Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Si diplomacia e Midhat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore nga

pushtimi serb

Nga Rafael Floqi

Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të
metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të
Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga e serbëve, të vendosur qysh nga
armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi "jo si rrugë automobilash, por vetëm si një vijë
elastike, hipotetike kufiri". Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin
shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. "Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider
në Mirditë. Atëherë, cili është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? "- Sipas shtypit francez
të kohës

Si e zbulova Midhat Frashërin

Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer jo vetëm veprat, por dhe
fotografitë e Midhat Frashërit nga fotoja historike të Shpalljes së Pavarësisë, në një
përpjekje për t’i zhdukur atë përgjithmonë nga historia, por, megjithëkëtë veprat e tij
mbetën gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Sidomos kjo shihet në ballafaqimet
diplomatike në mbrojtje të kufijve tanë kombëtarë, një ballafaqim të tillë jo fort të njohur në
Lidhjen e Kombeve, bazuar në burimet e shtypit francez, ndriçon më thellë një veçori të
personalitetit të tij prej atdhetari, jo aq të njohur, të cilën po përpiqemi t’ia japim lexuesit të
gjerë .
I rritur nën mendimin e përgjithshëm të induktuar në vite nga diktatura mbi figurën e
Midhat Frashërit, si drejtues i Ballit Kombëtar, unë u befasova pozitivisht dhe u dashurova
me figurën dhe me veprën e tij, kur mu dha mundësia në vitin e vështirë 1998, të përktheja
nga gjuha frënge, një nga esetë më të rëndësishme të tij, ku ai analizonte raportet mes dy
kombeve më të mëdhenj të Ballkanit, shqiptarëve dhe sllavëve, të titulluar “Shqiptarë dhe
Sllavë”, “Albanais et Slaves”, që qe botuar, së pari, në frëngjisht në Lozanë më 1919. (Këtu
po përdor formën si e shkruante emrin e tij dhe atë që e gjeta në shtypin francez jo Mit’hat
Frashëri por Midhat Frashëri, po ashtu, siç e shkruante në frëngjisht).
Ishte koha e Luftës të Kosovës, situata e impononte, por, duke punuar mbi përkthimin,
mbeta i mbërthyer nga analizat e tij të thella, botëkuptimi dhe literatura, si dhe tezat e tij
origjinale, për raportet mes dy kombeve të mëdhenj të Ballkanit, midis shqiptarëve dhe
sllavëve. Teza të cilat kanë vlerë edhe sot kur flitet për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe
Serbisë. Ajo ese është një vepër gur themeli, ashtu si janë edhe ato për Epirin. Kur ke
mbaruar së lexuari atë vepër, të mbetet në mendje urimi dhe vlerësimi se, pikërisht, Midhat
Frashëri, ky i anatemuari i madh si tradhtar, mbetet padyshim, jo vetëm një patriot i madh,
por dhe ndër themeluesit tanë të historiografisë dhe të analizës historike shqiptare.
“Nëse në mjaft vepra të tij, nëse në mjaft ligjërata të mbajtura në Paris e Gjenevë tërhoqën
vëmendjen e intelektualëve të viteve 20-të, kjo padyshim, vjen nga qartësia dhe pjekuria
meditative e këtij apostulli të shqiptarizmës, në pasqyrimin, vlerësimin dhe ardhmërinë e
situatave tepër të vështira, “Në çdo fjalë të birit të Frashërllinjve, veçmas, në ato kundër
grekëve dhe serbëve, nuk mund të gjesh askund qarje ankesa apo dënesa patetike. I madhi
Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, se vetëm përmes dinjitetit, aktit të mençur
diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në
konsideratë prej fuqive të kohës, kjo është e vetmja rrugë e atyre popujve të vegjël që e
duan lirinë, dhe në këtë rrugë ai ishte dhe mbeti kalorës nderi gjer në çastin e mbramë”,
shkruante Eugen Shehu, në parathënien e tij me titull “Apostull i shqiptarizmës” për librin,
në fjalë, “Shqiptarë dhe Sllavë” përkthyer prej meje dhe botuar nga shtëpia botuese “Koha”
në vitin 1998.
Regjimi komunist Mithat Frashërin, këtë trashëgimtar i denjë i Rilindjes kombëtare, e ka
etiketuar atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhtar” të kombit. Dhe kë
pra? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashërin e Kongresit të Manastirit
ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashërin e
Konferencës së Paqes në Paris edhe aty së bashku me Mehmet Konicën, At Gjergj Fishtën e
Mons. Luigj Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat
Frashërin, i cili me fjalime e shkrime, nëpër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e
tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit
shqiptar! Dhe askush tjetër sa emri dhe figura e Midhat Frashërit nuk ka krijuar një dyzim në
histori në politikën por edhe në letërsinë dhe filozofisë shqiptare sa ai. Shqipëria është ende
e ndarë pro dhe kundër tij edhe tashmë që pritet që më 10 nëntor në SHBA dhe 14 nëntor
në Tiranë të zhvillohen dy ceremonitë e zhvarrimit të eshtrave dhe të varrimit e tij në tokën
për të cilin e la amanet në vitin e largët 1949.
Për të paraqitur dhe vlerësuar figurën e tij ja vlen të sqarohet qëndrimi, strategjia,
inteligjenca diplomatike për të fituar me mjetet e së pamundshmes të mundshmen, që ai
mbajti në ruajtjen e kufijve kombëtarë, nga pushtimi i ndërhyrjes së Federatës-Serbo-
Kroate- Sllovene, ku ushtritë serbe dhe me ndërmjetësinë e Marka Gjonit kishin hyrë thellë
në Shqipërinë Veriore dhe kishin krijuar të ashtuquajturën Republikë të Mirditës. Ishte viti
1921 pas humbjes të Kosovës dhe trojeve të tjera e gjithë Shqipëria e Veriut rrezikonte të
bindte në duart e serbëve por si mundi një burrë shqiptar të shpëtonte Atdheun?

Republika separatiste e Mirditës

Republika e Mirditës ka qene lëvizja separatiste më antishqiptare që ka ndodhur ndonjëherë


mes shqiptareve. Mbas vdekjes te Preng Bib Dodë Pashës që nuk trashëgimtar biologjik,
qeverisjen politike të Mirditës e mori “kapedan” Gjon Markagjoni. Shteti Shqiptar, kishte
vetëm 9 vite që kishte shpallur pavarësinë dhe ishte akoma ne procesin e njohjeve
diplomatike nga shtetet e huaja. Kufiri ndarës verior i Shqipërisë që ishte caktuar nga Fuqitë
e Mëdha ne vitin 1913, nuk ishte pranuar akoma nga fqinjët tanë. Serbia po bënte përpjekje
maksimale për të sabotuar procesin e njohjeve diplomatike të Shqipërisë. Synimi i saj, ishte
ose shkatërrimi i plotë i shtetit shqiptar dhe me mbrapa, copëtimi i Shqipërisë mes fqinjëve
te saj, ose krijimi artificial i një minishteti mbi baza fetare që do ta dobësonte akoma me
shume shtetin shqiptar. Kjo ishte situata politike në Shqipëri, kur në 17 Korrik të vitit 1921,
Gjon Markagjoni, mblodhi në një takim krahinor në Prizren të gjithë krerët e 12 bajraqeve të
Mirditës dhe shpalli Republikën Separatiste Antishqiptare të Mirditës. Sigurisht, shpallja e
pavarësisë të krahinës të Mirditës, erdhi jo vetëm në një kohë të vështirë për shqiptarët, por
kjo lëvizje separatiste me motive te qarta fetare, u nxit e financua edhe nga Serbia.

Republika Separatiste e Mirditës doli ne skenë në momentin më delikat për shqiptarët, se në


këtë periudhë (Nëntor 1921), komuniteti ndërkombëtar po vendoste përfundimisht për
kufirin zyrtar te Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, Serbia e autorizuar edhe nga vetë
“presidenti” Gjon Markagjonit, kishte shpallur një ofensivë diplomatike dhe denonconte
Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, me akuza absurde, sikur shteti shqiptare po u grabiste
tokat katolikëve të Mirditës dhe ia dhuronte ato agallarëve myslimanë shqiptarë. Serbia
ishte shprehur se; “në Shqipëri ekzistojnë dy qeveri, kurse vet shqiptarët janë të ndarë mes
tyre e nuk mund të bashkëjetojnë kurrë së bashku”.

Veç interesave evropiane pas përfundimit të Luftës së Parë botërore, Evropa i druhej një
zjarri të ri në Ballkan, dhe i druhej sidomos hapjes të plagëve të vjetrave pasi nuk ishin
mbyllur ende plagët e Luftës së Parë Botërore. Në këtë atmosferë qeveria shqiptare paditi
Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene në lidhjen e Kombeve dhe një rol të pa diskutueshëm pati
diplomacia që luajti Midhat Frashëri.

Midhat Frashëri dhe beteja diplomatike shqiptaro -serbe

“Një tablo të kësaj lufte diplomatike në Lidhjen e Kombeve e gjejmë në Shtypin francez të
kohës, shkrimi më i plotë i kësaj ngjarjeje tregohet në revistën e specializuar diplomatike “
L'Europe nouvelle”, Paris 26 nëntor 1921, me titull “L'affaire d'Albanie “ Çështja e
Shqipërisë " e cila e përkufizon këtë debat si një , ” Sesion i posaçëm i Këshillit që ishte një
dramë me tre akte dhe një prelud.” Në fakt, ky ishte një gjykim në arbitrazhin e Lidhjes së
Kombeve, ku vendet anëtare paraqisnin ankesat e tyre para fuqive të mëdha garantuese të
Lidhjes së Kombeve.
Të mërkurën, më 16 nëntor 1921 , ishte një preludi, i cili u hap me kërkesën e z. Fisher,
përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, mbështetur nga konti Bonin-Longare, përfaqësues i
Italisë, pas kësaj hyrjeje Këshilli vendosi të dalë në sesion me dyer të hapura. Të enjten në
mëngjes, u mbajt sesioni i parë publik. Ku një turmë Ishte mbledhur në hotelin Petit-
Luksemburg, ku u zhvillua një spektakël i ri rreth një qilimi të gjelbër, ku u ulën tetë anëtarët
e Këshillit, në kolltukët e tyre të artë; ndërsa në karriget më modeste u takuan katër
paditësit, dy serbë, dhe dy shqiptarë, të ndarë në dy grupe të veçuara vetëm nga
përkthyesit.”

Të gjitha këto akuza te rreme te Serbisë dhe përfaqësuesve të Gjon Markagjonit u


kundërshtuan fuqishëm nga Britania e Madhe qe e revoltuar i kërkoi Serbisë të ndalte
menjëherë përkrahjen diplomatike e financiare qe i jepte Republikës te Mirditës, ose në të
kundërt do të përballej me sanksione te renda dhe ndoshta edhe me luftë. Ky kërcënim
serioz që iu bë Serbisë nga fuqia me e madhe e kohës, e detyroi Serbinë të tërhiqej
menjëherë nga përfaqësimi politik në arenën ndërkombëtare Republikës të Mirditës dhe të
ndërpriste urgjentisht të gjitha ndihmat që i jepte separatistit Gjon Markagjoni. Me kërkesë
e Kryeministrit Britanik, Lloyd George, Lidhja e Kombeve u mblodh në një seancë të
jashtëzakonshme dhe te gjitha shtetet pjesëmarrëse ne këtë takim, afirmuan njëzëri
paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë, të caktuara nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913. Një
seri krizash të politikës së jashtme i dhanë Lloyd George, shansin e tij të fundit për të
mbajtur udhëheqjen kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithçka shkoi keq. Lidhja e Kombeve
mori një fillim të ngadalshëm dhe ishte kryesisht joefektiv. Sistemi funksionoi dobët.
Asambleja e ambasadorëve u anulua në mënyrë të përsëritur dhe u shndërrua në një entitet
tjetër dhe kjo shihej nga kryeministri britanik si një mundësi për të pasur në dorë frenat e
politikës së jashtme pas Luftës së Parë Botërore. Këtë situatë me intuitën e tij diplomatike
diti si ta kuptonte dhe ta shfrytëzonte me intuitë në favor të Shqipërisë Midhat Frashëri.

Sipas gazetës, “L’Europe Nouvelle” z. Fisher e mori fjalën që në fillim. Ai rikujtoi nenin 12 të
Konventës, sipas së cilës, anëtarët e Lidhjes e kishin pranuar, nëse midis tyre u ngrihej një
mosmarrëveshje që mund të shkaktonte një pushim, ose në procedurën e arbitrazhit ose në
shqyrtimin nga ana e Këshillit. Ky qëndrim ishte larg nga ashpërsia e nenit 16, i cili ishte
vendosur kundër serbëve z. Lloyd George më 7 nëntor. Tani sikur ishin pajtuar, që të mos
zbatohet bllokada kundër shtetit serbo-kroat -slloven. Është e vërtetë se Z. Fisher numëroi si
arsye të qëndrimeve të ashpra britanike ndaj serbëve faktin, ku dukej se Beogradi
dëshironte ta shkëpuste Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa
udhëheqës rebelë katolikë shqiptarë, si Marka Gjoni për të shpallur një Republikë të
pavarur në Mirditë.
Te premten, më 18 nëntor, z. Boskoviç-i, (përfaqësuesi serb)në emër të Qeverisë së Serbisë,
protestoi kundër procedurës së Konferencës së Ambasadorëve, e cila, sipas tij, krijoi një vijë
kufitare pa u thirrur përfaqësuesit e të dy shteteve, në fjalë. Ai gjithashtu, tha se përdorimi i
nenit 16-të , që ishte përmendur, në takim ishte veçanërisht i dhimbshëm, sipas
vetëvlerësimin të vendit të vet. Më pas ai u shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë, në të
cilën paraqitej në mbështetje të tezës së tij linja e armëpushimit Franchet d'Espérey, që qe
përdorur në caktimin e kufijve të vitit 1913.
Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të
metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të
Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga ana e serbëve, të vendosur qysh nga
armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi "jo si rrugë automobilash, por vetëm si një vijë
elastike, hipotetike kufiri". Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin
shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. "Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider
në Mirditë. Atëherë, cili është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? "-

Pastaj M. Frashëri u ul përsëri, dhe pasi iu shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë në të
cilën paraqiteshin kufijtë e vitit 1913, dhe linjat e armëpushimit ,etj. dhe sqaroi se ku ai e
mbështeste tezën e tij”.
Ndërsa në gazetën franceze “Le Temps” me titull “Rasti i Shqipërisë”, Paris, 18 nëntor 1921
sqarohej qëndrimi anglez. Ambasadorët kishin paraqitur disa korrigjime miqësore brenda
kufijve të Shqipërisë, të hartuara në vitin 1913, sepse kishin frikë nga mundësitë e
çrregullimit në kufirin verior të Shqipërisë, për sa kohë autoriteti i qeverisë së Tiranës të
ishte shtrirë plotësisht në të gjithë Shqipërinë.
Qëndrimi britanik i kryeministrit Loyjd George kundër Serbisë

Qeveria britanike, duke përmendur disa artikuj në shtypin serb në lidhje me luftimet në
rajonet kufitare të Shqipërisë, arriti në përfundimin se duhet të kishte një plan serb për ta
shkëputur Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa udhëheqës rebelë
të fiseve të Mirditës që të revoltoheshin dhe të shpallin një Republikë të pavarur. Fisheri
paraqiti provat e armatosjes së trupave në Mirditë dhe paraqiti faktin se bastisësit mirditas
u larguan nga territoret të ndodhura nën pushtimin ushtarak jugosllav dhe mes tyre pati
edhe trupa ruse të bardhë që qenë pjesë e kuotave të e ushtrisë Wrangelit. Nga ana tjetër,
dëshmitë në duart e qeverisë britanike tregonin se masa më e madhe e popullsisë, duke
përfshirë udhëheqësit e Kishës së katolike ishin në favor të një Shqipërie të bashkuar dhe se
nacionalizmi shqiptar është më i fuqishëm se afinitetet fetare. Prandaj, duket, përfundonte
z. Fisher, se dëshira për të krijuar një Republikë të pavarur në Mirditë është vetëm një
pretekst për t'u përdorur nga serbët, kundër Shqipërisë.
Z. Fisher kritikoi sjelljen e trupave serbe në territorin që ata zunë në Shqipëri pas
armëpushimit në urdhrin e komandantit të përgjithshëm të trupave aleate, dhe përmendi
një telegram nga Konsulli britanik në Durrës, sipas të cilat një numër i madh fshatrash
shqiptare ishin shkatërruar, nga trupat jugosllave. Në mbyllje, Z. Fisher shprehu shpresën se
këto incidente mund të zgjidheshin shpejt. Ai shprehu kënaqësinë ai kishte ndjerë pasi
kishte mësuar se qeveria serbe-kroate sllovene pranuan vendimin e Konferencës së
Ambasadorëve për kufijtë dhe shtoi se ai kishte tërhequr shpejt dhe mjaft nga trupat
jugosllave nga kufijtë e tyre”.
Jugosllavia ndoqi një politikë grabitqare ndaj Shqipërisë, dhe pasi banoret e fiseve shqiptare
u përleshën me forcat serbe që kishin pushtuar pjesën veriore të vendit, trupat jugosllave
pushtuan vendin, duke djegur fshatrat dhe vrarë dhe dëbuar civilët. Beogradi pastaj rekrutoi
Gjon Markagjoni, i cili udhëhoqi fiset e tij katolike Mirdite në një rebelim kundër regjimit
dhe parlamentit. Markagjoni shpalli themelimin e një Republike të pavarur në "Mirditë" me
qendër në Prizren, i cili kishte rënë në duart e Serbisë, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Së
fundi, në nëntor të vitit 1921, trupat jugosllave pushtuan territorin shqiptar përtej zonave
që tashmë i kishin pasur pushtuar. I zemëruar nga sulmin jugosllav të Beogradit, Lidhja e
Kombeve dërgoi në komisionin e përbërë nga përfaqësues të Britanisë, Francës, Italisë dhe
Japonisë që rikonfirmuan kufijtë e Shqipërisë të vitin 1913. Jugosllavia u ankua me hidhërim,
por nuk kishte zgjedhje tjetër, veçse të tërhiqte trupat e saj. E ashtuquajtura Republika e
Mirditës u zhduk, sipas burimeve të Bibliotekës Amerikane të Kongresit.
I madhi Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, ai i njihte dhe i shfrytëzoi divergjencat
mes fuqive ai e dinte se në kushtet e një vendi të vogël si Shqipëria ,vetëm përmes dinjitetit,
aktit të mençur diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund
të merrej në konsideratë prej fuqive të kohës, dhe kësaj teze i qëndroi gjer në fund.
Fuqitë e mëdha të lodhura me Ballkanin
“Duket se dialogu shqiptaro-serb mund të vazhdonte për një kohë të gjatë akoma. Por Z.
Fisher, Markezi Imperiali, z. Leon Bourgeois flisnin vazhdimisht mes tyre. Dhe asnjë prej tyre
nuk dëshironte të shikonte hartat ose të shkonte prapa. Ndërkohë kryeministri serb Pashiç
dërgoi telegraf nga Beogradi, se edhe përkundër protestave dhe kërkesave për sqarime, ai e
pranonte kufirin e ri të Ambasadorëve dhe se pranonte që territoret e pushtuara nga trupat
jugosllave do të evakuoheshin pa vonesë?
Ndërsa M. Bourgeois shtoi se “është e padobishme të nxiten nga hiri gacat që mund të
shkaktonin, flakë pasi që të dyja palët pranonin kufijtë e Konferencës së Ambasadorëve.”
Për të siguruar paqen e botës, është e nevojshme të dimë se si të ngrihesh mbi dallimet e
vogla që mund të ekzistojnë midis fqinjëve.”, shtoi ai .
Akti i tretë dhe i fundit i Këshillit ishte miratimi një projekt-rezolute më 13 nëntor. Duke
vënë në dukje deklaratat pajtuese nga qeveritë shqiptare dhe serbo-kroate-sllovene, që ajo i
jepte Komisionit Hetimor të drejtën të dërgonte në Shqipëri një komision me udhëzimet e
mëposhtme. Komisioni do të raportonte në Këshill e tërheqjen e trupave jugosllave. Nga
kufiri shqiptar në të dy anët e zonës së demarkacionit të përkohshëm të parashikuar nga
vendimi i Konferencës së Ambasadorëve më 18 nëntor. Komisioni do të ruante
marrëdhëniet me Komision kufitar, dhe në qoftë se ishte e dobishme, dhe do t’i vinte në
rezultatet në dispozicion të autoriteteve lokale për të lehtësuar evakuimin, në mënyrë që
për të shmangur ndonjë incident. Më në fund, Komisioni do të siguronte që asnjë ndihmë
nga jashtë nuk do të vinte për të ndihmuar rebelët shqiptarë.
Arritja ne këtë përfundim, sipas “Les Temp” të datës 8 nëntor 1921 u bë pas tërheqjes së
delegatit serb z. Boskoviç,( delegat i shtetit serb-kroato- slloven), që tha se trupat serbe nuk
kishin tentuar ndonjëherë për të avancuar përtej vijës së demarkacionit, të asaj që
ekzistonte që prej përfundimit të luftës, dhe argumentuan se iniciativa luftarake ishte marrë
nga trupat shqiptare. Dhe se z. Boskoviç e përfundonte prezantimin e tij, duke deklaruar se
qeveria e tij do të kishte ishte e lumtur të shihte një farë garancie për fiset e krishtera të
Shqipërisë së Veriut.
Si i mundi Midhat Frashëri diplomatët serbë

Ndërsa sipas shkrimit të gazetës së përditshme politike franceze “ La Lanterne “, Paris, 18


nëntor ,1921 me titull “Këshilli i Lidhjes së Kombeve, merret me çështjen shqiptare”
shkruhej “Z. Midhat Frashëri, përfaqësues i qeverisë shqiptare, afirmoi vullnetin e
Shqipërisë, ...” pastaj kundërshtoi pohimet e delegacionit serb. Ai mohoi se fshatrat e
shkatërruara ishin të përfshira në territorin serb, brenda së ashtuquajturës vijën të
demarkacionit dhe ai pohoi se, sipas një deklarate të bërë nga një delegat në Gjenevë
përpara Lidhjes së Kombeve, se këto fshatra , ishin në fakt, të vendosura përtej kësaj linje.”
Midhat Frashëri, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, sipas “Les Temps” afirmoi vullnetin e”
Shqipërisë, e cila është i mbuluar nga shkatërrimet e luftës edhe pse popullsia e saj është e
vendosur për të jetuar në harmoni me fqinjët e saj. Qeveria e Tiranës ka dhënë shumë prova
për këtë vullnet paqësor, por e sheh veten të detyruar të mendojë për parandalimin e
kthimit të ngjarjeve të ngjashme me ato nga të cilat ajo ka vuajtur”. Përfaqësuesi i
Shqipërisë “u shpreh i kënaqur që po dëgjonte nga qeveria në Beograd se forcat e saj do të
evakuoheshin së shpejti nga territoret shqiptare, por përvoja e hidhur e së kaluarës i çonte
shqiptarët të sugjerojnë, krijimin e një komisioni të përhershëm të kufirit që do të përfshinte
një zyrtar shqiptar, një serb dhe një delegat të emëruar nga Lidhja e Kombeve, dhe se
misioni i të cilit do të ishte monitorimi i kufijve shqiptaro-serbë dhe parandalimi i çdo ngjarje
që mund të prishte paqen. Luftimet në këto zona i kushtuan Shqipërisë 7 milionë franga ari,
duke mos llogaritur humbjet (e 150 fshatrave të shkatërruara), për cilat Shqipëria
rezervonte të drejtën për të kërkuar reparacione. Si rezultat qeveria jugosllave iu nënshtrua
procedurës së Këshillit të Lidhjes së Kombeve.

Në takimin e mëngjesit, Konferenca e Ambasadorëve pohoi se kishte marrë një telegram


nga Kryeministri i Shtetit Serbo-Kroat-Slloven, Z. Pashiç, në lidhje me vendimin e Fuqive
lidhur me Shqipërinë. Pashiçi ankohej se vendimi i kufirit shqiptar, nuk ishte marrë me
pëlqimin e Qeverisë Mbretërore. dhe se procedura e miratuar krijon një atmosferë
kërcënuese të ngjashme me ultimatumet. Në fund Z. Léon Bourgeois. mori në konsideratë,
në emër të Këshillit, pranimin që dy qeveritë, që ngritën një protestë, kishin arritur me
vendimit e Konferencës së Ambasadorëve.

Mbas këtij vendimi të Lidhjes se Kombeve , trupat ushtarake te Shtetit Shqiptar u dërguan
menjëherë ne veriun e Shqipërisë për te shtypur me dhunë lëvizjen separatiste
antishqiptare. Me mbërritjen në Mirditë të trupave ushtarake qeveritare shqiptare,
Republika Separatiste Antishqiptare e Mirditës (qe pati një jetëgjatësi vetëm pesë muajshe)
u shkri menjëherë, kurse të gjithë kryetaret e 12 bajraqeve u tërhoqën ne panik dhe pa luftë
në shtëpitë e tyre. Sigurisht qeveria e kohës bëri disa arrestime mes titullarëve te kësaj
republike, kurse vet Gjon Markagjoni ja mbathi dhe u fsheh ne Prizren i mbrojtur nga Serbia
qe ai ne deklaratën e tij te turpit e quante një popull vëlla.

Përsiatje për një epilog


Midhat Frashërin e kanë akuzuar si nacionalist, por nuk duhet harruar se kombet
nacionalizmi i së cilëve është shkatërruar janë subjekte për t’u rrënuar. Por Midhati ishte
patriot, pse e donte popullin e vet dhe jo nacionalist pse urrente kombet e tjera. Po e
përforcoj këtë mendim me një citat të tij ,nga libri “Shqiptarë dhe sllavë “ Në se do të
bazohemi në të drejtat historike, ne duhet të njohim si Shqipëri të gjithë territorin që zinin
fiset iliro-epirioto– maqedone, atëherë do të duhej jo të kufizohej shtrirja e Shqipërisë, por
të zmadhohej përtej kufijve që kërkojnë shqiptarët. Sepse, çfarë është në fakt e drejta e
grabitur përmes një pushtimi në krahasim me të drejtën, më të madhe, më natyrale që
shqiptarët kanë mbi këto vise ? Për këtë racë, e drejta historike ndodhet në harmoni me të
drejtën aktuale si e shkuara me të tashmen”, “Shqiptarë dhe sllavë”, faqe 89.
Burimet

1 Mithat Frashëri “Shqiptarë e sllavë”, përkthyer nga frengjishtja “Albanais et slaves” nga Rafael Floqi,
Shtëpia botuese Koha, Tiranë 1998
2 “ L'Europe nouvelle Paris 26 Novembre 1921, “La question albanaise”
3 Le Temps, Paris, 18 nëntor 1921
4 “Au Conseil de la S.D.N”, Le Petit journal, 1921/11/19 (Numéro 21492).
5 “Le Conseil de Société des Nations s'occupe de la question albanaise “, La Lanterne: journal politique
quotidien (Paris) -18- 11- 1921
6 https://en.wikipedia.org/wiki/Republic_of_Mirdita
7 Austin, Robert Clegg (2012). Founding a Balkan State: Albania’s Experiment with Democracy, 1920-
1925. Toronto: University of Toronto Press.
8 8 Besier, Gerhard; Stokłosa, Katarzyna (2014). European Dictatorships: A Comparative History of the
Twentieth Century. Newcastle upon Tyne Cambridge Scholars Publishing.
9 Pearson, Owen (2004). Albania and King Zog: Independence, republic and monarchy 1908–1939.
London: Centre for Albanian Studies. ISBN 1845110137.
10 10 Pula, Besnik (2013). “Binding Institutions: Peasants and Nation-state rule in the Albanian
highlands, 1911-1939”. In Go, Julian. Decentering Social Theory. Bingley: Emerald Group Publishing.
pp. 37–72.
11 11 Tomes, Jason (2011). King Zog: Self-Made Monarch of Albania. Stroud: The History Press.
12 11. http://countrystudies.us/albania/25.htm. Library of Congress

You might also like