Professional Documents
Culture Documents
Teknika Energjetike (Teknik)
Teknika Energjetike (Teknik)
Teknika Energjetike (Teknik)
TEKNIKA ENERGJETIKE
PЁR VITIN III TЁ DREJTIMIT MAKINERIK
TEKNIK I MAKINERISЁ
Shkup, 2013
1
Hidraulika Teknika energjetike III
Botues:
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Rr. Mito Haxhivasilev Jasmin, p.n.
Shkup
Recensentë:
Prof. D-r Stojçe Deskovski
Mr. Jove Jankulovski, Inxhinier i Diplomuar
Elizabeta Trajkovska, Inxhinier i Diplomuar
Tirazhi: 20
621.3(075.3)
МАСЛАРОВА, Сузана
Енергетска техника за III година машинска струка : машински техничар /
Сузана Масларова, Драган Стојановиќ. - Скопје : Министерство за
образование и наика на Република Македонија, 2010. - 132 стр. : илустр. ;
30 см
ISBN 978-608-226-253-6
1. Стојановиќ, Драган [ автор ]
COBISS.MK-ID 84265994
2
Teknika energjetike III Hidraulika
PARATHËNIE
Ky libër është shkruar sipas programit mësimor për lëndën e Energjetikës teknike të
vitit III për profesionin e teknikut të makinerisë në drejtimin makinerik.
Sipas programit mësimor, në këtë libër është parashikuar të bëhet një shqyrtim i të
gjitha komponentëve hidraulikë, pneumatikë dhe hidropneumatikë.
Duke pasur parasysh materialin voluminoz dhe përfshirjen e lëndës nëpër shkolla,
ekziston mundësia që të ketë lëshime dhe mangësi të caktuara, mu për këtë arsye
vërejtjet dhe sugjerimet qëllimmira e të gjithë shfrytëzuesve të këtij libri për përmirësimin e
tij do te jenë të mirëseardhura.
Autorët
3
Hidraulika Teknika energjetike III
Përmbajtja
Parathënie.................................................................................................................. 3
1. Hidraulika.............................................................................................................. 7
1.1. Hyrje............................................................................................................................ 9
1.1.1. Zhvillimi historik i hidroteknikës dhe pneumatikës...................................................... 9
1.1.2. Sistemi hidraulik për përcjellje të energjisë – përparësitë dhe mangësitë…………… 9
1.2. Cilësitë fizike të lëngjeve............................................................................................ 11
1.2.1. Llojet e shtypjes hidrostatike dhe njësitë matëse....................................................... 14
1.2.2. Goditja hidraulike....................................................................................................... 14
1.3. Pjesët e sistemit hidraulik.......................................................................................... 18
1.3.1. Ndërlidhja unazore dhe ndërlidhësit unazorë............................................................ 18
1.4. Pompat....................................................................................................................... 21
1.4.1. Nocioni dhe ndarja e përgjithshme e pompave.......................................................... 21
1.4.2. Pompat vëllimore....................................................................................................... 21
1.4.2.1. Pompat pistonale me veprim njëanësor dhe dyanësor.............................................. 21
1.4.2.2. Pompat pistonale boshtore dhe rrezore..................................................................... 23
1.4.2.3. Pompa me dhëmbëzorë............................................................................................. 25
1.4.2.4. Pompa fletëzore.......................................................................................................... 28
1.4.2.5. Pompa dredhore......................................................................................................... 29
1.4.2.6. Pompa membranore................................................................................................... 29
1.4.2.7. Pompa centrifugale.................................................................................................... 30
1.5. Shpërndarësit hidraulik.............................................................................................. 33
1.5.1. Shpërndarësit pistonal.............................................................................................. 33
1.5.2. Shpërndarësit pllakëzor............................................................................................ 35
1.5.3. Shpërndarësit me valvola.......................................................................................... 36
1.6. Valvolat...................................................................................................................... 38
1.6.1. Valvolat me shtypje.................................................................................................... 38
1.6.1.1. Valvolat për kufizim të shtypjes................................................................................. 38
1.6.1.2. Valvolat radhore....................................................................................................... 39
1.6.1.3. Valvolat për shkarkim të pompave............................................................................. 39
1.6.1.4. Rregullatori i shtypjes................................................................................................. 40
1.6.1.5. Ndërprerësit elektrik me shtypje................................................................................ 41
1.6.2. Valvolat rrjedhëse...................................................................................................... 42
4
Teknika energjetike III Hidraulika
5
Hidraulika Teknika energjetike III
2.2.5. Njësia për përgatitjen e ajrit....................................................................................... 82
2.2.5.1. Pastruesi i ajrit........................................................................................................... 83
2.2.5.2. Rregullatori i shtypjes................................................................................................ 84
2.2.5.3. Vajëzuesi ................................................................................................................... 84
2.3. Shpërndarësit............................................................................................................. 86
2.3.1. Shpërndarësit me pistona.......................................................................................... 87
2.3.2. Shpërndarësit pllakëzor............................................................................................. 87
2.3.3. Shpërndarësit me bazament statik............................................................................ 89
2.4. Valvolat ..................................................................................................................... 92
2.4.1. Valvolat për shtypje.................................................................................................... 92
2.4.2. Valvolat për rrjedhje................................................................................................... 94
2.4.3. Valvolat e pakthyeshme............................................................................................. 96
2.5. Motorët pneumatik..................................................................................................... 98
2.5.1. Motorët pneumatik rrotullues..................................................................................... 98
2.5.2. Motorët drejtvizorë pneumatik................................................................................... 99
2.6. Elementet për lidhje ................................................................................................... 105
2.6.1. Gyppërcjellësit ........................................................................................................... 105
2.6.2. Zorrëpërcjellësit ......................................................................................................... 105
2.6.3. Elementet kyçëse....................................................................................................... 105
2.7. Shembuj të drejtimit me qarqet pneumatike.............................................................. 107
2.7.1. Drejtimi i cilindrave punues........................................................................................ 107
2.7.2. Drejtimi me zbatimin e valvolës së pakthyeshme...................................................... 108
2.7.3. Drejtim me valvolë me presion të dyfishtë................................................................. 109
2.7.4. Rregullim i rrjedhjes me valvolë ngufatëse ............................................................... 110
2.8. Projektimi, shqyrtimi, montimi dhe mirëmbajtja e sistemeve pneumatike.................. 113
2.8.1. Mirëmbajtja e sistemeve pneumatike......................................................................... 113
2.9. Shembuj të sistemeve të sajuara pneumatike ........................................................... 115
3. Hidropneumatika ............................................................................................. 118
Shtesa А.................................................................................................................... 125
Literaturë ................................................................................................................... 131
6
Teknika energjetike III Hidraulika
1. HIDRAULIKA
QËLLIMET
7
Hidraulika Teknika energjetike III
8
Teknika energjetike III Hidraulika
1.1 HYRJE
Hidraulika është shkencë me të cilën njerëzit janë marrë qysh në kohërat e lashta.
Me zgjidhjen e problemit të përdorimit të ujit për qëllime praktike janë vënë themelet e
mekanikës së lëngjeve, gjegjësisht të hidraulikës si degë të kësaj shkence. Përbri
matematikës dhe astronomisë, shkenca për lëvizjen e lëngjeve bën pjesë në shkencat më
të vjetra me të cilat është marrë njeriu.
Të njohura janë punët hidroteknike që janë bërë ne Kinë qysh 5000 vjet para erës
sonë. Janë ndërtuar kanale për ujitje, penda për mbrojtje nga vërshimet, liqene artificiale
etj. Më vonë, punë të ngjashme janë kryer edhe në Mesopotami, Egjipt dhe Indi.
Me zhvillimin e kulturës në Greqi dhe Romë, disa qindra vjet para erës sonë, janë
sajuar punë shumë më të komplikuara. Shumë shtëpi janë furnizuar me instalime
ujësjellësish, ujë të ngrohtë dhe të ftohtë nëpërmjet gypave me tulla. Në Romë edhe sot e
kësaj dite disa pjesë të ujësjellësit janë akueduktet e Perandorisë së vjetër romake.
Puna e parë shkencore nga lëmi i hidraulikës ka qenë traktati i Arkimedit i quajtur
“Për trupat notues” (250 vjet para erës sonë). Në të gjendet teorema e njohur e Arkimedit
për shtypjen e një trupi të zhytur në lëng, e cila edhe sot është bazë e hidrostatikës
bashkëkohore.
Në mesjetë, në kohën e renesancës bëhet zhvillimi i mëtutjeshëm i hidraulikës.
Galileo Galileu punon në lëmin e baraspeshës dhe lëvizjes së trupave të ngurtë në lëngje,
nxënësi i tij Toriçeli kontribuon në lëmin e rrjedhshmërisë së lëngjeve nëpër vrima të vogla,
Paskali punon në bartjen e shtypjes (presionit) përgjatë lëngut, Njutoni punon në fërkimin e
brendshëm në lëng, Bernuli, Euleri, Lomonosovi etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ngutësisht u zmadhua përdorimi i hidraulikës tek
aeroplanët dhe automjetet.
Zhvillimi i pneumatikës ka filluar në shekullin e parë para erës sonë. Pajisja e parë
për të cilën dihet ka qenë katapulëta i ndërtuar nga grekët. Në shekullin I është paraqitur
libri i parë që ka përshkruar pajisjet, të cilat kanë punuar me ajër të ngrohur. Më vonë janë
zbuluar barku farkues dhe mulliri me erë. Në fund të shekullit XIX ka filluar përdorimi i
pneumatikës në industri.
Hidraulika dhe pneumatika bashkëkohore janë shkenca që kanë përdorim të gjerë
në praktikën teknike, gjithnjë duke u bazuar në metodat matematikore dhe eksperimentet.
Sistemi për përcjellje të energjisë mund të jetë: mekanik, elektrik, hidraulik dhe
pneumatik. Zgjedhja varet nga faktorë të ndryshëm dhe është e nevojshme të analizohen
të gjithë faktorët ndikues, për të përcaktuar sistemin e duhur.
Sistemi hidraulik në rastin e përgjithshëm përbëhet nga komponentët burimorë
(pompat), komponentët për drejtim (shpërndarës dhe valvola), komponentët veprues
(hidromotorët dhe hidrocilindrat), komponentët ndërlidhës (gyppërcjellësit dhe
9
Hidraulika Teknika energjetike III
ndërlidhësit), komponentët për pastrim (filtrat), komponentët për ftohje, ngrohje, ruajtje dhe
deponim të lëngut punues (ftohës, ngrohës, rezervuar) dhe komponentët për akumulim të
energjisë (akumulatorë hidraulik).
Nën përcjellje hidraulike të energjisë nënkuptojmë dy lloje të përcjelljes:
10
Teknika energjetike III Hidraulika
Lëngu është trup fizik që lehtë e ndryshon formën e vet nën ndikim të ndonjë force
dhe ai dallohet nga trupi i ngurtë për shkak se grimcat e tij janë lehtësisht të lëvizshme si
rezultat i forcës së dobët kohezive. Për shkak të lëvizshmërisë së madhe të grimcave,
lëngjet gjithmonë e marrin formën e enës në të cilën gjenden.
Domethënë, trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të përhershëm, ndërsa lëngjet
kanë vëllim të përhershëm dhe e fitojnë formën e enës në të cilën gjenden.
Në hidraulikë shpesh përdoret terminologjia e lëngut ideal dhe atij real. Nën lëng
ideal nënkuptojmë kushtimisht thënë lëngun tek i cili viskoziteti është i barabartë
me zero, ka cilësi të lëvizshmërisë absolute dhe të pandryshueshmërisë absolute të
vëllimit. Lëng i këtillë në natyrë nuk ekziston, por ky term futet në fuqi për t’u lehtësuar
zgjidhja e detyrave në lëmin e hidraulikës. Gjithsesi, gjatë përdorimit të termit lëng ideal do
të paraqiten pasaktësi të caktuara, por këto pasaktësi nuk janë të mëdha dhe në lëmin e
hidrostatikës vlera e tyre është neglizhente (e parëndësishme). Gjatë zgjidhjes së detyrave
në hidrodinamikë, ku gabimet mund të jenë të mëdha, futen faktorë të ndryshëm
korrigjues, të cilët fitohen me ndihmën e elementeve laboratorike ose në bazë të
vështrimeve të kushteve reale gjatë lëvizjes së lëngut (fluidit).
Vetitë karakteristike fizike të lëngjeve janë:
Shtypshmëria – paraqet një veti të lëngjeve për ta ndryshuar vëllimin e vet nën
ndikim të forcave të jashtme. Shtypshmëria e lëngjeve dallohet nga shtypshmëria e
gazeve. Shtypshmëria e lëngjeve është shumë e vogël, ashtu që vetëm nën ndikim të
forcave shumë të mëdha vëllimi i lëngjeve zvogëlohet pak. Kur veprimi i forcës ndërpritet,
fluidi i shtypur prapë do t’i kthehet vëllimit fillestar. Kështu p.sh., nëse në sipërfaqen e
11
Hidraulika Teknika energjetike III
ndonjë fluidi që gjendet në ndonjë enë vendoset një piston, atëherë vëllimi fillestar V1 do të
zvogëlohet në vlerën V2. Në këtë rast, koeficienti i shtypshmërisë vëllimore βv (beta) do
të jetë:
V1 − V2 ∆V ⎡ m 2 ⎤
βv = =
V1 ( p2 − p1 ) V1∆p ⎢⎣ N ⎥⎦
ku: V1[ m 3 ] - vëllimi fillestar
V2 [m 3 ] - vëllimi përfundimtar
∆V - ndryshimi i vëllimit
⎡N⎤
p1 ⎢ 2 ⎥ - presioni fillestar
⎣m ⎦
⎡N⎤
p2 ⎢ 2 ⎥ - presioni përfundimtar
⎣m ⎦
∆p - ndryshimi i presionit
Vlera reciproke e βv shënohet me ε (epsilon) dhe quhet modul i elasticitetit
vëllimor ε (epsilon) dhe përcaktohet sipas formulës së mëposhtme:
V ( p − p1 ) V1∆p ⎡ N ⎤
ε= 1 2 =
V1 −V 2 ∆V ⎢⎣ m 2 ⎥⎦
Shtypshmëria vëllimore e ujit në raste më të shpeshta neglizhohet, gjegjësisht në
praktikë merret se uji është i pa shtypshëm. Përjashtim bëhet gjatë zgjidhjes së dukurisë
së goditjes hidraulike.
Viskoziteti ose fërkimi i brendshëm – paraqet veti të fluidit real për të shfaqur
rezistencë gjatë lëvizjes relative të grimcave të vetë fluidit shkaku i fërkimeve të
brendshme vetanake dhe të fërkimit të grimcave me muret e enës.
Termi viskozitet rrjedh nga fjala latine viskum – ngjitëse, ngjitshmëri.
Të gjitha lëngjet reale janë viskoze. Nëse fërkimi i brendshëm është më i madh,
atëherë fluidi është më viskoz, d.m.th. rezistenca gjatë lëvizjes është më e madhe.
Viskoziteti është i kushtëzuar nga lëvizjet e brendshme molekulare të fluidit dhe
manifestohet me zhvendosje të disa shtresave të fluidit në krahasim me shtresat fqinje,
d.m.th. në fluid paraqitet forca e fërkimit. Forcat e fërkimit me veprimin e vet shkaktojnë që
shtresa e fluidit që lëviz më shpejtë ta tërheqë shtresën fqinje që lëviz më ngadalë. Si
pasojë e forcës së fërkimit, energjia mekanike shndërrohet në energji termike. Ndikimi i
forcave të fërkimit mund të shihet prej shembullit të ardhshëm (figura 1.1):
Të supozojmë se fluidi gjendet
mes dy pllakave, prej të cilave e
poshtmja është e palëvizshme me
v = 0 , ndërsa e lartmja lëviz në
rrafshin e vet me shpejtësi v. Supo-
zohet se rrjedhja përbëhet prej një
numri shumë të madh të shtresave të
holla me trashësi ∆y. Shtresat që
preken me pllakat i kanë shpejtësitë e
tyre. Në një rast të këtillë, shpejtësitë
me të cilat lëvizin shtresat do të
Figura 1.1 Ndikimi i forcave të fërkimit zmadhohen në drejtimin prej pllakës
për shkak të viskozitetit së poshtme kah ajo e lartmja për
dallimin ∆v. Nëse shpejtësia në
12
Teknika energjetike III Hidraulika
13
Hidraulika Teknika energjetike III
14
Teknika energjetike III Hidraulika
15
Hidraulika Teknika energjetike III
ç) kompensatori hidropneumatik me membranë – ku presioni i zmadhuar e
deformon membranën tatëpjetë duke e ngjeshur gazin, ndërsa me normalizimin e presionit
në sistem membrana kthehet në pozitën fillestare;
d) valvolë – kompensator me sustë (valvolë sigurie) – ku presioni i zmadhuar e
mposht sustën dhe e çel hapjen derdhëse drejt rezervuarit, kurse me normalizimin e
presionit në sistem susta e mbyll valvolën.
b) c)
ç) d)
Tabela 1: Emërtime dhe shenja të disa madhësive me emërtimet dhe shenjat e njësive të tyre
matëse
Madhësia Njësia matëse
Emërtimi Shenja Emërtimi Shenja
Gjatësia L Metër m
Masa M Kilogram kg
Koha T Sekondë s
Sasia e materies Mol mol
Sipërfaqja A Metër katror m2
Vëllimi V Metër kub m3
Dendësia Ρ Kilogram në metër kub kg/m3
Shpejtësia V Metër në sekondë m/s
Metër në sekondë
Përshpejtimi (Nxitimi) A m/s2
katror
Rrjedhja vëllimore Qv Metër kub në sekondë m3/s
Rrjedhja e masës Qm Kilogram në sekondë kg/s
Forca F
Njutën N
Pesha G
Presioni P
Paskal Pa
Tensioni σ, τ
Viskoziteti dinamik Η Paskalsekondë Pa · s
Metër katror në
Viskoziteti kinematik ٧ m2/s
sekondë
16
Teknika energjetike III Hidraulika
Energjia E
Puna Ë Xhul J
Sasia e nxehtësisë Q
Fuqia P Vat Ë
Numri i rrotullimeve N Rrotullime në sekondë Vr/s
17
Hidraulika Teknika energjetike III
1.3 PJESË TË SISTEMEVE HIDRAULIKE
Me pjesë të sistemit hidraulik nënkuptojmë të gjithë komponentët që marrin pjesë
në sistemin hidraulik. Këtu bëjnë pjesë:
- elementet burimore – pompat që e mundësojnë presionin dhe rrjedhjen e fluidit
punues;
- elementet për drejtim – shpërndarës dhe valvola që e drejtojnë punën e sistemit,
duke e rregulluar presionin dhe rrjedhjen;
- elementet ekzekutuese (zbatuese) – hidromotorët dhe cilindrat punues, të cilët e
shndërrojnë energjinë hidraulike në punë mekanike;
- gyppërcjellësit dhe elementet ndërlidhëse – që i ndërlidhin komponentët
(përbërësit) e sistemit dhe e bartin energjinë hidraulike, gjegjësisht fluidin nën presion;
- elementet për pastrim të fluidit – filtrat që e pastrojnë fluidin nga papastërtitë
mekanike dhe nga avulli i ujit;
- elementet për ruajtje, ftohje dhe ngrohje të fluidit – rezervuarët, ngrohësit dhe
ftohësit;
- elementet për akumulim të energjisë hidraulike – akumulatorët hidraulik.
18
Teknika energjetike III Hidraulika
Gjatë shtypjes prej 75 bar dhe temperaturës së lëngut punues deri 1000С, për
ndreqjen e ndërlidhësve unazorë shfrytëzohen elastomerë (këtu bën pjesë goma natyrale
dhe artificiale, kauçuku nitril, kauçuku silikon etj.).
Për shtypje deri 250 bar shfrytëzohen ndërlidhës bakri dhe alumini, kurse për
shtypje dhe temperatura më të larta shfrytëzohen ndërlidhës çeliku.
Zbatohen edhe ndërlidhës
të kombinuar prej disa shtresave
të materialeve të ndryshme të
ndërlidhësve, pastaj ndërlidhës
të materialit të butë me
mbështjellje metali të mbushur
tërësisht ose pjesërisht me
material të butë ndërlidhës (fig.
1.6). Skajet e ndërlidhësve e Fig. 1.6 Ndërlidhës gomë-metalik
japin forcën e nevojshme.
b)
c)
Fig. 1.7 Unazat metalike
19
Hidraulika Teknika energjetike III
- Manshetat – paraqesin unaza elastike 2 me formë elastike të cilat nën shtypje të
lëngut punues në mënyrë efikase i ndërlidhin sipërfaqet 1 dhe 3 (fig. 1.8).
b)
20
Teknika energjetike III Hidraulika
1.4 POMPAT
Pompa është makinë punuese të cilës i jepet punë nga ndonjë makinë e fuqishme.
Këtë punë mekanike pompa e transformon (shndërron) në energji të presioni të lëngut, e
cila rrjedh nëpër të dhe gjatë kësaj siguron transport të fluidit.
Edhe pse synimi i krejt pompave është i njëjtë, ato dallohen mes veti si për nga
rrjedha e bartjes së energjisë, ashtu edhe sipas konstruktimit. Sipas parimit të veprimit, të
gjitha pompat mund të ndahen në dy grupe: pompa vëllimore dhe dinamike.
1. Te pompat vëllimore fluidi lëviz në bazë të ndryshimit periodik të vëllimit të
fluidit brenda dhomës. Këtu bëjnë pjesë:
- pompat pistonale me lëvizje drejtvizore translatore të pistonit
- pompat me dhëmbëzorë dhe lëvizje rrotulluese të organit punues
- pompat me krahë dhe lëvizje lëkundëse (oscilatorë) të organit punues
- pompat membranore me membranë oshiluese
- pompat lakuese me lëvizje rrotulluese të organit punues etj.
2. Te pompat dinamike fluidi lëviz nën ndikim të forcave që veprojnë mbi fluidin.
Këtu bëjnë pjesë:
- pompat me lopata (pompat centrifugale, diagonale dhe aksiale)
- pompat e stuhishme
- pompat e rrymës (me gaz ose fluid të kompresuar) etj.
21
Hidraulika Teknika energjetike III
1. rezervuari thithës
2. shportëza thithëse
3. gyppërcjellësi thithës
4. dhoma ajrore thithëse
5. valvola thithëse
6. dhoma
7. cilindri
8. pistoni
PJV 9. bazamenti i pistonit
PBV
10. mekanizmi i lakores
11. valvola kompresuese
12. dhoma ajrore kompresuese
13. gyppërcjellësi kompresues
14. rezervuari kompresues
22
Teknika energjetike III Hidraulika
1. shtëpiza e palëvizshme
2. mekanizëm lëvizës
3. pistonat
4. blloku cilindrik
5. pllakat rrëshqitëse
6. pllaka e pjerrtë
7. gëzhoja me unazë
8. fundi i cilindrit
9. pllaka shpërndarëse
23
Hidraulika Teknika energjetike III
Në figurën 1.13 shihen fazat e bartjes të fluidit punues me anë të pompës pistonale
aksiale me pllakë të pjerrtë.
Figura 1.13 fazat e bartjes të fluidit punues me anë të pompës pistonale aksiale me pllakë të pjerrtë.
1 shtëpiza
2 mekanizmi lëvizës
ekscentrik
3 elementet e
pompës (3.1;3.2;3.3)
4 pistoni
5 valvola thithëse
6 valvola për shtypje
Te kjo pompë pistonat janë të radhitur radialisht ndaj mekanizmit lëvizës. Çdo
element i pompës paraqet pompë pistonale të përforcuar për shtëpizën 1. Pistonat 3.1; 3.2
dhe 3.3 lëvizin nën ndikim të mekanizmit lëvizës ekscentrik 2 dhe sustave dhe kështu
veprojnë sipas një hapi të dyfishtë (thithje dhe kompresion) për një rrotullim të boshtit
ekscentrik. Fluidi thithet përmes hapjes aksiale te mekanizmi lëvizës ekscentrik (shigjeta e
bardhë te mekanizmi lëvizës) dhe nëpërmjet hapjeve radiale gjatë zmadhimit të vëllimeve
të dhomave punuese e mbush hapësirën thithëse. Valvola thithëse 5 paraqet pllakë
ventiluese, e cila nga ana e brendshme është e shtrënguar me sustë të dobët në tehun e
çepit. Me lëvizjen e pistonit të elementit të pompës 3.1 kah qendra (mekanizmi lëvizës),
zmadhohet vëllimi i dhomës punuese. Pllaka ventiluese lëviz kah cilindri për shkak të
zvogëlimit të presionit në cilindër dhe kështu mundëson lejimin e derdhjes së fluidit në
cilindër. Kur boshti ekscentrik vepron mbi pistonin dhe e shtyn kah jashtë, ai me anë të
24
Teknika energjetike III Hidraulika
presionit të fluidit dhe të sustës e kthen pllakën ventiluese në pozitë të mbyllur (pozita 3.2).
Me rrotullim të mëtjeshëm të boshtit ekscentrik ngritet topthi i valvolës për shtypje dhe
fluidi nga cilindri shkon në qarkun kompresues (elementi 3.3) kah instalimi i sistemit.
Përveç kësaj pompe me tri elemente të pompës, ekzistojnë edhe konstruksione me
pesë dhe shtatë elemente të pompës.
Pompat pistonale radiale punojnë në presione të mesme dhe të larta, mirëpo
rrjedhja e fluidit është më e vogël në krahasim me pompat pistonale aksiale. Koeficienti i
shfrytëzimit është i njëjtë si te pompat pistonale aksiale, ndërsa masa dhe vëllimi ndaj
njësisë së fuqisë janë më të mëdha.
1 shtëpiza
2 dhëmbëzori fuqidhënës
3 dhëmbëzori fuqimarrës
4 dhoma punuese
5 mekanizmi lëvizës i punës
6 zgavra thithëse
7 zgavra kompresuese
25
Hidraulika Teknika energjetike III
bazamenteve lihen kanale të vogla për shkarkim, të cilat janë të lidhura me qarkun
kompresues.
Në figurën 1.16 shihen fazat e transportimit (bartjes) të fluidit nëpër pompat
dhëmbëzore me dhëmbëza të drejtuara kah jashtë.
26
Teknika energjetike III Hidraulika
Pjesët përbërëse dhe parimi i punës të kësaj pompe janë të njëjta sikur te pompa
dhëmbëzore me dhëmbëza të drejtuara kah jashtë.
Në figurën 1.19 shihen fazat e transportimit të fluidit në këto pompa.
Pompat dhëmbëzore janë të thjeshta për përpunim, mirëmbajtje dhe operim. Mund
të përdoren në temperatura të ndryshme (prej -200С deri +800С) dhe në lartësi të
ndryshme mbidetare. Kanë vëllim dhe masë të vogël në raport me njësi fuqie dhe kanë
jetë të gjatë pune. Mangësi e këtyre pompave është zhurma e madhe gjatë punës në
presione të larta dhe gjatë numrit të lartë të rrotullimeve. Më së shpeshti punojnë në
presione të ulëta dhe të mesme (deri 250 bar) dhe kanë relativisht rrjedhshmëri të madhe.
Koeficienti vëllimor i shfrytëzimit sillet rreth ηv = 0,9 - 0,95, ndërsa koeficienti i përgjithshëm
i shfrytëzimit sillet rreth η = 0,8 – 0,85.
Këto pompa ndërtohen që të kenë kahje të majtë dhe të djathtë të rrotullimit të
mekanizmit dhe mund të punojnë vetëm në kahjen e përcaktuar paraprakisht.
Nëse në mekanizmin boshtor të punës veprojnë forcat aksiale dhe radiale, brenda
pompës është montuar bazament boshtor plotësues për absorbimin e këtyre forcave. Te
disa pompa dhëmbëzore që punojnë në presione të mesme, ekziston një pajisje për
rregullim automatik të hapësirës së zbraztë mes dhëmbëzave dhe trupit të pompës, me
anë të së cilës arrihet koeficient më i lartë i shfrytëzimit.
27
Hidraulika Teknika energjetike III
Fluidi punues te këto pompa duhet të ketë cilësi lyerëse, ngase çiftit të dhëmbëzave
të ndërlidhura ju duhet lyerje. Ky fluid duhet të jetë i pastër për arsye se bëhet harxhimi i
dhëmbëzave e me këtë devijohen karakteristikat e pompës (rrjedhja dhe presioni).
Më së shumti përdoren për transport të vajit për lyerje te makinat e ndryshme, si te
sistemi për rregullim i turbinave dhe të ngjashme.
1 shtëpiza
2 qarku thithës
3 qarku
kompresues
4 rotori
5 fletëzat
Pompat fletëzore janë të thjeshta për konstruktim, operim dhe mirëmbajtje. Punojnë
në presione të ulëta dhe të mesme dhe kanë rrjedhshmëri të madhe. Masa dhe vëllimi i
tyre ndaj njësisë së fuqisë janë të vogla dhe gjatë punës janë të qeta dhe pa zhurmë. Janë
28
Teknika energjetike III Hidraulika
1. shtëpiza
2. mbështjellësi i
mesëm dredhor
3. mbështjellësit
anësor dredhor
4. qarku thithës
5. qarku
kompresues
29
Hidraulika Teknika energjetike III
me ç’rast zmadhohet presioni në dhomën punuese, mbyllet valvola thithëse 6, ndërsa
valvola kompresuese 7 hapet dhe fluidi punues shtyhet nëpër qarkun kompresues 12.
1. boshti ekscentrik i
mekanizmit punues
2. mekanizmi punues
3. llozi
4. tërheqësi
5. membrana
6. susta e membranës
7. valvola thithëse
8. valvola kompresuese
9. kapaku
10. qarku thithës
11. filtri i ashpër
12. susta e llozit
13. qarku kompresues
1 2
Figura 1.24 Fazat e transportimit të fluidit punues me pompë membranore
Kjo pompë përdoret për rrjedhje të vogla dhe presione të ulëta. Shquhet me
konstruksion të ngjeshur dhe nuk ka pjesë që i nënshtrohen harxhimit intensiv, prandaj
mund të përdoret për transport të fluideve agresive. Më së shumti përdoret për furnizim me
karburant të motorëve OTO, shkaku i përshtatshmërisë së rrjedhjes sipas harxhimit.
Pompat centrifugale janë pompa me lopatëza dhe bëjnë pjesë në pompat dinamike
që bartin fluid nën ndikim të forcave dinamike, e në këtë rast nën ndikim të forcës
centrifugale.
Kjo pompë (figura 1.25) përbëhet nga qarku i punës, që është i përforcuar me
thumb në mekanizmin lëvizës, e cila nga ana tjetër merr fuqi nga ndonjë makinë të
fuqishme (më së shpeshti elektromotor). Qarku i punës përbëhet nga lopatëzat e lakuara
dhe është i mbyllur brenda shtëpizës së palëvizshme spirale. Fluidi punues vjen në pompë
30
Teknika energjetike III Hidraulika
nëpërmjet qarkut thithës, i cili në fund të tij ka shportëz thithëse dhe lëviz përgjatë qarkut
prej qendrës kah periferia gjegjësisht e qarkut kompresues.
31
Hidraulika Teknika energjetike III
32
Teknika energjetike III Hidraulika
33
Hidraulika Teknika energjetike III
Elementi shpërndarës te shpërndarësit me lëvizje aksiale gjatë lëvizjes së vet i hap
gjegjësisht i mbyll ndërlidhësit për prurje dhe lëshim të fluidit punues. Në figurën 1.27
shihet një shpërndarës pistonal 3/2 për drejtim të cilindrit punues me veprim njëanësor.
Pjesët përbërëse të këtij shpërndarësi janë:
1 trupi i shpërndarësit
2 elementi shpërndarës - pistoni
P hapja ndërlidhëse e qarkut kompresues
Т hapja ndërlidhëse e rezervuarit
А hapja ndërlidhëse e cilindrit punues.
b)
1 2 3
Figura 1.28 Shpërndarësi 4/3
34
Teknika energjetike III Hidraulika
Element shpërndarës te këto shpërndarës është një pllakë, në të cilën janë bërë
kanale dhe e cila mund të zhvendoset në mënyrë aksiale.
Në figurën 1.29 shihet një shpërndarës pllakëzor me lëvizje aksiale (translatore) të
elementit shpërndarës, pjesët përbërëse të të cilit janë:
1 – trupi i shpërndarësit
2 - pllaka – elementi shpërndarës
3 - susta
4 - gëzhoja.
b)
35
Hidraulika Teknika energjetike III
1 dorëza
2 pllaka rrotulluese
3 e 4 kanalthe në formë harku.
1 trupi i shpërndarësit
2 elementi shpërndarës
3 aksi (boshti) bregor
4 brigjet
36
Teknika energjetike III Hidraulika
37
Hidraulika Teknika energjetike III
1.6 VALVOLAT
Këto valvola ndryshe quhen valvola sigurie, ngase shërbejnë për ta kufizuar
presionin në vlerë të caktuar brenda sistemit hidraulik, gjegjësisht ta ndalojnë rritjen e tij
mbi vlerën e përcaktuar.
Në figurën 1.32 shihet valvola për kufizim të presionit, pjesët përbërëse të të cilës
janë:
1. trupi i valvolës
2. susta
3. konusi
4. vida për rregullim
5. hapja për derdhje kah
6. rezervuari
Р qarku kompresues
38
Teknika energjetike III Hidraulika
Valvolat radhitëse shërbejnë për kyçje në punë të ndonjë sistemi tjetër hidraulik,
ose një pjese të sistemit, kur presioni ta arrijë vlerën e caktuar ose kur veprohet me sinjal
shtypës të rregullimit.
Në figurën 1.33 shihet një valvolë radhitëse, pjesët përbërëse të të cilës janë:
1. trupi
2. pistoni punues
3. susta
4. sipërfaqja e poshtme
ballore e pistonit.
Nëpërmjet qarkut I, përgjatë kanalit а, fluidi punues nga sistemi i parë bihet (sillet)
deri te sipërfaqja e poshtme ballore e pistonit 4 (figura 32а). Kur forca e presionit të fluidit
e tejkalon forcën e sustës, atëherë pistoni 2 lëviz lart dhe e mundëson kalimin e fluidit nga
qarku i kah qarku II.
Valvola radhitëse e prezantuar në figurën 32b mundëson kalim të fluidit punues prej
qarkut i kah qarku II tek atëherë kur nën sipërfaqen e poshtme ballore të pistonit sillet
sinjali shtypës i rregullimit psig.
Valvolat radhitëse vendosen në ato vende ku kohë pas kohe është e nevojshme të
kyçet dhe shkyçet një pjesë e sistemit, i cili sistem duhet të punojë kur presioni punues të
arrijë vlerë të caktuar.
39
Hidraulika Teknika energjetike III
pompave (përndryshe quhen automatë të hapit të lirë). Këto pajisje pas arritjes së presionit
të dhënë e bëjnë pompën të punojë në hap të lirë.
Në figurën 1.34 shihet një pajisje e këtillë për shkarkim të pompave, me pjesët
përbërëse të saj:
Fluidi punues vjen nga pompa nëpërmjet kanalit hyrës 1 deri te valvola për
shkarkim të pompës. Kur topthi 3 është në pozitë të mbyllur, fluidi rrymon përmes qarkut 2,
valvolës së pakthyeshme 7 dhe kanalit vertikal 9, në drejtim të akumulatorit hidro-
pneumatik 10. Prej atje nëpërmjet shpërndarësit 11 fluidi rrymon kah cilindri 12 (figura
134а).
1. kanali hyrës
2. qarku
3. topthi
4. leva pistonale
5. susta
6. pistoni
7. valvola e pakthyeshme
8. kanali
9. qarku vertikal
10. akumulatori hidropneumatik
11. shpërndarësi
12. cilindri (shpenzuesi)
а) b)
Figura 1.34 Valvola për shkarkim të pompave
40
Teknika energjetike III Hidraulika
Nëse presioni në hyrje zmadhohet, atëherë pistoni 2 nën ndikim të presionit të fluidit
zhvendoset në të majtë dhe pjesërisht ose plotësisht e mbulon hapjen derdhëse. Për
shkak të sipërfaqes së zvogëluar derdhëse, rënia e presionit do të jetë e madhe me ç’rast
mundësohet që presioni dalës рda të ngelë konstant.
Valvola do të jetë e hapur kur F ≥ PdaA , ndërsa do të jetë e mbyllur kur (F[PdaA)
F ≤ Pda A , ku janë:
F [N ] - forca e sustës
d 2π 2
A= [m ] - sipërfaqja aktive e kokës konike të valvolës.
4
b)
а) 1 membrana
2 leva (llozi)
3 susta
4 ndërprerësi elektrik
41
Hidraulika Teknika energjetike III
Me zvogëlimin e presionit punues në instalim, membrana 1 tërhiqet përpjetë, susta 3
lirohet, llozi 2 ngrihet përpjetë dhe qarku elektrik ndërpritet.
Kur presioni punues në sistemin hidraulik e tejkalon vlerën e lejuar, fluidi hyn
brenda ndërprerësit elektrik kompresues (figura 1.36b) përmes kanalit hyrës. Presioni i
fluidit vepron mbi valvolën për kufizim të presionit 1 dhe duke e përballuar forcën e sustës
2 mundëson lëshimin e fluidit në hapësirën mbi pistonin 3. Duke vepruar mbi ballin e
pistonit, fluidi e shtyn atë teposhtë dhe kështu e mbyll qarkun elektrik me prekje të pistonit
te ndërprerësi elektrik 6. Në këtë mënyrë sistemi rregullues i sistemit hidraulik e ndërpret
prurjen e fluidit punues.
Kur presioni në sistem do të zvogëlohet, forca e sustës 2 e mbyll valvolën për
kufizim të presionit 1, ndërsa pistoni 3, nën ndikim të sustës kthehet përpjetë duke e liruar
ndërprerësin 6. Fluidi mbi pistonin 3, përmes valvolës zhurmëmbytëse 5 dhe valvolës së
pakthyeshme 4 kthehet prapa në sistem.
42
Teknika energjetike III Hidraulika
1 valvolë
zhurmëmbytëse
2 kanal
3 piston
4 sustë
5 kanal derdhës
6 kanal
7 pompë
8 hidromotori
1 valvola zhurmëmbytëse
2 hidromotori
3 kanali
4 pistoni
5 susta
43
Hidraulika Teknika energjetike III
Rregullimi i vlerës konstante të ∆p bëhet me ndryshim të prerjes tërthore А.
Nëse zmadhohet prerja tërthore А në kanalin Ѕ, presioni do të zmadhohet, me
ç’rast zmadhohet edhe rënia e presionit ∆p. Presioni i zmadhuar nëpërmjet kanalit 3, nga
ana e poshtme vepron mbi pistonin 4 duke e përballuar forcën e sustës 5. Me këtë pistoni
4 lëviz përpjetë dhe e zvogëlon prerjen tërthore А, gjegjësisht rrjedhjen e fluidit nëpër të
kah kanali Ѕ. Në këtë mënyrë rënia e presionit ∆p kthehet në vlerën e rregulluar, ndërsa
madhësia e rrjedhjes kah hidromotori 2 mbetet me vlerë konstante.
1 trupi
2 pllakëzat
zhurmëmbytëse
3 dhomat
4 pistoni notues
Fluidi punues nën presion hyn te ndarësi i rrjedhjes, ndahet në dy anë, kalon
përmes pllakëzave zhurmëmbytëse 2 dhe mbërrin te dhomat 3. Në rast se presioni është i
njëjtë në dhomat 3, atëherë pistoni notues 4 është në mes dhe rrjedhjet janë të njëjta, me
ç’rast edhe presionet р1 dhe р2 janë të njëjta.
Gjatë ndryshimit të ngarkimit në njërin nga cilindrat punues krijohet dallim i presio-
neve në dhomat 3 për të cilën arsye pistoni notues 4 zhvendoset kah dhoma me presion
më të vogël dhe pjesërisht e mbyll hapjen përkatëse. Në këtë mënyrë zvogëlohet rrjedhja
në cilindrin e dhënë punues derisa nuk barazohen presionet.
Për të lëvizur pistonat me pistonmbajtësit me një shpejtësi të njëjtë, presionet në
cilindrat punues duhet të jenë të njëjta.
44
Teknika energjetike III Hidraulika
Gjatë rrjedhjes së fluidit në kahje të shigjetës (figura 1.41), presioni i tij e tejkalon
forcën e sustës 2, e ndan elementin për mbyllje - konin 1 nga bazamenti 3 dhe mundëson
rrjedhje. Në kahjen e kundërt koni 1 nën veprim të forcës shtrihet në bazamentin 3, susta 2
dhe forca e presionit punues të fluidit nuk lejojnë rrjedhje.
Në figurën 1.42 shihet një valvolë dyfish e pakthyeshme, pjesët përbërëse të të
cilës janë:
1 valvola e
pakthyeshme
2 valvola e
pakthyeshme
3 pistoni notues
45
Hidraulika Teknika energjetike III
Nëse në valvolën dyfish të pakthyeshme nuk vjen fluid punues nën presion, atëherë
valvolat e pakthyeshme 1 dhe 2 e mbyllin fluidin që gjendet në hidrocilindër, duke e
bllokuar pistonin e tij në pozitë të përcaktuar.
46
Teknika energjetike III Hidraulika
1 trupi i motorit
2 dhëmbëzori
3 dhëmbëzori punues
4 dhoma punuese
5 boshti punues
47
Hidraulika Teknika energjetike III
Fluidi punues me presion të caktuar hyn në motor përmes hapjes Р dhe vepron mbi
dhëmbëzorët e ndërlidhur 2 dhe 3. Ato fillojnë të rrotullohen në kahjet e shënuara me
shigjeta, gjatë të cilit proces e bartin fluidin në hapësirën ndërdhëmbëzore kah qarku dalës
Т. Dhëmbëzori 3 duke u rrotulluar e rrotullon edhe boshtin punues 5, i cili del jashtë motorit
dhe me rrotullimin e tij mund të kryhet punë mekanike.
Motorët dhëmbëzorë punojnë me presione të mesme dhe me numër më të madh të
rrotullimeve, ngase në rast të numrit të vogël të rrotullimeve kanë humbje të mëdha. Ata
janë të thjeshtë për nga konstruksioni, me dimensione të vogla dhe masë të vogël, si dhe
kanë moment të madh rrotullimi dhe koeficient të mirë të shfrytëzimit.
Skema parimore e tyre është e njëjtë sikur edhe ato të pompave pistonale boshtore
dhe pompave pistonale radiale. Kanë relativisht pak humbje vëllimore të fluidit punues dhe
mund të përdoren në rrethana ku kërkohen 50 deri 3000 e më shumë [rrot/min].
Te shumë makina, veçanërisht te traktorët dhe makinat e ndërtimtarisë përdoren
hidromotorë pistonal radial që disponojnë me moment të madh dhe numër të vogël të
rrotullimeve. Shpesh përdoren motorë me unazë të profilizuar të statorit me të cilin arrihet
moment i lartë i torzionit.
Varësisht nga profili i unazës së statorit, pistoni gjatë një rrotullimi kryen disa hapa
(figura 1.44). Me qëllim që momenti të zmadhohet, përdoren konstruksione të motorëve
hidraulik me disa (zakonisht 2-3) vargje cilindrash, ku gjithsej ka 50 – 60 cilindra. Këta
motorë hidraulik me moment të lartë konstruktohen për momente të mëdha rrotulluese dhe
numër të vogël rrotullimesh.
Sipas skemës parimore këta motorë janë të njëjtë sikur edhe pompat fletëzore. Për
shkak të humbjeve të vogla vëllimore të fluidit punues mund të përdoren për numër të
vogël rrotullimesh 10 – 1500 [rrot/min].
Në figurën 1.45 shihet një motor hidraulik fletëzor.
48
Teknika energjetike III Hidraulika
Te cilindrat me veprim njëanësor (figura 1.46) presioni vepron mbi njërën anë të
pistonit 1, i cili gjendet në trupin e cilindrit 3, me ç’rast bëhet hapi punues, ndërsa hapi
kthyes bëhet nën ndikim të sustës kthyese 2 ose forcave të jashtme.
49
Hidraulika Teknika energjetike III
50
Teknika energjetike III Hidraulika
ku: l - rruga që e kalon pistoni gjatë një lëvizjeje prej pikës së vdekur të brendshme kah ajo
e jashtme në një kahje.
Fuqia e cilindrit në kushte ideale është:
Pi = F ⋅ v[W ]
q m
ku: v = v [ ] - shpejtësia mesatare e lëvizjes së pistonit.
A s
Fuqia e vërtetë varet prej koeficientit të shfrytëzimit η të cilindrit punues, i cili i merr
parasysh humbjet e energjisë për shkak të përballimit të rezistencave gjatë lëvizjes së
pistonit:
P = Pi ⋅η[W ] .
Këta cilindra quhen edhe cilindra me pistonetë njëanësore (figura 1.48) ngase
kanë vetëm një pistonetë, ndërsa sipërfaqet e pistonetës në të cilat vepron presioni i fluidit
janë të ndryshme.
Cilindrat me pistonetë dyanësore (figura 1.49), në të dyja anët kanë nga një
pistonetë. Përdoren në raste kur kërkohet që shpejtësia të jetë e njëjte në të dyja kahjet e
lëvizjes së pistonit.
Cilindrat teleskopik (figura 1.50) janë të formuar nga disa cilindra që hyjnë në njëri
tjetrin dhe përdoren në vende ku nevojiten hapa më të mëdhenj punues.
Në figurën 1.51 shihet një hidromotor special oshilues me pjesët e veta përbërëse:
51
Hidraulika Teknika energjetike III
1 trupi
2 piston me veprim
dyanësor
3 dhëmbëzori
4 boshti punues
52
Teknika energjetike III Hidraulika
1.8 FILTRAT
Filtrat ose pastruesit (sitat) janë komponentë në të cilët fluidi punues pastrohet nga
papastërtitë. Papastërtia e fluidit punues përbëhet nga grimcat e pluhurit, grimcat metalike,
grimcat e gomës, produktet e oksidimit të vajit e të ngjashme. Me filtrim jetëzgjatja e
komponentëve zgjatet e me të edhe jetëzgjatja e tërë sistemit. Përllogaritet se 80% e
dëmtimeve dhe parregullsive në sistem janë pasojë e papastërtisë. Për këtë arsye në çdo
sistem filtrat janë të nevojshëm.
Sipas vendit se ku vendosen ekzistojnë:
- filtra thithës
- filtra shtytës
- filtra kthyes.
Filtrat thithës vendosen në qarkun thithës të pompës dhe zakonisht këta janë filtra
të vrazhdë me sitë. Detyrë e tyre është që ta mbrojnë pompën nga papastërtitë mekanike.
Filtrat shtytës vendosen në qarkun shtytës të pompës, përderisa trupi i tyre
gjendet nën rezervuarin punues. Filtrimi në zonën e presionit të lartë kërkon elemente
filtruese mjaftueshëm të rezistueshëm, që të mos dëmtohen shkaku i presionit të lartë dhe
rrjedhimisht janë më të shtrenjtë. Kryesisht përdoren për mbrojtje të disa komponentëve
sensitivë, që kërkojnë shkallë të lartë të pastërtisë (p.sh. servoshpërndarës).
Filtrat kthyes më së shpeshti përdoren në sistemet hidraulike. Filtri përbëhet prej
elementeve filtruese për filtrim të vrazhdë dhe të imët si dhe prej valvolës derdhëse.
Elementet filtruese për filtrim të vrazhdë përpunohen nga letra, stofi special, fijet sintetike etj.
Në figurën 1.52 shihet një filtër kthyes, i cili është i përbërë nga elementet vijuese:
1 tehu
2 trupi
3 kapaku
4 ena
5 elementi filtrues
53
Hidraulika Teknika energjetike III
Metodat e filtrimit
Për të ndaluar grimcat e forta të papastërtisë nga fluidi punues përdoren metoda
mekanike dhe energjetike.
Te metodat mekanike pastrimi realizohet me përdorim të elementeve të ndryshme
poroze, ndërsa te metodat energjetike përdoren fusha energjetike – magnetike, elektrike,
gravitacionale, centrifugale etj.
Filtrat që përdorin fusha energjetike kanë relativisht pak humbje, me ndihmën e
tyre arrihet shkallë e lartë e filtrimit që ka rezistencë të vogël dhe lejojnë të punohet pranë
temperaturave të larta.
Në praktikën makinerike, para së gjithash, përdoren filtra me elemente filtruese
poroze. Si elemente plotësuese në disa raste përdoren edhe filtrat magnetik me të cilët
gjatë filtrimit ndahen grimcat metalike. Te shumë makina përdoren edhe pajisje për
pastrim centrifugal.
Mënyrat e filtrimit
54
Teknika energjetike III Hidraulika
1.9 REZERVUARËT
Rezervuarët si komponentë të sistemit kanë përdorim të shumëfishtë.
Rezervuarët shërbejnë për akumulim, ngrohje, ftohje, grumbullim të
papastërtive dhe lirim të ajrit si dhe avullit të fluidit punues.
Në rezervuar më së shpeshti vendosen filtra, ftohës ose ngrohës. Shpesh edhe pompa
vendoset brenda rezervuarit, ndërsa shpërndarësit dhe valvolat vendosen mbi pompën.
Nuk duhet të lejohet që fluidi punues gjatë hyrjes në rezervuar të shkaktojë turbullim
dhe paraqitje të shkumës. Për këtë qëllim gypi prurës (qarku kthyes) vendoset nën nivelin
e fluidit punues në rezervuar.
Konstrukti i rezervuarit dhe vendndodhja e tij duhet të mundësojnë kontroll të lehtë
të nivelit të fluidit punues dhe mbushje sa më të thjeshtë të tij.
Në pjesën e sipërme rezervuari duhet të ketë një hapje për lëshim të ajrit dhe avullit
5, të furnizuar me filtër ajror, i cili e pamundëson hyrjen e grimcave të papastërtisë dhe
hyrjen e lagështisë në rezervuar (figura 1.53). Pjesët përbërëse të rezervuarit janë:
1 qarku kthyes
2 filtri
3 harku thithës
4 muret ndarëse
5 valvola e
pakthyeshme e ajrit
dhe avullit
Hapja për mbushje të rezervuarit duhet të jetë e mbyllur me anë të kapakut me çep.
Hapjet me çepa për lëshim duhet të vendosen në vende të tilla brenda rezervuarit, ashtu që në
rezervuari të mund të zbrazet ndërrimit të vajit. Për të mundësuar pastrim dhe larje të rezervuarit
në çdo anë boshtore të tij duhet të lihen hapje hermetikisht të mbyllura me kapakë.
Rezervuari duhet të ketë tregues lehtësisht të shikueshëm të nivelit të fluidit punues
me shenja për nivel normal, minimal dhe maksimal. Niveli minimal duhet të gjendet më lart
se 5 cm mbi gypin thithës.
Për t’u lehtësuar ndarja e ajrit nga vaji, e nevojshme është që gypi thithës 3 të
largohet sa më shumë që është e mundshme nga gypi kthyes 1. Rekomandohet që këto
gypa të ndahen me mure ndarëse 4.
Sipërfaqet e brendshme të rezervuarit duhet të jenë të lëmueshme dhe skajet e
salduara të jenë të pastra.
Në murin e rezervuarit rrotullohet një çep magnetik, i cili i mbledh grimcat metalike
nga vaji. Rezervuari medoemos duhet të jetë mjaft i madh për të mundësuar që
temperatura e fluidit punues të mos e kalojë vlerën e lejuar. Madhësia e rezervuarit varet
nga rrjedhja fluidale e pompës, vendit të montimit dhe kushteve punuese.
Për t’u përmirësuar pastrimi i fluidit punues, vëllimi i rezervuarit, varësisht nga
kushtet, duhet të jetë së paku 2 deri 3 herë më i madh sasia e rrjedhjes fluidale të pompës
për një minutë, ndërsa te sistemet që punojnë me temperatura të larta të fluidit punues kjo
shkon deri 10 herë.
55
Hidraulika Teknika energjetike III
Forma dhe mënyra e vendosjes së rezervuarëve gjithashtu ndikon në kushtet
punuese të sistemit hidraulik.
Rezervuari i lartë me bazament të vogël më mirë e lëshon nxehtësinë sesa
rezervuari i vogël me bazament më të madh. Rezervuari vendoset në pjesën e poshtme të
sistemit për të mundësuar shkëmbim më të mirë të nxehtësisë me rrethinën.
Sipërfaqja e brendshme e rezervuarit duhet të mbrohet, gjegjësisht duhet të jetë e
rezistueshme ndaj goditjeve, fluidit punues dhe të rezistojë temperatura më të larta.
85 % e vëllimit të përgjithshëm të rezervuarit mbushet me fluid, ndërsa 15 % lihet i
zbrazët për të ndarë ajrin dhe avullin e fluidit.
Në industrinë e aeroplanëve përdoren rezervuarë të mbyllur hermetikisht, në të cilët
fluidi punues është i ndarë me piston ose membranë nga ajri nën kompresion, i cili krijon
mbipresion në rezervuar.
Në figurën 1.54 shihen dy lloje ndërtimi të rezervuarëve të mbyllur:
b)
56
Teknika energjetike III Hidraulika
Tek akumulatorët hidraulik me sustë (figura 1.56) fluidi punues ngjeshet me anë
të deformimit elastik të sustës.
57
Hidraulika Teknika energjetike III
Në sistemet hidraulike thuajse ekskluzivisht përdoren akumulatorët me gaz, ngaqë
gazi ka masë të vogël, plogështi të vogël dhe afat të pakufizuar përdorimi. Zakonisht
përdoren gazrat inerte ose azoti. Gazi medoemos duhet të jetë i ndarë nga fluidi punues
për t’i ikur mundësisë që ai të përzihet me fluidin. Ndarja e ambientit me gaz nga ai i
lëngshëm bëhet me piston ose membranë.
1 trupi
2 fluidi punues
3 pistoni
4 gazi
5 ventili për gaz
Te këta akumulatorë gazi është i ndarë nga fluidi punues me pistonin 3 me anë të
unazave zaptuese të gomës. Pjesa e sipërme e akumulatorit përmes ventilit për gaz 5
mbushet me gaz nën presion 4. Kur fluidi punues 2 nën presion hyn në akumulator,
atëherë pistoni zhvendoset nga lart duke e ngjeshur gazin derisa presionet të barazohen.
Kur bie presioni i fluidit punues në sistem, për shkak të harxhimit më të madh, akumulatori
e kthen një pjesë të fluidit punues prapa në sistem. Për këtë arsye presioni në akumulator
shënon rënie dhe gazi e shtyt pistonin teposhtë, gjatë të cilit proces një pjesë e fluidit
kthehet në sistem.
Akumulatorët pistonal me gaz kanë konstruksion të thjeshtë, janë të përshtatshëm
për presione të larta dhe mund të akumulojnë sasi të madhe të energjisë. Mangësi të tyre i
kanë humbjet për shkak të fërkimit, inercionit të pistonit dhe hermeticitetit jo të plotë.
Akumulatori membranor me gaz është i paraqitur në figurën 1.58, ndërsa pjesët
përbërëse janë:
1 ena e çeliktë
2 kyçësi për fluid
3 ventili
4 membrana e mbushur me gaz
5 ventili për gaz
58
Teknika energjetike III Hidraulika
Te këta akumulatorë, gazi dhe fluidi punues janë të ndara me membranë gome.
Vëllimi i membranës mbushet me gaz kompresues përmes ventilit për gaz 5. Kur presioni
në sistem rritet, fluidi punues hyn nëpërmjet hapjes 2. Nën presion të fluidit punues vëllimi
i membranës me gaz zvogëlohet, ndërsa presioni i gazit zmadhohet derisa presionet të
mos barazohen. Kur presioni i fluidit punues në sistem bie, membrana me gaz e zmadhon
vëllimin e vet dhe kështu e kthen një pjesë të fluidit punues në sistem. Akumulatorët
membranor gjithnjë e më shesh përdoren në praktikë.
59
Hidraulika Teknika energjetike III
1.11 GYPPËRCJELLËSIT DHE ELEMENTET NDËRLIDHËSE
Gyppërcjellësit e lakueshëm
60
Teknika energjetike III Hidraulika
Gjatë punës me presione të larta dhe temperatura të ulëta gjithnjë e më shumë janë
duke u përdorur gyppërcjellës të lakueshëm metalik me gyp të brendshëm brinjëzor
metalik dhe pa teh, që është mbuluar me mbështjellës telash (fig. 1.60).
Elementet ndërlidhëse
61
Hidraulika Teknika energjetike III
1 dhe 2 tehëzorët
3 vidhat me kaçavidë
4 gypi
5 ndërlidhësi unazor
Në figurën 1.64 janë paraqitur më shumë lloje të elementeve ndërlidhëse për lidhje
ndarëse.
62
Teknika energjetike III Hidraulika
Gjatë projektimit të sistemit për bartje të energjisë, projektuesi duhet të bëjë analizë
se çfarë sistemi ai duhet të përdorë (mekanik, elektrik, hidraulik, pneumatik ose sistem të
kombinuar), gjegjësisht medoemos duhet t’i vërtetojë përparësitë dhe mangësitë teknike
dhe ekonomike të secilit sistem.
Sistemi i zgjedhur për bartje të energjisë duhet t’i kënaqë kriteret e caktuara
teknike, por gjithashtu duhet të jetë edhe ekonomik. Projektimi i sistemeve për bartje të
energjisë është punë specifike që përfshin më shumë analiza. Shikohen dhe shqyrtohen
elementet e sistemit, bëhet zgjedhja e parametrave (presioni dhe rrjedhja), zgjedhja e
komponentëve, fluidit punues, pajisjeve kontrolluese dhe matëse, instrumenteve etj.
Zbatimi i komponentëve dhe elementeve standarde mundëson ndërrueshmëri të
lehtë, me se fitohet në kohë dhe kështu koha e ngecjeve bie në minimum.
Projekti i sistemit hidraulik, gjatë përgatitjes dhe realizimit, duhet t’i përmbajë
dokumentet në vijim:
• detyrën projektuese me kërkesat teknike dhe të tjera si p.sh. kërkesat
ekonomike, kërkesat në lidhje me funksionimin e sistemit, kufizimet e ndryshme etj.
Përveç kësaj duhet të definohen forcat, momentet, shpejtësitë e rrotullimeve dhe të
translacionit, hapat, këndet, renditja e operacioneve, kohëzgjatja e ciklit, kushtet punuese
në të cilat sistemi do të funksionojë e të ngjashme;
• skemat funksionale hidraulike dhe elektrike që paraqesin skema të lidhjes të te
gjithë komponentët dhe pajisjet e sistemit hidraulik dhe të cilët e ilustrojnë parimin e tij të
punës;
• përllogaritjen e parametrave dhe madhësive themelore hidraulike dhe
mekanike me zgjedhjen e komponentëve mekanik, hidraulik dhe elektrik, si dhe pajisjeve
shoqëruese. Gjatë kësaj duhet të përcaktohen:
1. qëllimi i përdorimit të sistemit hidraulik;
2. kinematika dhe dinamika e lëvizjes së objektit dhe të sistemit hidraulik në
përgjithësi (e lëvizshme ose e palëvizshme etj);
3. kërkesat kinematike në raport me lëvizjen e motorit si dhe organet ekzekutive të
sistemit (rrotullimi ose translacioni, këndet e zhvendosjes, hapi i punës etj.);
4. masat inerciale dhe dinamika e lëvizjes së këtyre masave, gjegjësisht forcat dhe
momentet inerciale (ngarkimi baraspeshues, goditjet, dridhjet etj.);
6. mënyra e drejtimit të sistemit hidraulik (me dorë, mekanik, elektromekanik,
elektrohidraulik etj.).
Zgjedhja e komponentëve hidraulik varet nga intensiteti i presionit. Presioni më
ekonomik është ai prej 300 bar. Gjatë këtij presioni masa dhe përmasat janë më të vogla.
Gjatë presionit më të lartë se 300 bar muret dhe pajisjet medoemos duhet të zmadhohen,
me çka zmadhohet edhe masa. Gjatë presionit më të vogël, masa gjithashtu është e
madhe, shkaku i përmasave të mëdha të pajisjeve dhe komponentëve të duhur për fitim të
parametrave të njëjtë.
Në figurën 1.65 është paraqitur varshmëria e masës së sistemit në varësi nga
presioni punues.
63
Hidraulika Teknika energjetike III
Duke u bazuar mbi përllogaritjet e nxjerra për fuqi të nevojshme, forcë, shpejtësi,
vlera të zgjedhura të presionit dhe rrjedhje zgjidhen pompat dhe hidromotorët. Sipas
kërkesave në pikëpamje të ndryshimit të numrit të rrotullimeve nmin deri nmax, presionit të
nevojshëm dhe rrjedhjes, si dhe mënyrës së lidhjes së pompës me motorin lëvizdhënës,
zgjidhet edhe lloji i pompës (dhëmbëzore, pistonale, centrifugale etj.), tipi i pompës
(mënyra e drejtimit, mënyra e lidhjes) dhe gjithashtu parametrat e pompës. Në mënyrë të
njëjtë bëhet edhe përzgjedhja e hidromotorit.
Të gjithë komponentët që ndodhen në rrugën e rrymimit të fluidit punues nga
pompa deri te hidromotori, ndonjëherë edhe pas tij, hyjnë në pjesën drejtuese të sistemit.
Detyra e tij është që të mundësojë ndryshime të parametrave të motorit dhe të sistemit
hidraulik në përgjithësi, gjegjësisht mbajtjen e tyre në vlera të dhëna. Këta komponentë
zgjidhen pas përllogaritjes së disa parametrave të sistemit, në bazë të kërkesave teknike,
skemës funksionale dhe mundësisë për furnizim të tyre. Ato janë: shpërndarësit, valvolat
për presion, valvolat lëshuese etj.
• skema montuese me listën e montimit që bëhet pas përzgjedhjes së
komponentëve sipas skemës funksionale dhe e tregon secilin komponent hidraulik
(valvolën, pompën, hidromotorin, filtrin etj). Kjo skemë është e domosdoshme gjatë
montimit të sistemit hidraulik.
Lista e montimit është pjesë përbërëse e skemës montuese dhe paraqet specifikë
të elementeve dhe komponentëve hidraulik që lidhen me gyppërcjellësin;
• skema e dispozicionit të sistemit në objekt, e cila e tregon renditjen e
komponentëve hidraulik të objektit, së bashku me dimensionet e nevojshme dhe masat që
ndërmerren për montim;
• dokumentacioni i nevojshëm teknik i elementeve dhe komponentëve
jostandard;
• përshkrimi teknik i sistemit me përshkrim të punës;
• doracaku për punë dhe mirëmbajtje;
• lista e pjesëve, elementeve dhe pajisjeve rezervë.
64
Teknika energjetike III Hidraulika
65
Hidraulika Teknika energjetike III
Gjatë montimit të qarqeve të lakueshme, është me rëndësi të mos bëhet dredhimi i
tyre. Rekomandohet që te qarqet e lakueshme të vendosen susta gjatësore për t’i ikur
përdredhjes së tyre.
Mirëmbajtja e çdo sistemi përbëhet nga përdorimi i rregullt, preventiva dhe konto-
llimi i planifikuar i punës së tij. Kjo nuk guxon të zbehet vetëm në ndërrim të thjeshtë ose
ndreqje të elementeve që janë prishur gjatë punës. Prandaj, mirëmbajtja, e veçanërisht
preventiva ka ndikim të madh në punën e rregullt të sistemit dhe në jetëzgjtjen e tij. Për të
pasur mirëmbajtje efikase duhet të sigurohet kuadër kualitativ dhe i trajnuar. Me anë të
mirëmbajtjes së rregullt dhe ndërrimit të elementeve me jetëzgjatje të caktuar, ndalimet në
punën e sistemit bien në minimum dhe njëkohësisht zmadhohet efikasiteti. Kjo arrihet me
anë të përgatitjes paraprake të planeve për mirëmbajtje (ditore, javore, periodike dhe
vjetore). Veç kësaj rregullisht duhet të evidentohet dokumentacioni për çdo intervenim të
bërë me të dhëna precize se çka është rregulluar ose ndërruar. Kontrollimi i rregullt i
parametrave të përcaktuar të sistemit, korrigjimet e tij në pajtim me procesin teknologjik do
të kontribuojnë që numri i defekteve të rastësishme (të paparapara) të sillet në minimum.
Nëse kemi përdorim profesional dhe të trajnuar mirë, atëherë mirëmbajtja përbëhet prej
operacioneve në vijim:
- pastrimi i filtrave ose ndërrim i elementit punues në filtër;
- rimbushja e fluidit punues nëse ka rënë niveli më i ulët i sasisë së përcaktuar ose
ndërrim i fluidit punues nëse janë zvogëluar vetitë punuese të fluidit punues (viskoziteti,
dendësia etj.);
- kontrollimi i parametrave të parapërcaktuar (presioni, rrjedhja, shpejtësia,
temperatura);
66
Teknika energjetike III Hidraulika
Si pasojë e gabimeve, gjatë udhëheqjes në sistem ndodhin defekte, edhe pse kemi
bërë mirëmbajtje të rregullt dhe kualitative. Në rast se bëhet defekti, personi profesional
duhet ta vërtetojë defektin dhe ta zbulojë arsyen se pse është bërë defekti.
Defektet më të shpeshta që hasen te sistemi hidraulik janë si vijojnë:
1. Ushtima e zmadhuar (zhurma) gjatë punës së sistemit. Ushtima mund të
paraqitet si rezultat i: paraqitjes së kavitacionit, defektit të pompës, hidromotorit, cilindrave
punues, defektit të shpërndarësve ose valvolave, kombinimeve jo të shtrënguara
mjaftueshëm. Pasi të lokalizohen elementet që duhet ndrequr ose ndërruar, defekti
mënjanohet pas shkyçjes së sistemit.
2. Presioni i zvogëluar punues në sistem mund të ndodhë për shkak të: filtrit të
papastër, fuqisë së pamjaftueshme të motorit lëvizdhënës, pamundësisë së pompës që të
sjellë fluid të mjaftueshëm në sistem.
3. Rrjedhja e zvogëluar (sasi e pamjaftueshme e fluidit punues në sistem) mund të
paraqitet përkohësisht ose përgjithmonë për shkak të: fuqisë së zvogëluar të motorit
lëvizdhënës, kavitacionit, lidhjeve hermetikisht të pamjaftueshme të pompës, harxhimit të
pjesëve të pompës.
4. Temperatura e zmadhuar e fluidit punues paraqitet për shkak të: viskozitetit të
zvogëluar të fluidit, ftohjes së pamjaftueshme, zmadhimit të presionit punues, sasisë së
zvogëluar të fluidit punues në rezervuar.
5. Presioni i zmadhuar në sistem paraqitet për shkak të: defektit në valvolat për
kufizim të presionit, deformimit të sustës së valvolave etj. Në çdo dy deri tre muaj duhet të
kontrollohen valvolat.
6. Rrjedhja e fluidit punues nga sistemi paraqitet si rezultat i deformimit të
ndërlidhësve unazorë, shtrëngimi i pamjaftueshëm i kaçavidave të pjesëve ndërlidhëse,
dëmtimit mekanik të instalimit etj. Këto defekte janë më të lehta për t’u zbuluar, ndërsa
mënjanimi i këtyre defekteve bëhet pas shkyçjes së sistemit nga puna.
67
Hidraulika Teknika energjetike III
1.14 SHEMBUJ TË SKEMAVE PRAKTIKE TË SISTEMEVE HIDRAULIKE
1. pompa
2. rezervuari
3. shpërndarësi (3-I dhe
3-II)
4. filtri
5. valvola e pakthyeshme
6. çezmat
7. valvolat për kufizim të
presionit
8 dhe 9 hidrocilindrat
68
Teknika energjetike III Hidraulika
1. mekanizmi
kardanik
2. rezervuari
3. pompa
4. çezma
5. valvola për
shkarkim
6. cilindri
teleskopik
7. valvola
derdhëse
8. valvola për
kufizim të
а) b) presionit
69
Hidraulika Teknika energjetike III
përmes hapjes F. Në sistemin hidraulik praktikisht nuk kemi presion dhe pompa punon në
regjim të hapit të zbrazët (punës boshe).
Pranë pozitës punuese b), me mbylljen e çezmës 4 valvola për shkarkim 5
pamundëson kalimin e vajit dhe kthimin në rezervuar.
Hidrovaji tani kahëzohet nga hapja G e cilindrit teleskopik 6. Cilindri teleskopik 6
nxirret dhe e ngre platformën e kamionit.
Kur cilindri teleskopik 6 anon për 270, e shtyt dhe e çel valvolën derdhëse 7, e cila e
lëshon vajin përmes hapjes H në rezervuarin 2, me ç’rast ndalohet nxjerrja e mëtejme e
cilindrit teleskopik 6.
Kur është bërë shkarkimi nga platforma, hapet çezma 4 nga valvola për shkarkim 5
me çka pompa 3 lidhet me rezervuarin 2 nëpërmjet hapjeve D-E-F. Presioni në sistem dhe
në cilindrin e teleskopit 6 do të zvogëlohet, cilindri tërhiqet, kurse platforma lëshohet nën
ndikim të peshës vetanake. Vaji nga cilindri i teleskopit 6 kalon nëpër valvolën 5 dhe
shkon në rezervuarin 2 nëpërmjet hapjeve G-D-E-F.
Valvola për shkarkim 5 paraqet kombinim nga çepi 4 dhe ventili për kufizim të
presionit 8 me topth. Shpejtësia e lëshimit të platformës rregullohet me çezmën 4.
Në fig. 1.68 është paraqitur skema e sistemit hidraulik për rrotullimin e tankut.
1. elektromotori
2. pompa e kupolës
radiale me rrjedhje të
ndryshueshme
3. pompa dhëmbëzore
4. ventilet e pakthyeshme
5. ventili derdhës
6. ventili për kufizim të
presionit
7. hidromotori radial
pistonal
8. reduktori
9. kupola
10. cilindri diferencial
11. servopërcjellësi
70
Teknika energjetike III Hidraulika
1. përcjellësit
2. ventili ngulfatës jokthyes
3. ventili për kufizim të presionit
4. filtri
С cilindri hidraulik
М motori hidraulik me lëvizje qarkore
Р pompa
Т rezervuari
Në fig. 1.70 është paraqitur skema e sistemit hidraulik të makinave për kallajisje të
llamarinave me këto pjesë:
71
Hidraulika Teknika energjetike III
1. hidromotori
2. reduktori
3. cilindrat
4. ventili për kufizim të presionit
5. ventili jokthyes
V ventili për kufizim të presionit
punues
R4/3 përcjellësi
Р pompa
М motori
Т rezervuari për lëng
72
2. PNEUMATIKA
QËLLIMET
Ky libër duhet:
• të identifikojë nocionin pneumatika;
• të informojë për nevojë dhe zbatimin e pneumatikës;
• të njohë dhe përshkruajë pjesët e sistemeve pneumatike;
• të shpjegojë parimin e punës së kompresorëve dhe të bëjë zbatimin e
tyre;
• e shqyrton funksionin dhe nevojën e rezervuarëve;
• e shpjegon rolin e stacionit të serviseve për përgatitjen e ajrit;
• elaboron parimin e punës së përcjellësve pneumatik, caktimin dhe
zbatimin e tyre;
• e shpjegon dhe analizon rolin e llojeve të veçanta të ventileve;
• i përshkruan dhe i diskuton parimet e punës së motorëve pneumatik
dhe cilindrave punues;
• e shpjegon mënyrën e lidhjes së gypave dhe elementeve lidhëse;
• i grumbullon informacionet për ndërtim, hulumtim dhe mirëmbajtje të
sistemeve pneumatike dhe distribuon për to;
• shpjegon parimet e punës të sistemeve të bëra pneumatike.
Pneumatika Teknika energjetike III
74
Teknika energjetike III Pneumatika
2.1 HYRJE
- ajri është fluid më ekonomik dhe më i shpeshtë. Për nevojat industriale si lëndë e
parë është pa pagesë dhe gjendet në sasi të pakufizuara;
- pajisjet pneumatike nuk janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës.
Punojnë në temperaturë deri 200oC;
- janë të thjeshta për mirëmbajtje dhe përdorim, janë afatgjata dhe të lira;
- shpejtësitë punuese të elementeve të kryera janë të mëdha dhe ekziston mundësia
për ndryshim të kontuinuar;
- pajisjet zbatuese nuk janë të ndjeshme ndaj ringarkesës për shkak të elasticitetit të
ajrit, për dallim nga pajisjet elektrike të cilat gjatë ringarkesës shpesh digjen;
75
Pneumatika Teknika energjetike III
- pajisjet pneumatike nuk kanë nevojë për përcjellës kthyes, sepse ajri i shfrytëzuar
lëshohet në atmosferë;
- ajri i shfrytëzuar është i pastër dhe nuk e ndot atmosferën;
- pesha e vogël, pajisjet pneumatike për dallim nga ato elektrike, për dedikim të njëjtë
kanë peshë më të vogël (motorët e ajrit janë edhe deri dhjetë herë më të lehtë nga
elektromotorët);
- rrezik i vogël i fatkeqësive për dallim nga elektropajisjet dhe instalimet (në hapësira
të lagëta etj.);
- mundësi për përpunim të sistemeve të përbëra me shfrytëzim të elementeve
standarde;
- një stacion kompresues mund të furnizojë më tepër sisteme pneumatike.
76
Teknika energjetike III Pneumatika
2.2.2 KOMPRESORËT
77
Pneumatika Teknika energjetike III
Kompresorët me piston
b)
78
Teknika energjetike III Pneumatika
Në fig. 2.3. është paraqitur kompresori me piston. Lëvizja rrotulluese e rrotës nyjore
1 nëpërmjet pistonetës 2 shndërrohet në lëvizje drejtkëndore të pistonit 3. Gjatë lëvizjes së
pistonit teposhtë në cilindër zvogëlohet presioni, ventili thithës është mbyllur. Gjatë lëvizjes
së pistonit lart ajri mblidhet, ventili thithës mbyllet, kurse ventili ngjeshës hapet dhe ajri
ngjishet në rezervuar.
Në fig. 2.4. është paraqitur kompresori dyshkallor i pistonit me ndërftohje. Cilindri i majtë
e shtyp ajrin nga atmosfera dhe pas komprimimit e ngjesh në cilindri e djathtë. Gjatë
komprimimit ajri nxehet, prandaj në rrugën deri te cilindri i djathtë ftohet. Cilindri i djathtë i cili ka
diametër më të vogël, sërish e mbledh ajrin në presion më të lartë dhe e ngjesh në rezervuar.
Në fig. 2.5. është paraqitur kompresori membranor.
Membrana 4 është bërë nga pëlhura e gomës. Ajo e ndan
pistonin nga hapësira për thithje, kështu që ajri nuk ka
kontakt me pjesët rrëshqitëse, respektivisht me vajin e
cilindrit. Për këtë shkak kompresorët membranorë janë të
përshtatshëm për përdorim në industrinë ushqimore,
farmaceutike dhe kimike.
Lëvizja rrotulluese e rrotës nyjore nëpërmjet
pistonetës 3 bartet dhe shndërrohet në lëvizje
drejtvizore në pistonin 2. Kur pistoni lëviz teposhtë, me
të lëviz edhe membrana, hapet ventili thithës 5 dhe ajri
hyn në hapësirën mbi membranë. Kur pistoni lëviz lart,
e ngjesh membranën, hapësira mbi membranë
zvogëlohet, kurse presioni i ajrit rritet. Ventili thithës 5
mbyllet, kurse ai ngjeshës 6 hapet dhe ajri i
komprimuar ngjishet në rezervuar.
Fig. 2.5. Kompresori
membranor
79
Pneumatika Teknika energjetike III
Kapaciteti i kompresorit
D 2π m3
Qt = hn ,[ ]
4 m in
m 3
Q = λ Q t ,[ ]
m in
λ − shkalla e mbushjes,
Shkalla e mbushjes gjithmonë është më e vogël se 1, ngase për shkak të
shpejtësisë së punës së kompresorit dhe inercionit të ventileve, cilindri nuk mund të
mbushet tërësisht me ajër.
Rezervuari për ajër shpesh vendoset pas kompresorit, kurse para rrjetit përcjellës.
Rezervuari e rregullon punën e kompresorit varësisht nga harxhimi i ajrit. Në rezervuar
veçohen uji i kondensuar nga ajri dhe pikat e vajit nga kompresori. Për këtë shkak
rezervuarët vendosen në distancë prej 10 deri 15 metrave nga kompresori në anën veriore
të stacionit të kompresorit.
Madhësia e rezervuarit, përveç tjerash, varet edhe nga mënyra e punës së
kompresorit. Nëse kompresori ka automat për shkyçje të motorit lëvizdhënës, numri i
kyçjeve dhe shkyçjeve mund të jenë maksimum deri 15 herë në orë. Atëherë vëllimi i
rezervuarit llogaritet sipas kësaj shprehjeje:
V = 0,9Q,[m3 ]
V = 0, 4Q,[m3 ]
80
Teknika energjetike III Pneumatika
81
Pneumatika Teknika energjetike III
Tharësi absorbues
Tharja e ajrit me tharës absorbues është paraqitur në fig. 2.3. Ajri nga atmosfera
kalon nëpër filtrin 1 dhe hyn në absorberin 3. Në absorber gjendet materia depërtuese
kokrrore, e cila e thith lagështinë. Ajri i liruar nga lagështia kalon në ventilin e poshtëm të
hapur dhe në filtrin e poshtëm dhe shkon në rezervuar.
Pajisja ka dy abrosberë të ndërtuar
paralelisht, me çka njëri për tharje të ajrit,
kurse tjetri ripërtërihet. Ventilatori 5 hedh ajër
në ngrohësin 6, kurse pastaj ajri i nxehur
nëpërmjet përcjellësit të sipërm 4 përcillet tek
abserberi. Ajri i nxehur e thith ajrin nga
materia e nxehur poroze nga absorberi, me
çka e ripërtërin. Nëpërmjet përcjellësit të
poshtëm ajri jo i lagur hidhet në atmosferë.
Kur materia poroze kokrrore në absor-
berin e majtë do të mbushet me lagështi, fillon
ripërtëritja e tij me rikahëzim të përcjellësit 4,
kurse për atë kohë absorberi i djathtë bën
tharjen e ajrit.
Mjeti absorbues duhet të ndërrohet në
çdo dy vite.
Fig. 2.9. Tharësi absorbues
Tharësi me ftohje
Ajri nën presion është nxehur, prandaj nevojitet ftohja e tij. Nëse ajri ftohet nën
pikën e vesës, lagështia kondensohet dhe veçohet në formë të pikave të ujit.
Ajri nën presion i cili vjen në stacionin kompresues në vete përmban papastërti, vaj
dhe avull uji. Që ajri i komprimuar të mund të shfrytëzohet në pajisjet pneumatike, duhet të
82
Teknika energjetike III Pneumatika
83
Pneumatika Teknika energjetike III
Rregullatori i presionit është ventil i cili presionin e ajrit e mban konstant pavarësisht
nga ndryshimi i presionit në rrjetin përcjellës dhe harxhimi i ajrit. Presioni në anën hyrëse
patjetër gjithmonë duhet të jetë më i lartë nga presioni i anës dalëse. Rregullimi i presionit
bëhet me membranën 1. Nga ana e sipërme e membranës vepron presioni dalës, kurse
nga ana tjetër forca e sustës 2, e cila bëhet me vidën 3. Me rritjen e presionit dalës
membrana 1 lëviz teposhtë, nga ana e kundërt e sustës. Me këtë rast zvogëlohet prerja e
vendqëndrimit të elementit për mbyllje 4, ose ventili tërësisht mbyllet. Presioni rregullohet
me sasinë e rrjedhjes nëpër ventil.
Me harxhimin e ajrit bie presioni punues dhe forca e sustës e hap ventilin. Mbajtja e
presionit më të madh arrihet me hapjen ose mbylljen e ventilit. Për shmangien e goditjes
së ventilit ndërtohet amortizer me sustë 5. Hapësira nën membranë nëpër vrimën 7 është
lidhur me atmosferën.
Në fig. 2.12. është paraqitur rregullatori i presionit të ajrit, kurse në fig. 2.13. është
paraqitur rregullatori i thjeshtuar i presionit me paraqitjen skematike.
2.2.5.4 VAJËZUESI
84
Teknika energjetike III Pneumatika
85
Pneumatika Teknika energjetike III
2.3 SHPËRNDARËSIT
Shpërndarësit janë komponentë pneumatik të cilët drejtojnë me pajisjet e kryera
(cilindrat). Në shpërndarës ajri kahëzohet kah cilindri ose nëpër shpërndarësin cilindri
lidhet me atmosferën. Ajri nën presion duhet të arrijë deri te harxhuesi për një kohë sa më
të shkurtë dhe pa rënie të madhe të presionit. Prerjet e tërthorta e të gjitha kanaleve në
shpërndarës duhet të përgjigjen në prerjet e tërthorta të lidhjeve të harxhuesit.
Simbolet me të cilat shënohen shpërndarësit përmbajnë: numrin e lidhjeve, numrin
e pozitave dhe mënyrën e aktivizimit të shpërndarësve.
Për shembull, 3/2 tregon shpërndarës i cili ka tri lidhje dhe mund të marrë dy pozita
të pistonit shpërndarës. Simboli grafik për të njëjtin shpërndarës është me sa vjon:
┬ lidhësi i mbyllur
lëshimi në atmosferë
86
Teknika energjetike III Pneumatika
87
Pneumatika Teknika energjetike III
Nga fig. 2.16 mund të shikojmë se pistoni ka dy lidhje P dhe A dhe dy pozita a dhe
b. Me aktivizim të dorës pistoni zhvendoset majtas dhe e mbyll lidhjen P (pozita b). Kur do
të ndalet presioni i dorës, forca e sustës e mban pistonin në pozitën e fundit të djathtë, me
çka lirohet lidhësi përcjellës dhe ajri nën presion, nëpërmjet lidhësit përcjellës A, shtypet
kah cilindri punues (pozita a).
88
Teknika energjetike III Pneumatika
b)
Në fig. 2.19 është paraqitur përcjellësi rrotullues pllakor 4/3 me drejtim të dorës.
Në pozitën mesatare janë mbyllur të gjithë lidhësit. Kjo është pozita zero e
shpërndarësit. Me rrotullim të pikës 1, rrotullohet edhe pllaka 2, me çka mundësohet
rrjedhja e ajrit nga lidhësi P kah A nëpër kanalin e shpërndarësit 4. Ajri i shfrytëzuar hyn
nëpër lidhësin B, kalon nëpër kanalin lidhës 3 dhe nëpër lidhësin R lëshohet në atmosferë.
Me rrotullimin e dorëzës 1 në të djathtë, mundësohet lidhja e lidhësit P dhe B dhe lidhësve
A dhe R.
89
Pneumatika Teknika energjetike III
i pa aktivizuar i aktivizuar
Fig. 2.20 Shpërndarësi 3/2 me vendqëndrim të mbyllur topthor
Kur shpërndarësi është aktivizuar, veçohet elementi topthor nga vendqëndrimi dhe
ajri nga lidhësi 1 kalon nëpër shpërndarësin dhe nëpërmjet lidhësit 2 kahëzohet kah cilindri
punues.
Në fig. 2.21 është paraqitur shpërndarësi 3/2 me mbyllës të vendqëndrimit në formë
të diskut.
i pa aktivizuar i aktivizuar
Fig. 2.21 Shpërndarësi 3/2 me mbyllës në formë të diskut
90
Teknika energjetike III Pneumatika
91
Pneumatika Teknika energjetike III
2.4 VALVOLAT
Valvolat janë komponentë pneumatik me të cilët kryhet drejtimi me sistemin, ku
bëhet rregullimi i presionit dhe rrjedhja e ajrit ose pengohet kalimi i ajrit nën presion.
Vlavolat në pneumatikë shumë pak dallohen nga vavolat në hidraulikë. Parimi i punës
dhe drejtimit janë të njëjta. Për shkak të dallimit në madhësi të presionit punues dhe veçorisë
së fluidit punues, ekzistojnë dallime konstruktive dhe dallime në materialin e përpunimit.
Sipas përdorimit ndahen në valvola për presion, valvola për rrjedhje dhe valvola
e pakthyeshme.
Valvolat për presion mund të jenë bërë si: valvola për sigurim, valvola të radhës
dhe rregullatorë të presionit.
92
Teknika energjetike III Pneumatika
93
Pneumatika Teknika energjetike III
94
Teknika energjetike III Pneumatika
Fig. 2.31 Valvola dykahëshe ngufatëse Fig. 2.32 Valvola ngufatëse e pakthyeshme
95
Pneumatika Teknika energjetike III
96
Teknika energjetike III Pneumatika
Fig. 2.36 Valvola e pakthyeshme me topth Fig. 2.37 Valvola e pakthyeshme me kon
97
Pneumatika Teknika energjetike III
Veglat dhe makinat pneumatike (shpuesit, rrafshuesit, makinat për polirim etj.)
energjinë e trysnuar drejtpërdrejt e shndërrojnë në punë mekanike. Lëvizja rrotulluese e
rrotës punuese drejtpërdrejt realizohet me motor pneumatik dhëmbëzor ose me motor
pneumatik me krahë (lamela).
Për arritjen e forcës më të madhe shfrytëzohen motorë pneumatik dhëmbëzorë,
kurse për arritjen e një numri më të madh rrotullimesh dhe forcë më të vogël shfrytëzohen
motorë pneumatik me krahë dhe turbina gazi.
Forca e rrotës punuese varet nga momenti rrotullues dhe shpejtësia këndore,
respektivisht nga numri i rrotullimeve të rrotës.
πn
P = M ω ,[W ] ω = ,[ s −1 ]
30
ku M [ Nm] - momenti rrotullues,
n [ rrot/min ] – numri i rrotullimeve të rrotës.
98
Teknika energjetike III Pneumatika
Te motorët drejtvizorë pneumatik ajri nën presion vepron në ndonjë sipërfaqe e cila
kryen lëvizje drejtvizore. Motorët e tillë pneumatik mund të jenë: veglat me veprim goditës,
organet kryerëse me membranë ose cilindrat pneumatik.
Në këtë grup bëjnë pjesë çekanët pneumatik, prerësit etj. Veglat e tilla shfrytëzohen
në industrinë metalike për formimin e copave të caktuara, lidhjen e dy pjesëve me gozhda,
në ndërtimtari, xehetari etj. Veglat e tilla kanë një piston të lirë i cili bën lëvizje osciluese
nën veprimin e ajrit nën presion. Energjia kinetike e pistonit të lirë shfrytëzohet ashtu që
me veprim goditës të pistonit kryhet ndonjë punë. Varësisht nga përdorimi veglat e tilla
kanë konstruksione të ndryshme.
Mënyra e arritjes së veprimit goditës të veglës pneumatike mund të shpjegohet
sipas fig. 2.41.
Nën veprimi e presionit të ajrit i cili futet në vrimën 1,
pistoni i lirë 2 ngritet. Që në fillim të lëvizjes së vet lart
pistoni e mbyll kanalin fryrës. Gjatë lëvizjes së mëtejshme
pistoni e mbledh ajrin në hapësirën mbi piston. Gjatë
lëvizjes së pistonit lart, vrima e kanalit 3 lidhet me sjelljen e
ajrit nën presion. Kështu, në anën e sipërme të pistonit
krijohet forca e cila fuqishëm e trysnon pistonin teposhtë.
Lëvizja e pistonit teposhtë realizohet duke iu falënderuar
sipërfaqes së madhe goditëse nga ana e sipërme e
pistonit. Gjatë lëvizjes së pistonit teposhtë hapet sjellja e
ajrit nga ana e sipërme të pistonit, por lëvizja e pistonit
vazhdon duke iu falënderuar ekspansionit të ajrit.
Fig. 2.41 Vegla pneumatike
me veprim goditës
99
Pneumatika Teknika energjetike III
Para se pistoni të vijë në pozitën e vet përfundimtare, skaji i sipërm i pistonit e liron
vrimën për lidhje me atmosferën. Ajri nën presion del në atmosferë, presioni mbi piston
zvogëlohet dhe pistoni mbahet lart.
Lëvizja oshiuese e pistonit do të përsëritet përderisa nuk ndërpritet sjellja e ajrit në
vegël.
Konstruksioni i veglave të cilat kanë veprim goditës bëhet varësisht nga detyra që
duhet ta kryejnë.
Te cilindrat me veprim të njëanshëm ajri nën presion vepron vetëm në njërën anë
të pistonit, që mundëson forcë të presionit vetëm në një anë. Pistoni nën veprim të forcës
së presionit lëviz vetëm në një kahje. Për
cilindri pistoneta kthimin e pistonit në pozitën fillestare
shfrytëzohet forca e sustës e vendosur
nga ana e kundërt e pistonit.
Forca e cila fitohet në ballë të
pistonit paraqet prodhim të presionit të
ajrit dhe sipërfaqes në ballë të pistonit.
piston F = pA,[ N ]
Fig. 2.42 Paraqitja skematike e cilindrit
me veprim të njëanshëm
100
Teknika energjetike III Pneumatika
A = Fh,[ J ]
ku: h [m] – rruga e pistonit
P = Fv,[W ]
v [m] - shpejtësia e pistonit,
shpesh sillet 1 deri 2 m/s.
Ajri nën presion hyn në cilindër dhe e shtyp pistonin, me çka bëhet rruga punuese e
pistonit. Gjatë kryerjes së rrugës punuese susta mblidhet, kurse ajri që gjendet mbi piston
del në atmosferë. Me ndërprerje të sjelljes së ajrit nën presion në cilindër, forca e presionit
zvogëlohet dhe bëhet më e vogël nga forca e sustës. Pistoni nën ndikim të forcës së
sustës kthehet në pozitën fillestare.
Cilindrat të cilët për lëvizje të pistonit nevojitet të sillet ajër nën presion, nga njëra
ose nga ana tjetër e pistonit, varësisht nga ajo se në cilën kahje duhet të lëvizë, quhen
cilindra me veprim të dyanshëm. Ajri nën presion vepron në mënyrë alternative nga të
dy anët e pistonit. Kur në njërën anë
sillet ajri nën preson, ana tjetër lidhet me
atmosferën dhe e kundërta. Shpejtësia e
lëvizjes së pistonit rregullohet me
ngufatje të ajrit dalës.
101
Pneumatika Teknika energjetike III
F1 = pA1 ,[ N ]
Gjatë kthimit të pistonit prapa (majtas), forca e cila vepron në pistonin F2 është:
F2 = pA3 [ N ], A3 = A1 − A2 [ mm 2 ]
102
Teknika energjetike III Pneumatika
103
Pneumatika Teknika energjetike III
Shembuj të shënimit:
Shenja e parë e jep numrin rendor të elementit drejtues (cilindrit, valvolës), shenja e
dytë është komponenti i funksionit të elementit drejtues, kurse shenja e tretë është numri
rendor i komponentit.
1А1 – cilindri punues,
1S1 – tastiera 1 për drejtimin e cilindrit punues 1,
1S2 – tastiera 2 për drejtimin e cilindrit punues 1,
1Y1 – elektromagneti 1 për drejtimin e valvolës 1,
1Y2 – elektromagneti 2 për drejtimin e valvolës 1,
2V1 – valvola 1 për drejtimin e cilindrit 2,
2V2 – valvola 2 për drejtimin e cilindrit 2,
1Z2 – stacioni kompresues 2 për furnizimin e cilindrit 1.
104
Teknika energjetike III Pneumatika
2.6.1 GYPPËRCJELLËSIT
2.6.2 ZORRËPËRCJELLËSIT
2.6.3 KYÇËSIT
105
Pneumatika Teknika energjetike III
106
Teknika energjetike III Pneumatika
107
Pneumatika Teknika energjetike III
Drejtimi direkt zbatohet për cilindrat punues me diametra të vegjël, kurse bëhet me
shpërndarës, për aktivizimin e të cilëve nevojitet një forcë relativisht e vogël (me dorë).
108
Teknika energjetike III Pneumatika
109
Pneumatika Teknika energjetike III
Fig. 2.60 Drejtimi me qarkun logjik “DHE” Fig. 2.61 Drejtimi me qarkun logjik “DHE”
– i aktivizuar me një shpërndarës – i aktivizuar me dy shpërndarës
110
Teknika energjetike III Pneumatika
MËNYRA E AKTIVIZIMIT TË
Komponentit 5
ana e majtë
ana e djathtë
111
Pneumatika Teknika energjetike III
GUPPËRCJELLËSIT
112
Teknika energjetike III Pneumatika
113
Pneumatika Teknika energjetike III
114
Teknika energjetike III Pneumatika
115
Pneumatika Teknika energjetike III
pistoneta tërhiqet, respektivisht vegla mbahet teposhtë dhe bën shtypje. Presioni nga
përcjellësi A i cili nevojitet për shtypje, njëkohësisht është edhe presion drejtues Z i cili e
aktivizon përcjellësin 4. Përcjellësi 4 me presionin drejtues Y e aktivizon përcjellësin 2 dhe
ajri nën presion nëpërmjet përcjellësit B vjen deri te ana e djathtë e pistonit dhe pistoneta
tërhiqet, respektivisht vegla shkon lart.
116
Teknika energjetike III Pneumatika
vendet e rrezikshme ndaj jetës së njeriut për shkak të temperaturës së lartë ose për
ndonjë shkak tjetër.
Në fig. 2.67 është paraqitur pajisja pneumatike për mbylljen e kutive të llamarinës.
Këtu janë zbatuar dy cilindra pneumatik automatik, sinkronizimi i të cilëve arrihet
nëpërmjet ndërprerësit elektrik dhe përcjellësit elektromagnetik të lidhur në cilindër.
Nëpërmjet transportuesit të vendosur tërthorazi me cilindra vinë kutitë. Kur kutia do të vijë
para cilindrit për shtypje, pistoni e shtyp kutinë nën veglën për rrotullim të kutive. Vegla
është vendosur në pistonetën e cilindrit vertikal. Pas kryerjes së operacionit vegla kthehet
në pozitën e mëparshme, kurse pistoni në cilindrin horizontal e tërheq kutinë prapa. Kutia
vijuese që vjen nga transportuesi e shtyp kutinë e përpunuar në sënduk të veçantë për
paketim. Operacioni përsëritet për çdo kuti të ardhshme.
Fig. 2.66 Zbatimi i cilindrave pneumatik Fig. 2.67 Makina speciale për mbyllje të
automatik gjatë transportimit kutive
117
Pneumatika Teknika energjetike III
118
3. HIDROPNEUMATIKA
QËLLIMET
Ky libër duhet:
• ta identifikojë termin hidropneumatika;
• i njeh dhe i përshkruan pjesët e sistemeve hidropneumatike;
• e shqyrton funksionin dhe nevojën e sistemeve hidropneumatike;
• i grumbullon informacionet për ndërtimin, shqyrtimin dhe mirëmbajtjen e
sistemeve hidropneumatike;
• shpjegon parimin e punës të sistemeve të zbatuara hidropneumatike;
• e tregon nevojën e zbatimit të sistemeve hidropneumatike në industri.
Hidropneumatika Teknika energjetike III
120
Teknika energjetike III Hidropneumatika
HIDROPNEUMATIKA
ngarkesa
121
Hidropneumatika Teknika energjetike III
p p Ap = ph Ah
ku pp dhe ph [Pa] – presione në cilindrin pneumatik dhe hidraulik,
Ap dhe Ah [m2] – sipërfaqe në ballë të pistonave në cilindrin pneumatik dhe
hidraulik,
122
Teknika energjetike III Hidropneumatika
Ap
ph = p p ,[ Pa ]
Ah
Përforcuesit hidropneumatik zbatohen te makinat e veglave për arritjen e forcave të
mëdha të shtrëngimit.
123
Hidropneumatika Teknika energjetike III
124
SHOJCA А
SIMBOLET E KOMPONENTËVE
HIDRAULIK DHE PNEUMATIK
Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik Teknika energjetike III
126
Teknika energjetike III Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik
Kompresori
Hidromotori rrotullues
127
Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik Teknika energjetike III
128
Teknika energjetike III Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik
Valvola e pakthyeshme
Valvola e radhës
Ngufatësi i ajrit
129
Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik Teknika energjetike III
Ndarësi i rrjedhjes
Akumulatori hidraulik
Akumulatori pneumatik
Tharësi i ajrit
Përforcuesi
Manometri
Termometri
Matësi i rrjedhjes
130
Teknika energjetike III Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik
LITERATURA
131
Simbolet e komponentëve hidraulik dhe pneumatik Teknika energjetike III
132