Document 2

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 55

January 13, 2015

Çu çu Rrushja
Posted in Këngë Veriu tagged
@lirikashqiptare2015, çu çu rrushja,
dashuria e popullit ne vargje, djali,
lirika popullore, tekste këngësh
popullore, vasha at 12:00 am by
lirikashqiptare
Ohh çu çu rrushja o në sabahe
ka la sytë e ka dal n’çardake
Dul n’çardake e mori sitën
me dur t’bardha oh ja ka ngjit’e
Oo me dur t’bardha oh ja ka ngjite
Plot me hall-halla me bylyzyke
A don pulën o me ta myte
A don petlla e fli të ngryjt’e
Ohh kshtu ky djali m’ju ka mahite
Nuk du pulen o me ma myte
As du petlla e fli të ngryjt’e
Veç m’falsh faqet moj me t’dy syt’e.
January 10, 2015
Hije e bukur të ka ra
Posted in Këngë dashurie, Shqiperia
e Mesme tagged
@lirikashqiptare2015, Fitnete Rexha,
Hije e bukur të ka ra, lirika dashurie,
lirika popullore, mall, moj ti puthsha
sytë e shkrue, Shqiperia e Mesme, si
lule, si xhevahir, si zambak at 4:26
am by lirikashqiptare
Hije e bukur të ka ra-e
si zambak po lulezon
Shumë dëshirë kom për të pa-e
Asnjiherë nuk më shikon.
Kur më deshe s’të çëmova
kujtova se do t’harroj
Por ma vonë u deshirova
sa me mall po të kujtoj.
Lulen qi ma ke dhurue
e shikoj me shumë dëshirë
Moj ti puthsha sytë e shkrue
qi t’ndriçojnë si xhevahir.
Moj ti puthsha sytë e shkrue
qi t’ndriçojnë si xhevahir…

anuary 8, 2015
Çupënë në dorë, djalin nën sqetull
Posted in Këngë Përmetare tagged
Anastas Naqe, esencë jugu, Këngë
Përmetare, lirika dashurie, lirika
popullore, lirikashqiptare, Perla
Përmetare, Permeti në tekst, vaskë
curri at 3:23 am by lirikashqiptare
Apo çupën në dorë
moj djalin nën sqetull-ë
Moj sa më qënke hajde ligur moj
moj sa më qënke tretur-e
Apo thuaj bandillit
moj ç’maraz të ka mbetur-e
Moj sa më qënke hajde ligur moj
moj sa më qënke tretur-e
Apo nënja të ka çupë
moj apo të ka gjetur-e
Moj sa më qënke hajde ligur m

April 12, 2013


O dhëndërr ku vete kështu
Posted in Këngë Përmetare tagged
dhëndrri, djemtë e zgjedhur, folku
shqiptar, këngë dasme, lirika
popullore, Mentor Xhemali, mustaqe
përdredhur, nusja, o dhëndërr ku
vete kshu, Perla Përmetare, pjergullë
moj pjergullë, tekste këngësh
popullore at 4:01 am by
lirikashqiptare
O dhëndërr ku vete kështu
o dhëndërr ku vete kështu
po gjer tek nusja kam pak punë
po gjer tek nusja kam pak punë
Po gjer tek nusja vajta vetë
po gjer tek nusja vajta vetë
po do ta marr ta kem për jetë
po do ta marr ta kem për jetë
Pjergullë moj pjergullë
pjergullë moj pjergullë
po ç’maraz të ka mbetur
po ç’maraz të ka mbetur
Po shkojnë djemtë e zgjedhur
Po shkojnë djemtë e zgjedhur
mustaqet përdredhurë
mustaqet përdredhurë
po marrin moj gjak në vetullë
po marrin moj gjak në vetullë
February 3, 2013
Sa e bukur ishte Gjyla
Posted in Këngë dashurie, Këngë
Shkodrane tagged kangë folklorike,
Kangë Shkodrane, lirika dashurie,
lirika popullore, lirika shkodrane at
4:20 am by lirikashqiptare
Sa e bukur ishte Gjyla,
si bahçet mbushun n’bylbyla.
Gjyle na bane harapë,
Gjylë na more në qafë.
mos t’u prisht, Gjylë bukuria,
Gjyla buzën si sheboja,
fol’ Gjylë, mos t’dhambin goja.
Gjyla qafën si zambaku,
se n’faqen sheg’ devedishe,
bukurin’ Gjyla ç’e kishte.

February 1, 2013
Të dua moj xhane!
Posted in Këngë dashurie, Këngë
Labe tagged këngë labe, lirika
popullore, të dua moj qëne, tekste
këngësh at 6:12 am by
lirikashqiptare
Obobo ç’më gjeti mua
kur vajta mbrëmë në krua
një djalë që më kish’ kërkuar
erdhi pranë e m’u afrua.
Më tha të dua moj xhan
moj e papërtuar fare
hidhe këmbën mos bëj naze
mos m’i shto këto maraze.
Hiqu ti more lanet
këmba-këmbës më je qep
m’u qepe gjersa u trete
sa s’gjete ilaç për vete.
Të dua qëne të dua
si ujët që rrjedh në krua
ilaçin që shëroi mua
e gjeta këtu në krua.
January 28, 2013
Llaj çobani
Posted in Himara, Këngë Labe
tagged Himara, kënga labe, lirika
popullore, Llaj çobani, polifonia
labe, tekste këngësh, vargje
popullore at 1:27 am by
lirikashqiptare
Ku janë nisur e venë
o llaj, çoban
Llaj, o çoban llaj
Në stan të çobanit venë
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj
Çobani ç’i priti mirë
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj
Theri qengj e i gostiti
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj
Dolla në majë ke tënda
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj
Mbajta vesh se ma kish ënda
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj
Degjova zile të rënda
o llaj, çoban
Llaj o çoban, llaj

Ismail Kadare, gjeniu i letërsisë shqiptare

Ismail Kadare, tanimë një emër i njohur në


të gjithë botën, është një nga figurat më të
shquara të letërsisë shqipe që ende
vazhdon të shkruajë dhe të mahnisë botën
me veprat e veta. Edhe pas kaq vitesh si
shkrimtar, dhuntia e tij nuk është zbehur
në asnjë çast. Sapo ka festuar 82-vjetorin
[ose cfaredo moshe te kete arritur], por
deri më sot mosha nuk e ka penguar të
bëjë punën e tij mjeshtërore. Fjalët e tij
kanë akoma forcë, thellësi dhe moral të
pabesueshëm. Ai i meriton me të drejtë
çdo çmim e lëvdatë, sepse thjesht duke
shkruar ka arritur ta ngrejë lart letërsinë
shqipe duke nxjerrë në pah vlerat unike
dhe të paçmuara që ajo ka; ka "thyer
heshtjen" që na kishte mbuluar dhe "ka
ngritur zërin" në emër të të gjithë
shqiptarëve. Me plot gojën mund të themi
se ai është një hero kombëtar me vlera për
kombin tonë dhe çdo vepër e tija është një
thesar më vete për Shqipërinë. Kadare ia
doli që në mes të një regjimi të ashpër të
shkruante vepra rebeluese e njëkohësisht
madhështore, në të cilat jo vetëm
shqiptarët, por edhe e gjithë bota mund të
gjejë veten. Veprat e tij përcjellin vlerat
tona më të mëdha historike dhe Ismail
Kadare ishte ai që i solli në "skenën"
botërore të artit këto vlera, të përkthyera
në më shumë se dyzet gjuhë. Sepse kur
vjen puna për të shkruar diçka tërësisht
origjinale dhe magnetizuese, Kadare ka
vërtet duar të arta. Gjithë krijimtaria e tij
është e mbushur me një gjenialitet të
papërshkrueshëm, me emocione të forta e
të theksuara, me njohuri sa konkrete aq
edhe abstrakte, me copëza shpirti të
derdhura rrëmbyeshëm me një stil
autentik që të tërheq e të bën për vete.
Dikur Kadare e kishte pothuajse të ndaluar
të shkruante, sot ai, gjithë kolegët e tij dhe
Shqipëria në tërësi është e lirë, ashtu siç ka
dashur gjithmonë të jetë. Sot e gjithë bota
e njeh dhe e çmon punën e palodhur të
Kadaresë dhe origjinën e tij shqiptare, të
cilën ai s'e ka mohuar kurrë. Emri i Ismail
Kadaresë ka hyrë prej kohësh në historinë
botërore të letërsisë dhe aty do të mbetet,
deri në përjetësi...

itulli: Teknologjia po dëmton jetën e njeriut

Teksti:

DTeknologjia vitet e fundit po zë një vend


gjithmonë e më të madh në shoqërinë
njerëzore.Ajo ka ndryshuar cilësinë e jetës
dhe e ka revolucionarizuar në një shkallē të
paimagjinueshme më parë.Por duke i vënë
në një "peshore",të mirat dhe të këqijat që
sjell teknologjia,shohim se ka më shumë
disavantazhe.Këtë mendim e mbështesin
shumë shkencëtarë që kanë studiuar
hollësisht në lidhje me këtë temë.Ajo që
shqetëson më shumë është se popullata
globale nuk po i vëren dëmet që sjell
teprimi me teknologjinë.Varësia ndaj
teknologjisë,po na shkatërron,pak e nga
pak ,pa e kuptuar.
Varësia e madhe mund të arrijë gjer në atë
pikë sa po fillojmë të harrojmë ca cilësi
njerëzore ose mosfunksionimi i tyre sic
duhet.Duke shkruar më shumë në ekranet
e smartphoneve dhe tabletave,brezi i
sotëm shkruan më keq dhe me më shumë
gabime drejtshkrimore.Brezi i sotēm është
vërtetuar që lexon më pak libra,ka nivel
më të ulët të inteligjencës.Shkaktar kryesor
është përdorimi i tepērt i pajisjeve
teknologjike.Ajo po dëmton edhe
shëndetin tonë.Organet jetësore
si;sytë,truri,muskujt,zemra nuk
funksionojnë ashtu sic duhet tek personat
që vuajnë varësinë nga teknologjia .Po
vihet re një rritje e konsiderueshme e
njerëzve me probleme të ndryshme
shëndetësore,paralelisht me rritjen e
popullaritetit të teknologjisë.Gjithashtu,ajo
po ndryshon mënyrën e të menduarit
tonë.Ne po fillojmë të mendojmë vetëm
për teknologjinë dhe për asgjë tjetër.Kjo
ndikon në mbingarkesën dhe në
crregullime të sistemit nervor.Ajo na bën
më agresivë dhe persona më të
stresuar.Teknologjia dëmton anën
emocionale dhe morale të njeriut.Kjo
kuptohet fare thjeshtë duke marrë një
shembull.Marrim dikë,i cili nuk ka
produktet më të fundit teknologjike.Ai do
ndihej i përbuzur dhe i përjashtuar.Ngaqë i
gjithë grupi i tij shoqëror kanë produktet
më të mira të teknologjisë.Ky hendek haset
ngado.Rrjetet sociale ,po dëmtojnë
privatësinë e kujtdo.Kohët e fundit
fjala"privatësi"për ne,po e humbet
kuptimin.Të gjitha këto sjellin ulje të
reputacionit,abuzimin dhe rrëmbimin e
fëmijëve nga abuzues të ndryshëm.E gjithë
kjo situatë është shqetësuese.Por askush
nuk di të mbajë përgjegjësi.Qëllimi se
përse perfeksionohet teknologjia është
përmirësimi i botës dhe i mënyrës së
jetesës.Prandaj nëse ne përpiqemi të
korrigjojmë të metat e teknologjisë,ky
qëllim do arrihej

Titulli: Ema Bovari ese argumentuese

Ema Bovari nje viktime e realitetit te


hidhur dhe te pameshirshem, nje femer
enderrimtare dhe plot deshire per jeten
ndoshta realiteti aq i hidhur do ta
karakterizonte si nje femer imorale ,dhe te
padenje per familjen gje shume e padrejte.
Pse valle nje femer duhet te karakterizohet
e tille ? Pse nje femer nuk mundet te
enderrroje? Gjithcka ndodh per shkak se
Ema Bovari nje qenie aq e pafajshme nuk
dinte te bente ndarjen e asaj jete qe shihte
permes romaneve te panumert qe lexonte
ne shtepine ku jetonte(tek murgeshat)dhe
asaj cfare egzistonte me te vertete pas
kangjellave , nje vajze qe mendonte se
ndoshta do te gjente princin e endrrave te
saj por fatkeqsisht kete gje nuk arriti ta
shohe tek bashkeshorti i saj dhe nuk ishte
ai njeriu per te cilin kishte imagjinuar. Ai
shprehte krejt te kunderten e asaj cka
donte Ema .
E konsideroj fajtore ,sepse ajo mendoi
vetem per veten e saj dhe jo per familjeen.
Ajo ishte egoiste dhe naive dy vese qe me
njera-tjetren te nderthurura shkaterrojne
karakterin e saj. Ema Bovari ishte nje grua
qe kishte shume gjera ne jete, familje,
para, por ajo kerkonte me shume,
kerkonte nje reng te larte shoqeror, ajo
iluziononte, kerkonte nje jete si ne
romane.Eshte normale te gjykohet
negativisht, per aktin e vetevrasjes, per
jeten jo dinjitoze qe nisi te bente.
E gjykoj negativisht sepse kerkoi me shume
se cduhet, edhe cdo gje e tepert te ben
dem.
E konsideroj te pafajshme, sepse ajo
thjesht donte me te miren per veten e saj.
Ajo ishte nje enderrimtare e cila besonte
se vertet lumturia perfekte egsiston ,ndaj
per kte nuk mund ti vem faj. Duke e
trajtuar pozitivisht, une do te thoja se Ema
enderronte nje jete me te mire. Edhe
enderrat nuk te bejne dem, cdokush ka
enderra e qellime per jeten e tij. Ajo provoi
ti perkase nje shtrese te larte shoqerore ,
mbeti e zhgenjuer, beri nje familje , mbeti
e zhgenjyer, mendoi se gjeti dashurine ,
mbeti e zhgenjyer, atehere vendosi te
vetevritej. Sipas meje Ema nuk vdiq nga
dashuria, por nga zhgenjimi dhe hipokrizia
e njereze dhe realitetit.

Titulli: Miqesia eshte shume e rendesishme


per te rinjte

Teksti:
Per te ditur rendesine e miqesise, si fillim
duhet te dime c'eshte miqesia. C'eshte
miqesia? Miqesia eshte vlere, virtyt dhe
nuk i le vend interesit, mashtrimit dhe
tradhetise. Eshte nje marredhenie qe
dhuron dhe merr. Miqesia eshte si puna e
veres ... Sa me e vjeter eshte, a me e mire
dhe e forte eshte. Mund te themi me plot
goje se miqesia eshte shume e
rendesishme - sidomos per te rinjte.
Per te rinjte, miqesia eshte shume e
rendesihme pasi i ndihmon ne njohjen e
vetvetes. Miqte shpesh na njohin me mire
se sa ne e njohim vetveten. Sigurisht qe
miqte nuk jane me te zote se ne per te
kuptuar ate qe ndjejme ose mendojme,
por ata mjnd te vleresojne me mire tipin,
karakterin tone.
Gjithashtu, nga studimet e bera, del si
perfundim se miqesia ndihmon ne uljen e
depresionit dhe na ben te ndjehemi me te
lumtur. Fowler dhe Christakis kane zbuluar
se kemi 15% me shume probabilitet te
jemi te lumtur nese miqte tne jane te
lumtur. Cdo mik i palumtur ul lumturine
tone me 7%. Interesant eshte fakti se nuk
ndodh keshtu me anetaret e familjes.
Dihet se kur krijojme miqesi, krijojme dhe
shume besim. Kjo mund te rezultoje mjaft
keq. Tradhetia vjen nga personat qe i
duam dhe i besojme me shume. Dhe
sigurisht jemi ne ata qe me pas vuajne me
shume. Kjo eshte arsyeja pse shume
persona ngurrojne te krijojne miqesi.
Per mendimin tim, ne ditet e sotme zor se
krijon miqesi. Njerezit te duan per interes
dhe ndonjehere dyshon dhe te miqte e tu
te vertete. Kjo ben qe te mos kemi shume
besim dhe marredheniet midis njerezve
dobesohen.
Ajo qe ka rendesi eshte te duam dhe te
respektojme njerezit qe kemi perzemer.
Miqesia eshte shume e rendesishme dhe
ne nje shoqeri te gjere, krijimi i miqesise
eshte e pashmangshme.

Don Kishoti koment dhe analize


(Servantes)

Roman I shkruar
nga Servantes per te vene ne loje prirjen
e kalorsise se Spanjes si dukuri
shoqerore dhe historike. Hodhi Idene e
daljes nga erresira.
Don Kishotizmi eshte nje dukuri shterpe
e panevojshme ku njeriu nuk arrin te
vendose ekuilibrin midis te shkuares
dhe te tashmes dhe nuk njeh ligjesite e
jetes. Aventurizem qesharak dhe
terheqje patologjike per leximin e nje
libri te caktuar.

Format e komikes jane : komizmi I


gjestit, karakteritdhe situates.
Menyrat e shrehjes se komikes jane :
Manierizmi- menyre artificial e te
folurit sidomos ne fjalimet kalorsiake te
Don Kishotit
Anakronizmi qe ka te beje me
perdorimn e shprehjeve te vjetra.
Gjinia eshte parodi . Forma kryesore e
parodise eshte kontrasti, gershetimi I
elementeve grotekse me ato reale dhe
fantastike.Personazhet jane
tragjikomike. Ndiehet ne stil fryma
popullore.

Subjekti :
Don Kishoti eshte nje zoteri nga Spanja
qendrore, qe pasi kishte lexuar shume
libra mesjetare kalorsiake vendos te
behet dhe ai nje kalores. Keshtu merr
shpaten dhe mburojen dhe del ne
kerkim te aventurave, bashke me mikun
e tij fshatar Sanco Panco, te cilit I
premton zoterime pa fund pas fitoreve te
tyre. Ai le cdo gje nga jeta e tij ne emer
te te dashures, Dulcinese se Tobozos.
Bashke me Sancon kerkojne aventura
por shume here ato I shkojne per ters.
Ne fund te romanit, Don Kishoti vdes si
pasoje e temperatures, dhe rrefyesi te
cilit Servantrsi thote se I ka degjuar
historine, del dhe thote se pas vdekjes se
Don Kishotit, nuk pati me asnje kalores.

Personazhet :
Don Kishoti – heroi tragji-komik.
Tragjik sepse ai priret nga deshira per
te kryer heroizma, deshiron te luftoje
per drejtesine dhe ka ndjenja humane
dhe deshiron te ndihmoje te tjeter.
Komik eshte sepse ka mosbalancim te
fjaleve dhe veprimeve, jeton me endrra
dhe iluzione dhe sepse do te ktheje
prapa rroten e historise. Megjithate ai
eshte besnik, I ndershem, idealist dhe
madje dhe I mencur. Ai di shume rreth
letersise se mesjetes, dyluftimeve etj.
Pra nga ana tjeter ai mund te
perfaqesoje idene se edhe njerezit e
mencur mund te bijne pre e budalallekut
te tyre. Don Kishoti shpesh flet me
manierzima.

Sanco Panco – shtojce e Don Kishotit,


ka iluzione si I zoti, eshte perfaqesues I
mentalitetit te ngushte fshatar, I shkon
mrapa Don Kishotit per interesat dhe
lakmite e tij dhe ka nuhatje instiktive. Ai
eshte personazhi I vetem qe jeton renda
dhe jashte marrezise se Don Kishotit ,
here duke e besuar ate e here duke u
treguar skeptik. Ai misheron anet
negative dhe positive te asaj epoke. Edhe
pse ai eshte I paditur,ai nuk e shfaq
veten si injorant, por ka virtyte si
besnikeria, humanizmi etj. Shpesh ai I
referohet dhe zotit.
Dylqineja e Tobozes- karakter,
personazh I papare, I paekspoluar
fizikisht ne veper. Disa truke e mbajne
ate jashte skenes se romanit.Edhe pse
ajo nuk duket, ajo ka nje rol kryesor
sepse I jep fuqi dhe frymezim Don
Kishotit per veprat e tij. Pra ajo eshte e
rendesishme per gjendjen qe I shkakton
heroit.

Marredheniet midis Don Kishotit


dhe Sanco Panco : Jane plotesime te
njeri tjetri, njeri nje here komik ,tjetri
tragji, enderrojne te dy me sy hapur dhe
ndryshojne nen ndikim e njeri tjetrit dhe
te realitetit.

Temat :
Sistemi I moralit
Klasa shoqerore dhe vlera e tyre –
Servantesi goditi idene se medoemos
shtresat fisnike perbeheshin nga njerez
te tille

Motivet :
Nderi
Romanca
Literatura

Simbolet :
Librat dhe literatura- tregojne per
rendesine dhe influencen e libravr ne
jeten e .perditshme,marredhenia
patologjike e njerezve me librat.
Kuajt- simbolizojne klasen se cilen I
perkasin personazhet, simbolizojne
levizjen dhe jane miq te mire.
Hanet- jane vende ku takohen njerez
nga te gjithe klasat.Ato simbolizojne
strehen dhe ushqimin por dhe
korrupsionin. Sanco Panco shpesh
deshiron te kalojne naten ne hane,
ndersa Don Kishoti poshte yjeve.Kjo
tregoj lidhjen e Sanco Pancos me shume
me realitetin.

Koment fragmenti : “Don Kishoti


dhe mullinjte e eres”
Lufta me mullinjte e eres eshte simbol I
luftes absurde, ndaj nje armiku abstrakt,
shume here me te fuqishem qe as nuk
shfaqet, as nuk ka emer. Eshte sit e
luftosh kunder asgjese, te sajosh situata
per t’u dukur interesant dhe hero para
ate tjereve.
Nderkohe qe Sanco eshte realist dhe me
kembe ne toke, Don Kishoti deformon
realitetitn. Ai eshte komik sepse jeton
me iluzione, dhe tragjik sepse lufton me
synimin se ai po lufton per rrrugen e
Perendise.
Fjala anakronike xhiblet- fare e keqe
perdoret me nje ngjyrim emocional.
Ketu permblidhet thelbi I deshires
donkishoteske, pastrimi I perhershem I
botes nga mbeturinat, veset dhe
padrejtesite dhe lulezimi I virtytit dhe te
vertetes, qe ne te vertete s’mund te
realizohet ne realitet.
Don Kishotin e perplas ne toke realiteti,
enderrat e tij behen cope cope nga
realiteti. Ne nje kontekst me te gjere,
mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien
ne krahet e fantazise me teper sec duhet
dhe ne nje moment te caktuar realiteti I
zbret me kembe ne toke, dhe e gjitha kjo
eshte ne perpjestim te zhdrejte.

Shaban Demiraj (1 janar 1920 në Vlorë - 30


gusht 2014 Tiranë Shqipëri) është gjuhëtar,
albanolog, i njohur shqiptar, ish kryetar i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë
viteve 1993 - 1997.
Është një nga shkencëtarët më në zë në
vend që ka pasur një rol të madh në
përshtatjen e Akademisë së Shkencave me
zhvillimet e ndërrimit të sistemeve politike
në vend.
Shaban Demiraj lindi në Vlorë më 1 janar
1920. Kreu shkollën e mesme (medresenë)
në Tiranë dhe studimet e larta në degën e
gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin
Pedagogjik Dyvjeçar (1946-1948) dhe më
pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-
1955). Në vitet 1948-1954 punoi si mësues
në disa shkolla të mesme (Gjirokastër,
Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si
pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik
dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të
Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku
shërbeu deri më 1990, kur doli në pension.
Kështu, ai punon si mësues, profesor e
shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në
vetevete rekord të këndshëm. Është njëri
prej pedagogëve që ka mbajtur kurse
leksionesh për një numër të qenësishëm
lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për
morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për
gramatikën historike të gjuhës shqipe, për
historinë e gjuhës së shkruar shqipe
(shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special
për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë
hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si
dispensa e libra më vete, me të cilët
punojnë edhe sot Universitete të
Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj.
Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe
administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës
shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të
Filologjisë (1962-1989). I përgatitur
shkencërisht, me karakter të rreptë e
kërkues në radhë të parë ndaj vetes e
mandej edhe ndaj të tjerëve, studentë e
kolegë, me ndershmëri të panjollë,
gjithherë i njerëzishëm. Kohëzgjatja në këtë
funksion flet vetë.
Ai ka qenë dhe mbetet shembull për ne ish-
studentët dhe kolegët e tij më të rinj: i
drejtë, kërkues, nxitës i përhershëm që
edhe ne t’i futeshim sa më shpejt punës
pedagogjiko-shkencore, duke dhënë vetë
shembullin personal, duke u bërë për ne
shembëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit
të pasionuar. Ne kemi mësuar prej tij si të
japim leksione, si të bëjmë punë kërkimore-
shkencore, ai është mësuesi ynë dhe ne i
detyrohemi shumë shpirtërisht kësaj figure
madhore të shkencës shqiptare, që më
shumë flet me punë sesa me fjalë.
Akademiku i asociuar Ethem Likaj, një ndër
studentët dhe kolegët e tij, shkruan : “Dijet
për gjuhën shqipe e kulturën e tij të gjerë,
të fituara me shumë punë e mund, i përçoi
me përkushtim te nxënësit (që nga vitet 40)
deri te studenti e specialisti në vitet
pasardhëse. Nga viti 1945 e deri këtë vit,
kur doli në pension, Shaban Demiraj ishte
pranë studentëve. Breza studentësh, tani
mësues, gazetarë, redaktorë, shkencëtarë,
në mbarë vendin, që morën nga prof.
Shabani dije, meritat e punës së tyre i
njohin me krenari edhe si merita të
Mësuesit të tyre. Nuk ishte fort e lehtë që
dije nga disiplinat më të vështira të
gjuhësisë, të bëheshin pronë e të gjithëve”.
Në vitet 1962-1966 ka qenë zëvendës-
dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë
të Universitetit të Tiranës. Ai do të mbetet
në historinë e Fakultetit të Historisë dhe të
Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës si
drejtues që u shqua për punë të pakursyer
dhe të një cilësie të lartë.
Profesor Sh. Demiraj i përket yllnajës më të
lartë të albanistëve dhe albanologëve të të
gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet
për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj
gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për
pasion, durim e këmbëngulje shembullore
në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të
palodhur. Puna e tij është punë blete, ai
lëron gjuhën tonë amtare dhe frutet janë të
bollshme dhe të pjekura, ai gërmon si
arkeolog shqipen e hershme dhe
monumentet e vjetra të saj dhe u jep jetë
“fosileve” të gjuhës. Me punë dhe prodhim
ai i ka ngritur monument vetes.
Ai ka lënë një prodhimtari të gjerë
akademike. Nga viti 1970 e deri më sot
shkroi e botoi vepra (disa prej të cilave edhe
në gjuhë të huaja) me vlerë teorike e
praktike për njohjen më të mirë e më të
thelluar të ndërtimit gramatikor të gjuhës
shqipe : Historia e gjuhës së shkruar shqipe
(1970); Çështje të sistemit emëror të gjuhës
shqipe (1972), Sistemi i lakimit në gjuhën
shqipe (1975); Morfologjia historike e
gjuhës shqipe I (1973), II (1976), ribotuar në
Prishtinë (1980), Gramatikë historike e
gjuhës shqipe (1986), ribotuar në Prishtinë
(1988), një formë më e përmbledhur e saj
është botuar gjermanisht nga Akademia e
Shkencave e Austrisë (1993), botim i
përmbledhur në Tiranë (2002), Gjuha
shqipe dhe historia e saj (1988), ribotuar në
Prishtinë (1989), botuar edhe në italisht nga
Universiteti i Kozencës (1997), Gjuhësi
ballkanike, botuar në shqip e maqedonisht
në Shkup (1994), dhe ribotuar në Tiranë, më
2004, Fonologjia historike e gjuhës shqipe,
(1996), Prejardhja e shqiptarëve në dritën e
dëshmive të gjuhës shqipe (1999), dhe një
version anglisht i saj The origin of the
Albanians (linguistically investigated)
(2006), Gjuha shqipe – Probleme dhe disa
figura të shquara të saj (2003), Epiri,
pellazgët, etruskët dhe shqiptarët (2008),
etj. Nga këto vepra del se profesor Shaban
Demiraj është gjuhëtar dhe filolog që jo
vetëm parashtron, jo vetëm prek, por që
edhe shqyrton, kërkon, analizon e thellon
mendimin shkencor, u jep përgjigje
pyetjeve të parashtruara dhe shtron pyetje
të tjera. Si në të gjithë jetën e vet të
hetuesit shkencor, edhe në këto vepra
ndeshet me çështje e probleme të vështira
hetimit të strukturës së sotme dhe asaj
historike të shqipes, dhe me mprehtësinë
vrojtuese dhe përgjithësuese që e
karakterizon, nxjerr përfundime shpesh
krejt të reja, jep mendimin e vet shkencor
të autoritetshëm si albanist dhe albanolog i
shquar. I tillë është ai edhe kur merret me
çështje gjuhësore të ndërlikuara ballkanike,
jep përgjigje shkencore edhe si ballkanolog.
Nga këto vepra, vendin e nderit e zë
Gramatikë historike e gjuhës shqipe, që në
thelb është enciklopedi e vërtetë e
ndërtimit gramatikor të gjuhës shqipe,
sidomos e morfologjisë historike, është
parashtrim analitik i arritjeve në këtë fushë,
është arena ku profesori ynë i nderuar ka
shpalosur jo vetëm dijet e veta të gjera, por
edhe ka dhënë mendimin e vet të
qëndrueshëm për ato që parashtron, është
përgjithësim e krijim shkencor, një vepër
monumentale e fondit të artë të letërsisë
sonë gjuhësore. Ja, pra, pse kjo vepër është
nderuar me Çmimin e Republikës të klasit të
parë (1989).
Është bashkautor dhe redaktor i veprës
madhore Gramatikë e gjuhës shqipe, vëllimi
I, Morfologjia, (1976, ribotuar 1995, 2002),
parathënia dhe kreu për foljen. Si redaktor i
këtij vëllimi u shqua për aftësi drejtuese,
për kërkesa të larta dhe sidomos për
njëjtësimin e krerëve të tij. Si bashkautor
mbajti një peshë bukur të madhe me kreun
më të rëndësishëm, me kreun për sistemin
foljor të gjuhës së sotme shqipe, sistem aq i
zhvilluar morfologjikisht, që kërkonte zotësi
përgjithësimi e parashtrimi.
Profesori ynë i nderuar është autor i dhjetra
e dhjetra shkrimeve studimore në revista e
të përkohshme të tjera të ndryshme
shqiptare, me plot ndihmesa nga fusha e
morfologjisë së sotme e historike të
shqipes, nga sintaksa historike, nga fonetika
historike, nga historia e gjuhës, etj., etj.
Vetëm këto shkrime do të mjaftonin për ta
renditur ndër gjuhëtarët tanë më të shquar.
Ka transkriptuar dhe përshtatur në shqipen
e sotme veprën e Gavril Darës Kënga e
sprasme e Balës (1994), ribotuar në
Prishtinë (2006). Në bashkëpunim me
akademik Kristaq Priftin, ka hartuar dhe
botuar Kongresi i Manastirit (1968),
ribotuar më 2005. Ka botuar një monografi
jetëshkrimore për Eqrem Çabejnë, Eqrem
Çabej, (1990).
Ka përkthyer romanin Martin Iden të Xhek
Londonit (1995), me gjuhë të krehur, larg
ndikimeve e ndërtimeve të pastra angleze,
shembull për përkthyes të tjerë.
Prof. Sh. Demiraj tanimë është i njohur në
botën shkencore ballkanike dhe evropiane
me kumtimet e tij në veprimtari të
rëndësishme ndërkombëtare e me artikujt
shkencorë të botuar në revista të huaja.
Dhe mund të pohohet me kënaqësi dhe
krenari se është gjuhëtari shqiptar, vepra e
të cilit njihet më mirë jashtë Shqipërisë.
Shkrimet dhe, veçarërisht, librat e tij, në
mos qofshin shkruar e përkthyer në gjuhë të
huaja, sidomos në anglisht, ato janë të
pajisura me përmbledhje në gjuhë të huaj,
çka ka ndihmuar në përçimin e mendimit të
vet shkencor tej kufijve të botës shqiptare.
Është autor i shumë artikujve të botuar në
përmbledhje e revista shkencore të huaja :
zërin për gjuhën shqipe në përmbledhjet
enciklopedike-gjuhësore La formazione
dell’Europa linguistica, Firence, 1993, Le
lingue indoeuropee, Bolonjë (1994), Les
langues indo-européennes, Paris, 1994; në
vëllime përkujtimorë për Norbert Joklin
(1972), për Johan Knoblokun (1985), për
Johanes Hubshmidin (1982), për Miklosiçin
(1992), për Kopitarin (1996), etj. Ka marrë
pjesë në konferenca shkencore kombëtare
dhe ndërkombëtare : në Kongresin e parë
(1966), të dytë (1970), të katërt (1980), të
gjashtë (1989) dhe të shtatë (1994) të
Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të
Europës Jug-lindore; në Kolokuiumin
Ndërkombëtar për Norbet Joklin në Insbruk
(1972), në Simpoziumin Aspekte të
albanologjisë (gjendja dhe detyrat sot), Këln
(1988), në Simpoziumin Ndërkombëtar të
Albanologjisë në Palermo (1990), etj. Ka
mbajtur ligjërata në Universitetin e
Prishtinës, të Shkupit, të Kluzhit (1971), të
Romës (1985), të Kopenhagenit (1987), të
Aarhusit (1987), të Vienës (1988, 1993), të
Bonit (1993), të Kozencës, të Palermos, etj.
Një jetë e tërë e mbushur me studim, me
kërkim, me krijimtari shkencore të
qëndrueshme, jetëgjatë. Sepse është i tillë,
u zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe
delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972),
iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972),
Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar
1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997),
anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave
dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i
Akademisë Qendrore Europiane të
Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar
nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës
(2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata
Ndërkombëtare e Studimeve të Europës
Jug-lindore (1994-1998). Laureat i dy
Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë
(1979) dhe të klasit të parë (1989). Është
dekoruar me Urdhërin Mjeshtër i Madh i
Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës
(2001).
Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin
burimor]
 Gramatika e gjuhës shqipe: fonetika et
morfologjia. Rilindja, Prishtinë 1969.
 Morfologjia e gjuhës së sotmë shqipe.
Rilindja, Prishtinë 1969.
 Historia e gjuhës së shkruar shqipe,
1970.
 Çështje të sistemit emëror të gjuhës
shqipe. Universiteti Shtetëror i Tiranës,
Tiranë 1972.
 Morfologjia historike e gjuhës shqipe. I.,
Tiranë 1973; II., Tiranë 1976.
 Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Mihal
Duri, Tiranë 1975.
 Gramatikë historike e gjuhës shqipe.
Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë
1986.
o në gjermanisht: Historische
Grammatik der albanischen Sprache.
Österreichisches Akademie der
Wissenschaften, Vjenë 1993.
 Gjuha shqipe dhe historia e saj. Shtëpia
botuese e librit universitar, Tiranë 1988.
 Gjuhësi ballkanike, botuar në shqip e
maqedonisht në Shkup, 1994.
 Prejardhja e shqiptarëve në dritën e
dëshmive të gjuhës shqipe, 1999.
o në anglisht: The Origin of the
Albanians: Linguistically Investigated,
2006.
 Gramatikë historike e gjuhës shqipe
(botim i përmbledhur). Akademia e
shkencave e shqipërisë, Tiranë 2002.
 Gjuha shqipe – Probleme dhe disa figura
të shq
Pershkrimi objektiv.
Njeriu qe kam perpara syve eshte nje
vajze, shoqja ime me e afert. Ajo
qendron e ulur ne krahun tim te majte
duke kryer veprimtarine e saj si
nxenese. Ne pamjen e saj te bie ne sy
nje gjatesi e mjaftueshme, rreth 165 cm.
Eshte 14 vjec, me nje ngjyre lekure te
bardhe e me floke te gjate ne ngjyre
geshtenje te erret. Fytyra e saj
karakterizohet nga tipare te rregullta, me
sy ngjyre kafe, hunde normale dhe
dhembe te vegjel e te bardhe.
Pergjithesisht eshte nje neri i qeshur,
por nuk i mungon as serioziteti.
Pershkrimi subjektiv.
Ajo eshte nje vajze e re, e qeshur dhe
me shume optimizem per jeten. Keto
tipare mund ti veresh ne cdo detaj te
pamjes se saj. Lekura e saj e bardhe si
bora, syte e saj te thelle, floket e
ndritshem si vesa e shiut, te japin nje
ndjesi te ngrohte, te paster tek e cila
vetem dyshime qe nuk mund te kesh.
Trupi i saj i gjate te jep nje perfytyrim te
sakte te nje malesoreje fisnike e te
sigurte te vetja. Eshte nje nxenese
shume serioze dhe e perkushtuar.
Menyra e thjeshte e te veshurit
perforcon edhe me shume gjithcka qe
thashe me siper. Me pak fjale, kjo eshte
shoqja ime.

I. Pershkrimi objektiv
Erjola eshte nje nxenese ne klasen e nente te
shkolles 9-vjecare “Edith Durham”. Ajo
eshte pesembedhjete vjece. Eshte e gjate
rreth 175 cm dhe eshte elegante. Ka floke te
zinje dhe te gjate me onde. Syte e saj jane ne
ngjyre geshtenje te ndezur me qerpike te
gjate dhe te zinj. Ka hunde te vogel dhe
lekure te celet ngjyre gruri. Eshte qukese.
Balli i saj eshte i larte dhe buzet jane te
trasha. Mban syze. Gjithashtu data e lindjes
se saj eshte me 2 dhjetor dhe shenja e saj e
horoskopit eshte shigjetari. Rezultatet e saj
ne mesime jane te larta.
II. Pershkrimi subjektiv.
Erjola eshte nje nga dy shoqet e mia me te
mira. Ajo eshte shume simpatike dhe e
qeshur. Ka nje tip te hedhur, eshte energjike
dhe shume shakaxheshe. Aq sa mund ti
ndryshoje humorin nje njeriu te merzitur
brenda pese minutave. Kjo eshte nje cilesi
qe me pelqen shume tek ajo. Zakonisht ka
nje natyre impulsive dhe vepron pa u
menduar mire. Kjo nuk eshte nje prej aneve
te saj me te mira por duhet te pranoj se ne
nje fare menyre me pelqen sepse na fut
shpesh ne situata komike. Ne jemi natyra te
kunderta prandaj ne nje fare menyre
plotesojme njera-tjetren. Erjola i ka dobesi
kafshet dhe kjo gje me pelqen tek ajo sepse
ndoshta eshte arsyeja qe e ben nje njeri te
bute. Ajo eshte shume e kuptueshme dhe
tolerante karshi te tjereve dhe perpiqet ti
degjoje ata. Kjo eshte arsyeja qe Erjola e
kupton fare mire situaten ne te cilen ndodhet
nje person sepse vendos veten ne vendin e
tij. Erjola eshte nje natyre e komplikuar pasi
shume here ka edhe luhatje humori dhe
sjellje qe dalin jashte natures se saj te
perditshme. Me pelqen qe kam arritur te
njoh nje person si ajo sepse kam mundur te
shoh edhe anen e under te monedhes, por
duhet ta pranoj se kjo vjen edhe ndoshta nga
natyra e saj teper pesimiste.
Lexo me shume:
http://sq.yourliterary.com#ixzz5cTZpHqBY
YourLiterary.com - Veprat tuaja online...
Follow us: YourLiterary on Facebook

You might also like