Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Energjia Ushqimore- Punoi Elvio Elezi XI-7

Me siguri ju ka ndodhur të ndieni mungesë të energjisë gjatë ditës. Në raste të tilla me siguri
konsumoni ëmbëlsira që trupin tuaj ta mbushni me energji.
Përveç gjumit, ushqimi luan rol të rëndësishëm në nivelin e përditshëm të energjisë.
A e keni ditur që ushqimi, i cili përbën përqindje të lartë të kalorive dhe të yndyrave mund të
shkaktojë ndjenjën e lodhjes? Sistemi tretës për ushqimin e tillë shpenzon më shumë energji, për
çka vjen deri te ndjenja e lodhjes. Megjithatë, ka ushqime të cilat trupin tuaj do ta furnizojnë me
energji.
Karbohidratet kanë reputacion të keq gjatë viteve të fundit, por e rëndësishme është të dihet që
nuk janë të gjithë karbohidratet e dëmshme. Ato ofrojnë burim të shkëlqyeshëm të energjisë në
formë të glukozës. Glukoza është burimi më i mirë i energjisë për trurin dhe sistemin qendror
nervor. Ushqimi i pasur me drithëra të papërpunuara dhe karbohidrate komplekse është i
domosdoshëm për energji, dhe këto do t’i gjeni në pemë, perime dhe drithëra të papërpunuara.
Orizi integral është i
pasur me mangan,
mineralin i cili
ndihmon prodhimin
e energjisë nga
proteinat dhe
karbohidratet. Orizi
integral do t’ju
ndihmojë të mbani
nivel të lartë të
energjisë gjatë tërë
ditës. Në njëfarë
mënyre ky është
ushqim i
gjithanshëm, i cili
mund të shërbehet si
pjatë e dytë, por edhe si ushqim kryesor.
Patatja e ëmbël është e pasur me karbohidrate, beta karoten (vitaminë A) dhe vitaminë C. Patatja
e ëmbël do të ndihmojë në luftën kundër lodhjes së pasdites. E shkëlqyeshme është që pataten
mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe me ushqime të ndryshme.
Një lugë mjaltë është ekuivalente e një shishe pije energjike. Mjalti është ëmbëltuesi natyral, i
cili ndihmon punën e muskujve gjatë ushtrimeve, por edhe regjenerimin e muskujve pas
ushtrimeve. Do ta mbushë trupin me energji dhe do ta largojë lodhjen. Shtoni mjaltin në çaj,
qumësht ose lyejeni bukën me të.

Frutat janë burim i nivelit të lartë të glukozës, të cilën trupi juaj e zbërthen apo e dekompozon
lehtësisht dhe e shndërron në energji. Shumica e frutave janë lehtësisht të tretshme, brenda një
gjysmë ore, çka i bën ushqim të shpejtë, ushqyes dhe efikas i cili jep energji.
Bananet përbëhen kryesish nga sheqeri (glukoza, fruktoza dhe sakaroza) dhe fibrat. Bananet janë
burim i garantuar i energjisë. Preni bananet dhe bajamet, shtoni qumësht dhe do të fitoni shujtën
e cila do të largojë lodhjen.
Mollët do t’ju mbajnë larg nga mjeku dhe do t’ju sigurojnë burim të madh të energjisë. Molla për
shkak të nivelit të lartë të fibrave, për dallim nga frutat e tjera, tretet për një kohë më të gjatë, por
po ashtu do t’ju sigurojë edhe energjinë për një kohë më të gjatë. Kur të ndieni lodhje, hani mollë
bashkë me disa copa djathë.
Portokajtë janë të pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Ky fryt i lëngshëm citrusi do të
dekompozohet më shpejt dhe do të shndërrohet në energji. Portokalli ose lëngu i tij do të largojë
lodhjen shpejt dhe do të sigurojë burimin e energjisë që ju nevojitet.

Ushqimet që vijnë
drejt nga pemët apo
bimët me siguri do t’ju
ndihmojnë në ruajtjen
e nivelit të energjisë.
Disa lloje të perimeve
i përmbajnë të gjithë
proteinat, karbohidrate
dhe yndyrat e mira, të
cilat janë të
nevojshme për
funksionimin e
organizmit. Përveç
kësaj, disa lloje të
perimeve në mënyrë të
suksesshme ruajnë
balancën e organizmit, i cili nëse nuk është i balancuar, mund të shkaktojë një varg problemesh
shëndetësore.
Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent kyç për prodhimin e
energjisë në trup. Spinaqin mund ta hani si sallatë apo pjatë të dytë. Kur ndieni lodhje, hani një
porcion spinaq i cili do t’jua kthejë energjinë e nevojshme.
Fasulja është e pasur me proteina dhe karbohidrate, për ç’arsye i takon llojit jashtëzakonisht të
shëndetshëm dhe ushqyes të ushqimeve. Fasulen hajeni si sallatë, të zierë, apo si pjatë të dytë.
Ky ushqim i thjeshtë do t’ju mbushë me energji.
Proteinat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit. Janë një nga burimet më të rëndësishme të
energjisë dhe janë të shkëlqyeshme për dobësim. Nëse zëvendësoni karbohidratet me proteina,
do të përmirësoni masën muskulore, shpejtoni metabolizmin dhe largoni lodhjen.
Salmoni është i pasur me acidet yndyrore omega 3, redukton nivelin e kolesterinës dhe rrezikun
nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës. Po ashtu është i pasur me proteina, vitaminën B6, niacinë
dhe riboflavine, të cilat shndërrohen në energji, transmeton Koha.net. Hani një porcion salmon
dhe sallatën nga spinaqi ose oriz integral për të fituar shujtën me plot energji.
Jogurti është i pasur me magnez, i cili është vendimtar për lirimin e energjisë. Po ashtu është i
pasur me kalcium i cili është kyç për funksionimin normal të organizmit. Kur të ndieni lodhje,
pini një filxhan jogurt dhe me siguri do të ndieni se si ikën lodhja.
Vezët përmbajnë madje 97 për qind proteina, më shumë madje se cilido ushqim tjetër. Një vezë i
ofron organizmit 30 për qind të dozës së nevojshme ditore të proteinave. Të gjithë aminoacidet e
nevojshme, të cilat trupi juaj i përdor për ripërtëritjen e muskujve, mund t’i gjeni në vezë. Nuk ka
rëndësi se a i konsumoni në formë të zier, të pagatuara, të pjekura apo si omëletë, vezët do të
sigurojnë nivelin e nevojshëm të energjisë.
Cilësia e karburantëve në Shqipëri Punoi Elvio Elezi XI-7
Cilësia e karburantëve në Shqipëri shpesh herë lë për të dëshiruar. Edhe pse çmimi
i karburanteve në vendin tonë regjistron shifrat më të larta në rajon, shqetësues mbetet cilësia e
këtyre produkteve e cila ka pasoja në xhepat e konsumatorëve të saj të cilët janë drejtuesit e
mjeteve që herë pas herë janë të detyruar të çojnë makinën për servis.

Në një prononcim për televizionin Top Channel një prej mekanikëve të kompanisë Volksvagen
në Tiranë shpjegon se cilat janë problemet që shfaq makina nëse karburanti është i keq.

“Defektet vijnë nga mos cilësia e karburantit, mungon lubrifikimi i nevojshëm që shkakton
nxirjen e detaleve dhe njëkohësisht i gripon. Ciflat kalojnë nëpërmjet motorrit dhe shkojnë në
injektor ku ndodh më pas bllokimi motorrit”, shprehet Nexhat Bllaka ndërsa për riparimin e
defektit ai shprehet se cmimi mund të shkojë mbi një milion lekë.

“Defektet me të shpeshta në servisin tonë si pasojë e karburanteve të dobëta, karburante me ujë


dhe squfur. Nëse ne europë një shërbim profilaktik bëhet çdo 15,000 km në shqipëri bëhet cdo
7,500 km dhe kjo ndikon në xhepat e konsumatorëve. Squfuri në naftë ndikon në djegien e
gazrave që mund të prishë katalizatorin dhe kostoja e ndërrimit është 2,000 euro që nuk e
përmban garancia e mjeteve", thekson mekaniku Bilali.
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj lidhur me problematiken teresore, qe shfaq tregu i
karburanteve ne Shqiperi. Pervec crregullimit te plote te cmimit vendor te tregut te karburanteve
te ulur ne vetem 35% krahesimisht me kahun zbrites te theksuar te cmimeve ne tregjet
nderkombetare, qe tashme i eshte afruar shifres prej 300% ulje ne 4 muaj, tregu i karburanteve ne
vend shfaq probleme te renda, qe kane lidhje edhe me cilesine dhe abuzimin ne peshe/vellim te
rrjetit te distributoreve ndaj konsumatoreve biznes dhe qytetare.

Tregtimi i karburanteve me cilesi te ulet dhe abuzime ne peshe dhe volum jane pergjegjesi e
institucioneve shteterore pergjegjese per kontrollin e tregut. Gjendja e krijuar ne tregun e
karburanteve si pasoje edhe e mosveprimit te institucioneve shteterore te kontrollit te tregut, te
financuara nga taksapaguesit shqiptare, eshte krejt e papranueshme.

Konfindustria vlereson se abuzimi me cilesine dhe volumin ne shitje te karburanteve eshte tjeter
kosto shtese mbi koston e pergjithshme te karburanteve qe qarkullojne ne tregun shqiptar, kosto
qe edhe keshtu paraqitet mjaft te renduar, duke patur parasysh mungesen e qarte te elasticitetit te
pasqyrimit te uljes se cmimit ne tregjet boterore. Nga ana e saj kosto shtese e karburanteve, qe
tregtohen, shkaktuar nga mbivendosja e 3 kostove abuzive te mesiperme: cmim, cilesi dhe
volum, rendon tej mase biznesin ne pergjithesi, industrite ne vecanti, sikunder ndikon
drejtperdrejt ne mireqenien e qytetareve shqiptare. Duke shtuar ketu edhe demet e renda ne
mjedis dhe shendetin e njerezve, qe shkaktojne karburantet me cilesi abuzive per te kuptuar
alarmin e gjendjes se krijuar dhe domosdoshmerine e nderhyrjes shteterore.

Cmimet e larta te karburanteve ne Shqiperi ndikojne drejtperdrejt ne rritjen zinxhir te kostove te


te gjitha prodhimeve dhe sherbimeve vendore krahesimisht prodhimeve dhe sherbimeve te huaja,
duke ulur me tej aftesine konkuruese te bujqesise dhe industrise shqiptare edhe keshtu ne shkalle
te pakenaqshme. Pasojat e uljes se konkurueshmerise se mallrave dhe sherbimeve shqiptare
krahesimisht atyre te huaja, si pasoje e ndryshimeve ne kostot e karburantit, bazuar ne te dhenat e
ardhura prane Konfindustrise, kane filluar te ndihen ne industrine shqiptare dhe do te jene te
renda edhe ne prodhimin bujqesor te vitit te ardhshem, duke ulur ndjeshem efektivitetin e
ekonomise shqiptare ne pergjithesi. Aq me shume gjendja eshte e rende kur kihet parasysh kriza
e tregjeve nderkombetare financiare dhe ekonomise reale dhe kur eshte e qarte, qe ekonomia
shqiptare nuk mund te mbese e paprekur.
Një guidë e hollësishme për shumë tipe të ndryshme të naftës bruto
Disa njerëz flasin në mënyrë arbitrare për naftën sikur ajo të ishte një substancë e vetme,
homogjene pa asnjë diferencim unik por kjo nuk është e vërtetë! Në fakt, ka shumë lloje të
ndryshme të naftës.
Në gjëndjen e saj natyrore dhe të papërpunuar, nafta bruto renditet sipas densitetit dhe trashësisë,
nga shumë e hollë, me peshë të lehtë dhe rrjedhshmëri të qëndrueshme deri tek një naftë tepër të
trashë, gjysëm solide dhe me peshë të rëndë.
Ka gjithashtu një ndryshim të jashtëzakonshëm në renditje për sa i përket ngjyrës që shfaq nafta
e nxjerrë nga toka, duke filluar nga një ngjyrë e verdhë e lehtë në ngjyrë shumë e errët e zezë dhe
e thellë.
Për qëllimin e të pasurit një grup, i miratuar si “fjalori”, industria e naftës shpesh përdor
referencën e “vendodhjes gjeografike” në mënyrë që të klasifikojë naftat bruto.
Kjo për shkak të faktit se karburantet nga vende të ndryshme gjeografike, natyrisht do të ketë
karakteristikat e tyre shumë unike. Këto karburante ndryshojnë në mënyrë të jashtëzakonshme
nga njëri-tjetri kur është fjala për viskozitin, avullueshmërinë dhe toksicitetin e tyre.
Termi “viskozitet” ka të bëjë me rezistencën e naftës ndaj rrjedhjes. Naftat e papërpunuara që
kanë viskozitet të lartë janë shumë më të vështira për t’u pompuar nga toka, transportuar dhe
rafinuar.
Termi “avullueshmëri” përshkruan se sa shpejt nafta avullohet në ajër. Naftat të cilat janë
natyralisht shumë të avullueshme kanë nevojë për përpjekje shtesë për t’u siguruar se rregullimi i
temperaturës dhe procedurat e plumbosjes do të humbasin sa më pak naftë të jetë e mundur.
Termi “toksicitet” i referohet faktit se sa e rrezikshme dhe helmuese është nafta dhe proceset e
saj të rafinimit për jetën lokale, për njerëzit, florën dhe faunën si dhe organizmat e gjallë që
jetojnë në mjedise të brishta. Nëse një derdhje nafte do të ndodhë, çdo tip i naftës paraqet sfida,
procedura dhe prioritete mjaft unike për “pastrimin”.
Katër tipet primare të karburanteve janë:
(1) Karburantet Shumë të Lehta / Të Distiluara Lehtë të cilat përfshijnë: Karburantet Jet,
benzinën, vajgurin, virxhinën e lehtë, virxhinën e rëndë, eterin e naftës, dhe karburantin e bardhë.
Këto nafta mund të avullojnë brenda vetëm pak ditësh, përhapen menjëherë dhe kanë nivel të
ulët të toksicitetit.
(2) Karburantet e Lehta / Të Distiluara Mesatarisht të cilat përfshijnë: Shumicën e Solarëve të
Klasave 1 dhe 2, Diezelin dhe Gazoilet e Lehta Bruto Detare. Këto karburante digjen mesatarisht
shpejt, avullojnë më pak dhe janë mesatarisht toksike.
(3) Karburantet Mesatare: Shumica e naftës së papërpunuar në treg këto ditë bie në këtë kategori
të veçantë. Këto karburante karakterizohen nga avullueshmëri e ulët dhe nivele të larta
toksiciteti.
(4) Karburantet e Rënda që përfshijnë naftat e rënda të papërpunuara, Klasat 3, 4, 5 dhe 6 të
Karburanteve të Rënda (Bunkering B & C) si dhe naftat e mesme dhe të rënda detare. Këto
karburante kanë avullueshmëri shumë të ngadaltë dhe të vogël dhe për këtë arsye toksiciteti rritet
shumë. Në rast derdhjeje, kjo jo vetëm që do të thotë ndotje të mundshme të rënda për peshqit,
shpendët dhe krijesa të tjera por dhe ndotje të mundshme “afat të gjatë” të ujit dhe tokës.
Në fakt, në të vërtetë ka mbi 150 tipe karburantesh të ndryshme që tregtohen në treg, por për ta
thjeshtësuar, le të paraqesim tre karburantet primarë që marrin pjesën më të madhe të vëmendjes
serioze në lajmet dhe në tregje.
West Texas Intermediate (WTI) është një naftë e papërpunuar e një cilësie jashtëzakonisht të
lartë që është vlerësuar në masë të madhe për faktin se ajo është e një cilësisë superiore, mund të
përpunohet dhe të nxjerrë më shumë benzinë (dhe më të mirë) nga një fuçi të vetme se sa nga
llojet e tjera të naftës në dispozicion në treg.
WTI “API Gravity” është 39,6 gradë, që e bën atë një naftës bruto e lehtë, me vetëm 0,24
përqind squfur, që e bën atë një naftës bruto të “ëmbël”. Termi “Rëndesa API” i referohet
“American Petroleum Institute Gravity”, i cili është një masë që krahason se sa të lehta apo të
rënda janë naftat e papërpunuara në lidhje me ujin. Nëse “Rëndesa API” është më e madh se 10,
atëherë është më e lehtë se uji dhe do të rrjedhë mbi të. Nëse “Rëndesa API” është më pak se 10,
nafta është e rëndë se uji dhe do të “mbytet”.
Këto cilësi të kombinuara, si dhe vendodhja e bëjnë WTI naftën bruto kryesore që do të
përpunohet në Shtetet e Bashkuara, të cilat deri tani, janë vendi konsumator më i madh i benzinës
në planet. Edhe me prodhimin e naftës së papërpunuar WTI në rënie, WTI ka shpesh çmim më të
lartë nga 5 $ deri 7 $ per fuçi se sa “Çmimi i Shportës së OPEK-ut” dhe mesatarisht, 1 $ deri 2 $
më të lartë për fuçi se nafta “Brent Blend”.
Brent Blend është në fakt një kombinim i naftave të ndryshme nga 15 fusha të gjithë
Brentit skocez dhe sistemit Ninian që ndodhet në Detin e Veriut. “Rëndesa API” e saj është 38.3
gradë, që e bën atë një naftë të papërpunuar “të lehtë”, por qartësisht jo aq e “lehtë” sa WTI. Ajo
gjithashtu përmban rreth 0.37 përqind squfur, që e bën atë një naftë të papërpunuar “ëmbël”, por
përsëri, jo fare e “ëmbël” sa WTI. Brent Blend është mjaft i shkëlqyer për të bërë benzinë dhe
distilate të mesme, të dyja janë të përdorura në sasi të mëdha në Evropën Veriperëndimore, ku
nafta e papërpunuar Brent Blend rafinohet më shpesh. Prodhimi i Brent Blend, pothuajse si ai i
WTI, është gjithashtu në rënie, por ai mbetet një pikë referimi kryesor për nafta të tjera të
papërpunuara në Evropë apo Afrikë. Brent Blend shpesh ka një çmim 4 $ për fuçi më të lartë në
krahasim me çmimin e Shportës së OPEK-ut.
Nafta e Shportës së OPEK-ut është një bashkim i shtatë naftave të ndryshme të papërpunuara nga
Algjeria, Arabia Saudite, Indonezia, Nigeria, Dubai, Venezuela dhe Meksika. OPEK-u është një
shkurtim për “Organization of Petroleum Exporting Countries”, i cila është një organizatë që u
formua në vitin 1960 në mënyrë që të krijojë një politikë të përbashkët për prodhimin dhe shitjen
e naftës brenda juridiksionit të saj. Meqënëse nafta e OPEK-ut ka një përqindje shumë të lartë të
squfurit brenda përbërjes së saj natyrore (për këtë arsye ajo nuk është pothuajse “e ëmbël” si
WTI apo edhe Brent Blend si dhe ajo gjithashtu nuk është natyralisht e “lehtë”), çmimet e naftës
së OPEK-ut janë zakonisht më të ulëta se Brent Blend ose WTI . Megjithatë, vullneti ose aftësia
e OPEK-ut, për të rritur shpejt prodhimin kur është e nevojshme, e bën OPEK-un një “Lojtar
Kryesor” në industrinë e naftës!

You might also like