ISHULL

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 166

Brikena Smajli

ISHULL

I shulli i kuptimit është vetëm një pikë... oqeani është ngado dhe,
rrugët për të mbërritur atje, janë të panumërta. Madje edhe
pikëmbërritja është e sigurtë: mjafton të gjesh koordinatat dhe ta
drejtosh mjetin lëvizës me zotësi drejt tyre. Madje edhe ishulli nuk
është krejt pikë, as edhe ishull: oqeani i madh i shumësisë së rrugëve
për të mbërritur, është krejt rastësisht aty - një shaka e përmbytjes
parake a biblike, shkrirje akullnajash nga ngrohja globale. Vetë toka e
ishullit është gjithkund; veç, poshtë ujit, përgjatë tabanit me shpella,
maja malesh, kodra, lugina, humnera ...ajo është aty, prandaj edhe nuk
ka nevojë të kërkohet. Ashtu si toka edhe ishulli i kuptimit është aty:
poshtë moskuptimit, heshtjes, dembelisë për të lëvizur dhe për t’u
drejtuar diku, për të përzgjedhur në tërësinë e fjalëve të përshtatshme,
për të duruar, kuptuar tjetrin. Krejt gjë e thjeshtë është, mjafton të
besosh...kë? Madje edhe të zgjedhësh, si zgjedhja e rrugës së sigurtë
me asfalt e trotuar për kalimtarët apo rruga e kanalit kullues, bri saj, të
pistë dhe të lagësht...apo më tej ende: kërkimi i katakombeve,
shpellave, labirinteve; si bota tokësore e nënujit, e parë para
Krijimit...mjafton edhe të pranosh... të vdesësh.Në fund, gjithçka është
faj i oqeanit, detit, ujit parak, përmbytjes; duhet edhe pak diell (shumë
diell, në fakt), që njeriu të heqë dorë nga kapërcimi i detit dhe t’i
drejtohet malit, majës së malit. Po a e di ai, ndërkohë, që lartimi për
atje, kthjellimi, për në të vërtetat nuk është as udhëtim vertikal edhe as
ngjitja nga poshtë – lart.
Udhëtimi është një parabolë për tek hija.

Humbim tue u ba botë


1
Brikena Smajli

…zogjtë këndojnë në kafaze


nate...

Çdo jetë, diellin e saj.

Rrugët vdesin nga mungesa e udhëtimit.

Humbim tue u ba botë


2
Brikena Smajli

DITË-NATË

Heshtja âsht brumë i ardhun për bukë,


tek çdo njeri âsht nji prrallë...
nji motmot âsht që mbushet me zâ...
âsht ditë që nisë me zbardhë.

***
Nji vjolinë prîn bregut të detit,
ku dallga then krahët...
...harku coptohet në grimca shkume
e tingulli âsht rânë...

***
I zi bahet gzimi:
ma fort se nata e pagojë,
ma fort se dita, pa Zot...
Jehona nuk mbërrin me mbajtë asnjë tingull...
asnjë zâ heshtimin s'e then.
Pse dita qé lindë pa sy,
pa humnerë qé lindë mali i naltë,

Nata n'hânë ngjyrat i mbledh...


e zgjâhet pa prâ.

Humbim tue u ba botë


3
Brikena Smajli

Atje ku çdo dritë mbruhet me natë


dhe gzim bahet gjama dhe vaji;
si n’andrra…
kambët nguten me mbetë në baltë…
pse ecja lum asht në theqafje.

Por nuk mbulon as qiellin nji re


Pse yj’ edhe diell përmbi prapë bajnë dritë
Teposhtja kështu kthehet në rrëke
e naltmja një pikë që s’e mbrrijmë.

Humbim tue u ba botë


4
Brikena Smajli

… NUK VIJMË.

… mes fluturimit dhe zvarritjes ecja është lëvizja më e paqtë.


Gjithmonë, nëse toka, ku vë këmbët, është e rrafshët (gjë që rrallë
ndodh)...Prandaj theqafjet kanë kërkuar krahë (jo këmbë të forta),
ndërsa në majat dhe shpellat, as krahët dhe as këmbët nuk bëjnë më
punë. Zogu dhe gjarpri prandaj janë vëllezër të një pikshikimi:
udhëtimit.

Humbim tue u ba botë


5
Brikena Smajli

KOHË

Koha është vetëdije abstrakte perdesh, varë për mur. Megjithatë, ajo
rrjedh si lumi, duke mos qenë i njëjti ujë…dhe ne me të përshkojmë të
njëjtën rrjedhë, duke e menduar veten të palëvizshëm. Por, mjafton një
hop të jemi mënjanë, ndërsa rrjedha na përbuz dhe shohim me sy
lëvizjen saj, rrjedhën që na merr me vete dhe na përbën.

Humbim tue u ba botë


6
Brikena Smajli

Arrestimi i kohës është diçka e pamundur. Ndaj, ndërsa koha ecën me


ritmin e saj dhe ne bëhemi të vetëdijshëm për këtë ecje, është ajo që na
burgos, për të rendur edhe më shpejt. Të mbushur me kohë ne jemi
kështu si vatër zjarri, si shtjellë e ujit të detit, mbytë në pus.

Humbim tue u ba botë


7
Brikena Smajli

DRITËHIJE

....madje edhe pasqyra nuk pasqyron,


pse drita, prore asht e paqëllueme,
verbue asht prej fijesh që gjallojnë realitetit.
Kush sy ka me pa,
i duhet me u ngjitë majë malesh,
me vështrue atje ku theqafja asht nji shenj zani.

Pse, nsa nji majë mali fundohet


e dielli rrxohet fushës, mbjellë me ferra...
krejt fushëpamja asht e lirë, mjafton me pa ma nalt.
Po, asht bot’ e marrë që malit nuk ia di kuptimin…
një dritë kërkon e zharitet në diell.

…shikim i marrtë pasqyrash që verbuen udhëtarin.


-Për ku asht nisë?!

Humbim tue u ba botë


8
Brikena Smajli

Kambët e ujnave shtypin tokën…


Shputa deti lanë gjurmë dhe barishte…
Ajri merr frymë në guacka
dhe luen shkambijtë.

Humbim tue u ba botë


9
Brikena Smajli

Mos thuej se dita mbaron me theqafje ngjyrash

…edhe nata s'thelli n'blu përbahet


e mban përbrenda, si lulja,
ngjyrat e tjera...

Humbim tue u ba botë


10
Brikena Smajli

Tue ikë…
…rruga lëshohet mbrapa, shllungë ajri’
dhe fryma njeshet në avull me u kthye.

Humbim tue u ba botë


11
Brikena Smajli

Në republikën e letrave ka gjithmonë rregulla platonike që duhet të


zbatohen. Pohimi aksiomatik i Platonit mendjemprehtë, nuk është:
poetët jashtë nga Republika. Pyetja që ai, më së pari, do të shtronte,
kishte me qenë: kush janë poetët? Për të pasur në fakt një Republikë të
tyren, Platoni edhe këtu do të ishte radikal dhe i prerë: asnjë jo poet
nuk mund të jetë qytetar i republikës së letrave! Po çfarë është poezia,
që nënkupton edhe: Çfarë është poeti? Kjo, mendojmë, do të kishte
qenë pyetja ekzistenciale e Platonit, në kohën e sotme, e cila, ka gjasa,
ta kishte bërë të jepte dorëheqje nga vetja. (Ne pyesim: Ç'është
Platonizmi?)

Humbim tue u ba botë


12
Brikena Smajli

Bota asht njelmë detit që zgjahet...


A s'merr për rrugë rruga n'sa caku i mbrritjes bahet ujë?

Humbim tue u ba botë


13
Brikena Smajli

Koha asht gurit: as nget as qan...


vazhdon me qenë e palëvizshme
dhe sheh përmes xhamit dashninë tonë për jetë,
që ngutet e zhduket bashkë me ne.

Humbim tue u ba botë


14
Brikena Smajli

Deti asht nji pllambë n'dorën që shkruen ajrit


e fundoset n'letër.
Plagë asht dhe sy që digjet në thellsi.
Forcë ka prej ku t'bahet
e frymë dallge që thehet n'shkamb.

Asht lot i njelmë pasionit që vonon me u ba andërr...


Po edhe fjalë asht deti,
që e bjen zanin humnerash,
shok me erën, me u ba …
edhe akull asht deti për ku merr me pra…
po edhe zog bahet,
zog i madh e i bardhë.

Humbim tue u ba botë


15
Brikena Smajli

Dallga copëton guralecë e shtyn tej ranen,


Dallga rrah shkambin me zhurmë edhe gjamë.
Dallga copëton kujtesat në mijëra grimca drite e rane…
ndër ne, një det i gjanë e i randë.

Deti asht poshtë kambve.


Grimcohet, shkundet, hahet me vedi...
Gjamon…deti ankohet me gjamë dhe ledhaton kufijtë e erën.
Gjithmonë i trazuem, gjithmonë në lëvizje,
hyn dhe shpërndërrohet në kohën-det të njeriut,
apo në mendjen që mundon jetën,
tek zgjahet për ma shumë hapësinë,
ma shumë vetëdije,
dritë edhe ujë.

sy

Deti asht sipër.


Dallga mbyt gjurmat e sheshon ranen.
ai zgjahet...tue kenë ma pak ajër.
...asht naltsi pa emën, pa ngjyrë.
kokrriza t'panumrueme rane, që hapet me ujë,
bimësi e panjomun me dritë…
Deti zgjat duert e panjehuna me rrjedhë
e pret t'i puthi sytë...

Humbim tue u ba botë


16
Brikena Smajli

Qarkue me valle e det'


kërkoj qiellin e naltë prej gurit.
Mbi male zjarrmi m'drejton për kah veriu.

Prej mjegullet e tymit bahem,


në thellësi e dhimbje, e ujit jam.

Circulando de baile y del mar


Busco el ciel en altitud de piedra.
Sobre la montanias el fuego me dirige al norte.

De niebla y de humo soy


En profundidad y en dolor.

Humbim tue u ba botë


17
Brikena Smajli

Megjithëse çarku tashmë nuk kryen punë, zogjtë vazhdojnë të vriten


me ritëm marramendës; me të gjitha mjetet e tjera të reja e të vjetra.
Një zog gjysëm i ngordhur është gjithmonë një zog më pak. Në lartësi
qiellore nuk ka keqardhje, revoltë për çka ndodh, s’bëhet fjalë.
Prandaj, është mirë që vetë zogjtë të vetvriten, duke rënë "heronj" si
nositi. Fundja, pse t'i lodhim ende vrasësit: të pranosh të vdesësh është
më e ndershme!

Humbim tue u ba botë


18
Brikena Smajli

Kumont’ bijnë e ujisin lulet me frymë:


poshtë ujit dhe tokës,
bri lagështinës, njomë me lot të gishtave…
kumon‘ bijnë dhe marrin për nga zani...
në rrugët që afrohen,
bri pragjesh, njomë me gjak…
n’të kujtesës frymë.

Humbim tue u ba botë


19
Brikena Smajli

Mos u mat me shi e me borë…


ngiju me ujë që kthjellet burimesh.
Deti asht larg...
e lundrimi nëpër te asht veç sfidë duersh të panjehuna.
Thuej se dielli mbretnon mbi qiell,
por mos lyp me e pa në sy.
Ai asht dritë për tokën
dhe shtizë tej përtej dritës që të bart.
Mbaje një lule të njomë në dorë…
ndieja gjallninë edhe shprishjen...

Humbim tue u ba botë


20
Brikena Smajli

Mos e lypni zogun me fluturue majë malesh…


për ku ajri s'ka shenj qëndrimi.
Lypni për të pak bar e pemë,
lypni kodrat e pakthyeme në duna rane t'shkretë.
Mos e merrni mni
s'mujt me e kalue e krahu ju randue tek bregu…
asht zog që lumit ka shetitë
e acari tha ia ka krahët…
Asht veç zog,
n'frymë e ka fluturimin
ase asht vetë fryma
për çka mundet me fluturue…
me u ba ajër.

Humbim tue u ba botë


21
Brikena Smajli

Përsipër ujnave,
poshtë kodrave ngjye me bar,
fillon etja.
Si një vrap i panjehun me hapa,
syni vazhdon me ra në terr.
Brumë duersh që përbluejnë përbrenda dritën
s'munden me njehë e që s'munden me vra.

Humbim tue u ba botë


22
Brikena Smajli

Hirushja mbet te dega e varun e pemës që ma s’ka me pasë pranverë…


veshë me fustanin e fundit të ballos dhe, me njenën këpucë.
Pritueshëm ndalë aty tek pusi...pa zogj,
me zane që mbytë janë përfund tij
edhe lumej të nëndheshëm mbetë pa gojë.

Këpuca tjetër shëtit prap’sot në duer të panjohuna, tue kërkue një


kambë, një dorë me e mbathë.

Hirushja e ka ndal hapin në një degë...dhe pret lulëzimin.


Veshë me të tana mangësitë dhe plotnitë,
përcjell kujtesa të ngjashme për ata që ende udhëtojnë…

Unë gjallë jam,- tha Hirushja.

Humbim tue u ba botë


23
Brikena Smajli

Prapë i fërkoj duert me i nxehë


drujtë i prek me lutjen me u ba njerëz.
Dyshemeja prapë e lagun asht
edhe kova me ujë, po aty,
randon duerve t’mia.
Fustanet palë-palë ngajnë në dasma e ballo,
Me u kthye në hi.
Prapë e kam armike orën, minutat, sekondat e saj…
vetëm këpucët përshqasin e bien në ujë.
Hirushja jam prapë… ec gjithë natën në terrin e pyllit.
Shpia veç m’asht largue…
kambtë e zbathuna lahen në hanë,
më bajnë dritë.

Të ligj ba janë prapë qiejt…


E jermit gjuha s’lyp shpëtim
Në afshin e njelmë të ujit
gëzimit hov të Zemrës thirret vaj.

Fmija që s’pran tue u endë e lodrue

Humbim tue u ba botë


24
Brikena Smajli

Ndërrue i ka qysh sot buzëmbramjet


Thye i ka edhe lojnat.
Ngarendi që e nget ka tjetër dukë.
Shtegut ku zu vend errësina shkarpat dhe zjermi janë shumue
Gjuha asht nji fëmijë i njomë, që kthjellet frymet
E bjen rrkajë si loti me pushue n’prehnin e robit.
Amësi kenësi fellet n’rrkajë.

Gabim?
Prapë të ligj qiejt prajnë?
Nji gjuhë që s’lyp shpëtim pyet
N’plotni na përban me gzimin?
Ç’asht një fëmijë që i di të gjitha përgjigjet?
E vërtetë asht bota dhe ka ngrohtësi?
Gjuha asht një vajzuke
që kurrë nuk mësoi …për ne…
apo jena na shkaku:
të rritun, tanë siguri dhe pa asnji pyetje?

Humbim tue u ba botë


25
Brikena Smajli

Tash mundena me hy në mjegull,


tue i kryqëzue sytë zogjve të zi t’natës…
po, edhe mundena aty me ndie virrmen e ditës dhe të ajrit
pa zogj të bardhë…

Humbim tue u ba botë


26
Brikena Smajli

Drita ka tjetër të bardhë...që mbron muret e kthyeme në letër.


Nata shtron rrugë për tek heshtja dhe çdo dorë i bindet fillimit.

Humbim tue u ba botë


27
Brikena Smajli

“Uja” për shpresë asht dembele


e kurrë nuk zhvendoset për diku.
Mundet me vdekë e ngurosun,
por prapë, e paqetë,
thrret zhurmshëm pranverën.

Humbim tue u ba botë


28
Brikena Smajli

Gjithçka derdhet në det


e toka buron ujë kristalesh,
mjegull krype,
krypë toke
e ranë kohe.
Na jena kristale uji dhe toke.

Humbim tue u ba botë


29
Brikena Smajli

Kur fjala ka me iu kthye tingullit, me mujtë hapsinën ka.


At’herë qiellit zogjtë kanë me i kërkue falje:
për krahët e lodhun, për zanin e mekun
dhe për foletë e prishuna...

Humbim tue u ba botë


30
Brikena Smajli

Drita thehet ndër gishta...

Tue provue me dalë në bar,


thehet në pemë.
Për me mbërritë në liqen,
thehet në akull e borë.

Humbim tue u ba botë


31
Brikena Smajli

Përditë ndërtohet mbi gjurmë e krena njerëzish…


prandaj asnjë kala ngritë s’i ka muret,
shpi që shemben janë duert e sytë…
lule pa fryt janë pemët e bimët.
Pse asnjë Rozafë nuk len amanet tamblin që bekon jetë...
…zogjtë këndojnë n’kafaze nate...

Humbim tue u ba botë


32
Brikena Smajli

Zog...

Humbim tue u ba botë


33
Brikena Smajli

Nga fluturojnë zogjtë, nga fluturojnë shqiponjat me krahë e sy që


ndjekin e erën, drejt rrugësh që ajrit venë e vijnë, sipër këmbësh që
prekin tokën?! Ç'është mendja njerëzore, as e tij, as e huaj dhe as e
vdekur, gati për t'u përulur me të parën zili që prek egon? Ajo nuk
guxon të jetë lartësi, ajo nuk guxon të jetë zog udhëtimi dhe drite...nuk
ka krahë, se s'i deshi. Në vend të tyre, shumë urrejtje peshojnë
këmbësh të rënduara si gjyle topi. Çfarë është ikja prej fluturimit e
udhëtimit, ky gozhdim i mendimit që synon pikëmbërritje?!

Humbim tue u ba botë


34
Brikena Smajli

...pse ata vranë çdo ecje drejtue tingullit,


çdo hap për kah drita,
terri merr hak dhe përditë thellohet në terr,
tue nxi ngjyrat në barkun e saj, pusin e saj të zi,
për me shpresue lindjen, por lindjen e njelmë.

Humbim tue u ba botë


35
Brikena Smajli

Kambët ngasin në natë tue ndjekë tinguj,


tinguj të sermtë hane, njomë me shi.
Toka asht lodër që kumbon me hapa hane,
pjano asht, mbushë me zâna që buisin si currila uji.
Pika e lotit dhe gëzimi jetojnë në një zemër ma të madhe se
dhimbja...

Humbim tue u ba botë


36
Brikena Smajli

Asnjë dritë nuk asht ma e ngadaltë


se gjama e barit nën kambë
e kur tingulli vonon e dridhet në përshpërima
edhe nata vonon me ardhë...edhe dita.

Humbim tue u ba botë


37
Brikena Smajli

Tanë shinat kan’ ra


jo me e njomë një tokë, me e rreshkë ranë...
Bornat janë përplasë në shkamb,
ngri kanë, shndërrue janë në akull,
që kurrë s'shkrin...

Humbim tue u ba botë


38
Brikena Smajli

Na jena me t’ikunit…
me natën që zbohet n’ag.
Ikim me tymin fushash, lanë djerr…
pamundësish që mbjellin za,
ju thrrasim "dritë" dhe ju vemë emna.

Humbim tue u ba botë


39
Brikena Smajli

MAL

Mali është i parrëzueshëm, për theqafje ai është më i miri.Një nga një


t'i përkul gjunjët në ecjen-zbritje. Mali është ai që ngjisim dhe zbresim
çdo ditë. Në fund: sa maja malesh kemi parë, sa theqafje kemi zbritur,
suksesshëm, pa u kthyer prapa, duke menduar prapë ngjitjen?! Një
majë mali është gjithmonë e lakmueshme për horizontin e pamjes, por
dija e plotë mbi horizontin i takon zbritjes, theqafjes, thyerjes. Këmbët
janë ato që ecin dhe horizonti i ndryshueshëm.

Humbim tue u ba botë


40
Brikena Smajli

HAP

Një kambë asht një kumonë tingulli…


edhe zani asht dritë.
Tue belbëzue mbi pragjet e dyerve,
tue peshue hapat e pamësuem me ecjen,
fmija hedh hapa si të mbahen me ajër.
Me gjithë ngazëllimin e qënies,
ai ndryen të gjitha thyemjet ndër vedi
dhe guxon me qenë ma optimist se e tanë
jeta e tij.

Humbim tue u ba botë


41
Brikena Smajli

Tana gjurmat vdesin


Tue u përpjekë me u ba ujë.
Vështrimi, prore, vrapon për kah loti,
për me u ba det.
Zani asht zemër e fillimit, që e mundojnë pyetje...

Humbim tue u ba botë


42
Brikena Smajli

Asht heret me ague…


nata ende zgjahet gishtave të kujtesës, mendueshëm.

Edhe lulet vdesin në një blerim maji.


Fryma s'i than, as acari s'i mpin.
Lulet vdesin sa lulëzojnë, nga thatësina.
Drita çjerr muret e zanit,

Humbim tue u ba botë


43
Brikena Smajli

që lypin ende frymë nate,


për me u ba tingull.

Tingulli asht brymë që bie në shpella…


ku fara njeriut ka kohë që s'asht pa.
Tingulli asht rranjë e fryt i Krijimit,
asht ajri që na përban.

Humbim tue u ba botë


44
Brikena Smajli

Tingulli asht frymë e shenj i Krijimit,


asht rend edhe dritë edhe za.

Ndodh.

Humbim tue u ba botë


45
Brikena Smajli

Për ate që jeton gjithmonë është i hapun vorri,


kurse për atë që vdes, një jetë asht që e pret.

Thonë: “Hijet janë si prej dylli e shkrihen sapo i kap dielli.” Kjo është
edhe arsyeja e "armiqësisë" së tyre me lëmshin e zjarrtë. Hija nuk
guxon kurrë ta prekë rrezen e diellit, edhe sikur kjo të jetë e errësuar
mes resh, ndyshe ajo shkrihet dhe nuk është më hije, po as diçka tjetër.

Humbim tue u ba botë


46
Brikena Smajli

Takimi i hijes me diellin është një veprim unikal dhe i pangjashëm


dhe si i tillë është një shpërndërrim resh dhe ajri, në zjarr...

Vallë vetëm ngaqë drita na vret sytë, duam më shumë errësirën...?!

Pa lejen e tij u ndie kryeluftëtar në një betejë ku nuk bënte fare pjesë.
Masha, prushi dhe gështenjat iu kujtuan sakaq apo gjithherë kësaj
jetës së re. Megjithëse dielli mbetej prapë diell edhe nata, prapë natë
ishte, për njeriun kishte filluar përshtjellimi. Dyshimi zhbën edhe

Humbim tue u ba botë


47
Brikena Smajli

ndërton, por kështjellat e tij janë prej rëre. Kush është tani ai? Cili
është identiteti i njeriut? Çfarë është liria, po rrebelimi?

Humbim tue u ba botë


48
Brikena Smajli

Qielli asht i njelmë, thonë: nuk bie shi.


Erë nuk ka, as re që mblidhen s'larti,
veç zhig e hi.
Toka s'asht tha e as pyet për rreshk.
Pluhun që derdhet i hirtë,
pa flakë e vesh me brymë.

Humbim tue u ba botë


49
Brikena Smajli

...gjanat vdesin, tue u përpjekë me mbijetue dhe jetojnë tue u përpjekë


për me vdekë.

Ka dhimbje që shëtisin botën në kambë dhe të tjera që fluturojnë...

Humbim tue u ba botë


50
Brikena Smajli

Një fjalë:

- Përsipër të gjitha gropave mund të ecësh...edhe pa paralajmërim,


mjafton që të biesh ... dhe të mos ngrihesh më. Po u ngjite prapë,
madje, po vazhdove të ecësh, aq me keq për ty!

Humbim tue u ba botë


51
Brikena Smajli

Asnjë pikë ujë...asnjë grimë avull,


as deti që zgjahet e fshan,
as shi që prej qiellit qan,
nuk mundet me e përtëri jetën.
Ato janë jashtë.
Avulli, uji, deti dhe shiu,
Janë, rrinë ndër ne:
në zanin, synin dhe frymën…
Kur ata prajnë a meken,
bima e jetës thahet ...
dhe deti, rreshk nuk a ma...

Humbim tue u ba botë


52
Brikena Smajli

Megjithëse mirësia dhe dashuria janë cilësi edhe hyjnore dhe lartësia e
tyre është e pambërritshme, ligësia dhe e keqja njerëzore ia
kalojnë...çdo parashikimi...ato me të vërtetë janë të pakonkurueshme.

Humbim tue u ba botë


53
Brikena Smajli

N’mure projektue janë naltësi


Tejkalue që kanë qiellin e pashëm.
Zogjtë ma nuk duen fole
dhe krahët ma të lehtë se ajri u janë...
Atëherë muzika kumbon në veshë
e kumt’ i saj në tunelin e errët asht lindje.

Humbim tue u ba botë


54
Brikena Smajli

Kur fjala në tingull ka me kthye


Me mujtë ka hapsinën.
Atbotë, për krahët lodhë,
për kangën mekë
e për foletë prishë
qiellit zogjtë i kërkojnë falje ...

Humbim tue u ba botë


55
Brikena Smajli

Dallga copëton guralecë e shtyn tej ranen,


Dallga rrah shkambin me zhurmë e rropamë.
Dallga copëton kujtesat në mijëra grimca drite e rane…
në ne, një det i gjanë e i randë.

Humbim tue u ba botë


56
Brikena Smajli

Humbim tue u ba botë


57
Brikena Smajli

Thonë, hijet janë si prej dylli e shkrihen sapo i kap dielli. Kjo është
edhe arsyeja e "armiqësisë" së tyre me lëmshin e zjarrtë. Hija nuk
guxon kurrë ta prekë rrezen e diellit, edhe sikur kjo të jetë e errësuar
mes resh, ndyshe ajo shkrihet dhe nuk është më hije, po as diçka tjetër.
Takimi i hijes me diellin është një veprim unikal dhe i pangjashëm
dhe si i tillë është metamorfozë resh dhe ajri, në zjarr...

Humbim tue u ba botë


58
Brikena Smajli

Duem nji rrobot, pa kujtesë e të lumtun...


Mishi dhe gjaku i qenies njerëzore
Mundimi i tij për me u ngjitë majë malit
Asht dashakeq, i lig dhe i huej...
Duem një tjetër njeri, me të tjera eshtna
Prej hekuri qofshin, qofshin prej titani
Që nuk thyhen, që nuk rrëzohen,
Që prajnë së fshami...
Që s'i mundon gjaku, as uji s'i përban...
Duem nji rrobot, a e patë kund...?
E duem për njeri...

Humbim tue u ba botë


59
Brikena Smajli

Lulet janë shtrojë e kambve që ikin...


duert s'janë ma për prekje të buta.
Në rrugën ku gurët shtrojnë erën me zhurmë
çdo ikje e mundimshme bahet.

Humbim tue u ba botë


60
Brikena Smajli

A story
There is a story with letters, words and sentences, written in a specific
grammar with no mistake, a real one story and full of life, breath and
blood; the life we born and go in and the end of it we came out. There
can be always a story, full of perplexities, doubts, faults, failures and
fulfillments, a real story able to be born and to live in. But, do we
write it everyday and with all the letters of the days you live in, for the
sake of the days you come out?!

Humbim tue u ba botë


61
Brikena Smajli

Kur të ketë gjithnjë e më pak diell e më shumë shi, borë edhe ngricë,
toka do të fillojë të jetë më dashamirëse me veten. Gjallesave që i bart
në kurriz, ndoshta nuk do tua ndiejë rëndesën dhe krijesat do të ecin
kokulur, pa madhështi krijuese. Toka do të fillojë ndoshta të jetë më
shumë tokë, më shumë lagështirë edhe baltë, por më pak dritë e
ngrohtësi; më shumë errësirë e vetmi në zymtësinë e njomë. Të gjitha
çfarë ndodhin në një stinë, toka i bart pavëmendshëm deri në fund të
botës, në thellësi të frymës së saj, qumështit të saj. Në këtë mes vetëm
dielli nuk kupton asgjë, as krenarinë e tij. Ai është lart, larg.

Humbim tue u ba botë


62
Brikena Smajli

Shi...përrejtë derdhen në lumë e lumi derdhet në det. Kjo është ajo që


ndodh, zakonisht, natyrshëm, pa iu zemëruar indiferencës sonë, si
edhe pa i vënë vesh as ankimeve tona: për kohën, lagështirën ...erën.
Po kur lumi i fryrë e i tejngopur ta përmbytë vetë detin...atëherë!

Humbim tue u ba botë


63
Brikena Smajli

Ajri asht gjurmë ma e randë se guri,


në tokë asht gojë kërcënuese shpelle që fryn përtej kohës.
Ajri asht shtyllë, themel i veshun me diell,
që vonon me u shtrue,
kujtesë n'cak të ikjes
dhe tunel i errët dyzimi
prej ka nuk iket.

Nadja zbardh
e mbushet me frymë që lëvizin.
Asht vonë me i premtue lutje,

Humbim tue u ba botë


64
Brikena Smajli

dielli e merr për dore ditën


tue na i ba të dituna nji nga nji pamjet
e natyra gjallon me ngjyrat e saj t'vërteta.
Asht heret me u dorëzue:
rrugët bahen ma t'rrëpita,
por theqafjet ma të dukshme.
Koha asht çast që fluturon pa dashje,
andrra s'ka ma as vegime,
gjithçka na shofin sytë
asht e vendueme në dritë të diellit.

Humbim tue u ba botë


65
Brikena Smajli

Ajri ka peshë
dhe zbardhet në frymë që lëvizin.
Ajri lëshohet poshtë e pikon vesë.
Pesha e tij randon poshtë gishtave e kambëve,
që shkruejnë papushim gjurmë endacake shkronjash
pa kujtesë mbi fjalët.
Ne ikim dhe zanat grimcohen në brymë
Tue u mundueme prekë gurët.

Humbim tue u ba botë


66
Brikena Smajli

Drita bart dhimbjen e mjegullës


dhe mjegulla dhimbjen e territ bart.
Na, bij të mjegullës jena
e s’njohim dritë prandaj.

Humbim tue u ba botë


67
Brikena Smajli

Pluhuni i natës digjet me dritë të pakët


tokës së njomë.
Vesa mbledh frymë të bardha
e kthen në ujë gjithë tingujt e zogjve.
Ka shumë ikje,
shumë krahë lodhen fluturimit e prajnë.
Nata mbledh frymtë e trazuara të saj
e premton me i ba ditë.

Humbim tue u ba botë


68
Brikena Smajli

Ishulli është pre e oqeanit të errët, ndërsa syri prek brigjet e rrah të
trokasë në zëra të njohur. Asnjë kumbim nuk dëgjohet, tingujt janë
shurdh me dallgë uji.

Humbim tue u ba botë


69
Brikena Smajli

Somos pajaros sin alas, somos aguilas sin ojos, pero volamos en la
cima del nuestro mar y miramos largo el eterno tiempo. Los pajaros
son blancos y las aguilas tienen luz en sus picos. Somos nosotros,
partículas dolores del voz.

Time scrambled on the page as smoke, the roads are scruncheous


and timid...

Humbim tue u ba botë


70
Brikena Smajli

Leximi, ky veprim dritëgjatë, i nisur që me shkrimin, pra me të parat


gërvishtje në shkëmbin a malin, muret e shpellës a pllaka argjile, është
akt i ushtrimit të mendjes me udhëtimin. Rruga-lexim është një tjetër
strehë e mendjes, kthimi prej së cilës, sado i shkurtër, është një rritje
deri tek pragu i shpresës.
Shpresa vetë është gjithnjë aty si dritë e premtuar, prej së cilës sytë e
hapur kanë për të vështruar më qartë hendekun, humnerën a majën e
malit, për ku duhet shkuar.
Përderisa leximi nuk e ka sosur qëllimin, ashtu si edhe udhëtimi nuk e
ka prekur pikëmbërritjen, njeriu është në udhëtim të vazhdueshëm.

Humbim tue u ba botë


71
Brikena Smajli

There is a quest: memories can be accepted, but not the only life to
live in.
There should be always a river to go through, from the top of the
mountain to the deep sea. Keep your memories inside yourself and
be part of this river.

Humbim tue u ba botë


72
Brikena Smajli

Ikja për ku na presin asht rikthim në pikën e nisjes, si ardhja në


shtëpi. Ndërsa në krahun tjetër, ajo asht gjithmonë nji luftë që bahet
me pranue se askush nuk të pret.

Humbim tue u ba botë


73
Brikena Smajli

Vdekja është një kurrizdale që dikur ishte e bukur.Ajo ka krahë të


fortë e një dorë, që rrallë tradhëton trokitjen.Në bukurinë e saj të gjithë
pijmë ujë të helmët.Në çdo trokitje ajo është një buçimë që ngashnjen
etjen për dritë.Ajo nuk gënjen, është e vërtetë si vetë vdekja.
... edhe pse dita e saj është natë për ne të gjallët.

Humbim tue u ba botë


74
Brikena Smajli

Kur hija luen me vedi,


asht mirë me e lanë n'mbretninë e vet.
Me ikë asht mirë e me u vendue për kah dielli.
Strehë asht mirë me iu ba vedit.
Dielli asht gjithmonë ai i dukshmi,
ai që e drojnë hijet.
Edhe kur shikimi thyhet, verbohet dritet,
asht prapë ma mirë se me shikue shpellat.

Humbim tue u ba botë


75
Brikena Smajli

Nata asht gjurmë e lindjes hapsinash,


pa kurrë emër.
Në gji të saj vdesin sytë,
coptue në ashkla kujtese.
I vramë asht ndriçimi që coptohet ndër gishta...
vra për rrajsh edhe lulja vonon me qenë.
Gjurmë hapash, ngjye me terr,
mbysin fillesat e agimit.

Humbim tue u ba botë


76
Brikena Smajli

Rrugat janë njelmë, ujë ...


e shikimi asht lagë tue mendue prendimet e kuqrremta.
Ma fort se naltsi ajri asht frymë e nxehtë që rri mbi fusha.
Nsa nji vegim i bardhë asht gjithmonë ma i bardhë se bora
gjithmonë ma i menduem thellë ...
edhe ma me dritë...edhe ma i zi.
Asht kohë knetash, llumi asht plym me fara t'pabime.
kohë djerrinash asht...kohë dukjesh t'pangime.

Humbim tue u ba botë


77
Brikena Smajli

Koha asht valë, nisë për dritë, që thehet


në ujë.

Humbim tue u ba botë


78
Brikena Smajli

Prej ujit njelmë asht vetëm fillimi - i pafilluem...


e uji pran e pret.
Asht kohë e pakohë.
Naltsitë ende pa u shprehë...

Humbim tue u ba botë


79
Brikena Smajli

Në një çast të dytë ...gjethja asht mbytë në ujna, shiu mbaroi...

Humbim tue u ba botë


80
Brikena Smajli

Edhe kur qielli asht i pastër


e dielli shndrit e nxeh...
asht gjithmonë nji grusht ujë,
shpërnda padukshëm n'ajri,
që ta njom e freskon frymën për kah e pafundshmja.

Humbim tue u ba botë


81
Brikena Smajli

Fjala

Me qenë në botë, si t’qe ajër; një virrmë paane si me qenë zjerm,si


me qenë dritë; nji dhimbje e pafund prej lindjes n’majë të naltsisë
mbi det.

La palabra
Ser en el mundo como se fuera aire; un grito inmenso, como se fuera
fuego; un paso, como se fuera luz; un inmenso dolor de nacer en la
cima de la altitud sobre el mar. (b.s)

Humbim tue u ba botë


82
Brikena Smajli

Ma vonë asht lanë, drita për me ra,


shtegu për me u çilë...
Asht lanë për ma vonë dielli me lindë...
prej syve asht mshehë dita,
shkrepja e agut t'bardhë, prekë me diell...
...e kjo asht vonesë njerëzish...
nisë, ka kohë, për me takue Njerinë.

Humbim tue u ba botë


83
Brikena Smajli

Uji asht zbardhë prej shinash t'vjetër...


ma tepër se ranë e llum,
mbledhë ka dallgë e shkumë.
Uji asht thinjë prej mallit t'vonuem.
Zanin ka lshue me ét’...
prej ka nuk ndalet.

Humbim tue u ba botë


84
Brikena Smajli

Tej, larg (edhe afër)


do krisje pemësh ndigjohen
edhe ndonji xham,
me zhurmë iu shtrue tokës.
"A" të gjata e të egra,
me zor shtrojnë hije mbi tinguj...
e, dita, natë u ba.
Prej sot duhet me veshtue mirë jehonat
që bahen za i pandigjuem ndër veshë.

Humbim tue u ba botë


85
Brikena Smajli

Për njimend nata asht shpellë,


shpellë me dritë, që nuk guxojmë me e ba t'onen.
Asht deti afër.
Nji det, tha prej etjes, shkundet në krypë.

Humbim tue u ba botë


86
Brikena Smajli

There are days in itself full of memories and memories lack of


emptyness. The roads we climb in and the skyes we jumped are all
human. No wings and no birds at all.

Humbim tue u ba botë


87
Brikena Smajli

Asgja nuk e përshkruen lotin


që pikon në ujë,
veç drita që thyhet brenda tij
dhe ahti i liqenit
që kullon burimesh të nëndheshme...

Humbim tue u ba botë


88
Brikena Smajli

Till the beginning the Night is almost at the top of everything inside
and out. To become Light at the dead Night there is always a
journey, a very long one, through the deep eyes of the quest inside
and out.

Humbim tue u ba botë


89
Brikena Smajli

There is no sign and the sign is no more a flower. The eyes shut of
time and night are longing for the sky. The day is up.

Humbim tue u ba botë


90
Brikena Smajli

Dritat janë shkronja gishtash të njomë


dhe thirrja është veç një tingull.
Zogjtë rrëzohen se duan të pushojnë
nga qielli i tepërt.
Udhëtimi ka kaq shumë dyer të pahapura asnjëherë,
është shtëpi ku nuk mund të ulesh,
këmbët e gishta lëshohen në erë...
Po derdhet shikimi,
drita s'mjafton deri tek majat.
Lartësi,që s'humbin për ne,
prekin qiellin.

Humbim tue u ba botë


91
Brikena Smajli

Zogu asht re, kjo re e zezë,


e randë dhe e njomë
e terri asht dritë,
dritë krahësh t'lagun që s'fluturojnë.

Humbim tue u ba botë


92
Brikena Smajli

Toka, megjithatë mbetet gjithnjë bujare për gjallesat që mban mbi


kurriz. Edhe kur themi për dikë: "e përpiu dheu!", toka nuk ka faj.
Ajo vetëm ka përfshirë në gjirin e saj dikë që ish zemëruar me
ekzistencën e vet tokësore, si për t'i thënë: hesht, dëgjo zërin e
brendshëm që kumbon..., larg qënies që nuk di se nga vjen..., poshtë
dheut...përgjatë lumenjve të nëndheshëm...veshto tingujt...deri tek
gjaku yt që rrjedh në damarë, rritu!

Humbim tue u ba botë


93
Brikena Smajli

Krimi s'ka formë, as ngjyrë, madje, paradoksalisht, ai nuk ka as


viktima(!). Po krimi është i qenësishëm si Zoti. Veç lartësia e Tij
qiellore mungon. Krimi e ka qiellin e vet...deri tek
krimi...përjetësisht.

Humbim tue u ba botë


94
Brikena Smajli

Ne asgja nuk na përbalt


ma tepër se syni i panginjun...
filli i tretun asht ba lëkurë e padukshme e qenies,
lidhë për brez.
Në çdo kasolle një tubë shi dhe në çdo pellg,
një grimë diell,
bahen tingull.
Gishtat, tanë shend shetisin kah fjalët e njelmta.

Humbim tue u ba botë


95
Brikena Smajli

Kapërcimi ka me ndodhë
kur rranjët, pre prej njerëzisë,
kanë me u tha e pema nalt
ka me u shkundë e tundë, pa ra.
At’herë pema ka me gjethue thirrjen e fundit,
jehun e shpirtit, për me u mkamë...
Se rranjët janë gjithherë rranjë
e prej tyne bahet e mundun bimësia.

Humbim tue u ba botë


96
Brikena Smajli

Thelbi asht n'drit t' shikimit


dhe syni rrahet për gjanash t'forta.

Humbim tue u ba botë


97
Brikena Smajli

Kur lind dita


(se dita lind prej natës
e nata vjen e rishtron ardhjen e saj, pa zhurmë)
gishta bahen të ndjeshëm
e ndjesia e ajrit: e athët, e egër dhe e bardhë,
na vret.
Zgjimi në kte shumësi ndjesish
që zbardhin
asht nji lindje e përditshme,
gjatë të cilave zbulojmë vazhdimisht
çastin parak të vetvetes.

Humbim tue u ba botë


98
Brikena Smajli

Po të shkojmë teposhtë
e dritat natën të shuejnë,
agu ka me qenë drandofil i bardhë,
veshë me ujë.

Humbim tue u ba botë


99
Brikena Smajli

Arsyeja është kaq fragmentare dhe e shëndoshë tej mase, sa nuk e


zënë mendimet.

Humbim tue u ba botë


100
Brikena Smajli

Ajri coptohet në guacka drite...

Humbim tue u ba botë


101
Brikena Smajli

Terri mbulon bregun ku ndalet anija, s'ka shteg për në dritë...

Humbim tue u ba botë


102
Brikena Smajli

Oqeani asht tansi ujore ku notarit i duhet me përfytyrue pika referimi


të papërfytyrueshme, me iu bindë atyne verbtaz dhe edhe pse nuk
ekzistojnë, me vazhdue me notue tue i ndjekë. Oqeani asht aty,
kalimtari (notar) rrezikon gjithmonë mos ia dalë për me notue as pak
metra. Mjafton me ba pyetjen e frikshme: cilat janë pikat, skajet e
qendra...?

Humbim tue u ba botë


103
Brikena Smajli

Një gur ku fryjnë erna...


asht veç strehë e hijes diellit,
kut ku matet e ikshmja ditë.
Një gur asht kujtesë, e mbetun peng...
në asgjandodhinë e t'nesërme.

Humbim tue u ba botë


104
Brikena Smajli

Dallgët rrahin gurët dhe shkëmbin, uji qull dhe lan tokën; dallgët
rrahin bregun e prekun gurin me shtjellë, dallgët latojnë e kthehen në
erë.

Humbim tue u ba botë


105
Brikena Smajli

Kur e vrasin të ikurin, ai s'bëzan, madje nuk e merr vesh a e vranë.


Vetëm zërat dhe jehonat përshpërisin në çdo qoshe rruge, në çdo skutë
a mërzi..., përgjithmonë.

Humbim tue u ba botë


106
Brikena Smajli

Kuptim

Gjithçka duket niset nga sytë, si nga thellësia e detrave, liqeneve,


burimi i lumenjve. Më thellë se nyjëtimi, shqiptimi i tingujve, më
thellë se aparati ynë folës; kuptimi përbirohet shtresash të thella e sjell
prurje nga deti i gjithçkasë nga pafundësia e gjithçkasë sonë të
njëmendët; sinqerisht, së brendshmi. Prandaj kuptimi i veshur vetëm
me nyjëtim fjalësh ka lindur i vdekur.
Por kur bota vepron kështu, ishulli i njëmendët i kuptimit kthehet në
moskuptim. Përgjigjen ndaj kësaj përbashkësie fjalëshprehëse është
mirë të mos e lindësh labirintesh të qenies, por ta flakësh jashtë, ta
nxjerrësh edhe aq. Që të mbijetosh është mirë të heshtësh apo kur të
flasësh, është mirë të vdesësh...
Fjalët nuk janë më martire ekzistence, as fëmijë që lindin me Dhimbje
të bukur jete...

Humbim tue u ba botë


107
Brikena Smajli

Emën

krue më krue, tue mbledhë grimca rane


pemës e vitit pa kokrra.
Deti asht larg e dielli, tha mërzisë, lutet për shi.
Andja me marrë do gjeth, përzie me lumni dite,
Asht ma e madhe se çdo dishirë.
Me kenë drandofil i njomë
Vesitë n'erë...
Ose frymë që bart murlani...
Lulevjollcë çilë bri gardhit me ferra...
ky Ujë
Që hijen e vet derdh në shi
pemë që kund s'a rritë...

Humbim tue u ba botë


108
Brikena Smajli

Ujë

Nji violinë gurit due,


druni asht dru e ndezet flakë.
Nji violine me i ra tash me gishta...
edhe gurit që bahet shkamb...
Tingujt i due aty edhe t'shurdhuem (a t'pandigjuem)
Shpirti asht gur e gjallon gurit.
Edhe pse uji lan e nuk njom.

Humbim tue u ba botë


109
Brikena Smajli

Humbim tue u ba botë


110
Brikena Smajli

Dhimbë.

Deti asht ngi me zogj,


Ngi asht me shtjella e dallgë,
Ngi asht me jetë
Lodhë jetet asht.
Deti s'asht ma.
Ashtu si dielli.
Vetëm hana mbush me tinguj
Qetësinë.
Toka andrrojn’ krijimin.

Humbim tue u ba botë


111
Brikena Smajli

Rreth

Mekë asht dëshira për me mbërritë...asgjanë,


ku bari digjet, rreshk...
flutrat bijnë shpejt e bahen kryma...
nata shkon drejt ditës, pa za.
Nuk asht trishtim, dhimbë nuk asht kjo që ndodh.
Fasha drite bien mbi sy.
Në çdo dritare varet ka nji shpresë...
e në çdo shpresë ka nji dritë.
a ditë si gjimon moti, rrfe djegin naltsitë.
As po e sheh trishtimin si shuhet,
as po e sheh dhimben, kalbë?

Humbim tue u ba botë


112
Brikena Smajli

Mbas ramjes s'ditës,


kur ardhja e natës ash ma tepër se fakt,
asgja nuk lyp dukë.
Tue gjallue ksisoj, ma tepër prej territ,
t'pamit asht shndërrue;
mekë e tretë në largsi,
i asht kthye shikimit nga brenda,
prej kah gjthkafja merr ngjyra t'shumllojshme t' idesë.

Humbim tue u ba botë


113
Brikena Smajli

Çast

Dallga njehë ujin


si frymën e bame ajër,
gjallon n'at turr nadje,
ku ende s'asht ditë. Piklima e loti zgjahen e fiken n'gur,
tue u kthye n'tingull.
Bluja shetit gjithandej
e nata lind vetveten.

Humbim tue u ba botë


114
Brikena Smajli

Kur ....zogjtë

Një pus për zanin e ngrini fole,


Flatrat nuk kanë vend në tokë.
Ajri i mjegullt i mëngjesit
Zor të zbresi deri aty.
Sqepi, që cik fundin e zhavortë,
Nuk ka më klithmë.
Flaka e flatrimeve prek gur.

Humbim tue u ba botë


115
Brikena Smajli

TINGULL

Ujkonja u thâ etjes. Pika të thella mbi dëborë rrinë të pa deshifruara si


shkrim kunjor. Por ajo tani iku larg. Nga një vend i lartë kthen sytë e
vështron mjegullt. U plak. Lodhur nga ndjekjet, ikjet dhe tufat. Nga
brendësia i vjen vazhdimisht ajo virrma, por nuk ka aspak dëshirë të
lëshojë zë. Hedh vështrimin tej dhe ndien së brendshmi gjithë tingujt e
panxjerrë të saj: si përbluhet, si del nga goja me një duhmë ajri; ndjen
si përgjaket e përndizet kraharorit, si vërshon ajo freski e ujtë, e kaltër,
e bardhë...
Të gjitha janë aty, për britmën më shpirtërore në botë, atë më të
përkryerën, të padëgjuar ndonjëherë. Vetëm tingulli mungon...

Humbim tue u ba botë


116
Brikena Smajli

Veshtim

Jehona e detit nuk pret ma guacka,


Deti asht në veshë.
Përpijs gjimon në shpella morti...
Trupat shkrihen... ranë

Lum

Gjith' zânat e ditës janë humbë,


Humbë asht shikimi në ngjyra.

Humbim tue u ba botë


117
Brikena Smajli

Po lahen ujnat në terrin e lindjes.


n' cak qorrimi përkundet fjala.

Ma fort se ikje,
jeta asht rrxue prej gjaksish t'panginjun;
N'shtjella dyshimi vrapon prekja...
...e gishtat bien në tela t' kputun.

Violinë asht bota,


Hark e shgjetë, vdekja.

Një lum tingujsh kalon pada


Edhe drita e hanës kullon ujë,
Botet ... mbarset n'dritë që vret.
Po lumi mbamend unë t' prishun
E tingujt bahen knetë.

***

Në mue janë copëtue violina ...


Ujë asht ba tingulli që lshuen...
Rrjedhë, teli i kputun...

Humbim tue u ba botë


118
Brikena Smajli

Lundrim

Uji asht kthjellë, sy i gjallë përkundë mendueshëm; E njelmë etja i


tepron shikimit tretë n' njomshti. Rrugë të bardha e brigje priten me u
pa. Nata asht vonë sonte e drita pluskon agoni dhe andrra gjethesh,
zogjsh...

Poezia

Poezia është dhimbje, dhimbja e qenies gjallë.


Shkruhet se duhet ta jetosh si një sfidë ekzistence e qenësie;
Shkruhet se duhet ta mbështetësh veten në pyetjen "A jam?"
Shkruhet... nga ankthi, ankthi i pranimit të jetës e fjalës,
ankthi i pranimit të tjetrit dhe vetes...

Humbim tue u ba botë


119
Brikena Smajli

ndienja e përplotë e boshësisë, pangopjes, etjes, zhbërjes...


Shkruhet se duhet të mbetesh edhe përtej vdekjes...edhe përtej jetës...
Fjalët janë sytë e njerëzve që duam, kur lindin e kur vdesin...
puthje e lindjes dhe e vdekjes në një tjetër botë.
Fjalët janë gurët me të cilët ndërtohet një shtëpi...
çelësat e dyerve, dorezat, dhomat, dritaret, orenditë.
Poezia është njeriu që duam gjithë jetën dhe gjithë vdekjen;
shtëpia ku duam të rrimë në paqe me veten dhe të gjithë.
E, megjithatë, ajo nuk është.
Poezia është një ëndërr që nuk e kemi parë deri në fund... e nuk e
kujtojmë as plotësisht, ndërsa zgjuar përpiqemi ta përpijmë në botën e
shpërlarë të realitetit me diell zharitës.
Poezia është gjithmonë e njomë, ajo gjithmonë thotë ujë dhe dritë,
edhe se ajo është edhe përmbytje.
Poezia na mbron nga thatësira, meqenëse na ka mësuar si duhet të
jemi të etur. Ajo nuk është mbërritja, por është rruga për të shkuar
diku.
Poezia na mbron nga izolimi, sepse ajo vazhdimisht ecën. Ajo është
Thirrja pohuese e tingullit që kthehet në jehonë nga e shkuara dhe e
ardhmja, pa sot as tani; poezia nuk ka të tashme.
Ajo është sytë e verbuar të Homerit e homerëve, përkushtimi deri në
fund në të vërtetën dhe besimin, poezia është shqiptim i mungesës, të
pamundurës, të pashprehshmes;
është të gjitha këto dhe asgjë...
Poezia është pyetje e pafund qiellit dhe kthim në pikën e nisjes pa pra;
kërkim i njerëzores nëpërmjet majave e rrëzimi me gëzim në humbje.
Poezia është kjo rrethanë e jetës, kur jetën e vëmë në dyshim, kur e
vëmë në dyshim edhe vdekjen e jemi njësh me të, pa asnjë pendim.
Poezia është ky pranim i vërtetë i jetës dhe vdekjes dhe tejkalimi i saj
si një lojë.
Kur poezia është, poeti hesht.
Poezia është fjalë...Fjalë e pashprehshme e krijimit, pa asnjë unë .
Ajo mohon, ikën, frigon, dredhon, nxit, grish, rrëzohet, urren,
dashuron, ëndërron, lind...vdes e vret pa nda.

Humbim tue u ba botë


120
Brikena Smajli

Poezia është krijimi, alkimik i fjalës ... Zë i humnershëm nga e


shkuara e nga e ardhmja, Vallëzim në përtej botë: vallja e lindjes dhe e
vdekjes për njerëz që janë ende gjallë.

ASHKLA

Humbim tue u ba botë


121
Brikena Smajli

1. A thua do të vijë pranvera?!


Shi i lodhur dhe litarë të gjatë me pritje. Çdo gjë e gëzuar u lag dhe
dritë bëhet pllakash ku ecet. Më tepër se një mur u rrëzua e prapë
rrugëkalimet nuk janë kaq lira. A thua kalohet disi bregut tej? A thua
na presin kaçube të lagura që mundohen me pak dashuri?

Tepër herët, të marrin flakë.

Humbim tue u ba botë


122
Brikena Smajli

2. Parmakët u thyen në ashkla të vogla e të çrregullta plot qejza që të


shpojnë gishtat. Tenja ka punuar gjatë me to; pa u vënë re, sigurisht.
Në shkallë tashmë ecet me kujdes dhe nuk ka vend për shkujdesje.
Gjithçka ndodh, megjithëse nuk ka pasoja të pariparueshme, mbetet në
kujtesë si një hap drejt humnerës.

Humbim tue u ba botë


123
Brikena Smajli

3. Bimësi në ishuj të vegjël larg e larg. Vizioni që pritet nuk është më


shtrojë e pritjes. Tjetër mundim e bezdis. Fakti se qielli ende pikon një
shi vese e dielli turpërohet për me mbërritë syrin, vazhdon të mbetet
rrugëtim për përsosje. Gjithë bari i lagur ndriçon butë në gishta... e
gjurmët që mbesin prapa kuqëlojnë përgjumësh. Nuk ka më ikonë
varë shkëmbinjsh të nënujshëm. Gjuha mallohet kujtimesh të lagura; e
sigurt se përtypet keq, i mungon vazhdimisht vetvetes.

Humbim tue u ba botë


124
Brikena Smajli

4. Zgjimi i sythave ndodh gjithmonë kur s’shihet pasqyrash. Vetëm


se turpërohet sysh lakmitarë. Në ndonjë tjetër mundësi do të kishte
qenë më keq. Por historia ndjek rrugën e vet dhe pak i përulet kësaj
mundësie. Prandaj edhe bimësia është harlisur për qejf të vet, fshehur
syrit që sheh, ka vazhduar rrugën e saj drejt...kalbjes.

Humbim tue u ba botë


125
Brikena Smajli

5. Pritja është e gjatë... dhe mundimi për të mbartur atë gur lart deri
në majë gjithmonë ka për t’i sfiduar krahët dhe trupin. Dikush mendon
se duhet të jetë i gëzuar(i lumtur ) në zbritje. Po a është kjo e gjitha? A
është koha e ngjitjes e barabartë me kohën e zbritjes? Pyetja është e
thjeshtë: Edhe sa kohë i ka mbetur njeriut të jetë i lumtur? Ekuacioni
megjithatë kërkon kohë për të gjetur zgjidhje. Apo është i shkurtër?
Tak – fap, më një të shkelur të syrit.

Humbim tue u ba botë


126
Brikena Smajli

6. Parajsa gjithmonë e mundon të flakurin. Se mos vetëm kjo.Ultësira


në të cilën ngrihen tempujt ka shumë baltë dhe pluhur. Pak gjëra kanë
ndryshuar nga agimi i parë dhe i frikshëm i pranimit.Po asnjë kurban
nuk u bë atë ditë. Thonë, edhe në ditët që pasuan. Sipas kësaj historie,
edhe pas vitesh e shekujsh. Nuk mund të mendojmë se jemi të saktë.
Kjo është ajo që dihet.Mania e ndjekësit të fluturave na gozhdoi
këtu.Po vendi është kaq pak miqësor sa edhe bari është
trembur.Mallkimi i tempujve, ndoshta.A thua të jetë kështu? Po ne
ç’bëjmë ende?Pse erdhëm? Mos vetëm për të ndjekur flutura?
A e dashuron njeriu vërtetë jetën?

Humbim tue u ba botë


127
Brikena Smajli

7. Përditë ose përnatë Frika vishte muret me ato kthetrat e saj të


padukshme. Skulptori punonte ngutshëm (natën). Sepse ditën e
mundonin njerëzit: nuk mund të ishte vetëm. Pastaj ditën idetë i
trulloseshin nga ky shkak, i dukej se mezi gjente veten mes asaj
zallamahie, nëse gjente ndonjë rast fatlum për ta humbur prapë.
Kështu punonte me ngut, me gishta të përbaltur si prej lyre dhe mielli,
plot brumë buke, që më pas do të piqej. Sa keq që skulpturat e tij nuk
haheshin, madje as shiteshin. Gjithsesi po e grinte uria.
Uria e bukës së përditshme dhe uria e bukës së përnatshme; të dyja
bashkë.
Sa mirë do të dukej sikur të ishte edhe ai i vlefshëm në këtë botë.
Po pse kishte filluar këtë zanat? Nëse quhej i tillë një që s’të jep as
bukë. Ç’e kishte shtyrë? Talenti? Apo kishte të bënte me këtë urinë që
e gërryente përditë e përnatë përbrenda, si një bishë e egër dhe
tinëzare.
Të ishte talenti kështu? Përbindësh që s’ka të sharë?
A thua do të vinte dita e nesërme?

Humbim tue u ba botë


128
Brikena Smajli

9. Nesër fillon zbrazja e thasëve prej liri. Po puna s’u la në lirishtë.


Prapë aty mbetën këmbë të zbathura dhe gishta të djegur nga hithrat.
Popullim i zakonshëm të korrash, mbuluar me një tis të lodhur
mjegulle.Nesër çdo gjë do mundohet t’i qëndrojë kujtesës. ...edhe
prapë gjithë ai shi do të bjerë, ne do të mundohemi, të lagemi për më
kot.Qielli përtueshëm ka kohën e vet të ligjërimit dhe shkrimit: është e
natyrshme pritja; heshtja gjithashtu.Po gjurmë do mbeten dheut të
njomë. Prej banorit të fundit, që nuk iu bind pritjes tek kërrusej nën
thasë liri, mendueshëm.
Rrugë e gjatë për në shtëpi.

Humbim tue u ba botë


129
Brikena Smajli

10. Po, e bardha dhe gëzimi janë brumë, ata kanë gjetur burimin dhe
dritën e ngjizjes, sytë e dhimbjes në shkëlqimin e të dashurit.Ne nuk
na duan aq sa dritëhija e agimit. Vetëm lindja na përket...edhe atë e
prekim me gishta të dështuar lotësh e vaji. Pa jemi edhe fitues. Në
gjakun e gishtat e zbardhur nga pritja...

Humbim tue u ba botë


130
Brikena Smajli

11. Gishtat u çorën, u prenë, u plasaritën. Se mos vetëm ata. Ujë më


nuk ka e askund nuk mbin njomështi.
Ngjitja po bëhet e lodhshme dhe dritë dielli nuk bie. Askush nuk e
merr vesh nëse ky është një tunel apo shpellë. Të përpjetat dhe
teposhtet, pa shijen e dikurshme të së panjohurës dhe entuziazmit të
fillimit, për të matur vazhdimisht përmasën e vendit: kaq metra nga
lindja apo aq hapa nga veriu, tashmë janë krejt pa kuptim. Kush kërkoi
një dritë dhe në qorrsokakun, ku kemi hyrë, krejt pa dashje, pati marrë
me vete ca elektrikë dore, tashmë krejt të parëndësishëm dhe të
kotë.Në këtë kërkim mekës askush nuk mund ta kuptojë se ajo që
ëndërrojmë kaq shumë, mund të vrasë... dhe jo vetëm sytë; jo vetëm
organizmi do të reagonte ndryshe.Dalja në dritë e atij tuneli apo
shpelle tepër të madh/e qe fati i vetëm njërit nga udhëtarët...

....dhe gjithçka pa apo dëgjoi, nën atë dritë torturuese, i solli vetëm një
vdekje ca më të ditshme.

Humbim tue u ba botë


131
Brikena Smajli

12. Potere e madhe dhe gjithandej degë të kalbura mështekne e


kraharorë të zbardhur fluturash. Ketrat ia kanë mbathur, por sytë dhe
lëvizjet e shpejta ende i prekin me gishta këto lëvore të grira.Po
tërhiqet rrëshqanë njomështia mbushë me dritë e sy. Askush s’e pa, se
ish njeri i veshur me luspa e gëzof tigri. Vetëm dje qenë kuptuar të
gjitha.Vonesës, si gjithmonë, i ndriti fati. Prandaj ajo që ishte, nuk
kujtohet më. Ligjet e thonë mirë e qartë: kujtesa vret!Grimcat e fundit
u bënë pluhur.Por, mjafton të mbyllim sytë e historia prapë përsëritet.
Krahët e fluturave u dogjën, nuk ka më stinë që gëzon për to. Një lum
i kuqërremtë gurgullon zhurmshëm.
Besomë, nuk qesh dot në rrezet e diellit. Ai është i pafuqishëm për ta
bërë këtë. Buzë lumit gjithmonë krijohen qytete, por ky vdiq e të tjerët
të gjithë janë emëruar ka kohë. Që të pastrohet ky ujë, do të duhen
shekuj, shekuj gjumi nën pluhur, me pritjen e diellit për të dalë në
dritë.

Humbim tue u ba botë


132
Brikena Smajli

13. Ujkonja u thâ etjes. Pika të thella mbi dëborë rrinë të pa


deshifruara si shkrim kunjor. Por ajo tani iku larg. Nga një vend i lartë
kthen sytë e vështron mjegullt. U plak. Lodhur nga ndjekjet, ikjet dhe
tufat. Nga brendësia i vjen vazhdimisht ajo virrma, por nuk ka aspak
dëshirë të lëshojë zë. Hedh vështrimin tej dhe ndien së brendshmi
gjithë tingujt e panxjerrë të saj: si përbluhet, si del nga goja me një
duhmë ajri; ndjen si përgjaket e përndizet kraharorit, si vërshon ajo
freski e ujtë, e kaltër, e bardhë...Të gjitha janë aty, për britmën më
shpirtërore në botë, atë më të përkryerën, të padëgjuar ndonjëherë.
Vetëm tingulli mungon...

14. Kush ecën zbathur mbi urat e zjarrit?

Humbim tue u ba botë


133
Brikena Smajli

Po kaq i vetmuar ishte lisi me një degë vjedulle në të. Mbi krahët
hijerëndë vështrimet ishin të pavëmendshme. E kush do ta rrokë me sy
në kufirin e tij të paprerë të ngadhënjimit. Kush do të mundë ndopak?

I lëshoi ca gjethe dhe të gjithë sa qenë i shkelën me këmbë. Tani u


plak. Pritja nuk është luks i të fuqishmit. Nuk ka më kohë. Herë pas
here e di se e zë ngërçi dhe ia mbledh krahët gunga – gunga, shtremba
– shtremba. Tani ka filluar ta ndiejë këtë edhe tek rrënjët. Atë pickim
të përsëritshëm në ditë edhe net. Një rrënjë e tij ka dalë tashmë
pothuajse krejt në sipërfaqe të tokës. Njerëzit do çuditen, do
tmerrohen më fort. Me siguri, kanë për të marrë masa që kjo të mos
përsëritet. Pasi ta kenë prerë e sakatosur, ashtu siç vetëm ata dinë.

Punë e madhe!

Ai e di se i ka ardhur fundi. Sa për njerëzit dhe frikën e tyre as që


bëhet vonë. Ishin indiferentë edhe të paturpshëm për bukurinë
hijerëndë që u falte, çdo çast (sa shumë i ka dashur!) tani le të jenë të
tillë edhe me kërcënimin.

Sikur të mundte me rrënjë do t’ua kthente përmbys qytetin. Ta shihnin


kë kishin. Atëherë po, do të tregoheshin kërkues, të gëzuar, inatçorë,
të shqetësuar, kureshtarë, (mendjelehtë si zakonisht) Atëherë,
sigurisht, do ta donin të paktën

( me një dashuri të përulur, frigaçësh qullacë)

Humbim tue u ba botë


134
Brikena Smajli

15. Portikët u ngjyen me baltë e llum. Për herë të parë pas kaq shumë
kohe lagështira i preku edhe ata. Si të mos i kishte harruar, ne
pushuam së lexuari shkrimet e çuditshme shkruar nga uji i dikurshëm.
Një shkrim i ri po përgatitet tashmë ...dhe çdo fshehtësi është e njelmë
e gjithë myshk.

Humbim tue u ba botë


135
Brikena Smajli

16. Pastaj thanë se trëndafilat janë kaq të përditshëm. Dashurinë e


kanë në gojë, por këmbët u merren e, që herët, kanë ndërtuar një
shkrim, sot lexuar ndryshe mes petalesh.Aroma na deh dhe turbullon
mendimet. Thua vetëm ajo? Me lehtësi të habitshme veshin kaq
shumë dritë dhe gëzim; janë gënjeshtarë, në petalet si buzë të dashura
e të kuptueshme. Po a vetëm kaq?! Sikur të ishin rrudha – rrudha kaq
sekrete nuk do ruanin. E pra janë kaq të shëndetshëm e nuk
nënkuptojnë asnjë dredhi, vetëm pak mbrojtje tek gjembat.

Humbim tue u ba botë


136
Brikena Smajli

17. Jeta ka të papritura, që e ndalin rrugën drejt majës ose gremisjes.

Humbim tue u ba botë


137
Brikena Smajli

18. Në asnjë kufi nuk u gjet moçal më i lodhshëm e prapë të gjithë ia


lëvdonin bukurinë. Edhe ky, piktoresk dhe i molisur, u zgjonte gjithë
kujtimet e stisura mendjesh të sëmura.

Humbim tue u ba botë


138
Brikena Smajli

19. Kafka ishte e brejtur, e thyer; ndoshta, hershëm. Kushdo që e


mbante në dorë vetëm mund të provonte tronditjen e pështjellimin, që
shkakton kujtesa e nxitur nga ajo. Të gjithë kureshtarët u lanë larg
ngjarjes dhe gërmuesit kundronin, tashmë me nge, gjetjen. Pyetja, që
mundonte të gjithë, ishte - si ndodhi? Ende nuk kishin arritur të
përcaktonin saktë datën(kohën), nuk po binin në një mendje për
gjininë.Përfytyrimi i thekshëm i mallit dhe frikës nga vdekja ua kishte
mpirë shqisat.

Pyetja – Ku po shkojmë? – u vërtitej nëpër duar si kafka.

Humbim tue u ba botë


139
Brikena Smajli

20. Sigurisht që asgjë nuk nisi në verë. Athtësia filloi qysh në kohët e
panumëruara. Thonë se breshkat nuk u nisën për shëtitje atë ditë; të
sigurta se nuk do të ktheheshin më. Pastaj dita u zgjat tej mase. Orët
vonuan mbarimin e kalimin tek tjetra. Vonë u kuptua se ishin ndalur
në vend dhe do të kishte vetëm ditë, apo vetëm natë. Vdekja vetëm
nuk ishte gozhduar. Ajo vazhdonte... suksesshëm... këtë herë, si kurrë
më parë, ... detyrën.
E ç’duhej dita/nata?

Humbim tue u ba botë


140
Brikena Smajli

21. Lëngimi i gjatë ka bërë që dobësia të ndihet kudo, edhe para


shqiptimit të enigmave. Ai është prapë gjithmonë i përpiktë në
shfaqjen e tij, në kohën e duhur, para orakullit. Ka vite që ndodh
kështu. Dikur ishte pothuajse fëmijë dhe shqiptimi i pyetjes kishte
ankthin e përgjigjes. Tani pritja ka vdekur përgjithmonë dhe ajo që
shqipton plaku, duket vetëm si përgjigje. Pyetjet sikur drejtohen nga
orakulli i cili, i ngulur aty, duket se mat përhumbshëm, heshtur e
vëmendshëm dijen e mbledhur në vite.Gjithkush është i mendimit se
plaku do të shpërblehet për diturinë e tij, gjithsesi. Ndoshta nga ai
vetë, orakulli. Thua me të vërtetë gjuha i është ngrirë tashmë pas kaq
shumë shekujsh e mijëvjeçarësh? Për ç’gjuhë bëhet fjalë?Asgjë nuk
dihet. Pritet që orakulli të flasë disi (ndoshta jo në gjuhë njerëzore),
përveç plakut. Ai nuk pret më, veç vdekjen...

Humbim tue u ba botë


141
Brikena Smajli

22. Në një pjesë të ditës gjërat u shtynë lodhshëm. Ankthi shpoi poret
e gjumit, mbushë me kashtë e përmendore balte. Po asnjë i fjetur nuk i
zgjua kësaj nate. Litarë të gjatë shiu mungonin e në pjesën më
moçalore të fushës nga mbinë kaq bimë të lakta. As të vdekurit s’u
ngjallën se as kishte ndodhur ndonjë mrekulli. Të gjithë, heshtur, e
thanë nga një fjalë dhe heshtën llafazanët, thua se përgjithmonë.Asnjë
pjesë e ditës u hidhërua dhe ndryshoi: në perëndim dielli iku me një të
shkelur të syrit.

Ankthi shpoi prapë poret e gjumit.

Humbim tue u ba botë


142
Brikena Smajli

23. Nuk bën mallkimi më, se asnjë puhi më nuk duket fushës së
plehëruar nga ferra. Edhe njeriu mungon, e kaprojtë janë shtyrë thellë
– thellë në pyjet e largëta...

Humbim tue u ba botë


143
Brikena Smajli

24. Pastaj edhe cepi i fushës u ngjye me det. Si një kafshatë e


saponjomur me shëllirë ende pret të lahet me ujë të bollshëm. Po shiu
mungon humbjes.

Humbim tue u ba botë


144
Brikena Smajli

25. Po, një filiz çeli dhe sinqerisht; padukur e shkoi jetën gjithë në
dritë. Pastaj erdhi koha që të çelë lule e fryte. Drita e bardhë ia veshi
atë pëlhurë të paqme dhe... gjithçka ndodhi nuk ishte në dorë të askujt.

Humbim tue u ba botë


145
Brikena Smajli

26. Tashmë të gjitha pritat janë vënë. Nuk pritet të shpëtojë asnjë. Po
etja i mundon mjeranët dhe ja tek nxjerrin kokat e hutuara. Gjithçka
dimë, ka lidhje me pritjen e asaj që do të ndodhë.

Humbim tue u ba botë


146
Brikena Smajli

27. Mos u mundo më kot, detit i kanë vënë pritë. Edhe pse kjo është
kaq e pamundur. Ai është prapsur, ka lëshuar terren. Tani gjithçka
pritet, i mungon e tashmja.

Humbim tue u ba botë


147
Brikena Smajli

28. Deti sipër nesh e të mbytur nuk jemi. Gjithçka e ujshme dhe e
gjallë sipër, na peshon në sy. Duart, të pafuqishme, ngrenë edhe
thërrmija. Ndërsa prekja e syve çon peshë një botë. Deti sipër nesh,
kaba dhe rëndë peshon në zemër...

Humbim tue u ba botë


148
Brikena Smajli

29. Kthimi qe kaq i lodhur. U bë shumë zhurmë për të rejat e ditës. Po


prapë diçka na iku duarsh. Pjesa, më e kuptuar e kësaj ndodhie, prekte
deri në fund fijet. Kujtesa s’i kishte lënë të gjithë dhe askush nuk ia
harroi bëmën. Moskokëçarës, si gjithmonë, ndaj tjetrit, vetëm kishin
ushtruar detyrën sipas qejfeve të veta,...

Humbim tue u ba botë


149
Brikena Smajli

30. Hapësira e pamatë dhe ngjeshje e mallshme shkëmbi. Këtu


asgjë nuk ka gojë e megjithatë, të gjitha fjalët lexohen, kaq natyrshëm,
bri një drite të bardhë neoni.

Humbim tue u ba botë


150
Brikena Smajli

31. Ditë në koshere. Dylli është gjithsesi atje. Në parmakë prapë


rrëshira ia beh vrullshëm. Gjithë vitet ndodhi kështu. Edhe se druri
është kalbur, rrëshira vazhdon ta qortojë druvarin për prerjen.Nuk
dihej mirë në ish lis, ah apo gështenjë. Askujt s’i kish vajtur mendja
tek gjethet dhe format e tyre. Aq më pak kishin kërkuar farën.

Humbim tue u ba botë


151
Brikena Smajli

32. Ai ka humbë në brazdat e rreshkura dhe në mjegull i fanitet


kthimi. Kthimi i gjymtë i hupanakut të hershëm. Po nuk ka më
njomështi në gishta. Qielli megjithatë qe i lagësht e me duhmë
mbytëse e djegëse. Me diellin nuk ia ka ngenë të merret...

Humbim tue u ba botë


152
Brikena Smajli

33. Tek kthesa e rrugës rënkon një kitarë e zhdukur që nga fëmijëria.
Tinguj të ngatërruar, si flokë të pakrehur, ende kumbojnë në veshë me
një rregullsi torturuese. Asnjë ikje nuk vlen. Gishtat preknin kudo tela
të dridhshëm.

Humbim tue u ba botë


153
Brikena Smajli

34. Pritja është shuar, tashmë një grusht thesaresh vargohet rrugëve
mbushë me zheg. Të gjitha keqkuptimet kanë ndodhur. Më vonë
gishtat janë tepër të lodhur së deshifruari dhe mungesa ia lë vendin
hutimit dhe mjegullës. Prej këtej, velloja e dyshimit mbulon gjithçka
dhe në gjithçka mbetet e mundur. Konopë të gjatë varen prej lart, pre
shikimesh të etura për ca më pak dritë.

Humbim tue u ba botë


154
Brikena Smajli

35. Në ujë u gjet zgjidhja. Agimi dukej kaq i thatë dhe me kokrriza të
ngrohta rëre.Zogjtë u tulatën dhe prapë u turrën dritares. Ka kaq
shumë zëra dhe tinguj që mekjen e bëjnë të huaj. Por era s’i la për
gjatë dhe në tjetër këngë mërguan tinguj të tillë. Pastaj gjithçka u
lëshua dhe u hap, rëndshëm, deri në gishta. Por edhe kjo mekje nuk qe
jetëgjatë. Klithmat pushtuan qiellin dhe lot, thonë, se pikuan që lart.
Tashmë të gjithë zogjtë i kanë krahët të lodhur.

Humbim tue u ba botë


155
Brikena Smajli

36. Aty ku rrathët e kujtesës përqendrohen, ka lindur dikur një dritëz


e vockël sa një majë gjilpëre. Kohë kaloi, por regëtima e asaj thërrmije
ndihet tek pulson edhe ecën. Dritarja pret më kot lajme nga larg e
dhoma kot ndez drita përnatë, në pritje të mikes, humbë hapësirës.
Askush nuk e ka parë që dje e vite kanë kaluar në mungesë të një
thërrmijëze të vogël drite.

Humbim tue u ba botë


156
Brikena Smajli

37. Ka çaste fatmirëplota që të falin buzëqeshje, por ka buzëqeshje që


ta marrin gëzimin pak nga pak, si gëzime të kota për të cilët ke
shpenzuar tepër kohë e tepër energji. Këto gëzime të gërryejnë së
brendshmi jetën, duke marrë pak nga pak aromat, puhinë, petalet,
lulet, barin. Papritur sheh se nuk ekzistojnë më ngjyrat dhe gëzimi
është rreshkur. Atëherë nuk kanë për të mjaftuar ditët as dita; të gjitha
mbyllen pa formë e ngjyrë në një buzëqeshje të vdekur.

Humbim tue u ba botë


157
Brikena Smajli

38. Mbaroi lumi. Rrjedha u shterr e më nuk ndeshim shtëllunga bari e


baltë. Pis nuk bëhemi edhe aq. Me një muzikë, tashmë, më të thekur,
dita zgjahet paturpshëm gjithë dritë të verdhë dhe lakuriqe. Kaktuset,
që mbinë, u zmadhuan habitshëm e më nuk ka et për popullimin. Veç
ne, gjithë të truar, me zor marrim frymë.

Humbim tue u ba botë


158
Brikena Smajli

39. Dora u mpi, më kot sytë ende shohin me një dritë të njomë, sikur
përkëdhelin tipare të mallshme. Gjithçka në orën e vet në fillim u ter
ngadalë, deri sa mekja vuri çelësin e fundit në bravë. Ja një arkivol
luksoz!

Humbim tue u ba botë


159
Brikena Smajli

40. Loja nuk vazhdoi më gjatë. Përderisa njëra palë nuk i qëndroi
besnike heshtjes, gjithkund kish vend për tradhëti dhe viktima. Trarët
e shtëpisë ishin brejtur keq, ndaj gjithkund kish vend për mashtrime.
Edhe këmbët nuk patën më sigurinë e dikurshme mbi dërrasa.

Humbim tue u ba botë


160
Brikena Smajli

41. Është kaq i turpshëm mallkimi, edhe më tej; hakmarrja, kaq e


pavend. Po mjellmat dje u nisën e uji nuk i ka më pasqyrat që pat dje.
Drita copëtohet gardhesh në një ngjyrë keq të harruar. Mungojnë
tingujt dhe shqiptimi i tyre u bë gjë e kotë. Veç rruga mbet po ajo:
gjithmonë në pritje të nisjes edhe pse fillimit i mungon qëllimi, fundi,
po, nuk dihet asnjëherë...gjurmët e të ikurve u zbuluan prapë vonë, kur
tradhtitë nuk e kanë më këtë emër. Nuk ka shtëpi që pret miq dhe
sofrat, kalbë ka kohë, dhembin për dërrasat e dhomës së pritjes.
Natyra veç ka mbetur po ajo; braktisjes nuk ia di kuptimin...edhe pse
do të shuhet, gjelbëron, përmallshëm, shkëndijat e dritës.

Humbim tue u ba botë


161
Brikena Smajli

42. Palë – palë në shtroje flenë tesha të një moti të largët; edhe atyre u
vjen idhët kjo mospërfillje gjanash lënë pezull...

Humbim tue u ba botë


162
Brikena Smajli

43. Grija e syve i ngjante grisë së kostumit që mbante veshur e kjo,


pikë për pikë, asfaltit mbi të cilin shkelte. Sipër edhe qielli ishte gri.
Të lodhura e të mekura ishin pemët dhe asgjë nuk lëvizte. Ato dy – tre
kalimtarë ecnin përtueshëm e të menduar. Secili në punë të vet e treste
vështrimin diku në një pikë të largët, të papërcaktuar dhe drejt saj
shtyheshin me një përtesë të njëtrajtshme. Askush nuk e vinte re
burrin ngjyrë hiri që ecte ngjitur me ta duke u kalamendur...

Humbim tue u ba botë


163
Brikena Smajli

44. Se mos u deshën më shumë fjalë.Kaq pak mjaftoi; i mjaftoi


luftës një tingull jo miqësor dhe gjithë sa qenë iu dhanë me pasion
rrëmujës: Pa menduar e pa kthyer kokën prapa se gjithçka ndodhte,
nuk do të kishte më kthim. Jeta do të ishte e pariparueshme (gjithmonë
nëse pas kësaj, ajo që gjallonte, quhej jetë)Kushdo që merrte
komandën në këtë kohë, rrëzohej krejt papritur nga një tufë e egër e
gjithnjë, më pak njerëzore.
Në pak, fare pak kohë lufta humbi kuptimin dhe domethënien. Brenda
vetë përbërjes së dy kampeve ndërluftuese lindën sakaq bërthama të
vogla armike, të cilat, shumë shpejt, u shtuan si qelizat. Si në jerm
trupat shtyheshin në luftim me gjithsecilin e gjithkënd, duke bërë të
pamundurën në kufijtë e skajtë të mbijetesës, edhe shumë syresh ranë
( a u fikën pa shkak)

Askush nuk pat kohë të meditojë a mendojë për të parë më kthjellët.


Kënaqësia e soditjes edhe të menduarit përbënin një luks që paguhej
me jetë, ndaj të gjithë e dinin fort mirë. Parulla: “mos mendo, por
vepro dhe jeto në një të tashme të paqtë që zgjat një sekondë” duket se
ishte shkruar në ballin e çdo të gjalli.
E kush pati kohë të vështronte qiellin!

Humbim tue u ba botë


164
Brikena Smajli

45. Në një mozaik të vjetër ishin brejtur e prishur pjesë.


Restauruesit punonin me ngjyrat. Po gjithçka qe e kotë: nuk bëhej
fjalë për përngjasim. Një pjesë edhe u shkërmoq papritur, bashkë me
gurët e vegjël. Rindërtimi i asaj që kishte qenë dikur dukej i pamunur.
Tani mbetej, që vetëm soditja, të shtonte diçka këtij rindërtimi. Koka
të lakuara gjarpërinjsh dhe një trefil, mbështilleshin e humbisnin
pjesësh të gërryera nga koha.Askush nuk mund të thoshte se puna e
bërë qe e mjaftë, as se puna e bërë nuk vlente. Të gjithë kishin
kryqëzuar duart dhe vështronin me sy që do të përpinin nga çasti në
çast lëvizjen e gjarprit, ashtu në qëndrimin e tij në ajër, përbri trefilit
dhe fletëve të tij të holla e të gjelbra.Pjesët që mungonin ia shtonin
edhe më mundimin e kësaj përleshjeje të pazhurmë. Që nga koha e
krijimit e deri më tash, pas shekujsh të gjatë, asgjë sigurisht nuk kishte
ndodhur. Trefili kishte vazhduar të ishte i qetë, sikur të priste puhizën
e lehtë të erës. Asgjë e re nuk kish ndodhur deri më tash. Ku i dihej se
nuk do të ndodhte?Sytë e gjithë sa ishin, qenë ngulur aty,
vëmendshëm, thua se ajo që do të ndodhte apo ndodhte ndërkaq, varej
nga ky vështrim.

Humbim tue u ba botë


165
Brikena Smajli

46. Pritja se pjata do të ishte bosh tashmë nuk kishte kuptim.


Kuptim nuk kishteas të ishte plot. Pjatat ia kishin lënë vendin një
pritjeje, kurrë të përmbushur. Mundësia për t’u ngopur me ushqim,
ashtu si edhe vdekja nga uria, ishin për të njësoj të barabarta.Askush
nuk kujdesej më për të dënuarin më të heshtur të qelive.Askujt nuk i
binte në sy ndryshimi.Me të hyrë në rrethin e heshtjes së plotë,
vëmendja ish zbehur plotësisht, thua se ai kurrë nuk kishte jetuar.Po
bëheshin ditë që ndodhte kështu. Po pyetjen më të vogël me “pse?”
dhe “si?”, askush nuk e kishte menduar dhe aq më pak, bërë.Ai vetë
ndihej i humbur dhe në këtë përhumbje, as që i vinte re ndryshimet që
kishin ndodhur me zakonet e tij të ditë – natës.

Nji qiparis i vetmuem n'muzgun e erës... Dita asht nji përziemje e


panjehun kujtesash e mjegullash; nji kthim mbrapa e nji ecje
përpara njikohësisht: e njelmë, e athët dhe e ambël...na merr me
vedi për në ardhje dhe na gropos për nga humnera... Dita
thellohet ndër ne për me u ba natë.

Humbim tue u ba botë


166

You might also like