LENDA: TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI 10 DATA:23/10/2018
Fusha:Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla: Klasa: X-A
ORA:6 Tema mësimore: Editimi i tekstit Situata e të nxënit:Nxënësit disktuojnë rreth teknikës WYSIWYG. Ata ndajnë me shokët përvojat e shkrimit të programeve të thjeshta pa pasur nevojën e një njohje të thelluar të gjuhës html. Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës Fjalët kyçe:WYSIWYG sipas temës mësimore:Njeh teknikën e redaktimit të tekstit editor WYSIWYG. notepad • Përdor editor të thjeshtë si word, notepad. • Provon të publikojë dokumente në web të bazuar në teknikën WYSIWYG. Burimet: Tik 10, internet, udhëzime mbi përdorimin Lidhja me fushat e tjera ose me temat e programit Notepad ndërkurrikulare:Kjo temë mësimore është e lidhur ngushtë me komunikimin dhe shkencat. Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Organizimi i orës së mësimit Faza e parë: Brainstoring Shkruaj në tabelë shkurtimin WYSIWYG. I drejtohet klasës sa prej tyre kanë njohuri mbi këtë shkurtim. Mbi bazën e kësaj përgjigjeje ndërtohet edhe struktura e brainstormingut. Nëse mbi 80% e klasës e ka të qartë kuptimin e shkurtimit, harta e mendimit përqëndrohet mbi ediorët e shkrimit të dokumenteve në web. Alternativa tjetër ku një përqindje më e ulët e klasës është në dije të këtij kuptimi, shtron përpara mësuesit alternativën e shpjegimit të shprehjes në anglisht. Faza e dytë: Punë e udhëhequr Njoh nxënësit shfaq me ndihmën e projektorit në grupin e programeve. Programin e shkrimit Notepad. Nuk është e nevojshme të shkarkohet nga interneti pasi është pjesë e sistemit të operimit Windows. Udhëzohen nxënësit që të shkruajnë kodin e gatshëm të dhënë nga mësuesi në këtë editor. <HTML><HEAD> <TITLE>Qyteti im</TITLE> </HEAD><BODY> <H1>Kjo është faqja në Ueb e qytetit tim!</H1> </BODY></HTML> Ekzekutohet kodi dhe hapet me ndihmën e një shfletuesi. Koncepte të reja Njoh nxënësit me editorë të tjerë që nuk janë pjesë e sistemit Windows, p.sh., Kompozer, BlueGriffon, Amaya. Demostrohet si mund të shkruhet një kod në kompozer dhe si mund të ekzekutohet ai. Faza e tretë: Punë e pavarur Klasa do të ndahet në dy grupe. Njëri grup do të shkruaj një dokument në Notepad dhe grupi tjetër në Kompozer. Zgjedhja e editorit është i lirë Secili prej grupeve do të shkruaj kodin: <HTML><HEAD> <TITLE>Shkolla ime</TITLE> </HEAD> <BODY> <H1>Kjo është faqja në web e Shkollës sime!</H1> </BODY></HTML> Do të hapen me dy deri në tre shfletues të ndryshëm për të parë si shfaqet ky kod Vlerësimi: Detyrat dhe puna e pavarur: