Professional Documents
Culture Documents
Untitled Document
Untitled Document
Inxhinieringu gjenetik
Për inxhinieringun gjenetik ekzistojnë edhe disa terma të tjera, të cilat mund të përdoren për përshkrimin e
teknologjisë së tillë, duke përfshirë manipulimin me gjene, klonimin e gjeneve, teknologjinë rekombinonte të
ADN, modifikimin gjenetik edhe gjenetikën e re.
● a) Hapja e qelizave në mostër për t`i ekspozue acidet nukleike për procesim të mëtutjeshëm,
● b) Separimin (veçimin) e acideve nukleike nga komponentët e tjera të qelizës,
● c) Fitimin e acideve nukleike në formën e pastër.
Së pari sekuenca e pastër një zinxhirore shënohet 32P dhe përdoret si provë. Prova para se të përdoret
denaturohet, ashtu që zinxhirët e saj zakonisht fiksohen për membrana mbështetëse të ndërtuar prej
nitrocelulozës ose najloni dhe janë të lirë për qiftëzim të bazave të tyre në mënyrë komplementare me bazat e
ADN që hulumtohet. Hibridizimi bartet jashtë në enë ose në tubin e plastik në 65-68 °C për disa orë, për të
lejuar të krijohet hibridizimi. Provat e pahibridizuar më pastaj shpërlahen dhe shalla e hibridizimit mund të
monitorohet si vlerësim i mostrës në spektrofotometër ose në autoradiogram, ku mostra i ekspozohet rrezatimit
X në film.
Elektrofereza gel
Acidet nukleike janë polianjonike në pH neutral, d.m.th ato bartin ngarkesë negative të shumëfishtë. Kjo
nënkutpon që molekulat do të migrojnë në drejtim të elektrodës pozitive, kur vendosen në një fushë elektrike.
Mostra mbahet në ngjyrën shenuese(kaltër). Acidi nukleik në gel zakonisht vizualizohet me ngjyrë interkalare
(ultravjollcë). Acidi nukleik paraqitet në formë të shiritave ngjyrë portokalli, i cili mund të fotografohet dhe kështu
mundësohet dallimi i tij.
Endonukleazat restriksionale
Shumë baktere, kanë enzime endonukleazat restriksionale, të cilat katalizojnë hidrolizën e lidhjeve
fosfodiesterike brenda molekulave dyzinxhirore të ADN.
Shumica e enzimeve restriksionale, ndërkaq i ndërprejnë dy zinxhirët e ADN në distancë 2-4 nukleotide, ashtu
që anët e fragmenteve të fituara mbesin njëzinxhirore dhe quhen anë ngjitëse. Me hidrolizë të ADN me enzime
restriksionale dhe me lidhjen e zinxhirit me ligazë të ADN (ligazim) mund cilido fragment i ADN të instalohet në
gjenomin autoreplikativ, e më pastaj të bëhet shumimi shumëherë i pakufizuar i tij.