Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Çfarë janë çrregullimet e të nxënit?

Ajo që vihet re tek nxënësit e klasave të ulëta është se jo të gjithë janë në të njëjtin nivel dhe
përvetësimi i të lexuarit e shkrimit është jo i njëjtë. Shumë fëmijë hasin vështirësi në të mësuar
që në klasën e parë ku niveli i të mësuarit është tepër fillestar. Edhe pse me inteligjencë mesatare
ose mbi mesatare një individ mund të hasë vështirësi në mësimin dhe performancën e të lexuarit
(disleksia), të shkruarit (disortografia), të llogariturit (diskalkulia) dhe gjithashtu në disa raste
shoqërohet me vështirësi edhe në të kuptuarin e gjuhës. Çrregullimet e të nxënit vijnë si pasojë e
disa “kapriçove” të qelizave nervore në tru të cilat janë përgjegjëse për perceptimin dhe
përpunimin e informacionit auditiv e vizual, aftësitë gjuhësore dhe kujtesën. Këto gabime të
pakapshme të trurit shpesh bëhen shkak për të penguar personat te mësojnë dhe vënë në punë
inteligjencën e tyre. Vështirësitë e para që hasen dhe që janë më të zakonshme e më të dukshme
janë ato në të lexuar.
Çfarë është disleksia?
Disleksia përkufizohet si një çrregullim që manifestohet nga vështirësitë e problemet e leximit
por edhe të shkrimit që hasen kur fëmijët arrijnë moshën shkollore pavarësisht mësimit
konvencional, inteligjences personale të individit apo mundësive socio-kulturore. Është
konsideruar si një ndër patologjitë që shfaq vështirësi në lexim dhe mungesë përqëndrimi dhe
pavarësisht përhapjes së saj disleksia njihet shumë pak në Shqipëri.
Nxënësit me disleksi mund të shfaqin njërën ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:
• Paaftësia për të mësuar dhe për të mbajtur mend fjalët vetëm duke i shikuar
• Vështirësi në dekodim
• Vështirësi në drejtshkrim
• Mungesë/paaftësi në organizimin e materialeve
• Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur kur duan të komunikojnë me shkrim dhe me
gojë
• Nuk ka kënaqësi kur lexon në mënyrë të pavarur
• Vështirësi kur shkruan në diktim
• Ndryshim/kthim të shkronjave dhe fjalëve (shkruan ‘b’ ‘d’ ose me kokë poshtë)
• Vështirësi në grumbullimin dhe në gjetjen e fjalëve të shkruara
• Memorie të dobët vizuale për simbolet e gjuhës
• Lëvizje/mospërqëndrim të lëvizjeve të syve kur lexojnë
• Vështirësi në procesin e dëgjimit
• Vështirësi për të zbatuar atë çfarë kanë lexuar në situata të ndryshme mësimore
ose sociale
• Shkrim dore i paqartë/i palexueshëm
• Ngatërrojnë zanoret ose zëvëndësojnë një bashkëtingëllore me një tjetër
• Aftësi motorike jo adekuate të muskujve të vegjël
Ajo që duhet të dimë gjithashtu është se fëmijët që priren të kenë vështirësi në të lexuar mund të
vërehen para se të hyjnë shkollë. Karakteristike për këta fëmijë është që mund të shfaqin që në
moshë të vogël vështirësitë e mëposhtme:
• Vonesë e gjuhës dhe komunikimit.
• Ngatërrim i rrokjeve gjatë artikulimit të fjalëve të gjata.
• Shtrembërim i thënieve apo shprehjeve.
• Konfuz mbi të majtën apo të djathtën përtej moshës tre vjeçare.
• Vështirësi për të lidhur këpucët.
• Kanë vështirësi për të memorizuar adresat, numrat e telefonit apo alfabetin.
• Nuk mund të krijojnë fjalë me rimë.
• Kanë vështirësi në identifikimin e shkronjës së parë të një fjale.
Pse disleksikët priren të mos jenë të sukseshëm në jetë?
“Fillimi i mbarë është gjysma e punës”! Kultivimi i dijeve dhe vullnetit për të mësuar që në
klasat e ulëta është çelësi për tu bërë një person i suksesshëm në jetë. Të qënurit me probleme të
të nxënit veçanërisht me disleksi të bën kandidat për të qenë një nxënës i “dobët” në shkollë.
Mos informimi si i prindërve ashtu edhe i mësuesve mbi disleksinë bën që këta të fundit të
ushtrojnë presion e të shkaktojnë stres për rezultatet e dobëta të nxënësve në shkollë. Kjo pikë e
dobët e këtyre nxënësve rrit mos pëlqimin e tyre ndaj mësimeve dhe shkollës. Problemet e
leximit përpos përpjekjeve të tyre për tu aftësuar si dhe presioni i prindërve dhe mësuesve që i
cilësojnë nxënës të “dobët”, i shtyjnë këta nxënës deri në zëvëndësimin e shkollës me aktivitete
të tjera. Rezultatet e dobëta nuk i lejojnë këta individë që të vazhdojnë shkollën më tej dhe të
krijojnë profesionin apo karrierën e tyre. Në raste disi më të rralla por prezente, braktisja e
shkollës që vjen si pasojë e kësaj arsyeje, rrit premisat që këta individë të hyjnë në rrugë të keqe.
Presioni psikologjik i mesuesve dhe prindërve si dhe problemet vetjake me leximin e kthejnë
shkollën në dobësi të individëve me disleksi.
Si duhet të veprojmë nëse fëmija ynë është me disleksi?
Presioni i ushtruar ndaj nxënësit me disleksi duhet evituar dhe në vend të tij i duhet ofruar
ndihma gjatë detyrave dhe leximi i tekstit dy ose tre mësime në avancë. Mësimi shtesë apo bërja
e detyrave madje edhe me një mësues ndihmës do të ishte efektive. Gjithashtu mund të përdoren
disa mjete apo teknika ndihmëse për individët me dileksi:
• Përdorimi i shkrimit me ngjyra ose letrave me ngjyra (shkrimi i zi mbi letrën e
bardhë është i vështirë për tu lexuar nga disleksikët)
• Të mos përdoret shkrimi me shkronjat kapitale.
• Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë në tekst.
• Përdorimi i fonteve të shkrimit të qarta.
• Përdorimi i figurave apo grafikëve me ngjyra në tekst për të ndihmuar disleksikët
ne lexim
• Të bëhet e mundur që materiali të jetë në disa forma si tekst, audio dhe vizual.
• Objekte për te shoqëruar leximin.
• Markues për të ngjyrosur rreshtat në tekst.
• Karta apo vizore për të mbajtur rreshtin.etj

You might also like