You are on page 1of 4

Detyrë dosje

Tema: Veshi, organi i të


dëgjuarit. Profilaksia e tij.

Lënda: Fizikë

Klasa: VIIA

Punoi: Jorda Spaho


Ndërtimi i veshit
Veshi është organ tepër i rëndësishëm me anë të të cilit realizohet dëgjimi dhe ekuilibri.
Dëgjimi vlen për të komunikuar me botën dhe gjithashtu për të marrë sinjale apo zhurma
paralajmëruese që ne duhet të ruhemi. Akti i dëgjimit fillon që me goditjen që i bën energjia
zanore veshit, më tej gjatë rrugës kjo energji zanore-mekanike kthehet në energji elektrike,
që nëpërmjet nervit të dëgjimit përcillet deri në tru.

Vala e tingullit, pra energjia zanore ndjek rrugën nëpërmjet këtyre seksioneve:

Veshi i jashtëm

Veshi i mesëm

Veshi i brëndshëm (kërmilli (cochlea), vestibuli, kanalet gjysmë rrethore)

Rënia e dëgjimit ndodh kur një nga këto pjesë nuk luan rolin e saj përcjellës apo ndodhin
dëmtime të nervit të dëgjimit deri në tru.

Veshi i jashtëm

Përbëhet nga llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit; kap tingujt dhe i drejton në
daullen e veshit nëpërmjet kanalit të jashtëm të dëgjimit.

Veshi i mesëm Fillon me daullen e veshit (Tympanic membrane) e cila luhatet nga presioni
i valëve të tingullit. Daullja e veshit është e lidhur me kockëzat dëgjimore që janë çekiçi
(malleus), kudhra e veshit (incus) dhe yzengjia (stapes), të vendosura në radhë njëra pas
tjetrës dhe luhaten së bashku me daullen e veshit. Yzengjia i përcjell luhatjet në veshin e
brëndshëm.

Veshi i brëndshëm

Përbëhet nga dy pjesë: Kërmilli (Cochlea) që merret me dëgjimin dhe vestibuli me kanalet
gjysmë rrethore (semicircular canals) që merren me ekuilibrin. Kërmilli është një organ që
kthen energjinë zanore në energji elektrike, pra në sinjale që kapen nga qelizat dëgjimore
për frekuenca të ndryshme. Korenti elektrik që prodhohet nga kërmilli i transmetohet
nervit të dëgjimit dhe më tej kalon në koren e trurit, ku bëhet analiza dhe interpretimi i
zërit.

Shumë probleme që karakterizohen me humbjen e ekuilibrit shoqërohen edhe me rënie të


aftësisë së dëgjimit.
Lidhja e veshit me Fizikën
Veshi është organi i parë marrës në trupin e njeriut i cili thith
informacion me anë të valëve akustike. Objektivi i parë i veshit
është të marrë valët akustike, të rrisë intensitetin, të analizojë
frekuencën dhe intensitetin e strukturës së valës dhe të mohojë
zhurma të tjera.
Aparati dëgjimor i trupit është ndërtuar në:
1.Sistemi mekanik, të marrë dhe zgjerojë informacion akustik.
2.Sistemi ndijor i cili konverton pulset mekanike në sinjale
elektrike të cilat kalojnë me anë të nervave tek truri.
3.Sistemi dëgjimor, i cili “deshifron” dhe analizon sinjalet
elektrike nervore në shtresën dëgjimore të trurit.
Po të shikojmë, të gjitha këto funksione që veshi kryen kanë një
lidhje madhore me fizikën. Veshi “studion” valët akustike,
intensitetin dhe frekuencën e tyre, të njëjtën gjë që studion
shkenca e fizikës.
Fakte rreth veshëve
1.Dëgjimi varet nga qimet e holla brenda veshit. Nëse ato nuk ndodhen
në vesh ne nuk mundemi të dëgjojmë.

2. Ju nuk keni pse të pastroni dyllin e veshëve pasi veshi e shtyn vetë
jashtë gjithë dyllin e tepërt.

3. Veshët tuaj janë gjithmonë në funksion por ne nuk dëgjojmë gjëra kur
jemi në gjumë pasi këto sinjale injorohen nga truri.

4. Kanali i veshit rritet 1,3 inç çdo vit.

5. Kur ngjitemi në lartësi veshët na bllokohen nga presioni i ushtruar në


to.

6. Dëgjimi i muzikës në volum të lartë mund të dëmtojë seriozisht


veshët.

You might also like