Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

RRËFIMI I NJË JETIMI NGA GJENERATAT E PARA

Një njeri i urtë hyri një ditë në xhaminë e Pejgamberit ‫ ﷺ‬kur nuk ishte
koha për namaz dhe e pa një djalosh, i cili ende nuk i kishte mbushur
të 10-tat ndërsa falej me përpikëri dhe sinqeritet. I pëlqeu shumë
përkushtimi i tij andaj priti derisa e kreu namazin e pastaj shkoi, e
përshëndeti me selam dhe e pyeti:

Biri i kujt je ti?

Djaloshi e uli kokën ndërsa lotët i rridhnin nëpër faqe.

O xhaxha! Unë jam jetim pa babë e pa nënë – iu përgjigj.

Njeriu u prek shumë andaj iu afrua, ia lëmoi flokët dhe i tha:

A pranon të bëhesh biri im?

Nëse kam uri a me ushqen? –e pyeti djaloshi.

Po, gjithsesi –iu përgjigj ai.

Nëse nuk kam rroba a m’i siguron ato? – e pyeti djaloshi.

Po –iu përgjigj ai.

Po nëse sëmurem a më shëron?- e pyeti djaloshi.

Kjo nuk është në dorën time- ia ktheu njeriu.

Nëse vdes a më ringjalle?- e pyeti djaloshi.

As për këtë nuk kam mundësi- iu përgjigj njeriu?

Atëherë lërmë të lirë -i tha djaloshi dhe shtoi: Ai që më ka krijuar, Ai


më udhëzon, më ushqen, më jep të pijë, më shëron, Ai që kur të vdes
më ringjallë dhe në Të shpresoj se do të më fal në Ditën e Kiametit

Këto fjalët e befasuan njeriun andaj u largua duke thënë: Kam besuar
në Allahun! Kush mbështetet në Allahun, Ai do t'i mjaftojë atij!
Botëkuptimet e Tevekkulit (mbështetjes në Allahun ‫ )ﷻ‬kanë humbur e
në vend të tyre ka ardhur mbështetja në pjesët e trupit, dinar dhe
dërhem, e për pasojë njerëzit kanë rënë në depresion.

I Lartmadhëruar qoftë Allahu!

Ja kjo është gjendja e një djaloshi të të parëve tanë me mbështetjen në


Allahun por si qëndron puna me burrat e kohës tonë dhe mbështetjen
në Allahun.

Kush është heroi?

Kush është guximtari?

Guximtar dhe trim është ai, i cili edukon fëmijën e tij në frymën e
Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit ‫ﷺ‬.

Allahu thotë: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën


e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej
muslimanëve?” [Fussilet: 33]

Ka thënë Pejgamberi ‫ﷺ‬: “Transmetoni nga unë qoftë edhe një verset!” Po
ashtu ka thënë: “Që Allahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm,
është më mirë për ty se sa devetë e kuqe (pasuri shumë e çmuar tek arabët).”

Përshtati në shqip:

Sedat ISLAMI

9 shkurt 2006

You might also like