Professional Documents
Culture Documents
Fjala Më e Rëndësishme Rreth Besimit Të Muslimanit Të Thjeshtë
Fjala Më e Rëndësishme Rreth Besimit Të Muslimanit Të Thjeshtë
Fjala Më e Rëndësishme Rreth Besimit Të Muslimanit Të Thjeshtë
Së pari themi se akidja- Besimi është ajo çka rrënjoset apo lidhet në zemër dhe e vërtetojnë
atë gjymtyrët .
Kjo lëndë pra ka lidhje me besimin tonë tek Zoti i madhëruar ose rreth besimit tonë për
veprat e Allahut të madhëruar dhe në gjithçka që lidhet me to .Thotë Profeti alejhi
selam:”Ka qënë Allahu dhe nuk ka ekzistuar asgjë para Tij ,dhe ishte Froni i Tij mbi ujë dhe
shkroi në libër (Leuhi Mahfudh) çdo gjë pastaj krijoi qiejt dhe tokën”(rëndësia e
monoteizmin) Musned
1 - Argumenti i natyrshmërisë për ekzistimin e Zotit: çdo krijesë, natyrisht është krijuar të
besojë në Krijuesin e saj pa i paraprirë kësaj mendimi apo mësimi Muhamedi alejhis-selam
1
thotë: “Çdo fëmijë lindët në natyrshmëri (në besim mbi Zotin), kurse prindërit e tij e bëjnë
hebre, krishter apo mexhusij (adhurues i zjarrit)“ Buhari (koment)
Allahu thotë : “E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me
besim vetëm ndaj Tij,( 31:32.)
2 - Argumenti logjik (i mendjes) mbi ekzistimin e Zotit: Të gjitha krijesat, ato që kanë kaluar
dhe ato që vijnë, patjetër duhet të kenë një Krijues i cili i krijoi ato, meqë ato nuk e krijuan
vetveten dhe nuk është e mundshme të jenë krijuar rastësisht All-llahu i Lartësuar përmend
këtë argument logjik dhe të prerë në Kur’an kur thotë: “A mos ata u krijuan prej asgjëje;
apo ata janë krijuesit (e vetvetes)?! A mos ata i krijuan qiejt e tokën, (kurrsesi) por ata nuk
binden?! (Et-Tur: 35-36).
Tregohet se një dijetar Islam njëherë ka pasur një debat me një njeri jobesimtar dhe caktuan
datën dhe orën por dijetari u vonua dhe i la të prisnin njerëzit dhe pastaj kur u shfaq u
arsyetua për vonesën e tij se u mahnit nga një ngjarje që pa dhe u vonua kur e pyetën se
cila ishte kjo ngjarje ai tha se kishte parë një grup drunjsh në pyll që filluan avash të
grupohen afër një lumi pastaj njëri pas tjetrit filluan të vendoseshin në mënyrë të tillë që
nga vendosja e tyre po krijohej një anije dhe pastaj kur anija u kompletua filloi të lundronte
pa njeri që ta drejtonte në lum , pasi tha këtë atëhere ateisti kërceu dhe tha se kjo ishte e
pamundur atëher i tha dijetari si ka mundësi që gjithçka që shohim galaktikat dhe toka mos
ta kete një krijues ,dhe me kaq u mbyll debati dhe dijetari musliman fitoi . Është e
pamundur që kjo gjithësi e pafund, me tokën, qiejt, galaktikat, gjendjet dhe sistemin e saj të
jashtëzakonshëm dhe habitës të krijojë vetveten apo të krijohet rastësisht ose pa Krijues?!!
3 - Argumenti i shpalljes mbi ekzistimin e Zotit: Librat e shpallur (Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe
Kur’ani) argumentojnë ekzistimin e Zotit, gjithashtu dispozitat që ato përmbajnë e të cilat
janë në interes të njerëzimit argumentojnë se janë nga Zoti i Urtë dhe i Gjithëdijshëm, i cili
din se çka është në dobi të njerëzimit. Çdo profeti i janë dhënë argumente të qarta nga
Allahu në mënyrë që njerëzit ta besojnë të dërguarin po ashtu dhe Profeti jonë ka ardhur me
disa mrekulli në mënyrë që njerëzit ta vërtetojnë që ai është i dërguari i Allahut dhe
argumenti më i madh është Kurani dhe mënyra e transmetimit të tij deri tek ne.
Një shembull i ngjarjeve që janë thënë në Kuran para se të ndodhin, është fitorja e
romakëve mbi persët brenda pak viteve pasi romakët u mundën nga persët. Allahu thotë në
Kuran: “Bizantët (romakët) u mundën në tokën më të afërt, por pas disfatës së tyre ata do
të jenë fitimtarë brenda pak40 vitesh …” (Kuran 30:2–4) Le të shohim çfarë thotë historia
për këto luftëra. Libri “Historia e Shtetit të Bizantit” tregon se ushtria romake u shkatërrua
keq në Antiok më 613 dhe si rezultat persët përparuan me shpejtësi në të gjithë frontet. Në
atë kohë ishte e vështirë të mendohej se romakët do t’i mundnin persët, por Kurani lajmëroi
se kjo do të ndodhte brenda pak viteve (3 – 9 vjet). Më 622, nëntë vjet pas humbjes së
romakëve dy ushtritë, ajo romake dhe perse, u vunë përballë njëra tjetrës në tokën Armene,
ku romakët realizuan fitoren e tyre vendimtare për të parën herë që pas humbjes në 613.
Profecia u përmbush pikërisht ashtu siç tha Zoti në Kuran.
2
Mrekullitë e kryera nga i Dërguari Muhamed
Me lejen e Zotit, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka kryer shumë mrekulli për të cilat
janë dëshmitarë shumë njerëz p.sh.:
Ndarja e hënës në dy pjesë të barabarta, ishte një nga mrekullitë e Profetit, kur idhujtarët e
Mekës i kërkuan atij t’u tregonte një mrekulli.
Një tjetër mrekulli është vërshimi i ujit nga gishtat e Muhamedit (paqja qoftë mbi të), kur
shokët e tij ishin të etur dhe kishin vetëm pak ujë në një enë. Ata shkuan tek ai dhe e
lajmëruan se nuk kishin ujë as për t’u larë e as për të pirë, me përjashtim të atij pak uji që
kishte mbetur në një enë. Muhamedi (paqja qoftë mbi të) e mori enën dhe vendosi dorën në
të. Sakaq nga gishtat e tij filloi të rridhte ujë. Kështu ata të gjithë pinë dhe morën abdes.
Numri i tyre ishte 1500 vetë(Buhari ,Muslim
4 - Argumentet e ndijimit mbi ekzistimin e Zotit kur ne shikojmë sesi kur ne apo të tjerë
lutemi dhe na pranohen lutjet dhe na largohet pikëllimi siç e përmend Profeti alejhi selam
se “Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, se në mes saj dhe All-llahut, nuk ka
perde!” Buhari dhe po ashtu lutjes së njerëzve të mirë sesi kur ata e thërrasin Alhun Ai i
përgjigjet menjëherë.. Po ashtu është argument dhe lutja për shi që Profeti ynë e ka pas
traditë sesi sa herë që njerëzit janë mbledhur dhe janë lutur për shi atëhere nuk ka vonuar
pa u larguar nga vendi i lutjes këta njerëz dhe ka rënë shi . Dhe në këtë sens ka shumë
shembuj nga jeta reale.
5- Argumentet e shenjave të Allahut në horizonte dhe në veten tonë. Siç është toka, hëna
,galaktikat fushat ,malet ,detet etj.
All-llahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (Muhamed): “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të,
nëse e dini? “Ata (politeistët) do të thonë: “E All-llahut! Atëherë “Thuaju ti: “Pra, a nuk
mendoni?! Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh? “Ata do të
thonë: “All-llahu! Thuaju ti: A nuk frikësoheni, pra?!” Thuaj: “Në dorën e kujt është
pushteti i çdo gjëje, e Ai është që mbron (kë të do), e që prej atij nuk mund të ketë të
mbrojtur; nëse e dini?” Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut! “Thuaj ti: “E si, pra,
mashtroheni?!” (El-Mu’minun: 84-89)
“Nëse ti (Muhamed) i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, dhe kush nënshtroi diellin dhe
hënën (lëvizjet e tyre)? “Ata do të thonë: “All-llahu! “E si prapësoheni, pra?!
(El-Ankebut: 61)
Allahu na e sqaron këtë realitet sesi njeriu duhet të mendojë rreth shenjave dhe gjurmëve të
Allahut në gjithësi nëpërmjet historisë së Ibrahimit. Në suren El-En’am, Allahu
xheleshenuhu thotë: “Dhe kështu, Ne ia treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të
Tokës, që ai të bëhej nga ata që besojnë vendosmërisht. Kur ra nata, ai pa një yll dhe tha:
“Ky është Zoti” Por, kur perëndoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata që perendojne”. Kur pa Hënën
duke lindur, tha: “Ky është Zoti im, pastaj ajo perëndoi, ai tha: “Nëse Zoti im nuk me
udhezon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njëri nga te humburit”. Kur vërejti
Diellin duke lindur, ai klithi” Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli
perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt qe ju ia shoqëroni Allahut në
3
adhurim.Unë e kthej fytyren time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qene
besimtar i vërtetë dhe nuk jam nga idhujtarët”!
Këtë argument e përkrahin dhe një grup i shkencëtarëve të cilët pohojnë se lëvizjet e
planeteve të orbitave të tyre dhe të galaktikave dhe padyshim dhe i tokës sonë ekzistojnë
falë një rendi të përkryer të vazhdueshëm me miliona vite rend dhe lëvizje harmonike të
cilat medoemos nëse nuk do të kishin një mirmbajtës atëhere gjith ky rregull i përsosur në
Univers do të ishte prishur . ngjashëm me një shtëpi nëse e lëmë pa pastruar apo kujdesur
për 20 vjet kur do të vinim pas 20 vitesh në këtë shtëpi do ta gjenim të rënuar të pluhurosur
për shkak të kohës që ka kaluar pa u vënë dorë mbi të.
Astronomët dhe shkencëtarët e kanë pranuar sot se nga shumë kërkime shkencore
,eksperimente satelitore dhe provuan se universi me të vërtetë ka pasur një fillim që disa
shkencëtarë e quajnë ‘moment i krijimit’, shprehja më e preferuar është “big bang” dhe se
ky shpërthim kozmik kurrë nuk do të mund të krijojë jetën, si asgjë nuk mund të krijohet
nga shpërthimi i një bombe bërthamore. Dhe kjo do të thotë se një projektues duhet ta ketë
planifikuar krijimin. Kështu, shkencëtarët filluan të përdorin fjalë të tilla si, “Super-intelekt”,
“Krijues”, dhe madje “Qenia Supreme” për të përshkruar këtë projektues. A është gjithë ky
rregullim një rastësi? Shumë shkencëtarë tani mendojnë se dikush në prapaskenë projektoi
dhe krijoi universin. Xhorxh Smut, shkencëtar, fitues i Çmimit Nobel, shkruante: “Nuk ka
dyshim se ekziston një paralele mes ‘big bangut’, si ngjarje, dhe nocionit fetar të krijimit nga
asgjëja. Këtë e pohon dhe Kurani “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka
ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk
besojnë”? (Enbija, 30) Në origjinalin arabisht të ajetit të mësipërm jo pa qëllim është
zgjedhur një fjalë e veçantë. Fjala ratk në ajet u përkthye “të ngjitura me njëra-tjetrën”.
Kuptimi në fjalorët arabisht është “të ndërthurura me njëra-tjetrën, të pandara, të shkrira
në njëra-tjetrën”. Pra, është një fjalë që përdoret për dy lëndë, të cilat formojnë një masë
(tërësi). Shprehja në ajet “i ndamë” është folja fatk, e cila ka kuptimin e shkëputjes së një
sendi nga gjendja ratk duke e copëzuar dhe e shpërndarë. Psh, kjo folje përdoret edhe te
rasti i çarjes së farës nga filizi dhe dalja e saj nga toka. Edhe evolucionistët më të flaktë e
pranojnë se origjina e kompleksitetit të ADN-së është e pashpjegueshme; bashkë-zbuluesi i
saj, Francis Crick, besonte se ADN-ja kurrë nuk mund ta ketë origjinën në tokë, dhe se duhet
të ketë ardhur nga hapësira kozmike.
2. Tre Parimet
Njeriu duhet të njohë tre çështje të rëndësishme për të për të cilat ai do të pyetet për to një
ditë dhe ato janë
Baza e parë: Që robi ta njohë Zotin e vet.
Baza e dytë: Që robi ta njohë fenë e vet.
4
Baza e tretë: Që robi ta njohë Pejgamberin e tij, Muhamedin
1. Parimi i parë ose Baza e parë është njohja e Allahut .Allahu është Zoti ynë, i Cili na
mbikëqyr ne dhe të gjitha krijesat me begatitë e Tij. Allahu i Lartësuar është i vetmi që
meriton adhurimin. Allahun e njohim përmes ajeteve (shenjave, argumenteve) të Tij dhe
përmes krijesave të Tij madhështore. Prej argumenteve të Tij janë: nata, dita, Dielli dhe
Hëna. Prej krijesave të tij janë: shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe çdo gjë që gjendet midis
tyre.
Thotë Allahu “O njerëz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që qenë
para jush, që të mund të bëheni të përkushtuar. I cili e ka bërë tokën vend pushimi për ju
dhe qiellin me kube si mbulesë duke dërguar që andej ujë për të prodhuar fruta si furnizim
për ju. Atëherë pra, mos i vini shokë Allahut (në adhurim) kur ju e dini (se vetëm Ai ka të
drejtë të adhurohet e askush tjetër)”. Thotë Ibni Kethiri, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë:
“Krijuesi i këtyre gjërave është i Vetmi që meriton të adhurohet”.
Një grup ateistësh i kishin thënë Imam Ebu Hanifes:
Cilin vit është zbuluar Zoti yt?
Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe para kohës, ai nuk ka fillim.
Ateistët: Po kemi dëshirë të na e sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?
Ebu Hanifja: Çka ka para katërshit? Thanë: treshi. Po para treshit? Thanë: dyshi. Po para
dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit.
Ebu Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë, atëherë si do të ishte
e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa
fillim dhe pa mbarim.
Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt?
Ebu Hanifja: Nëse e sillni një qiri dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e
saj?
Ateistët: Në të gjitha anët.
Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e qiriut, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e
tokës!?
Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i lëngshëm si uji, apo
ndonjë materie tjetër?
Ebu Hanifja: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve
tuaj?
Ateistët: Po, u përgjigjën.
Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri pasi që vdiq?
Ateistët: Jo, thanë.
Ebu Hanifja: Para se të vdiste a fliste?
Ateistët: Po, i thanë.
Ebu Hanifja: Çka e bëri që të ndryshojë ?
Ateistët: Dalja e shpirtit.
Ebu Hanifja: A i doli shpirti?
Ateistët: Po, i doli.
Ebu Hanifja: Pra më tregoni si ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji?
Ateistët: Nuk dimë gjë për të !!!
Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien
e tij, si dëshironi të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?
5
Zoti i Vetëm, Allahu (në gjuhën arabe), është Krijuesi i çdo sendi që ka ekzistuar ndonjëherë,
ekziston apo do të vjen në jetë me Dëshirën e Tij. Allahu është Zoti, I Gjallë, Krijuesi,
Rregulluesi, Zhvilluesi,
më I Larti, Madhështori dhe Perfekti. Asgjë nuk është sikur Ai. Ai nuk ka fillim e as mbarim.
Pejgamberët si Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi u ishin dhënë mrekulli me miratimin e
Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë Pejgamberët e Tij. Ai është Allahu që e
krijoi Ademin pa prindër, dhe Isaun pa babë. Është Zoti i Plotëfuqishëm që nuk ka nevojë për
djem dhe vajza. Ai nuk është i lindur e as nuk lind. Ai është Allahu i cili e dërgoi Muhamedin
të Dërguarin e Tij të fundit, 14 shekuj më parë, si mëshirë për mbarë botërat.
2. Parimi i dytë ose baza e dytë është njohja e fesë dhe ajo është Islami .
Islam një prej kuptimeve që mbart do të thotë nënshtrim ndaj Allahut rreth ligjeve që ai ka
vendosur. Dhe natyrisht njeriu i nënshtrohet ligjeve kozmike që Allahu ka vendosur dhe Zoti
e ka lënë të lirë të zgjedh ti nënshtrohet dhe ligjeve që Ai ka sjellë me të dërguarit sepse
vetëm kështu ashtu si ti je në natyrshmërinë tënde të qetë kur vepron sipas ligjeve kozmike
po ashtu dhe kur ti e adhuron Allahun të vetëm dhe i bindesh Atij do të gjesh një jetë të
mirë dhe larg telasheve Pra do të jeshë në natyrshmërinë tënde. Islami në kuptimin e tij të
përgjithshëm është adhurimi i Allahut sipas mënyrës që Ai ka përshkruar me anë të të
dërguarve që Ai ka dërguar. Allahu na tregon në shumë ajete se ligjet e para që shpalleshin
kanë pasur të bëjnë me thirrjen në nënshtrimin ndaj Allahut s.u.t.Islami është feja e cila i
është shpallur Muhamedit alejhi selam brenda 23 viteve nga Allahu i madhëruar nëpërmjet
ëngjëllit Xhibril. “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame atij kurrësesi nuk i pranohet
dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (3: 85). Pra fjala arabe "Islam" ka
kuptimin e nënshtrimit ose dorëzimit të vullnetit të secilit te Zoti i vetëm i vërtetë, i njohur
në arabisht si "Allah". Ai që ia nënshtron vullnetin e tij Zotit, emërtohet në arabisht me
fjalën "musliman".Islami (nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit) është feja që iu dha Ademit,
njeriut dhe Pejgamberit të parë të Zotit, dhe ishte feja e të gjithë Pejgamberëve të dërguar
nga Allahu për njerëzimin. Pra, Islami nuk pretendon të jetë një fe e re e sjellë në Arabi në
shekullin e shtatë nga Pejgamberi Muhammed, paqja qoftë mbi të, por pohon të jetë një
rishprehje, në formën e saj përfundimtare, e fesë së vërtetë të Zotit të Plotfuqishëm, ashtu
siç iu shpall në fillim Ademit dhe Pejgamberëve që e pasuan.
6
Shembulli i Islamit fesë që Allahu ka zgjedhur për njerëzimin është siç e shpjegon Profeti
alejhi selam më poshtë. “Unë pashë në ëndërr sikur Xhibrili ishte te koka ime dhe Mikaili
te këmbët e mia. Njëri prej tyre i thoshte tjetrit: ‘Jepi një shembull atij’ Tha: ‘Dëgjo!
Dëgjoftë veshi yt! Dhe kupto! Kuptoftë zemra jote! Shembulli yt dhe i ummetit tënd është
si ai mbreti i cili caktoi një vendbanim (vendpushim), pastaj ndërtoi në të një shtëpi, pastaj
shtroi në të një tryezë (sofër). Pastaj dërgoi një të dërguar që t’i ftonte njerëzit për në
ushqimin që ai u shtroi. Pati prej tyre që ju përgjigjën ftesës, e pati prej tyre që nuk ju
përgjigjën. Allahu është mbreti, vendpushimi është Islami, shtëpia është Xheneti, dhe ti o
Muhamed je i dërguari. Ai që të përgjigjet ka hyrë në Islam, e ai që hyn në Islam do të hyjë
në Xhenet, dhe ai që hyn në Xhenet do të hajë nga ajo që gjendet në të” Bukhari
Imani është Të besosh në Allahun, në Melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në
Ditën e Fundit (Kiametin) dhe të besosh në caktimin, në të mirën dhe të keqen e Tij (në
dijeni të Tij)
“Nuk është mirësia, të ktheni ju fytyrën tuaj drejt lindjes apo perëndimit, por mirësia
është (cilësi e atij) i cili beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në melekët, në Librin dhe
pejgamberët__”.Bekare
“Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me kader (përcaktim)_”.Kamer
Shtyllat e imanit janë gjashtë:
1. Besimi në Allahun përfshin katër çështje:
a. Besimi në ekzistimin e Allahut.
b. Besimi se Ai është Zoti dhe Sunduesi.
c. Besimi se vetëm Ai meriton adhurimin.
d. Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij.
2. Besimi në melekë
Ata, All-llahu i Lartësuar i krijoi prej dritës dhe u dha plotdëgjueshmëri ndaj urdhërit të Tij
dhe fuqi për zbatimin e tij.
All-llahu i Lartësuar thotë: “Ata që janë tek Ai (engjëjt) nuk shprehin mendjemadhësi në
adhurimin ndaj Tij, e as nuk shohin në atë adhurim lodhje; lartësojnë All-llahun natën dhe
ditën dhe nuk mërzitën. (El-Enbija 19-20)”
Melekët janë aq të shumtë saqë vetëm All-llahu e di numrin e tyre. Transmetohet në dy
librat autentikë të Hadithit (Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim) nga Enesi - All-llahu qoftë i
kënaqur me te (Sahabi i Muhamedit alejhis-selam) se në ndodhinë e Miraxhit (kur
Muhamedi alejhis-selam bëri vizitën e qiejve dhe mbi to) ka parë Bejt el-ma’murin (në shqip:
shtëpi e vizituar, që gjendet në qiell, në disa transmetime thuhet se kjo shtëpi është në vijë
me Qaben dhe po të binte nga lartë do të binte mu në qiell, ku çdo ditë në te faleshin 70000
engjëj, dhe kur ata dilnin nga ajo nuk ktheheshin më asnjëherë d.m.th. për çdo ditë hyjnë
aty 70000 engjëj të rinj).
përfshin katër çështje:
a. Besimi në ekzistimin e melekëve.
7
b. Besimi në melekët që i njohim me emra, sikurse Xhibrili, dhe besimi në mënyrë të
përgjithshme në melekët që nuk ua dimë emrat.
c. Besimi në cilësitë e tyre që i dimë.
d. Besimi në veprat e tyre që i dimë, të cilat i bëjnë me urdhrin e Allahut.
3. Besimi në Librat e zbritur
All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne ty (Muhamed) ta zbritëm Librin (Kur’anin) që përmban të
vërtetën dhe që është vërtetues i Librave të mëparshëm si dhe mbizotërues i tyre.” (El-
Maide 48)
përfshin katër çështje:
a. Besimi se ata janë vërtet të zbritur nga Allahu.
b. Besimi në emrat e librave që i njohim me emra, siç janë Kurani, Teurati dhe Inxhili.
c. Besimi i tregimeve që thuhen në këta libra, sikurse tregimet e Kuranit dhe tregimet e
pashtrembëruara të Librave të mëparshëm, të cilat janë përcjellë në sheriatin tonë.
d. Besimi në normat e pashfuqizuara të këtyre Librave dhe po ashtu pajtimi me to dhe
dorëzimi ndaj tyre, pa marrë parasysh a e dimë urtësinë a jo dhe besimi se Kurani ka
shfuqizuar të gjithë Librat e mëparshëm.
4. Besimi në të dërguarit e Allahut
Profetët: Janë ata njerëz që u erdhi shpallja, ligji i zotit, dhe u urdhëruan ta komunikojnë
ate. Profeti (Resul) i parë është Nuhu-alejhis-selam- dhe i fundit Muhamedi-alejhis-selam.
All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne ta shpallëm ty (Muhamed) Librin, sikurse i patëm shpallur
edhe Nuhut e profetëve pas tij...” (En-Nisa 163)
“Ne në çdo popull dërguam profet, i cili ju tha atyre: “Adhuroni vetëm All-llahun, e
largohuni adhurimit të djajve...” (En-Nahl 36)
Njohja e mëshirës së All-llahut të Lartësuar dhe njohja e kujdesit të Tij për njerëzimin, meqë
Ai dërgoi profetët që ta udhëzojnë në rrugën e Tij, dhe t’i sqarojnë njerëzimit se si ta
adhurojë Ate;
përfshin katër çështje:
a. Besimi se ata janë vërtet të dërguar nga Allahu dhe se kushdo që e mohon ndonjë të
dërguar është sikur t’i mohonte të gjithë të dërguarit.
b. Besimi me emra në ata të dërguar që përmenden me emra, siç janë: Muhamedi, Ibrahimi,
Musai, Isai, Nuhu e kështu me radhë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta).
c. Besimi në lajmërimet e tyre autentike.
d. Zbatimi i kushtetutës së pejgamberit të dërguar te ne, që është Muhamedi, vula e
pejgamberëve, i cili është i dërguar te të gjithë njerëzit.
-Një burrë hyrri në një kopësht të madh dhe nuk ishte prone e tij dhe gjeti në të pemë dhe
lloje të ndryshme ushqimesh. Ai filloi të hajë dhe të pijë dhe më pas filloi të punojë brenda
kopshit .Shkul një pemë e mbill një tjetër prish këtë mur e mbush atë gropë ,ndryshon disa
kanale ujitse etj. Në kopësht hyri dhe një person tjetër i cili tha me vete ,nuk do të bëj asgjë
në këtë kopësht pa kontaktuar me pronarin e tij apo me ndonjë përfaqësues apo zdhendës
të Tij, .pastaj ai filloi të kërkojë dhe kur erdhi përfaqësuesi i pronarit të kopështit .Ai i dënoi
punët që kishte bërë i pari por ai nuk ua vurri veshin fjalëve të tij dhe vazhdoi të punojë në
kopësht pa lejen e pronarit .Kurse i dyti pasi i dëgjoi këshillat e përfaqësuesit të pronarit
filloi të punonte sipas porosive që i dha ai. Si mendoni kush do të shpërblehet nga pronari?
Sigurisht që përgjigja do ishte se ai i dyti do të shpërblehej dhe i pari dënohej , e pra dhe
toka e gjitha është pronë e Allahut profetët janë përfaqësuesit e Tij dhe jobesimtari është ai
që vepron në tokën e Tij pa lejen e tij dhe pëlqimin e tij dhe besimtari është ai që i zbaton
porositë e profetëve.
8
5. Besimi në Ditën e Gjykimit
Dita e Kijametit: Është Dita kur njerëzit do të ringjallen për dhënien e llogarisë dhe kur
shpërblehen apo dënohen për veprat e tyre.
Është quajtur Dita e Kijametit dhe Dita e Fundit sepse nuk ka tjetër ditë pas saj, dhe atëherë
banorët e Xhenetit hyjnë në xhenete kurse banorët e Xhehenemit hyjnë në xhehenem.
Allahu thotë: “Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do t’i vendosim peshojat e sakta, e askujt nuk
do t’i bëhet padrejtësi asgjë, edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokrre haradalli, Ne
do ta sjellim ate (për llogari), e ne jemi të mjaftueshëm për llogari.” (El-Enbija 47)
Xhenneti: Është Shtëpia e Begatisë, të cilën All-llahu i Lartësuar u’a përgatiti besimtarëve të
devotshëm që besuan në atë që All-llahu u’a bëri obligim të besojnë, dhe i’u nënshtruan All-
llahut dhe profetit të tij, të sinqertë në besimin e tyre dhe në rezultimin e profetit. Në
Xhennet, All-llahu i Lartësuar përgatiti begati të ndryshme, siç thotë Muhamedi-alejhis-
selam: “Në xhennet ka çka sytë nuk kanë parë, e as veshët nuk kanë dëgjuar, e as zemra e
asnjë njeriu nuk mund ta paramendojë”.
Xhehennemi: Është shtëpia e Dhimbjeve, të cilën All-llahu i Lartësuar e përgatiti për
pabesimtarët dhe zullumqarët që nuk besuan në Te dhe refuzuan profetët e Tij. Aty All-llahu
i Lartësuar ka përgatitur dënime dhe dhimbje çfarë mendja e njeriut nuk mund t’i
paramendoj. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ruajuni Zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë
njerëzit dhe gurët, e i cili është përgatitur për mosbesimtarët.” (El-Bekare 24)
9
parë të cilën e krijoi Allahu është pena, pastaj i tha asaj: “Shkruaj!” - dhe atëherë është
shkruar ajo që do të ndodhë deri në Ditën e Gjykimit.”Trimidhiu ,Hasen.
Abdullah ibën Amër ibën el Asi r.a kishte thënë: “Kam dëgjuar se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i ka shkruar fatet e krijesave para se t’i krijojë
qiejt dhe Tokën në pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa Arshi i Tij ishte në ujë.”Muslimi
All-llahu i lartësuar posedon fuqinë apsolute të pakufishme, krijoi çdo gjë dhe din çështjen e
çdo gjëje, qoftë të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen e saj. Ai krijoi njeriun dhe e veçoi
mbi të gjitha krijesat, i dha arsyen i hapi atij rrugën e të drejtës dhe rrugën e të shtrembërës
dhe e la të lirë të zgjedhë. Pastaj i dërgoi librin (udhëzimin), profetët dhe bëri gjithësinë me
plotë argumente të cilat nuk mund të numërohen. Besimtari beson në Kaderin caktimin ,
nuk shqetësohet nëse i kalon ndonjë gjë shumë e dashur apo i ndodhë ndonjë gjë e rëndë;
sepse e gjithë kjo ndodhë me Kaderin e All-llahut, në dorën e të cilit janë qiejt dhe Toka, dhe
ai Kader patjetër duhet të ndodhë. Allahu thotë :“Nuk ka asnjë fatkeqësi që e godet Tokën
dhe juve, e që nuk e kemi shënuar më parë në Libër, kjo, me të vërtetë, për All-llahun
është shumë lehtë. (Kjo ndodhë) Që të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, e as mos
të dëfreheni për atë që Ai ua dha juve. Vërtetë, All-llahu nuk i don lavdëruesit dhe
vetmburrësit.” (El-Hadid 22,23)
“Thuaj: “Kurrë nuk do të na ndodh gjë neve, përveç asaj që Allahu ka përcaktuar për ne. Ai
është Ndihmuesi ynë dhe tek Allahu të mbështeten plotësisht besimtarët.” [Et Teube: 51]
Përderisa inxhinjeri i ndërtimit e hedh projektin e ndërtesës që kërkon të ndërtojë, në një
letër të vogël dhe përcakton kohën që do të duhet për ta përmbushur atë plan, pastaj
punon për zbatimin e tij. Pastaj, menjëherë me mbarimin e afatit të përcaktuar, kështjella e
vizatuar në letër, del dhe shfaqet në ekzistencë, në përputhje me vizatimin e inxhinjerit në
letër, pa lënë mangut asgjë dhe pa shtuar në të. Atëherë si mund të mohohet që Allahu t’i
ketë shkruar përcaktimet e të gjithë ekzistencës deri në Ditën e Kiametit?! Dhe më pas, nga
Fuqia dhe Dija e Tij absolute, këto përcaktime realizohen në përputhje me atë që Allahu ka
paracaktuar, në sasi e cilësi, në kohë e në vend, duke ditur se Allahu i Madhëruar është i
Gjithëfuqishëm për gjithçka?!
10
- Të mos bëhemi mendjemëdhenj, kur të na ndodhë ndonjë e mirë ose të kryejmë ndonjë
vepër me sukses e të themi se këtë e kreva me djersën e mundin tim, por të bëhemi
modestë e ta dimë se ajo e mirë është bërë me dëshirën e Zotit dhe si dhunti e Tij, prandaj
ajo duhet të na detyrojë ta falënderojmë Zotin.
- Të mos mërzitemi e të mos brengosemi nëse nuk arrijmë të realizojmë ndonjë dëshirë ose
ta kryejmë ndonjë punë, sepse e dimë që ajo bëhet me dëshirën e Zotit dhe vullnetin e Tij.
Këtë e dëshmon fjala e Allahut xhele shanuhu. Nuk ju godet ju asnjë ndodhi dhe as në Tokë
(nuk ndodh asgjë) që të mosjetë e shënuar në librin e caktuar (te Zoti), para se ta largojmë
Ne atë. Me të vërtetë ajo (gjë) është e lehtë për Zotin. Kështu që ju të mos bëheni
monotonë (të dëshpëreheni) për atë që nuk keni mundur ta realizoni. Dhe që të mos
gëzoheni për atë që ua ka dhënë, (sepse) Allahu nuk e do mendjemadhin.
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj e që mos të jetë në shënime (libër,
Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është e lehtë” (Kur’ani, El-Hadid:22)
Levhi Mahfudhi nuk është pllaka në të cilën shkruajnë melaiket el-Katibine sikurse që
dyshohet (ngatërrohet). Jo, por lapsi që shkruan në të është me një karakter absolut të
fuqisë. Ai është një trup me ndriçim madhështor në të cilin ka shkruar lapsi me lejen e
Allahut për atë që ka qenë dhe që do të jetë deri në Ditën e Kijametit.
Pra, Levhi Mahfudhi është regjistër përshkrues i të gjitha gjërave, që do të thotë Allahu e ka
shkruar të vërtetën e gjërave se ato do të jenë kështu apo ashtu, dhe nuk e ka shkruar që
ato le të jenë (në mënyrë urdhërore) kështu dhe kështu. Më qartë, në kohën e shkrimit
gjërat nuk kanë ekzistuar fare, andaj Allahu i ka shkruar ato nga aspekti i përshkrimit të tyre
që ato të ndodhin në përputhshmëri me caktimin e Tij, e jo nga aspekti i urdhrit,
Tregon Omeri r.a.: “Përderisa ne, një ditë ishim ulur pranë Resulullahut s.a.v.s., u shfaq
papritmas një njeri me rroba shumë të bardha, me flokë shumë të zeza. Tek ai nuk shiheshin
gjurmët e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte, përderisa ai u ul te Pejgamberi
s.a.v.s., duke i mbështetur (duke i afruar) gjunjët me gjunjët e tij, dhe duke i vënë shuplakat
11
mbi kofshët e tij, i thotë:
“O Muhamed! Më thuaj se ç’është Islami?
Resulullahu u përgjigj: Islami do të thotë që ta adhurosh Allahun dhe të mos I bësh rival Atij
në adhurim dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, të kryesh rregullisht faljen e namazit, të
japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të vizitosh Qabenë (të kryesh haxhin), nëse ke
mundësi”.
Ai i tha: “Të vërtetën e ke thënë”.
E ne çuditeshim me të, ai vetë pyeste dhe vetë e konfirmonte.
Ai e pyeti: “Më thuaj se ç’është Imani (Besimi)”?
Ai (Pejgamberi a.s.) iu përgjigj: “Të vërtetosh besimin në Allahun, në Melekët e Tij, në Librat
e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit (Kiametin) dhe të besosh në caktimin, në të
mirën dhe të keqen e Tij (në dijeni të Tij)”.
Ai (njeriu) i tha: “Të vërtetën e ke thënë”.
Dhe e pyeti: “Më thuaj se ç’është Ihsani (përkushtimi më i lartë, i plotë në përsosmëri)”?
Ai a.s. iu përgjigj: “Që ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, ngase, edhe nëse ti
nuk e sheh Atë (atëherë adhuroje Atë me mendjen se, edhe pse ti nuk e sheh Atë), Ai të
sheh ty”......
Pastaj u largua, e unë qëndrova një kohë të gjatë (pa e parë të Dërguarin a.s.) e pastaj më
tha: “O Omer, a e di se kush ishte pyetësi”? Unë i thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë
më së miri! A i a.s.. tha: “Vërtet ai ishte Xhibrili, erdhi tek ju për t’jua mësuar fenë”
Emri Xhibril është me prejardhje joarabe, nga gjuha e vjetër siriane, që d.m.th. – Abdullah
(rob i Zotit). Detyra e tij ishte bartja e dërgatës nga Allahu xh.sh. tek të dërguarit e Tij.
Resulullahu e kishte parë Xhibrilin në formën e tij të vërtetë dy herë.Kështu deshi Allahu tja
mësonte profetit të Tij dhe muslimanëve disa bazat kryesore të fesë së tyre .
Shembulli i Islamit Imanit dhe ihsanit është si shembulli i Trupit ,trurit dhe zemrës të cilat së
bashku përbëjnë një trup.
12
Shembull për Islamin ,Imanin ,Ihsanin. Veprat dhe gradat janë ndërtesa kurse themeli i tyre
është besimi .nëse themeli është i fortë e mban ndërtesën mbi vete sado lart që të ngrihet
biles edhe nëse një pjesë e ndërtesës shembet është e lehtë të riparohet përderisa themeli
qëndron në këmbë . Ndërsa nëse themeli nuk është i forcuar ndërtesa nuk ngrihet lart dhe
nuk qëndron në këmbë .Nëse shembet një pjesë e themelit ndërtesa bie ose është gati të
bjerë .
I mençuri synon të forcojë themelin kurse i marri e ngre atë pa themel ndonse ndërtesa e tij
svonon dhe shembet .Allahu i lartësuar thotë :” A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e
themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e
themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? Teube
109.
1-Barazia në Islam
13
Të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta me vëllezërit e tyre nga lloji njerëzor, në
kuptimin e përgjithshëm: “O njerëz!, në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe
një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin.” (Kuran, 49:13)
Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri për nga niveli i imanit (besimit). Njerëzit më të mirë janë
besimtarët, kurse më të këqijtë janë jobesimtarët. “Më i nderuari prej jush tek Allahu është
ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Kuran, 49:13)
2- Siguria personale në Islam
Kjo fe i dhuroi njeriut të drejtën për të jetuar dhe ia garantoi këtë të drejtë. Askujt nuk i
lejohet t’ia marrë jetën tjetrit. Kjo e drejtë i takon vetëm Atij që ia dhuroi këtë jetë (Allahut),
e Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë në një
hadith: “Me të vërtetë, gjaku i juaj, pasuria dhe nderi janë të ndaluara për njëri tjetrin.”
Buhari
3- Të drejtat e grave
Islami qëndron mes dy poleve të kundërta, teprimit dhe neglizhencës. Islami e ka çliruar
gruan prej atyre që dëshirojnë ta shtypin atë duke ia mohuar të drejtat e saj, dhe prej atyre
që përpiqen ta privojnë atë nga feja dhe nderi. Kjo fe gruas ia siguroi nderin dhe fisnikërinë.
Islami e çmon gruan si nënë, si bashkëshorte, si vajzë e si motër. Ata (ata të cilët
trumbetojnë feminizmin) nuk çajnë kokën për nderin e saj, për fenë e saj dhe për çiltërsinë e
saj.
4- Të drejtat e familjes
Islami i kushtoi kujdes të madh dhe garantoi të drejtat e familjes. Prindërve u dha të drejta.
Bashkëshortit i dha të drejtat e tij. Bashkëshortes të drejtat e saj. Dhe fëmijëve të drejtat e
tyre.
5- Të drejtat e njeriut burojnë nga Islami
Të drejtat e mirëfillta të njeriut burojnë nga Islami, sepse kjo fe mbron natyrën shpirtërore
të njeriut, intelektin e tij, trupin dhe mendjen e tij, deri në maksimum. Pra, të drejtat e
mirëfillta të njeriut përfshihen në Sheriatin islamik të drejtë dhe të paanshëm, i cili është
sistemi i fundit i të gjitha ligjeve tjera të shpallura, siç thotë Allahu: “Ne nuk kemi harruar
asgjë në Librin Tonë.” (Kuran, 6:38)
Emri : Njeri
“Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?” (Merjem
67)
Atesia : Adem
“O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga
xhenneti,”(Araf 27)
Amësia : Hauaja
“Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t'u qetësuar
pranë saj.” (Araf 189)
Cilësia : Forma më e përsosur si nga krijimi ashtu dhe nga ana e strukturës paraqitjes
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.”(Tin 4)
Shenjat dalluese : I krijuar nga dheu , i përbërë nga gjaku, kocka dhe mishi
“Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.Pastaj atë (ajkë -
baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.Më pas, atë pikë uji e
14
bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam
në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I
lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (Muminune 12 -14)
Adresa e përkoshme : Rruzulli tokësor
“Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.”(Rahman 10)
Shkaku i ekzistencës në të : Njohja e Allahut dhe njësimi i Tij me adhurim
“A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?” (Muminune 115)
Drejtimi (destinacioni) : Nisja nga kjo botë
“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim,
stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve,”(Hadide 20)
Data dhe ora e udhëtimit :
“....nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e
di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. “( Lukman 34)
Koha e përgatitjes për udhëtim : Që nga momenti i fillimit të përgjegjësisë deri në ardhjen e
shpirtit në fyt
“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,që të bëj vepra të
mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e
thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur
ringjallen.”(Muminune 99 -100)
Çmimi i biletës (së udhetimit) : Vepra e tij
“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.Dhe kush punoi ndonjë
të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.”(zelzele 7-8)
“Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të
ktheheni te Zoti juaj.”(Xhathije 15)
Vendi i rregjistrimit : Në Leuhi Mahfudh , 50 mijë vjet para se te krijoheshin qiejt dhe toka
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër
- Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.” (Hadide 22)
Data e lëshimit : Pasi plotësoi 120 ditë në barkun e nënës së tij
“pastaj tek ai dërgohet (në barkun e nënës ) meleku dhe pasi i futet shpirti ai
(meleku)urdhërohet për katër gjëra : për shkrimin e rriskut të tij ,të punës së tij
,momentin e vdekjes dhe do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar (pra fatmirë apo fatkeq) “
(hadith)
Kur’ani është shpallja e fundit. Allahu na e solli Kur’anin, Librin që është e pamundur të
ndryshohet. Sot, të gjithë muslimanët, kudo që janë, lexojnë Kur’anin e njejtë; Asnjë
kundërthënie nuk mund të gjendet në ndonjë fjalë apo shkronjë.Allahu thotë :”Ne me
madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij. (Hixhr: 9)
Kurani i është shpallur profetit alejhi selam nga Allahu i madhëruar nëpërmjet kryeëngjëllit
Xhibril në një periudhë 23 vjeçare pjesë pjesë të cilat janë memorizuar dhe shkruar nga
një numër i madh i shokëve të Profetit alejhi selam. Besimet e kota të shoqërisë arabe u
zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti është Ai që i
ngriti qiejt pa asnjë shtyllë..." Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se
qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve.
15
Në tefsirin e Kurtubiut [10/5,6] nga Jahja bin Ekthem thotë: Me’muni i cili ishte prijës në atë
kohë, mblidhte njerëz në tubime diskutimesh dhe mes të pranishmëve hyri një person
çifutë, me rroba të mira, me paraqitje të këndshme dhe me aromë të mirë. Ai e mori fjalën
dhe foli në formë perfekte dhe fjalë të zgjedhura. Pasi mbaroi tubimin, Me’muni e thirri dhe
i tha: Cifutë?
Po, iu përgjigj ai.
Memuni i tha: Bëhu musliman dhe do të të jap këtë e atë dhe i premtoi.
Por ai i tha: Do të qëndroj në fenë time dhe të baballarve të mi, dhe u largua.
Pas një viti, ai (çifuti) erdhi tek ne si musliman, filloi të fliste në lëminë e fikhut dhe foli
shumë bukur. Pasi mbaroi tubimin, Memuni e thirri dhe i tha: A nuk je i njëjti ai që takova
para një viti?
Ai i tha: Patjetër që unë isha!
Si u bëre musliman, e pyeti Me’muni?
Ai tha: Pasi që u largova prej teje, desha t’i vë në provë të gjitha fetë dhe ti e di shkrimin tim
të bukur!!. I’u ktheva Teuratit, shkruajta tri kopje, shtova dhe paksova prej tij pastaj e çova
në sinagogë dhe ata i blenë kopjet e mia!! Pastaj mora Ungjillin, shkruajta tri kopje, shtova
gjëra dhe paksova, pastaj i nisa për t’i shitur dhe ata i blenë. Pastaj mora Kuranin, bëra tri
kopje duke shtuar dhe paksuar gjëra dhe ua dhash atyre (muslimanëve) që kopjojnë
librat. Ata e shfletuan dhe kur panë që kishte shtesa dhe mangësi, i hodhën tutje dhe nuk i
blenë. Aty kuptova se ky është libër i ruajtur dhe kjo ishte arsyeja e islamit tim.
Jahja bin Ekthem thotë: Atë vit, shkova në haxh dhe takova Sufjan bin Ujejnen dhe i tregova
ngjarjen dhe ai më tha: Vërtetësia e kësaj, gjëndet në librin e Allahu të Lartësuar. E pyeta në
cilin ajet? Ai më tha: Në fjalën e Allahut të Lartësuar kur flet për Teuratin dhe ungjilin duke
thënë: “Sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut.” [Maide 44]. Ai, ruajtjen e
librit ua besoi atyre dhe e humbën, ndërsa në anën tjetër, Allahu i Madhëruar tha:
“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” [Hixhr 9]. Allahu
e ruajti për ne prandaj nuk humbi.”
Thotë Allahu në suren Bekareh :
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues
për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u
kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para
teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
16
el-Gashijeh: 17-20) Siç e tregojnë dhe ajeti i mësipërm , Zoti i
shtyn njerëzit të studiojnë dhe ekzaminojnë aspekte të ndryshme të botës si qiejt,
shiun, bimët, kafshët, lindja dhe shenjat gjeografike. Një mënyrë për t’i eksploruar
këto është, si e thamë dhe më parë, nëpërmjet shkencës. Vëzhgimi shkencor e
prezanton njeriun me misteret e krijimit dhe me dijen, urtësinë dhe fuqinë e
përjetshme të Zotit.
Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugës së shkencës për të gërmuar në veprat e
Krijuesit, ndërsa Izak Njutoni, një tjetër shkencëtar i madh, tha se përfshirja kryesore
që qëndronte pas interesit të tij për shkencën ishte dëshira e tij për të pasur një
ndjesi dhe dije më të plotë rreth Zotit. Ajnshtajni, tha “shkenca pa fenë është e
çalë”. Në Kur’an jemi informuar se si u krijuan gjallesat. Të gjitha gjallesat janë krijuar
nga Zoti në mënyrë të dallueshme. Zoti, me fuqinë e tij krijuese, të vetme, dhe me
dije të pakufizuar, i veshi krijesat me veçori të ndryshme dhe i komunikoi kështu
fuqinë, urtësinë dhe dijen e Tij të pafundme njerëzimit. Allahu krijoi secilën gjallesë
nga uji, e prej tyre ka disa që ecin rrëshqitas në barkun e vet, disa që ecin me të dy
këmbët e disa me katër këmbët. Allahu krijon çfarë të dojë, pasi vërtet Allahu ka
mundësi për çdogjë. (Sure en-Nur: 45)
Ai i krijoi qiejt pa shtylla që i shihni, e në tokë vendosi male të rënda që të mos luajë vendi
bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Në kemi lëshuar
shi e kemi bërë të mbijnë në tokë nga të gjitha llojet më të dobishme. Kjo ëshë vepër e
krijimit të Allahut, e më tregoni pra Mua se ç’krijuan të tjerët përveç Tij. Jo asgjë pra,
mohuesit janë në humbje të pafund. (Sure Lukman: 10-11)
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kur’anin për njerëzimin si udhëzues. Ai thërriste
njerëzit të drejtoheshin drejt të vërtetës duke u mbështetur tek ky libër. Sigurisht që Kur’ani
nuk është libër shkencor. Megjithatë shumë fakte shkencore, që janë shprehur në një
mënyrë shumë të saktë dhe të detajuar në vargjet e tij, janë zbuluar vetëm në ditët tona.
Këto fakte nuk kanë mundur të njihen në kohën e zbritjes së Kuranit dhe kjo është një provë
tjetër se ai është fjala e Zotit.
Në shekullin e 7-të, kur u zbrit Kur’ani, shoqëria arabe kishte shumë bestytni supersticioze
dhe të pabazuara. Në mungesë të teknologjisë për të vrojtuar universin dhe natyrën, këta
arabë të hershëm besonin në legjenda të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Ata
supozonin, për shembëll, se malet mbanin qiejt lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe
se ajo kishte male të lartë në të dy fundet e saj. Mendohej se këto male ishin shtylla që
mbanin lart kupolën e qiellit.
17
Megjithatë, të gjitha këto bestytni të shoqërisë arabe u eliminuan nga Kur’ani. Në vargun e
2-të të Sures Er-Rrad thuhet: “Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë...” (Sure Er-
Rrad: 2).etj
Zgjerimi i Universit
Në Kur’an, i cili u zbulua 14 shekuj më parë në një kohë kur shkenca e astronomisë ishte
ende primitive, zgjerimi i universi përshkruhet kështu:Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin
dhe vërtetë Ne e zgjerojmë atë. (Sure Edh-Dharijat: 47)
Orbitat
Një nga arsyet më kryesore të ekuilibrit në univers është fakti se trupat qiellorë ndjekin
rrugëkalime specifike. Yjet, planetet dhe satelitët rrotullohen rreth boshteve të tyre dhe
gjithashtu rrotullohen bashkë me sistemin në të cilin bëjnë pjesë dhe kështu universi
funksionon me një rregull të mirëpërcaktuar. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e
hënën dhe secili prej tyre noton në një orbitë. (Sure el-Enbija: 33)
Kulmi Mbrojtës
Në Kur’an, Zoti na tërheq vëmendjen rreth një veçorie shumë të rëndësishme të qiellit:
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej këtyre argumenteve. (Sure El-
Enbija: 32)
Funksioni i Maleve
Kur’ani i kushton vëmendje të veçantë funksionit gjeologjik të maleve. Dhe në tokë kemi
krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to...
(Sure El-Enbija: 31)
Siç vihet re në këtë varg, pohohet se malet kanë si funksion të parandalojnë tronditjet e
Tokës. Ky fakt nuk dihej nga askush në kohën e zbritjes së Kur’anit. Ai u zbulua vetëm
kohët e fundit si rezultat i gjetjeve të gjeologjisë moderne.
Të gjitha këto që pamë deri tani na tregojnë një fakt të qartë: Kur’ani është një libër i tillë që
të gjitha të dhënat e përmendura aty kanë dalë të vërteta. Në vargjet e tij tregohen fakte
rreth temave shkencore dhe të dhëna për të ardhmen, fakte këto që askush i dinte në atë
kohë. Është e pamundur që ky informacion të njihej me nivelin e njohurisë dhe teknologijsë
18
së atëhershme. Është e qartë se kjo është provë e pastër se Kur’ani nuk është fjalë e njeriut.
Kur’ani është fjala e Zotit të Gjithëfuqishëm, Filluesi i çdogjëje dhe i të Vetmit që përfshin
çdogjë me dijen e Tij. Në një varg Zoti thotë për Kur’anin: “Sikur të ishte prej dikujt tjetër
përveç Zotit, do të gjenin në të shumë kundërthënie”. (Sure En-Nisa’: 82) Jo vetëm që nuk
ka kundërthënie në Kur’an, por çdo pjesë e informcionit që ai përmban zbulon mrekullinë e
këtij Libri Hyjnor përditë e më shumë. Ajo që i mbetet njeriut është të kapet fort pas këtij
Libri Hyjnor të zbritur nga Zoti dhe ta pranojë si udhërrëfyesin e tij të vetëm. Në një nga
vargjet e Tij, Zoti na urdhëron:Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, kështu që
përmbanju atij që të mëshiroheni. (Sure En’am: 155)
8. Frytet e besimit
Besimi ka fryte të ëmbla dhe rezultate të mira të cilat besimtari i përfiton dhe në këtë botë :
19
Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush
edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.(Nur 55)
9. Kapitulli i Teuhidit
PËRKUFIZIMI I FJALËS “TEUHID”
- Kuptimi gjuhësor:
Fjala teuḥĩd ( ) ﺗﻮﺣﯿﺪrrjedh nga folja arabe ueḥḥade ( ) وﺣّﺪqë do të thotë njësoj (të njësosh),
por ka edhe kuptimin veçoj (të veçosh). Ky eshtë thelbi i monoteizmit IslamE marim këtë
fjalë nga ajeti në suren Ihlas ku thotë Allahu :
112:1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i
mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i
është i barabartë.
Kur Profeti aljhi selam dërgoi Muadh ibn Xhebel në Jemen, në vitin 9h, ai i tha atij: “Ti do të
shkosh te kristianët dhe çifutët (ehli kitabët), gjëja e parë që ti do t’i thërresësh ata është
pohimi i njësimit të Allahut (Juuehidullahe).” Buhari
Fjala e teuhidit është fjala e sinqeritetit dhe e dëshmisë të së vërtetës ,po ashtu është thirrja
e të gjithë Profetëve dhe e largimit nga shirku ,dhe për të janë krijuar krijesat siç thotë
Allahu :’’ 51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. ‘’
dhe për të cilën janë dërguar të dërguarit dhe janë zbritur librat ‘’ 21:25. Ne nuk dërguam
asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje,
pra më adhuroni!” Dhe kjo ka qënë baza e të gjitha legjislacioneve të mëparëshme dhe të
Profetëve që nga Ademi ,Nuhu ,Salihu e deri tek Profeti jonë Muhamedi alejhi selam :”Ne
dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni
Tagutit (adhurimit të tyre)!”.( 16:36.)
20
mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili
posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta.
21
vetëm. Nëse do të kishte dy zota, universi do të hynte në një kaos dhe anarshi
shkatërrimtare. Cili prej tyre do të ishte më i forti? Cili do të udhëhiqte gjithësinë?
4 – Treguesi i katërt që Zoti është një dhe i vetëm është harmonia dhe integriteti në gjithësi.
Të gjithë ne e ndjejmë dhe e shohim që gjithçka funksionon si një e vetme dhe unike, duke i
shërbyer njëra-tjetrës.
Shiu që të bjerë, duhet një bashkëpunim mes diellit, detit, reve, erërave dhe ujit. Kuptohet
qartë që është një fabrikë, departamentet e të cilës kanë një bashkëpunim perfekt.
Integriteti dhe harmonia në gjithësi, tregojnë që krijuesi i saj është një dhe i vetëm.
Diçka tjetër e veçantë është se përqindja e oksigjenit në tokë është 21%, kurse përqindja e
dioksidit të karbonit është 1%. Të gjithë krijesat thithin oksigjenin dhe nxjerrin dioksidin e
karbonit. Kjo e pakëson oksigjenin dhe e shton dioksidin e karbonit, gjë që çon në vdekjen e
njeriut mbi tokë. Por Zoti që është një dhe i vetëm ka caktuar që njeriu të marrë oksigjenin
dhe të nxjerrë dioksidin e karbonit, kurse pemët dhe bimët bëjnë të kundërtën, marrin
dioksidin e karbonit dhe nxjerrin oksigjenin. Me këtë, përqindja mbetet e pandryshuar.
Bletët bredhin në çdo lule me qëllim për të marrë nektarin e tyre me qëllim që të prodhojnë
mjaltin. Teksa merr nektarin, ajo merr me këmbët e saj dhe pjalmin e luleve. Duke kaluar
nga një lule në tjetrën, ajo bën dhe pllenimin e tyre. Diçka e tillë siguron prodhimin e frutave
dhe sigurimin e jetesës së njeriut mbi tokë. Zoti ka caktuar një harmoni kaq të
mrekullueshme mes krijesave të ndryshme, me qëllim që të të tregojë se Ai është një dhe i
vetëm
11.E drejta e Allahut mbi robin dhe e drejta e rrobit mbi Allahun
Nga Muadh ibn Xhebeli i cili ka thënë: “Unë isha ulur prapa Profetit- salAllahu alejhi ue
selem- hipur në një gomar kur ai më tha:“A e dini se çfarë është e drejta e Allahut mbi
robërit dhe çfarë është e drejta e robërve mbi Allahun?”I thashë: “Allahu dhe Profeti i Tij e
dinë më mirë.” Ai tha: “E drejta e Allahut mbi robërit është se ata duhet të adhurojnë Atë
dhe të mos vënë ndonjë ndihmës karshi Atij, dhe e drejta e robërve mbi Allahun është se
Ai nuk e dënon ata që nuk i bën shirk Atij.”
Dhe padyshim se ai njeri që e përmbush këtë të drejtë e ka të garantuar tek Allahu ruajtjen e
qënies së tij.
22
që nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut – askush përveç Allahut dhe askush krahas Tij. Askush
nuk është i ngjashëm me Të, askush nuk krijon dhe mbështet jetën përveç Tij dhe askush
nuk ka të drejtë përveç Tij për të qeverisur krijimin. Pra çdo Profet është urdhëruar ti ftojë
popullin e tij që të thonë ‘’La ilahe il Allah dhe se unë jam i dërguari i Zotit’’ .
Dhe kush e shpreh dhe e beson atë futet në besimin Islam dhe kush e mohon del nga rrethi i
besimit për në atë të mohimit. Dhe kuptimi i saj është ‘’ ska të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut ‘’. Ajo në veten e saj përmbledh mohimin dhe pohimin ,tek fjala (La ilahe)
nënkupton mohimin e gjithçka tjetër që adhurohet pos Allahut si idhujt ëngjëjt ,profetët
evlijatë, dhe e gjiçkaje tjetër dhe pjesa tjetër ( IL Allah ) pohon adhurimin vetëm për Allahun
të pashok .Pra kuptimi i saj i saktë është “La mabude bi hakin Il Allah” pra “ Ska të adhuruar
me të drejtë përveç Allahut”. Argument është fjala e Allahut për Ibrahimin :”(Kujto) Kur
Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,
përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”. Zuhruf
Fjala Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni
ju “ është mohim, kurse fjala përveç Atij që më ka krijuar është pohim.
Shembull për këtë : Themi Zejdi është në këmbë ,kjo shprehi tregon se Zejdi është në këmbë
por nuk tregon veçimin e Zejdit me ngritje në këmbë.
Po ashtu themi :Askush nuk është në këmbë përveç Zejdit dhe ky është veçim i Zejdit me
qëndrim në këmbë sepse kjo përfshin edhe mohim edhe pohim .
Nga veçoritë e saja thotë Muhamed bin ebi Feth el Bali : Nga specifikat e saj është dhe ajo se
kjo fjalë është e brëndëshme nuk lëvizin buzët në shqiptimin e saj porse ajo del nga zemra .
Në kuptimin e teuhidit dhe fjalës La Ilahe il Allah ‘’fjalës së Teuhidit ‘ na sqaron ajeti i
mëposhtëm ku thotë Allahu “: A mendon ai t'i bëjë të adhuruarit tanë Një të adhuruar të
vetëm ? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! . 38:5
Kur Profeti alejhi selam i thoshte njerëzve jobesimtar thoni dëshmoni La ilahe Il Allah ata
thoshin ‘’ A mendon ai t'i bëjë të adhuruarit tanë Një të adhuruar të vetëm ? Vërtet, kjo
është gjë shumë e çuditshme ‘ Pra ata nuk thoshin zotat apo krijuesat sepse ata e dini se ka
vetëm një zot krijues siç thotë Allahu për ta “Po nëse ti i pyet: “Kush i krijoi ata, me siguri
do të
thonë: “Allahu.” E si pra i kthejnë shpinën.” (43:87) apo “Dhe nëse ti i pyet ata: “Kush e
lëshon shiun ngaqielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?” Ata thonë: “Allahu.”
…” (29:63)
Të gjithë idhujtarët Mekas e dinin se Allahu ishte Krijuesi i tyre, Mbajtësi i tyre, Zoti i tyre
megjithatë kjo dije që ata kishin nuk i bëri ata musliman.
Pra një nga shpjegimet e fjalës La ilahe il Allah si “Nuk ka krijues përveç Allahut.” Apo ‘’Nuk
ka zot tjetër përveç Allahut ‘’ Kjo është vetëm një pjesë e kuptimit të dëshmisë, sepse sikur
të ishte kjo domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah” nuk do të kishte mospajtim ndërmjet
Pejgamberit dhe popullit të vet, ngase ata e pranonin se Allahu është i Vetmi Krijues. Idhujt
përdoreshin vetëm si ndërmjetësues, për këtë Allahu i quajti ata (mekasit) idhujtarë. Ata
njerëz midis muslimanëve që këmbëngulin në lutjen e të tjerëve veç Allahut apo bashkë me
Të do bënin mirë të reflektonin mbi këtë fakt.
Thotë Allahu në Suren Isra “ Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk
mund ta heqin prej jush dëmin, as nuk mund ta mënjanojnë”( 17:56.). Thotë ibn kethiri Pra
:thuaj o Muhamed idhujtarëve që adhurojnë të tjerë pos Allahut ,pra idhujt, dhe që
23
shpresjnë tek ata se ata nuk mund ta largojnë dëmin në përgjithsi dhe as mund
tamënjanojnë atë.
Arsyeja se pse njeriu duhet ti përulet Zotit të vet që krijoi atë dhe prindërit e tij dhe ta
adhurojë atë të vetëm e të pashok dhe që të gjithë janë në pushtetin e Tij na e tregon ky
hadith të cilin na e përcjell Profeti alejhi selam Transmetohet nga Xhabiri r.a. të ketë thënë:
“Dolëm me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., (e ai më tha): “Ishte më parë Xhibrili dhe më tha:
“O Muhamed! Për atë i Cili të ka zgjedhur që ti të jesh Pejgamber! - Një njeri e ka adhuruar
Allahun 500 vjet pandërprerë, në maje të kodrës, ku gjerësia dhe gjatësia ka qenë tridhjetë
nyje, dhe në lartësi tridhjetë nyje, në mes të oqeanit, ku largësia prej toke ishte 4000 fersah
nga çdo anë. Pranë tij ishte një burim i ujit me madhësi të gishtit, i cili kishte ujë të ëmbël. Ai
burim ishte në rrënjë të vendit ku qëndronte, e pranë tij ishte një shegë, e cila jepte fruta të
pjekura për çdo natë. Gjatë ditës e adhuronte Allahun, e kur bëhej natë, shkonte aty, merrte
abdest dhe hante shega. E pastaj vazhdonte namazin dhe lutjet e tij.
Allahu ka dhënë urdhër që atij t’i merrej shpirti përderisa të jetë në sexhde, dhe që as toka e
asgjë tjetër të mos ia prishin rrugën e tij, me qëllim që edhe në Ditën e Kijamet të ngritet
prej sexhdeje. Dhe ashtu ka ndodhur. :“Ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit, do të
qëndrojë para Allahut. Allahu do të thotë: “Çojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time. Ai
thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Allahu thotë: “Çojeni robin tim në xhenet me mëshirën
Time”. Ai thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Atëherë Zoti thotë: “Peshojani robin tim të
mirat e Mia ndaj tij me veprat e tij. Dhe vendoset (në peshojë) begatia e shikimit, e cila
peshon me rëndë se 500 vjet, ndërsa të gjitha të mirat e tjera trupore tepruan. Pastaj thotë:
Kthejeni dhe ai qëndron para Zotit. Zoti thotë: “Kush të krijoi kur ishe asgjë?” Thotë: “Ti o
Zoti im”. - Kush të ka forcuar në adhurim 500 vjet? Thotë: “Ti o Zoti im”. I thotë: “Kush të
vendosi në kodrën, ku në mes të saj buroi uji i ëmbël, e jo i kripur , dhe për çdo natë
piqeshin shegat, përderisa ato piqen një here në vit, dhe kam urdhëruar që shpirtin të ta
marrin kur ti të jesh në sexhde dhe ashtu ndodhi?” Ai Thotë: “Ti o Zoti im”. Pra të gjitha
kanë qenë me mëshirën Time. Prandaj edhe po të çoj në xhenet me mëshirën Time”. -
Çojeni robin tim në xhenet, sepse ka qenë robi Im i mirë, dhe vendoset në xhenet”.
( Transmeton Hakim me isnad Sahih )
24
2. Bindja, e cila e kundërshton dyshimin.
Domethënia: Ai që e thotë këtë fjalë duhet të jetë plotësisht i bindur se vetëm Allahu është i
Adhuruari i Vërtetë, pra se vetëm Ai meriton të adhurohet.
Dhe i ka thënë Profeti alejhi selam Ebu Hurejrës “ Këdo që do ta takosh i cili dëshmon La
ilahe Il Allah i bindur nga zemra e tij përgëzoje me xhenet” Në ekspeditën e Tebukut
njerëzit i kaploi një uri e madhe Profeti alejhi selam kërkoi të sillej një rogoz dhe të
vendoseshin ato pak ushqime që kishin mbetur në të .Pastaj dikush solli një grusht drithë
,dikush tjetër një copë buke derisa u mblodh një sasi e vogël ushqimi .Pastaj Profeti alejhi
selam urdhëroi shokët e tij të sillnin enët dhe ti mbushnin me ushqim .Ushqimi në rogoz u
shtua në mënyrë të habitëshme derisa të gjithë në kamp mbushën enët e tyre me ushqim
dhe përsëri teproi ushqim (në këtë ekspeditë kanë qënë rreth 10 000 ushtarë ) .I dërguari
tha .” Dëshmoj se ska të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Unë jam i
dërguari i Allahut . Çdo rob që e takon Allahun me këto të dyja pa qënë i dyshitë në to nuk
do të mbetet jashtë xhenetit “ Muslimi 27
3. Pranimi, i cili është e kundërta e refuzimit.
Domethënia: Ta pranosh këtë fjalë dhe atë që nënkupton ajo, gjegjësisht t’ia kushtosh tërë
adhurimin vetëm Allahut dhe të mos adhurosh askënd tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut: Kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot që meriton të adhurohet veç
Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë
tona për shkak të një poeti të marrë?” (Safatë)
4. Nënshtrimi, i cili e kundërshton lënien e tij (mosnënshtrimin).
Ta adhurosh vetëm Allahun, t’i nënshtrohesh Atij , ta besosh atë të jesh i bindur se ai
është i vërtetë. Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse
atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. (Zumer)
5. Sinqeriteti, i cili e kundërshton shirkun.
Domethënia: T’ia kushtosh të gjitha ibadetet (adhurimet) vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Dhe tja kushtoje adhurimet e tij tërësisht për Allahun duke mos pasur asgjë në to prej
lavdërimit të njerëzve”E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun
me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin
namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.”Bejineh
6. Vërtetësia, e cila e kundërshton gënjeshtrën.
Ta shqiptosh fjalën e Teuhidit (fjalën “la ilahe il-lallah”) duke qenë i vërtetë në atë që e thua,
pra që zemra jote të jetë në përputhje të plotë me atë që e shqipton gjuha.
Thotë Profeti alejhi selam “Kush dëshmon La ilahe Il Allah me vërtetësi nga zemra e tij
Allahu ia ka ndaluar atij zjarrin”
7. Dashuria, e kundërta e urrejtjes.
Domethënia: Ta shqiptosh këtë fjalë duke e dashur Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe
njëkohësisht ta duash këtë fjalë dhe gjithçka që nënkupton ajo dhe të gjithë që e dëshmojnë
dhe e vërtetojnë.
E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë,
(duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që
besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Bekare
25
“Ditën e Gjykimit sillet një person të cilit i shfaqin 99 regjistra. Ku secili regjistër është i
madh aq sa arrin shikimi.” (Pra, me mëkate). Nëntëdhjetë e nëntë regjistra me mëkate.
“Ku secili regjistër është i madh aq sa arrin shikimi.”
Pastaj atij i thuhet: “A mohon diçka prej tyre (regjistrave me mëkate)?”
Thotë: Jo.
I thuhet: A të kujtohet ndonjë e mirë (që ke bërë)? – Ai shtanget dhe nuk flet. Dhe i sjellin
një kartë ku është shkruar fjala ‘La ilahe il lAllah’.
Personi thotë: Çfarë vlere ka kjo kartë në krahasim me këto regjistra (të mbushur me
mëkate)?!
I thuhet: “Ty nuk do të bëhet asnjë padrejtësi.” Kështu që vendosen regjistrat në njërën
anë të peshores dhe fjala ‘La ilahe il Allah’ në anën tjetër të saj, dhe karta me fjalën ‘La
ilahe il Allah’ rëndon më shumë (se regjistrat) e kështu personi futet në Xhenet.”
Domethënia e saj:
Vërtetim i plotë nga zemra , që përputhet me fjalët që i shqipton gjuha se Muhamedi
është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij tek të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët.
Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Surja Muhamed
Besimi se Allahu është Një, pa partner në dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Një,
i pangjashëm me asgjë dhe Një i pangjashëm në cilësitë e Tij (Esmaa ue Sifaat); Një,
pa rival në Hyjninë e Tij dhe në adhurim (Uluhije), janë tre aspektet që formojnë bazat .
Këto tre aspekte janë të pandashme nga njëra tjetra por për tu thjeshtësuar kuptimi i tyre
është bërë kjo ndarje. Teuhidi uluhijje (i adhurimit) është çështja kryesore në të cilën thirrën
të dërguarit, sepse ai është baza mbi të cilën ndërtohen të gjitha veprat dhe pa të cilën nuk
vlen asnjë vepër.
26
bimëve, e pemëve, etj. Err-rrabb -Zoti-: është Krijuesi, Sunduesi dhe Zotëriu i çdo çështje,
andaj nuk ekziston krijues tjetër përveç tij, gjithashtu nuk ekziston sundues tjetër përveç Tij
dhe i gjithë vendimi i takon vetëm Atij. Sipas kësaj kategorie Zoti është i vetmi në ekzistencë
që ka fuqi reale, është Ai i cili i dha krijesave fuqinë për të lëvizur dhe ndryshuar. Asgjë nuk
ndodh në krijim veç asaj që Ai e lejon të ndodhë. Profeti alejhi selam shpesh përsëriste
shprehjen “La haule ue la kuuete illa bil-lah” (S’ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut).
All-llahu i Lartësuar thotë: Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Araf
“ Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ali Imran
“Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit?
Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton
gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni
frikë Atë?” Junus
Allahu thotë:"Thuaj: Kujt i përkasin toka dhe çkado që gjindet në të, nëse vërtet e dini?
Ata do të thonë: I përket Allahut. Thuaj: A s'do të përkujtoni atëherë? Thuaj: kush është
Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit madhështor? Ata do të thonë: Allahu. Thuaj: A s'do të
frikësoheni nga Allahu pra? Thuaj: kush është Ai, në dorën e të cilit është pushteti mbi
gjithçka, dhe Ai mbron të gjithë, kurse kundër Tij s'ka mbrojtës, nëse vërtet e dini? Ata do
të thonë: e gjithë kjo i përket Allahut. Thuaj: e si pra po mashtroheni dhe po ia ktheni
shpinën të vërtetës?" [el-Mu'minun, 84-89]
Ajo që duhet të kemi parasysh këtu, është fakti se pohimi i këtij Njësimi, i Teuhidit Rububije,
pra të pranuarit se vetëm Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi..., kjo nuk
mjafton për arritjen e shpëtimit dhe për përmbushjen e Njësimit. Pasi ashtu siç e kemi
përmendur edhe pak më parë; personi nuk mund të jetë njësues i Allahut veçse nëse ai...,
çfarë?
Veçse nëse ai e veçon Allahun e Madhëruar me të trija llojet e Njësimit. Ndërsa ai i cili e
njëson Allahun në Zotërim, mirëpo nuk e veçon Atë me adhurim, ky person (me këtë njësim
të mangët) nuk është besimtar dhe as njësues i Allahut. Në lidhje me këtë, Allahu i
Madhëruar duke treguar për idhujtarët thotë:
"Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (dikë
tjetër)."{12, 106}.- D.m.th. i shoqërojnë Atij dikë tjetër në adhurim. Ky pra, është kuptimi i
drejtë i këtij ajeti.
E tillë ishte gjendja e idhujtarëve dhe jobesimtarëve kurejshitë në atë kohë. Ata e besonin se
Ai i Cili i krijoi ata është Allahu, Ai i Cili i furnizon është Allahu, dhe e aprovonin faktin se
idhujt të cilave ata i luteshin dhe statujat të cilat i adhuronin, nuk ishin në gjendje të bënin
dobi, apo të sillnin dëm, apo të jepnin, apo të pengonin, apo të jepnin jetë, apo të sillnin
vdekje... Për të gjitha këto ata ishin të vetëdijshëm.
Ata po ashtu e pranonin se të gjitha këto janë çështje të cilat i përkasin Allahut të
Madhëruar. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ata gjatë adhurimit i shoqëronin Atij shok. Dhe nëse
atyre u thuhet: "Përse adhuroni çka nuk sjell dobi e as nuk bën dëm, as nuk jep e as nuk
pengon, as nuk ngre e as nuk lëshon dhe fuqi aspak nuk posedon, dhe e lini adhurimin e
Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit?
Si do të ishte përgjigja e tyre? Ata do të thonë: "Ne e dimë që e tillë është gjendja e idhujve,
nuk sjellin dobi, nuk japin e as nuk pengojnë, të gjitha këto ne i dimë" - Atëherë përse?!
Thonë: "Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, por vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut."
27
Përkufizimi i Teuhidit el-ulũhijje:
Teuhidi el-ulũhijje është njësimi i Allahut në adhurimin ndaj Tij. Prej veprave të robërve të
Tij janë: namazi, agjërimi, haxhi, mbështetja, betimi, frika, shpresa, dashuria, etj.Thotë
Allahu në Kuran: Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Dharijat
Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim). Nisa
Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër
përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” Enbija
Teuhidi Uluhije që do të thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”
është e drejta e Allahut tek njerëzit, pra, e drejta që njerëzit duhet të përmbushin kundrejt
Allahut. Haku i Allahut tek njerëzit është që ta adhurojnë e të mos i bëjnë Atij shirk në
adhurim. Profeti {Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të} i thotë Muadhit {Allahu
qoftë i kënaqur me të}: “O Muadh, a e di se cila është e drejta e Allahut tek njerëzit? Tha: –
Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Tha: – E drejta e Allahut tek njerëzit është që ta
adhurojnë Atë e të mos i bëjnë shirk asgjë” [Muslimi : 30]
Njerëzit kurdoherë në histori e kanë pranuar se toka është e Allahut dhe se Ai është që e ka
krijuar atë, prandaj bën kë të dëshirojë trashëgimtar të saj. Pas kësaj Ai i thërret ata që ta
adhurojnë, ashtu siç ka thënë në Kuran: “Ai (Allahu) është që krijoi qiejt dhe tokën, (e duke
qenë i tillë) si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo gjë e krijoi Ai, dhe është
më i Dijshmi për çka ka krijuar. Ky është Allahu Zoti juaj, nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë përveç Tij, Krijues i çdo gjëje, pra adhurojeni Atë. Ai është mbikëqyrës ndaj çdo
sendi” [EnAmë : 101-102]
Ata që adhurojnë lopët! Ata që adhurojnë diellin dhe hënën, dynjanë dhe postet! Pse nuk
adhurojnë Atë që i krijoi? Por, nuk verbërohen sytë, por verbërohen zemrat që gjenden në
kraharorë!Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve
dhe ata që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm. Ai, i Cili për ju e bëri
tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi
lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë që ju e
dini (që Ai nuk ka shokë)” [Bekare : 21-22]
Me Teuhidin Uluhije është për qëllim përkushtimi i fesë vetëm Allahut dhe veçimi i Tij me
adhurim. Pra, të mos adhurojmë askë tjetër përveç Allahut. Të mos i lutemi askujt tjetër
përveç Allahut. Të mos i kërkojmë ndihmë askujt tjetër përveç Allahut. Të mos presim
kurban për askë tjetër përveç Allahut. Të mos kërkojmë mbështetje, përkrahje, ngadhënjim
dhe shpëtim nga askush tjetër pëveç Allahut.
Ashtu siç Allahu është i Vetmi i Cili na ka krijuar, na furnizon dhe përkujdeset për ne, ashtu
edhe ne duhet që vetëm Atë ta veçojmë me adhurim. I Lartmadhëruari thotë:
"Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua." {21, 92}.
Ashtu siç Ai nuk ka ortak në krijim, furnizim, në dhënien e jetës, përcaktimin e vdekjes dhe
sistemimin e çështjeve; ashtu edhe gjatë adhurimit nuk duhet t'i shoqërohet ortak.
A është e logjikshme që Ai të krijoi e tjetërkush të adhurohet?! A është e logjikshme që Ai të
furnizoi, ndërsa furnizimi të kërkohet prej dikujt tjetër?! Ai është i Cili shëron dhe mbron,
ndërsa shërimi të kërkohet prej dikujt tjetër?!
I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në njërën prej lutjeve thotë:
"O Allahu im, Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen dhe më shëro, se Ti je Ai që shëron! S'ka
shërim përveç se prej Teje!" Ndërsa Ibrahimi, miku i Allahut, prijësi i njësuesve tha:
"Dhe kur të sëmurem Ai më shëron." {26, 80}.
28
18.Kapitulli “ falënderimi për dhuntitë është realizimi praktik i Teuhidit Uluhije”
Mirënjohja është adhurim i madh dhe edukatë fisnike. Falënderimi është gjysma e
besimit All-llahu, azze ve xhel-le, na ka urdhëruar në mirënjohje dhe na e ka ndaluar të
kundërtën duke thënë: "Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me
shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni". (El-Bekare: 152). Falënderimin e ka bërë
qëllim të krijimit dhe urdhërimit të Tij, u ka premtuar njerëzve falënderues shpërblimet më
të mira dhe e ka bërë shkak për të shtuar mirësitë dhe kujdestar të begative. Nëse zemra e
njeriut mbushet me falënderim dhe mirënjohje për begatitë atëherë kjo shfaqet në gjuhë,
duke e përmendur All-llahun me llojlloj falënderime, Begatitë dhe dhuntitë e All-llahut e
kaplojnë njeriun nga çdo anë, nga lart dhe nga
posht, nga e djathta dhe nga e majta"Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi tëdëgjuarit, të
parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni". (El-Mulk: 23). Thotë Allahu : "…edhe në
qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i
përkufizoni (në numër). …". (Ibrahim: 34 dhe En-Nahl: 18). Nëse njeriu analizon dhuntinë e
besimit dhe gjurmët që sjell do të kalonte kjo gjë në siguri, qetësi, bereqet, rehati, kënaqësi
dhe devotshmëri. Po të analizonte dhuntinë e shëndetit dhe degët e saja, kjo gjë do të
transferohej në begati të pakufishme si shëndet në gjymtyrë, mendje, fuqi, lëvizje, ecje,
punë, ngrënie, pirje, gjum, mësim, e po të ishte i sëmurë, të gjithë këto gjëra do ti
prisheshin. Prej shkaqeve trë shkujdesit dhe mungesës së falënderimit është edhe adresimi i
dhuntive tjetërkujt e jo Atij që e ka sjellur dhe dhuruar. Andaj njeriu habitet dhe herë pas
herë dhuntitë ia adreson dijes së tij: "Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të
dijes sime!". Ose ia adreson shkaqeve materiale dhe haron Krijuesin e shkaqeve : "Dhe çdo
të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai
e ngreni zërin (me lutje)". (En-Nahl: 53). Ose ia adreson idhujve të ndryshëm që adhurohen
dhe ky është mëkat i madh dhe shirk i madh siç bënin idhujtarët e kohës së profetit .Prandaj
themi se kjo është shumë e rëndësishme sepse pohon realizimin e qëllimit të krijimit tënd
dhe teuhidin Uluhije pra adhurimin dhe falenderimin e Allahut të vetëm dhe njohjen e
mirsive të Tij të mëdha duke e falenderuar qoftë me zemër siç është besimi në shtyllat e
Imanit,me gojë si psh duaja që ka bërë Profeti alejhi selam kur zgjohej nga gjumi "All-llahun
e falënderoj i Cili më dha shëndet në trupin tim, ma ktheu shpirtin dhe më lejoi që ta
përmendi Ate". Dhe padyshim me gjymtyrë siç është zbatimi i shtyllave të Islamit ,sjellja
mirë me njerëzit etj .
29
bashkojë këto dy elemetë dhe se ai që e ka krijuar ka përpikmëri në punë sepse ka bashkuar
vrimën e cilindrit prej qelqi me mbulesat metalike dhe po ashtu ka njohuri për elektricitetin
dhe veçoritë e tij kur kalon nëpër llambë . Pra shikojmë tek llamba disa cilësi të prodhuesit
të saj e para ka mundësi të krijojë gjëra e dyta ka dije rreth funksionimit të atyre gjërave dhe
e treta posedon përpikmëri në punë.. Atëhere themi se llamba është si një pasqyrë që
tregon për disa nga cilësitë e prodhuesit të vet.
Po ashtu fakti që gjithçka e ka të siguruar furnizimin e vet tregon se ky krijues është
Furnizuesi i gjithçkaje .
Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): "Allahu ka
nëntëdhjetë e nëntë emra; kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet." [Dhe çdo emër prej
emrave të Allahut të Lartësuar tregon një cilësi prej cilësive të Tij, në formën që i përket
Lartësisë e Madhështisë së Tij.]
Dhe padyshim se fakti se dhe egërsirat nuk i lëndojnë të vegjlit e vet tregon se kemi të
bëjmë me një krijues të Gjithmëshirëshëm.
Kur idhujtarët e Mekës e pyetën Proftin alejhi sealm që tja përshkruante Allahun se çfarë
cilësish prej çka është i bërë prej ari ,prej argjëndi etj atëhere Allahu zbriti fjalën e tij suren
Ihlas : 1.Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2.All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3.As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4.Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
P.sh.: Mëson prej emrave të Allahut "Dëgjuesi", pas kësaj kupton edhe domethënien e tij.
Kuptimi i tij është: "Vërtetimi i Dëgjimit si cilësi e Allahut të Lartmadhëruar, në atë mënyrë e
cila i ka hije Madhështisë dhe Krenarisë së Tij, si dhe të besuarit se Allahu i dëgjon
njëkohësisht të gjitha zërat, sado të shumëllojshme të jenë kërkesat e njerëzve dhe sado të
ndryshme të jenë gjuhët e tyre. Madje, sikur të githë njerëzit, që prej kohës së Ademit e deri
kur Allahu ta trashëgoj tokën dhe ç'ka në të; sikur të gjithë ata të bashkohen në të njejtën
kohë dhe në të njejtin vend duke e lutur Allahun, secili prej tyre në gjuhen e vet dhe duke
përmendur secili nevojën që ka, i Madhëruari i dëgjon që të gjithë ata, pa ju ngatërruar Atij
zëri nga zëri, gjuha nga gjuha, apo kërkesa nga kërkesa.
Nisur nga kjo, Aishja, nëna e besimtarëve, pasi zbriti fjala e Allahut të Madhëruar:
"Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, e që u ankua te
Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
{58, 1}. Pasi zbriti ky ajet, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë:"I Lartmadhëruar
është Ai (Allahu), Dëgjimi i të Cilit i përfshin të gjitha zërat!"
Njësimi i emrave dhe cilësive "Ne besojmë në emrat dhe cilësitë e Allahut pa e
shtrembëruar kuptimin e tyre, pa i mohuar, pa pyetur se si janë dhe pa i shëmbëllyer ato
me emrat dhe cilësitë e krijesave."
"Ne besojmë në emrat dhe cilësitë e Allahut pa bërë shtrembërim..." - Pra, pa e
shtrembëruar domethënien apo kuptimin e vërtetë të tyre, pasi ai i cili e devijon kuptimin e
vërtetë të tyre, ai është shtrembërues. Allahu e ka nënçmuar shtrembërimin dhe e ka bërë
atë karakteristikë të çifutëve. Ai thotë:
"Ata i ndryshojnë fjalët (në Teurat) nga domethënia e tyre..." {5, 13}.
Çështja e dytë prej së cilës duhet të kemi kujdes në këtë temë është "et ta'tilu", e me të
është për qëllim "mohimi". Pra, mohimi i emrave dhe cilësive të Allahut, apo mohimi i
pjesshëm i tyre. S'ka dyshim se e gjitha kjo gjë është e ndaluar (haram), është punë e
30
shëmtuar dhe lajthitje. Muslimani kurrësesi nuk e mohon diçka të cilën e ka pohuar Allahu
apo i Dërguari i Tij.
Të gjithë emrat dhe cilësitë e ardhura në Kuran apo në hadithe të sakta janë të vërtetë dhe
të pamohueshëm. Ne besojmë në ato ashtu siç kanë ardhur dhe i pohojmë ashtu siç janë
transmetuar; pa e shtrembëruar kuptimin e tyre dhe pa i mohuar.
Çështja e tretë është "et temthil - Shëmbëllimi".
Mbasi që ne i pohojmë emrat dhe cilësitë e Allahut, duhet të kemi shumë kujdes që ato të
mos i shëmbëllejmë me cilësitë e krijesave të Tij apo veçoritë e tyre. Allahu thotë:
"Asgjë nuk është si Ai; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi" {42, 11}.
Çështja e katërt është "et tekjif" - Përshkrimi.
Mbasi që ne i pohojmë emrat dhe cilësitë e Allahut, duhet të kemi shumë kujdes ashtu që të
mos hamendësojmë, pra të mos kërkojmë në mendjet tona të dimë se si janë në realitet
këto cilësi. Përshkrimi (i emrave dhe cilësive) është i refuzuar dhe duhet që çdonjëri ta
shkulë nga rrënjët prej zemrës së vet atë dëshirën për njohjen e mirëfilltë të cilësive të
Allahut. I Madhëruari thotë:
"Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, ndërsa dija e tyre nuk mund ta
përfshijë Atë." {20, 110}.
Po ashtu thotë:
"Shikimet (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë, e Ai i përfshinë shikimet. {6, 103}.
19.Rëndësia e teuhidit
1. Teuhidi shtylla më madhështore islame
Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë islame pa e
dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë adhurimin vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Muhamedi alejhis-selam ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se
nuk ka zot të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i
Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.”
(Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)
31
Argument për këtë është fjala e Allahut:”Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin
e tyre me padrejtësi (zullum), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.
Enam . Fjala padrejtësia që përmendet në këtë ajet nënkupton shirkun, siç na e ka sqaruar
këtë i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam. Ibën Kethiri, në komentimin e këtij ajeti,
thotë: “Domethënë ata që ia kushtojnë tërë adhurimin vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm
dhe s’ka rival, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim do të jenë të sigurt...
5. Teuhidi shpëtim nga brengat e dunjasë dhe të ahiretit
Ibën Kajjimi ka thënë: “Teuhidi është strehimi i miqve dhe armiqve të vet”.
a. Është strehim për armiqtë e vet, sepse i shpëton ata nga brengat dhe vështirësitë e kësaj
dunjaje, siç thotë Allahu në Kuran: “Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri
të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë
(në adhurim). Ankebut 65
b. Ndërsa miqtë e vet i shpëton nga brengat dhe vështirësitë e kësaj bote dhe të botës së
amshueshme. Ky është ligj i Allahut për robërit e Tij. Asgjë nuk i largon vështirësitë e
dunjasë sikurse Teuhidi, për këtë arsye duaja e vështirësisë është e lidhur drejtpërdrejt me
Teuhid dhe po ashtu duaja e Junusit me të cilën kushdo që lutet kur gjendet në vështirësi
Allahu do t’ia largojë vështirësinë. Kurse, duaja e Junusit, alejhis-selam, të cilën e bëri sa
ishte në barkun e balenës është: “La ilahe il-la ente, subhaneke, innij kuntu minedh-
dhalimijn” [Tirmidhiu] që në shqip domethënë: “S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç
Teje, Ti je i patëmeta, ndërsa unë i bëra zullum vetvetes”
7. Teuhidi urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve
Allahu i Madhërishëm thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më
adhurojnë.“Dharijat. Domethënë: i kam krijuar për të Më njësuar (veçuar) në adhurim.
8. Teuhidi shkak për të hyrë në Xhenet dhe për të shpëtuar nga Zjarri
Thotë Profeti alejhi selam “Kush thotë “La ilahe Il Allah i sinqertë nga zemra e tij do të hyjë
në xhenet “ apo thotë “Kushdo që fjala e fundit e tij është “La ilahe Il Allah , Hyn në
xhenet” etj
Thotë Allahu në Kuran "Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa
në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën
(forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!".
(Ez- Zumer: 67). Një djalosh qëndronte në rrugë. Në atë moment kaloi një mbret tiran dhe
32
zullumqar, të cilin e adhuronin njerëzit përpos All-llahut. Ky djalosh ishte i devotshëm. I
shihte se si njerëzit i afrohen këtij mbreti tiran dhe zullumqar dhe dëshironin ti afrohen për
çështje të kësaj dynjaje. I shikoj njerëzit dhe shikoj këtë mbret, i cili përreth vetes kishte
ushtrinë dhe rojën e tij. Në ato momente pran mbretit kaloi një mizë. I afrohej mbretit dhe i
ndalej në fytyrë. Ai e largonte, mirëpo miza sërish kthehej. E njerëzit habiteshin. Çdo herë
që e largonte mizën, ajo kthehej prapë në fytyrën e mbretit. Një mizë nuk kishte mundësi ta
largonte! Ky djalosh i devotshëm e shfrytëzoi rastin dhe filloi të lexojë ajetin Kur'anor: "O ju
njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut,
ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse
miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët
është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të
vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes". (El-Haxh: 73- 74). Të gjithë
njerëzit dëgjonin. All-llahu sjell shembull dhe u thotë njerëzve: dëgjoni këtë shembull. Ata
që u luteni përpos All-llahut ata nuk mund të krijojnë as një mizë. A e shihni këtë shembull
në këtë rast?! Ky mbret me këtë ushtri, të gjithë që janë në rruzullin tokësor, teknologjia që
kanë zbuluar dhe me të cilën kanë arritur në hënë dhe në thellësirat e tokës, e grimcojnë
atomin, këta të gjithë a kanë mundësi të krijojnë një mizë. Kjo është sfidë nga All-llahu. Sfida
e parë qenka krijimi i një mize: ".. Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk
mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të..". Kurse sfida e dytë
qenka: "…nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë
prej saj…". Nëse miza ua rrëmben ndonjë ushqim ose pije, të gjithë njerëzit që janë mbi tokë
nuk mund ta marrin prej saj, sepse miza është insekt dhe kur të hyjë ushqimi në brendësinë
e saj menjëherë tretet dhe ndryshohet: "…nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata
nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk
madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, Allllahu është i
fuqishëm, ngadhënjyes". (El- Haxh: 73- 74). Në këtë rast të gjithë njerëzit thanë: All-llahu
ekber, la ilahe il-lall-llah dhe u larguan nga ky mbret. Nëse dikush prej nesh kur
është para njerëzve turpërohet dhe nuk bën mëkat, ose kur të është para prindit i vjen turp
të bën ndonjë gabim, ose kur të është në mesin e shokëve, para njerëzve fetar, mirëpo kur
të vetmohet, atëherë nuk turpërohet nga All-llahu: "A nuk e di ai se All-llahu e sheh? (Alek:
14). Ky njeri dhe ky mëkatar a nuk e di se Allllahu e sheh dhe e kontrollon. Omeri, radijall-
llahu anhu, në mëngjes ishte duke ecur rrugëve dhe dëgjoi një grua duke i thënë vajzës së
vet: përzije qumështin me ujë. Vajza e vogël ia ktheu: nëna ime, kryetari i muslimanëve,
Omer ibën Hatabi ka ndaluar që të përzihet qumështi me ujë. Nëna ia ktheu: Kryetari i
muslimanëve tani nuk na sheh. Të gjithë njerëzit e përzien qumështin me ujë, bija ime! Kjo
vajzë besimtare i tha nënës së vet: Nëse Omeri nuk na sheh, All-llahu është që na sheh:
"…Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; …". (Muxhadele: 7).
All-llahu i sheh të gjithë robërit e Vet Aisheja, radijall-llahu anha, tregon: Na erdhi një grua
për tu ankuar për burrin e saj te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,. Aisheja, radijall-
llahu anha, tregon dhe thotë: mes meje dhe asaj kishte vetëm një pëlhurë të hollë, mirëpo
as unë nuk mundesha të dëgjoj zërin e saj, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, zbriti ajetet:
"Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua
te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh
çdo punë". (El- Muxhadele: 1).
33
Fjala shirk ( ) ﺷﺮكgjuhësisht domethënë ortakëri.Pra shereke ,jeshriku u bë pjestar ortak.
Kurse në terminologjinë fetare shirk domethënë: T’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut
diçka që është e veçantë për Allahun.
Fakte të shumta nga burimet e fesë islame na tregojnë se njerëzimi, qysh në origjinën e tij,
kishte një besim të vetëm e të pastër, teuhidin (besimi dhe adhurimi vetën i një Zoti) e
shekuj më vonë gradualisht u paraqit shirku (idhujtaria, dedikimi i çdo pjese ose forme
adhurimi a çdo gjë tjetër që është e drejtë absolute vetëm e Allahut, të tjerëve veç Tij).
Vërtet në Islam konsiderohet mëkati më i madh për shkak se shirku mohon qëllimin e
krijimit të njeriut ai është gjynafi më i rëndë dhe është i pafalshëm Shirku i madh do të
thotë: t’i përshkruhet All-llahut shok dhe tëdrejtuarit atij me dua siç i drejtohet All-llahut,
apo t’i bëhet ibadet sikur p.sh. kërkim ndihme prej tij, të bëhet flijimi për të, të betuarit ne
të etj. 31:13 (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha:
“O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e
madhe!”
Thotë një shok i profetit alejhi selam “E kam pyetur Resulull-llahun a.s.: - Cili është mëkati
më i madh? Është përgjigjur: “T’i përshkruash All-llahut shok, e Ai të ka krijuar!”
All-llahu nuk e falë shirkun e madh, pos nëse bëhet tevbeja dhe tërësisht braktiset shirku
All-llahu xh.sh. thotë: “All-llahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij,por ia falë
tjerat mëkate kujt të dojë (përveç këtij). Kushdo që t’i bëjë shok All-llahut, ai me të
vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.” (En-Nisa: 116)
Imam Ibën Rexheb el Hanbeli -Allahu e mëshiroftë!- e ka përkufizuar kështu shirkun: “Shirk
është vendosja e krijesës në pozitat e Krijuesit duke e adhuruar apo lartësuar, pra ai është
vendosje e gjërave jo në vendin e duhur”. Ndërsa Bekër bin Muhamed Arif Haukir -Allahu e
mëshiroftë!- ka thënë: “Shirku është ngjasimi i krijesës me Krijuesin në cilësitë hyjnore me të
cilat është veçuar Allahu i madhëruar ose me një shprehje tjetër mund të thuash: Besimi se
dikush tjetër veç Allahut ndikon mbi atë që i ka dhuruar Allahu, apo se dikush ka pozitë më të
madhe se kufijtë e krijesave.”
23.HISTORIA E SHIRKUT
Teuhidi është nga natyra e bijve të Ademit, kurse shirku është i jashtëm:
Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Ndërmjet Ademit dhe Nuhut kishte
dhjetë gjenerata, që të gjithë ishin në Teuhid.”
34
Ibën Abasi transmetoi: "Me të vërtetë, këta janë pesë emra burrash të drejtë nga njerëzit e
Nuhut. Kur ata vdiqën shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre të bënin statuja të atyre dhe të
vendosnin këto statuja në vendet e tyre të grumbullimit si përkujtues për ata, kështu
vepruan edhe ata.
Është transmetuar nga një grup selefësh (paraadhësit tanë të drejtë) në transmetime të
shumta që këto pesë të adhuruar ishin adhurues të drejtë (besimtarë të drejtë). Megjithatë,
kur ata vdiqën, shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre t'i zbukurojnë dhe të ulen në varrezat e
tyre. Atëherë, shejtani i pëshpëriti atyre që erdhën pas tyre që ata duhet t'i marrin ata si
idhuj, duke ia zbukuruar atyre idenë që ju do t'i kujtoni ata dhe si rrjedhojë do t'i ndiqni ata
në sjelljet e tyre të mira. Atëhere, shejtani i sygjeroi gjeneratës së tretë që ata duhet t'i
adhurojnë këta idhuj krahas Allahut të Lartmadhëruar dhe ai i pëshpëriti atyre që kjo është
ajo çfarë stërgjyshërit e tyre bënin. Kështu, Allahu i dërgoi atyre Nuhun (alejhis selam) duke i
urdhëruar të adhuronin vetëm Allahun. Megjithatë, asnjë nuk iu përgjigj thirrjes së tij,
përveç disave. Allahu i Lartësuar e përmendi tërë këtë incident në Suren Nuh.
24.Kapitulli “Dhe këto idhuj Allahu i quajti të paaftë për të qënë të adhuruar për 4
arsye” :
1. E para se ato nuk mund të krijojnë asgjë dhe si rjedhim ato nuk e meritojnë adhurimin që
u bëhet
2.Se ato idhujt janë të krijuar nga mosqënia dhe rjedhimisht janë të nevojshëm për të tjerët
(ata që i kanë prodhuar) fillim dhe në vazhdim.
3.Se ato nuk kanë mundësi ti përgjigjen thirrjes së atij që i thërret ,siç thotë Allahu “Nuk
kanë mundësi ti ndihmojnë ata “ dhe kjo është më e qartë për pamundësinë e tyre .
4.Se ata as veten e tyre smund të ndihmojnë.
35
All-llahu i Lartësuar thotë:
“Ata, idhujtarët në vend të Tij adhuruan zota të tjerë të cilët nuk krijuan asgjë, kurse vetë
ata janë të krijuar, e ata nuk mund t’i bëjnë vetvetës as dëm e as dobi, ata nuk kanë në
dorë as vdekjen, as jetën e as ringjalljen.” (El-Furkan 3)
Dhe për këtë na rrëfen Kurani në historinë për Ibrahimin alejhi selam me idhujtarët e kohës
së vet dhe padyshim kotësinë e adhurimit të tyre ,thotë Allahu në Kuran në suren Safat ”:
51. Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia
dhamë të mbarën se e meritoi).
52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: “?'janë këto statuja që i adhuroni?”
53. Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”.
54. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!”
55. Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!”
56. Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato,
ndërsa unë jam dëshmues për këtë!”
57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave
tuaja!
58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se
atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka
kriminel!”
60. (pastaj) Thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin
Ibrahim”.
61. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”.
62. I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?”
63. Ai tha: “Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?”
64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni mu ata të
gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)”.
65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në
kokëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!”
66. Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie
as dëmi?”
67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?”
68. Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u
ndihmoni!”
69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
36
“All-llahu i ka çelësat e të gjitha fshehtësive dhe vetëm Ai i di ato...” (El-En’am: 59).
4. Shirku në inkarnacion
Kjo është bindja se All-llahu xh.sh. është mishë ruar në krijesat e Tij,e Ai është i pastër nga
kjo.
25:59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh,
e pastaj u ngrit mbi Arsh . Ai është Mëshiruesi.
13:2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai u ngrit mbi
Arsh dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar
Shënim :Siç u tha dhe më lart Shirku i madh i shkatërron veprat e njeriut.
All-llahu xh.sh. thotë: “Me të vërtetë, të është shpallur ty dhe atyre (Pejgamberëve) që
kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan All-llahut shok, me siguri do të hum bin punët
tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar.” (Ez-Zumer: 65).
26.SHIRKU I VOGËL
37
Të shtiret para njerëzve
Siç është, ai i cili punon në emër të All-llahut dhe falet në emër të All-llahut, mirëpo, këto
vepra dhe namaze i bënë në mënyrën më të mirë vetëm për t’i lavdëruar njerëzit.Dhe disa
lloje të tjera që do ti marim më vonë.
“Gjëja prej së cilës më së shumti kam frikë për ju është shirku i vogël - ‘rija (të shtirurit).
Në Ditën e gjykimit, kur do t’i shpërblejë njerëzit për veprat e tyre, All-llahu do të thotë:
“Shkoni tek ata para të cilëve jeni treguar dhe shikoni se a do të
keni shpërblim prej tyre!”
Thonë dijetarët “ Puna që bëhet pa sinqeritet i ngjan atij udhëtarit që i ka mbushur çantat
me rërë veten e rëndon dhe dobi prej saj nuk fiton”
27.Rregulla:
“Çdo vepër që është ibadet, nëse i kushtohet Allahut është Teuhid, ndërsa nëse i kushtohet
dikujt tjetër pos Allahut është shirk.” Argument për këtë rregull i kemi thëniet e Allahut:
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” Nisa
Shembuj:
Duaja është ibadet, → nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut shirk.
Frika është ibadet, → nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Zotimi është ibadet, → nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
Therja e kurbanit është ibadet, → nëse i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
38
shembulli i atij që rri tek pusi dhe përpiqet të merr ujë me duar, porse nuk është në gjendje
ta bëjë këtë.
39
tek All-llahu xh.sh. Pejgamberi fisnik i ka thënë vajzës së vet, Fatimes r.a.: “Oj Fatime, e bija
e Muhammedit, kërko nga pasuria ime sa të duash, e tek All-llahu asgjë nuk mund të të
ndihmoj!”
7. Shirku shkakton përçarjen e ummetit islam
All-llahu xh.sh. thotë: “...Druajuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata që
i bëjnë shok Atij, si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e çdo grup
është i kënaqur me atë që ka para veti.” (Er-Rum: 31-32).
Llojet e tij:
Kufri i madh është pesë llojesh:
1. Kufri i përgënjeshtrimit () اﻟﺘﻜﺬﯾﺐ ﻛﻔﺮ:
Argument për këtë është thënia e Allahut:
“Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose mohon të
vërtetën që i ka ardhur?! Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për jobesimtarët?!” 59 Sureja
el-ankebutë, 68.
40
“Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën dhe si
pasojë ata nuk kuptojnë më.” Munafikune 3
41
Dhe ka shumë njerët apo filozofi sot që e arsyetojnë këtë me lloj lloj arsyetimesh si
psh Ekzistenca i takon më të fortit apo disa arsyetohen me racën e pastër për
shfarrosjen e të tjerëve etj.
4. Jeta e keqe dhe e vështirë
Ndryshe nga besimtari i cili bën një jetë të mirë jobesimtari bën një jetë të zymtë dhe
të vështirë edhe pse me shumë pasuri.Allahu thotë :” E kush ia kthen shpinën
udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të
verbër. (Ta Ha 124)
Ibnu Abasi thotë për jetën e vështirë në këtë ajet 2mjerimi2 ndërsa ibn kethiri “Nuk
ka për të as qetësi as siguri dhe as rehati të gjoksit porse kraharori i tij vetëm
ngushthet për shkak të humbjes së tij dhe pse në pamje të jashtëme ai duket si i
lumtur “ .Këtë e dëshmojnë mjerimi dhe ngushtimi që përjetojnë shoqëritë
jobesimtare dhe pse i kane të gjitha mundësitë e kësaj bote .rezultati i kësaj është
numri i madh i vetvrasjeve shtimi i nr të të sëmurëve psikik dhe i sëmundjeve
nervore etj. Shërimi i vetëm për ta është besimi. Allahu thotë :” Ata që besuan dhe
me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të
përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.(Rad 28)
5. Allahu zbret ndëshkimin e Tij mbi ata që devijojnë nga besimi .
Ndëshkimi i allahut (xh.sh) zbret dhe në këtë botë mni mohuesit, hiporkitët dhe mbi
ata që devijojnë. Ai vjen në formë fatateqësish dhe dëmesh të prëgjithshme apo të
veçanta , në pasuri , ne shpirtra (vdekje) etj. (Po kështu dhe disa sëmundje
shkatërruese që janë bërë të njohur vetëm ditët tona si SIDA, që erdhën si rezultat i
kundështimit të urdhrave të Allahut).
Allahu (xh.sh) thotë : “Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen
Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju
kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.’’ (En’am : 44 )
Allahu (Xh.Sh) thote : ‘’ Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në
tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta
përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të
këqijat).’’ (Err-Rrum : 41)
32.Ibadeti -Adhurimi
Në terminologjinë fetare fjala ibadet ka kuptimin: Emër i përgjithshëm për çdo gjë
që e do Allahu, qofshin ato fjalë a vepra, të dukshme ose të padukshme.Siç janë
duaja , gjashtë kushtet e imanit, frika, shpresa, mbështetja, shpresa në mëshirë,
frika nga ndëshkimi e ibadete tjera. Ka prej tyre edhe adhurime të dukshme siç janë
namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. 21:92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja
fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
42
Rregull: “Për tu pranuar një vepër tek Allahu xh.sh duhet patjetër të plotsohen dy kushte e
ato janë:
1-Sinqeriteti dhe e ky është kuptimi i dëshmisë La ilahe illall-llah (Nuk meriton kush adhurim
pos Allahut).
2-Të jetë në përputhshmëri me sunnetin e Pejgamberit alejhi selam.frika,shpresa
,mbështetja. . E ky është kuptimi i, dëshmisë Muhammedun resulull-llah (Nuk meriton kush
passim pos Muhammedit të Dërguarit të Zotit).Thotë Allahu i Lartësuar: " Thuaj: Nëse e
doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja …" [Ali-
Imran: 31]
33.DUAJA
Duaja është ibadet:
Duaja është prej llojeve më të rëndësishme të ibadetit, sepse i Dërguari i Allahut,
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Duaja është vetë ibadeti.”trimidhiu
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj
mos iu lutni askujt, krahas Allahut!Xhin
Thotë Allahu “ Shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i Frikësohen dënimit të Tij” .Pra çdo lutës
i cili lutet për ta adhuruar Allahun apo për ti kërkuar ndhmë duhet të përmbajë këto dy
çështje ose të shpresojë për diçka tek Ai ose ti friksohet dëmit që mund ti vijë për shkak të
gjynaheve dhe kështu e lut që ta falë ose ndodhen të dyja këto tek njeriu që lutet pra si
shpresa dhe frika.
34.DASHURIA
E cila është një adhurim nëse ajo të çon që ta duash Besimin dhe ti shtosh punët e mira.
Kjo është dashuria ndaj Allahut dhe ndaj çdo gjëje që e do Allahu.”Por ata që besojnë, e
duan shumë më tepër Allahun.”Bekare 165
Por ka prej saj që mund të konsiderohet shirk dhe Kjo është dashuria ndaj dikujt tjetër pos
Allahut, duke iu përulur dhe duke e madhëruar. Ky lloj i dashurisë, pra dashuria e shoqëruar
me përulje dhe madhërim, duhet t’i kushtohet vetëm Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut:E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të
adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë
dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Bekare 165
43
35.FRIKA (EL-ḢAUF)
Llojet e frikës:
1. Shirk i madh :
Kjo është kur njeriu frikësohet nga dikush tjetër pos Allahut për gjërat që nuk mund t’i bëjë
askush pos Allahut.
Argument për këtë është thënia e Allahut: Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej
Meje, nëse jeni besimtarë! Ali imran 175
2. Haram, e ndaluar
Kjo është frika që ndikon në lënien e ndonjë detyre ndaj Allahut a në bërjen e ndonjë
mëkati.
Argument për këtë është thënia e Allahut:“Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini
frikë vetëm prej Meje! El maide
3. E lejuar
Kjo është frika e natyrshme, siç është frika nga luani, nga armiku, nga sundimtari zullumqar,
e kështu me radhë.
Argument për këtë është thënia e Allahut:“Teksa (Musai) ecte në mëngjes i frikësuar në
qytet, duke pritur se ç’do të ndodhte...El Kasas 18
4. Ibadet
Kjo është frika vetëm nga Allahu, i Cili nuk ka ortak. Kjo është frika që të pengon t’i bësh
mëkat Allahut; të shtyn t’i kryesh detyrat ndaj Allahut dhe t’i lësh gjërat që i ka ndaluar Ai.
Argument për këtë është thënia e Allahut:“Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të
vet, do të ketë dy kopshte!Erahman 46
36.SHPRESA (ER-RRAXHA’)
Shpresë është pritja e diçkaje të dashur dhe lakmia në të.
1. Shpresa që është ibadet : Kjo është shpresa vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak.
Kjo është shpresa e shoqëruar me punë dhe bindje ndaj Allahut. “Kështu, kush
shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë
askënd në adhurim Zotit të vet!”Kehf 110
2. Shpresa që është shirk : Kjo është shpresa në dikë tjetër pos Allahut për gjërat që
mund t’i bëjë vetëm Allahu.
3. Shpresa e natyrshme :Kur shpreson diçka nga një person, i cili mund ta bëjë atë
gjë, si p.sh. të kërkosh nga ai të ta sjellë ndonjë send të caktuar.
37.MBËSHTETJA (ET-TEUEKKUL)
44
2. Besimi i paluhatshëm në Allahun dhe bindja se çdo çështje është në dorë të Allahut.
3. Marrja e shkaqeve të lejuara.
Llojet e mbështetjes:
1. Mbështetje që është ibadet :
Kjo është mbështetja vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak. “Në qoftë se jeni besimtarë,
atëherë mbështetuni tek Allahu! Maide 23
Sa herë që Kurani flet mbi rëndësinë e mbështetjes së njeriut në Zotin, e shoqëron këtë me
fuqinë dhe pushtetin e pafund të Zotit. Kjo me qëllim që të ta shtojë besimin në Garantuesin
suprem. Në shumë ajete të Kuranit, Zoti na siguron që askush nuk mund të humbasë duke e
pranuar Atë si Garantuesin e vetëm.
“Zotit i takon e fshehta e qiejve dhe e tokës, tek Ai kthehet e gjithë çështja. Prandaj
adhuroje dhe mbështetju Atij” (Hud 123)Ti duhet t’i mbështetesh Zotit, pasi Ai ka në dorë
gjithçka që ekziston në qiej dhe tokë.
“Zot i lindjes dhe perëndimit, nuk ka zot tjetër veçTij, prandaj pranoje Atë si Garantues”
(Muzemmil 9)
Modeli më i mirë është profeti Ibrahim a.s. Ai ishte vetëm 16 vjeç, megjithatë i gjithë
njerëzimi mëson prej tij mbështetjen e vërtetë tek Zoti. Në këtë moshë të re, ai i theu të
gjithë idhujt që adhuronte populli i tij. Për këtë veprim, populli i tij vendosën që ta djegin si
ndëshkim. Zjarri ku do e digjnin nuk do të ishte një turrë drush si zakonisht, por do të
ndërtohej një ndërtesë e madhe. Vetëm ndërtimi i kësaj ndërtese ku do të digjej Ibrahimi
a.s, zgjati disa muaj. Gjatë kësaj kohe, Ibrahimi a.s ndodhej i burgosur. Ndërtesa ku do të
hidhej për tu djegur, u ndërtua jashtë qytetit dhe kjo nga frika se mos merrnin flakë shtëpitë
përreth. Në ndërtimin e saj morri pjesë i gjithë qyteti, edhe njerëzit e tij më të afërt, babai
dhe xhaxhai. Zjarri që u ndez ishte aq i fuqishëm saqë zogjtë që fluturonin sipër tij, digjeshin
nga temperatura. Gjatë gjithë rrugës për tek zjarri, Ibrahimi a.s nuk thoshte gjë tjetër
përveçse “Më mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë”. Kur arritën tek zjarri, asnjë nuk
guxonte ta hedhë Ibrahimin a.s në zjarr, për shkak të temperaturës së lartë. Atëherë morrën
katapultat që ta hedhin
nga larg. Në çastin që e hodhën, Xhibrili a.s i shkoi dhe i tha:”O Ibrahim, a ke ndonjë nevojë
për mua?” Kurse Ibrahimi a.s ia ktheu me siguri:”Për ty nuk kam nevojë o Xhibril, kurse për
ndihmën e Zotit po. Më mjafton Zoti që është garantuesi më i mirë” Kur Ibrahimi a.s ra në
zjarr, të gjithë njerëzit brohoritën të gëzuar, por pas tre ditësh Ibrahimi a.s doli nga zjarri i
paprekur nga flakët e tij. Ajo që kishte ndodhur ishte se Zoti e kishte urdhëruar zjarrin të
mos e djegë Ibrahimin a.s. Si mund ta braktisë dhe ta zhgënjejë Zoti një rob që i
mbështetet? Zjarri nuk mund t’i djegë ata që i mbështeten Zotit.
38.Kërkim i strehimit
Fjala arabe ( ) اﻻﺳﺘﻌﺎذةel-isti’adhe domethënë kërkim i strehimit .Pra të thotë psh njeriu
Eudhu bilahi minesh shejta' nirr rraxhim", ( Strehohem tek Allahu që të më mbrojë nga
shejtani i mallkuar). Thotë Allahu : “Thuaj: “Kërkoj strehim te Zoti i njerëzve…” Felek .. Dhe
45
është për qëllim mbrojtja që e siguron njeriun nga e keqja si ikja nga diçka e keqe tek dikush
që të siguron prej saj. Ajo është adhurim që i kushtohet vetëm Allahut dhe kur i kushtohet
dikujt tjetër pos tij atëhere është shirk.Sepse gjatë kërkimit të strehimit kthehemi me zemër
drejt Atij që e kërkojmë i shprehim nevojën dhe kapemi fort pas tij. Thote All-lla.hu,
subhanehu ve teala: "E nese ty te ngacmon ndonje ngacmim prej djallit, ti kerko mbrojtje
prej All-llahut, se vertete Ai eshte Degjuesi i Dijshmi" (FUSSI- LET 36) .Nëse ke hyr në
ndonjë shtëpi apo ndonjë vend dhe donë që mos të gjej asgjë e keqe derisa të largohesh
atëherë thuaj: “Eudhu bi kelimatilahi et Tamat min sheri ma khalak” (Muslimi 2708)
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri i asaj që ka krijuar.”
40.Kërkim i ndihmës.
Fjala arabe ( ) اﻻﺳﺘﻌﺎﻧﺔel-isti’ane domethënë kërkim i ndihmës. Argument për
kërkimin e ndihmës kemi fjalën e Allahut:”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej
Teje ndihmë kërkojmë.”Fatiha
Ndihma nga të tjerët (el istianetu bi’l gajr) .Te kërkoj ndihme ne mision nga njerëz adekuate.
Këtë e ka lejuar Allahu ngase Musai kishte kërkuar Harunin si ndihmëtar ne mision. Thotë
Allahu: E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që
t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar”. (el Kasas, 34)
Istianeh (kërkimi i ndihmës) është një akt adhurimi, dhe kjo duhet drejtuar vetëm Allahut.
46
Vendimi për kërkimin e ndihmës, nga dikush tjetër pos Allahut:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit nga dikush tjetër pos Allahut është dy llojesh:
Lloji i parë: I lejuar:
Lejohet nëse plotësohen katër kushtet vijuese:
Dy kushtet e para kanë të bëjnë me atë që e kërkon:
1. Të mos jetë prej veçorive të Allahut.
2. Të ketë mundësi krijesa ta bëjë një gjë të tillë.
Kurse, dy kushtet tjera kanë të bëjnë me atë prej të cilit kërkohet ndihma, lehtësimi ose
strehimi:
3. Të jetë i gjallë.
4. Të jetë i pranishëm.
Çka mendohet me ekskluzivitetin e Allahut në këto gjëra? Për shembull, kërkimi i furnizimit
(rrizkut), kërkimi i bereqetit, kërkimi i lehtësisë në çështjet tua, të gjitha këto kërkohen
vetëm nga Allahu i plotfuqishëm. Pra, vetëm prej Tij i kërkojmë këto gjëra. Dmth kjo ka të
bëjë me gjërat që janë të veçanta vetëm për Atë. Kjo është domethënia e parë
Lloji i dytë: Shirk:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit ose i strehimit është shirk nëse nuk plotësohet ndonjëri nga
kushtet e lartpërmendura.
Kërkimi i ndihmës nga të vdekurit është shirk. Të vdekurit s’munden të të ndihmojnë. Ata
s’munden t’i ndihmojnë as vetvetes. Ata kanë nevojë për ndihmën e Allahut të lartësuar. Ata
s’munden të të dëgjojnë, s’munden të të ndihmojnë, dhe s’munden as të të sjellin dobi e as
të të dëmtojnë. Kërkimi i ndihmës prej tyre është shirk (vënie e ortakësh) ndaj Allahut.
Thotë Allahu :” Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet
atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë të pavetëdijëshëm ndaj lutjes së tyre.
41.Kapitulli i Duasë(Lutjes)
Duaja është prej llojeve më të rëndësishme të ibadetit, sepse i Dërguari i Allahut,
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Duaja është vetë ibadeti.”Trimidhiu
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj
mos iu lutni askujt, krahas Allahut!Xhin
Llojet e duasë:
1. Dua që është ibadet ﻋﺒﺎدة دﻋﺎء:
Me këtë nënkuptojmë çdo vepër me të cilën e adhuron njeriu Zotin e vet. Këtu bëjnë pjesë:
namazi, haxhi, sadakaja (lëmosha), agjërimi, etj. Cili është shkaku i emërtimit të këtyre
veprave dua? Këto vepra janë quajtur dua, sepse në to ekziston kuptimi i kërkesës, ngaqë
kur i bën njeriu këto vepra sikur kërkon nga Allahu ta mëshirojë dhe ta fusë në Xhenet për
shkak të tyre.
2. Dua që është kërkesë ﻣﺴﺄﻟﺔ دﻋﺎء:
Kjo është kur duaja përmban në vete kërkesë. Shembull: Thëniet “o Allah më mëshiro” dhe
“o Zoti im, më fal”.
Duaja që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut:
Duaja është ibadet, prandaj kushdo që ia drejton atë dikujt tjetër përveç Allahut është
politeist, jobesimtar.Argument për këtë është thënia e Allahut:”Ai që pos Allahut,
adhuron(Lut ,thërret) zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të
japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.”Muminune
47
Kapitulli i durimit në caktimin e Allahut
Sabri është prej moraleve më të larta të fesë Islame, prandaj në Kur’an është përmendur në
më shumë se 90 vende, çka aludon për rëndësinë dhe për shkallën e tij të lartë. Të durosh
në caktimin e Allahut do të thotë që të pranosh me kënaqësi ate që Allahu ka caktuar për
ty. Durimi dhe kënaqësia me caktimin e Allahut është porta më e madhe e Allahut, portë e
cila të çon drejtë mëshirës dhe kënaqësisë së Tij . Allahu i Lartësuar ka thënë: “Do t`u
sprovojmë me dicka prej frikës,urisë,pakësim të pasurisë,shpirtrve dhe fryteve,por
përgëzoji durimtarët.Ata të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Të Allahut jemi dhe
tek Ai do kthehemi.Këtyre u përkasin salavate nga Zoti tyre dhe mëshirë, e këta janë ata
të udhëzuarit”. (Ali Imran 155-157) Pranimi i kaderit të Allahut me qetësi të zemrës,
aprovim dhe dorëzim të plotë është veti është nga tiparet më të larta dhe të përsosura të
besimtarit i cili i është mbështetur Allahut , i cili është i bindur në premtimin e Allahut, i
kënaqur me gjykimin e Allahut. Umu Selemeh radijallahu anha se ajo ka thënë: E kam
dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “ Nuk ka rob që e godet ndonjë
sprovë dhe thotë: In-na lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (: Të Allahut jemi dhe tek Ai do
kthehemi) Allahum-me exhirnij fij musijbetij uekhluf lije khajram-minha (OAllah më jep
shpërblim për këtë sprovë dhe ma zëvendëso me dicka më të mirë),vecse do e shpërblejë
Allahu për sprovën e tij dhe do tia kompensojë me dicka më të mirë. Thotë Allahu :” 64:11.
Cfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-
llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm
për çdo send.
Ka shumë shpërblime që e presin besimtarin që duron në caktimin e Allahut kur ai e di se
Allahu cakton vetëm të mirë për rrobin e tij pavarsisht se atij mund ti duket e hidhur dhe
këto shpërblime përmendim disa:
1) Meritimi për të hyrë në xhenet. Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Xhenetet e Adnit në të cilat
hyjnë ata(vepërmirët) dhe vepërmirët nga baballarët e tyre,bashkëshortet dhe
pasardhësit e tyre. Engjëjt i vizitojnë ata nga cdo portë duke u thënë:Paqja qoftë me ju,për
shkak të durimit,sa vendbanim i mirë është ky” (Rrad 23-24). Profeti salallahu alejhi ue
selem ka thënë: “ Allahu ka thënë: Kur i marr robit Tim ndonjë nga të dashurit e vecantë të
kësaj bote dhe ai bën durim duke shpresuar në shpërblimin Tim, për të nuk do ketë
shpërblim tjetër përvecse xhenetit”. (Transmeton Buhariu nr 6424).
Qëllimi i këtij hadithi është kur i merr dikë shumë të dashur për zemrën si psh fëmijën apo
vëllain apo prindin.(Fet-hul Barij 20/13)
2) Durimtarëve do u jepet shpërblim pamasë.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Në të vërtetë durimtarëve u jepet shpërblim pamasë”. (Zumer
10) Euzaiu -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: Atyre as nuk u maten dhe as nuk u peshohen,
por u jepen në mënyrë të pallogaritur.(Përcjell Ibn Kethiri në Tefsrin e tij 4/52).
3) Durimtarët kanë pranë vetes Allahut xheleshanuhu.
E kanë Allahun pranë tyre më shumë se të tjerët,e cila i sjell robit ndihmën, përkrahjen dhe
suksesin, i Lartësuari ka thënë: “Vërtetë Allahu është pranë durimtarëve” (Bekare 153).
4) Allahu i do durimtarët.
I Lartësuari ka thënë: “Vërtetë Allahu i do durimtarët”. (Ali Imran 146).
5) Shlyerja e mëkateve të durimtarëve që përmbahen ndaj sprovave të dunjasë,sado e
madhe apo e vogël qoftë fatkeqësia.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Cdo gjë që e godet
besimtarin:sëmundje,lodhje,mërzi,siklet,lëndim,pikëllim,saqë dhe gjembi me të cilin
48
shpohet, është shkak me të cilin Allahu ia shlyen mëkatet”.(Transmeton Buhariu nr 5641
dhe Muslimi nr 2572).
6) Përfitimi i salavateve, mëshirës dhe udhëzimit nga Allahu xheleshanuhu.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Këtyre u përkasin salavate nga Zoti tyre dhe mëshirë, e këta
janë ata të udhëzuarit”. (Ali Imran 155-157).
7) Ngritja lart në pozitë. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur njeriu ka të
paracaktuar tek Allahu një pozitë të caktuar të cilën ai nuk e arrin me veprën e tij, atëherë
Allahu e sprovon në fizikun e tij apo në pasurinë e tij apo në fëmijën e tij, e më pas i jep
durim ndaj asaj sprove derisa ta arrijë atë pozitë që i është paracaktuar tek Allahu”.
(Transmeton imam Ahmedi 5/273,Ebu Daudi nr 3090, e ka saktësuar Albani në Silsileh
Sahihah nr 2599).
Besimi se “Allahu është kudo” është jashtëzakonisht i rrezikshëm sepse ai inkurajon, mbron
dhe zhvillon gjynafin mjaft të madh, adhurimin e krijesave. Ai gjithashtu është shirk dhe
kufër. Ekzistojnë një numër argumentesh të bazuara në elementët kryesorë të besimit Islam
të cilat sqarojnë se Allahu është krejtësisht i ndarë nga krijimi i Tij Dhe është mbi krijimin e
Tij mbi fronin e Tij.
1-Prova natyrale
Nga pikëpamja e Islamit njeriu lind me prirje natyrale e cila nuk është produkt i ambjentit ku
ai jeton dhe kur njeriu është akoma i pandikuar nga ambjenti kur është fëmijë apo edhe më
vonë atëhere Ai natyrshmërisht përgjigjet se Allahu ndodhet në qiell. Kur Profeti aeljhi
selam e pyeti atë rrobëreshën : “Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e
pyeti: “Kush jam unë?” dhe ajo u përgjigj: “Ti je i dërguari i Allahut.” Resuli s.a.u.s. më tha:
“Liroje atë sepse ajo është me të vërtetë një besimtare e vërtetë.”
Po ashtu njeriu kur ndodhet në nevojë të madhe i ngre sytë dhe qënien e tij duke e drejtuar
nga qielli duke patur një ndjenjë të natyrëshme se Allahu është në qiell dhe nuk e drejton
atë nga toka apo ndonjë drejtim tjetër.Dhe kjo sepse Ai (Allahu) nxori prej tij (Ademit) të
gjithë pasardhësit e tij (Ademit). Pastaj i pyeti ata se a ishte Ai Zoti i tyre dhe të gjithë
pohuan se vetëm Ai (Allahu) ishte Zoti i tyre.
Edhe firaoni i Musait sado që e konsideronte veten Zot mendonte se Allahu është në qiell “O
Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugët. Rrugët e qiejve, e t’a shoh Zotin e
Musait, pse unë mendoj se ai është gënjeshtar …” (40:36-37)
2-Prova Kur’anore dhe nga hadithet e Pejgamberit
Numri i ajeteve të Kur’anit të cilat theksojnë se Allahu është mbi krijesat e Tij është shumë i
madh për t’u numëruar. Ato gjenden pothuajse në çdo sure të Kur’anit, Allahu kë thënë:
“I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta …” (16:50)
“Mëshiruesi mbi Arsh qëndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij është mbi 7 qiejtë.”
“A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të
dridhet. (16) A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush
ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! (17)” Surja
Mulk
Edhe duaja që Profeti alejhi selam i mësonte të sëmurëve që të luteshin për vete.
“Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke …”. “Allah, Zoti jonë që je mbi
49
qieju shenjtëroft emri yt, …” Ebu Daud .Dhe thotë: “Mëshironi ata që janë në tokë, ju
mëshiron Ai që është në qiell“. (Transmeton Tirmidhiu me zinxhirë të mirë).
“Një grua kishte shkuar te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe kishte thënë: “Lute
Allahun që të më fusë në Xhenet.” Omeri pastaj kishte vazhduar: “Dhe e madhëroi Zotin dhe
tha: “Me të vërtetë Froni i Tij është mbi qiejt dhe Tokën dhe me të vërtetë ai ka zë sikurse
krikëllima e shalës së re nën barrë.” Ibën Xherir et-Taberi në ‘Xhami’ul Bejan’
Tregohet në një hadith se Profeti alejhi selam ka thënë.....Ai na pyeti: “A e dini se sa ka
ndërmjet qiellit dhe Tokës?” “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”, - u përgjigjëm
ne. “Ndërmjet tyre është largësia prej pesëqind vjetëve, ndërmjet dy qiejve është
pesëqind vjet, që të kalohet secili qiell nevojiten pesëqind vjet, ndërsa mbi qiellin e shtatë
është deti, ndërmjet fundit të tij dhe sipërfaqes është sa ndërmjet qiellit dhe Tokës.
Pastaj, mbi këtë janë tetë të shquarit, ndërmjet gjunjve dhe thembrave të tyre është sa
ndërmjet qiellit dhe Tokës, në shpinën e tyre është Arshi, ndërmjet pjesës së tij të epërme
dhe të poshtme arrin sa ndërmjet qiellit dhe Tokës, ndërsa Allahu është mbi të gjitha këto
dhe Atij nuk i është fshehur asnjë vepër e pasardhësit të Ademit.” ebu Davudi, Tirmidhiu,
ibën Maxhe dhe imam Ahmedi në ‘Musnedin’ e tij
3- Prova llogjike
Mendja e shëndoshë e pranon që Allahu është mbi qiell. Sikur të ishte në çdo vend, për këtë
do të na kishte treguar i Dërguari sal-lAllahualejhiuesel-lem dhe do ta dinin sahabët(shokët)
e tij. E dimë që ka vende të ndyra dhe të pista (në Tokë, prandaj nuk ka se si të jetë Allahu
kudo, sepse në këtë “kudo” ka edhe vende të pista. I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga
ajo që thonë! hënia se Allahu me Qënien e Tij është me ne kudo në çdo vend, çon në
mendimin se Ai paska shumë Qenie, sepse edhe vendet janë të shumta.
Përderisa i Adhuruari jonë (Allahu) është Një i Vetëm,nuk ka si të shumëfishohet (për çdo
vend që jemi ne). Pra, thënia se Allahu është në çdo vend, është e pasaktë. Ndërsa, thënia
se Allahu është mbi qiell, mbi Arshin e Tij dhe Ai është me ne me Dijen e Tij, na Dëgjon e na
Sheh kudo që të jemi, është besimi i vërtetë. Ebu Bekri radiAllahu anhu ka thënë:
“Kush adhuron Allahun,(le ta dijë) se Allahu është mbi qiell i Gjallë e nuk vdes kurrë.”
(Trasmeton Darimiu në “Er-Rad alel xhehmijeh”). Është pyetur Abdullah ibn Mubarek
rahimehullah: “Si ta njohim Zotin tonë?” Tha:“Ai është mbi qiell, mbi Arshin e Tij, i shkëputur
nga krijesat e Tij.”
Në disa tradita shumë individë ngrihen shumë lart nga të tjerët për të ashtëquajturat
“arritjet” e tyre shpirtërore. Ka njerëz që nga ana shpirtërore mund të kenë qënë më lart se
të tjerët por me devotshmëri . Allahu na ka treguar qartë superioritetin e devotshmërisë .
“… e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai me më shumë tak’ua …”
(49:13) Këtu na thuhet se faktori i vetëm që e bën besimtarin apo besimtaren me të vërtetë
superior ndaj të tjerëve është niveli i përkushtimit në punë që e afrojnë tek Allahu .
Islami nga ana tjetër kundërshton lavdërimin jashtë mase bile dhe të resulit s.a.u.s. i cili ka
thënë: “Mos më lavdëroni mua jashtë mase ashtu siç bënë kristianët me Isain birin e
Merjemes, me të vërtetë unë jam vetëm një rob (i Allahut), pra më thërrisni mua rob i
Allahut ose i dërguari i Tij.” Buhari Muslim.
50
Por përdorimi që na intereson neve më shumë është “Eulija-ullah” miqtë e Allahut ose
njerëzit shumë të dashur te Allahu. Në Kur’an Allahu ka caktuar disa lloje individësh të
cilët Ai i konsideron shumë të afërt te Ai. Përshkrimi i Allahut për euliatë e Tij mund t’a
gjejmë në suren Enfal Me të vërtetë eulija të Tij janë vetëm ata që ruhen (që janë të
devotshëm), por shumica e njerëzve nuk dinë.” (8:34) .Po ashtu thotë “T’a keni të ditur se
të dashurit e Allahut (eulijatë) nuk kanë frikë as kurrëfarë brengosje. (Ata janë) Të cilët
besuan dhe ishin të ruajtur (ishin me takua).” (10:62-63) “T’a keni të ditur se të dashurit e
Allahut (eulijatë) nuk kanë frikë as kurrëfarë brengosje. (Ata janë) Të cilët besuan dhe ishin
të ruajtur (ishin me takua).” (10:62-63) Allahu na shpjegon se kriteri për “eulija” është imani
dhe devotshmëria dhe këto gjenden (në grada të ndryshme sh.p.) tek çdo besimtar i
vërtetë.Lidhja e Ihsanit me te qënit evlija.
Ne po marrim në konsideratë këtu ata njerëz të ashtëquajtur të mirë të cilët kanë qënë
brenda kufijve të fesë Islame e çfarë mund të themi për të tjerët .
“Këtë (e themi për t’a ditur), se Allahu është Ai i Vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit …”
(22:6) Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-
llahu është vërtet Ai i larti, i madhi. (22:62)
Historia e përmendur mësipër për shfaqjen e shirkut gjatë kohës së popullit të profetit Nuh
tregon gjithashtu se dashuria dhe lavdërimi i tepruar i njerëzve të drejtë përbën një bazë
mbi të cilën idhujtaria mund të vendoset. Adhurimi i imazheve të Budës në budizëm dhe
Jezusit në kristianizëm paraqesin shembuj të qartë të idhujtarisë së tashme bazuar mbi
dashurinë dhe lavdërimet e tepruara të të drejtëve. Kristianët dhe çifutët e kohës së resulit
s.a.u.s. ndërtonin
vende adhurimi mbi ato vende ku besohej se ishin varret e të dërguarve dhe të shenjtorëve
kështu resuli s.a.u.s. i mallkoi këto (veprime) praktika. Ai gjithashtu mallkoi çdo njeri që do
bënte në të ardhmen të njëjtën gjë, në mënyrë që të ishte krejtësisht e qartë se Islami i
kundërshtonte me forcë këto veprime idhujtarësh dhe t’i tërhiqte vërejtjen njerëzve për
rrezikun e madh të lavdërimit të tepërt të njerëzve të drejtë. Në një rast gruaja e resulit
s.a.u.s. Umm Selemeh i tregoi për një kishë me piktura, që ajo kishte parë në Etiopi. Ai
(resuli s.a.u.s.) tha: “N.q.s. një njeri i drejtë nga këta popuj vdes, ata ndërtojnë mbi varrin e
tij një vend adhurimi dhe pikturojnë në të ato lloj pikturash. Ata janë më të këqinjtë e
krijesave në shikimin e Allahut.”Buhari
1.Profeti alejhi selam ka ndaluar nga ndërtimi i tyrbeve mbi varre apo ngritja e tyre etj Në
një hadith autentik qëndron: “I Dërguari i All-llahut ka ndaluar stolisjen e varreve, të ulurit
në varre dhe muratimin mbi varre.”
2.Profeti na ka lajmëruar se është prej shirkut të madh që feja Islame e ndalon adhurrimin e
varreve kushdo qofshin këta njerëz që janë varrosur aty thotë Profeti alejhi selam “All-llahu
i ka mallkuar çifutët dhe të krishterët, që varret e Pejgamberëve të tyre i kanë shndërruar
në mesxhide (Xhami)!”
3. Adhuruesit e varreve midis i luten të vdekurve duke i kërkuar që ata të çojnë kërkesat e
tyre te Allahu në mënyrë që të plotësohen nevojat e tyre. “Ne nuk i adhurojmë ata për
tjetër vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut …” (39:3) Kështu që të vdekurit bëhen
51
idhuj ndërmjetësues të aftë për t’i bërë favore të gjallëve.Dhe padyshim që kjo është prej
shirkut të madh që të nxjerr nga Islami .
4. Të tjerët i luten drejtpërsëdrejti të vdekurve duke i kërkuar atyre falje për gjynafet e tyre
apo diçka tjetër që mund ti sjellë dobi. Duke bërë kështu ata i japin të vdekurve cilësitë të
cilat i përkasin vetëm Allahut “Thuaj: Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi,
as ndonjë dëm, veç ç’ka do Allahu. Sikur t’a dija të fshehtën, unë do të shumoja për vete
të dobishmet e nuk do më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm qortues dhe përgëzues për
njerëzit që besojnë.” (7:188)
Shënim : Ka disa çështje të cilat konsiderohen si bërja e varreve vend adhurimi : Ndërtimi i
një xhamie mbi varr ose vendosja e varrit në xhami. Kryerjen e namazit ose bërjen e sexhdes
mbi ose në drejtim të një varri. Falja në xhami që ka (përmban) varre. Thotë Profeti aeljhi
selam “Mos u falni në drejtim të varreve dhe as mos u ulni mbi to.” Muslimi
52
45.Kapitulli Si do jesh me robërit e Allahut, Allahu ashtu do të jetë me ty
Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “vërtet Allahu i mëshiron ata që janë
të mëshirshëm.”Buhari .Ndihmoi njerëzit në nevojat e tyre, do të gjesh ndihmën e
Allahut. Muhamedi, sallallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Allahu i ndihmon robit të Tij
përderisa robi i Tij ndihmon vëllain e vet.” Po ashtu thotë: “kush ia kryen një
nevojë vëllait të tij , Allahu ia kryen atij një nevojë.”Muslimi. Pra, si të jesh me
robërit e Allahut, Allahu do të jetë me ty. Zgjidhe mënyrën se si dëshiron te jetë
Allahu me ty. Sillu në atë mënyrë me robërit e Allahut, do të gjesh shpërblimin e
njëjtë. Ki kujdes, mos i dëno njerëzit, se të dënon Allahu. Muhamedi, sal-lallahu
alejhi ue sel-lem, thotë: “Allahu i dënon ata të cilët i dënojnë njerëzit në
dynja.”Trimidhiu .Falua gabimet njerëzve, bëjua hallall dhe shpreso që Allahu të të
falë ty dhe dije se Allahu nuk e humb punën e atyre që bëjnë mirë.
Magjia është nga ato vepra të ndaluara, të cilat konsiderohen kufr, sikurse tha Allahu në
historinë e dy engjëjve në suren El-Bekare: “… Këta engjëj nuk i mësonin dikujt magjinë, pa
i thënë: Ne jemi dërguar sprovë, prandaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar
magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por
magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit
mësojnë nga ata gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai
që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa
e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!” (Bekare:
102).Ky ajet tregon se magjia është kufr dhe se magjistarët mund të shkaktojnë ndarje mes
burrit dhe gruas. Po ashtu, tregon se vetë magjia nuk mund të sjellë dëm apo dobi, por
ndikimi i saj ndodh me lejen e Allahut dhe dëshirën e Tij universale, sepse Allahu është Ai që
ka krijuar të mirën dhe të keqen. Transmetohet në hadithin e saktë se Profeti, salallahu
alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni nga shtatë gjynahet shkatërruese”. Ata thanë: “Cilat
janë ato o Rasulallah? Ai u përgjigj: “T’i bësh Allahut shok, magjia,.....” Hakimi e ka
saktësuar hadithin nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, me këtë tekst: “Kush shkon tek
fallxhori, ose tek parashikuesi i së ardhmes dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i
është shpallur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam.”
Transmetohet nga Imran bin Husejn, radijAllahu anhu, i cili tha: Profeti, salallahu alejhi ue
selem, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që bën supersticione (beson në bestytni), apo ai
që i kërkon dikujt tjetër ta bëjë për të, nuk është prej nesh ai që hedh fall, apo ai që i
kërkon dikujt tjetër ta bëjë për të, nuk është prej nesh ai që bën magji, ose kërkon që të
bëhet magji për të. Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, e ka mohuar atë që i
është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selam”. E ka transmetuar Bezari me zinxhir të
mirë.
Magjia është një kontartë e kidhur midis magjistarit dhe xhindit për të arrit një diçka të
caktuar qoftë dëm apo dobi dhe ka si parakusht mohimin nga ana e magjistarit dhe
Xhabiri, radijallahu anhu, na bën me dije se magjistarëve u zbresin shejtanë dhe i lajmërojnë
për lajmet që i vjedhin prej qielli. Prej njëqind lajmeve që ua tregojnë vetëm një është e
vërtetë, ndërsa lajmet tjera janë përralla që i shpifin vet. Para shpalljes së Pejgamberit, sal-
53
lallahu alejhi ue selem, çdo fis prej fiseve arabe e kishte nga një magjistar të cilit iu drejtonin
kur kishin nevojë. Mirëpo me ardhjen e Islamit kjo u ndalua dhe qielli u mbrojt me meteorë
të shumtë në numër.nënshtrimin apo përuljen e tij ndaj xhinëve.
Dëmi i saj në shoqëri është shumë i madh. Sa njerëz kanë vdekur prej magjisë, e sa të tjerë
janë sëmurë dhe sa prej tyre janë çmendur? Sa burra dhe gra janë nda dhe sa familje janë
shkatërruar? Kjo e tëra është dëm, shkatërrim dhe urrejtje. Allahu, azze ue xhel, e rrëfen të
vërtetën kur thotë: “Magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”Taha 69.
Përgjigje: Kush bën vepra të tilla tregon se ai bashkëpunon me xhindet dhe pretendon
njohjen e të fshehtave, ndaj shkuarja tek ai nuk lejohet, as ta pyesësh, e aq më pak të
kurohesh prej tij, sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem, për këtë kategori njerëzish ka
thënë: “Kush shkon tek parashikuesi i së ardhmes dhe e pyet për ndonjë gjë, atij besimtari
nuk i pranohet namazi për 40 ditë.” Transmeton Muslimi në Sahihun e tij. Është saktësuar
në shumë hadithe se Profeti, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar frekuentimin e
magjistarëve, fallxhorëve, të parashikuesve të së ardhmes, e ka ndaluar të pyeturit e tyre
dhe besimin në fjalët e tyre, duke thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij,
ai e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit.”
Magjia mund të shërohet duke lexuar Kuran, edhe i sëmuri i lexon vetes nëse është ende i
logjikshëm dhe e zotëron vetveten, ose i lexon dikush tjetër, duke i fryrë (fryrje e shoqëruar
me stërkala të lehta pështyme në gjoks, apo në çfarëdolloj pjese tjetër të trupit). I lexon
suren Fatiha, ajetin e Kursisë, Ihlasin, Felekun, Nasin, ajetet që flasin për magjinë në suret
Araf, Junus dhe Taha, suren Kafirun, duave të caktuara për mbrojtje nga magjia dhe
barërave të lejuara. Kjo mënyrë është e lejuar dhe në të nuk ka asgjë të keqe.
Shërimi i magjisë me anë të përdorimit të magjisë nuk lejohet, si për shembull: t’i bëjë
ibadet xhindit, duke i therur kurban, apo të bëjë edhe lloje të tjera ibadeti. Kjo është nga
veprat të cilat i nxit shejtani, madje është shirk i madh, ndaj është detyrë t’i ruheni kësaj
gjëje. Po ashtu nuk lejohet kurimi i të sëmurit nëpërmjet fallxhorëve, mashtruesve, atyre që
merren me bestytni dhe nuk lejohet përdorimi i gjërave që ata porosisin, pasi atyre nuk u
zihet besë, sepse ata janë gënjeshtarë të këqinj që mashtrojnë njerëzit dhe pretendojnë se
njohin të fshehtën.
54
E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të Allahut e cila bashkekziston me
njeriun në tokë. Allahu i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy
krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta. Allahu thotë: “E xhinët i krijuam më
parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27). Ata u quajtën xhin sepse ata nuk mund të
shikohen nga syri i njeriut.
55
48.Kapitulli mbi Hajmalitë, nuskat ,talismanet
Në terminologjinë fetare temime(hajmali, nuska ,talismane) quhen ato që u varen zakonisht
fëmijëve apo njerëzve në përgjithësi , për të parandaluar mësyshin apo për të larguar ndonjë
të keqe . Besimi në hajmali në fakt siguron bazat ideologjike për adhurimin e idhujve në
shumicën e shoqërive pagane ndërsa vetë hajmalitë paraqesin një degë të idhujtarisë.
Kështu ka shumë transmetime prej Profetit alejhi selam në të cilat ai ndaloi rreptësisht
praktika të tilla. Imran ibn Husejn transmeton se Profeti alejhi selam pa një byrzylyk bronxi
në pjesën e sipërme të krahut të një burri, ai tha: “Mjerimi qoftë mbi ty! Çfarë është kjo?”
Burri u përgjigj se ajo ishte për t’a mbrojtur atë nga një sëmundje e quajtur el Uahineh.
Resuli s.a.u.s. tha: “Hidhe atë, sepse me të vërtetë ajo vetëm do ta shtojë sëmundjen
tënde. Dhe n.q.s. vdes me të (në krah) ti s’ke për të parë hajër kurrë.”Ahmed ,Ibn Hiban
Ukbah ibn Amir trasmeton se Profeti alejhi selam një herë tha: “ Allahu i shkaktoftë
dështime dhe shqetësime kujtdo që vë talisman ose ja vendos atë të tjerëve.”Ahmedi
,Hakim
Gruaja e Abdullah ibn Mesudit, Zejnebja, transmeton se kur një herë Ibn Mesudi pa
një varëse prej korde (rrip) në qafën e saj e pyeti atë se çfarë ishte, ajo iu përgjigj: “Është një
kordë në të cilën është vënë një hajmali (në këtë rast është fjala për diçka që këndohet
apo thuhet një formulë fjalësh dhe pastaj përdoret si hajmali) për të më ndihmuar.” Ai ia
mori e shkatërroi atë dhe tha: “Familja e Abdullahit nuk ka nevojë për shirk! Unë kam
dëgjuar të dërguarin e Allahut që tha: “Me të vërtetë nuskat, talismanët dhe hajmalit janë
shirk.” Zejnebja u përgjigj: “Pse e thua këtë? Syri im shumë herë dridheshe dhe kur unë
shkova te filani, çifut, ai vuri një hajmali (nuskë) mbi të dhe syri e ndaloi të dridhurën.” Ibn
Mesudi u përgjigj: “Ajo ishte vetëm e nxitur, e shtytur prej shejtanit dhe kur ti u magjepse
(tu vu hajmalia) ai e la atë.” Për ty do kishte qenë e mjaftueshme të thoshe ashtu siç resuli
s.a.u.s. thoshte: “Idh-habil-ba’s Rabben-nas ueshfi entesh-shaafii laa shifaa’e il-laa
shifaa’uke shifaa’en laa jugaadiruhu sakama” “O Zot i gjithë njerëzve, largoja dhembjen,
shëroje, sepse Ti je shërues dhe nuk ka shërim veç asaj që Ti shëron, shërim që sëmundja
më nuk i rikthehet.” Mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1089),
Ahmedi, Ibn Maxhah dhe Ibn Hibban. Duaja është transmetuar gjithashtu nga Aishja dhe
Enesi mbledhur nga Buhari (v.7 f.427-8 n.5) dhe Muslimi (S.Muslim eng-trsns v.5 f.1195
n.5434).
Besimi në hajmali i jep gjërave të krijuara fuqinë hyjnore për të larguar fatkeqësitë, kështu
që ata që bashkohen me këtë besim pohojnë se Zotërimi i Allahut është i kufizuar në krijimin
prej Tij të krijesave. Në fakt ata i konsiderojnë hajmalitë më të fuqishme se Allahu, sepse
mendojnë se hajmalitë janë të afta të parandalojnë fatkeqësitë e caktuara nga Allahu.
Prandaj besimi në hajmali është shirk i qartë ashtu siç Ibn Mesudi tha në hadithin e
përmendur më sipër. Të gjitha temimet, pa përjashtim, janë të ndaluara, qofshin nga Kurani
a nga diçka tjetër, por nëse ato nuk janë nga Kurani, për veç që janë të ndaluara janë edhe
shirk. Sahabët si Ibn Mesud, Ibn Abas dhe Hudhejfa dhe shumica dërmuese e sahabëve
ishin të gjithë kundër vënies së nuskave me Kur’an. Profeti alejhi selam ka thënë: “Kushdo
që vë hajmali ka kryer shirk.” (e mbledhur nga Ahmedi dhe Tirmidhiu)
56
Rukjeja e ligjësuar:
Rukje e ligjësuar, sipas dijetarëve islamë është ajo që i plotëson tri kushte:
1. Të jetë në gjuhën e qartë arabe, t’i dihet kuptimi.
2. Të bëhet me fjalët e Allahut(Kuran ) ose me emrat dhe cilësitë e Tij.
3. Të mos mbështetet vetëm në rukje, por të jetë i bindur se ajo nuk ndikon vetvetiu porse
me lejen dhe vullnetin e Allahut . Është saktësuar se Profeti (alejhis-salatu ues-selam) i bëri
rukje vetes dhe tjetërkujt, bile është transmetuar se edhe atij, po ashtu i qe bërë rukje nga
Xhibrili dhe njëherë tjetër nga Aisha. (Muslimi ,Buhariu)
E para pra dija e ndikimit e cila është nxjerrja e përfundimeve për atë që do të ndodhë në
tokë përmes lëvizjes ,piktakimeve,ndarjes lindjes dhe perëndimit të yjeve. Nga e cila mund
të nxjerrim tre çështje : A- të besojë njeriu se këto yje kur lëvizin apo perëndojnë etj janë
ndikuese realisht ,pra se mund të krijojnë ndodhi apo mund të bëjnë keq dhe kjo është shirk
i madh sepse kush pretendon se përveç Allahut ka krijues tjetër atëhere ky është idhujtar .
B- Ta përdori këtë dije duke pretenduar se e di të fshehtën dhe argumentohet me
lëvizjet,ndryshimet etj të yjeve se do të ndodhi kështu dhe kështu apo se jeta e filamit do të
jetë e keqe sepse ka lindur në filan shenjë etj , dhe ky është kufër i madh që të nxjerr nga
Islami sepse Allahu thotë ““Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej as në tokë nuk e di të
fshehtën …” (Neml 65).Dhe kushdo që pretendon këtë i këtilli ka mohuar Kuranin dhe
padyshim se ky njeri që e quan veten astrolog futet në kategorinë e falltarëve dhe këtyre i
vijnë shejtanët dhe i frymëzojnë . Shumë ngjarje nga realiteti i përditëshëm dhe jo vetëm e
ka treguar kotësinë e këtyre lajmërimeve. Ashtu si ndodhia e çlirimit të Amurjes në vendet
e Shamit ku tregon fitoren madhështore të muslimanëve kundrejt Bizantinve pavarsisht se
astrologët pretenduan se do të ishte me kahun e kundërt. Profeti alejhi selam thotë
“Kushdo që i afrohet një falltori dhe beson në çfarë ai thotë, ka mohuar në çfarë iu shpall
Muhammedit.” Ahmedi Ebu Daud. Pra muslimanët e vërtetë janë të detyruar të qëndrojnë
larg këtyre gjërave. Vathët, zinxhirët etj. që kanë shenja zodiakale nuk duhen (veshur) vënë
edhe n.q.s. personi nuk beson në to. Ato janë pjesë dhe një kontigjent i një sistemi të
fabrikuar që propogandon kufër dhe që duhet hequr qafe në tërësi. Muslimani që beson,
nuk duhet t’a pyesë tjetrin çfarë shenje ka ai ose të orvatet të llogarisë shenjën e tij e as të
lexojë horoskopet në gazeta apo të dëgjojë kur ato lexohen.Allahu thotë “Çelësat e
fshehtësisë janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush veç Tij …” (6:59)
E Dyta pra dija rreth rrugëtimit e cila është të mësuarit e pozitave të yjeve për të ditur
Kiblën apo përdorimi i informacionit të yjeve nga lundërtarët ose udhëtarët e shkretëtirave
në mënyrë që të përcaktojnë drejtimet, ose nga fermerët për të përcaktuar arritjen e
stinëve në mënyrë që ata
57
të dinë kur të kultivojnë drithërat për kohën etj . Këto ose praktika të ngjashme me to
paraqesin aspektin e vetëm të astrologjisë që është hallall për muslimanët në përputhje me
Islamin
Allahu thotë :“Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen
me anë të yjeve.” (16:16)
Allahu thotë : “Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në
tokë ose në det …“ (6:97) Buhari transmeton thënien e mëposhtme nga Katadeh: “Allahu i
bëri yjet si stoli për qiellin ,për të treguar drejtimin (e udhëtimit) dhe për goditjen e
shejtanëve. Kështu që, kushdo që kërkon ndonjë gjë përtej kësaj ka spekulluar.
58
Duhet të thotë, gjithashtu: “Allahu im, nuk ka të mirë përveç të mirës Sate, nuk ka ogur të
zi nga shpendët, përveç atij që vjen nga Ti dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Teje.”
Ahmedi
54.Kapitulli ndalesa e thënies “ kjo gjë të sjell fat apo ky njeri të sjell fat”
Ne Islam Allahu nuk e ka lene rrizkun apo fatin ne dore te gjerave dhe njerezve por e ka
caktuar ate se si do jete njeriu i lumtur apo fatkeq qe ne bark te nenes. I Dërguari, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e
nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm
me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet
meleku dhe i jep jetën (e fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta
shkruajë nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe
a do të jetë i fatkeq apo i lumtur.” (Buhariu dhe Muslimi) Duhet kuptuar mire fjala se'' dicka
te sjell fat'' se cfare kuptimi ka .Nese ti i jep kuptimin se ky send apo kjo gje ka mundesi ne
vetvete te te sjelle rrizk apo dicka nga gjerat te cilat jane mundes vetem te Krijuesit
madheshtor ,dhe kjo eshte shirk ne Islam mekati me i madh qe Allahu nuk e fal dhe i sjell
njeriut shume te keqia ne kete dhe ne boten tjeter :Kur Profeti ka pare dike me nje hajmali
ne dore i ka thene se perse e mban ai i ka dhene per te me hequr dobesine ,Profeti alejhi
selam i tha hiqe ate sepseajo vec sa ta shton dobesine dhe nese ti vdes me te nuk do te
shpetosh kurre. Dhe nese ti e mban thjesht si nje mjet qe mendon se Allahu e ka bere te
ligjeshme per te ardhur mirsia apo fati i mire atehere njeriu duhet te shikoje se cka i sjell atij
dobi prej gjerave qe ka ligjeruar Ligjvenesi(Allahu) si psh lutja e cila largon caktimin e keq ,
sadakaja (lemosha ) e cila po ashtu pengon fatkeqesine ,shton rrizkun dhe shëron të
sëmurin , po ashtu namazi ,përmendja e Allahut (la ilahe il Allah) ,mbajtja e lidhjeve
farefisnore ,perkujdesja ndaj jetimit . etj .
Abdullah ibën Amër ibën el Asi r.a kishte thënë: “Kam dëgjuar se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i ka shkruar fatet e krijesave para se t’i krijojë
qiejt dhe Tokën në pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa Arshi i Tij ishte në ujë.” Muslimi. Duhet
ditur se Caktimi i Allahut (Kaderi), e mira dhe e keqja, janë në dorën e Allahut dhe ndodhin
vetëm me caktimin e Allahut, dhe ky është edhe kushti i gjashtë i imanit, pa të cilin nuk vlen
dhe nuk plotësohet imani i askujt.ka thënë i Dërguari i Allahut: “Ruaje ti Allahun, Allahu të
ruan ty, ruaje Allahun, do ta gjesh çdo herë pranë vetes, dhe kur të lypësh, lyp prej
Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dhe dije se, nëse të gjithë njerëzit
mblidhen që të të bëjnë ndonjë dobi, nuk kanë mundësi të të bëjnë asgjë përveç se atë që
ta ka caktuar Allahu, dhe dije se, sikur krejt njerëzit të mblidheshin që të të bëjnë ndonjë
të keqe, nuk kanë mundësi të të bëjnë asgjë përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Janë
ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat.” Thotë Allahu në Kuran “Nëse Allahu të godet me
ndonjë të keqe, s’ka kush të ta largojë atë përveçTij.” (En’amë, 17)
Shikuar nga ky këndvështrim, njeriu një herë e përgjithmonë duhet ta kuptojë se mbarësia
59
dhe fatkeqësia janë të caktuara nga Zoti dhe pjesë e sprovave të kësaj jete.Prandaj nese
njeriu e lidh zemren e vet me Zotin e tij ska per te dal i humbur dhe ka për të shpëtuar prej
telasheve të kësaj bote.
Dije se zotimi është ibadet, i cili duhet t’i kushtohet vetëm Allahut, prandaj kushdo që ia
kushton atë dikujt tjetër pos Allahut bie në shirk të madh. Zotimi është shirk kur njeriu ia
bën vetes detyrë një gjë për hir të dikujt tjetër pos Allahut, në shenjë madhërimi e afrimi.
Shembuj kur zotimi është shirk:
1. Kur njeriu zotohet duke thënë: “Nëse e shëron Allahu të sëmurin tim, do të flijoj për
varrin e filan-evliasë kaq dele ose kaq pasuri”.
2. Kur thotë: “Nëse më lind ndonjë fëmijë, do të ther kurban për filan-evlianë, te varri i tij”.
60
3. Kur thotë: “Zotohem se do t’i flijoj tri bagëti për filan-evlianë ose për filan xhinin”.
4. Po ashtu zotimi që bëhet për idhuj.
5. Gjithashtu edhe zotimi që bëhet për Diellin ose Hënën.
Thotë Profeti alejhi selam ” Kush Zotohet për tju bindur Allahut le ti bindet ndërsa kush
zotohet të bëjë mëkat ndaj Allahut le të mos bëjë mëkat ndaj tij.” Buhari
Pra themi se zotimi është adhurim madhështor dhe nuk i kushtohet askujt përveç Allahut
.pra nëse njeriu thotë se nëse Allahu e shëron njeriun tim un do të jap kaq lekë është
obligim përmbushja e Zotimit . Por nëse përbetohesh psh nëse ti e bën këtë gjë unë do të të
pi këtë sasi alkoli atëhere kjo është mëkat dhe slejohet të zbatosh premtimin . Dhe siç
thamë më lart nëse përbetohesh për diçka që e ka në dorë vetëm Allahun atëhere kjo është
shirk i madh Zoti na ruajtë.
61
60.Kapitulli i fjalës ‘SIKUR’ ( ) و ل
Kur fjala ‘sikur’ përdoret në tri rastet vijuese:
a. për të kundërshtuar ligjin e Allahut. “Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet:
“Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga
vetja, nëse flisni të vërtetën!”” Sureja al-‘imran, 168.
b. për të kundërshtuar kaderin.
“O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta
niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të
vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep
jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.” Sureja al-‘imran, 156.Pra
kundërshtonin caktimin e Zotit.
c. duke shpresuar në ndonjë të keqe.
Argument për këtë është hadithi që e tregon Pejgamberi alejhi selam për katër personat, ku
njëri thotë: “Sikur të kisha pasuri do të veproja sikurse filani”. Ky njeri shpresonte të bënte
keq, prandaj i Dërguari alejhi selam tha: “Ai do të shpërblehet në bazë të nijetit, andaj
mëkati i këtyre të dyve është i njëjtë”.Ahmedi, Trimidhiu
d. Ta përdorësh për keqardhje apo ankesë sepse kjo e mbush veten e njeriut me mërzitje
dhe dëshpërim ndërsa Allahu do që njeriu të jetë gjithmonë optimist dhe aktiv .Thotë
Profeti alejhi selam në hadith të saktë “ kujdesu për atë që të bën dobi dhe kërkoi ndihmë
Allahut dhe mos u bëj neglizhent dhe nëse të godet diçka mos thuaj “Sikur të kisha bërë
këtë apo kështu porse thuaj Kaderi i Zotit çfarë deshi ai ndodhi , sepse fjala sikur i hap derën
shejtanit”
62
63.Kapitulli ti bindesh Prijsave ,Dijetarëve apo njerëzve me pushtet në kundërshtim të
Allahut.
Thotë Allahu :” “Ata, në vend të Allahut, kanë zgjedhur për zotëra rabinët dhe murgjit e
tyre, si dhe Mesihun, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë
vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai
mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)”. (Et-Teube: 31).
Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem po lexonte Ajetin { ْﺣﺒَﺎرَھُﻢْ وَرُ ْھﺒَﺎ َﻧﮭُﻢْ أَ ْرﺑَﺎﺑًﺎ ﻣِﻦ
ْ َاﺗﱠﺨَﺬُوا أ
َدُونِ اﻟﱠﻠﮫِ وَا ْﻟ َﻤﺴِﯿﺢَ ا ْﺑﻦَ ﻣَ ْﺮﯾَﻢ...}“Ata, në vend të Allahut, kanë zgjedhur për zotëra rabinët dhe
murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes…” erdhi Adij ibn Hatim, me një kryq prej
serme në qafë, i cili më parë kishte qënë i krishterë (ishte i krishter kur bisedoi me
pejgamberin). Ndërsa po e dëgjonte nga leximi i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem Ajetin
në fjalë, tha: “Ata nuk i adhuruan rabinët dhe murgjit”. Ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu
alejhi ue sel-lem ia ktheu: “Prijësit e tyre në fe, ato gjëra që Allahu i kishte bërë haram, ia u
bënin hallall dhe ato që Allahu i kishte bërë hallall, ia u bënin haram. Kështu që masa e
popullit iu bind gjykimeve të këtyre priftërinjve. Pikërisht kjo bindje e tyre ndaj
priftërinjëve është adhurimi që ata bënin kundrejtë priftërinjëve, për të cilin flet edhe
Ajeti i sipërpërmendur.” (Ngjarjen e kanë transmetuar Ibn Kethiri dhe Taberiu në tefsirin e
Ajetit 31 të Sures Et-Teube. Gjithashtu e ka transmetuar Tirmidhiu në tefsirin e të njënjtës
Sure, në Hadithin me numër: 3095.). E ka cilësuar si ibadet/adhurim bindjen e popullit ndaj
priftërinjëve të fesë së tyre, të cilët ndryshonin urdhërat e Allahut, duke e bërë të lejuaren,
të ndaluar e anasjelltas dhe si përfundim ia njohën të drejtën e ligjvënies përveç Allahut të
Madhëruar, edhe prijësve fetarë.
Nuk ka tjetër fe në tokë me të cilën Allahu mund të adhurohet përveç Islamit. Allahu, më i
Larti, thotë: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet dhe
në Jetën e Përtejme ai do të jetë njëri nga të humburit.” [3:85]
Njëra prej fundamenteve të besimit në Islam është se Libri i Allahut [Kur’ani] është Libri i
fundit i shpallur nga Furnizuesi i Botëve. Ai [Kur’ani] shfuqizoi të gjitha Librat e shpallura nga
Allahu para tij, si Teuratin, Psalmet, dhe Biblen, kështu që asnjë libër tjetër s’është mbetur
me të cilën do të mund të adhurohej Allahu përveç Kur’anit. Allahu, më i Larti, thotë: “Dhe
ne ta kemi zbritur [O Muhamed] Librin e vërtetë, i cili vërteton Shkrimet [Librat] që
erdhën para tij, që është i besueshëm dhe dëshmi për to [Shkrimet e vjetra]. Pra gjyko
mes tyre me atë çka Allahu ka shpallur, e mos i paso dëshirat e tyre të kota.” [5:48]. Ne
besojmë se Teurati dhe Bibla janë shfuqizuar nga Kur’ani, dhe se ato janë ndryshuar me anë
të shtesave apo heqjeve nga ana e pasuesve të tyre. Kjo është dëshmuar në disa vargje të
librit të Allahut, Kur’anit Fisnik. Allahu, më i Larti, thotë në Kur’an: “Vërtet, në mesin e tyre
është një grup që shtrembëron Librin me gjuhët e tyre [gjatë leximit], që ju të mendoni se
ajo është pjesë e Librit, por ajo s’është nga Libri, dhe ata thonë: ‘Kjo është prej Allahut,’
kurse ajo s’është prej Allahut; dhe ata flasin të pavërteta kundër Allahut ndërsa e dinë
këtë [që s’është e vërtetë].” [3:78] Kjo dëshmohet nga incidenti në vijim. Pejgamberi
[salallahu alejhi ue selam] u hidhërua kur pa Umer ibn el-Hatabin duke mbajtur fletë, të cilat
63
përmbanin vargje nga Teurati dhe ai i tha atij: “O Umer! A mos po dyshon? A nuk e kam sjell
porosinë në formën më të dëlirë? Sikur vëllai im Musai të ishte gjallë, ai do t’më pasonte
mua.” Transmetuar nga Ahmed, ed-Darimi dhe të tjerët. Njëra nga fundamentet e Islamit
është se cilido Çifut apo i Krishterë që nuk e pranon Islamin, duhet të konsiderohet dhe të
emërtohet mosbesimtar [Kafir]. Kur’ani i ka shfuqizuar të gjitha fetë paraprake. Bazuar në
këtë, thirrja për unifikim refuzohet në pajtim me sheriatin dhe është e ndaluar rreptësishtë
me anë të të gjitha dëshmive Islame në Kur’an, Sunet dhe Ixhma [marrëveshje të
përgjithshme]. Prej këtu, nuk është e lejuar për ndonjë musliman që beson në Allahun si Zot
[Krijues, Furnizues, Pronar], në Islamin si fe, dhe në Muhamedin [salallahu alejhi ue selam] si
Pejgamber dhe Lajmëtar, që të thërrasë në këtë besim të neveritshëm, apo të inkurajojë të
tjerët për t’iu bashkuar asaj
Allahu, më i Larti, thotë, “Thuaj: O njerëzit e librit! Ejani tek një fjalë që është e drejtë mes
jush dhe nesh, që mos të adhurojmë tjetër pos Allahut. Atëherë, nëse ata e kthejnë
shpinën, thuaj, ‘Dëshmoj se ne jemi muslimanë.” [3:64]
Falenderimi i takon Allahut Zotit të Botëve paqja qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin
alejhi selam.
Referencat
1-El Kaulu Mufid fi kitabi teuhid . Muhamed ibn Salih el Uthejmin
2-Shkenca e besimit .Abdul Mexhid Ez zendani
3-Teuhidi i thjeshtësuar.Abdullah Ahmed el Huvejl
4-Teuhidi dhe shirku . Muhamed Xhemil Zejno
5-Tre Parimet .Muhamed ibn Abduluehab
6-Teuhidi .Ebu Emine Bilal Filips
7-Hyrje në librin Kitabu Teuhid .Salih Ali Shejh
8-Feuaid .Ibn Kajim El Xheuzijeh
9- Gjykimi i magjisë dhe fallit. Imami, shejkhu i nderuar AbdulAziz bin Baz
10-Krijimi i Universit .Harun Jahja
11-Fethu el Mexhid Sherh Kitabu Teuhid
12-“Minhaxhu el Muslim”, Ebu Bekër Xhabir el Xhezairi
13-Revista AlbIslam .
14-www.udhaebesimtareve.com
15-Www.mburoja.com
16- Pjesët e Teuhidit. Abdurrazak el Bedr
17-www.ikratv-alb.net
18-Kur’ani prin rrugen drejt shkences . Harun Yahya
19-Udhëzues I Ilustruar për të kuptuar Islamin.
64