Biznesi Jo Aq I Ëmbël I Mjaltit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Biznesi jo aq i ëmbël i mjaltit, sektori me probleme

pa fund
16/02/2018 10:05 PM 0 KOMENTE

Një biznes i ëmbël, si nga të ardhurat që sjell, edhe nga produkti që prodhon. Por,
aspak të ëmbla janë problemet që i shoqërojnë ndër vite prodhuesit e mjaltit:
mungesa e subvencioneve për fermerët e vegjël, pesticidet e përdorura pa kriter
dhe sëmundjet e bletëve, dizavantazhi në prodhim krahasuar me rajonin,
probleme eksporti,si dhe mungesa e një strategjie të qartë nga shteti për sektorin
e bletarisë.
Bletarët ngrenë zërin…!

Nga Deada Hyka

Aristoteli i thurte lavde mjaltit që ilirët e kthenin në verë. Dhe tradita e bletarëve shqiptarë daton
pikërisht që prej kohës së ilirëve. Të shumtë janë prodhuesit aktualë që bletarinë e kanë profesion të
trashëguar apo traditë familjare. E kanë nisur me pesë apo dhjetë koshere dhe me kalimin e
viteve,kanë shtuar kapacitetin, të udhëhequr nga kërkesa në rritje.

Sipas Censusit të vitit 2016, në Shqipëri ka 365 mijë koshere dhe përafërsisht 12 bletë/km². Burime
nga Shoqata e Bletarëve Shqiptarë tregojnë për “Monitor” se e gjithë Shqipëria është e mbushur me
bletërritës. Ky fakt mbështetet edhe nga kushtet e përshtatshme klimatike dhe gjeografia e pasur.
Duke marrë në konsideratë që një koshere jep përafërsisht 10 kg mjaltë, përllogaritjet e Shoqatës së
Bletarëve tregojnë se konsumi i mjaltit në Shqipëri është 1kg/frymë. Sipas znj. Lejla Shehu, kreut të
Shoqatës, mjalti është shndërruar në produkt të mirëfilltë tavoline për shqiptarët.

Biznesi i ëmbël
Kosto për të hapur një bletari nuk është e lartë. Ekspertët tregojnë se mjalti mund të sigurojë fitime
të larta, mjafton të vihet në jetë një plan i mirëmenaxhuar biznesi.
Hendeku i madh mes konsumimit të produkteve të bletëve në Shqipëri dhe sasisë së disponueshme
paraqet një mundësi fitimprurëse për sipërmarrësit për t’u shfrytëzuar. Kërkesa është e lartë,
shpenzimet e pakta: pak kapital dhe mund të bëhet nga shtëpia, si dhe ka fitim të lartë.
Por, si duket situata në vendin tonë? Shoqata e Bletarëve raporton për një përhapje të madhe të
bletërritësve në të gjithë territorin, ndërsa kompania me cikël të mbyllur “Morava” tregon se has
vështirësi në grumbullimin e sasisë së madhe të mjaltit: kërkesat janë më të larta se sa prodhimi. Që
të rritet prodhimi i mjaltit shqiptar, si dhe të konkurrohen produktet e importit, të cilat nuk kanë të
njëjtën cilësi, sipas administratorit të “Morava” duhet që shteti të subvencionojë më tepër fermerët e
vegjël dhe të ndryshojë skemën e subvencioneve.
Eugen Skermo thotë për “Monitor” se subvencioni që jepet aktualisht 1000 lekë për koshere (për
fermerët që kanë më tepër se 50 të tilla), duhet të jetë për njësi prodhimi. “Kjo do të nxiste prodhimin
e mjaltit dhe do të shmangte abuzimet me numrin fiktiv të koshereve të raportuara për të marrë
subvencione”, – thotë z. Skermo. Ndërsa znj. Shehu nga Shoqata e Bletarëve pohon se “fermerët
shqiptarë kanë filluar të merren gjithnjë e më shumë me bletari dhe me prodhimin e mjaltit, të
ndihmuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike që janë jetike për këtë biznes. Përpos potencialit
të madh që ky biznes ka në vend, pjesa më e madhe e prodhimit vjen nga biznesi familjar, i cili
kultivon një numër modest koshere bletësh. Ndaj, shteti duhet të përpilojë një strategji që të përfshijë
pikërisht këto kategori prodhuesish, që t’i nxisë më tepër në rritjen e numrit të koshereve”.

Humbjet
Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në
të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Znj. Lejla
Shehu tregon për “Monitor” se rreth 40% e koshereve janë dëmtuar gjatë 2017-s për shkak të
shumë faktorëve, si dimri i acartë në fillim të vitit, mungesa e standardeve në mjekim, përdorimi i
pesticideve në bujqësi pa kriter, si dhe thatësia në verë për disa zona.
Znj. Shehu thotë se mungojnë politikat për zhvillimin e standardizuar të tij, mbështetja financiare dhe
për më tepër, specialistët. “Sot, Ministria e Bujqësisë nuk ka një specialist që të njohë sektorin e
bletarisë dhe të kujdeset për politikat e sektorit. Prandaj humbjet e fermerëve, jo vetëm që kanë
ngelur jashtë vëmendjes së institucioneve, por edhe ndryshimi i herëpashershëm i stafit i bën që të
përplasen në dyert e ministrisë çdo vit, pa përgjigje”.

Insekti kaq i dobishëm për njerëzimin kërkon përvojë dhe përkujdesje të veçantë. Por mungojnë
specialistët dhe kurset apo shkollat e mirëfillta në këtë sektor, që do të sillnin frytet e veta, sugjeron
ajo. “Mungesa e përvojës dhe mungesa e njohurive, në shumë raste, kanë sjellë dështim. Fermerët
shqiptarë u duhet të bëjnë vetë të gjithë zinxhirin e punës, nga rritja e bletëve, prodhimi e kultivimi,
grumbullimi dhe gjetja e tregut të shitjes bashkë me marketingun. Nuk duhet të jetë kështu. Zinxhiri
duhet të jetë i mirëstrukturuar që për çdo hallkë të ketë specialistë”,-pohon kreu i Shoqatës për
“Monitor”.

Ajo thekson
Ai thekson edhe një tjetër problem që duhet parë me urgjencë: Shkatërrimi i pyjeve dhe bimësisë e
ka bërë bletën më pak produktive dhe me shumë kosto për ta mbarështuar. “Pylli është furnitori më i
madh i bletës, por dëmtimi masiv i tij vitet e fundit ka prishur ekuilibrin e furnizimit me ushqim të
insektit”, -tregon ajo.
Një faktor tjetër, sipas Shehut, që ndikon negativisht në mbarështimin e tyre, janë pesticidet që po
përdoren ndaj frutikulturës. Fermerët shqiptarë i spërkatin pemët deri në 15 herë, që nga lulja deri në
vjelje, tha Shehu. Bletët që kullosin në këto pemë helmohen dhe vdesin.
Znj. Shehu thotë se bletarët kanë pohuar se ky vit ka qenë dramatik për ta dhe 2018, sipas saj, nuk
pritet të jetë i mirë.

Importet dhe prodhimi


Deri në vitin 1932, të gjithë kosheret e bletëve ishin tradicionale me kuti druri të madhësive të
ndryshme. Në vitin 1953, sipas statistikave, 77% e tyre vijonin të ishin tradicionale, duke prodhuar
një mesatare prej 5 kg mjaltë në vit, ndërkohë që kosheret e lëvizshme shkonin në 20 kg. Sot,
prodhimi shkon në mbi 3 mijë tonë në vit (sipas Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi në 2016 arriti
afërsisht 4 mijë tonë), duke plotësuar nevojat e tregut lokal dhe duke shkuar për eksport.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, prodhimi vendas i mjaltit ka ardhur në rritje. Nga viti
2012 deri në 2016, prodhimi është rritur me 31%, gjë që tregon angazhim më të madh të fermerëve
shqiptarë, e konfirmuar edhe nga Shoqata e Bletarëve.
Sipas të dhënave të ofruara nga INSTAT, vihet re që importi i mjaltit ka pësuar rënie të lehtë, nga viti
2015 në 2016, me 15% sipas sasisë së importuar, ndërsa shifrat e 11-mujorit të 2017-s tregojnë
sërish rënie. Produktet e importit, sipas fermerëve shqiptarë, janë atraktive, për shkak të çmimeve të
ulëta në treg. Nga ana tjetër, konsumohen nga familjet të cilat nuk arrijnë të gjejnë mjaltin shqiptar,
shpeshherë për shkak të mungesës në treg. Megjithatë, importi zë një peshë të papërfillshme në
totalin e konsumit vendas.

Problemi i eksporteve, pse nuk shitet produkti shqiptar në tregjet e BE


Shqipëria nuk mund të eksportojë asnjë produkt me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit
Europian, përjashtim nuk bën as mjalti. Sipas ekspertëve të kontaktuar, është mësuar se
delegacione nga BE kanë ardhur në Shqipëri për të inspektuar dhe kanë gjetur mungesa në
standarde. Eugent Skermo, nga “Mjalti Morava”, tregon se më tepër është një çështje që nuk kanë
marrë masat për të vijuar ose për të lobuar në këtë drejtim që të certifikohemi. Duhet marrë
seriozisht, thotë ai, edhe nga instancat shtetërore, që të kryhet një studim tregu i mirëfilltë në këtë
sektor dhe më pas, të nisin negociatat për tregtimin e këtyre produkteve me origjinë shtazorë, si
mjalti.
Prodhuesit shqiptarë kanë parë, në këtë rast, potencial në tregjet aziatike apo SHBA, duke marrë
shkas nga ky problem.
“Mjalti Morava” eksportohet në tregjet aziatike

si Kina, Singapori, Japonia


dhe deri në Amerikë. Për rastin e Kinës, administratori Skermo pohon se “ne nuk arrijmë t’i
plotësojmë kërkesat e tregut të tyre me sasi shumë mëdha mjalti. Sepse thjesht nuk kemi aq
prodhim. Thjesht nuk i përballojmë dot”, duke konfirmuar problemin me të cilin ndeshen dhe shumë
fermerë të tjerë, me prodhim të ulët dhe kërkesa të larta. Ky fakt e bën mjaltin tonë jokonkurrues,
duke u tregtuar me një çmim të lartë.
Sipas administratorit të “Morava”, në Shqipëri mund të ketë 365 mijë koshere, por kemi rendimentin
më të ulët në rajon të prodhimit të mjaltit. Greqia e ka mesatarisht 30kg/koshere, ndërsa ne
përafërsisht 10kg/koshere.
Sipas shifrave të Doganës Shqiptare, eksportet shqiptare të mjaltit kanë ardhur në rritje ndër vite.
Nga viti 2012 në 2016, sipas peshës, rritja ka qenë 195%. Eksportet zunë në 2016-n vetëm 5% të
totalit të prodhimit.
Në dyert e Ministrisë së Bujqësisë
Shoqata e Bletarëve, së bashku me të gjithë fermerët e anëtarësuar, prej vitesh u adresohen dyerve
të Ministrisë së Bujqësisë, për të gjetur zgjidhje të halleve të tyre. Vitet kalojnë, stafi ndërrohet
shpesh, pritjet e takimet bëhen, por sipas tyre, zgjidhja nuk ka ardhur ende.
Znj. Shehu nga Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë tregon se mungon një strategji e mirëfilltë e
sektorit të bletarisë në vend dhe, pavarësisht përpjekjeve të shoqatës apo fermerëve, kjo nuk po
arrihet.
Pak javë më parë, Shoqata zhvilloi një tjetër takim me përfaqësues të Ministrisë (jo ministri), gjatë të
cilit u adresuan edhe njëherë problemet që kërkojnë zgjidhje përmes bashkëpunimit shtetëror
politikëbërës. Në një komunikim me revistën “Monitor”, pikat e kërkuara mësohet se janë:

Sëmundjet e bletëve

Medikamentet e përdorura
Helmimet nga spërkatjet e pakontrolluara
Mungesa e subvencioneve dhe i një përfaqësie në institucion
Monitorim i vazhdueshëm: i statistikave mbi bletën, sëmundjeve të tyre etj.

You might also like