisë trashëgimore nga një trashëgimtar i tillë, nuk është i
detyruar të kthejë sendin edhe sikur të jetë fituar me kundërshpërblim.
Poseduesi me mirëbesim që ka tjetërsuar po në mirëbesim sende nga pasuria
trashëgimore, është vetëm i detyruar që t'i kthejë trashëgimtarit paditës çmimin
e sendit të shoqëruar me faturën përkatëse. Kur këto të fundit nuk janë shlyer,
këtij i kalon e drejta për të kërkuar shlyerjen e tyre”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen
gjyqësore dhe të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, si dhe të
vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit Nr.10-2011-1368 (664),
datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit Nr.11-2011-551 (294), datë
04.02.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nuk janë respektuar dispozitat e ligjit

6
material dhe procedural civil, për këtë arsye vendimi kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja
duhet të dërgohet për rishqyrtim.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se gjatë gjykimit në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Durrës, nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim, si dhe t`i nënshtrohen
debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur
me këtë natyrë mosmarrëveshje, si dhe kjo gjykatë nuk e ka zgjidhur çështjen konform
shkakut që rezulton nga shqyrtimi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që
pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i
janë cenuar.

15.1. Kolegji Civil çmon se për të vlerësuar natyrën e mosmarrëveshjes, është e nevojshme të
shihet kërkesëpadia në përmbajtje të saj, të gjitha shtjellimet e kërkimet e paditësit dhe jo
vetëm pjesa hyrëse e kërkesëpadisë. Referuar dispozitave procedurale civile [1], parashtrimi i
kërkimeve dhe pretendimeve është në disponibilitetin e palës iniciuese të procesit (paditësit),
por njëkohësisht është detyrë e gjykatës që të zbulojë shkakun ligjor të padisë së paditësit
(causa petendi) duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat
ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj [2].

16. Në rastin në gjykim rezulton se, pala paditëse Shegush Ballhysa, i është drejtuar Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Durrës duke kërkuar sipas objektit të padisë (petitium) njohjen si
bashkëtrashëgimtare, duke konstatuar pavlefshmërinë e dëshmisë së trashëgimisë ligjore
sipas vendimit Nr.11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Durrës. Në të njëjtën kohë, konstatohet se shkakun juridik të së drejtës të pretenduar paditësja
e referon në nenin 361 dhe 363, të Kodit Civil.

16.1. Në analizë të pretendimeve të parashtruara gjatë procesit gjyqësor, pala paditëse ka


pretenduar në mënyrë të vazhduar faktin e pavlefshmërisë së vendimit Nr.11-2009-2478-
1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës me anë të të cilit është çelur
dëshmia e trashëgimisë për të ndjerin Artan Lipo, për shkak se pala paditëse nuk ka marrë
pjesë në këtë gjykim, si dhe paditësja nuk është përfshirë në rrethin e trashëgimtarëve të
trashëgimlënësit Artan Lipo.

17. Kolegji Civil në kuadër të ushtrimit të misionit të tij mbi dhënien e drejtësisë çmon se
veprimtaria gjyqësore konsiston në zbatimin e dispozitës ligjore në një çështje specifike
konkrete. Administrimi i mirë i drejtësisë nënkupton jo vetëm garancinë që një individ të ketë
akses në gjykatë për t’i siguruar atij të gjitha aspektet e një forme gjyqësore të shqyrtimit të
çështjes, por edhe ekzistencën e një “jurisprudence konstante”, “të konsoliduar” mbi një
dispozitë të caktuar ligjore.

18. Nisur nga arsyetimi dhe disponimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe nga
natyra e kërkimit të parashtruar në padinë objekt gjykimi, Kolegji Civil çmon se me qëllim
saktësimin e natyrës së mosmarrëveshjes, është vendi për të trajtuar disa çështje të
interpretimit dhe zbatimit të ligjit material procedural civil në lidhje: (i) me kuptimin, natyrën
e veçantë dhe pranueshmërinë për shqyrtim të kërkimit të pavlefshmërisë së vendimit
gjyqësor si një akt procedural (neni 123 i K.Pr.Civile); (ii) tiparet e dëshmisë së trashëgimisë
si një vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit juridik; (iii) nëse padia objekt gjykimi,
pavarësisht nga referencat në nenet 361 dhe 362 të Kodit Civil, nga përmbajtja e saj, është
1
[] Neni 159 i Kodit të Procedurës Civile.
2
[] Qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikues Nr. 3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

7
padi për kërkimin e pasurisë trashëgimore[3], apo padi njohjeje pozitive e së drejtës së
trashëgimisë (bashkëpronësisë në pasurinë trashëgimore)[4].

18.1. Kolegji Civil çmon të evidentojë se, përjashtimisht, pavlefshmëria e vendimit gjyqësor
si një akt procedural mund të kërkohet si në rrugën e ankimit, ashtu edhe me kërkesëpadi (që
ngrihet në çdo kohë), vetëm nëse pretendohet se vendimi gjyqësor është inekzistent. Ky rast
përjashtimor ndodh vetëm: (a) nëse vendimi gjyqësor në origjinal nuk është nënshkruar nga
gjyqtari monokratik, apo njëri nga anëtarët e trupës gjykuese kolegjiale; (b) nëse çështja është
gjykuar dhe vendimi është shpallur nga një organ, apo persona a funksionarë që nuk bëjnë
pjesë në pushtetin gjyqësor dhe nuk kanë asnjë atribut gjyqësor, pra që nuk i përkasin
juridiksionit gjyqësor; (c) nëse vendimi gjyqësor ka mangësi të dukshme e të rënda të atilla,
që janë thelbësore për t’i dhënë atij fuqi ekzekutive (zbatuese) dhe efektin e gjësë së gjykuar,
sikurse janë mungesa e dispozitivit (asaj që është vendosur), apo mungesa e pjesës hyrëse të
tij (veçanërisht kur nuk dihet kush gjykatë apo cili trup gjykues ka gjykuar çështjen, nuk dihet
kush janë palët ndërgjyqëse dhe objekti e shkaku ligjor i padisë), apo mungesa tërësore e
arsyetimit në pjesën përshkruese-arsyetuese të vendimit.

18.2. Në të njëjtën kohë, ky Kolegj vlerëson se dëshmia e trashëgimisë ka natyrën e një


vendimi gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik. Sipas nenit 348, të Kodit Civil, “Cilësia si
trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të
lëshuar nga gjykata, sipas rregullave të caktuara në Kodin e Procedurës Civile.” Dispozita e
mësipërme e Kodit Civil, kur referon në Kodit të Procedurës Civile, ka parasysh nenet 388 e
vijues të këtij Kodi.[5] Si të gjitha vendimet e tjera me karakter gracioz (jo kontencioz) edhe
vendimi gjyqësor i lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë nuk ka fuqi provuese, e jo më
detyruese, ndaj të tretëve që nuk kanë marrë pjesë në gjykim dhe, si rrjedhojë, faktet e
pranuara në të mund të kundërshtohen në çdo kohë me një padi themeli të ngritur sipas
rregullave të përgjithshme. Kjo do të thotë se dëshmia e trashëgimisë konsiderohet e
vlefshme për aq kohë sa nuk kundërshtohet në një gjykim të filluar mbi bazën e një padie
themeli, dhe s`ka asnjë efekt provues, apo detyrues pas kundërshtimit të saj. [6]

18.3. Kolegji Civil vëren se në respektim të parimit iura novit curia, Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Durrës, pavarësisht mungesës së njohurive të paditëses në formulimin e kërkimeve
(i cili ka kërkuar konstatimin pavlefshmërisë së dëshmisë së trashëgimisë ligjore, vendimit
Nr. 11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës), nuk duhet
t`i merrte të mirëqena shpjegimet e palëve në lidhje me zbatimin e ligjit për çështjen
konkrete, por si njohëse e ligjit, duhet të zbulonte shkakun ligjor të këtyre kërkimeve dhe
duhet të zgjidhte vetë mosmarrëveshjen, sipas formimit dhe bindjes së saj të brendshme, të
bazuar në kriteret që parashikon Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile.
18.4. Në rastin konkret, pala paditëse Shegush Ballhysa nuk ka qenë palë në gjykimin e
zhvilluar pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për të cilin është dhënë vendimi Nr. 11-
3
[] Neni 349 i Kodit Civil parashikon shprehimisht se: “Trashëgimtari mund të kërkojë me padi nga kushdo që
posedon tërësisht ose pjesërisht pasurinë trashëgimore, njohjen e tij si trashëgimtar dhe dorëzimin e pasurisë
trashëgimore dhe të pasurisë së fituar me anë të saj, sipas rregullave mbi posedimin me mirëbesim dhe me
keqbesim”.
4
[] Neni 32§b i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një
marrëdhënieje juridike ose një të drejte;”
5
[] Neni 388/1 i Kodit të procedurës Civile parashikon shprehimisht se: “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi
ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka
humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të
drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.”
6
[] Neni 392 i Kodit të Procedurës Civile.

8
2009-2478-1622, datë 03.06.2009, si dhe nga ana e saj nuk është pretenduar për asnjërin nga
shkaqet e shpërmendura në lidhje me pavlefshmërinë e vendimit gjyqësor si një akt
procedural. Nga ana tjetër, duke mbajtur në konsideratë efektet e vendimit të gjykatës për
vërtetimin e faktit juridik, Kolegji Civil vlerëson se kërkimi në kërkesë-padi për të vendosur
pavlefshmërinë absolute të dëshmisë së trashëgimisë ligjore, ashtu si dhe vendimi që e shpall
atë të pavlefshme, përbëjnë një non sens juridik.

19. Ky Kolegj vëren gjithashtu se nëpërmjet një gjykimi civil (si në rastin konkret) me palë
kundërshtare (gjykim kontecioz) nuk mund të kërkohet vetëm njohja e cilësisë si trashëgimtar,
pasi kjo cilësi dhe pjesa takuese në trashëgimi nga pikëpamja formale-juridike realizohen
nëpërmjet dëshmisë së trashëgimisë sipas nenit 348, të Kodit Civil, por duhet të kërkohet
edhe dorëzimi pjesërisht, apo tërësisht i pasurisë trashëgimore nëpërmjet padisë së kërkimit të
trashëgimit.

20. Në vështrim të dispozitave të Kodit Civil (nenet 349-352), që rregullojnë padinë e


kërkimit të trashëgimit (petitio hereditatis), rezulton se nëpërmjet kësaj padie paditësi synon:
(i) njohjen e cilësisë si trashëgimtar; (ii) dorëzimin pjesërisht apo tërësisht të pasurisë
trashëgimore, si dhe (iii) dorëzimin e pasurisë së fituar me anë të saj. Të tre këto kërkime janë
të lidhur e të ndërvarur nga njëri tjetri.

20.1. Paditësi ka barrën e provës të provojë: (i) se është trashëgimtar i vetëm apo një prej
trashëgimtarëve ligjorë apo testamentarë i trashëgimlënësit; (ii) faktin e vdekjes së
trashëgimlënësit; (iii) se padinë e ka ngritur kundër personit që i mohon cilësinë e
trashëgimtarit dhe se (iv) pasuria që kërkohet prej tij është pasuri trashëgimore
(individualizmi i saj) që mbahet/posedohet nga i padituri pa të drejtë.

20.2. Trashëgimtari në këtë padi kërkon pikësëpari “njohjen e tij si trashëgimtar”. Pra, kjo
padi ka vend atëherë kur paditësit i mohohet cilësia si trashëgimtar dhe pasuria trashëgimore
posedohet pa të drejtë. Pra, njohja si trashëgimtar e paditësit nga ana e të paditurit është një
kusht i domosdoshëm, dhe kundërshtimi i cilësisë së trashëgimtarit nga ana e të paditurit
është conditio sine qua non, pa të cilin nuk mund të ushtrohet padia e kërkimit të trashëgimit.

20.3. Padia e kërkimit të trashëgimit është padi themeli dhe si e tillë gjatë shqyrtimit të saj
nuk mund të merren si prova, apo si fakte të vërtetuara me vendimet gjyqësore deklarative,
qofshin ato të lëshimit të dëshmive trashëgimore, apo edhe vërtetime fakti. Pala që ngre
pretendime lidhur me një vendim deklarativ siç janë vendimet për lëshim dëshmi trashëgimie,
duhet të provojë të kundërtën. Në këto gjykime nuk mund të përjashtohet parimi fortissima
evidence, apo nervus probanti.[7]

20.4. Gjithashtu paditësi nuk mund kërkojë me padinë e kërkimit të trashëgimit vetëm
njohjen e tij si trashëgimtar pa u kërkuar dorëzimi i pasurisë trashëgimore. Po kështu edhe
pasuria të cilën kërkon t’i dorëzohet paditësit duhet të jetë patjetër ajo masë që përbën
tërësinë e të drejtave pasurore të trashëgimlënësit dhe që kalojnë nga ai tek trashëgimtari apo
trashëgimtarët. Në të kundërt, paditësi nuk legjitimohet në ngritjen e kësaj padie.

20.5. Në rast se pasuria është e pandarë paditësi mund të kërkojë vetëm njohjen e tij si
trashëgimtar në një pjesë të pasurisë së tij (pjesë ideale) dhe nuk mund të kërkojë edhe
dorëzimin e pasurisë trashëgimore. Në këto raste paditësi nuk mund të ngre padinë e kërkimit
të trashëgimit, pasi në këtë padi nuk mund të kërkohet vetëm njohja si trashëgimtarë, por
7
[] Prova më e fortë apo argumenti, prova më bindëse, vendimtare, kryesore.

9
edhe dorëzimi i pasurisë trashëgimore. Në këtë rast padia e paditësit do të ngrihet si një padi
njohje pozitive në bazë të nenit 32/b, të Kodit të Procedurës Civile. Nëpërmjet padisë për
vërtetimin e qenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte synohet të realizohet
marrja/nxjerrja e një vendimi gjyqësor nëpërmjet të cilit i padituri të njohë të drejtën
subjektive të paditësit (të drejtën e qenies së tij trashëgimtar).

21. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës krahas konstatimit të pavlefshmërisë absolute të vendimit
Nr. 11-2009-2478-1622, datë 03.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka urdhëruar
edhe detyrimin e të paditurve, Nazmi Lipo dhe Xhavite Lipo të njohin paditësen Shegush
Ballhysa bashkëtrashëgimtare ligjore të trashëgimlënësit Artan Lipo me pjesët takuese përkatëse,
por duke mos përcaktuar pasurinë trashëgimore që kërkohet, si dhe duke mos e individualizuar
atë. Për rrjedhojë kjo gjykatë nuk ka analizuar edhe faktin nëse pasuria trashëgimore është e
ndarë, apo pandarë dhe në varësi të këtij fakti, paditësja mund të kërkonte vetëm njohjen si
trashëgimtare në një pjesë të pasurisë (pjesë ideale) dhe nuk mund të kërkonte edhe dorëzimin e
pasurisë trashëgimore.

22. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës është rrjedhojë e një hetimi të pamjaftueshëm, bie ndesh
me provat që janë administruar në gjykim, si dhe vendimi është marrë në zbatim të gabuar të
ligjit të aplikueshëm për zgjidhjen e çështjes në gjykim.

23. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka arsyetuar në mënyrë të
njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

23.1. Gjykata e Apelit Durrës, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të
metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk
kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të
rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me këtë natyrë
mosmarrëveshje.

24. Kolegji Civil i Gjykatës së lartë vlerëson se në mbështetje të nenit 472, të Kodit të
Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me
mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një
rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta.[8]

24.1. Trajtimi dhe aplikimi i drejtë i ligjit në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje gjyqësore
është kompetencë e Gjykatës së Lartë (ajo mund ta bëjë dhe vetë direkt aplikimin e drejtë të
ligjit), por për sa kohë ky trajtim ligjor duhet të bëhet në harmoni me provat dhe aktet që
ndodhen në dosjen gjyqësore, vlerësohet nga ky Kolegj domosdoshmëria e një hetimi të plotë
nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

25. Për arsyet e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi Nr.10-
2011-1368 (664), datë 09.11.2011, i Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimi Nr.11-2011-551
(294), datë 04.02.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

25.1. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të
mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga
procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet
8
[] Shih vendimin Nr. 17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese.

10
garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni
14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me
mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi
(neni 16).

25.2. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me
ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë
pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes,
ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format
dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

25.3. Gjithashtu gjykata e rigjykimit duhet të mbajë parasysh parimin e rëndësishëm se gjatë
gjykimit prevalon parimi i dhënies së drejtësisë. Kolegji e thekson ta nënvizojë këtë parim për
arsye se sipas pretendimeve të palës paditëse, se ndodhemi përpara një vendimi gjyqësor të
formës së prerë, siç është ai i zgjidhjes së martesës i dhënë në Gjykatën e Apelit Durrës me
Nr.11-2009-557(258), datë 29.06.2009, me të cilin është vendosur: “Prishja e vendimit civil
Nr.1914, datë 10.11.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pushimin e gjykimit të
çështjes” me argumentimin se një çështje për zgjidhje martese nuk mund të vazhdojë kur
njëri prej bashkëshortëve ka vdekur, ndërkohë që ajo gjykatë nuk mund të bënte gjykim në
lidhje me çështjen në kushtet kur njëra nga palët në gjykimin e zgjidhjes së martesës kishte
vdekur, duke pasur parasysh se gjykimi i zgjidhjes së martesës nuk është si gjykimet e tjera
me palë ndërgjyqëse, ku pala që vdes mund të zëvendësohet, por gjykimi i zgjidhjes së
martesës nuk mund të vazhdojë dhe nuk mund të kryhet asnjë vendimmarrje tjetër përveçse
pushimi i gjykimit.

25.4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në
mbështetje të nenit 486 të Kodit të Procedurës Civile, duke mbajtur parasysh konkluzionet e
mësipërme të këtij vendimi duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë
e të identifikojë pretendimet e palëve. Po kështu, në rishqyrtimin e çështjes Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Durrës duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me: (i) legjitimimin aktiv të
paditëses Shegush Ballhysa, e cila ka barrën e provës të provojë se është njëra prej
trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Artan Lipo; (ii) faktin e vdekjes së trashëgimlënësit Artan
Lipo; (iii) legjitimin pasiv të palës së paditur Nazmi Lipo dhe Xhavite Lipo, të cilët i mohojnë
cilësinë e trashëgimtarit paditëses Shegush Ballhysa; (iv) pasurinë që kërkohet (individualizimi
i saj) dhe që mbahet/posedohet nga pala e paditur në mënyrë të pa të drejtë; (v) faktin nëse
pasuria trashëgimore është e ndarë, apo pandarë.

25.5. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin


gjatë rigjykimit dhe shqyrtimi sa më i plotë i provave që do të paraqesin palët, do të lejojnë
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij
material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e
çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

VENDOSI

11
Prishjen e vendimit Nr.10-2011-1368 (664), datë 09.11.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe
të vendimit Nr.11-2011-551 (294), datë 04.02.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës
dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me tjetër trup
gjykues.

Tiranë, më 20.01.2016

AN Ë TAR AN Ë TAR KRYESUESE

Artan BROCI Admir THANZA Majlinda ANDREA

Vërtetohet njësia me origjinalin P.Adm.Gjyq. D.Qerimi B.A.

12

You might also like