Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 39

PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL

FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR TRANSPORT


TË MALLRAVE ME KOMENTAR JURIDIK DHE UDHËZIM
PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Shtator, 2013
Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes
Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -1-
FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR TRANSPORT
TË MALLRAVE ME KOMENTAR JURIDIK DHE UDHËZIM
PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Përmbajtja e këtij raporti është vetëm përgjegjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa
pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për
zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara

Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike,


mekanike, të fotokopjohet apo të incizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit
të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo
të shpërndarë.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -2-
Përmbajtja
FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR TRANSPORT TË MALLRAVE ME KOMENTAR JURIDIK DHE
UDHËZIM PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM ................................................................................ - 5 -
1 Përkufizimet. ............................................................................................................................. - 8 -
2. Aplikimi dhe Kohëzgjatja e kontratës. ..................................................................................... - 10 -
3. Rregullimi i udhëzimit të transportit dhe detyrimet................................................................. - 10 -
4. Dorëzimi dhe dokumentet, licencat, lejet dhe objektet. .......................................................... - 11 -
5.Cilësia dhe kryerja e shërbimeve. ............................................................................................. - 12 -
6. Çmimi. .................................................................................................................................... - 12 -
7. Pagesat. .................................................................................................................................. - 13 -
8. Tatimet. .................................................................................................................................. - 13 -
9. Dëmtimet, humbjet dhe përgjegjësia. ..................................................................................... - 14 -
10. Sigurimi i Transportit............................................................................................................. - 14 -
11. Porositë e ndryshuara. .......................................................................................................... - 15 -
12. Vonesat në përmbushje nga furnizuesi. ................................................................................ - 15 -
13. Dëmet e likuiduara................................................................................................................ - 16 -
14. Ndërprerja për shkak të vonesës. .......................................................................................... - 16 -
15. Ndërprerja për dobi. ............................................................................................................. - 16 -
16. Fuqia madhore...................................................................................................................... - 17 -
17. Bartja dhe përfitimet e kontratës. ........................................................................................ - 17 -
18. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ligji i zbatueshëm. ............................................................ - 17 -
19. Gjuha e kontratës................................................................................................................. - 18 -
20. Njoftimet. ............................................................................................................................ - 18 -
21. Të përgjithshme. ................................................................................................................... - 18 -
UDHËZUES PËR PËRDORUESIN E FORMËS STANDARDE TË KONTRATËSPËR TRANSPORT .............. - 21 -
1. Përkufizimet ........................................................................................................................... - 21 -
2. Aplikimi dhe Kohëzgjatja e kontratës ...................................................................................... - 21 -
3. Rregullimi i udhëzimit të transportit dhe detyrimet................................................................. - 22 -
4. Dorëzimi dhe dokumentet, licencat, lejet dhe objektet. .......................................................... - 23 -
5. Cilësia dhe kryerja e shërbimeve. ............................................................................................ - 24 -
6. Çmimi. .................................................................................................................................... - 25 -
7. Pagesat. ................................................................................................................................. - 26 -
8. Tatimet. .................................................................................................................................. - 26 -
9. Dëmtimet, humbjet dhe përgjegjësia. ..................................................................................... - 27 -
10. Sigurimi i Transportit............................................................................................................. - 28 -
11. Porositë e ndryshuara. .......................................................................................................... - 29 -
12. Vonesat në përmbushje nga furnizuesi. ................................................................................ - 30 -
13. Dëmet e likuiduara. .............................................................................................................. - 30 -
14.Ndërprerja për shkak të vonesës. ........................................................................................... - 30 -
15. Ndërprerja për dobi. ............................................................................................................. - 31 -
16. Fuqia madhore...................................................................................................................... - 32 -
17. Bartja dhe përfitimi i kontratës. ............................................................................................ - 32 -
18. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ligji i zbatueshëm. ............................................................ - 32 -
19. Gjuha e kontratës. ................................................................................................................ - 33 -
20. Njoftimet. ............................................................................................................................. - 33 -
21. Të përgjithshme. ................................................................................................................... - 34 -

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -3-
UDHËZUES PËR PËRDORUESIN E FORMËS STANDARDE TË KONTRATËS PËR TRANSPORTIN E
MALLRAVE............................................................................................ Error! Bookmark not defined.
Çmimet....................................................................................................................................... - 36 -
Detyrimet ................................................................................................................................... - 36 -
Konventat e transportit dhe përgjegjësia .................................................................................... - 36 -
Dokumentet e transportit ........................................................................................................... - 36 -
Faturat shoqëruese të mallit ....................................................................................................... - 38 -
Mallrat e rrezikshme................................................................................................................... - 38 -
Doganat...................................................................................................................................... - 38 -
Sigurimi i ngarkesës .................................................................................................................... - 39 -

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -4-
FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR TRANSPORT TË MALLRAVE ME
KOMENTAR JURIDIK DHE UDHËZIM PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Forma standarde e Kontratës për transport të mallrave

DATA:

PALËT:

1. Klienti

2. Furnizuesi

KATALOGU:

Ky katalog duhet të lexohet së bashku me Kushtet e Përgjithshme të bashkangjitura, dhe pastaj të


plotësohet në detaje. Ekzistojnë edhe Udhëzimet të cilat duhet të lexohen së bashku me Kushtet e
Përgjithshme.

Mund të ketë shtojca të tjera që janë pjesë e Kontratës. Këto janë të shënuara në listën e mëposhtme.
Nëse shtojcat ekzistojnë, ato duhet të jenë të shënuara më poshtë dhe të sigluara nga palët, dhe
bashkangjitur këtyre kushteve.

Numri i paragrafit–
Kushtet e Përshkrim i shkurtër Detajet
Përgjithshme
A ka ndonjë datë fikse
2 për skadimin e
kontratës?
Përshkruani në detaje:
Shërbimet e ofruara të
transportit:
2

Ngarkimi dhe shkarkimi


i mallrave në transport Po / Jo
rrugor
Procedura doganore e
Po / Jo
mallrave në transport
Shëno a përfshihet kufiri i Kosovës: Po / Jo
rrugor
Të tjera

Po / Jo
Përshkruani në detaje:
Transporti ujor i
mallrave

Ngarkimi dhe shkarkimi


i mallrave në transport Po / Jo
ujor

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -5-
Procedura doganore e
Po / Jo
mallrave në transport
Shëno a përfshihet kufiri i Kosovës: Po / Jo
ujor
Po / Jo
Transporti ajror i Përshkruani në detaje:
mallrave

Ngarkimi dhe shkarkimi


i mallrave në transport Po / Jo
ajror
Procedura doganore e
Po / Jo
mallrave në transport
Shëno a përfshihet kufiri i Kosovës: Po / Jo
ajror
Llojet e tjera të
Po / Jo
transportit të mallrave
Përshkruani në detaje:

Fatura shoqëruese e
mallit e ofruar nga
furnizuesi
Po / Jo
Ndonjë kërkesë
specifike(shpjego)
3.4 Distanca minimale
3.5 Ngarkesa minimale
Sigurimi i ngarkesës i
3.5 Po / Jo
organizuar
Çmimi–Shëno nëse
është për ton mallrash,
6 për kuti, etj., ose
referoju katalogut të
bashkëngjitur
Zbatohet/Nuk zbatohet

Çmimi më i mirë:
Nëse Furnizuesi ofron të njëjtat mallra ose
Çmimi– Shëno këtu
shërbime për një blerës të sasisë së njëjtë apo më të
6.4 nëse kjo klauzolë
vogël nga një tjetër klient, Furnizuesi pajtohet për
zbatohet apo jo
të ulur çmimet që i tarifohen Klientit për të
pasqyruar këtë; dhe

Zbatohet/Nuk zbatohet

Klauzola e barazisë:
Çmimi– Shëno këtu Nëse Klienti është në gjendje për të gjetur një sasi
6.4 nëse kjo klauzolë të ngjashme të mallrave ose shërbimeve të
zbatohet apo jo zëvendësueshme me një garanci të ngjashme nga
një palë e tretë, Furnizuesi pajtohet për të ofruar të
njëjtën.

Po / Jo
7.2 Paradhënia
[ ]Euro or [ ] % e çmimit të kontratës

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -6-
7.2 Garancia paraprake Po / Jo
Modalitetet tjera
7
tëpagesës
Valuta e pagesës
ndryshe nga Euro –
7
shëno valutën e cila
kërkohet
TVSH e përfshirë apo
8
jo
Sigurimi i ngarkesës:
Vlera maksimale
10.1
nëse nuk është110%
e mallit
Sigurimi i ngarkesës:
10.1 Mbulimi ndryshe nga
klauzolat A
[ ] % për ditë
Dëmet e likuiduara
13
% për ditë
Shuma maksimale totale
13 [ ]% e çmimit të kontratës p.sh. 10%
e dëmeve të likuiduara
Ndërprerja për lehtësi.
Shëno periudhën e
14 njoftimit në qoftë se [ ] ditë
është më e gjatë se 30
ditë
Shëno nëse Arbitrazhi
apo Ndërmjetësimi do të
përdoren në rast të
mosmarrëveshjeve, dhe
të cila Odë do të
Oda Ekonomike e Kosovës ose Oda Amerikane e
18 arbitrojë ose
Tregtisë
ndërmjetësojë
mosmarrëveshjet. Nëse
nuk do të përdoren as
arbitrazhi as
ndërmjetësimi, shëno. 1
Në qoftë se nuk gjendet
në Kosovë, shëno
18 organin tjetër që do të
përdoret për
ndërmjetësim / arbitrazh
Në qoftë se nuk gjendet
në Kosovë, shëno
18 UNCITRAL
rregullat që do të
zbatohen
Ligji i zbatueshëm për
Kontratë është Ligji i
18 Kosovës? Po / Jo
Nëse Jo, shëno cili ligj
është i zbatueshëm

1
Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 18.3 të Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -7-
Gjuha e përdorur për
19
kontratë
Përfaqësuesi i autorizuar
20.2
i Furnizuesit
Përfaqësuesi i autorizuar
20.2
i Klientit
21 Njoftimet
Adresa

Furnizuesi

Email

Fax

Numri i telefonit

Banka

Email

Fax

Numri i telefonit

PARATHËNIE

Klienti ka kërkuar nga Furnizuesi, dhe Furnizuesi ka rënë dakord për të siguruar mallra të caktuara siç
është përcaktuar në Kushtet e Kontratës që janë të bashkëngjitura kësaj Kontrate (në tekstin e mëtejmë
“Mallrat”).

1 Përkufizimet.

Në këtë Kontratë, përkufizimet e mëposhtme do të kenë këto kuptime të specifikuara më poshtë,


përveç nëse konteksti kërkon ndryshe:

“Porosi shtesë”është çdo udhëzim shtesë transporti për shërbimet i dakorduar.

“Kompania e ndërlidhur” është në lidhje me një person juridik, kompani ose entitet tjetër që
kontrollon, është nën kontroll të përbashkët me Palën e tillë, por vetëm për aq kohë sa kontrolli i tillë
ose kontrolli i përbashkët ekziston. Për qëllimin e përkufizimit të tillë, “kontrolli“ nënkupton pushtetin
për të përcaktuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, politikat e menaxhimit të kompanisë apo subjektit të
tillë, nëpërmjet pronësisë së shumicës së aksioneve të saj e të drejtave të votimit të aksioneve ose të
drejtën të cakton shumicën e bordit të drejtorëve ose një organi që kryen një funksion të ngjashëm me
marrëveshje ose ndryshe. Kjo do të përjashtojë palët e treta.

“Ligji në fuqi” është ligji i aplikueshëm në Kosovë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
të qershorit 2008.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -8-
“Përfaqësues i Autorizuar” është personi (at) i caktuar në Katalog që kanë të drejtë për të marrë
vendime relevante për / amendamente të Kontratës ose të udhëzimit për transport në emër të palës.

“Ditë pune” është një ditë në të cilën bankat në Kosovë janë në përgjithësi të hapur për biznesin.

“Kërkesa për ndryshim apo Porosia e ndryshuar” është çdo ndryshim i shërbimeve ose mallrave i
kërkuar në zbatim të Klauzolës 11 të kushteve të përgjithshme të kontratës (GCC).

“Çmimi Kontratës” është çmimi i rënë dakord ti paguhet Furnizuesit sipas kontratës për porosinë
fillestare apo për ndonjë porosi shtesë, si të jetë relevante.

“Informacionet sekrete afariste” është çdo informacion, specifikim, dizajn, vizatim, skicë,
diagramet e rrjetit, rregullat e sigurisë, politika e brendshme, bazat e të dhënave të klientëve të
konsumatorit, informatat e klientit duke përfshirë numrat e llogarive bankare dhe emrat, informacion
për transaksionet, informacion në lidhje me mosmarrëveshjet ligjore (qoftë në pritje ose të kërcënuara
apo të ardhshme), pronësia e klientit, pretendimet kundër nga ose kundër klientit.

“Kontratë” është marrëveshja e lidhur midis Klientit dhe Furnizuesit për të siguruar shërbimet, siç
është shënuar në Formularin e Kontratës të nënshkruar nga palët, duke përfshirë të gjitha shtojcat e
saj, kushtet e përgjithshme të kontratës (GCC), Katalogun si dhe të gjitha dokumentet e përfshira me
referencë brenda dokumenteve të tilla.

“Mallrat e Rrezikshme”janë mallrat që janë klasifikuar si të rrezikshme brenda përcaktimeve të


Librit të Portokalltë të prodhuar nga Komiteti i Ekspertëve të OKB-së mbi Transportin e Mallrave të
Rrezikshme.

“Shënimi i mallrave të rrezikshme”është dokumentacioni standard ndërkombëtar siç referohet në


Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) dhe konventat ndërkombëtare detare që
identifikojnë natyrën e saktë të mallrave duke përdorur klasifikimet e OKB-së mbi mallrat.

“Data e dorëzimit”është data e rënë dakord në Udhëzimet e Transportit që mallrat duhet të


dorëzohet.

“Dita”është ditë kalendarike.

“GCC”janë Kushtet e Përgjithshme të Kontratës.

“Mallrat”janë mallrat që transportohen në përputhje me këtë Kontratë.

“Porosia fillestare”është porosia e bërë për shërbimet, siç është përcaktuar në ofertën / porosinë
(duke përjashtuar për shmangien e dyshimit çdo porosi shtesë ose më urdhër transporti të
mëvonshëm).

“Pala”është klienti ose furnizuesi, siç mund të jetë rasti, dhe Palët janë të dy prej tyre.

“Shërbimet” nënkuptojnë ato shërbime ndihmëse për furnizimin e mallrave, të tilla si transporti dhe
sigurimi, dhe shërbime të tjera dytësore të tilla si instalimi, autorizimi, dhënia e asistencës teknike,
trajnimit dhe detyrimet tjera të tilla e Furnizuesit të përfshira në kontratë.

“Udhëzim Transporti”nënkupton një dokument me shkrim në formë të rënë dakord ndërmjet palëve
duke përfshirë:

• Data e marrjes / dërgimit


• Data e dorëzimit
• Detajet e depos së shpërndarjes

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm -9-
• Adresa e destinacionit dhe pika e dorëzimit
• Emri i organizatës/biznesit tëdërguesit dhe personi i autorizuar për dërgimin e mallrave
• Emri i organizatës / biznesit pranues dhe personi i autorizuar për të pranuar mallin faturën
• Përshkrimi i mallrave (në detaje të mjaftueshme për të mundësuar furnizues të dijë nëse ato
mund të prishen dhe natyra, paketimi)
• Ndonjë kod i mallrave të rrezikshme, ose përshkrimi i mallrave të rrezikshme
- Shënimi i mallrave të rrezikshme (nëse aplikohet)
- Numri i njësive dhe pesha

“Nënkontraktues” është çdo person ose subjekt i cili ka një kontratë me furnizuesit për të furnizuar
cilëndo pjesë të mallrave ose shërbimeve.

2. Aplikimi dhe Kohëzgjatja e kontratës.

2.2 Kontrata do të hyjë në fuqi më nënshkrimin e saj. Përveç nëse Katalogu parasheh se kontrata
duhet të përfundojë në një datë të caktuar, kjo kontratë do të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e saj
sipas kushteve të mëposhtme.

2.3 Furnizuesi pajtohet për të siguruar shërbimet e transportit për klientin siç është përcaktuar në
katalog në bazë të Udhëzimit të miratuar të transportit / porosisë sipas marrëveshjeve të arritura.

2.4 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë Udhëzim ose në Katalog, shërbimet e transportit
përfshijnë:

• Të gjitha bartjet nga kamioni në kamion dhe kamion deri barkë / anije dhe anasjelltas.
• Aranzhimi i sigurimit të ngarkesës për shërbimet e transportit rënë dakord për këto mallra.
• Ofrimi i një a) fature shoqëruese të mallit ose b) fature të ngarkesës të vlefshme, në
përputhje me standardet e konventës ndërkombëtare të transportit dhe standardet
ndërkombëtare ose format të rënë dakord ndërmjet palëve.

Vetëm nëse Katalogu apo Udhëzimi i transportit parashohin këtë, shërbimet e transportit përfshijnë:

• Ngarkimin fillestar në depon e klientit ose eksportuesit / kompanisë palë e tretë, si dhe
shkarkimin në pikën e dorëzimit përfundimtar.
• Ri-përpunimin e paketimit të dëmtuar, edhe pse furnizuesi mund të bien dakord për ta bërë
këtë dhe të ngarkojë konsumatorin me kosto për këtë. Furnizuesi mund të ri-përpunojë
mallrat në qoftë se kjo është mënyra e vetme për mallrat të pranohen nga transportuesi tjetër.

3. Rregullimi i udhëzimit të transportit dhe detyrimet.

3.1 Klienti do t'i japë furnizuesit një Udhëzim të transportit të paktën dy (2) ditë të punës (apo
periudhë më të gjatë të përcaktuara në Katalog) para ndonjë shërbimi të transportit, edhe pse
furnizuesi mund të pranojë (por nuk është i detyruar ta pranojë), një Udhëzim të transportit edhe në
afat më të shkurtër njoftimi.

3.2 Furnizuesi do të konfirmojë menjëherë marrjen e Udhëzimit të transportit i cili do të trajtohet si


një porosi sipas kësaj Kontrate, dhe do të njoftojë klientin nëse data e kërkuar për dorëzim, ose një
datë alternative e dorëzimit mund të arrihet. Përveç nëse klienti e kundërshton këtë datë të dorëzimit
brenda dy (2) ditësh, atëherë kjo datë e kërkuar për dorëzim do të jetë data e dakorduar e dorëzimit
sipas kontratës.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 10 -
3.3 Nëse për ndonjë arsye furnizuesi nuk parashikon të jetë në gjendje për të përmbushur një Udhëzim
të transportit, për shembull, për shkak se klienti parashtron disa kërkesa të tjera të cilat nuk mund të
plotësohen ose për arsye të tjera, furnizuesi duhet të njoftojë menjëherë klientin në mënyrë që klienti
të mund të bëjë rregullime të tjera.

3.4 Furnizuesi mund të refuzojë të pranojë një Udhëzim të transportit nëse distanca për transportin
është më pak se distanca minimale të përcaktuar në Katalog, ose mallrat janë më pak se shuma
minimale e përcaktuar në Katalog.

3.5 Furnizuesi pajtohet që të ketë një kontakt telefoni njëzet e katër (24) në dispozicion për klientin
për të thirrur për përcjelljen e mallrave dhe / ose një shërbim interneti për funksionin e përcjelljes.

3.6 Secila palë bie dakord për të plotësuar ndonjë informacion shtesë siç është e nevojshme për të
mundësuar shërbimet që duhet të përmbushen ose Kontrata që duhet plotësuar, duke përfshirë ofrimin
e menjëhershëm të çdo informacioni të nevojshëm për t'iu përgjigjur ndonjë pyetje të autoriteteve
publike të tilla si policia doganore ose organet e sigurimit.

3.7 Përveç nëse ndryshe është e dukshme (dhe përveç në lidhje me porositë e kryera në ofertën
fillestare nga ana e Furnizuesit të cilat janë pranuar nga klienti), nuk parashihet ndonjë shumë
minimale totale e shpenzuar sipas kësaj Kontrate.

3.8 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog, kjo është një kontratë jo-ekskluzive në atë klienti
është i lirë për t'u angazhuar me furnizues të tjerë.

4. Dorëzimi dhe dokumentet, licencat, lejet dhe objektet.

4.1 Dorëzimi i mallrave do të bëhet nga Furnizuesi në përputhje me kushtet e përcaktuara në Katalog,
dhe në udhëzimin e dakorduar për transport deri në datën e dorëzimit.

4.2 Për qëllimet e kontratës, kushtet tregtare që përdoren për të përshkruar detyrimet e palëve do të
kenë kuptimin e dhënë atyre me anë të edicionit aktual të Incotermit, botuar nga Dhoma
Ndërkombëtare e Tregtisë, Paris.

4.3 Dokumentet që duhen dorëzuar në emër të klientit në vendin e dorëzimit janë si në vijim, plus
ndonjë tjetër të specifikuar në katalog:

• Shteti dhe vendi i origjinës së mallrave;


• Përshkrimi, sasia, çmimi njësi, dhe shuma e përgjithshme e mallrave;
• Fatura e nënshkruar e furnizuesit për mallrat për Klientin, me hollësi të plotë të emrit të
klientit dhe furnizuesit, adresën dhe numrat e biznesit si dhe numrin fiskal klientit;
• Listën e detajuar të paketimit;
• Raportet e inspektimit;
• Kopja e certifikatës të TVSH-së, kur kërkohet nga ligji;
• Euro 1 nëse është eksportues nga Kosova ose dokumentacion ekuivalent doganor
• Shënim mbi mallrat e rrezikshme
• Fatura e ngarkesës / fatura shoqëruese e mallit në tri kopje, ose informacioni që i
mundëson furnizuesit për të ofruar këtë nëse kjo është dakorduar në Katalog.

4.4 Përveç nëse është rënë dakord ndryshe, origjinali i faturës së ngarkesës do të mbahet nga
kompania në pikën pranuese/klienti, kopja e dytë do të mbetet me mallrat, dhe e treta do të mbahet
nga furnizuesi ose agjenti i tij.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 11 -
4.5 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në katalog, furnizuesi do të jetë përgjegjës për të siguruar se ka
licencat e duhura ose lejet e kërkuara për të kryer ndonjë shërbim, duke përfshirë licencat e punës,
lejet doganore, lejet e qëndrimit dhe lejet e punës për personel.

5.Cilësia dhe kryerja e shërbimeve.

5.1 Furnizuesi merr përsipër për të siguruar që të gjithë kamionët dhe mjetet e transportit janë në
gjendje funksionale të mirë dhe të pastër dhe se kamionët dhe vozitësit i plotësojnë të gjitha kërkesat
ligjore dhe të sigurisë.

5.2 Klienti mund të refuzojë për të ngarkuar kamionë ose trajtuar atë si një shkelje materiale të kësaj
kontrate, nëse kamionët nuk janë në gjendje të mirë duke përfshirë por jo kufizuar në ate të kenë
ceradat e shpuara apo të dëmtuara, ose nëse janë të ndotur me pluhur, të fëlliqur apo me mbeturina
tjera. Furnizuesi do të sigurojë se mallrat (duke supozuar se ato janë të paketuara në përputhje me
standardet ndërkombëtare të paketimit të përshtatshëm për natyrën e mallrave) janë të mbrojtura nga
moti / elementet, pluhuri, balta, nafta ose ndotje të tjera, dhe se kamionët dhe mallrat janë mbajtur të
sigurt.

5.3 Furnizuesi bie dakord për të mos transportuar ndonjë materie të rrezikshme krahas mallrave (duke
supozuar se mallrat nuk janë vetë mallra të rrezikshme). Në rastin e mallrave të rrezikshme, konventat
për transportimin e mallrave të rrezikshme do të ndiqen.

5.4 Përveç nëse është rënë dakord ndryshe nga klienti, furnizuesi nuk do të bëjë asgjë që do të
paragjykonte pagesën ndaj klientit nën një letër kredi në lidhje me mallrat deri në masën që kushtet e
asaj letër kredie i janë bërë njohur furnizuesit.

5.5 Klienti pajtohet të bëje paketimin e duhur të mallrave për transportin e parashikuar dhe për ti
shënuar ato në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe për eksport.

5.6 Furnizuesi pajtohet për të përdorur nënkontraktuesit me reputacion për të cilët ai do të mbetet
përgjegjës dhe do të mbetet pika kryesore e kontaktit. Përveç nëse palët janë marrë vesh me shkrim
(për shembull, në Udhëzimin e transportit), transferimi nuk është i lejuar; pakot nuk mund të hapen
përveç nëse kjo kërkohet nga një autoritet zyrtar ligjor apo për arsye urgjente të sigurisë.

5.7 Klienti në çdo kohë mund të dërgojë një përfaqësues për të audituar pajtueshmërinë e furnizuesit
me këtë kontratë, duke përfshirë inspektimin e dokumenteve dhe kamionëve.

6. Çmimi.

6.1 Çmimi do të jetë për ton mallrash, pesha ose masë ose normë e kutisë siç është përcaktuar në
Katalog dhe / ose Udhëzimin e transportit.

Për distanca midis depos dhe pikës së dorëzimit prej më pak se njëzet e pesë (25) kilometra, një
distancë prej njëzet e pesë (25) kilometra do të përdoret kur llogariten kostot e transportit.

Kur ngarkesa prej më pak se pesë (5) tonë metrikë (bruto) transportohet në distanca midis depos dhe
pikës së dorëzimit prej pesëdhjetë (50) kilometra ose më pak, një peshë 5 tonë metrikë (bruto) do të
përdoret kur llogariten kostot e transportit në bazë të tonelatës.

6.2 Furnizuesi merr përsipër të jep klientit zbritjet e përcaktuara në Katalog.

6.3 Çmimet e tarifuara nga furnizuesi për mallrat e dorëzuara, dhe shërbimet e kryera sipas kontratës
nuk do të ndryshojnë nga çmimet në Katalog, ose kur nuk çmimet janë cituar në Katalog, për një

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 12 -
shërbim nga ato çmimet e dhëna nga furnizuesi në përgjigje të shkruar ndaj Udhëzimit të transportit.
Për porositë shtesë, çmimet do të mbeten të vlefshme për periudhën e përcaktuar në Katalog; nëse
asgjë nuk është deklaruar kjo do të jetë për dy (2) vjet nga data e nënshkrimit të Kontratës.

6.4 4 Në qoftë se Palët bien dakord në Katalog, atëherë furnizuesi do të sigurojë që klienti të merr
çmimin më të mirë të ofruar nga furnizuesi për të tjerët, dhe që kjo përputhet me çmimin e ofruar nga
furnizuesit ekuivalente për shërbime ekuivalente, siç është përcaktuar në Katalog.

7. Pagesat.

7.1 Pagesat tjera nga paradhënia do të bëhen në pajtim me katalogun ose, nëse katalogu është i
heshtur, atëherë pas dorëzimit të mallrave dhe faturës shoqëruese dhe ndonjë faturë origjinale të
ngarkesës dhe faturës origjinale që përmban emrin e furnizuesit, adresën, detajet e mallrave që
transportohen dhe shërbimet që ofrohen në bazë të Udhëzimit të transportit.

7.2 Nëse klienti pajtohet në Katalog për të bërë pagesën paraprakisht, atëherë një garanci e
pakushtëzuar dhe e parevokueshme bankare për paradhënie mund të kërkohet nëse kjo përcaktohet në
Katalog. Paradhënia do të kthehet përmes zbritjeve nga pagesat e mbetura.

7.3 Të gjitha pagesat do të bëhen në EURO përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe me shkrim ose
përcaktohet në katalog, dhe do të ekzekutohen vetëm në një llogari bankare të Klientit ose palët mund
të bien dakord për të përdorur një letër të kredisë.

7.4 Shpërblimi i Furnizuesit siç specifikohet në katalogun e kësaj Kontrate do të përbëj shpërblimin e
vetëm të furnizuesit në lidhje me këtë Kontratë ose Shërbimet. Furnizuesi nuk do të pranojë, dhe
Furnizuesi do të sigurojë që kompanitë e ndërlidhura të tij, nënkontraktuesit dhe stafi nuk do të
pranojnë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në emrin e tij / tyre ndonjë honorar të tregtisë, zbritje ose
pagesa të ngjashme në lidhje me aktivitetet në përputhje me këtë Kontratë, ose për shërbimet ose në
kryerjen e detyrimeve të tyre.

8. Tatimet.

8.1 TVSH konsiderohet i përfshirë në çmimin e kontratës nëse nuk parashihet ndryshe.

8.2 Furnizuesi është përgjegjës për të gjitha tatimet në përputhje me Ligjin në Fuqi në Kosovë, dhe
këto tatime do të konsiderohet se përfshihen në çmimin e kontratës nëse nuk shprehet ndryshe në
katalog. Furnizuesi, nëse kjo kërkohet me ligj në Kosovë, do të regjistrohet për një numër fiskal në
Kosovë. Nëse Furnizuesi nuk ka numër fiskal dhe Klienti beson se kjo kërkohet me ligj, Klienti mund
të mbajë në burim tatimin mbi pagesën që përfaqëson të kontributin e furnizuesit për tatimin në të
ardhura/korporatës në Kosovë.

8.3 Klienti do të rregullojë çmimin e kontratës nëse tatimet, detyrimet dhe ngarkesat tjera janë
ndryshuar nga autoritetet publike në mes të datës së porosisë rënë dakord sipas kontratës, dhe datës së
furnizimit të mallrave. Furnizuesi duhet të paraqesë dëshmi me shkrim për ndryshimin dhe kohën e
ndryshimit. Rregullimi do të jetë ndryshimi në shumën e tatimit të pagueshëm nga furnizuesi, me
kusht që ngarkesat e tilla nuk reflektohen tashmë në çmimin e kontratës.

8.4 Klienti do të bëjë pagesat e TVSH-së apo tatimeve tjera, doganës apo pagesa të TVSH-së nëse
Furnizuesi prodhon dokumentacionin përkatës për të vërtetuar së pagesa duhet të bëhet dhe duke e
prezantuar numrin e tij fiskal dhe të TVSH-së.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 13 -
9. Dëmtimet, humbjet dhe përgjegjësia.

9.1 Secila palë do të njoftojë tjetrën pa vonesë në rast se ndonjë nga mallrat janë dëmtuar, të zhdukur
ose ka rrjedhje të tepërt, pavarësisht nga faza e transportit.

9.2 Të gjitha mallrat e dëmtuara ose që mungojnë ose ndonjë rrjedhje të tepërt gjatë transportit nga
ana e furnizuesit ose agjentët e tij sipas kontratës është përgjegjësi e furnizuesit.

9.3 Përgjegjësia maksimale e furnizuesit do të jetë vlera e mallrave të transportuar që janë prekur
(duke përfshirë çdo humbje në mallrat e ndërlidhur të cilat nuk mund të përdoren për shkak se mallrat
janë të dëmtuar / humbur), ose për të transferuar ndonjë nga të ardhurat e sigurimit (nëse janë më të
larta). Për të shmangur dyshimet, klienti nuk do të jetë i detyruar të paguajë për shërbimet nëse
furnizuesi është përgjegjës për mallra të dëmtuara ose atomungojnë.

9.4 Klienti mund të ushtrojë të drejtën për tu kompensuar kundrejt faturave të furnizuesit, në rast se
furnizuesi është përgjegjës për mallra të dëmtuara ose ato mungojnë.

10. Sigurimi i Transportit.

10.1 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog ose në Udhëzimet specifike të transportit, furnizuesi
do të blej sigurimin e ngarkesës për mallrat në një monedhë lirisht të konvertueshme kundrejt humbjes
ose dëmtimit të rastësishëm për prodhimin ose blerjen, transportin, ruajtjen, dhe të ofrimit të paktën
110 për qind të vlerës së tyre apo ndonjë shumë tjetër e përcaktuar në Katalog. Shtrirja e mbulimit do
të jetë ajo standarde maksimale në industri, përveç nëse nuk shprehet ndryshe në Katalog. Sigurimi do
të merret nga një kompani me reputacion, kudo që është e zbatueshme, në një mënyrë të tillë që
Klienti dhe Furnizuesi janë të mbuluar për humbjen e mallrave deri në pikën ku rreziku kalon të
Klienti pas dorëzimit sipas kësaj Kontrate.

10.2 Furnizuesi (i) do të merr dhe mban, dhe do të kërkojë nga nënkontraktuesit për të marrë dhe të
mbajnë sigurim (në kosto të vet furnizuesit, apo te nënkontraktuesve si mund të jetë rasti). Sigurimi
do të merren kundrejt rreziqeve, si dhe për mbulimin, siç është specifikuar në Katalog dhe siç
kërkohet nga ligji. Furnizuesi (ii) me kërkesë të konsumatorit, do të ofrojë klientit prova që tregojnë
se sigurimi i tillë është marrë dhe mirëmbahet dhe se primet e sigurimit janë paguar.

10.3 Ekzemplaret e policave dhe certifikatave të sigurimit do të dorëzohen nga ana e Furnizuesit
përfaqësuesit të autorizuar të klientit brenda kohës së arsyeshme pas pranimit të Udhëzimit të
transportit ose në çdo kohë sipas kërkesës së klientit.

10.4 Nëse furnizuesi dështon të marrë dhe të mbajë në fuqi sigurimin e specifikuara në këtë Kontratë
dhe Katalog, klienti ose mund të ndërpres këtë kontratë apo porosinë përkatëse, ose të marrë dhe të
mbajë në fuqi sigurimin e tillë dhe të paguaj çmimin e tillë si mund të jetë e nevojshme, dhe
periodikisht të zbresë shumën e paguar kështu nga çdo parave që duhet ti paguhen Furnizuesit, ose të
merr të njëjtën pagesë si borxh nga furnizuesi.

10.5 Furnizuesi do të jetë përgjegjës ndaj klientit për pasojat e plota të dështimit të furnizuesit për tu
siguruar.

10.6 Përveç nëse është rënë dakord me klientin, do të jetë përgjegjësi e furnizuesit të njoftojë
shoqërinë e sigurimit për ndonjë humbje apo ngjarje të tjera, dhe të mbledh përshtatshmërish të
ardhurat nga çdo pretendim që rrjedh nga ndonjë dëmtim ose humbje të mallrave të mbuluara nga
sigurimi.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 14 -
10.7 Klienti mundet, megjithatë, të kërkojë të bashkëngjitet të drejtave të furnizuesit sipas kësaj
Kontrate dhe kështu të urdhëroj që të ardhurat e sigurimit drejtpërdrejtë ti paguhen klientit.

11. Porositë e ndryshuara.

11.1 Përfaqësuesi i autorizuar i klientit mund në çdo kohë, me një porosi me shkrim dhënë
përfaqësuesit të autorizuar të furnizuesit, të bëjë ndryshime, duke përfshirë një ose më shumë nga sa
vijon:

(a) Vendin e ngarkesës ose dorëzimit;

(b) Datën e dërgesës;

(c) Ndryshimet e arsyeshme për fushëveprimin e saktë të shërbimeve që do të ofrohen nga


Furnizuesi;

(d) Ndryshimet nëmallrat që transportohen;

(e) Zvogëlimin ose rritjen e sasisë së mallrave të porositura sipas përqindjes, deri në
përqindjen e cekur në katalog.

Ndryshimet duhet të qëndrojnë brenda fushëveprimit të kontratës dhe porosisë, dhe nuk duhet të ishin
të paarsyeshme ose jashtë fushëveprimit apo kapacitetit të furnizuesit.

11.2 Furnizuesi do të përgjigjet menjëherë në qoftë se ndonjë ndryshim i tillë nuk është i pranueshme
për arsye të mirë, duke përmendur arsyen, dhe në këtë rast nuk do të jetë i detyruar nga ndryshimi.

11.3 Në qoftë se ndonjë ndryshim i tillë shkakton një rritje ose ulje në koston e, ose në kohën e
nevojshme për të, përmbushja e ndonjë dispozite të kontratës nga furnizuesi, një përshtatje të
barabartë bazuar në cilindo çmim në katalogun e çmimeve do të bëhet në çmimin e kontratës ose
orarin e dorëzimit, ose të dyja, dhe Udhëzimi i transportit do të ndryshohet në përputhje me rrethanat.
Çdo kërkesë nga ana e furnizuesit për përshtatje në këtë klauzolë duhet të shqyrtohet brenda pesë (5)
ditëve nga data e pranimit nga furnizuesi, të kërkesës së klientit për ndryshimin e porosisë, ose një (1)
ditë para transportitnëse transporti nuk ka filluar ashtu që klienti mund të pajtohet se ndryshimi nuk
do të zbatohet ose të diskutojë pasojat me furnizuesin.

12. Vonesat në përmbushje nga furnizuesi.

12.1 Dorëzimi i mallrave dhe kryerja e shërbimeve do të bëhet nga furnizuesi në përputhje me datën e
dorëzimit, dhe me respektimin e përpiktë të afatit kohor të përcaktuar nga klienti në udhëzimin për
transport ose sipas kësaj kontrate.

12.2 Nëse në çdo kohë gjatë zbatimit të kontratës, furnizuesi ose nënkontraktuesi duhet të ndeshen me
kushte që pengojnë shpërndarjen në kohë të mallrave dhe kryerjen e shërbimeve, furnizuesi do të
njoftojë menjëherë klientin me shkrim lidhur me faktin e vonesës, kohëzgjatjen e vonesës, dhe
shkakun e saj. Si është praktike pas marrjes së njoftimit të furnizuesit, klienti do të vlerësojë situatën
dhe mund në diskrecionin e tij të zgjasë kohën e furnizuesit për të kryer punën, me ose pa dëme të
likuiduara, në të cilin raste zgjerimi do të ratifikohet nga palët me ndryshimin e kontratës , ose në
rastin e një urdhri në kohë kritike, klienti mund të marrë një tjetër mjet juridik të arsyeshëm dhe të
njoftojë furnizuesin nëse ky mjet tjetër do të rezultojë në kursimet e kostos.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 15 -
13. Dëmet e likuiduara.
13.1 Në varësi të Forcës Madhore, nëse Furnizuesi dështon të dorëzojë mallrat brenda periudhës (ave)
të specifikuar në kontratë ose deri në datën e dorëzimit, klienti, pa paragjykim ndaj mjeteve tjera të tij
sipas kontratës (dhe në masën që klienti vetë nuk e shkakton vonesën), do të zbres nga çmimi i
kontratës ose të vjelë ndryshe si dëme të likuiduara, një shumë të barabartë me përqindjen e
specifikuar në Katalogun e mallrave të pa dorëzuara, për çdo ditë vonesë deri në përmbushjen aktuale
dorëzimit. Shuma nuk do të kalojë zbritjen maksimale të përqindjes së përcaktuar në Katalog. Nëse
mallrat pa dorëzuara e parandalojnë klientin nga përdorimi i mallrave të tjera sipas kësaj Kontrate,
atëherë përqindja do të llogaritet në vlerën e të gjitha mallrave të prekura.

13.2 Pagesa e dëmeve të likuiduara bëhet pa cenuar ndonjë të drejtë të kërkohen dëmet e tjera, ose të
drejta të tjera në ligj kundrejt furnizuesit, me kusht që shuma e dëmeve të dhëna do të reduktohet nga
ose të pasqyroj secilin dëm të likuiduar i cili është paguar.

14. Ndërprerja për shkak të vonesës.

14.1 Klienti, pa paragjykuar ndonjë mjet tjetër për shkelje të kontratës, me njoftim me shkrim të
dërguar palës tjetër ne lidhje me vonesën, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi ose pjesërisht nëse
Furnizuesi, në gjykimin e klientit, është angazhuar në praktika të korruptuara ose mashtruese në
konkurrimin për ose në ekzekutimin e kontratës.

Për qëllimet e kësaj klauzole:

“Praktika e korruptuar” do të thotë ofrim, dhënie, marrje, apo kërkim të ndonjë gjëje me vlerë për
të ndikuar mbi procesin e prokurimit ose përmbushjen e kontratës.

“Praktikë mashtruese” do të thotë shtrembërim i fakteve në mënyrë që të ndikohet në një proces


prokurimi ose përmbushje të një kontrate në dëm të klientit, dhe përfshin praktika të veprimit të
përbashkët në procesin e tenderimit (para ose pas dorëzimit të tenderit) të dizajnuara për të vendosur
çmimet e tenderit në nivele artificiale dhe jo-konkurruese, dhe ta privojnë klientin nga përfitimet e
konkurrencës së lirë dhe të hapur.

14.2 Pala mund ta shkëputë kontratën në rast të:

a. Paaftësisë paguese të palës tjetër ose paraqitjen dhe dhënien nga gjykata të ndonjë kërkese të
falimentimit kundër palës, ose nëse pala tjetër nuk është në gjendje të paguajë borxhet e saj, ose një
kreditor kërkon zbatimin e akteve kundër palës tjetër;

b. Një shkelje materiale të kontratës nga ana e palës tjetër, ose një seri të shkeljeve të vogla
kumulative të cilat të marra së bashku janë materiale. Në rastin e një shkeljeje të riparueshme, pala e
cila nuk është në vonesë do t'i japë palës tjetër njoftim me shkrim për shkeljen ku pala do të ketë
shtatë (7) ditë (apo periudhë të tillë të cekur në njoftim) për korrigjimin e shkeljes, ku dështimi për
korrigjim nënkupton që Kontrata mund të ndërpritet. Pala mund menjëherë të ndërpresë kontratën për
një shkelje materiale të pa riparueshme.

14.3 Secila palë mundet, përveç ose në alternativë të ndërprerjes, të kërkojë dëmshpërblim nga pala
tjetër për çfarëdo shkelje nga pala tjetër të çfarëdo natyre sipas kësaj Kontrate. Secila palë do të
dëmshpërblejë palën tjetër për çdo kosto, pretendim ose shpenzim që pala duhet të paguajë palëve të
treta si pasojë e shkeljes së kësaj kontrate nga ana e palës shpërblyese.

15. Ndërprerja për dobi.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 16 -
15.1 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog, klienti, me njoftim me shkrim dërguar furnizuesit,
mund të ndërpresë kontratën në tërësi ose pjesërisht (duke përfshirë çdo porosi individuale), në çdo
kohë për dobinë e tij, me së paku tridhjetë (30) ditë njoftim paraprak. Njoftimi i ndërprerjes do të
specifikojë se ndërprerja bëhet për dobinë e klientit, të masë në të cilën përmbushja e furnizuesit sipas
kontratës është ndërprerë, dhe data në të cilën ndërprerja e tillë hyn në fuqi.

15.2 Në rast të ndërprerjes së tillë për dobi, pagesa duhet të bëhet për shërbimet e kryera tashmë para
pranimit nga furnizues të njoftimit të ndërprerje apo ku përmbushja me arsye nuk mund të ndalohet
ose të parandalohet. Furnizuesi do të përdorë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të parandaluar dhe
për të zvogëluar humbjet ose shpenzimet e konsumatorit duke anuluar marrëveshjet e shërbimit ku
është e mundur.

16. Fuqia madhore.

16.1 1 Pavarësisht nga dispozitat e klauzolave që lidhen me vonesë ose ndërprerjen për shkelje,
asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse sipas kësaj Kontrate, nëse dhe në masën që vonesa në kryerjen
apo dështim tjetër për të kryer detyrimet e tyre sipas kontratës është rezultat i një ngjarje të fuqisë
madhore. Kjo megjithatë nuk e liron furnizuesin nga detyrimet të bëjë pagesën sipas sigurimit të
ngarkesës apo detyrime të tjera të sigurimit nën Kontratë.

16.2 Për qëllimet e kësaj klauzole “Fuqi Madhore” do të thotë një ngjarje jashtë kontrollit të palës së
prekur, dhe që nuk përfshin fajin apo neglizhencën e asaj pale, dhe që nuk është e parashikueshme,
ose që ka qenë dashur të mbulohet nga sigurimi i marrë nga furnizuesi. Ngjarje të tilla mund të
përfshijnë, por nuk janë të kufizuar në, veprimet e klientit në kapacitetin e tij sovran, luftërat apo
revolucionet, zjarret, vërshimet, epidemitë, kufizimet e karantinës dhe embargos së mallrave.

16.3 Nëse një situatë e fuqisë madhore ndodh, pala e dëmtuar do të njoftojë menjëherë palën tjetër me
shkrim për gjendjen e tillë dhe shkakun. Përveç nëse nuk kërkohet ndryshe nga klienti me shkrim,
furnizuesi do të vazhdojë të kryejë detyrimet e tij sipas Kontratës për aq sa është praktikisht e
arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha mjetet e arsyeshme alternative për përmbushjen që nuk
parandalohet nga ngjarja e fuqisë madhore.

17. Bartja dhe përfitimet e kontratës.

17.1 Furnizuesi nuk mund të bartë, në tërësi ose pjesërisht, obligimet e tij/saj për t’u kryer sipas kësaj
Kontrate, pos me pajtimin paraprak me shkrim të klientit, e që pajtimi i tillë nuk mund të mbahet ose
vonohet pa arsye.

17.2 Klienti mund të caktojë detyrimet sipas kësaj Kontrate çfarëdo subjekti pasardhës, me asetet e të
cilave ndërlidhet kontrata, ose ndonjë kompanie të ndërlidhur, ose ndonjë kompanie tjetër me
pëlqimin e furnizuesit, ku pëlqimi i tillë nuk duhet të refuzohet pa arsye.

17.3 Për më tepër, kompanitë e ndërlidhura të klientit mund në çdo rast të përfitojnë nga rezultatet e
kësaj Kontrate.

18. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ligji i zbatueshëm.

18.1 Kjo Kontratë do t'i nënshtrohet ligjit të Kosovës.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 17 -
18.2 Në rast të një mosmarrëveshje sipas kësaj Kontrate, secila palë mund të shërbejë një njoftim me
shkrim palës tjetër, duke e referuar kontestin në ndërmjetësim, nën kujdesin e organit për
ndërmjetësim i cili është i regjistruar me Komisionin për Ndërmjetësim të Kosovës, dhe i licencuar
nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

18.3 Në qoftë se mosmarrëveshja nuk është zgjidhur brenda tridhjetë (30) ditëve nga dorëzimi i
njoftimit të tillë për referim për ndërmjetësim, atëherë palët do të zgjedhin çdo mosmarrëveshje apo
pretendim në lidhje me kontratën, duke përfshirë ndërprerjen ose vlefshmërinë e saj, nën përkujdesen
e Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Amerikane të Tregtisë në Kosovë ose
Odës Ekonomike të Kosovës (siç tregohet në Katalog) në përputhje me rregullat e arbitrazhit, atëherë
të aplikueshme në Kosovë, të përdorura nga Oda e tillë.
2

Nëse nuk shprehet ndryshe në katalog, arbitrazhi do të zhvillohet në Prishtinë, në gjuhën e kësaj
kontrate, dhe nga një arbitër i vetëm.

19. Gjuha e kontratës.

Në rast se kjo Kontratë është në disa gjuhë, atëherë gjuha qeverisëse do të jetë ajo në Katalog, ose në
mungesë të cilësdo gjuhë në katalog, në anglisht. Një gjuhë e tillë e specifikuar do të qeverisë
interpretimin e saj. E gjithë korrespondenca dhe dokumentet e tjera që lidhen me afatet ligjore të
kontratës të cilat janë shkëmbyer nga palët do të shkruhen në gjuhën e njëjtë.

20. Njoftimet.

20.1 Njoftimet nën këtë kontratë duhet të jetë me shkrim dhe ti dërgohen palës duke përdorur të
dhënat në katalog ose të dhënat zëvendësuese të njoftuara me shkrim. Njoftimet mund të dërgohen me
e-mail tek pala tjetër, nëse një adresë e-mail-i është dhënë në Katalog, me kusht që një “pranim i
marrjes” është dhënë ose ndonjë dëshmi tjetër e marrjes është dhënë - për shembull një përgjigje e
marrësit. Nëse kjo nuk është dhënë, atëherë njoftimi duhet të dërgohet me mjete të tjera të tilla si
shërbimi postar apo me dorë. Njoftimet e shkeljes ose ndërprerjes apo referimit të një
mosmarrëveshjeje për ndërmjetësim ose arbitrazh duhet të jepet me dorë ose me postë të regjistruar
dhe nuk mund të jepet vetëm me e-mail.

20.2 Secila palë do të emërojë Përfaqësuesin e Autorizuar për qëllim të nënshkrimit të dokumenteve
ose ndryshimeve të kësaj marrëveshjeje.

21. Të përgjithshme.

21.1 Secila Palë bie dakord për të mbajtur konfidencial, për aq kohë sa informacioni i tillë ruan vlerën
komerciale dhe në çdo rast për të paktën tre (3) vjet pas datës së dorëzimit, çdo informacion të tjetrit i
cili është i Informacion Sekret Afarist, dhe se nuk do të përdor të tilla Informacion Sekrete Afariste
përveç për aq sa është e nevojshme për përmbushjen e kontratës apo për vendosjen ose mirëmbajtjen e
Shërbimeve ose ndonjë produkti. Ky detyrim i konfidencialitetit nuk do të zbatohet në masën kur
informacioni në kohën përkatëse është:

(a) në domenin publik; ose

2
Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 18.3 të Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 18 -
(b) i njohur për palën që merr informacionin në mënyrë tjetër nga shkelja e kësaj Kontrate;
ose

(c) kërkohet të zbulohet nga një gjykatë ose zbatues i ligjit.

21.2 Heqja dorë e secilës palë nga një shkelje ose mos përmbushje e kontratës, heqja dorë nga një e
drejtë apo mjet juridik sipas kontratës dhe çdo përdorim i tregtisë apo kurs që ka të bëjë me
përmbushjen, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga çdo shkelje apo mosveprim tjetër, ose
heqje dorë nga të drejta të tjera ose mjete juridike si dhe kushte të tjera të kontratës, përveç dhe deri
kur heqja dorë është shprehur me shkrim dhe nënshkruhet nga të dyja palët.

21.3 Asnjë palë e tretë nuk do të ketë asnjë të drejtë ose të zbatojë ndonjë të drejtë sipas kësaj
Kontrate, pa pëlqimin e palëve.

21.4 Nëse ndonjë dispozitë e kontratës mbahet nga arbitri të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e
pazbatueshme, dispozitat e mbetura do të mbeten në fuqi dhe efekt të plotë.

21.5Këto Kushtet e përgjithshme të kontratës (GCC) do të zbatohen deri në atë masë që ato nuk janë
zëvendësuar nga dispozitat e pjesëve të tjera të kontratës. Në veçanti, Katalogu zëvendëson dhe
mbizotëron mbi GCC. Forma e Kontratës, Katalogu dhe GCC mbizotërojnë mbi çdo kusht të ofruara
nga një kontratë online, apo kushte të furnizuesit të ofruara në gjuhë standarde (boilerplate).

21.6 Asnjë marrëveshje që pretendon të ndryshojë, modifikojë, shpjegojë ose ta plotësojë afatet ose
kushtet e kontratës nuk do të jetë detyruese për palët përveç nëse dhe derisa ajo është bërë me shkrim
dhe nënshkruhet nga të dyja Palët.

21.7 Në rast të një konflikti midis gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjesë të trupit të kësaj Kontrate dhe
ndonjë dokumenti të bashkangjitur dhe bërë pjesë e saj, gjuha apo kuptimi i trupit kryesor të kësaj
Kontrate do të mbizotërojnë. Titujt e kësaj kontrate janë vetëm për lehtësi referimi dhe nuk do të kenë
ndonjë rëndësi në interpretimin këtë kontratë.

21.8 Kontrata përmban kuptim të plotë të palëve, vendos një shpërndarje të plotë të rrezikut në mes
tyre, dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të shprehjeve dhe kushteve të marrëveshjes së
tyre në lidhje me çështjet e përmendura në këtë Kontratë. Të gjitha negociatat paraprake,
marrëdhëniet, të kuptuarit dhe marrëveshjet me gojë ose me shkrim në lidhje me këtë Kontratë tani
janë zëvendësuar nga kjo Marrëveshje.

Palët kontraktuese e kanë nënshkruar kontratën me datë si më poshtë.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 19 -
1. Për dhe në emër të Klientit:

Klienti ose përfaqësuesi i autorizuar i klientit

Data: ______________________

2. Për dhe në emër të Furnizuesit

Furnizuesi ose përfaqësuesi i autorizuar i Furnizuesit

Data: ______________________

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 20 -
UDHËZUES PËR PËRDORUESIN E FORMËS STANDARDE TË
KONTRATËSPËR TRANSPORT

Udhëzuesi për përdoruesin e formës standarde të kontratës për transport jep shpjegime për secilën
klauzole dhe nën-seksionin e çdo klauzole të përfshirë në seksionin e shprehjeve dhe kushteve të
përgjithshme. Udhëzuesi gjithashtu përfshin referenca në ligjet e Kosovës, kur është e aplikueshme.
Shpjegimet dhe referencat janë të destinuara për të siguruar përdoruesit me udhëzim për
interpretimin e klauzolave të seksionit të kushteve të përgjithshme.

Pasi që marrëdhëniet kontraktuese ndryshojnë, kushtet e përgjithshme të bashkangjitura Kontratës


standarde duhet ti përshtaten kërkesave specifike të Klientit/ Furnizuesit. As forma standarde e as
udhëzuesi i përdorimit ose komentari juridik nuk i zëvendësojnë këshillat dhe udhëzimet e një avokati
të kualifikuar dhe të specializuar në lëmine e kontratave për shitjen dhe transportin e mallrave.

KATALOGU

Katalogu duhet të lexohet me Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet (GCC) të bashkangjitura,


dhe pastaj të plotësohet në detaje. Po ashtu ka edhe shënime udhëzuese së bashku me Kushtet e
Përgjithshme.

Mund të ketë edhe shtojca të tjera që formojnë një pjesë të kontratës të cilat janë shënuar në
katalogun më poshtë. Nëse këto ekzistojnë, ata duhet të jenë të shënuara më poshtë dhe sigluara
nga palët dhe bashkangjitur me këto kushte

Katalogu duhet të plotësohet me kujdes. Katalogu ka përparësi mbi Kushtet e Përgjithshme.

Përveç kësaj, për të shmangur mosmarrëveshjet në lidhje me natyrën dhe cilësinë dhe kohën e
mallrave, të gjitha dokumentet e specifikimit duhet të jenë bashkëngjitur dhe të jenë pjesë të kontratës
dhe më pas të shënohen në Katalog.

1. Përkufizimet

Përkufizimet parashohin diçka që quhet “Udhëzim i transportit”, që është një dokument që palët do të
plotësojnë me të dhënat bazë të tilla si data e dorëzimit, lokacionet e pranimit dhe dorëzimit dhe
personat e autorizuar. Nuk ka format të specifikuar për këtë, por nëse një furnizuesi ose klienti
parashikojnë përdorimin e shpeshtë të kontratës, furnizuesi ose klienti mund të dëshirojnë të
përpilojnë një të tillë.

2. Aplikimi dhe Kohëzgjatja e kontratës

Kontrata do të hyjë në fuqi më nënshkrimin e saj. Përveç nëse Katalogu parasheh se kontrata
duhet të përfundojë në një datë të caktuar, kjo kontratë do të mbetet në fuqi deri në
përmbushjen e saj sipas kushteve të mëposhtme.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 21 -
Kjo kontratë është e “përhershme”.Kontrata do të mbetet në fuqi deri sa të mos ndërpritet, përveç nëse
pala preferon që në katalog të ceket data e përfundimit.

3. Rregullimi i udhëzimit të transportit dhe detyrimet.

3.1 Klienti do t'i japë furnizuesit një Udhëzim të transportit të paktën dy (2) ditë të punës (apo
periudhë më të gjatë të përcaktuara në Katalog) para ndonjë shërbimi të transportit, edhe pse
furnizuesi mund të pranojë (por nuk është i detyruar ta pranojë), një Udhëzim të transportit
edhe në afat më të shkurtër njoftimi .

3.2 Furnizuesi do të konfirmojë menjëherë marrjen e Udhëzimit të transportit i cili do të


trajtohet si një porosi sipas kësaj Kontrate, dhe do të njoftojë klientin nëse data e kërkuar për
dorëzim, ose një datë alternative e dorëzimit mund të arrihet. Përveç nëse klienti e kundërshton
këtë datë të dorëzimit brenda dy (2) ditësh, atëherë kjo datë e kërkuar për dorëzim do të jetë
data e dakorduar e dorëzimit sipas kontratës.

3.3 Nëse për ndonjë arsye furnizuesi nuk parashikon të jetë në gjendje për të përmbushur një
Udhëzim të transportit, për shembull, për shkak se klienti parashtron disa kërkesa të tjera të
cilat nuk mund të plotësohen ose për arsye të tjera, furnizuesi duhet të njoftojë menjëherë
klientin në mënyrë që klienti të mund të bëjë rregullime të tjera.

3.4 Furnizuesi mund të refuzojë të pranojë një Udhëzim të transportit nëse distanca për
transportin është më pak se distanca minimale të përcaktuar në Katalog, ose mallrat janë më
pak se shuma minimale e përcaktuar në Katalog.

Nëse furnizuesi nuk dëshiron të ndërmarrë udhëtime prej për shembull 25 km ose më pak, atëherë ky
përpilim duhet të përfshihet në Katalog, përndryshe furnizuesi është i detyruar të ndërmarrë këto
udhëtime edhe pse kjo nuk mund të jetë fitimprurëse për atë për shkak të kostos së fillimit dhe ndaljes.

3.5 Furnizuesi pajtohet që të ketë një kontakt telefoni njëzet e katër (24) në dispozicion për
klientin për të thirrur për përcjelljen e mallrave dhe / ose një shërbim interneti për funksionin e
përcjelljes.

3.6 Secila palë bie dakord për të plotësuar ndonjë informacion shtesë siç është e nevojshme për
të mundësuar shërbimet që duhet të përmbushen ose Kontrata që duhet plotësuar, duke
përfshirë ofrimin e menjëhershëm të çdo informacioni të nevojshëm për t'iu përgjigjur ndonjë
pyetje të autoriteteve publike të tilla si policia doganore ose organet e sigurimit.

3.7 Përveç nëse ndryshe është e dukshme (dhe përveç në lidhje me porositë e kryera në ofertën
fillestare nga ana e Furnizuesit të cilat janë pranuar nga klienti), nuk parashihet ndonjë shumë
minimale totale e shpenzuar sipas kësaj Kontrate.

Disa transportues të mallrave dhe aranzhues të mallrave konferencë mund të këmbëngulin për një
minimum të sasisë të shpenzimit apo ekskluzivitetin në këmbim për ulje të çmimeve apo çmime
preferenciale.

3.8 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog, kjo është një kontratë jo-ekskluzive në atë
klienti është i lirë për t'u angazhuar me furnizues të tjerë.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 22 -
4. Dorëzimi dhe dokumentet, licencat, lejet dhe objektet.

4.1 Dorëzimi i mallrave do të bëhet nga Furnizuesi në përputhje me kushtet e përcaktuara në


Katalog, dhe në udhëzimin e dakorduar për transport deri në datën e dorëzimit.

4.2 Për qëllimet e kontratës, kushtet tregtare që përdoren për të përshkruar detyrimet e palëve
do të kenë kuptimin e dhënë atyre me anë të edicionit aktual të Incotermit, botuar nga Dhoma
Ndërkombëtare e Tregtisë, Paris.

Incoterms janë terma që janë zhvilluar ndërkombëtarisht si një mënyrë e shpejtë e përshkrimit se cila
palë - blerësi ose shitësi - ka përgjegjësi për transportin, rrezikun dhe procedurat doganore të mallrave
(dhe nganjëherë të sigurimit) deri në cilën pikë të transportit të mallrave. Kushtet mbulojnë si
transportin ujor ashtu edhe atë rrugor.Më shumë detaje mbi to janë përcaktuar në “Formën standarde
të Kontratës për furnizim të mallrave”.

Incoterms nuk janë përgjithësisht me rëndësi në vetë kontratën e transportit, përveç se kontrata e
transportit mund të jetë një mënyrë për të zbatuar një detyrim që Incoterm parasheh për një shitës.
Shitësi do të angazhojë kompaninë e transportit me anë të nënkontraktuesit.

4.3 Dokumentet që duhen dorëzuar në emër të klientit në vendin e dorëzimit janë si në vijim,
plus ndonjë tjetër të specifikuar në katalog:

• Shteti dhe vendi i origjinës së mallrave;


• Përshkrimi, sasia, çmimi njësi, dhe shuma e përgjithshme e mallrave;
• Fatura e nënshkruar e furnizuesit për mallrat për Klientin, me hollësi të plotë të emrit të
klientit dhe furnizuesit, adresën dhe numrat e biznesit si dhe numrin fiskal klientit;
• Listën e detajuar të paketimit;
• Raportet e inspektimit;
• Kopja e certifikatës të TVSH-së, kur kërkohet nga ligji;
• Euro 1 nëse është eksportues nga Kosova ose dokumentacion ekuivalent doganor
• Shënim mbi mallrat e rrezikshme
• Fatura e ngarkesës / fatura shoqëruese e mallit në tri kopje, ose informacioni që i
mundëson furnizuesit për të ofruar këtë nëse kjo është dakorduar në Katalog.

Certifikata e vendit të origjinës së mallit është një dokument kyç për qëllime doganore sepse kjo do të
përcaktojë se çfarë tarifë doganore ose detyrim i kontrollimit të cilësisë zbatohen në lidhje me mallrat.
Ka rregulla të veçanta si për atë çka kjo certifikatë e të dhënave përmban dhe cili autoritet brenda një
qarku duhet të prodhojë atë. Dokumentet e tjera janë gjithashtu të nevojshme zakonisht për autoritetet
doganore ose ndonjë zyrtar tjetër publik gjatë rrugës. Formati i tyre i saktë dhe përmbajtja do të
ndryshojnë, por sa më shumë të dhëna të përmbajnë ato aq më mirë!

4.4 Përveç nëse është rënë dakord ndryshe, origjinali i faturës së ngarkesës do të mbahet nga
kompania në pikën pranuese/klienti, kopja e dytë do të mbetet me mallrat, dhe e treta do të
mbahet nga furnizuesi ose agjenti i tij.

Fatura e ngarkesës është dokumenti kyç i transportit dhe titullit. Më shumë detaje janë të përcaktuara
në seksionin e Udhëzimeve të Përgjithshme mbi atë se çka është faturë e ngarkesës dhe si funksionon
ajo.

4.5 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në katalog, furnizuesi do të jetë përgjegjës për të siguruar
se ka licencat e duhura ose lejet e kërkuara për të kryer ndonjë shërbim, duke përfshirë licencat
e punës, lejet doganore, lejet e qëndrimit dhe lejet e punës për personel.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 23 -
Shtetet mund të kenë rregulla pak më të ndryshme për kompanitë e transportit, por shumica do të
vendosë rregulla që i kërkojnë atyre të përcjellin orët e kaluar makinës me anë të takografit, dëshmive
se kamionët janë testuar rregullisht, dhe përveç kësaj ka rregulla për kualifikimet për vozitje të
personelit.

5. Cilësia dhe kryerja e shërbimeve.

5.1 Furnizuesi merr përsipër për të siguruar që të gjithë kamionët dhe mjetet e transportit janë
në gjendje funksionale të mirë dhe të pastër dhe se kamionët dhe vozitësit i plotësojnë të gjitha
kërkesat ligjore dhe të sigurisë.

5.2 Klienti mund të refuzojë për të ngarkuar kamionë ose trajtuar atë si një shkelje materiale të
kësaj kontrate, nëse kamionët nuk janë në gjendje të mirë duke përfshirë por jo kufizuar në ate
të kenë ceradat e shpuara apo të dëmtuara, ose nëse janë të ndotur me pluhur, të fëlliqur apo
me mbeturina tjera. Furnizuesi do të sigurojë se mallrat (duke supozuar se ato janë të
paketuara në përputhje me standardet ndërkombëtare të paketimit të përshtatshëm për
natyrën e mallrave) janë të mbrojtura nga moti / elementet, pluhuri, balta, nafta ose ndotje të
tjera, dhe se kamionët dhe mallrat janë mbajtur të sigurt.

5.3 Furnizuesi bie dakord për të mos transportuar ndonjë materie të rrezikshme krahas
mallrave (duke supozuar se mallrat nuk janë vetë mallra të rrezikshme). Në rastin e mallrave të
rrezikshme, konventat për transportimin e mallrave të rrezikshme do të ndiqen.

Konventa e OKB-së dhe rregulla të ndryshme të transportit të ngarkesave për llojet e ndryshme të
mallrave klasifikojnë cilat mallra janë të rrezikshme, dhe këto rregulla si dhe rregullat e BE-së
përcaktojnë kërkesat e etiketimit për mallrat dhe kamionët që bëjnë transportimin e tyre, si dhe
rregullat mbi dokumentacionin që duhet të mbahet. Furnizuesi duhet të jetë në dijeni në lidhje me
mallrat që ai transporton në udhëzimin fillestar në mënyrë që ai mund të jetë i përgatitur për shënojë
kamionët e tij dhe që shoferët e tij janë të trajnuar siç duhet në rast të një aksidenti. Për më shumë
hollësi shih seksionin e Udhëzimeve të Përgjithshme, më poshtë.

5.4 Përveç nëse është rënë dakord ndryshe nga klienti, furnizuesi nuk do të bëjë asgjë që do të
paragjykonte pagesën ndaj klientit nën një letër kredi në lidhje me mallrat deri në masën që
kushtet e asaj letër kredie i janë bërë njohur furnizuesit.

Për shembull, disa letra të kredisë kanë rregulla të sakta se si dhe nga ku mallrat duhet të
transportohen, dhe në çfarë lloji të kontejnerit. Kështu, ndryshimi i rrugës mund të shkaktojë
probleme. Sigurisht kjo klauzolë mund të ketë efekt vetëm nëse furnizuesi është në dijeni të këtyre
kufizimeve.

5.5 Klienti pajtohet të bëje paketimin e duhur të mallrave për transportin e parashikuar dhe
për ti shënuar ato në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe për eksport.

5.6 Furnizuesi pajtohet për të përdorur nënkontraktuesit me reputacion për të cilët ai do të


mbetet përgjegjës dhe do të mbetet pika kryesore e kontaktit. Përveç nëse palët janë marrë vesh
me shkrim (për shembull, në Udhëzimin e transportit), transferimi nuk është i lejuar; pakot
nuk mund të hapen përveç nëse kjo kërkohet nga një autoritet zyrtar ligjor apo për arsye
urgjente të sigurisë.

5.7 Klienti në çdo kohë mund të dërgojë një përfaqësues për të audituar pajtueshmërinë e
furnizuesit me këtë kontratë, duke përfshirë inspektimin e dokumenteve dhe kamionëve.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 24 -
6. Çmimi.

6.1 Çmimi do të jetë për ton mallrash, pesha ose masë ose normë e kutisë siç është përcaktuar
në Katalog dhe / ose Udhëzimin e transportit.

Për distanca midis depos dhe pikës së dorëzimit prej më pak se njëzet e pesë (25) kilometra, një
distancë prej njëzet e pesë (25) kilometra do të përdoret kur llogariten kostot e transportit.

Kur ngarkesa prej më pak se pesë (5) tonë metrikë (bruto) transportohet në distanca midis
depos dhe pikës së dorëzimit prej pesëdhjetë (50) kilometra ose më pak, një peshë 5 tonë
metrikë (bruto) do të përdoret kur llogariten kostot e transportit në bazë të tonelatës.

Ka mënyra të ndryshme të ndryshme për llogaritjen e çmimeve të mallrave. Përveç peshës (për
tonelatë ose tonelatë metrike (1000kg) ose volum), çmimet e transportit tëmallrave mund të
ndryshojnë sipas:

-Destinacionit

- Llojit të mallit (mallrat me vlerë më të lartë mund të jenë më të shtrenjta ose të kërkojnë vendosje të
ndryshme për shkak të dendësisë së (për shembull, shkuma kërkon vendosje të ndryshme nëpër fletë
çeliku inox)

- Normave të klasifikimit që përdoren në transportin ajror

-Çmimet e kutive (për mallrat në kontejnerë)

- Ad valorem, përqindje e vlerës së mallrave (për shembull, 3% ad valorem).

Mallra të gjitha llojeve (FAK) është një mënyrë për të thjeshtuar kompleksitetin dhe standardizimin
dhe më shumë përdoret nëtransportin me kontejnerë.

Përveç kësaj, mund të ketë faktorë të rregullimit të valutës për të lejuar për luhatjet në valutë në qoftë
se çmimi është i bazuar në rregullimet e parasë së gatshme apo rregullimeve për të mbrojtur kundër
rregullimit të çmimit të karburantit.

Po ashtu mund të ketë prime për transit apo përpunim të shpejtë.

Shërbime të tjera të tilla si paketimi, dokumentacioni, sigurimi zakonisht tarifohen me norma të


veçanta. Sigurimi zakonisht bazohet në vlerën e mallrave.

6.2 Furnizuesi merr përsipër të jep klientit zbritjet e përcaktuara në Katalog.

Uljet konferencë jepen për grupet e transportuesve në linja të rregullta. Këto mund të kërkojnë nga
klienti të zotohet për ekskluzivitetin e përdorimit të furnizuesit / grupeve të furnizuesve ose në një
vëllim minimal.

6.3 Çmimet e tarifuara nga furnizuesi për mallrat e dorëzuara, dhe shërbimet e kryera sipas
kontratës nuk do të ndryshojnë nga çmimet në Katalog, ose kur nuk çmimet janë cituar në
Katalog, për një shërbim nga ato çmimet e dhëna nga furnizuesi në përgjigje të shkruar ndaj
Udhëzimit të transportit. Për porositë shtesë, çmimet do të mbeten të vlefshme për periudhën e
përcaktuar në Katalog; nëse asgjë nuk është deklaruar kjo do të jetë për dy (2) vjet nga data e
nënshkrimit të Kontratës.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 25 -
6.4 Në qoftë se Palët bien dakord në Katalog, atëherë furnizuesi do të sigurojë që klienti të merr
çmimin më të mirë të ofruar nga furnizuesi për të tjerët, dhe që kjo përputhet me çmimin e
ofruar nga furnizuesit ekuivalente për shërbime ekuivalente, siç është përcaktuar në Katalog.

Katalogu përmban dy klauzola të çmimeve. E para detyron furnizuesin për të siguruar që klienti merr
çmimin e njëjtë si klientët e tjerë për vëllimet ekuivalente e mallrave, dhe e dyta i kërkon furnizuesit
që të jep kuota të barabarta me furnizuesit tjerë të shërbimeve të njëjta, për shembull, të jetë
konkurrues. Palët e kësaj Kontrate kanë nevojë për të treguar në Katalog e në qoftë se këto dy
dispozita zbatohen. Disa furnizuesit mund të mos pajtohen me këto.

7. Pagesat.

7.1 Pagesat tjera nga paradhënia do të bëhen në pajtim me katalogun ose, nëse katalogu është i
heshtur, atëherë pas dorëzimit të mallrave dhe faturës shoqëruese dhe ndonjë faturë origjinale
të ngarkesës dhe faturës origjinale që përmban emrin e furnizuesit, adresën, detajet e mallrave
që transportohen dhe shërbimet që ofrohen në bazë të Udhëzimit të transportit.

7.2 Nëse klienti pajtohet në Katalog për të bërë pagesën paraprakisht, atëherë një garanci e
pakushtëzuar dhe e parevokueshme bankare për paradhënie mund të kërkohet nëse kjo
përcaktohet në Katalog. Paradhënia do të kthehet përmes zbritjeve nga pagesat e mbetura.

Pagesat të cilat janë bërë paraprakisht për çdo mallra të furnizuara paraqesin një rrezik për klientin se
furnizuesi nuk do të përmbushë detyrimin dhe se paratë e klientit në atë rast humben. Për këtë arsye,
klientët mund të insistojnë në një garanci bankare për të mbuluar këtë skenar. Garanci të tilla bankare
janë të kushtueshme, megjithatë, dhe për këtë arsye, janë të nevojshme vetëm nëse Katalogu
përcakton kështu.

7.3 Të gjitha pagesat do të bëhen në EURO përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe me shkrim
ose përcaktohet në katalog, dhe do të ekzekutohen vetëm në një llogari bankare të Klientit ose
palët mund të bien dakord për të përdorur një letër të kredisë.

Do të jetë problematike për auditimin financiar ose tatimor të klientit në qoftë se pagesat janë bërë për
llogari të palës së tretë ndryshe nga furnizuesi. Pagesat për palët e treta mund të pranohen nga
auditorët nëse ka një arsyetim të qartë të përcaktuar me shkrim nga të gjitha palët.

7.4 Shpërblimi i Furnizuesit siç specifikohet në katalogun e kësaj Kontrate do të përbëj


shpërblimin e vetëm të furnizuesit në lidhje me këtë Kontratë ose Shërbimet. Furnizuesi nuk do
të pranojë, dhe Furnizuesi do të sigurojë që kompanitë e ndërlidhura të tij, nënkontraktuesit
dhe stafi nuk do të pranojnë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në emrin e tij / tyre ndonjë honorar
të tregtisë, zbritje ose pagesa të ngjashme në lidhje me aktivitetet në përputhje me këtë
Kontratë, ose për shërbimet ose në kryerjen e detyrimeve të tyre.

Kjo klauzolë e bën të qartë se furnizuesi nuk mund të pranojë komisionet ose pagesat nga të tjerët, si
nënkontraktuesit, pa pëlqimin e konsumatorit.

8. Tatimet.

8.1 TVSH konsiderohet i përfshirë në çmimin e kontratës nëse nuk parashihet ndryshe.

Rregullat mbi tarifimin e TVSH-së nga kompanitë e transportit janë shumë komplekse për tu
shpjeguar këtu. Edhe nëse furnizuesi është jashtë Kosovës dhe vendi i furnizimit mendohet të jetë

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 26 -
jashtë Kosovës, mund të ketë TVSH e kundërt për të paguar sipas nenit 52 të ligjit të TVSH-së. Ju
këshillojmë që të kërkoni këshilla specialiste në këtë fushë. Nëse kompania e transportit bën
transportimin e mallrave brenda Kosovës për një kompani tjetër të Kosovës, atëherë ajo duhet të
faturojë me TVSH (duke supozuar se qarkullimi i furnizuesit për 12 muaj është mbi nivelin 50,000
Euro).

8.2 Furnizuesi është përgjegjës për të gjitha tatimet në përputhje me Ligjin në Fuqi në Kosovë,
dhe këto tatime do të konsiderohet se përfshihen në çmimin e kontratës nëse nuk shprehet
ndryshe në katalog. Furnizuesi, nëse kjo kërkohet me ligj në Kosovë, do të regjistrohet për një
numër fiskal në Kosovë. Nëse Furnizuesi nuk ka numër fiskal dhe Klienti beson se kjo kërkohet
me ligj, Klienti mund të mbajë në burim tatimin mbi pagesën që përfaqëson të kontributin e
furnizuesit për tatimin në të ardhura/korporatës në Kosovë.

8.3 Klienti do të rregullojë çmimin e kontratës nëse tatimet, detyrimet dhe ngarkesat tjera janë
ndryshuar nga autoritetet publike në mes të datës së porosisë rënë dakord sipas kontratës, dhe
datës së furnizimit të mallrave. Furnizuesi duhet të paraqesë dëshmi me shkrim për ndryshimin
dhe kohën e ndryshimit. Rregullimi do të jetë ndryshimi në shumën e tatimit të pagueshëm nga
furnizuesi, me kusht që ngarkesat e tilla nuk reflektohen tashmë në çmimin e kontratës.

Kjo klauzolë njeh, për shembull, se në qoftë se furnizuesi duhet të paguaj tatim ose detyrime doganore
shtesë (zakonisht në vendet eksportuese ose të ndërmjetme para se mallrat të arrijnë në Kosovë) që do
të thotë se kostoja e përgjithshme e furnizimit ngritët, atëherë klienti pajtohet për të rregulluar çmimi
për të reflektuar këtë. Periudha e rrezikut për klientin është periudha në mes të pajtimit për çmimin
dhe furnizimit aktual.

8.4 Klienti do të bëjë pagesat e TVSH-së apo tatimeve tjera, doganës apo pagesa të TVSH-së
nëse Furnizuesi prodhon dokumentacionin përkatës për të vërtetuar së pagesa duhet të bëhet
dhe duke e prezantuar numrin e tij fiskal dhe të TVSH-së.

Kjo klauzolë pasqyron ligjin e TVSH-së në Kosovë.

9. Dëmtimet, humbjet dhe përgjegjësia.

9.1 Secila palë do të njoftojë tjetrën pa vonesë në rast se ndonjë nga mallrat janë dëmtuar, të
zhdukur ose ka rrjedhje të tepërt, pavarësisht nga faza e transportit.

9.2 Të gjitha mallrat e dëmtuara ose që mungojnë ose ndonjë rrjedhje të tepërt gjatë transportit
nga ana e furnizuesit ose agjentët e tij sipas kontratës është përgjegjësi e furnizuesit.

9.3 Përgjegjësia maksimale e furnizuesit do të jetë vlera e mallrave të transportuar që janë


prekur (duke përfshirë çdo humbje në mallrat e ndërlidhur të cilat nuk mund të përdoren për
shkak se mallrat janë të dëmtuar / humbur), ose për të transferuar ndonjë nga të ardhurat e
sigurimit (nëse janë më të larta). Për të shmangur dyshimet, klienti nuk do të jetë i detyruar të
paguajë për shërbimet nëse furnizuesi është përgjegjës për mallra të dëmtuara ose ato
mungojnë.

9.4 Klienti mund të ushtrojë të drejtën për tu kompensuar kundrejt faturave të furnizuesit, në
rast se furnizuesi është përgjegjës për mallra të dëmtuara ose ato mungojnë.

Kjo klauzolë e qartëson përgjegjësinë e Furnizuesit. Ai është përgjegjës për çdo humbje të shkaktuar,
dhe duhet marrë dhe të mbështetet në sigurimin për atë që është paguar në mënyrë efektive nga
klienti.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 27 -
Megjithatë, mund të ketë Konventa mbizotëruese të transportit që theksojnë se përgjegjësia e
furnizuesit është më e lartë ose më e ulët se vlera e mallrave. Për më shumë detaje mbi këto, shihni
Udhëzimet e përgjithshme.

10. Sigurimi i Transportit

10.1 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog ose në Udhëzimet specifike të transportit,
furnizuesi do të blej sigurimin e ngarkesës për mallrat në një monedhë lirisht të konvertueshme
kundrejt humbjes ose dëmtimit të rastësishëm për prodhimin ose blerjen, transportin, ruajtjen,
dhe të ofrimit të paktën 110 për qind të vlerës së tyre apo ndonjë shumë tjetër e përcaktuar në
Katalog. Shtrirja e mbulimit do të jetë ajo standarde maksimale në industri, përveç nëse nuk
shprehet ndryshe në Katalog. Sigurimi do të merret nga një kompani me reputacion, kudo që
është e zbatueshme, në një mënyrë të tillë që Klienti dhe Furnizuesi janë të mbuluar për
humbjen e mallrave deri në pikën ku rreziku kalon të Klienti pas dorëzimit sipas kësaj
Kontrate.

Sigurimi i ngarkesës mbulon kostot e mallrave. Mund të mos jetë gjithmonë e mundshme për ti
siguruar ato për më shumë se vlera e tyre, në cilin rast vlera prej 110 për qind do të duhet të
ndryshohet. Detyrimi sigurimit këtu është zhvendosur në kompaninë e transportit, e cila zakonisht do
të paraqet kërkesë në qoftë se ka një humbje, pasi detyrimi ose rreziku është me kompaninë e
transportit. Ndaras nga kjo, klienti mund të ketë një detyrë të rimbursimit / rrezikut ndaj klientit të tij.

Sigurimi ngarkesë mund të jetë për një dërgesë të veçantë ose një kompani transporti mund të ketë atë
në përgjithësi. Kësaj i referohemi shpesh si “Policë e hapur”. Ka shkallë të ndryshme të policave të
sigurimit. Shtrirja e mbulimit është referuar me “klauzolat (A), (B) ose (C)” nën rregullat e Institutit të
ngarkesës. Palët duhet të bien dakord në mënyrë të qartë për fushën e mbulimit me kompaninë e
transportit, dhe të ndryshojnë Katalogun në qoftë se ajo është më pak se “Klauzola A”. Klauzola “B”
përjashton vjedhjet, por mbulon aksidentet tjera të tilla si zjarri, uji i detit, etj, dhe klauzolat “C” kanë
mbulim më të vogël dhe përjashtojnë tërmetet, hyrjen e ujit të detit ose të mallrave që janë rrëzuar
gjatë ngarkimit.

Klienti mund të kërkojë sipas Incotermit (për shembull, CIF ose CIP) me klientët e tij për të blerë
sigurim dhe tregojnë dokumentet e përmendur më poshtë për të treguar se sigurimi është paguar dhe
është i vlefshëm.

10.2 Furnizuesi (i) do të merr dhe mban, dhe do të kërkojë nga nënkontraktuesit për të marrë
dhe të mbajnë sigurim (në kosto të vet furnizuesit, apo te nënkontraktuesve si mund të jetë
rasti). Sigurimi do të merren kundrejt rreziqeve, si dhe për mbulimin, siç është specifikuar në
Katalog dhe siç kërkohet nga ligji. Furnizuesi (ii) me kërkesë të konsumatorit, do të ofrojë
klientit prova që tregojnë se sigurimi i tillë është marrë dhe mirëmbahet dhe se primet e
sigurimit janë paguar.

Zakonisht ka një Certifikate standarde të Sigurimeve nënshkruar nga kompania e sigurimeve e cila
përmbledh kushtet e sigurimit dhe e cila shërben si dëshmi e sigurimit.

10.3 Ekzemplaret e policave dhe certifikatave të sigurimit do të dorëzohen nga ana e Furnizuesit
përfaqësuesit të autorizuar të klientit brenda kohës së arsyeshme pas pranimit të Udhëzimit të
transportit ose në çdo kohë sipas kërkesës së klientit.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 28 -
10.4 Nëse furnizuesi dështon të marrë dhe të mbajë në fuqi sigurimin e specifikuara në këtë
Kontratë dhe Katalog, klienti ose mund të ndërpres këtë kontratë apo porosinë përkatëse, ose të
marrë dhe të mbajë në fuqi sigurimin e tillë dhe të paguaj çmimin e tillë si mund të jetë e
nevojshme, dhe periodikisht të zbresë shumën e paguar kështu nga çdo parave që duhet ti
paguhen Furnizuesit, ose të merr të njëjtën pagesë si borxh nga furnizuesi.

10.5 Furnizuesi do të jetë përgjegjës ndaj klientit për pasojat e plota të dështimit të furnizuesit
për tu siguruar.

10.6 Përveç nëse është rënë dakord me klientin, do të jetë përgjegjësi e furnizuesit të njoftojë
shoqërinë e sigurimit për ndonjë humbje apo ngjarje të tjera, dhe të mbledh përshtatshmërish
të ardhurat nga çdo pretendim që rrjedh nga ndonjë dëmtim ose humbje të mallrave të
mbuluara nga sigurimi.

10.7 Klienti mundet, megjithatë, të kërkojë të bashkëngjitet të drejtave të furnizuesit sipas kësaj
Kontrate dhe kështu të urdhëroj që të ardhurat e sigurimit drejtpërdrejtë ti paguhen klientit.

Kjo klauzolë e bën të qartë se furnizuesi ka një detyrim për tu siguruar nëse klienti e kërkon këtë.
Dështimi për tu siguruar është një shkelje materiale e cila mund të rezultojë në kompensim dhe
ndërprerje.

Përderisa mund të jetë joshëse për klientin të mos sigurohet, atëherë klienti rrezikon që nuk do të ketë
kompensim.

11. Porositë e ndryshuara.

11.1 Përfaqësuesi i autorizuar i klientit mund në çdo kohë, me një porosi me shkrim dhënë
përfaqësuesit të autorizuar të furnizuesit, të bëjë ndryshime, duke përfshirë një ose më shumë
nga sa vijon:

(a) Vendin e ngarkesës ose dorëzimit;

(b) datën e dërgesës;

(c) Ndryshimet e arsyeshme për fushëveprimin e saktë të shërbimeve që do të ofrohen nga


Furnizuesi;

(d) Ndryshimet në mallrat që transportohen;

(e) Zvogëlimin ose rritjen e sasisë së mallrave të porositura sipas përqindjes, deri në
përqindjen e cekur në katalog.

Ndryshimet duhet të qëndrojnë brenda fushëveprimit të kontratës dhe porosisë, dhe nuk duhet
të ishin të paarsyeshme ose jashtë fushëveprimit apo kapacitetit të furnizuesit.

11.2 Furnizuesi do të përgjigjet menjëherë në qoftë se ndonjë ndryshim i tillë nuk është i
pranueshme për arsye të mirë, duke përmendur arsyen, dhe në këtë rast nuk do të jetë i
detyruar nga ndryshimi.

11.3 Në qoftë se ndonjë ndryshim i tillë shkakton një rritje ose ulje në koston e, ose në kohën e
nevojshme për të, përmbushja e ndonjë dispozite të kontratës nga furnizuesi, një përshtatje të
barabartë bazuar në cilindo çmim në katalogun e çmimeve do të bëhet në çmimin e kontratës
ose orarin e dorëzimit, ose të dyja, dhe Udhëzimi i transportit do të ndryshohet në përputhje me

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 29 -
rrethanat. Çdo kërkesë nga ana e furnizuesit për përshtatje në këtë klauzolë duhet të shqyrtohet
brenda pesë (5) ditëve nga data e pranimit nga furnizuesi, të kërkesës së klientit për ndryshimin
e porosisë, ose një (1) ditë para transportit nëse transporti nuk ka filluar ashtu që klienti mund
të pajtohet se ndryshimi nuk do të zbatohet ose të diskutojë pasojat me furnizuesin.

Kjo klauzolë trajton ndryshimet në kontratë. Ajo lejon që ndryshimet të bëhen deri në minutën e
fundit, nëse kjo është praktike, ose edhe gjatë rrugës, por shpenzimet në fund të fundit përballohen
nga Klienti që dëshiron ndryshimet e bëra. Furnizuesi duhet të njoftojë klientin paraprakisht për
koston shtesë të mundshme të transportit / dërgesës.

12. Vonesat në përmbushje nga furnizuesi.

12.1 Dorëzimi i mallrave dhe kryerja e shërbimeve do të bëhet nga furnizuesi në përputhje me
datën e dorëzimit, dhe me respektimin e përpiktë të afatit kohor të përcaktuar nga klienti në
udhëzimin për transport ose sipas kësaj kontrate.

12.2 Nëse në çdo kohë gjatë zbatimit të kontratës, furnizuesi ose nënkontraktuesi duhet të
ndeshen me kushte që pengojnë shpërndarjen në kohë të mallrave dhe kryerjen e shërbimeve,
furnizuesi do të njoftojë menjëherë klientin me shkrim lidhur me faktin e vonesës, kohëzgjatjen
e vonesës, dhe shkakun e saj. Si është praktike pas marrjes së njoftimit të furnizuesit, klienti do
të vlerësojë situatën dhe mund në diskrecionin e tij të zgjasë kohën e furnizuesit për të kryer
punën, me ose pa dëme të likuiduara, në të cilin raste zgjerimi do të ratifikohet nga palët me
ndryshimin e kontratës , ose në rastin e një urdhri në kohë kritike, klienti mund të marrë një
tjetër mjet juridik të arsyeshëm dhe të njoftojë furnizuesin nëse ky mjet tjetër do të rezultojë në
kursimet e kostos.

13. Dëmet e likuiduara.

13.1 Në varësi të Forcës Madhore, nëse Furnizuesi dështon të dorëzojë mallrat brenda
periudhës (ave) të specifikuar në kontratë ose deri në datën e dorëzimit, klienti, pa paragjykim
ndaj mjeteve tjera të tij sipas kontratës (dhe në masën që klienti vetë nuk e shkakton vonesën),
do të zbres nga çmimi i kontratës ose të vjelë ndryshe si dëme të likuiduara, një shumë të
barabartë me përqindjen e specifikuar në Katalogun e mallrave të pa dorëzuara, për çdo ditë
vonesë deri në përmbushjen aktuale dorëzimit. Shuma nuk do të kalojë zbritjen maksimale të
përqindjes së përcaktuar në Katalog. Nëse mallrat pa dorëzuara e parandalojnë klientin nga
përdorimi i mallrave të tjera sipas kësaj Kontrate, atëherë përqindja do të llogaritet në vlerën e
të gjitha mallrave të prekura.

13.2 Pagesa e dëmeve të likuiduara bëhet pa cenuar ndonjë të drejtë të kërkohen dëmet e tjera,
ose të drejta të tjera në ligj kundrejt furnizuesit, me kusht që shuma e dëmeve të dhëna do të
reduktohet nga ose të pasqyroj secilin dëm të likuiduar i cili është paguar.

Dëmet likuiduara janë një metodë për të përcaktuar një formë të kompensimit për konsumatorin për
shkelje të caktuara të kontratës. Këtu ato janë aplikuar për dorëzimin me vonesë që është faji i
furnizuesit ose nënkontraktuesve të tij, dhe jo për dorëzimin me vonesë të shkaktuar nga fuqia
madhore, të tilla si mbyllja e kufijve nga autoritetet publike ose autoritetet doganore.

14.Ndërprerja për shkak të vonesës.

14.1 Klienti, pa paragjykuar ndonjë mjet tjetër për shkelje të kontratës, me njoftim me shkrim
të dërguar palës tjetër ne lidhje me vonesën, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi ose

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 30 -
pjesërisht nëse Furnizuesi, në gjykimin e klientit, është angazhuar në praktika të korruptuara
ose mashtruese në konkurrimin për ose në ekzekutimin e kontratës.

Për qëllimet e kësaj klauzole:

“Praktika e korruptuar” do të thotë ofrim, dhënie, marrje, apo kërkim të ndonjë gjëje me vlerë për
të ndikuar mbi procesin e prokurimit ose përmbushjen e kontratës.

“Praktikë mashtruese” do të thotë shtrembërim i fakteve në mënyrë që të ndikohet në një proces


prokurimi ose përmbushje të një kontrate në dëm të klientit, dhe përfshin praktika të veprimit të
përbashkët në procesin e tenderimit (para ose pas dorëzimit të tenderit) të dizajnuara për të vendosur
çmimet e tenderit në nivele artificiale dhe jo-konkurruese, dhe ta privojnë klientin nga përfitimet e
konkurrencës së lirë dhe të hapur.

14.2 Pala mund ta shkëputë kontratën në rast të:

a. Paaftësisë paguese të palës tjetër ose paraqitjen dhe dhënien nga gjykata të ndonjë kërkese të
falimentimit kundër palës, ose nëse pala tjetër nuk është në gjendje të paguajë borxhet e saj, ose
një kreditor kërkon zbatimin e akteve kundër palës tjetër;

b. Një shkelje materiale të kontratës nga ana e palës tjetër, ose një seri të shkeljeve të vogla
kumulative të cilat të marra së bashku janë materiale. Në rastin e një shkeljeje të riparueshme,
pala e cila nuk është në vonesë do t'i japë palës tjetër njoftim me shkrim për shkeljen ku pala do
të ketë shtatë (7) ditë (apo periudhë të tillë të cekur në njoftim) për korrigjimin e shkeljes, ku
dështimi për korrigjim nënkupton që Kontrata mund të ndërpritet. Pala mund menjëherë të
ndërpresë kontratën për një shkelje materiale të pa riparueshme.

14.3 Secila palë mundet, përveç ose në alternativë të ndërprerjes, të kërkojë dëmshpërblim nga
pala tjetër për çfarëdo shkelje nga pala tjetër të çfarëdo natyre sipas kësaj Kontrate. Secila palë
do të dëmshpërblejë palën tjetër për çdo kosto, pretendim ose shpenzim që pala duhet të
paguajë palëve të treta si pasojë e shkeljes së kësaj kontrate nga ana e palës shpërblyese.

15. Ndërprerja për dobi.

15.1 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në Katalog, klienti, me njoftim me shkrim dërguar
furnizuesit, mund të ndërpresë kontratën në tërësi ose pjesërisht (duke përfshirë çdo porosi
individuale), në çdo kohë për dobinë e tij, me së paku tridhjetë (30) ditë njoftim paraprak.
Njoftimi i ndërprerjes do të specifikojë se ndërprerja bëhet për dobinë e klientit, të masë në të
cilën përmbushja e furnizuesit sipas kontratës është ndërprerë, dhe data në të cilën ndërprerja e
tillë hyn në fuqi.

Në praktikë, nuk është esenciale për klientin të shkëputë kontratën përveç nëse klienti ka një detyrim
të ekskluzivitetit. Furnizuesi ka më shumë gjasa të ndërpres kontratën në qoftë se dëshiron të
shmangë angazhimin për të transportuar në rrugën e rënë dakord ose nëse furnizuesi dëshiron të
rishikojë çmimin.

15.2 Në rast të ndërprerjes së tillë për dobi, pagesa duhet të bëhet për shërbimet e kryera
tashmë para pranimit nga furnizues të njoftimit të ndërprerje apo ku përmbushja me arsye nuk
mund të ndalohet ose të parandalohet. Furnizuesi do të përdorë të gjitha përpjekjet e arsyeshme
për të parandaluar dhe për të zvogëluar humbjet ose shpenzimet e konsumatorit duke anuluar
marrëveshjet e shërbimit ku është e mundur.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 31 -
16. Fuqia madhore.

16.1 Pavarësisht nga dispozitat e klauzolave që lidhen me vonesë ose ndërprerjen për shkelje,
asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse sipas kësaj Kontrate, nëse dhe në masën që vonesa në
kryerjen apo dështim tjetër për të kryer detyrimet e tyre sipas kontratës është rezultat i një
ngjarje të fuqisë madhore. Kjo megjithatë nuk e liron furnizuesin nga detyrimet të bëjë pagesën
sipas sigurimit të ngarkesës apo detyrime të tjera të sigurimit nën Kontratë.
16.2 Për qëllimet e kësaj klauzole “Fuqi Madhore” do të thotë një ngjarje jashtë kontrollit të
palës së prekur, dhe që nuk përfshin fajin apo neglizhencën e asaj pale, dhe që nuk është e
parashikueshme, ose që ka qenë dashur të mbulohet nga sigurimi i marrë nga furnizuesi.
Ngjarje të tilla mund të përfshijnë, por nuk janë të kufizuar në, veprimet e klientit në
kapacitetin e tij sovran, luftërat apo revolucionet, zjarret, vërshimet, epidemitë, kufizimet e
karantinës dhe embargos së mallrave.

Kjo do të përfshijë mbylljet e kufijve nga autoritetet e Kosovës.

16.3 Nëse një situatë e fuqisë madhore ndodh, pala e dëmtuar do të njoftojë menjëherë palën
tjetër me shkrim për gjendjen e tillë dhe shkakun. Përveç nëse nuk kërkohet ndryshe nga
klienti me shkrim, furnizuesi do të vazhdojë të kryejë detyrimet e tij sipas Kontratës për aq sa
është praktikisht e arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha mjetet e arsyeshme alternative për
përmbushjen që nuk parandalohet nga ngjarja e fuqisë madhore.

17. Bartja dhe përfitimi i kontratës.

17.1 Furnizuesi nuk mund të bartë, në tërësi ose pjesërisht, obligimet e tij/saj për t’u kryer sipas
kësaj Kontrate, pos me pajtimin paraprak me shkrim të klientit, e që pajtimi i tillë nuk mund të
mbahet ose vonohet pa arsye.

Arsyeja për kufizim të drejtës së furnizuesit të bartë është se zakonisht klienti ka zgjedhur furnizuesin
për shkak të reputacionit të tij apo të përmbushjes në të kaluarën, apo për shkak të fuqisë kreditore të
tij, dhe për këtë arsye klienti nuk do të dëshironte një ndryshim pa rënë dakord në lidhje me
kompaninë e re.

17.2 Klienti mund të caktojë detyrimet sipas kësaj Kontrate çfarëdo subjekti pasardhës, me
asetet e të cilave ndërlidhet kontrata, ose ndonjë kompanie të ndërlidhur, ose ndonjë kompanie
tjetër me pëlqimin e furnizuesit, ku pëlqimi i tillë nuk duhet të refuzohet pa arsye.

17.3 Për më tepër, kompanitë e ndërlidhura të klientit mund në çdo rast të përfitojnë nga
rezultatet e kësaj Kontrate.

18. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ligji i zbatueshëm.

18.1 Kjo Kontratë do t'i nënshtrohet ligjit të Kosovës.

Kompanitë e huaja të transportit me gjasë nuk do të bien dakord për të përdorur ligjin e Kosovës.
Ligjet alternative të besueshme mund të jenë ato gjermane, zvicerane, angleze, dhe austriake.

18.2 Në rast të një mosmarrëveshje sipas kësaj Kontrate, secila palë mund të shërbejë një
njoftim me shkrim palës tjetër, duke e referuar kontestin në ndërmjetësim, nën kujdesin e
organit për ndërmjetësim i cili është i regjistruar me Komisionin për Ndërmjetësim të Kosovës,
dhe i licencuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 32 -
18.3 Në qoftë se mosmarrëveshja nuk është zgjidhur brenda tridhjetë (30) ditëve nga dorëzimi i
njoftimit të tillë për referim për ndërmjetësim, atëherë palët do të zgjedhin çdo mosmarrëveshje
apo pretendim në lidhje me kontratën, duke përfshirë ndërprerjen ose vlefshmërinë e saj, nën
përkujdesen e Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Amerikane të
Tregtisë në Kosovë ose Odës Ekonomike të Kosovës (siç tregohet në Katalog) në përputhje me
rregullat e arbitrazhit, atëherë të aplikueshme në Kosovë, të përdorura nga Oda e tillë.

Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale


mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të
realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila
parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të
konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës.

Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra
nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator.

Nëse nuk shprehet ndryshe në katalog, arbitrazhi do të zhvillohet në Prishtinë, në gjuhën e kësaj
kontrate, dhe nga një arbitër i vetëm.

Në mënyrë të ngjashme një kompani e huaj e transportit nuk mund të bien dakord për të përdorur
ndërmjetësimin e Kosovës. Opsionet e tjera janë Vjena, Gjeneva, Cyrihu, Londra apo Parisi.
Arbitrazhi i huaj është shumë më shtrenjtë.

Edhe në qoftë se palët bien dakord për arbitrazh jashtë Kosovës, palët nuk duhet të bien dakord për
më shumë se një arbitër, pasi mosmarrëveshjet e transportit nuk janë aq të komplikuara saqë të
meritojnë kostot për më shumë se një arbitër.

Palët duhet të specifikojnë lokacionin alternativ dhe rregullat alternative në Katalog si dhe trupin
alternativ për arbitrazh. Organet Alternative përfshijnë ICC (Oda Ndërkombëtare Ekonomike e) ose
Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Londër (LCIA).Nëse Palët nuk zgjedhin rregullat e
Kosovës, atëherë një opsion i zbatueshëm për rregullat alternative të arbitrazhit janë rregullat e
UNCITRAL-it, pasi që këto janë të njohura gjerësisht.

19. Gjuha e kontratës.

Në rast se kjo Kontratë është në disa gjuhë, atëherë gjuha qeverisëse do të jetë ajo në Katalog, ose në
mungesë të cilësdo gjuhë në katalog, në anglisht. Një gjuhë e tillë e specifikuar do të qeverisë
interpretimin e saj. E gjithë korrespondenca dhe dokumentet e tjera që lidhen me afatet ligjore të
kontratës të cilat janë shkëmbyer nga palët do të shkruhen në gjuhën e njëjtë.

20. Njoftimet.

20.1 Njoftimet nën këtë kontratë duhet të jetë me shkrim dhe ti dërgohen palës duke përdorur
të dhënat në katalog ose të dhënat zëvendësuese të njoftuara me shkrim. Njoftimet mund të
dërgohen me e-mail tek pala tjetër, nëse një adresë e-mail-i është dhënë në Katalog, me kusht që
një “pranim i marrjes” është dhënë ose ndonjë dëshmi tjetër e marrjes është dhënë - për
shembull një përgjigje e marrësit. Nëse kjo nuk është dhënë, atëherë njoftimi duhet të dërgohet
me mjete të tjera të tilla si shërbimi postar apo me dorë. Njoftimet e shkeljes ose ndërprerjes
apo referimit të një mosmarrëveshjeje për ndërmjetësim ose arbitrazh duhet të jepet me dorë
ose me postë të regjistruar dhe nuk mund të jepet vetëm me e-mail.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 33 -
20.2 Secila palë do të emërojë Përfaqësuesin e Autorizuar për qëllim të nënshkrimit të
dokumenteve ose ndryshimeve të kësaj marrëveshjeje.

21. Të përgjithshme.

21.1 Secila Palë bie dakord për të mbajtur konfidencial, për aq kohë sa informacioni i tillë ruan
vlerën komerciale dhe në çdo rast për të paktën tre (3) vjet pas datës së dorëzimit, çdo
informacion të tjetrit i cili është i Informacion Sekret Afarist, dhe se nuk do të përdor të tilla
Informacion Sekrete Afariste përveç për aq sa është e nevojshme për përmbushjen e kontratës
apo për vendosjen ose mirëmbajtjen e Shërbimeve ose ndonjë produkti. Ky detyrim i
konfidencialitetit nuk do të zbatohet në masën kur informacioni në kohën përkatëse është:

(a) në domenin publik; ose

(b) i njohur për palën që merr informacionin në mënyrë tjetër nga shkelja e kësaj Kontrate;
ose

(c) kërkohet të zbulohet nga një gjykatë ose zbatues i ligjit.

Në praktikë, në një kontratë transporti, informatat konfidenciale mund të kufizohen, përveç nëse
transporti përfshin dokumente konfidenciale.

21.2 Heqja dorë e secilës palë nga një shkelje ose mos përmbushje e kontratës, heqja dorë nga
një e drejtë apo mjet juridik sipas kontratës dhe çdo përdorim i tregtisë apo kurs që ka të bëjë
me përmbushjen, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga çdo shkelje apo mosveprim
tjetër, ose heqje dorë nga të drejta të tjera ose mjete juridike si dhe kushte të tjera të kontratës,
përveç dhe deri kur heqja dorë është shprehur me shkrim dhe nënshkruhet nga të dyja palët.

21.3 Asnjë palë e tretë nuk do të ketë asnjë të drejtë ose të zbatojë ndonjë të drejtë sipas kësaj
Kontrate, pa pëlqimin e palëve.

21.4 Nëse ndonjë dispozitë e kontratës mbahet nga arbitri të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose
e pazbatueshme, dispozitat e mbetura do të mbeten në fuqi dhe efekt të plotë.

21.5 Këto Kushtet e përgjithshme të kontratës (GCC) do të zbatohen deri në atë masë që ato
nuk janë zëvendësuar nga dispozitat e pjesëve të tjera të kontratës. Në veçanti, Katalogu
zëvendëson dhe mbizotëron mbi GCC. Forma e Kontratës, Katalogu dhe GCC mbizotërojnë
mbi çdo kusht të ofruara nga një kontratë online, apo kushte të furnizuesit të ofruara në gjuhë
standarde (boilerplate).

Një nga problemet e kushteve të kontratës për transportin e mallrave është se shumë shpesh ato
printohen nga Furnizuesi ose Klienti, ose Shitësi dhe Blerësi, në anën e pasme të dokumenteve, ose të
referuara në fakse ose emaila në lidhje me transportin – po ashtu edhe në faturat e ngarkesës. Kjo
mund të qojë deri në problemin e pranimit të grupeve të konfliktuara të ndryshme të kushteve dhe
shprehjeve.

Në disa shtete, kjo referohet si “beteja e formave” ose “beteja e dokumenteve”. Në praktikë, kushti i
fundit për të cilin është arritur pajtim (i shprehur ose i nënkuptuar) do të mbizotërojë, ose kushti për të
cilin në mënyrë të qartë janë pajtuar të dyja palët, për sa kohë është bërë e qartë se me këtë
mbizotërohen kushtet e tjera pasuese ose standarde.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 34 -
21.6 Asnjë marrëveshje që pretendon të ndryshojë, modifikojë, shpjegojë ose ta plotësojë afatet
ose kushtet e kontratës nuk do të jetë detyruese për palët përveç nëse dhe derisa ajo është bërë
me shkrim dhe nënshkruhet nga të dyja Palët.

21.7 Në rast të një konflikti midis gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjesë të trupit të kësaj Kontrate
dhe ndonjë dokumenti të bashkangjitur dhe bërë pjesë e saj, gjuha apo kuptimi i trupit kryesor
të kësaj Kontrate do të mbizotërojnë. Titujt e kësaj kontrate janë vetëm për lehtësi referimi dhe
nuk do të kenë ndonjë rëndësi në interpretimin këtë kontratë.

21.8 Kontrata përmban kuptim të plotë të palëve, vendos një shpërndarje të plotë të rrezikut në
mes tyre, dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të shprehjeve dhe kushteve të
marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura në këtë Kontratë. Të gjitha negociatat
paraprake, marrëdhëniet, të kuptuarit dhe marrëveshjet me gojë ose me shkrim në lidhje me
këtë Kontratë tani janë zëvendësuar nga kjo Marrëveshje.

Palët kontraktuese e kanë nënshkruar kontratën me datë si më poshtë.

KOMENTAR

Shumica e eksportuesve dhe importuesve të përdorni një kompani shpedicioni. Kjo kompani jo vetëm
rregullon transportin, por gjithashtu këshillon për dokumentacion dhe dogana, dhe shpesh përpunon
dokumentet doganore. Një shpediter ka avantazhin e të qenit një ekspert në problemet praktike të
transportimit të mallrave përtej kufijve.

Kjo është, megjithatë, më pak duke ndodhur sot. Me përdorimin e kontejnerëve dhe digjitalizimin dhe
thjeshtësimin e doganave, si dhe me përdorimin e depove të brendshme doganore, shumë kompani
vetë janë duke kryer transportin dhe përpunimin e dokumenteve.

Kjo formë standarde e kontratës është e përshtatshme për ata që angazhojnë një kompani të transportit
e cila më pas mund ose nuk mund të procedojë dokumentet doganore. Kjo mund të jetë një kompani
transporti në Kosovë ose jashtë Kosovës. Kompania mund të realizojë të gjithë ose një pjesë të
udhëtimit.

Për shkak se Kosova është jashtë BE-së dhe shpesh nuk ka njohuri për kompanitë e transportit nga
jashtë rajonit, kompanitë e transportit do të ndahen deri në kufirin e Kosovës, dhe pjesës pas tij.
Kompanitë e transportit nga rajoni të tilla si Shqipëria apo Maqedonia më shpesh do të kalojnë gjithë
rrugën, madje edhe përtej kufirit, siç bëjnë disa kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në parim, kjo Kontratë mbulon të gjitha format e transportit - det, rrugë, transport ajror, hekurudhor,
edhe pse do të duhet të ketë Katalog të detajuar, dhe nëpërmjet dokumenteve të bashkëngjitura të
reflektoj rregullime specifike dhe në veçanti marrëveshjet rreth sigurimit të përgjegjësisë dhe të
çmimeve.

Gjithashtu, importuesit / eksportuesit duhet të mbrojnë veten e tyre jo vetëm nëpërmjet kontratës, por
me anë të përdorimit të kujdesshëm, dhe kontrollimin dhe ruajtjen e dokumenteve përkatëse përgjatë
rrugës – faturën e ngarkesës, faturën shoqëruese të mallrave, certifikatën e sigurimeve, dokumentet
doganore dhe menaxhimin e pagesës dhe letrën e kredisë me bankën. Për më shumë detaje mbi letrat e
kredisë shih formën standarde të kontratës për furnizimin e mallrave.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 35 -
Çmimet

Çmimet në kontratat e transportit do të ndryshojnë nga destinacioni. Çmimet mund të varen nga ajo që
është duke u transportuar (mall), pesha ose volumi apo një kombinim i të gjitha këtyre, apo mund të
ketë një shkallë më të thjeshtuar të kutive (përdoret më së shumti në transportin e kontejnerëve).
Shumica e transportuesve do të kenë gjithashtu një tarifë minimale për transport të vogël.

Çmimet atëherë mund të rregullohen me zbritje si një zbritje konference për një formë të
ekskluzivitetit apo vëllimit minimal gjatë një periudhe kohore, apo nga rregullimet për rreziqet e
valutës ose rritjes/uljes të çmimeve të karburantit (e njohur edhe si “bunkerizim”). Rregullime të
mëtejshme zbatohen për shpejtësinë e transitit.

Çmimet për sigurimin apo paketimin apo trajtimin ose përpunimin doganor janë zakonisht ekstra.
Zakonisht një kompani shpeditere/transportuese do të ketë një listë të çmimeve që duhet të jetë
bashkëngjitur ose e përfshirë në Kontratë.

Detyrimet

Përgjithësisht varet nga kompania për furnizimin e mallrave të informojë kompaninë e transportit për
llojin e mallrave, dhe të sigurojë të gjitha dokumentet relevante të tilla si detaje mbi mallrat e
rrezikshme, çmimet, faturat dhe dokumentet doganore. Detyrimet e kompanisë së transportit janë të
procedojë dhe transportojë, por edhe për të mbajtur konsumatorët të informuar.

Konventat e transportit dhe përgjegjësia

Linjat e transportit vetë mund të aplikojnë një konventë të rëndësishme të tilla si Konventa e Hagës -
Visby ose Rregullat e Hamburgut nëse legjislacioni i tyre kombëtar i ka ratifikuar këto konventa. Në
këtë rast, atëherë këto rregulla mund të mbizotërojnë mbi kontratën ku ato rregulla vlejnë, por kjo
kontratë do të përmbajë edhe pika të tjera të cilat nuk janë të mbuluara nga Konventat (të tilla si afati
ose ndërprerja, dhe për këtë arsye ajo është ende me vlerë). Konventat fokusohen kryesisht në
çështjen e përgjegjësisë dhe dëmtimit të mallrave. Ato parashikojnë që përgjegjësia maksimale, për
shembull, është afërsisht 2800 euro (me nivelin aktual të këmbimit) në ton mallra, ose rreth 900 euro
për paketën për transportin detar, por me përgjegjësi më të lartë maksimale për transportin ajror,
hekurudhor dhe në një masë më të vogël për atë rrugor. Megjithatë, është e mundur për të negociuar
kufijtë më të larta të përgjegjësisë me kompaninë e transportit ose bartëse.

Rregullat Hague - Visby janë në fuqi në shumicën e vendeve që kanë flotë tregtare, ndërsa Rregullat e
Hamburgut janë më të reja dhe jo aq mirë të pranuara. Në një përpjekje për të racionalizuar situatën,
OKB-ja ka miratuar Konventën e OKB-së mbi Kontratat për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave
tërësisht ose pjesërisht nga Deti, e njohur si Rregullat e Rotterdamit, e projektuar për të përditësuar
konventat e mëparshme dhe për të mbuluar modalitetet e transportit, për shembull , det dhe tokë - por
edhe kjo nuk është pranuar aq gjerësisht.

Ka kufizime të ngjashme të përgjegjësisë për transportin ajror.

Dokumentet e transportit

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 36 -
Fatura e ngarkesës

Fatura e ngarkesës lëshohet në grupe që përmbajnë dy ose tre origjinale (numri është deklaruar mbi
sipërfaqen e faturës) dhe një numër të kopjeve. Kur mallrat janë mbledhur nga linja ngarkuese e
anijeve, kompania e anijeve do të insistoj në faturë origjinale të ngarkesës, që do të thotë se fatura
duhet të arrijë atje me kohë.

Faturat mund të dërgohen drejtpërdrejt ose nëpërmjet bankave (në qoftë se për shembull Bankat janë
duke përdorur Letër Kredi). Një faturë e ngarkesës e cila është paraqitur në bankë pas afatit të fundit
në letrën e kredisë (zakonisht 7 deri në 15 ditë) do të konsiderohet e ndenjur, dhe banka përgjithësisht
refuzon të paguajë.

Fatura e ngarkesës përfshin:

- Emrat e palëve (transportuesin, pranuesin dhe palën që duhet të njoftohet)


- Depot / portet për ngarkimin dhe shkarkimin / dorëzimin
- Emri i anijes dhe numri i lundrimit
- Numri unik për faturën origjinale
- Përshkrimin e mallrave
- Lloji i paketimit
- Pesha bruto në kg dhe vëllimi
- Data e pranimit / transportimit
- Referenca për pagesën e mallrave që është parapaguar ose dërguar përpara.
- Nënshkrimi i kapitenit të anijes.

Një faturë e ngarkesës ka tre funksione kryesore:-

(I) Një faturë pranimit të mallrave


(II) Dëshmi e kontratës së transportit
(III) Dokumentin e titullit – faturat origjinale të ngarkimit janë nënshkruar nga kapiteni i
anijes. Faturat e ngarkimit janë të referuara si “të negociueshme”, nëse ato e transferojnë
titullin e mallrave. Nëse një faturë e ngarkimit është shkruar me fjalët “me porosi”, atëherë
ajo është efektivisht një faturë bartëse, që do të thotë kushdo që e ka në posedim në praktikë e
ka titullin e mallrave. Nga ana tjetër, një faturë e ngarkimit mund të shkruhet për një marrës
të veçantë në të cilin rast ajo nuk është plotësisht, por vetëm pjesërisht e negociueshme.
Marrësi vetëm mund të “vërtetoj” pjesën e prapme të faturës për të transferuar atë në një
tjetër person.

Fatura e ngarkimit përshkruan gjendjen e mallrave si në kohën përkatëse. Për shembull, ajo do të
përmbajë fjalët “në mënyrë dhe gjendje të dukshme të mirë”, duke e detyruar kompaninë që të
dorëzojë mallrat në të njëjtën gjendje. Kjo është një faturë e pastër dhe një faturë pranuese e pastër për
mallrat.

Faturat janë të referuara si të “pista” apo të gabueshme në rast se mallrat nuk janë të referuara se janë
në gjendje të mirë. Për shembull, mund të ketë një referencë për “paketim joadekuat”, “paketim i
dorës së dytë”, “x rasti i shkurtër” apo “x raste / kazanët rrjedhin”. Fatura “të pista” të ngarkimit do të
shkaktojnë një problem për konsumatorët që paguajnë dhe gjithashtu për pagesën sipas Letrës së
Kredisë.

Shpesh, megjithatë, kompania anijeve nuk do të shoh mallrat pas që të gjitha ato janë brenda
kontejnerëve, prandaj mbështetja në të vërtetë nuk mund të vihet në faturën e ngarkimit se mallrat
janë në gjendje të përsosur.
Nëse një faturë e ngarkimit është e humbur, atëherë kompania e anijeve zakonisht vetëm do të bëjë
lirimin e mallrave në qoftë se ajo merr një letër dëmshpërblimi nga banka e cila siguron banka do të
paguajë transportuesin e mallrave nëse lirimi është i gabuar.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 37 -
Terminologjia e faturës së ngarkesës:

Grupim– kur transportuesit grupojnë ngarkesat më të vogla së bashku për të bërë një ngarkesë të
plotë të kontejnerëve.

Transporti i kombinuar – kjo përfshin një përzierje të transportit detar dhe atij rrugor të mallrave me
faturën e ngarkesës që tregon transportin në mes të dy pikave tokësore të dorëzimit me një pjesë të
transportit detar në mes.

Transferim – kur mallrat janë dërguar nëpërmjet një porti të tretë, me dy anije të veçanta, në vend se
drejtpërdrejtë. Shumica e letrave të kredisë nuk e lejojnë këtë, por në praktikë bankat do të paguajnë
në qoftë se ato shohin një dokument të vetëm transporti.

Faturat shoqëruese të mallit


Këto po ashtu veprojnë si dokumente për transportin nga ajri, atë rrugor dhe hekurudhor (në krahasim
me transportin detar). Dallimi kryesor është se ata nuk janë një dokument titull dhe dhënia e origjinalit
nuk është e nevojshme për lëshimin e mallrave.

Faturat shoqëruese në transportin ajror mund të lëshohen në kopje (deri në 12), por zakonisht do të
kenë të paktën tre (3) origjinalet në mënyrë që kompania ajrore, marrësi i dërgesës dhe eksportuesi
secili të kenë një për të dhënat e tyre.

Është e mundur të emërohet dikush tjetër përveç blerësit si marrës i ngarkesës, në qoftë se ka
shqetësime rreth besueshmërisë së blerësit (për shembull, një banke).

Mallrat e rrezikshme

Komiteti i Ekspertëve të OKB-së mbi Transportin e Mallrave të Rrezikshme rregullisht publikon një
libër të njohur si Libri i Portokalltë cili përfshin detajet e kodeve të ndryshme (Deti - IMO dhe kodet
IMDG, Rrugë - ECE dhe ADR kodet dhe hekurudhor (kodet OCTI dhe RID) dhe ajrit (kodet ICAO).
Secili prej tyre ka rregulla për identifikimin e mallrave, paketim dhe shënim dhe deklaratat
dokumentare.

Mallrat e rrezikshme përbëjnë kryesisht eksplozivë, gazet, lëngjet djegëse, dhe trupat e ngurtë djegëse,
substanca oksiduese, peroksidet organike, substanca toksike, radioaktive, korroduesit dhe disa
substancave të tjera të ndryshme. Këto janë renditur më pas si Grupi 1 – Rrezikshmëri e Lartë, Grupi
2 – Rrezikshmëri e Mesme dhe Grupi 3 – Rrezikshmëri e Ulët.

Mallrat e rrezikshme duhet të shoqërohen nga një Shënim i mallrave të rrezikshme (DGN), që
identifikon mallrat dhe zëvendëson shënimin e transportit. Dokumentet për transport ajror janë paksa
më të ndryshme.

Çfarë duhet të përmendet në mënyrë specifike është se ky transport kërkon më shumë prenotim dhe se
disa linja ajrore mund të kufizojnë transportuesit nga të cilët do të pranojnë mallra të rrezikshme.

Doganat

Sistemi i transportit përbrenda BE-së është i tëri i kompjuterizuar nëpërmjet sistemit Intrastat të
deklaratave nëpërmjet një shkëmbimi të dhënave elektronike. Midis BE-së dhe vendeve jo anëtare,
përdoret SAD (DUD) - Dokument Unik Doganor i cili mbulon importin, eksportin dhe transitin.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 38 -
Shumica e autoriteteve doganore plotësuese do të kërkojnë një faturë. Kjo mund të jetë një faturë e
zakonshme – sikurse në vend nga kompania e shitjes ose eksportit ose importit mund të kërkohet që
ajo të jetë legalizuar, për shembull në një konsullatë. Kjo nuk ndodh zakonisht në Kosovë, megjithëse
autoritetet e Kosovës mund të kërkojnë përkthime. Fatura duhet të deklarojë një vlerë. Fatura nuk
duhet të zvogëlojë një vlerë (kjo mund të ndikojë në detyrimet doganore që ngarkohen) ose ta rrisë atë
(që mund të jetë shkelje e disa kontrolleve të kursit të këmbimit në disa vende).

BE-ja dhe Kosova operojnë një sistem tarifor që klasifikon të gjitha mallrat (TARIC). Kjo është në
dispozicion online. Kodi TARIC duhet të përfshihet në dokumentet doganore dhe faturë.

Detyrimet doganore dhe rregullat e verifikimit ndryshojnë në varësi të vendit të origjinës së mallrave,
dhe për këtë arsye një vërtetim i origjinës është i nevojshëm. Kjo mund sigurohet nga një organ i
autorizuar. Në Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës do të certifikojë mallrat si me origjinë të Kosovës.

Sigurimi i ngarkesës

Kjo është përshkruar më lart në pjesën Shënime në klauzolën 10.

ARBITRAZHI

Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të


konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të
drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e
kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti
referohet gjykatës.

Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga
palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator.

Forma standarde e kontratës për transportin e mallrave me komentarin juridik dhe udhëzimet për përdorim të
përgjithshëm - 39 -

You might also like