Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Bakri

Bakri është një element kimik i cili në sistemin periodik


gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është
një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit
periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral
nga ishulli i Qipros". Bakri ka qenë metali i parë i përdorur
nga njëriu për prodhimin e veglave të ndryshme si dhe të
armëve. Sende prej bakri (unaza, gjerdanë, byzylykë etj.)
jan gjetur në Irak 8700 vjet para erës së re.
Perftimi

Përfitimi i bakrit në gjendje të pastër nga xeheroret e tij


është proces mjaft i ndërlikuar për shkak të pranisë së
sulfurit dhe të hekurit në xehet e bakrit,për këtë qëllim së
pari bëhet fërgimi I xeherorit me qëllim të djegies së
sulfurit deri në dioksidin e tij (SO2),kurse oksidi i hekurit
nga këto xehe largohet si silikat i hekurit (FeSiO3). Oksidi
kupor (Cu2O) ndihmon reduktimin e sulfureve të bakrit
deri në bakër elementar. Bakri metalik i përftuar me këtë
metodë quhet bakër brut ose blister,i cili nuk është mjaft i
pastër. Bakri kimikisht shumë më i pastër përftohet me
anë të rafinimit elektrolitik.

Perdorimi
Pas hekurit dhe aluminit, bakri është metali që përdoret
më së shumti. Bakri perdoret edhe për prodhimin e
lidhjeve metalike si: tunxhi (bakër dhe zink), bronxi (bakër
dhe kallaj) dhe disa lidhje metalike speciale. Në përbërjet
kimike bakri mund të jetë në gjendjen e oksidimit +1 dhe
+2. Gjendja +1 oksidohet lehtë. Ajo është e qendrueshme
vetëm në përbërjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe në
përbërjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 është më e
zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros në të kaltër tretësirat ku
ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 përdoret në bujqësi si
dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.
Vetite e bakrit

Bakri është metal me ngjyrë të kuqërremtë,mjaft i


fortë.Lehtë përpunohet në pllaka të holla dhe tela.Pas
argjendit,bakri është përçuesi më i mirë i nxehtësisë dhe i
elektricitetit. Në atmosferën e gazeve dhe të
lagështisë,bakri ka veti të mbulohet me një shtresë të hollë
me ngjyrë të blertë që quhet karbonati bazik i bakrit ,e cila
e mbron metalin nga faktorët e jashtëm.Kjo shtresë mund
të shihet edhe në enët e bakrit,të cilat duhet të kallajisen
me shtresa të holla të kallajit,sepse bakri ka veti kur
mbulohet me këtë shtresë (me karbonatin bazik të bakrit).

Miniera me e madhe ne bote e bakrit. Lume me baker saturuar.


Roli I bakrit ne organizmin e njeriut
Ne mesin e shume mineraleve te rendesishme per
organizmin e njeriut ,bakri ze nje vend te vecante .Pa te
eshte I pamundur krijimi I hemoglobines,I domosdoshem
per ekzistimin e rruazave te kuqe te gjakut.Bakri eshte
edhe pjese perberese e proteinave dhe enzimave ,cka
tregon qe merr pjese ne shume procese ne
organizem.Mes tjerash edhe ne formimin e indit lidhes dhe
funksionimin e sistemit qendror nervor.Nga ana tjeter
,dihet qe nese nuk ka mjaf baker ne organizem ,vjen deri
te pagjaksia.Ky mineral eshte I pranishem ne peme dhe
perime te fresketa dhe vecanerisht ne panxhar,qe eshte
thesar I shume perberesve ,te rendesishem per ruajtjen e
shendetit.Por ai gjendet edhe ne arra ,kerpudha ,mish apo
ne shumicen e frutave te detit.
Nevoja ditore per bakrin nga 1-10 vjec eshte 0.3-0.8
mg/dite ndersa per me te medhenjte eshte 1.2 mg ne
dite.Reduktimi I tij mund te jete I demshem per kujtesen
,te menduarit dhe personalitetin tone.Sintomat nga
mungesa e bakrit jane te rralla megjithate ato
perfshijne:anemi,debolese e pergjithshme
,osteoporoze,demineralizim te kockes,leukopeni
(mungese te rruazave te bardha),predispozicion ndaj
infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes ,alterim ne
zhvillimin e kolagjenit apo te pigmentit te flokeve apo
lekures.
Perhapja e bakrit ne Vendin tone
Bakri është një ndër mineralet që zë një peshë kryesore përsa i
përket eksporteve shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe Kinës.
Rezervat kombëtare me këtë mineral përllogariten të jenë 32
milionë ton, ndërsa mesatarisht në Shqipëri nxirren 300 mijë ton
në vit. Sipas një studimi të bërë nga Open Data Albania, mbi
eksportet dhe prodhimtarinë e kësaj lënde gjatë viteve të fundit në
vend renditen potencialisht mundësitë e gjetjes së këtij metali.
Sipas të dhënave doganore, në vitin 2013 eksportet e bakrit
arritën në vlerën e 3 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 23%
krahasuar me vitin e kaluar. Kjo situatë vjen si pasojë e rënies së
çmimit të këtij minerali në bursta ndërkombëtare, por dhe e uljes
së prodhimtarisë në vend. Sasia e eksportuar e bakrit krahasuar
me një vit më parë ka qenë 17.7% më e ulët.
Minerali i bakrit nxirret në minierat e Fushë-Arrëzit dhe po në
fabrikat e kësaj zone përpunohet për t’u eksportuar më pas në
formën e koncentratit. Zona të tjera ku mendohet të ketë rezerva
të konsiderueshme të këtij minerali është lugina e lumit Fan në
Mirditë. Ndërsa depozita me këtë lëndë ende të pashfrytëzuar
gjenden në zonën e Korçës, Pukës, Shkodrës, Kukësit dhe Hasit.
Mirdita dhe Puka kanë potencialin më të madh përsa i përket
rezervave të bakrit dhe po ashtu edhe numrin më të lartë të
minierave. Vetëm në zonën e Munellës në rrethin e Pukës
mendohet që rezervat e këtij minerali të arrijnë në rreth 8 milionë
ton.

You might also like