Qeverisje Q.r.lokale

You might also like

Download as xlsx, pdf, or txt
Download as xlsx, pdf, or txt
You are on page 1of 30

Kushtetuta

Forma
Kreu I shtetit
Ekzekutivi

Legjislativi
Autonomia
Franca
Franca është shembulli tipik i një shteti të unifikuar, por me një traditë të hershme si në centralizimin e shtetit ashtu edhe
në dhënien e njëfarë autonomie administrative pushtetit lokal e në njohjen e të drejtave të njeriut. Kushtetuta aktuale
është ajo e vitit 1958 e cila përkon me Republikën V franceze
Kushtetuta e 1958 ripohon parimet themelore tradicionale dhe në veçanti atë, që sovraniteti kombëtar i përket popullit.
Në nenin 3 të saj, sovraniteti kombëtar i atribuohet popullit dhe gjithashtu pohohet se populli e ushtron atë jo vetëm
nëpërmjet përfaqësuesëve të tij, por edhe me referendum popullor. E drejta për të shpallur referendum mund të ushtrohej
vetëm nga Presidenti i Republikës, me propozimin e qeverisë ose me propozimin e përbashkët të të dyja dhomave të
parlamentit. Për më tepër referendumi mundësohej vetëm mbi ligje të caktuara. Pra, ai nuk lidhej me një inicativë të
ardhur nga populli. Nga ana tjeter, neni 4 i Kushtetutës paraqiste diçka të panjohur më parë për popullin francez dhe për
parimin e sovranitetit popullor, sepse përmban një njohje të shprehur të partive dhe grupeve politike. Është e nevojshme
të theksohet se Kushtetuta e 1958 nuk njeh një tjetër institut klasik të demokracisë së drejpërdrejtë, ndoshta më të
nevojshme se referendumi siç është iniciativa legjislative popullore.
Edhe në vitet e fundit, në Francë vazhdojnë të ekzistojnë pjesët themelore të pushtetit publik, sikurse janë parashikuar në
Kushtetutën e vitit 1958: Parlamenti, Kryetari i Shtetit, Qeveria dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave. Përsa i përket
demokracisë pluraliste duhet theksuar gjithmonë neni 1 i Kushtetutës, në të cilin Franca përshkruhet si një Republikë, që
përveçse e pandashme eshte edhe laike, demokratike dhe sociale si edhe neni 3 i cili thekson se sovraniteti kombëtar i
takon popullit, i cili e ushtron atë nëpërmjet të zgjedhurve të tij dhe referendumit. Kushtetute e qendrueshme.
Ndryshimet me nisme te presidentit me propozim te kryeministrit, apo anetareve te parlamentit. Kerkon shumice te
cilesuar nga te dyja dhomat (apo asamble e perbashket) si dhe mund ti nenshtrohet referendumit. Kushtetuta franceze në
nenin 89 të saj parashikon një kufizim absolut për rishikimin e saj që është “forma republikane e qeverisjes nuk mund të
jetë objekt rishikimi”.

Shtet unitar. Forma e qeverisjes Gjysem-presidenciale. Pushteti politik ndahet mes legjislativit,
nje presidenti te zgjedhur drejt-perdrejt dhe nje kryeministri qe pergjigjet para presidentit
Ekzekutiv dual.
Presidenti kreu i shtetit dhe kryeministri kreu i qeverisw
Ne kushtetute presidenti ka pak pushtet formal, por ka fituar pushtet gjate Rep V nga precedenti i De Gaull.
Zgjidhet drejt-perdrejt me mandat 5 vjecar pa kufizim rizgjedhjeje. Zgjedhje me dy raunde, nqs nuk merr 50% ne
raundin e pare zhvillohet balotazh mes dy kandidateve qe kane marre shumicen. Qeveris nepermjet zgjedhjes se nje
kryeministri qe duhet te miratohet nga dhoma e ulet e parlamentit. Presidenti francez është edhe Kryetari i Shtetit. Deri
në vitin 2000 ai gëzonte një mandat 7 vjeçar, më pas 5 vjeçar. Ai zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me 2 turne. Në
turnin e dytë marrin pjesë 2 kandidatët më të votuar në turnin e parë.

Artikulli 5 i Kushtetutës i jep atij një karakter super partes pasi sipas këtij artikulli Presidenti:
- siguron respektimin e Kushtetutës
- siguron vazhdimësinë e shtetit
- siguron pavarësinë kombëtare
- siguron respektimin e territorit
- siguron respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Të gjitha këto janë funksione të përforcuara nga papërgjegjësia e tij ndaj akteve të kryera gjatë mandatit, perveç atyre
akteve që mund të konsiderohen si tradhëti kombëtare (art. 68 i Kushtetutës). Duke i shtuar edhe një sërë aktesh
presidenciale të cilat nuk kanë nevojë për kundërfirmë ministrore, mund të thuhet që Presidenti francez është protagonist
i jetës politike në vend.
Formalisht ka kompetenca per : Drejton FA; nuk mund te vere veto mbi legjislacion por mund ti kerkoje dhomes se ulet
ta rishikoje; mund te shpalle referendumet ne popull; te shperndaje parlamentin e te therrase zgjedhje etj.... Ne rast
perputhje me shumicen parlamentare, kryeministri eshte ndihmes i presidentit. Nese ka bashkejetese forcash politike
(pra shumica parlamentare e ndryshme nga partia e presidentit) merr rol dominues kryeministri ne drejtim politikash
qeveritare.
Ne leter kushtetuta duket qe e ben kryeministrin politikanin me te pushtetshem, por I sherben presidentit kur ky I fundit
gezon shumicen. Marredhenie besimi me dhomen e ulet. Kryeministri cakton kabinetin (ose presidenti kur ka shumicen).
Qeveria mund te legjiferoje mes dekretesh. Qeveria mund te propozoje mocion besimi per ligje, te cilat kalojne vecse
kur ngrihet nje mocion mosbesimi. Mocion mosbesimi qe kerkon shumicen absolute.

Parlament bikameral: Asimetrik, dhoma e ulet mbizoteron


1. Asamble kombetare (rreth 577 anetare). Deputetet zgjidhen me mandat 5 vjecar. Sistem mazhoritar me dy raunde ne
nivel departamenti (distrikti). Nese askush ska marre mbi 50%, perballen ne raund te dyte kandidatet me mbi 12.5% te
votave.
2. Senati (rreth 348 senatore), zgjidhen me mandat 6 vjecar.Zgji9dhet ne menyre indirekte nga nje kolegj zgjedhor
zyrtaresh te qeverise lokale dhe anetaresh te dhomes se ulet. Zgjedhja indirekte ja heq legjitimitetin popullor dhe
pushteti i saj legjislativ kufizohet ne vonesa ne miratimin e legjislacionit te kaluar tek dhoma e ulet. Pushteti kryesor i
senatit eshte mundesia te rrezoje amendimet kushtetuese, te cilat kerkojne miratimin e dy dhomave.

Kushtetuta dobeson legj ndaj ekzekutivit. 80% e ligjeve jane nisme e qeverise. Qeveria mund te kontrolloje axhendet e
parlamentit dhe aktivitetin e tij. Instrument i rendesisshem vota e bllokuar e cila kufizon aftesine e legjislativit per te
amenduar ligje. Nuk mund te amendoje ligje qe prekin financat, te cilat mund te propozohen vetem nga qeveria.
Franca mund të klasifikohet si një shtet me një formë qeverisje të centralizuar. Në përputhje me traditën jakobine dhe
bonapartiste të shtetit të centralizuar, Franca e vitit 1958, duket se nuk i jep në mënyrë të qartë në Kushtetuten e 4 Tetorit
të po atij viti një vend të veçantë autonomive territoriale të vendit.
Në fakt, ashtu si edhe do e vëmë re ne vijim, Kushtetuta e 4 Tetorit 1958, edhe ajo e 27.11.1946 nuk ka referime preçize
për Komunat dhe për decentralizimin, por flitet për bashkësi territoriale, të cilat njihen nëpërmjet 3 dispozitave
kushtetuese: neni 24, kap. III, që flet për Senatin si përfaqësues i bashkësisë territoriale, neni 34, kap IV, që përfshin një
projekt për parimet bazë të administrimit të lirë të bashkësive territoriale, kompetencave dhe burimeve dhe së fundmi në
nenin 72 e Titulli XII, i cili i dedikohet tërësisht enteve territoriale duke numëruar bashkësitë territoriale që ekzistojnë
(komuna, departamente dhe territore përtej detit) e njëkohësisht duke i lënë ligjëvënësit mundësinë për të krijuar çdo lloj
enti territorial.
Kjo mundësi ka bërë të mundur themelimin në vitin 1982 të Rajoneve që kanë Këshillet e tyre zgjedhëse. Këto principe
të vendosura nga Kushtetuta duhen lidhur me ato që i përkasin mbrojtjes së Republikës me karakter të pandashëm (neni
1) dhe të sovranitetit kombëtar, që siç do shohim, vendosin një sërë limitesh në funksion të këtij uniteti.
Konsiderohet prototip i shtetit unitar. 3 nivele qeverisje, qendror, rajonal dhe lokal. 26 rajone, ku 4 pertej detit. Rajonet
kane pergjegjesi per planifikimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik. Mbi 100 departamente, si dhe niveli I bashkive qe
menazhon detyrat e komunitetit. Franca konsiderohet si prototip i shtetit unitar, por nga reformat e 1982 qeverisjes
lokale i eshte dhene nje fare kontrolli mbi taksat e te ardhurat ndaj autonomia e tyre eshte rritur.
Gjermania
Pas 1945 Gjermania ndahet në 4 zona influence mes Sh.B.A, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit
Sovietik. Fuqitë perëndimore pas 1948 formojnë komuna, distrikte e lander. Këtu lindi Ligji Themelor në vitin
1949, i cili quhet i tillë pikërisht për faktin se nuk ishte i aprovuar nga i gjithë territori gjerman. Ky ligj do të
kthehej në Kushtetutë në vitin 1990, pas bashkimit të 5 Lander-ve Lindorë me pjesën tjetër të Gjermanisë. Ky
ligj do të mbetet i paprekur në pjesën më të madhe të tij.
Gjermania ka një kushtetutë të qëndrueshme e cila quhet edhe Ligj Themelor dhe ka forcë superiore ndaj çdo
ligji tjetër. Ligji themeltar i qendrueshem x ndryshimin e tij duhen shumice e cilesuar e te dy dhomave. Disa
tipare si sistemi federal dhe te drejtat e njeriut nuk mund te ndryshojne.
Më pas vijnë statutet e Lander-ve, pra kushtetutat e tyre e pas tyre Ligjet e zakonshme të cilat burojnë nga
Federata (pusheti qëndror) ose nga Lander-at (autonomitë lokale) sipas shpërndarjes së vendosur me ligj.
Duhet shtuar fakti se Lander-at gjermanë kanë një kompetencë “të mbetur” që do të thotë se ata mund të
miratojnë ligje për çdo disiplinë të cilën Kushtetuta nuk ja atribuon Federatës. Ne rast konflikti mbizoteron
qeveria kombetare.

Ligjet e Landerave rrjedhin nga 3 lloje burime federale:

1. Legjislacioni “ekskluziv” – sipas të cilit Lander-at kanë kompetenca vetëm në rast se ligji ua jep ato.
2. Legjislacioni “konkurrent” – sipas të cilit Lander-at kanë kompetenca vetëm në rastet kur federata nuk e
konsideron të rëndësishëm të legjitimojë për disiplina uniformë në të gjithë territorin.
3. Legjislacioni “kornizë” – sipas të cilit Lander-at duhet të hartojnë detajet e një ligji.
Duhet ritheksuar fakti se këto ligje varen nga Ligji Themelor i cili ka vendosur parimin e përgjithshëm sipas të
cilit e drejta federale mbizotëron mbi atë të Landerit. Sipas Ligjit Themelor, një ligj federal mund të
zëvendësohet nga një ligj i Lander-it sapo të pushojnë së ekzistuari kushtet që e bënin të domosdoshme
disiplinën uniforme.
Ndërmjet ligjeve federale duhet të dallohen ato ligje për aprovimin e të cilave kërkohet Konsensusi si i
Bundestag (Dhoma Kombëtare) dhe ai Bundestrat (Dhoma e Lartë).

Shtet federal.
Sistem parlamentar, por shpesh quhet demokraci kancelare pasi kancelari figura me e pushtetshme
Presidenti (Bundesprasiden) është kreu i shtetit dhe zgjidhet nga Asambleja Federale një organ i përbërë prej
anëtarëve të Bundestagut (dhoma e ulet) dhe nga një numër i barabartë përfaqësuesish të zgjedhur me votim të
fshehtë nga parlamenti i çdo landi. Presidenti federal zgjidhet me një mandat 5 vjeçar dhe me një mundësi të
rizgjedhjes për një mandat tjetër.

Kompetencat e Presidentit Federal janë kryesisht ceremoniale: përfaqësimi ndërkombëtar, emërimi i ministrave, i
funksionarëve dhe i gjykatësve federale si dhe shpallja e ligjeve. Veto pezulluese. Këto kompetenca janë
kryesisht formale pasi kanë gjithnjë nevojë për kundërfirmën e Kancelarit. Gjithashtu, Presidenti Federal i
parashtron Gjykatës Kushtetuese çështje të ndryshme, ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron disa funksionarë
të lartë, por ndryshe nga sistemet e tjera parlamentare nuk komandon forcat e armatosura. Presidenti gjithashtu
emëron Kancelarin ose Kreun e qeverisë pasi ai të jetë zgjedhur nga Bundestagu. Kompetencat thelbësore që i
përkasin vetëm atij janë: emërimi i Kancelarit, zëvendësimi i tij, shpërndarja e parakohshme e Bundestag-ut,
kërkesa ndaj Kancelarit që jep dorëheqjen që të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e të riut.
Kancelari gjerman, për nga funksionet dhe kompetencat e tij ngjason me Premierin britanik, me ndryshimin
kryesor, që këtij të parit i duhet të qeverisë një qeveri koalicioni e jo një ngjyrësh.
Ligji Themelor përcakton se Qeveria federale përbëhet nga Kancelari dhe nga Ministrat, të cilët janë rreth 20 (me
mundësinë e pranisë dhe të Ministrave pa portofol). Caktohet formalisht nga presidenti pasi eshte zakonisht lideri
i shumices ne dhomen e ulet. Vetëm Kancelari dhe jo Ministrat marrin mandatin e votëbesimit nga ana e
Bundestagut (dhoma e ulet). Në këtë mënyrë, Kancelari mban një pozicion më të lartë në lidhje me Ministrat, të
cilët mund të emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti federal me propozim të Kancelari. Kancelari mund të
lagohet nga një “mocion i mungesës së besimit” konstruktiv nga Bundestagu, ku konstruktiv do të thotë që
Bundestagu më pas zgjedh një pasues me shumice absolute. Kancelarit të drejtën për të vendosur linjat drejtuese
të politikës federale për të cilat është i përgjegjshëm, drejton çështjet qeveritare sipas një rregulli të ndërmarrë
nga Qeveria dhe të aprovuar nga Presidenti Federal:

Parlament bikameral asimetrik, dhoma e ulet me e pushtetshme.


1 dhoma e ulet (Bundestag) perfaqeson popullin, deputetet mandat 4 vjecar. Sistem mix ku 50% zgjidhen me
sistem proporcional ne rang kombetar me prag 5%. Pjesa tjeter me mazhoritar ku kalon i pari. Kompetenca me e
rendesishme votebesimi i kancelarit dhe mocioni konstruktiv. Miraton ligjet federale por,nisma ligjore i perket
kryesisht qeverise.
2. Dhoma e larte (bundesrat) perfaqeson 16 landet gjermane dhe anetaret caktohen nga landet (3-6 anetare sipas
nr te popullsise). Delegacionet e kryesuara nga guvernatori i landit votojne ne bllok. Duhet te miratoje
ndryshimet kushtetuese si dhe te miratoje ligjet qe prekin landet, ndersa per legjislacionin tjeter ka vetem veto
pezulluese.
Kushtetuta i trajton direkt pas të drejtave themelore të drejtat e Lander-ve të cilët pas vitit 1990 janë 16. Çdo
Land organizon sistemin e vet qeverisës në bazë të Kushtetutës, që ai vetë aprovon. Kjo Kushtetutë duhet të
korrespondojë me principet e shtetit republikan, demokratik e social.
Një detyrë e rendësishme sipas nenit 50 i jep të drejtën Landeve të bashkepunojnë me legjislacionin dhe
administratën federale në çështjet e BE-së, nëpërmjet Bundesratit.
Ndarja e kompetencave

Ligji themelor i ndan në ekskluzive, konkurruese dhe kornizë.

- Ekskluzive: Çështjet që i takojnë federatës janë: sektorët më të rëndësishëm të politikës kombëtare,


marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtja, politika monetare dhe mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut. Në këto
sektorë Lander-at mund të bëjnë ligje vetëm nëse parashikohet nga ligji themelor.
- Me bashkëpunim: Janë çështje në të cilat Lander-at, mund të bëjnë ligje deri ku nuk ndërhyn federata. Kjo e
fundit, në këto çështje, ka si detyrë të sigurojë kushte jetese të barazvlefshme në të gjithë territorin dhe kjo sjell
barazi ekonomike dhe juridike. Janë 26 sektorë të listuar nga neni 74 i Kushtetutës dhe përfshijnë në përgjithësi
çështje të së drejtës civile, penale, proçedurale etj dhe sektorë tipikë të ndërhyrjes së shtetit bashkëkohor
(ekonomia, puna, shëndetsia etj)
- Legjislacioni kornizë, pra ku Lander-at hartojnë detaje të ligjit përfshijnë disiplinën e përgjithshme të shtypit,
arsimin e ulët e të mesëm etj.

Nga të gjitha këto mund të thuhet se çështjet ekskluzive të Lander-ve janë të pakta dhe modeste; ato të interesit
lokal, rregullit publik, fesë etj. Megjithëse, me ndërhyrjen ose vlerësimin e Gjykatës Federale, shumë Landera
mund të marrin pjesë edhe tek çështjet me bashkëpunim.
GB
Tradita e fortë demokratike në Britaninë e Madhe,
i ka legjitimuar kaq shumë institucionet e saj saqë Britania mbetet i vetmi vend në historinë e demokracive
moderne, pa një Kushtetutë të shkruar formalisht. Nuk ka ligj të shkruar formalisht në Britaninë e Madhe, që të
jetë ligjërisht superior ndaj një Akti të Parlamentit. Koncepti i një Kushtetute në këtë kuptim i referohet atyre
parimeve të sistemit që janë themelore, d.m.th këto parime janë natyra e vertetë e sistemit.
Kushtetute jo nje dokument i vetem i shkruar, disa burime. Këto rrethana themelore në Britani mishërohen në
katër lloje burimesh: Së pari, dhe më e rendësishmja janë tradita dhe zakoni i fortë, që i jep formë sistemit. Së
dyti, janë disa dokumente, qe shënojnë epokë, me kuptimin simbolik, që shtrihet përtej përmbajtjes së tyre fjalë
për fjalë, siç mund të jetë Magna Carta. Së treti, janë disa akte të Parlamentit. Së katërti, janë disa parime të së
drejtës angleze. Duhet vënë re se dy lloje parimesh kushtetuese janë të ligjshme: parimi se monarku eshte i
detyruar të ‘miratojë’ akte, që janë kaluar rregullisht në Parlament dhe kjo është zakonore.
Rëndësia e traditës dhe qasja e qëndrueshme evolucionare ndaj bërjes së politikës në Britani, e cila ka qënë
objekt admirimi për studiuesit e qeverive demokratike për kaq kohë, vitet e fundit është analizuar në mënyrë
kritike si pjesë e rishqyrtimit të domethënies së përvojës britanike si demokraci e qëndrueshme dhe e efektshme.

Monarki parlamentare. Shtet unitar


Kurora si kreu I shtetit dhe si simbol I vazhdimesise se shtetit.
Monarku sillet ne menyre ceremoniale dhe ne ceshtje te rendesishme vepron sipas percaktimeve te qeverise,
ndonese qeveria quhet "qeveria e madherise se saj". Thelbesisht eshte nje nepunes civil i qeverise me axhende te
percaktuar. formalisht zgjedh kreun e qeverise, pasi mund te thuhet se premieri zgjidhet indirekt nga populli.
Parlamenti mund te zgjedhe monarkun.
Parlamenti ka supremaci ne BM pasi ndryshon kushtetuten,
por pushteti real I perqendruar ne kryeministri dhe kabineti. Kryeministri kreu I qeverise. Kreu I shumices ne
dhomen e ulet dhe pasi caktohet formalisht nga monarku perzgjedh kabinetin. Quhet zgjedhje indirekte pasi
eshte kreu i partise qe fiton zgjedhjet (sistemi mazhoritar i pari kalon mbron bipartitizem), ndaj me votimin x nje
parti e program, voton dhe per kryeministrin e ardhshem. Padyshim që në Britaninë e Madhe sistemi dy-partiak
bën të mundur formimin e Qeverive një-partiake dhe homogjene. Me te pushtetshmit pasi presin qe shumica
parlamentare ti mbeshtese ne cdo nisme, pasi disiplina partiake eshte shume e forte dhe nuk ka shume
mekanizma kontrolli ndaj qeverise. Mocioni i mosbesimit (kur nuk miratohet ligj x ceshtje te vecanta) ka
ndodhur vetem nje here, ndaj sh i rralle. Rendesi llogaridhenia ne parlament cdo jave (qeveria ne hije e
opozites). Nderkohe whip x sigurimin e disiplines ne dhomen e ulet (dokument qe percakton rendesine e akteve
dhe si duhet te votojne deputetet apo anetare te caktuar me detyre mbajtjen e rradheve). Mandat i kryeministrit 5
vjecar si cdo anetar parlamenti, por ka te drejte te therase zgjedhje te reja ne cdo kohe para mbarimit te mandatit.
Modeli westminister. Në përputhje me ndarjen e pushteteve drejtimi i politikës kombëtare i besohet Premierit
dhe Kabinetit: fuqi të cilat i takonin Monarkisë, si ato të King Council (në fushën administrative) si edhe ato të
King in Parlament ( në fushën legjislative). Në këtë mënyrë qeveria ka jo vetëm kontrollin e administratës
publike, pa pasur nevojë për autorizim nga ana e Parlamentit për të nënshkruar traktate ndërkombëtare, dhe ka
gjithashtu edhe pushtet ekzekutiv në fushën financiare; dhe në këtë fushë nuk lejohen iniciativa parlamentare dhe
Kabineti vendos prioritetet e shtetit, duke marrë autorizimet e duhura nga ana e Dhomës së Komuniteteve për
zbatimin e tyre. Në të njëjtën kohë, Qeveria dominon kështu edhe në aspektin legjislativ, falë përcaktimit të
rendit të ditës në Dhoma dhe pushtetit legjislativ të dhënë nga Parlamenti. Në kontrast të dukshëm me të gjithë
këtë nuk ekziston një autonomi e Qeverisë qoftë edhe në lidhje me hartimin e ligjeve.

Parlament bikameral, asimetrik:


1. Dhoma e komunesve (e ulet) ka pushtetin real; deputetet perfaqesojne distrikte nje emerore, zgjidhen me
mandat 5 vjecar, por mund te thiren zgjedhje te reja para ketij mandati. Partia forca e vertete dhe jo deputeti.
Debatojne ligje, interprelanca etj, por qeveria arrin ti imponohet shumices.
2. Dhoma e lordeve, dikur me e pushtetshmja ka humbur prej kohesh pushtetin e saj. anetaret e te ciles zgjidhen
ne menyra te ndryshme (te perjetshem qe caktohen nga kurora me propozim te kryeministrit, law lords qe merren
si eksperte ligjore, kishtare dhe te trashegueshem). Nuk ka pushtet vetoje por mund te vonoje disa ligje deri ne
nje vit dhe mund te negocioje me qeverine per amendim ligjesh. Ishte gjykate me e larte apeli, por reforme prej
2005.
Ndër vite disa territore britanike, si p.sh. Skocia dhe Uellsi,
si edhe (që nga viti 1918) Irlanda Veriore kanë përfituar nga kushte të caktuara institucionale që i jepnin atyre,
edhe pse nën autoritetin e Parlamentit të Londrës, një autonomi të gjerë. Në një shkallë inferiore, organizma të
ndryshëm lokal kanë qeverisur komunitetet përkatëse të juridiksionit të tyre; komunitete të cilat deri në vitet 800
janë reduktuar praktikisht në dy tipe të mëdha: county boroughs, qytete me më shumë se 5 mijë banorë, dhe
county councils, njësitë në të cilat përfshiheshin njësi të llojeve të ndryshme. Vetëqeverisja, self government -
shprehje e një lirie për të cilën anglezët janë rrënjësisht xheloz - konsiston në faktin që komunitetet janë të
qeverisura prej kohësh nga autoritete të zgjedhura nga vetë komunitetet, me kompetenca përgjithësisht në fushat
e shëndetësisë, ndihmës sociale, urbanizimit dhe strehimit, arsimit parauniversitar si edhe policisë. Nevoja për
centralizimin e fuqive publike të lidhura me organizimin politik - administrativ të shoqërisë bashkëkohore dhe në
veçanti në pamundësi për të financuar me taksat vendore shërbimet gjithnjë e më të kushtueshme të Ëelfare
State. Qeveria është detyruar në dekadat e fundit të ndërhyjë në autonomitë lokale me intensitet gjithnjë e më në
rritje në mënyrë të tillë që të garantohet një financim i kontrolluar i shërbimeve të ofruara. Në këtë mënyrë ka
ndodhur me County Planning Act të vitit 1947 dhe me National Assistence Act të vitit 1948. Në kundërtendencë
me të gjithë këtë është formimi i Greater London Council në vitin 1963, në të cilën shihet tendenca e
administrimit lokal autonom. Nëse është e vertetë që shkalla më e ulët në votime lokale të qytetarëve tregon
humbje interesi nga ana e britanikëve për self government, zhvillimet e fundit institucionale tregojnë që është
vetë self government që nuk përmbush më nevojat e autonomisë të cilat janë rritur vitet e fundit. Në vijim të
referendumit në favor të devolution - që nënkupton autonomi edhe në fushën publike - në lidhje me Skocinë,
Uellsin, Qeveria Blair vendosi në vitin 1998 t’i jap zgjidhje vullnetit të popullit nëpërmjet hartimit të ligjeve për
krijimin e organeve të caktuara të Qeverisë në këto Rajone: Skocisë në mënyrë të veçantë i njihet e drejta për të
pasur Parlament, pushtet ekzekutiv, që në çështje të caktuara janë nën varësinë e Qeverisë së Londrës, si psh:
politika e jashtme (qeverisë skoceze i njihet e drejta të marrë pjesë në BE) mbrojtja, politika fiskale, ekonomike,
financa etj, (Caravale). Zgjedhjet e para për Asambletë Skoceze dhe ato të Uellsit janë mbajtur në vitin 1999.
Duhet theksuar se mënyra e vetëqeverisjes londineze, e pezulluar në vitin 1985 nga ana e Local Goverment Act,
rifilloi në vitin 1999 me aprovimin e Greater London Authority Act që parashikon zgjedhjen e një
Kryebashkiaku dhe një Asambleje “metropolitane”.
SH.B.A
Duke patur eksperiencen me regjimin autoritar kolonial,
eterit themelues te SHBA krijuan nje regjim demokratik te bazuar ne shtetin ligjor askush mbi ligjin dhe barazine e qytetareve
para ligjit. Por shteti i te drejtes konsiderohej i pamjaftueshem pasi pushteti mund te merrej nga nje pakice e te conte ne tirani.
Kjo beri qe themeluesit te krijonin nje sistem politik demokracie liberale me institucione te cilat dobesonin
pushtetin/autoritetin e shtetit. Pra vete legjitimiteti i shtetit bazohej ne dobesine e tij.
Përmbajtja e Kushtetutës amerikane përshkohet nga pesë parime konstitucionaliste liberale dhe demokratike:

1. Republikanizmi
2. Federalizmi
3. Ndarja e pushteteve
4. Kontrolli dhe barazpeshimi
5. Bill of Rights-Deklarata e të drejtave
Në majë të hierarkisë së ligjeve qëndron Kushtetuta e cila
është tepër e qëndrueshme për faktin se disa pjesë të saj janë deklaruar të pamodifikueshme, proçedurat për ta ndryshuar atë
janë shumë të vështira si edhe i janë dhënë kompetenca pushtetit gjyqësor për të ndaluar që aktet e ekzekutivit të bien ndesh
me Kushtetutën.
Kësaj qëndrueshmërie i kundërvihet fleksibiliteti i formulimeve të veçanta të Kushtetutës, të cilat i lejojnë shumë hapësirë
interpretimi pushtetit gjyqësor (për këtë është kompetente Gjykata Supreme). Kjo ka lejuar përshtatshmërinë e kushtetutës me
ndryshueshmërinë e shoqërisë amerikane në këta dy shekuj. Ajo është amenduar vetëm 27 herë në këto dyqind vjetët e
ekzistencës së saj ndër këto mund të përmendim heqjen e skllavërisë më 1868 dhe dhënien e së drejtës së votës për gratë më
1920.

Parimet themelore të pamodifikueshme nga Kushtetuta:

1. Neni IV : Impenjimi i Federatës për t’i garantuar çdo shteti të bashkimit formën e qeverisjes republikane ( e
pamodifikueshme).
2. Prezenca në senat e një numri të barabartë përfaqësuesish shtetesh, dy për çdo shtet që do të thotë gjithsej 100 përfaqsues.
3. Ndarja e pushteteve, karakteri federalist, forma e shtetit.
4. Të drejtat e siguruara nga Bill of Rights. Ato përfaqësojnë ruajtjen e “dhuratës së lirisë“ të shpallur në hyrje të kushtetutës
si qëllim për lindjen e bashkimit të shteteve. Bill of Rights përmban lirinë për ushtrimin e fesë, fjalës, shtypit, organizimit, të
pasurit të pronës, etj.

Vete termi Constitution (kushtetutë) në ShBA, nënkupton people's consent, pra qeverisjen me bazë në vullnetin e popullit,
garant për të cilën është vetë kushtetuta. Kushtetuta konsiderohet një kontratë (një renie dakord e shkruar) ndërmjet qeverisë
federale dhe popullit amerikan.
Fill pas Kushtetutës për nga rëndësia vijnë burimet federale (ligjet federale të aprovuara nga Kongresi, “statues“, plus aktet me
vlerë ligjore të qeverisë “bill” ose “joint resolution” ) dhe burimet shtetërore ( kushtetutat e shteteve të veçanta)

Për sa i përket secondary legislation bëjnë pjesë aktet pa forcë ligji të miratuara nga qeveria. Ato kanë fuqi rregulluese nga ana
e presidentit ose e ministrave të veçantë.
Më pas vijnë Common law (rregulla të formuluara nga organet gjyqësore antike të Mbretërisë së Britanisë së Madhe) që janë
përmbledhje të rasteve të veçanta gjyqësore. Mbizotëron rregulla e “stare decicis” , pra e precedentit gjyqësor. Common law
dhe equity përmenden në Kushtetutë pasi vijnë nga tradita koloniale dhe bazohen në precedentët gjyqësor.

Republike federale. Forme qeverisjeje presidenciale

Forma e qeverisjes amerikan përbën një prototip:


ajo e një sistemi presidencial: prototip i karakterizuar nga një miks midis demokracisë së menjëherëshme dhe demokracisë
përfaqësuese, në të cilën përcaktimi “presidencial” nuk nënkupton mbizotërimin e pushtetit ekzekutiv mbi atë legjilsativ, por
vetëm disa linja që tregojnë mënyrën e funksionimit të ekzekutivit. E vërteta qëndron në faktin se hartuesit e Kushtetutës
(framers) kërkonin dominimin e Kongresit nga tre pushtetet. Linjat kryesore të formës presidenciale të SHBA - mbështetur në
një sistem partiak (demokratët dhe republikanët, të alternuar midis tyre në Qeveri), bazuar në një sistem elektoral maxhoritar
unanim me një parti të vetme - përfshijnë Presidentin e zgjedhur nga populli (indirekte nepermjet zgjedhesve te medhenj), që
është njëkohësisht Kryetari i Shtetit dhe i Qeverisë, i cili nuk varet nga votëbesimi i dy Dhomave, dhe politikisht nuk është në
varësi të tyre, dhe njëkohësisht nuk ka pushtet mbi to (si psh rreziku për shpërndarjen e dhomave) dhe përkrah ministrave, të
cilët përgjigjen vetëm përpara tij dhe jo përpara Dhomave. Nga ana tjeter vihet re prania e dy Dhomave, të zgjedhura, të cilat
merren me miratimin e ligjeve (përveç rastit të vetos nga ana e Presidentit) dhe të çështjeve financiare (poëer of the purse) dhe
prania e Gjykatës së Lartë me pushtet gjyqësor, e cila duhet të sigurojë zbatimin e Kushtetutës si nga ana e pushtetit ekzekutiv
ashtu edhe atij legjislativ. Ky është modeli i një sistemi ku të treja pushtetet janë të ndara midis tyre, duke hequr çdo lloj
përgjegjësie politike midis organeve te ndryshme, por që gjithsesi për të ushtruar funksionet e tyre ekziston një bashkëpunim
duke ruajtur veçantitë e tyre. Në këto rrethana, nga një periudhë në tjetrën sipas ngjarjeve të kohës dhe rrethanave politike, i
është lënë Presidentit për të vendosur nëse është më dominuese një formë qeverisje presidenciale apo një congressional
government (në bazë të karizmës së tij politike).
Në planin teorik, sipas kushtetutës presidenti vjen i dyti pas Kongresit.
Atij i është rezervuar gjërësisht pushteti ekzekutiv (neni II) në këto fusha: Mbrojtja, politika e jashtme, emërimet e gjyqësorit
dhe ato burokratike (patronage) pra zgjedhja e administratës.
Ai ka një mandat 4 vjeçar, një herë i revokueshëm. Ai duhet të jetë mbi 35 vjeç, rezident në SHBA prej 4 vjetësh. Zgjidhet nga
Kolegji prej 538 anëtarësh ( zgjedhësit e mëdhenj) të zgjedhur nga çdo shtet. Ky numër korrespondon me shumën e
senatorëve dhe deputetëve për çdo shtet (sipas mënyrës së stabilizuar nga çdo shtet). Votuesit e mëdhenj janë transformuar nga
kandidatë të lirë e të pavarur në ndjekës të direktivave të partive në lidhje me kandidatët. Për të zgjedhur “votuesit primar”
organizohen zgjedhje të përgjithshme.
Impeachment: akuza penale nga presidenti i dhomës së deputetëve e miratuar nga senati. Proçedurë e cila rrjedh nga neni II i
kushtetutës : “për sjellje presidenciale të ndjekshme penalisht, korrupsion, tradhëti, krime të tjera të rënda”. Proçedura fillohet
nga dhoma e ulët me maxhorancë të thjeshtë. Konkludohet nga senati, i cili drejtohet nga presidenti i gjykatës nëqoftëse i
akuzuari është Presidenti (me votim maxhorance, 2/3 mund të hiqet Presidenti nga detyra.)
Në ShBA Qeveria përfaqësohet nga figura e Presidentit dhe në Kushtetutë nuk flitet për Qeveri federale, e gjitha kjo nuk
nënkupton që në SHBA nuk ekziston Qeveria, por Ministrat që e përbëjnë, të njohur si Sekretarë Shteti për shkak të ndarjes së
pushteteve nuk mund të bëjnë pjesë në Kongres - i cili nuk ka autonomi Kushtetuese përtej figurës së Presidentit. Ministrat
janë përgjegjes përpara Presidentit dhe jo përpara Kongresit, të emëruar nga vetë Presidenti, në krye të 15 Departamenteve, në
të cilat ndahet Administrata federale, duke përbërë në këtë mënyrë funksionarët më të lartë të Shtetit dhe në të njëjtën kohë
mund t’i shkarkojë nga ky post (ashtu siç njihet edhe nga Gjykata e Lartë dhe pse në heshtje nga ana kushtetutese).
Kabinetit Ministror i jepet emri anglez Cabinet në të cilin mund të thërriten nga Presidenti edhe anëtarë që nuk janë në krye të
një Departamenti, por në thelb është i ndryshëm për faktin se Presidenti nga ana kushtetuese nuk është i detyruar të ndajë
vendimin e tij me kabinetin, por mund të kërkoj mendimin me shkrim të secilit prej Sekretarëve të Shtetit (neni 2, pika 2).
Pushteti Legjislativ ushtrohet nga Kongresi i SHBA-së i cili përbëhet nga të dy Dhomat: Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Kongresi është dy dhomësh asimetrik, senati supremaci. Janë 435 deputetë në dhomën e ulët pra në Dhomën e Përfaqësuesve
(House of Representatives) dhe 100 në Senat.
Dhoma e ulët: zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Dhoma e ulët rinovohet çdo 2 vjet, pra në fillim të mandatit presidencial dhe
në mes të tij.
Senati: votojnë shtetet, ku pavarsisht numrit të popullsisë, nxirren vetëm dy senatorë për çdo shtet. Dhe kjo është hartuar në
mënyrë të tillë, që të përfaqësohen shtetet anëtare në emër të parimit federal. Senatorët kanë mandat 6 vjeçar dhe 1/3 e tyre
është e rinovueshme për çdo 2 vjet. Duket sikur SHBA është në fushatë elektorale të përhershme.
Për të dyja dhomat sistemi elektoral është maxhoritar me një turn të vetëm (maxhoritar i pastër). Në senat çdo shtet ka nga dy
përfaqësues. Në dhomën e ulët numri i përfaqësuesve varet nga numri i popullsisë.
Senatit i njihen disa kompetenca ekskluzive, pra të rezervuara vetëm për të si: - Konfirmimi i
emërimeve të bëra nga Presidenti i zyrtarëve të lartë brenda dhe jashtë vendit.
- Ratifikimi i të gjitha traktateve me 2/3 e votave. Refuzimi që bën Senati ka fuqi ‘anuluese’.

Në tërësi, kompetencat e Senatit realizohen sipas përcaktimit të Madison si “instrument për fragmentarizimin e pushtetit
legjislativ dhe si një roje kundër mbizotërimit të ekzekutivit”. Senati ka edhe kompetenca të tjera ekskluzive, si e drejta për
shqyrtimin e ‘impeachment’ (padisë) të paraqitur nga Dhoma e Përfaqësuesve për zyrtarët e lartë.

Dhoma e Përfaqësuesve ka të drejtë të kontrollojë Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe zyrtarët e tjerë të lartë, si dhe të ngrejë
padi ndaj tyre kur konstaton shkelje të kushtetutës dhe për vepra penale të tradhëtisë kombëtare, marrjes së rryshfetit apo
krime e kundravajtje të tjera, çka d.t.th se Dhoma e Përfaqësuesve, merr “kompetencat e prokurorit”. Por është Senati ai që
vihet në rolin e “trupit gjykues” dhe senatorët që bëjnë betimin solemn për përkushtim ndaj drejtësisë dhe paanësi dhe
vendosin me 2/3 e votave. Për drejtimin e seancës senatorët zgjedhin një person nga rradhët e tyre.Vetëm në rastin e padisë
ndaj Presidentit gjykimin e drejton kryetari i Gjykatës së Lartë.

Kujt i takon nisma për përgatitjen dhe paraqitjen për shqyrtim të projektligjit? Sipas
Kushtetutës Amerikane, të drejtën e nismës ligjore e ka Presidenti, kongresmenë të veçantë, dhomat e Kongresit dhe zgjedhësit
e tjerë.
Kushtetuta ua njeh të drejtën anëtarëve të Kongresit që të paraqesin zyrtarisht një projektligj. Paramendohet që kjo është në
përgjigje të vullnetit të zgjedhësve apo grupeve të interesit. Dhomat e Kongresit kanë të drejtë të hartojnë rezoluta, nëpërmjet
të cilave paraqitet një projektligj që duhet miratuar.
.

Forma e qeverisjes e përcaktuar në kushtetutën


për nga mënyra e organizimit është shembull i një federalizmi, i cili nënkupton një ndarje të ekuilibruar midis sovranitetit të
Federatës dhe të Shteteve anëtare në kuadrin e një Shteti unik, një zgjidhje e shkruar në kontekstin e një sërë normash
kushtetuese me karakter elastik që kanë mundësuar ndër vite një evolucion rrënjësor si në kontekstin normativ ashtu edhe në
atë federal në mënyrë të veçantë.
Norma të cilat nëpërmjet nenit 8 saktësojnë atributet federale të ushtruara nga Kongresi janë: pushteti i vjeljes së taksave, e
dhënies së huave, rregullimi i tregut të lirë, prodhimi i kartmonedhave, rekrutimi i ushtarëve, krijimi i Gjykatave, pa
specifikuar ato shtetërore, të cilat përfshihen në klauzolën “kompetencat e mbetura” referuar në amendamentin X. Ky
amendament i jep Shteteve anëtare të gjithë kompetencat, të cilat nuk i delegohen Federatës ose që nuk i mohohen shteteve
anëtare: ndalesa të përshira në pikën 10 të nenit 1 (në lidhje me taksat, kontratat, financat etj.) të cilat bashkangjiten me limitet
e parashikuara në amendamentin XIII, XIV, e XV në lidhje me të drejtat civile.
Kompetencat e Federatës janë nën limitet e përcaktuara nga pika 9 e nenit 1 dhe janë në lidhje me emigracionin, respektimin e
lirisë së qytetarëve, eksportit, par condicio i porteve, etj.
Duhet theksuar se është garantuar një autonomi edhe në nivel kushtetues të shteteve me të gjitha kompetencat e mbetura nga
neni X. Shtetet drejtohen nga një Kushtetutë vetjake, por Kushtetuta federale i jep Federatës detyrën për të garantuar në çdo
Shtet një formë qeverisjeje republikane. Kjo lloj autonomie e përcaktuar si selfgoverment (vetëqeverisje) e kolonive e
shtjelluar në ligjet e shtetit, mund të qëndrojë e vetme edhe pa praninë e Federatës (Lauvoux). Ndër vite edhe me ndryshimin e
nevojave ekonomike dhe sociale ka pësuar ndryshime që nuk e kanë zvogëluar por transformuar konceptin e vetëqeverisjes,
mbështetur edhe nga pushteti politik dhe nga Gjykata e Lartë.
Duke u nisur nga situata fillestare e një dualizmi midis Federatës dhe Shteteve, kjo lloj autonomie është pranuar si një lloj
forme bashkëpunimi horizontal (midis Shteteve) dhe vertikal (midis Federatës dhe Shteteve), e cila ka shërbyer si model ndër
vite.
Zvicer
Kushtetuta e Zvicrës (modeluar sipas asaj të Shteteve të Bashkuara) u miratua në vitin 1848
dhe u rishikua në 1874. Një kushtetutë e rishikuar tërësisht, e miratuar me tri të pestat e vouesve, hyri në fuqi në vitin 2000.
Ndryshimet ishin kryesisht formale me pak ndryshime në strukturën qeverisëse të Zvicrës. Kushtetuta e Zvicrës përmban 200
artikuj të cilat vendosin të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe organeve qeverisëse. Ajo ka krijuar edhe atë që është quajtur
një demokraci konsociale, e cila përpiqet për të ruajtur ekuilibrin politik dhe stabilitetin, duke pasur parasysh diversistetin
gjuhësor dhe fetar të vendit. 100 000 votues mund që me nënshkrimet e tyre të kërkojnë një votim kombëtar mbi një
amendament të propozuar kushtetues. Edhe ligjet federale janë subjekt i shqyrtimit popullor, nën të ashtuquajturin
referendum: 50 000 nënshkrime mjaftojnë për të thirrur një votim për ndonjë ligj federal të miratuar nga parlamenti.

Demokracia e drejtpërdrejtë

Ajo zhvillohet nëpërmjet këtyre elementeve:


a - e drejta e peticionit ( artikulli 33 i Kushtetutës )
b - iniciativa popullore për revizionimin e Kushtetutës ( neni 193 – 194 i Kushtetutës ). Në këtë rast kërkohet mbledhja e
100000 firmave të qytetarëve.
c – referendumi në bazë të të cilit qëndron parimi i vetëqeverisjes. Kemi referendume “të detyrueshme” të parashikuara nga
Kushtetuta dhe referendume “fakultative” (të cilët mund të nisin për iniciativë të 50.000 votuesve ose 8 kantoneve),
referendumet e kantoneve ose ato të propozuara nga Asambleja Federale. Pra, 50 000 nënshkrime mjaftojnë për të thirrur një
votim për ndonjë ligj federal të miratuar nga parlamenti.
d – Në disa kantone të vogla ende aplikohet i ashtuquajturi Landsgemeinde (komunitet rural, në gjermanisht) në të cilin
qytetarët votojnë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me komunitetin nëpërmjet ngritjes së dorës.
Sipas Kushtetutës, Zvicra mban emrin Konfederatë e shumë kantoneve, megjithëse është një shtet federalist. Burimet ligjore
të këtij shteti bazohen në :

1- nivel federal qëndror


2- nivel kantonesh periferik

Shpërndarja e kompetencave ligjore bazohet pikërisht në këto dy nivele sipas Kushtetutës ( neni 3). Kushtetuta vetë është
shumë e qëndrueshme, jo fleksibël dhe mund të modifikohet vetëm me anë të proçedurave shumë të komplikuara (neni 193-
195).
Në majë të sistemit të burimeve të ligjit është Kushtetuta. Normat ndërkombëtare kanë pozicion të veçantë, karshi normave
bazë. Pas saj vijnë ligjet për revizionin e Kushtetutës. Më pas vijnë ligjet federale e pas tyre Kushtetuta e kantoneve të cilat
nuk duhet të jenë kontradiktore më Kushtetutën federale dhe duhet të ruajnë sipas Kushtetutës së përgjithshme, garancinë për
federalizmin.
Neni 5 i Kushtetutës i imponon Konfederatës të respektojë të drejtën ndërkombëtare, ndërsa nenet 139, 193, dhe 194
stabilizojnë, që të njëjtat iniciativa të revizionit të Kushtetutës nuk mund të prekin rregullat “jus cogens” të së drejtës
ndërkombëtare (pra ato të cilat ndalojnë agresionin, gjenocidin dhe torturën).

Ligjet nën ato kushtetuese dhe ndërkombëtare janë ligjet federale ose të kantoneve me prejardhje nga parlamenti ose qeveria.
Përsa i përket ligjeve të miratuara nga Parlamenti mund të thuhet se: Parlamenti (Asambleja Federale) mund të miratojë ligje,
norma juridike dhe urdhëresa. Rregulli është që normat juridike me rëndësi të madhe (si për shembull ato që kanë të bëjnë me
ushtrimin e të drejtave politike, me ngushtimin e të drejtave kushtetuese dhe me përcaktimin e detyrave të Konfederatës)
miratohen si ligje federale, ligje që duhet të kalohen në referendum popullor.
Ndërsa përsa i përket ligjeve, që prodhohen nga qeveria mund të thuhet se: Qeveria (Këshilli Federal) ka të drejtën të
ekzekutojë ligjet e Asamblesë por edhe të miratojë norma të së drejtës në formën e urdhëresave në qoftë se këtë e lejon
Kushtetuta ose një ligj. Në rastin e parë quhen “të pavarura”. Nën “heshtjen kushtetuese”, qeveria ka kompetenca të miratojë
në raste urgjente “urdhëresa të nevojave primare’.

Burimet ligjore të kantoneve : Kantonet mund të miratojnë ligje, dekrete, masa qeverie. Me ligjet federale nuk kanë raporte
hierarkie, por kompetencash (përveç faktit që duhet t’i nënshtrohen Kushtetutës federale).

Shtet federal, forme qeverisjeje direktoriale


Çdo vit Asambleja Federale zgjedh nga rradhët e shtatë këshilltarëve federalë Presidentin dhe zëvendës Presidentin duke
ndjekur parimin e vjetërsisë. Anëtari i cili është zëvendës President një vit tradicionalisht është zgjedhur Presidenti i
ardhshëm.
Presidenti zhvillon një rol organizativ dhe jo atë të një lidershipi politik. Presidenti nuk është mbi palët. Organi vërtetë
zgjidhet nga Parlamenti por legjitimimi i tij buron nga Kushtetuta dhe jo nga besimi i Dhomave të Parlamentit.
Forma e qeverisjes: direktoriale.
Kjo formë është një qeverisje kolegjiale, jo parlamentare dhe e merr emrin pikërisht nga kreu i qeverisë. Qeveria është vetë
Këshilli Federal sipas nenit 174 ku shkruhet që qeveria është Autoriteti Suprem Ekzekutiv i Konfederatës dhe Drejtues.
Këshilli Federal ose Direktorati, i përbërë prej 7 personash (Këshilltarët Federale ose Minisrat) zgjidhet me mazhorancë
absolute nga të dyja dhomat e Parlamentit për 4 vjet. Ata janë të barabartë. Aktiviteti i Këshillit bazohet në parimin e
kolegjialitetit (neni 177 i Kushtetutës, ku Këshilltarëve Federalë u kërkohet të veprojnë në mënyrë kolektive në të gjitha
çështjet dhe jo si ministra të veçantë apo si përfaqësues të partive të tyre) dhe nga parimi i departamenteve federale (sipas të
cilit ai është i përgjegjshëm për mirëfunksionimin e departamenteve ). Shtatë anëtarët e Direktoratit zviceran kryesojnë
njëkohësisht edhe këto ministri ose departamente

Parlamenti zvicerian (Asambleja Federale) është dydhomësh.


- Dhoma e ulët (Këshilli Kombëtar) ku bëjnë pjesë 200 deputetë të zgjedhur nga i gjithë vendi me sistem propocional. Çdo
kanton përbën një qark votimi. Kandidatët nuk do të kandidojnë në mënyrë individuale por me lista. Disa parti drejtohen nga
lista specifike gjinore ose lista të bazuara në kritere rajonale. Votuesit kanë një kombinim zgjedhjesh. Ata mund të votojnë për
një listë, vetëm për kandidatë të veçantë ose një kombinim i të dyjave.

- Dhoma e lartë (Këshilli i Shteteve) i formuar nga 46 përfaqësues të kantoneve, të cilët zgjidhen nga popullsia e kantoneve
me një sistem pergjithesisht mazhoritar me 2 turne, por cdo kanton mund ta caktoje vete sistemin. Shumica e kantoneve
mund të dërgojnë nga 2 anëtarë. Për arsye historike 6 kantone konsiderohen gjysmë kantone dhe dhe mund të dërgojnë vetëm
nga një përfaqësues.
E veçanta në këtë sistem është raporti qeveri-parlament, pasi nuk ekziston një raport besimi/ mosbesimi si në vendet e tjera
parlamentare. Parlamenti nuk mund të mosbesojë qeverinë dhe anasjelltas, qeveria nuk mund të shpërbëjë parlamentin dhe as
nuk mund të japë dorëheqjen.
Gjithçka ekuilibrohet me atë të “demokracisë së drejtpërdrejtë”, me anë të referendumeve dhe me anë të 3 partive kryesore në
vend të cilët zënë rreth 20 % të votave të përgjithshme. Një element tjetër i formulës magjike të ekuilibrit të jetës politike në
vend është edhe fakti që Direktorati drejtues i qeverisë është zakonisht i përbërë nga 2 përfaqësues të secilës prej 3 partive të
mëdha dhe 1 përfaqësues nga partitë e vogla më të rëndësishme. Në kompleks sistemi funksionon megjithëse kemi të bëjmë
me një numër shumë të lartë partish ekzistuese të mëdha si radikalët, demokristianët, socialistët, demokratët e qëndrës dhe
shumë parti të vogla si evangjelistët popullore, kristiano-socialët, komunistët, ekologjistët etj.
Parlamenti bën ligjet federale, mbikëqyr administratën federale dhe zgjedh të shtatë anëtarët e kabinetit – Qeverinë Zvicerane
- si dhe anëtarët e gjyqësorit federalë.Çdo vit Asambleja Federale zgjedh nga rradhët e shtatë këshilltarëve federalë (qeverisë)
Presidentin dhe zëvendës Presidentin e Këshillit Federal.
Zvicra është një shtet federal dhe demokratik – pluralist. Federalizmi bazohet në nenin 3 të Kushtetutës i cili u siguron
Sovranitetin Kantoneve, megjithëse këto të fundit edhe në fushat ku kanë shumë autonomi duhet të respektojnë të drejtën
federale. Sovraniteti i kantoneve ka edhe limite të tjera si për shembull ai i vendos të gjithë qytetarët si të barabartë para
Kushtetutës qëndrore, ndaj mund të flasim për pothuajse-sovranitet.
Federalizmi megjithatë mbetet i fortë dhe i karakterizuar nga bashkëpunimi qendër-periferi dhe kjo shihet edhe në formimin e
parlamentit i cili përbëhet nga 2 dhomat: Këshilli Kombëtar dhe Këshilli i Shteteve që formojnë të dyja Këshillin e madh.

Kantonet janë aktulisht 26 prej të cilëve 6 quhen si gjysëm-kantone. Ato nuk janë plotësisht sovrane, por me autonomi të gjerë
e të barabartë mes tyre. Kushtetuta siguron tutelën e ekzistencës së tyre, të rregullores së tyre kushtetuese, territoret dhe
federalizmin. Secili kanton ka një kushtetutë, një parlament njëdhomësh (Landsgemeinde-asamble kantonale), një qeveri të
vogël në numër dhe organet përkatëse të drejtësisë.

Të gjitha kompetencat të cilat nuk u janë atribuar në mënyrë konkrete nga kushtetuta qeverisë federale, ushtrohen nga
kantonet në respekt të parimeve bazë të shtetit. Disa nga kompetencat e tyre janë: iniciativë legjislative dhe referenduese si
dhe revizion kushtetues duke respektuar vullnetin federal. Kantonet gëzojnë një autonomi të madhe administrative dhe lirinë e
vendimmarrjes. Ato kanë kontroll të pavarur mbi sistemet e tyre të arsimit dhe shërbimeve sociale dhe secili ka forcën e vet
policore. Çdo kanton përcakton gjithashtu edhe nivelin e vet të taksave.

Janë vetë kantonet të cilat vendosin për shkallën e autonomisë së komunave përbërëse të tyre. Bëhet fjalë për një federalizëm
bashkëpunues (Konferenca e qeverive kantonale në vitin 1993). Kantonet ndahen në distrikte (ndarje administrative) dhe
komuna (ndarje politike). Kantoni kryen detyra që kanë të bëjnë me të gjitha komunat. Tek kantonet ekziston decentralizimi
administrativ dhe politik që nga viti 1999 sipas të cilit ato janë ekskluzivisht përgjegjëse për policinë lokale, menaxhimin e
territorit, transportin publik etj. Janë komunat dhe jo qyteti që japin shtetësinë zvicerane.

You might also like