You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I PRISHTINЁS “HASAN PRISHTINA”

Fakulteti Filozofik – Departamenti i Sociologjisë


Lënda‫ ׃‬Struktura dhe ndryshimet sociale

Mobiliteti Social
Punim Seminarik

Mentori‫׃‬ Studentja‫׃‬
Prof. Dr.Anton Berisha Florije Ahmeti
Ass.Gezim Selaci

Prishtinë
Dhjetor, 2017
Mobiliteti Social

Klasat dhe individët janë të vlerësuar si të lartë apo të ulët sipas shkallës së vlerës sociale.
Cdo ndryshim në shkallën e vlerës ose qdo ndryshim në karakteristika rezulton në një ndryshim
në statusin e klasave të ndryshme. Pra,termi mobilitet social ka të bëjë me lëvizjen e individëve
të grupeve midis pozitave të ndryshme sociale ekonomike.

Anëtarët e klasave priftërore ishin në një kohë më të vlerësuar se anëtarët e klasave të


tjera në Indi. Por sot kjo nuk është kështu. Një mjëk apo një inxhinier gëzon prestigj më të madh
se sa një prift. Po kështu,nëse një person bëhet ministër nga një dyqan i zakonshëm,statusi i tij
rritet. Nga ana tjetër në qoftë se ministri humb punën e tij dhe kthehet në dyqanin e tij të
vjetër,humb statusin që ka gëzuar më parë. Kështu pra njerëzit në shoqëri vazhdojnë të lëvizin
poshtë ose lartë në shkallën e statusit. Kjo lëvizje quhet lëvizshmëri sociale. Lëvizshmëria
sociale dallon nga migrimi i cili është një lëvizje ne hapsirë gjeografike.

Mobiliteti social është klasifikuar si Mobiliteti Horizontal dhe Mobiliteti Vertikal.


Mobiliteti Horizontal nënkupton lëvizjen ne hapsirë,psh migrimin ne qytet tjeter, rajon tjetër apo
shtet tjeter, pra u referohet ndërrimit të vendit te punëes si psh kur nje mesues le një shkollë për
te punuar ne një tjetër. Mobilitetet Vertikal do te thotë lëvizje lartë ose poshtë shkollës sociale –
ekonomike. Ata qe fitojë pasuri te ardhura ose status thuhet se janë në lëvizje lart, ndërsa ata qe
lëvizin në drejtim te kundërt thuhet se janë ne lëvizje poshtë.

Masa e mobilitetit vertical është tregues kryesor i shkallës se hapjes se saj, që dëshmon se
sa mund te ngjiten ne shkollën sociale- ekonomike indivde te talentuar me preardhje nga shtresat
e ulëta. Ka raste që individi ka filluar karrieren e vet si punëtor, mirëpo në arsimim ka arritur te
bëhet inxhiner. Për te studiuar mobilitetin social ka dy mënyra. Se pari mund te shihet karriera e
vetë individëve sa lëvizin lartë ose poshtë shkollës sociale gjatë jetës se tyre ne punë. Ky quhet
zakonisht mobilitet brenda brezit. Se dyti, ne mund të analizojmë se deri në c’masë fëmijet hyjnë
në të njëjtat punë si prindërit dhe gjyshërit. Ky quhet mobilitet midis brezave. Ndonese mobiliteti
poshtë (midis brezave) është më pak i zakonshëm se mobiliteti lart (brenda brezave) ai akoma
është një dukuri mjaftë e përhapur. Me se 20% e burrave në Shtetet e Bashkuara janë në lëvizje
poshtë ndërmjet brezave. Mobiliteti lartë është gjithashtui zakonshëm. Ai në të shumtën e rasteve
shoqërohet me probleme psikologjike ose individët bëhen të paaftë për ruajtur mënyren e jetesës
2
me te cilen jane mësuar. Pushimi i fuqisë se tepërt punëtore ështe një burim tjetër kryesor i
mobilitetit poshtë, psh njerëzit në moshë te thyer të cilët humbin punën e kanë te vështire te
gjejnë punë tjetër ose mund te sigurojnë një punë me nivel më të vogël të ardhurash se më parë.

Ne lidhje me mobilitetin ndërmjet brezave shumë prej atyrë ne lëvizje poshtë janë gra.
Por mjaft nga ato ështeë e zakonshme te braktisin karrierën e tyre premtuese me lindjen e një
fëmije. Pasi kalojnë disa vjet për rritjen e fëmijëve këto gra i kthehen fuqisë punëtore të paguara
në një kohë shumë te vonë, shpesh ne një nivel shumë më të ulët se kur u larguan nga puna psh,
në punë me orar të reduktuar dhe të paguar keq. Studimi më i njohur ndërkombëtar per
mobilitetin social ishte kryer nga Seymor,Martin, Lipset dhe Reinhard Bendix 1959. Ata
analizuan të dhëna nga nëntë shoqëri te industrializuara- Britania, Franca, Gjermania
Perëndimore, Suedia, Zvicra, Japonia, Danimarka, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, duke u
përqendruar në mobilitetin e burrave nga puna fizike në atë profesionale.

Ne kundërshtim me cka prisnim, ata nuk zbuluan te dhëna që Shtetet e Bashkuara ishin
me te hapura se shoqërit evropiane.Mobiliteti i përgjithshëm vertikal ne linjën punë fizike/
profesionale ishte 30% në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në shoqëritë e tjera variante nga 27% në
31%. Lipset dhe Bendix arritën në përfundim se vendet e industrializuara po përjetonin
ndryshime të ngjashme në lidhje me zgjerimin e punëve profesionale.

Në lidhje me mobilitetin social SHBA ndryshojnë nga vendet e tjera në një drejtim.
Perqindja e njerëzve në punë fizike që arrijnë ato profesione është me e lartë se në vëndet e tjera.
Arsyja kryesore është se institucionet profesionale janë rritur më shumë në Shtetet e Bashkuara
gjatë 30 ose 40 vitëve te kaluara se në cdo vend tjetër duke krijuar kështu më shumë mundësi
mobiliteti për njerëzit në rrethana modeste. Nga një popullsi prej 50 milonësh ne Britani, jo më
shumë se dy ose tre mijë njerëz mund të bëheshin drejtorë të një ose dyqind korporatave më të
mëdha. Megjithatë, ata qe kanë pozita, pasuri dhe pushtet e kanë shumë më të lehtë për të
përjetuar avantazhet e tyre dhe për t’ua përcjellë ato pasardhësve. Ata mund te sigurohen që
fëmijet e tyre te kenë shkollimin më të mirë të mundshëm dhe kjo shpesh i qon ata në punë te
mira. Shumica e atyre që arrijnë deri në maje kanë një fillim kryqësues, ata vijnë nga familje
profesionistash ose të pasura. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë bërë para e kanë arritur këtë në
bazë të trashëgimisë ose dhënies fillimisht të paktën të një shumë modeste të cilën ata e përdorin
pastaj për të bërë më shumë para( Jaher 1980, Rubinstein 1980). Sipas rezultatëve të Agjencisë

3
së Statistikave të Kosovës del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune
ku përfshihen moshat 15-64vjeqare raporton Ekonomia Online. Shkolla e pjesëmarrjës në fuqi
punëtore është 41.3%. Shkolla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore, për tre mujorin e
katërt 2017, është 29.5%. Punësimi më i lartë ështe te meshkujt me 45.6%, ndërsa te femrat
12.9%.

Femrat janë të punësuara kryesisht në sektoret e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor
me rreth 52% të tyre, ndërsa meshkujt jane kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë,
prodhimit dhe te tregtisë me 44%. Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 29.9% e
personave të punësuar kanë kontratë të përhershmë në punën e tyre, ndërkohë që 70.1% kanë
kontrate te përkoshme. Sipas rezutateve të AFP-së 2017, shkalla e papunësisë është 28.7%.
Papunësia më e theksuar është te femrat më 34.3% krahasuar me meshkujt26.9% shkalla me e
theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeqare me 52.2%. Fuqia jo aktuale është
mjaftë e lartë, 58.7% me focus të veqant te fëmrat me 80.4% krahasuar me meshkujt me 37.6%.

Referencat

4
Anthony Giddens (2007) ”Sociologjia”, Qabej, Tiranë, faqe236-238

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/anketa-e-fuqise-punetore-
ne-kosove-tm2-2017

https://en.wikipedia.org/wiki/Social_mobility

You might also like