Akademik Kapllan Resuli

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

AKADEMIK KAPLLAN RESULI: Albania e Kaukazit është e fisit Kelt albanoi…

Kaplan Resuli 1 179 herë Lexuar


Histori, Kultura Kombëtare, Reagime

AKADEMIKU RESULI KUNDËR AKADEMIKËVE SERBË


– Hipotezat për origjinën e shqiptarëve dhe qëndrimet antishkencore të disa shkencëtarëve serbë –
Shqiptarët, thuajse en bloc, duke mos i njohur problemet, pretendojnë se serbët dhe akademia e tyre e shkencave
mohojnë origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe se përfaqësuesi i tyre na qenka akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli. Me
që kjo gjë në tansi nuk i përgjigjet së vërtetës, se ka edhe përjashtime, po botojmë studimin e Akademikut Resuli dhe
argumentat e tij me të cilët ai u kundërvihet akademikëve serbë. Nga ky studim shohim shumë gjëra që nuk qenkan
ashtu siç i mendojnë ata që po merren me satanizimin e Akademikut Resuli.

Shkruan: Prof. Dr. Kapllan RESULI, akademik


Të vërtetën shkencore për origjinën e shqiptarëve, të cilës ia kam kushtuar gjithë jetën time dhe e kam trajtuar
qysh prej më se 55 vitesh në studimet e mija të panumërta albanologjike, e kam parashtruar hollësisht në veprën time
Cilët janë shqiptarët?, që është botuar serbisht në Gjenevë me 2007, botimi i dytë me 2013 dhe botimi anglisht me
2008. Edhe pse e kam dokumentuar atje shkencërisht tezën time, në kundërshtim me të shoh të shprehen disa nga
shkencëtarët serb, të cilët, jo vetëm që as s’e përmendin tezën time, bile as emrin tim, por kalojnë mbi te sikur nuk
ekziston, ose – siç shprehet populli ynë – si pranë varrezave turke. Unë e di se këtë qëndrim ua dikton ndërgjegjja e
tyre titoiste, ose titoizmi i atyre nën komandën e të cilëve shkruajnë, nën thundrën e hekurt të të cilëve jetojnë, në mos
edhe fundamentalizmi ortodoks, që ua ka helmuar shpirtin dhe verbuar sytë. Por, me që shkenca nuk do t’ia dijë për
fenë, as për politikën, mendoj se është koha e fundit që këta shkencëtarë serbë të shkunden nga fundamentalizmi
fetar, nga politika titoiste, së paku kur trajtojnë problemat shkencorë.
Mes tyre është dalluar akademiku, dr. Jovan I. Deretiq, të cilit, kolegialisht, ia kam hequr vërejtjen me artikullin
tim të botuar në gazetën elektronike serbska dijaspora, se hipoteza e tij për origjinën e shqiptarëve nuk qëndron. E siç
shoh në internet (Sa për shembull po përmend sajtet glas dijaspore dhe novinar.de!) ka edhe të tjerë që i janë
kundërvënë, duke mos u futur në argumentime shkencore. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Universitetin e New Yorkut
dhe Akademinë e Shkencave e të Arteve të Makedonisë që tezat e mija albanologjike i kanë pranuar dhe futur në
botimet e tyre, edhe në enciklopedi, dhe mbi bazën e tyre flasin e trajtojnë teorikisht origjinën e shqiptarëve dhe të
diasporës shqiptare në Ballkan.
Në sajtin – glas dijaspore:
–Më duket që njerëzit, që merren seriozisht me historinë, nuk janë dhe aq të ngazëllyer-të kënaqur me Deretiqin.
–Nuk të duket, por është pikërisht ashtu!
Në sajtin novinar.de:
-Mua më duket se …nuk janë të ngazëllyer-kënaqur me z. Deretiq dhe me zbulimet e tija shkencore për çka është
ditur edhe më përpara …Tezat e Profesor Dr Kapllan Buroviqit mund të mbajnë ujë, të jenë e vërteta shkencore, dhe
ato edhe janë të tilla…

1
Edhe pse tezat e mija albanologjike janë të njohura e të pranuara anë e kënd botës, në të gjitha gjuhët, shoh që
disa nxënës të Akademikut Deretiq trajtojnë nëpër media problemin e origjinës së shqiptarëve pikërisht ashtu siç
pretendon e shkruan z. Deretiq.
Prandaj jam i detyruar që të merrem edhe një herë me hipotezën e z. Deretiq për origjinën e shqiptarëve, që të
gjithë të shohin përse unë nuk jam dakord me të. Me kënaqësi do të pres që z. Deretiq të më thotë pse nuk është
dakord me mua, në qoftë se kjo gjë nuk i është e ndaluar.
Sipas z. Deretiq dhe kolegëve të tij (Gojko Vukčević, dr Slavenko Terzić, dr Ðorđe Janković, Vladimir B. Sotirović,
akademiku Mihailo Marković, akademiku Mihailo Stanišić dhe të tjerë): “Ekzistojnë tri teori për origjinën e
shqiptarëve: se janë me origjinë nga Kaukazi, se janë përzierje e elementëve të vjetër të Ballkanit, dhe se
janë me origjinë ilire” .
Hipotezën e origjinës ilire e kam trajtuar hollësisht në studimin tim tashmë të mirënjohur e të botuar në korpusin e
librit kush janë shqiptarët?. Shtoj këtu se atë hipotezë, se shqiptarët janë ilirë, e ka përkrahur edhe akademiku serb
Jovan Cvijiq: „Balkansko poluostrvo i južnoslovenske zemlje” (pjesa 1) dhe sa e sa serbë të tjerë.
Deretiqi me kolegët e tij përfaqësojnë hipotezën e parë, se shqiptarët janë me origjinë nga Kaukazi, vëllezër të
albanëve të atjeshëm. Para tij këtë hipotezë e kanë përfaqësuar papa Piu II Piccolomini (Enea Silvio: Discriptio
europae orientalis XV , Roma), italiani: G.A.Magini (Moderne tavole di geografia aggiunte a tolomeo , cap. sul
Eppiro. XV, Roma), dhe italiani tjetër Angelo Mascio (DISCORSO SULL’ ORIGINE, COSTUMI E STATO
ATTUALE DELLA NAZIONE ALBANESE, Napoli 1807). Në shek. XIX e ka përkrahur edhe konsulli francez në
Janinë Andri Pukëvil, e në shek. XX edhe Josif Visarionoviç Stalin. Nën ndikesën e Stalinit, ose edhe nën presionin e
tij, duket se këtë hipotezë e ka përkrahur edhe historiani ruso-sovjetik Anatol Kliosov.
Unë kam përfaqësuar e përkrahur një hipotezë të veçantë, që nuk e kam trilluar, por me vështirësi e pengesa të
mëdha e kam ndërtuar nëpër dekada të një pune të pandërprerë e vetëmohuese, në bazë të hulumtimeve shkencore e
të zbulimeve të shkencëtarëve të botës, të albanologëve të mirënjohur. Së fundi edhe në bazë të hulumtimeve e
zbulimeve të mija, personale, me të cilat janë solidarizuar edhe shkencëtarët më të mëdhenj shqiptarë, albanologët.
Me sa shoh, kohëve të fundit, edhe shqiptarët më të thjeshtë, pa marrë para sysh se u pëlqen apo jo, ngadalë po e
pranojnë, bile edhe deklarojnë përmes mediave se, për një kohë të shkurtë, kjo – teza ime – do të mbisundojë edhe
mes tyre.
Sipas meje, shqiptarët nuk janë as nga Kaukazi dhe as përzierje e elementëve të mbetur nga Ballkani i vjetër. Ata
janë një popull më vete, që – si dhe të gjithë popujt e tjerë – janë përzier edhe me popuj më të ndryshëm, ndoshta
diçka më tepër se fqinjët e tyre ballkanikë, gjë që shpjegohet me historinë e tyre pa shkrim dhe, deri vonë, pa shtet të
vetin. Në vitin 1908 kanë përcaktuar alfabetin e tyre, e në fund të vitit 1912 kanë proklamuar pavarësinë dhe kanë
filluar të ndërtojnë shtetin e tyre.
Sipas Deretiqit dhe kolegëve të tijë, që përfaqësojnë hipotezën kaukaziane, në shpatet lindore të Kaukazit
(Azerbejxhani dhe Dagestani i sotëm), në shek. VIII të e.s. ka jetuar një popull blegtorësh e gjahtarësh, që veten –
gjoja – e ka quajtur shqiptarë (kodrinorë). Ajo trevë, në mesjetën e hershme ka qenë e njohur si Albania.
Sipas tyre, në atë kohë, arabët, gjat fushatës luftarake, pushtojnë trevat e përmendura. „Shqiptarët” gjenden mes
hazarëve të Mojsiut dhe fesë në veri (që i shtypin me tatim të madh) dhe të arabëve në jug (që u ofrojnë privilegje dhe
kalimin në fenë e Muhamedit). Shqiptarët gjoja u qenkan prirur arabëve, të cilët pastaj pushtojnë një pjesë të Italisë
jugore dhe Siçilinë. Duke dëshiruar që edhe atje të forcojnë etnikisht dhe fetarisht pozitën e tyre, arabët tansferojnë një
pjesë të shqiptarëve nga Kaukazi dhe i vendosin në trevat e sapo pushtuara të Italisë. Në këto treva shqiptarët rishëm
u gjetën mes dy feve – të Muhamedit dhe të Jezu Krishtit. Gjatë luftërave pa ndërprerje dhe të kalimit të territoreve nga
dora në dorë, sipas z. Deretiq shqiptarët shpesh kanë qenë të detyruar që të kalojnë nga njëra fe në tjetrën, që sa më
lehtë të siguronin ekzistencën e vet.
Gojko Vukçeviq, edhe pse është dakord me Deretiqin se shqiptarët janë me origjinë kaukaziane, në lidhje me
ardhjen e tyre në Ballkan – nuk pajtohet me të as për kohën dhe as për itinerarin. Sipas këtij, Vukçeviqit, shqiptarët
kanë arritur në Ballkan para erës së re dhe – „preko pripontijskih stepa” – përmes stepave të buzë Pontit (Detit të
Zi)1). Për më tepër, në instancë të fundit, ky shkencëtar cërnagoras e pranon se shqiptarët janë ilirët vetë, vetëm që i
ndan në dy popuj të ndryshëm: veç gegët dhe veç toskët, gjë që unë ia kam kundërshtuar me një studim të veçantë,
duke vërtetuar se toskë e gegë janë një popull i vetëm.
Në shek. XI të e.s., në Serbi ka sunduar cari Dobrosllavi I Vojisllav (1024-1065). Duke mbrojtur Serbinë, e ka
mundur keqas perandorin bizantin Vasiliu II. Si pasojë e kësaj, në Bizant filluan turbullirat, kryengritjet. Në Italinë e
jugut e në Siçili, strategu bizantin George Maniak ngriti krye dhe u nis kundër Kostandinopojës që personalisht të
kurorëzohet për perandor të Bizantit. Ai një pjesë të ushtrisë e ka mobilizuar në Itali, e ka hypur në anije dhe e ka
zbarkuar në Durrës. Sipas Deretiqit në atë ushtri ka pas mjaft shqiptarë, të cilët, në mars të vitin 1043 kanë zbarkuar

2
në Durrës, për më tepër edhe me familjet e tyre, me gra e fëmijë, bile edhe me pasurinë e tyre, me kafshët, dhentë e
dhitë. Dhe, sipas tij, kjo na qenka origjina e shqiptarëve!!!
Maniaku është thyer e vrarë tek liqeni i Dojranit nga bizantinët. Pjesa e mbetur e ushtrisë së tij është dorëzuar, e
me të edhe shqiptarët. Bizantinët e Maniakut menjëherë janë rreshtuar në radhët e ushtrisë bizantine të carit, ndërsa
shqiptarët – sipas Deretiqit – u qenkan lutur carit serb Vojisllavit, që t’u lejonte të instaloheshin në rrethin e Rabanit, në
shpatet e malit Jablanica, ku – si barinj – kanë ruajtur kafshët e tyre dhe u kanë paguar tatime serbëve.
Të shohim tani përse nuk jam dakord me këtë hipotezë.
1.- Gjuha e albanëve të Kaukazit ka qenë e grupit KENTUM, ndërsa gjuha shqipe është e grupit SATEM. Një
popull i grupit satem nuk mund të jetë as vëlla, se jo më edhe i biri i një populli i grupit kentum, në rast se
paraprakisht nuk ka pësuar ndërrimin e substatit të gjuhës së vet . Të gjithë albanologët e botës, bile edhe ata
shqiptarë, vërtetojnë se shqipja nuk ka pësuar asnjëfarë ndërrimi të substratit. Rrjedhimisht, shqiptarët nuk kanë
asnjëfarë lidhjeje gjenetike me albanët e Kaukazit dhe nuk mund të jenë pasardhësit e tyre gjenealogjikë.
Kjo është e mjaftueshme për cilindo shkencëtar-albanolog, por, për njerëzit e zakonshëm, po shtojmë edhe këtë:
2.- Gjuha shqipe ka aq shumë fjalë balto-sllave (në radhë të parë lituanishte!), sa që i mirënjohuri akademik
austriak, prof. dr. Gustav Majer (Meyer, 1850-1900) ka deklaruar se gjuha shqipe është motër e gjuhës lituanishte.
Me të janë pajtuar jo vetëm shum albanologë të njohur botërorë, por edhe albanologët shqiptarë, bile edhe më i madhi
prej tyre, akademiku, prof. dr. Eqrem Çabej (1908-1980).
Nuk ka dyshim se shqiptarët (që në ato kohëra nuk janë quajtur kështu!), ndoshta në shekullin e parë para erës
sonë, janë vënë në lëvizje nga djepi i njerëzimit, India, bashkë me fiset sllave, ndoshta pikërisht me lituanezët, dhe –
duke kalua nëpër Kaukaz – ndoshta edhe pranë albanëve të atjeshëm, kanë arritur në brigjet e detit Baltik, ku kanë
jetuar gjatë në simbiozë me lituanezët dhe i kanë shpëtuar asimilimit me lëvizjen e re, me shpërnguljen drejt Evropës
Qendrore dhe brigjeve të Danubit, nga kanë shkuar edhe fise të tjera sllave, por jo edhe lituanezët.
3.- Gjuha shqipe ka aq shumë fjalë rumune dhe karakteristika të tjera rumune, në gramatikë e në folklor, që për
pak është rumunizuar. I përmenduri Akademik Çabej, deklaron dhe vërteton se gjuha shqipe është formuar në
shekullin VI të epokës sonë, pikërisht në Rumani , në shpatet e maleve Karpate dhe Beskide. Sipas tij edhe këta
dy toponime janë fjalë shqipe.
Sikur bullgarët mongolë të khanit Asparuh të mos i kishin transferuar në vitin 679 të epokës sonë përtej Danubit,
në Bullgarinë e sotme, në Thraki, sot shqiptarët nuk do të ekzistonin.
4.- Gjuha shqipe nuk ka shumë fjalë thrake, por ka. Duke u tërhequr nga kjo, akademiku austriak, prof. dr.
Gustav Vaigand (Weigand, 1860-1930), i mirënjohur si albanologu më i madh i kohës së tij, ka menduar se shqiptarët
janë të origjinës thrake. Unë i jam kundërvënë dhe besoj se e kam vërtetuar që fjalët thrake të gjuhës shqipe nuk
vërtetojnë origjinën thrake, por na tregojnë itinerarin nga kanë kaluar shqiptarët në rrugëtimin e tyre prej Indisë deri në
Shqipërinë e sotme. Para meje Vaigandit i është kundërvënë edhe akademiku gjerman Hans Krahe.
Duke jetuar me kopetë e veta nëpër malet e Thrakisë më shumë se një shekull, shqiptarët jo vetëm që i kanë
shpëtuar asimilimit bullgaro-sllav, por edhe vetë kanë asimiluar familje thrake, që i kanë gjetur nëpër ato male, ku i
kanë shpëtuar jo vetëm romanizimit, por edhe kalimit nga Ballkani në Rumaninë e sotme, gjë që ka ndodhur me
stërgjyshët e rumunëve e të vllehëve në shek. III të e.s. Përmes këtyre familjeve të asimiluara shqiptarët padyshim
kanë asimiluar, përvetësuar, edhe ndonjë fjalë thrake, siç janë disa prej atyre, që na i përmend Akademiku Vaigand.
5.- Gjuha shqipe ka edhe fjalë bullgare, bile edhe karakteristika gramatikore, gjë që na dëshmon se këta
shqiptarë gjatë kanë jetuar nën sundimin bullgar. Duam të themi, ata kanë jetuar nën sundimin bullgar jo vetëm në
Bullgari, por edhe në trevat e Shqipërisë së sotme. Para vitit 1043 të Jovan Deretiqit!!!
Siç dihet, khani bullgar Boris (852-889), në krye të ushtrisë së tij u nis për fushatë ushtarake drejt Ballkanit
Qendror, bile edhe drejt brigjeve të deteve Jon e Adriatik. Ka arritur deri tek Cërna Gora e sotme. Ai i ka marrë me vete
këta shqiptarë si komorë të ushtrisë dhe i ka vendosur në Mat, krahinë malore e Shqipërisë së Mesme, mbi Tiranë,
nga kanë furnizuar ushtrinë e khanit jo vetëm me mish, djathë dhe prodhime të tjera nga qumështi, por edhe me
landën e parë të atëhershme për ushtrinë – me lëkura. Kjo gjë ka ndodhur diku nga mesi i shek. IX të epokës sonë.
Gjuha e këtyre shqiptarëve na dëshmon këtë itinerar, me të cilin, siç e kemi theksuar, është dakord edhe Gojko
Vukçeviqi, vetëm që ai i identifikon këta shqiptarë me albanët e Kaukazit.
Sikur të kishin ardhur shqiptarët me anë të detit, prej Siçilisë, siç pretendon Akademiku Deretiq, të gjitha sa
përmendëm në pikat 2, 3, 4 dhe 5 nuk do të ekzistonin në gjuhën e këtyre shqiptarëve. Ekzistenca e tyre është një fakt
i rëndësishëm, që nuk mund të mohohet. Përkundrazi, ai mohon se këta shqiptarë na paskan ardhur në Shqipëri me
ndonjë rrugë tjetër, konkretisht – rrugës që pretendon Akademiku Deretiq.

3
6.- Sikur të kishin jetuar shqiptarët më parë në brigjet e detit Kaspik (në Albaninë e atjeshme!), dhe me anë të detit
të kenë kaluar në Siçili dhe në Italinë e Jugut, ku – sipas Deretiqit – na paskan jetuar nga shek. VIII deri në vitin 1043
(rreth tre shekuj!) do të ishin marrë edhe me detari, se në Siçili e në Italinë e Jugut e kanë patur detin nën sqetull.
Edhe sikur të kishin jetuar edhe atje kodrinave e maleve. Kështu do të kishin edhe terminologjinë e vet detare e
peshkatarë, sigurisht me përzierje të italishtes jugore. Shkencëtarët botërorë kanë konstatuar se shqiptarët nuk
kanë as terminologji peshkimi se jo më edhe atë të detarisë . Unë i kam shtuar kësaj edhe se shqiptarët sot e
kësaj dite nuk dinë as ta gatuajnë peshkun dhe as që e përdorin në guzhinën e tyre, nuk e hanë, me përjashtim të
atyre që pas okupimit turk kanë zbritur në breg të detit dhe e kanë mësuar këtë gjë nga turqit, si dhe ushtrimin e
detarisë. Pranë fjalëve detaro-peshkatare serbe, shqiptarët kanë edhe fjalë italiane, por të Veriut, veneciane, të cilat
pjesërisht i kanë me ndërmjetësimin e serbishtes.
7.- Sikur t’i kenë transferuar shqiptarët nga Kaukazi në Siçili arabët dhe sikur të kenë jetuar aq gjat nën sundimin e
tyre, ata do të kishin mjaft fjalë arabe. Është një fakt i pamohuar se fjalët arabe në gjuhën shqipe jo vetëm që
numerikisht janë më të pakta, por kanë hyrë edhe përmes gjuhës turke, KUR’ANIT dhe fesë islame. Bile edhe fjalën
ANIJE nuk e kanë nga ata arabë, që gjoja na i paskan transferuar në Siçili, por nga arabët e Afrikës së Veriut, që
erdhën në brigjet e Adriatikut si kusarë e piratë, bashkë me okupatorët turq, në shek. XVI.
8.- Në Itali nuk ka as gjurmë të këtyre shqiptarëve . Shqiptarët e sotëm të Italisë janë nga koha e luftimeve të
Skënderbeut kundër turqve, pra – kemi të bëjmë me shek. XV të epokës sonë. Pjesa e tyre më e madhe kanë qenë
ortodoksë (bile edhe sot janë të tillë!), gjë që i ka ruajtur nga asimilimi italo-katolik. Të gjithë ata që kanë arritur atje si
katolikë, janë asimiluar, italianizuar. Do me thënë, ndërmjet këtyre shqiptarëve, të Shqipërisë, dhe atyre që i
imagjinon Deretiqi me kolegët e tij, nuk ka asgjë të përbashkët .
Në qoftë se në Itali nuk ka as gjurmë nga shqiptarët e Deretiqit, ka gjurmë të albanëve, që kanë qenë fis kelt.
Duhet t’i dallojmë albanët keltë nga albanezët-shqiptarët, siç i quajnë të huajt shqiptarët, me ta edhe serbët.
Këta, albanët-keltë, në shek. IV para epokës sonë, kanë zbritur nga Skocia me keltët e tjerë, kanë kaluar përmes
Francës, Zvicrës, Italisë dhe bregut të Adriatikut kanë arritur në Mat të Shqipërisë së sotme. Prej këtu, përmes
Ballkanit, Danubit, Rumanisë e stepave ruse, kanë arritur në brigjet e detit Kaspik, ku kanë formuar të përmendurën
Albani të Kaukazit. Gjatë këtij rrugëtimi, nga Skocia deri në brigjet e detit Kaspik, ata kanë lënë aty-këtu pjesë të fiseve
të veta, vëllezëri të tëra. Kështu këta albanë janë të njohur në Itali qysh nga kohët romake.
Historiani romak Pompej Torg shkruan: „…thonë se albanët (e Kaukazit,- KR) kanë ardhur dikur me
Herkulin nga Italia, nga malet Albane (Monti Albani gjinden në lindje të Romës, shënimi ynë, KR) , kur pas
vrasjes së Herionit, ka grahur kopetë e tija nëpër Itali. Mbahet mend se, në kohë të luftës me Mitridatin,
albanët (e Kaukazit) i kanë përshëndetur si vëllezërit e vetë ushtarët e Pompeut” .2)
Nuk ka dyshim se në ushtrinë e Pompeut ka patur edhe albanë të Italisë, që në gjuhën e tyre amtare janë marrë
vesh me albanët e Kaukazit. Në lidhje me këtë unë kam përmendur edhe Tacitin e Neronin. Më gjerësisht për këtë
problem shihni studimin tim „Cilët janë albanët?”, vepra „Cilët janë shqiptarët?”.3)
Edhe në territorin që sot në botë njihet me emrin Albania e Ballkanit, në krahinën Mat, keltët kanë lënë një pjesë të
fisit të vetë, i njohur me emrin albanoi, albanët.
Kur kanë arritur nga Rumania në Mat shqiptarët (sipas meje në shek. IX të epokës sonë, sipas Çabejt – në shek.
X!), kanë gjetur aty albanët keltë, të cilët i kanë asimiluar, kurse emrin e tyre etnik ALBANOI, me metatezën e njohur
të gjuhës shqipe L:R ia kanë përshtatur gjuhës së vet në ALËBAN>ARËBAN<ARBAN, dhe – duke harruar emrin e vet
etnik të deriatëhershëm – janë quajtur ashtu, ARBËN e ARBËR, gjë që nuk është diçka e panjohur edhe në historinë e
popujve të tjerë. Edhe bullgarët-sllavë (andët) janë quajtur kështu sipas emrin të bullgarëve të khanit Asparuh! Edhe
francezët na janë quajtur kështu sipas emrit të fisit german franke! E të tjerë.
E kjo do të thotë se shqiptarët nuk janë keltë, as albanë, por ama, nga ai fis, veç emrit etnik, kanë marrë edhe
shumë gjëra të tjera, sa që Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Byron, 1788-1824) i ka marrë shqiptarët për
bashkatdhetarë dhe u ka kushtuar vargje plot admirim.
Që nuk janë i njëjti popull, është i mjaftueshëm fakti që përmendëm në fillim të këtij studimi: gjuha shqipe është e
grupit SATEM, kurse gjuha kelte (e albanëve) ka qenë e grupit KENTUM.
Në shek. XI të epokës sonë shqiptarët kanë nisur të dalin nga krahina e Matit, se ishin shtuar dhe nuk i përmbante
më ajo krahinë. Ata zbresin në fushën e Durrësit, ku i ka rekrutuar me 1043 strategu i Durrësit Georg Maniaku. Pra,
nuk i ka sjellë nga Siçilia me anije, siç pretendon z. Deretiq. Unë nuk e di ku e ka gjetur ai se na i paska sjellë Georg
Maniaku! Me se na e vërteton atë gjë?
Po ashtu edhe emri SHQIPTAR, sa di unë, rrjedh nga shek. XVIII. Ku e ka gjetur z. Deretiq në shek. VIII, bile tek
albanët e Kaukazit?!…

4
Veç kësaj, ku e ka gjetur z. Deretiq se shqiptarët na e paskan lutur perandorin serb Vojisllav që t’u lejonte të
vendoseshin në rrethin e Arbanit, në shpatet e malit Jablanica, ku, si barinj, kanë ruajtur kopetë e tyre të dhenve dhe u
paskan paguar serbëve tatime?! Siç e kam theksuar, shqiptarët i ka transferuar khani bullgar Boris në territorin e
Shqipërisë së sotme, në Mat, (ndoshta edhe pararendësi i tij!) dhe gjatë kanë qenë shtetas të tij.
Shtoj: në kronikën e Ataliatisit, ku shkruan se Georg Maniak ka sjellur ushtrinë nga Siçilia, shkruan se në atë
ushtri, me të cilën ka marshuar kundër perandorit të Bizantit, veç romejve, vllehëve dhe shqiptarëve, ka patur edhe
bullgarë, me emrin e të cilëve ka nënkuptuar sllavët, pra edhe serbët. Mos ndoshta na i paska sjellë në vitin 1043 nga
Siçilia edhe këta, serbët?!
9.- Si është e mundur që territori i “shqiptarëve” nga Kaukazi të quhet edhe atje, në Kaukaz, edhe këtu, në
Ballkan, ALBANIA?! Në qoftë se këta shqiptarë qysh atje, në Kaukaz, na janë quajtur shqiptarë (sipas Deretiqit – me
kuptimin Brđani–kodërtarë, apo kodrinorët), përse edhe ai territor i tyre nuk është quajtur sipas emrit të tyre
SHQIPËRI, bile edhe këtu – në Ballkan?!
Si është e mundur që në shek. II të e.s. Klod Ptoleme (Claude Ptolémée, shek. II era jonë) – sipas Deretiqit – ka
quajtur një qytet të Albanisë së Ballkanit ALBANOPOLIS (ia ka përcaktuar edhe koordinatat gjeografike: 46 dhe 41 5′),
kur këta albanezë (të quajtur qysh në atë kohë “shqiptarë”!!!) – prapë sipas Deretiqit – kanë arritur në këtë Albani në
vitin 1043, në shek. XI?!
Ç’është e vërteta, Deretiqi thotë se ai qytet është quajtur ashtu sipas Belgradit>Berat, se ALBANOPOLIS na qenka
përkthim nga serbishtja në – në cilën gjuhë? POLIS është fjalë greke, por jo edhe ALBANO, bile as ALBA! A është e
mundur që Ptoleme të ketë kombinuar dy gjuhë në një fjalë?! Dhe përse?! Më parë do të thonim se në toponimin
ALBANOPOLIS nuk kemi përkthimin e Beogradit, por kompozitën ALBANO (emri i fisit alban) me fjalën greke POLIS,
që do të thotë „qytet”. Gjegjësisht – QYTETI I ALBANËVE.
Që kjo është e vërteta, na dëshmon fakti që qyteti i sotëm i Shqipërisë së Jugut BERATI (emër ky që pa dyshim
rrjedh nga gjuha serbe, nga BELGRAD!), në kohën e Ptolemeut nuk është quajtur as Berat, as Belgrad, por
ANTIPATREA, bile edhe PULHEROPOLIS. Sipas Beogradit të sotëm serb është quajtur diku në shek. VII-VIII të e.s.,
kurse më vonë, diku në shek. XII-XIII, shqiptarët dhe vllehët e kanë deformua në BERAT.
ALBANOPOLIS-in arheologët e kanë identifikuar me fshatin ZGËRDHESH, në afërsi të qytetit KRUJA, Shqipëria e
Mesme.
10.-Është fare e papranueshme se strategu i Durrësit i ka transferuar shqiptarët nga Siçilia në Durrës – bile me
familje, me pleq, gra e fëmijë, për më tepër edhe me pasurinë e tyre të tundshme, sigurisht mendohet për dhentë e
tyre. Maniaku në atë kohë ka qenë i preokupuar me mbledhjen e ushtarëve për luftë nga të gjitha anët e zotërimeve të
tija, e jo me transferimin e shqiptarëve nga Sicilia në Durrës, ku – edhe sikur të kishin ekzistuar – do t’i kishin paraqitur
problema edhe vetëm për ushqimin e tyre, se jo më edhe për t’i strehuar.
Para së gjithash për një “shpërngulje” të tyre të tillë nuk ka asnjëfarë gjurme, as në Siçili (bile as në Italinë e
Jugut!), as në Shqipëri, as në Durrës dhe as në rrethin e këtij qyteti, bile as në traditën popullore.
Në atë kohë, shek. XI, shqiptarët nuk kanë qenë një popull dhe aqë i vogël, si në shek. IX, kur kanë arritur në Mat
nga Bullgaria. Për këta dy shekuj, ku me të njohurin shtim enorm të tyrin, ku me asimilim të albanëve, slavëve (serbo-
cërnagorasve, makedonëve, bullgarëve), vllehëve dhe grekëve, të cilët i kanë gjetur në Mat, ka mundësi që i kishin
kaluar të 50.000 frymët, kështu që nga mesi i tyre kanë mundur të nxjerrin edhe më shumë se 3.000 luftëtarë, të cilët, i
përmenduri stateg i Durrësit i ka rekrutuar në ushtrinë e tij si mercenarë, duke i paguar pjesërisht që më përpara.
Në qoftë se këta shqiptarë na paskan ardhur nga Sicilia, ku janë instaluar në Durrës, qoftë dhe në rrethin e
Durrësit?! Mos i kanë marrë me vete luftëtarët – ku kështu?! – për në Bizant, Konstantinopojë?! Me se janë mbajtur në
rrugë nga Durrësi deri tek liqeni i Dorjanit?! Së paku 50.000 frymë!
Po edhe „lutja” sundimtarit serb që t’u lejonte të instaloheshin në Raban – siç pretendon z. Deretiq – nuk qëndron.
Jo vetëm që ajo lutje nuk ekziston, por për vetë faktin se ata kishin rënë në robëri të sundimtarit bizantin, që e ka
shpartalluar e vrarë Maniakun, e jo në robëri të carit serb Dobrosllavi I Vojisllav!!! Si të tillë, në qoftë se nuk janë vrarë
nga fitimtarët, janë lëshuar që të kthehen në shtëpitë e tyre në Mat e në fshatrat e Durrësit, ku i kanë pritur prindët,
gratë e fëmijët.
Mbi të gjitha, ai Raban nuk është krijuar me shkopin magjik, që aty – me mëshirën e „carit” serb (!) – të instalohen
shqiptarët, por vetë këta shqiptarë (dhe paraardhësit e tyre albanët!) e kanë krijuar në formën ARBAN, kurse serbët –
më vonë (!) – me metatezë e kanë bërë RABAN.
Këta 10 argumente mendoj se janë të mjaftueshëm për këdo që të bindet se hipoteza e dr. Jovan I. Deretiqit nuk
mund të qëndrojë.
Argumentum ponderantum, non numerandum!

5
Kështu mendoj se tezën e tij z. Deretiq duhet ta rishikojë nga e para, t’i analizojë fenomenet me akribi shkencore,
në mënyrë rreptësishtë shkencore, duke patur parasysh edhe që të gjitha këto që ia parashtrova këtu.
Gjenevë, me 12. mars 2010. *)
___________________
1) VUKČEVIĆ, Gojko: O PORIJEKLU ILIRA, Podgoricë, 1992, f. 198.
2) TORG, Pompej: ISTORIJA FILIPA XLII – 3; ALIJEVK.: ANTIČNIE ISTOČNIK PO ISTORII, Baku 1987. Citoj sipas
VUKČEVIĆ,Gojko: vep. cit., f. 73.
3) BUROVIĆ, Kaplan: KO SU ALBANCI?,- SHB «Ballkan», Ženeva 2007, f. 11. Botimi i dytë – SHB “Gambit”, Jagodina-
Serbia, 2013.
*) Në botimin e parë të veprës KO SU ALBANCI? (2007) ky studim mungon. Është botuar spari në sajtin GLASDIJASPORE,
Libeck (Lübeck-Gjermani), me 10.IV.2010., me titullin Dokumentirano poreklo Albanaca. Deri me 2011 nuk dimë që ta ketë
kundërshtuar askush, as vetë dr. Jovan Deretiq. Përkundrazi, autorit i kanë arritur shumë urime. Njëri prej tyre, Lazar Vujatović,
nga Londra, ndër të tjera i shkruan: “Detyrohem të them se si serb jam i frustruar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve
(SANU) pse nuk i kushton kujdesin më të madh punës tuaj shkencore, që është e vërtetuar edhe me studime siç janë ato të
akademikut Vlladimir Orel. Në vend të kësaj SANU u bën vend shkencëtarëve siç është Deretiqi dhe Terziqi, qasja e të cilëve
problemave albanologjikë, ose është gjysëmmitologjike, në rastin e Deretiqit, ose e restriktuar në tri tezat dhe në asnjë mundësi
tjetër, veç atyre tri tezave, siç është rasti tek Terziqi. Me respekt të madh Lazar VUJATOVIQ.”
Me 15. shkurt 2011, në sajtin NOVINAR.de ky studim është ribotuar serbo-kroatisht. Menjëherë e kanë “diskutuar” Srbin
Svetosavac (Serbi i Shën Savës) dhe Srpkinja Svetosavka (Serbja e Shën Savës).
Shën Sava është shenjti kryesor i serbëve, po me këta pseudonime maskohet banda e enveristëve, që e ndjek Akademikun
Resuli kudo nëpër botë, jo vetëm me emra të vërtetë, por edhe me pseudonime, bile edhe kështu, duke na u paraqitur si serbë, për
më tepër edhe si të Shën Savës, si fundamentalista!
Srbi Svetosavac, me doreze, përpiqet t’i lëshojë ujë nën rrogozë Akademikut Resuli, kurse Srbja Svetosavka, e qan me lotë
krokodili për vuajtjet që ka hequr nëpër burgjet e Shqipërisë (Sikur nuk ka qenë edhe nëpër burgjet e Jugosllavisë!), po ama nuk
pështyn shqiptarët, por pështyn të gjithë serbët, bile – në “bythë”, me që – sipas saj – ata fytyrë nuk paskan.
Pasi i ka demaskuar Akademiku Resuli, një kohë ata na janë betuar se vërtet janë serbë, ortodoks të përbetuar, bile dhe armiq
për vdekje të shqiptarëve, pastaj janë tërhequr dhe më nuk i kemi parë askund me këta pseudonime. Por – po, me pseudonime të
tjera ata janë paraqitur dhe paraqiten kudo që paraqitet edhe Akademiku Resuli me shkrimet e tija. Fakti që këta “komentatorë” nuk
i shohim si të tillë tek shkrimet e të tjerëve, por vetëm tek shkrimet e Akademikut Resuli dhe të atyre që shkruajnë pozitivisht për
Akademikun Resuli, është i mjaftueshëm për ta kuptuar se kush janë ata.
Me 18 shkurt 2011 është paraqitur edhe fantazma PORAG1, që – në hullinë e dishepujve të “Shën Savës”– vazhdon me
marifetet e provokimet e Sigurimit shqiptar kundër Akademikut Resuli.
Pronari i portalit NOVINAR, që na paraqitet me emrin serb Srđan Marjanović (me siguri edhe ai dishepull i “Shën Savës”!), i
ka bërë thirrje Akademikut Deretić që t’i përgjigjet Akademikut Resuli, po ai nuk i është përgjigjur assesi.
Nga sajti NOVINAR studimin e Akademikut Resuli e kanë marrë e ribotuar edhe shumë sajte të tjera.
Kështu është ribotuar edhe në faqet e gazetës së Beogradit TABLOID Viti VIII, Br. 235, Beograd, 23.VI.2011. Atëherë, në
botimin e datës 21.VII.2011 të asaj gazete, është paraqitur edhe z. Deretiq me komentin e tij Moravanije za neplivače (Morava
nuk është për ata që s’dinë të notojnë), patjetër të padenjë për një shkencëtar e akademik, pasi jo vetëm që ka demonstruar një
mosnjohje elementare të problemave albanologjikë, por është shprehur edhe me fyerje. Akademiku Resuli i ka dhënë një përgjigje
dinjitoze, me akribi dhe etikë tejet shkencore, bile edhe me humor, që me titullin Nekorektna polemika Akademika Deretića
(Polemikë jokorrekte e Akademikut Deretiq) i është botuar në TABLOID-in e dt. 18.VIII.2011.
Pas kësaj Deretiqi është tërhequr dhe nuk është dukur më askund, por ama në faqet e TABLOIDIT, të dt.01.IX.2011, është
paraqitur avokati i tij, prof. dr. Dragoljub Petroviq me polemikën Istorija ne prihvatapovršnost (Historia nuk pranon
sipërfaqëshmëri), me të cilën, pa asnjëfarë kundër-dokumentash e diskutimi, nuk pranon tezën e Akademikut Resuli, kurse
hipotezën e Deretiqit sikur e pranon, i jep votën, por i bën edhe disa vërejtje, sa për t’u maskuar, sikur gjoja është objektiv.
Akademiku Resuli edhe këtij, me dt. 15.IX.2011, i përgjigjet me polemikën e fuqishme Naučni problemi se ne rešavaju
glasanjem (Problemat shkencorë nuk zgjidhen me votim). I demaskuar për mosnjohje të problemave albanologjikë edhe ky
tërhiqet e nuk duket më askund, po na u paraqit vëllai i tij Ilija Petroviq, një titist i tërbuar dhe i rafinuar, një super-rrufjan, që në
portalin VESELJENSKA TV.com, Beograd, me 17 shkurt 20013, boton Paskvilën me titull Albanci (Shqiptarët), në 4 vazhdime.
Duke u shtirur sikur gjoja merret me historinë e shqiptarëve, ai sulmon Akademikun Resuli me falsifikime, gënjeshtra, intriga, me
sharje e fyerje, duke mos u lënë gjë mangut enveristëve tashmë të njohur për këtë trajtim të Akademikut Resuli.
Edhe pse e di shumë mirë se Akademikun Resuli e kanë rrjepur për së gjalli enveristët 10 herë me radhë, duke i kërkuar që të
mohonte kombësinë jugosllave, dhe – pas kësaj – e kanë qitur edhe në gjyq dhe, pse nuk pranoi të deklarohet shqiptar, e kanë
dënuar edhe me 10 vite të tjera burg, mbi ato 30 e kusur vitet që ia kishin dhënë qysh me kohë, ky titist i pacipë në mënyrë arbitrare
na e deklaron Akademikun “islamizirani Arbanas” (shqiptar i muslimanizuar ). Bile na e quan edhe “šiptasko lajavo pseto” (qen
shqiptar që leh).
Cilat janë këto «lehje» të Akademikut Resuli, që kaq shumë na i paskan irrituar serbët?! Tezat e tija albanologjike?! Do të
shohim më tutje se cilat janë ato teza.

6
Akademiku Resuli i është përgjigjur me studimin e tij të hollësishëm Intrige i falsifikati Ilije Petrovića (Intrigat dhe falsifikimet
e Ilija Petroviqit), i botuar po në atë portal, me 16 maj 2013. Pas kësaj I. Petroviq është tërhequr, kurse mafia e titistëve në pushtet
fut njerëzit e vetë që të “komentojnë” përgjigjen e Akademikut Resuli me gjithfarë-lloj fyerjesh, edhe më banalet, me të cilat janë në
garë me mafien enveriste.
Në eks-republikat e Jugosllavisë tashmë është krijuar grupi i kalemxhinjve që po preokupohen me Akademikun Resuli, duke
filluar me agjentat e demaskuar të UDB-së Fahrudin Radonçiq dhe Bahi Brisku, përmes të përmendurve Deretiq e dy Petroviqët,
deri tek Petar Milatoviq, Sari Resulbegu e Sherbo Rastoder. Që të gjithë këta titista, duke u maskuar gjoja si shkencëtarë, bile edhe
si fundamentalista ortodoks e muslimanë, prapa sulmit të tyre «shkencor”maskojnë luftën e tyre politike kundër Akademikut antititist,
kundër shkrimeve të këtij Akademiku, dokumentave që ka paraqitur dhe vazhdon të paraqesë në hullinë e tij konsekuente të
demaskimit të bandës socijal-fašiste titiste. Inde ira! Ja, kjo është e vërteta e lehjeve të tyre, i irritimit të tyre, e jo tezat
albanologjike. Karakteri politik dhe policesk i shkrimeve të tyre është evident, më i pamohueshëm. Me të gjitha mënyrat e mjetet,
kryesisht me falsifikime, gënjeshtra e fyerje, ata përpiqen ta izolojnë Akademikun nga masa e popujve serbo-cërnagoras e
makedon, t’i ndërsejnë këta e t’i ngrejnë kudër tij.
Pas një viti, Ilija Petroviq – që hesht për demaskimin e hollësishëm që i ka bërë Akademiku Resuli – na paraqitet në portalin
ŠTAJERSKE NOVICE.eu kundër Akademikut tonë me diskutimin e parëndësishëm etimologjik lidhur me toponimin GADISHULLI
ILIRIK, por rishëm merr përgjigjen e merituar nga Akademiku dhe tërhiqet me turp e faqe të zezë.
Me dt.25.XI.2015 ky studim i Akademikut është ribotuar serbo-kroatisht edhe në portalin ISKRA. Menjëherë na është paraqitur
“komentuesi” me emrin SRB, prapa të cilit na fshihet një shqiptar, sigurisht enverist, që falsifikon, intrigon e shpif. Ai ua paraqet
serbëve Akademikun si shqiptar, me fjalë të tjera – O serbë, mos i besoni dhe mos u bashkoni me te, por shkoni pas bishtit të
Deretiqin tonë.
Pasi ia kanë botuar e ribotuar, diskutuar e ridiskutuar shumë portale, Akademiku e ka botuar këtë studim në veprën e tij Odan i
odran (I përkushtuar dhe i rrjepur), Ulqin 2011. Në vitin 2013, me që për këtë studim po vazhdonin diskutimet nëpër portale,
Akademiku i bëri edhe një botim të ri, të veçantë, me titullin HIPOTEZE OPOREKLU ALBANACA (HIPOTEZAT PËR ORIGJINËN
E SHQIPTARËVE), ku ka inkluduar edhe diskutimet. Po atë vit e fut edhe në kompleksin e studimeve të tija KO SU ALBANCI?
(CILËT JANË SHQIPTARËT?), botimi i dytë, SHB «Gambit», Jagodina-Serbia, 2013. Me kët botim Akademiku Resuli shënon
shembjen e bllokadës së mediave serbe, që ia kanë bërë titistët, patjetër – në aleancë me enveristët.
Shqip ky studim po botohet këtu për herë të parë.- REDAKTORI.

7
Kush e ka shkruar romanin “Tradhtia!? E vërteta për romanin që bëri bujë …
Nga Nafi ÇEGRANI
Siç dihet edhe më herët janë hedhur e parashtruar mori mendimesh e hipotezash, polemika e dilema rreth romanit
më të famshëm të letrave shqipe “Tradhtia”, ose gjegjësisht rreth mistereve të “autorit” fantom Kapllan Resulit, alias
Kapllan Resulbegoviq – Buriqi, i vetëquajturi “akademik”, në ishte ky ai që e shkruajti këtë roman, apo grabitës të cilit
UDBJA jugosllave për të realizuar planet e veta të spiunazhit, ia përgatiti dhe servoi dorëshkrimin përmes
bashkëpunëtorëve të vetë, dhe në kohën kur ky i mjerë gjendej në burgun e “Idrizovës” duke përshkruar tekstin nga
origjinali në disa fletore shkollore, dhe sipas planit sekret të UDB-së të njëjtin, pas “arratisjes” së tij në Shqipëri, ta
botonte sikur të ishte ky autor . Kapllani si njeri i dobët dhe i pamoralshëm, duke e shikuar se kjo ishte krejtësisht e
mundur që romani të botohej ashtu siç ia kishin dhënë instruksionet agjenturore udbashiane, me vite e dekada heshti
të vërtetën, se autori i vërtetë ishte dikush tjetër, shtirej kinse ky e ka shkruar romanin e famshëm si vepër që në vite e
dekada bëri lavdinë e tij.
Por, në të vërtetë, KUSH E KA SHKRUAR ROMANIN “TRADHTIA “?
Atëherë, për hir të së vërtetës të shkojmë radhazi:
Romani “Tradhtia” është një vepër që brezi im e ka lexuar me aq ëndje qysh në rininë e hershme, të viteve ‘60,
sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa here. Nga arkivat e fshehta të UDB-së / të cilat tani gjenden të
vendosura në Bazën qendrore të UDB-së jugosllave në Batajnicë të Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk
ishte autor i vërtet që të kishte shkruar romanin “Tradhëtia” që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga
dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…
Pas grabitjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte
zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e
shërbimeve të fshehta në Shkup dhe relacionin Beograd. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë
shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të
vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat
dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, alias Kapllan Resulbegoviq-
Buriqi, një mësues dhe shkrimtar i dobët, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte
ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i
shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin
demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir plëngprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha
që kishte thënë e shkruar për veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e njëpasnjëshme, nuk ishin
veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë
zullumqar e ndjellakeq siç është I vetëquajturi “akademik”! Çudi me këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila
nuk të merrte vetëm jetën fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd, vetë përjetësinë…
Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve shqiptare ku shitet libri shqip, romani
“Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte
shitje. Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të përmbajtjes, por për shkak të emrit të
autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas
një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të
tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të
munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e
kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kap1lan Resuli.
Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të
çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i
madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na
vijnë mesazhe si nga përtej kohërat.
Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një “shkrimtar” të ri, që “premtonte shumë.., por u
befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ
të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga
kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë
vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e
krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi.
Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat).
Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e
kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është

8
shumë e gjatë dhe fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e
veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të
UDB-së, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me
radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe….. botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe
vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë
radhazi pas viteve ‘90, kur autori kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më lart, del
se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare.
Vështirë se ka ndonjë shqiptar të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë shfletuar
me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të shenjtë.
… Ngjarjet historike të cilat përfshihen në romanin ..Tradhtia” kanë ndodhur realisht dhe në rrethana e kushte
shumë të ndërlikuara shoqërore e politike të kohë ku autori i panjohur me një prirje dhe shkathtësi të veçantë i lidh,
thurë dhe ndërlidh me stilin e bukur të të shkrojturit dhe mbarështrimit të çështjes si nga aspekti romanesk e artistik, e
ku autor I mundshëm ka gjasa të jetë profesori I gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Presheva, Haki Limani!
Ose nga ana tjetër ta kishte shkruar mësuesi H. Koka, në strajcën e të cilit, pas likuidimit më brigjet e Drinit në
zonat e Hasit të Prizrenit, UDBJA konfiskoj dorëshkrimin e tij…! Koka ishte mësues dhe për grua kishte Rabën, motrën
e Hasan Rremnikut, dhe ka gjasa se I ka njohur mirë situatat dhe gjendjen rreth tragjedive dhe historisë tragjike të
popullit shqiptar të këtyre aneve të Gjilanit e gjer ne Anamoravë e grykë të Kaçanikut / ku skalit portrete interesante
për romanin e shkrojtur…/ E këto I di vetëm UDBJA e cila ende i ruan arkivat sekrete në bazën e saj Batajnicë të
Beogradit…
Arben Presheva, personazhi kryesor i veprës dhe heroi i rezistencës kosovare mishëron cilësi dhe veti morale dhe
artistike që përputheshin me figurën e njohur të Fadil Hoxhës. Edhe Qemal Agolli shihte gjëra të përbashkëta me
personazhin e Skënder Preshevës etj. Të cilët autori / por jo Kapllan Resuli/ I ka njohur personalisht, ka biseduar me
to, ka shkruar skica dhe portrete te tyre real e që më vonë I ka sintetizuar edhe në romanin në fjalë.
Aktiviteti patriotik i Abdullah Preshevës e nxiti autorin /ende të pa njohur saktësisht/ për të krijuar një figurë
legjendare, një hero të padiskutueshëm, nga më të spikaturit në letërsinë tone. Heroi dhe personazhi kryesor është i
riu tipik kosovar i ushqyer sa nga ndjenja patriotike, aq edhe nga parimet ideo-politike dhe morale të kohës.
Me vizionin e botës së re ai lufton heroikisht kundër nazifashistëve për çlirimin e vendit, përkrah serbëve, por i
tradhtuar prej tyre, bëhet simbol i tragjizmit të popullit shqiptar në kohët moderne. Ky tragjizëm, kjo tradhti e pashoqe
është boshti qendror i romanit, që përbën edhe pathosin e tij, që konkretizohet tragjikisht edhe në titullin kapital të
veprës.
…Konflikti në romanin TRADHTIJA është tepër i ashpër. Ai zhvillohet në dy faza. Në fazën e okupimit fashist italian
të Kosovës dhe faza e dytë vijon me okupimin nazist gjerman. Është koha e fillimit të krijimit të zonave të lira dhe të
çliruara nga forcat partizane, që përbëheshin nga elementë të të gjitha kombeve e minoritarëve të Kosovës.
Është periudha e fillimit të luftës frontale të popullit kosovar për liri, kur nacionalizmi ekstrem i të gjithë forcave
politike nxjerr krye, me gjithë përpjekjet e ethshme që bënte për tu fshehur nën “puplat e pëllumbit”, duke trumbetuare
marrëdhëniet vëllazërore mes popujve të Kosovës e të gjithë Ballkanit. Kësisoj vepra ka jo vetëm nivel të lartë artistik,
por edhe bazë reale dhe historike. Ngjarjet në roman janë vendosur jo pa qëllim në trevat etnike shqiptare të Kosovës
dhe Maqedonisë.
Ngjarja zhvillohet në zonat Kaçanik-Gjilan-Preshevë-Kumanovë që përfshijnë brigjet e lumit Morava dhe
Anamoravë, /ku përmenden edhe emra vendesh e toponimesh të këtyre anëve, të cilat nuk ka pas mundësi që t I këtë
në dijëni Kapllani I cili hiqet si autor/…! E që tërë kjo dramë shtjellohet bukur në romanin “Tradhtia”!
Pra, personazhi kryesor I romanit që bëri bujë dhe lavdi të madhe është Abdullah Krashnica Presheva / në roman
si Arben Presheva/, jeta dhe veprimtaria e tij është kjo:
Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në
një familje tregtare.[3], dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare
Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në
Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe
e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u
punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me
Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë
u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarisë se tij patriotike në Preshevë e më
gjerë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një radio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe
ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjerë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë
mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica, i cili në atë kohë, para LDB kreu

9
Medresenë në Shkup dhe më vonë ishte student i rregullt i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit. Shaip
Mustafa, në Kryengritjen e Shkupit vuri Flamurin Kombëtar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941 dhe ishte një prej
themeluesve të LKpÇB. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante futboll në klubin “Karadak” të Preshevës dhe
ishte anëtar i Shoqërisë kulturore “Hamnijet” të Preshevës, e cila u themelua më 1937.
Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më
1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqendruar në
mbrojtjen e popullatës shqiptare, e bullgarë, por edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe
vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të
Preshevës dhe më gjerë. Hapja e arkivave do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili
luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit .
…Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të
madhe dha organizata partiake e Kumanovës. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë Abdullah
Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia [5]. Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me
organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Gjatë
vitit 1942 dhe pothuajse gjatë gjithë periudhës së LDB ka pasur lidhje të ngushta me organizatën partiake të
Kumanovës dhe të Gjilanit. Kontaktet e organizatës partiake të Preshevës me rininë përparimtare të Gjilanit datojnë që
nga viti 1938, vazhdojnë gjatë dhe pas LDB. Të themi se Gjilani deri më 1942 nuk pati organizatë partiake. Në
këshillimin e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë që u mbajt në Berbole, në korrik të vitit 1942, organizatën partiake
të Preshevës e përfaqësoi Xheladin Kurbalia. Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës
prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të
Gjilanit. Kontaktet e para me organizatën partiake të Bujanocit vihen në vitin 1942, nëpërmjet të Selim Selimit. Me
qëllim të intensifikimit të Luftës antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës” e cila do të kishte
për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. “Gjatë
periudhës së pushtimit bullgar, në zonën e Preshevës vepruan dy grupe politike shqiptare. Njëri grupim veproi në
kuadër të PKJ në krye me Shaip Mustafën, Abdullah Krashnicën, Selim Selimin, Xheladin Kurbalin etj, e qëllimi tyre
ishte që të bënin të pamundshmen për krijimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë grupim bënin pjesë: Ali Syla, Limon e Ali
Staneci, Ajet Rainca etj.
Ibrahim Kelmendi I cili gjatë vendosjes se Kapllanit në Zvicër ja se çfarë shkruan:
“ …Duke gjurmuar për ish-Kapllan Resulin shqiptar, tani të konvertuar në serb si Kapllan Buroviq, gjeta edhe
shpifje ordinere, sikur unë qenkam pasuruar duke ia botuar romanin TRADHTIA në 100.000 ekzemplarë në vitin 1991,
por që i paskësh dhënë “autorit” Kapllan vetëm 500 DM.
E vërteta e ati “incidenti” është se në janar të vitit 1991 u interesova për fatin e ish-Kapllan Resulit, atë e sistemova
në Hotel Arbana në Tiranë (meqë nuk kishte banesë) dhe bëra një kontratë me te për të botuar romanin TRADHTIA.
Detajet nuk më kujtohen tani, por ndoshta honorari duhet të ketë qenë 10.000 USD. Duhet të ia kem dhënë
paradhënie 2.000 USD dhe pjesën tjetër pasi të shitej romani. Brendësia e romanit u shtyp në 10 mijë kopje, me letër
që e kisha importuar nga Gjermania. Po përgatitej kopertina. Kapllanin e luta të shkruante biografinë. Kur ma dorëzoi e
kishte bërë mbiemrin Resulbegoviq dhe kishte paraqit gradën e anëtarit të Akademisë në Skopje. Niveli dhe mënyra e
formulimit me irrituan. Por nuk prishte punë shumë, meqë do ta dorëzoja për redaktim. I them se do ta përmirësoi edhe
mbiemrin dhe do ta shkruaj në shqip Shkup. Ai më kërcënoi se do të me denonconte në prokurori po ia ndryshova
biografinë që e kishte shkruar. Ia grisa biografinë, e shava dhe e dëbova. Në Shtypshkronjë bëra njoftimin se romanin
e botuar ta hedhin në mbeturina… Sepse, në ndërkohë u informova se ish-Kapllan Resuli paskësh qenë spiun jugo-
sllav dhe se dorëshkrimin e romanit TRADHTIA ia paskësh dhënë UDB-ja, kur e ka përgatit për ta angazhuar si spiun
në Shqipëri!”
Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të
mundshëm:
“Mësuesi H.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit) dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe nga fshati
Tërrnavë e Preshevës). I pari, është likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar
lumin Drin (në zonën e Hasi/Prizren) në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. I dyti, Haki Limani është aksidentuar
për vdekje (mbase me qëllim) në afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem
Shkreli, dhe me një person tjetër).”
Një gjë është sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse
Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970,
sa kohë që ishte mësues historie në Lushnjë, ose nga viti 1991 deri tani?
Dhe, e vërteta duhet zbardhur po se po, duhet dal në shesh edhe për interesin publik!

10
“Arratisja”e Kapllanit plan i UDB-së!
NGA: NAFI ÇEGRANI MË: 18 GUSHT 2017 NË ORA: 20:21
Ballina e romanit “Tradhëtia”
Kapllani dhe romani “Tradhtia”/Ose: E vërteta për romanin që bëri bujë …/
Siç dihet edhe më herët janë hedhur e parashtruar mori mendimesh e hipotezash, polemika e dilema rreth romanit
më të famshëm të letrave shqipe “Tradhtia”, ose gjegjësisht rreth mistereve të “autorit” fantom Kapllan Resulit, alias
Kapllan Resulbegoviq – Buriqi, i vetëquajturi “akademik”, në ishte ky ai që e shkruajti këtë roman, apo grabitës të cilit
UDBJA jugosllave për të realizuar planet e veta të spiunazhit, ia përgatiti dhe servoi dorëshkrimin përmes
bashkëpunëtorëve të vetë, dhe në kohën kur ky i mjerë gjendej në burgun e “Idrizovës” duke përshkruar tekstin nga
origjinali në disa fletore shkollore, dhe sipas planit sekret të UDB-së të njëjtin, pas “arratisjes” së tij në Shqipëri, ta
botonte sikur të ishte ky autor . Kapllani si njeri i dobët dhe i pamoralshëm, duke e shikuar se kjo ishte krejtësisht e
mundur që romani të botohej ashtu siç ia kishin dhënë instruksionet agjenturore shefat e UDB-së, me vite e dekada
heshti të vërtetën, se autori i vërtetë ishte dikush tjetër, shtirej kinse ky e ka shkruar romanin e famshëm si vepër që në
vite e dekada bëri lavdinë e tij.
Por, përse qëndrojnë shumë dilema e pikëpyetje rreth autorësisë së vërtetë se kush e ka shkruar romanin që bëri
bujë të madhe ndër shqiptarët… Në të vërtetë, KUSH E KA SHKRUAR ROMANIN “TRADHTIA“? Apo Kapllani ishte
vetëm një grabitës sipas instruksioneve të spiunazhit jugosllav…!?! Mbeten shumë dilema për t’u shtjelluar…
Atëherë, për hir të së vërtetës të shkojmë radhazi:
Romani “Tradhtia” është një vepër që brezi im e ka lexuar me aq ëndje qysh në rininë e hershme, të viteve ‘60, ( e
që pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa herë). Nga arkivat e fshehta të UDB-së ( të cilat tani gjenden të
vendosura në Bazën qendrore të UDB-së jugosllave në Batajnicë të Beograd), del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk
ishte autor i vërtet që të kishte shkruar romanin “Tradhtia” që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga
dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…
Në disa raporte zyrtare kam lexuar se një dorëshkrim prej disa qindra faqesh të vendosura në dy pjesë, në dy
fasikla kartono UDB I ka konfiskuar gjatë burgosjes së veprimtarit Gajur beg Deralla i cili ka banuar në një shtëpi
përdhese afër shkollës “Lirija” në Shkup.
*** Pas grabitjes, “autorësia” dhe vepra ishin gatuar mirë në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i
romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur
“gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta në Shkup me relacionin Beogradin. Dhe, ai që u gjet si i “devotshëm”
shumë i “përshtatshëm” ishte Kapllan Resuli alias Resulbegoviq, një shqipfolës nga Ulqini i cili me instruksionet e
Beogradit ishte emëruar si redaktor i gazetës “Iskra” në Beograd. Dhe, pas shumë hamendjesh, dilemash e
konsultimesh interne në analet e Shërbimit të fshehtë UDB, ky edhe u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli
që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të
vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat
dalë përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm, sepse e dinin që këtu bëhej fjalë për një lojë
agjenturore. Ai ishte Kapllan, një mësues dhe shkrimtar i dobët, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e
kohës, në gazetën “Iskra” të Beogradit, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai
kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa
mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë e ishin sjell UDB-a nga Ulqini në Beograd e që më pas për
interesat e tyre duke e trajnuar, ta vendosnin në Shkup dhe Tetovë ku do të angazhohej në përpunimin operativ të
nacionalizmit shqiptarë bë këto anë. Ka[llani kishte një shpirt të trazuar. Ai ishte thjesht një spiun…
…Nëpër netët e tij letargjike dhe shpirtin apatik, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër
ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin
“Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e
trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që
e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kapllan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë
e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur
dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit dhe të
tragjikes, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtej kohërave,
vitesh e dekadash, përtej kufijve dhe stinëve...!
***
Në vitet e rinisë, siç përmenda edhe më lartë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një “shkrimtar” të ri, që
“premtonte shumë.., por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë

11
e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia”
dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e
lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur
me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e
koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo
pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë
aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë
mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i kanë disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve
të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes shqiptare, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas
direktivave të UDB-së, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re.
Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe..... botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes
dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar… me detyra të veçanta dhe veprimtari spiunazhi përtej kufijve të shtetit…
***
… Ishte verë e vonë gushti. Mbi kurorat malore të Sharrit dukeshin bjeshkët e gjëra në maja dhe dukej sikur
putheshin me qiellin e hapur. Zogjtë dëgjoheshin në pyje me cicërimën e tyre…Edhe një kukuvajkë me këngën e saj
vajtuese…Atje lartë mbi shkëmbinjtë e thepisur dhe me balle të plasaritur dukej një shqiponjë që fluturonte e
rrotullohej nga qielli me aq kujdes dhe krenare! Katër vetë ngjiteshin malit përpjetë: dy kolonelë me uniformë dhe
grada, një major dhe mes tyre ecte me hapa të rëndë dhe i menduar, si të ishte një krijesë me shpirt apatik, i veshur
me ca rroba ngjyrë gri, që si zakonisht mbanin ushtarët e AJ. Por ky, nuk ishte ndonjë ushtar, ishte njeriu të cilin me
kurdisje e “arratisnin” nga burgu famëkeq i “Idrizovës”, duke e “hedhur” nga Porta e Korabit për në Shqipëri sipas planit
të tyre. Ky ishte Kapllan Rasuli, e në trastë mbante ca tesha personale dhe disa fletore shkollore të mbushura me një
shkrim jo të bukur. Dy kolonelët quheshin E. P. M, B. Q. dhe majori A.N.M, të cilët kishin ngjesh shikimet thellë pas
maleve, sepse e njihnin mirë këtë teren malor, i njihnin këto dhiare ku kalohej më së miri për të “ikur” në Shqipëri.
Njihnin çdo shkëmb e gur, sepse kjo nuk ishte hera e parë e tyre që venin e vinin këtej mes malesh ku gjendej
vendkalimi Porta e Korabit…
Me të arrirë, i dhanë shenjë Kapllanit që të nisej një brinje shulleri, duke e porositur që të mbahej i fortë! Ai u zhduk
pas shkëmbinjve tatëpjetës së lakuar, e në pllakën si një ballë i plasaritur shkrepi qëndronin oficerët e spiunazhit
udbashian duke vështruar me kujdes përmes dyrbive që kishin me vete… Ky ishte një mision i fshehtë sipas një plan
operativ dhe spiunazhi të cilin e kishin përgatitur me muaj të tërë! Këta ishin njerëzit që përcaktonin fatet dhe tragjiken
e njeriut, atij fatpreri pas të cilit mbeten vetëm ngjarje dhe hije!
***
Ngjarjet historike të cilat përfshihen në romanin ..Tradhtia” kanë ndodhur realisht dhe në rrethana e kushte shumë
të ndërlikuara shoqërore e politike të kohë ku autori i panjohur me nj? prirje dhe shkathtësi të veçantë i lidh, thurë dhe
ndërlidh me stilin e bukur të të shkrojturit dhe mbarështrimit të çështjes si nga aspekti romanesk e artistik, e ku autor i
mundshëm ka gjasa të jetë profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Presheva, Haki Limani!
Ose nga ana tjetër ta kishte shkruar mësuesi M. Koka, në strajcën e të cilit, pas likuidimit më brigjet e Drinit në
zonat e Hasit të Prizrenit, UDBJA konfiskoj dorëshkrimin e tij…! Koka ishte mësues dhe për grua kishte Rabën, motrën
e Hasan Rremnikut, dhe ka gjasa se i ka njohur mirë situatat dhe gjendjen rreth tragjedive dhe historisë tragjike të
popullit shqiptar të këtyre aneve të Gjilanit e gjer ne Anamoravë e grykë të Kaçanikut/ku skalit portrete interesante për
romanin e shkrojtur…/ E këto i di vetëm UDBJA e cila ende i ruan arkivat sekrete në bazën e saj Batajnicë të
Beogradit…
Arben Presheva, personazhi kryesor i veprës dhe heroi i rezistencës kosovare mishëron cilësi dhe veti morale dhe
artistike që përputheshin me figurën e njohur të Fadil Hoxhës. Edhe Qemal Agolli shihte gjëra të përbashkëta me
personazhin e Skënder Preshevës etj. Të cilët autori / por jo Kapllan Resuli/ i ka njohur personalisht, ka biseduar me
to, ka shkruar skica dhe portrete te tyre real e që më vonë I ka sintetizuar edhe në romanin në fjalë.
Aktiviteti patriotik i Abdullah Preshevës e nxiti autorin /ende të pa njohur saktësisht/ për të krijuar një figurë
legjendare, një hero të padiskutueshëm, nga më të spikaturit në letërsinë tone. Heroi dhe personazhi kryesor është i
riu tipik kosovar i ushqyer sa nga ndjenja patriotike, aq edhe nga parimet ideo-politike dhe morale të kohës.
Me vizionin e botës së re ai lufton heroikisht kundër nazifashistëve për çlirimin e vendit, përkrah serbëve, por i
tradhtuar prej tyre, bëhet simbol i tragjizmit të popullit shqiptar në kohët moderne. Ky tragjizëm, kjo tradhti e pashoqe
është boshti qendror i romanit, që përbën edhe pathosin e tij, që konkretizohet tragjikisht edhe në titullin kapital të
veprës.

12
…Konflikti në romanin TRADHTIJA është tepër i ashpër. Ai zhvillohet në dy faza. Në fazën e okupimit fashist italian
të Kosovës dhe faza e dytë vijon me okupimin nazist gjerman. Është koha e fillimit të krijimit të zonave të lira dhe të
çliruara nga forcat partizane, që përbëheshin nga elementë të të gjitha kombeve e minoritarëve të Kosovës.
Është periudha e fillimit të luftës frontale të popullit kosovar për liri, kur nacionalizmi ekstrem i të gjithë forcave
politike nxjerr krye, me gjithë përpjekjet e ethshme që bënte për tu fshehur nën “puplat e pëllumbit”, duke trumbetuare
marrëdhëniet vëllazërore mes popujve të Kosovës e të gjithë Ballkanit. Kësisoj vepra ka jo vetëm nivel të lartë artistik,
por edhe bazë reale dhe historike. Ngjarjet në roman janë vendosur jo pa qëllim në trevat etnike shqiptare të Kosovës
dhe Maqedonisë.
Ngjarja zhvillohet në zonat Kaçanik-Gjilan-Preshevë-Kumanovë që përfshijnë brigjet e lumit Morava dhe
Anamoravë, /ku përmenden edhe emra vendesh e toponimesh të këtyre anëve, të cilat nuk ka pas mundësi që t’i këtë
në dijeni Kapllani i cili hiqet si autor/…! E që tërë kjo dramë shtjellohet bukur në romanin “Tradhtia”!
Pra, personazhi kryesor i romanit që bëri bujë dhe lavdi të madhe është Abdullah Krashnica Presheva / në roman
si Arben Presheva/, jeta dhe veprimtaria e tij është kjo:
Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në
një familje tregtare, dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare.
Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më
1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqendruar në
mbrojtjen e popullatës shqiptare e bullgare, por edhe nga komunistët shovinist të ish-Jugosllavisë, andaj edhe e
helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit... Andaj, hapja e dosjeve dhe arkivave sekrete
të OZN-s dhe UDB-s, do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për
çlirim dhe bashkim kombëtar, konform me Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit .
Por, si u shkrua romani “Tradhtia” kush ishte autori i vërtetë i këj vepre madhore, Kapllan Resuli alias
Resulbegoviqi apo dikush tjetër?
Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të
mundshëm:
“Mësuesi M.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit), mendohet për Mustafë Kokën, dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë
dhe Gjuhës Shqipe nga fshati Tërrnavë e Preshevës). – thotë Prof Fehmi Ajvazi dhe vazhdon më tej: pari, është
likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar lumin Drin (në zonën e Hasi në Prizren)
në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. i dyti, Haki Limani është aksidentuar për vdekje (mbase me qëllim) në
afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem Shkreli, dhe me një person tjetër).”
Por, çfar është interesante se ka disa gojëdhëna lidhë me romanin “Tradhtia” i cili ka kaluar tanimë në legjendë,
thuhet se autor i këtij libri që bëri bujë të madhe e ka shkruar intelektuali dhe patrioti Ibrahim Lutfiu, i cili ishte rrethuar
nga udbashi me njësite të armatosura të Mehmet Maliqit “Cukulli” nga Prizreni, dhe Ibrahim Lutfiu pasi e kuptoi se
kërkojnë ta arrestojnë, në kasollen ku gjendej i fshehur, grumbulloi dyshekun prej kashte ku flente dhe disa tesha tjera
dhe ua vuri zjarrin…aty hudhi të digjeshin edhe shume dokumente të shkruara dhe disa fletë /shënime/ që i përkisnin
romanit kaq të debatuar, / e origjinalin, thuhet se Ibrahimi ia ka nis pas një personi të besuar Gajur beg Derallës në
Shkup, dhe UDB-a pasi e kanë arrestuar edhe Gajur beg Derallë, ia kanë konfiskuar romanin në fjalë në dorëshkrim…
Një gjë është sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse
Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970,
sa kohë që ishte mësues historie apo matematike në rrethin e Lushnjës, ose nga viti 1991 deri tani?
***
Kapllan Resulin i cili shtiret kinse ky është autor i romanit “ TRADHTIJA” zanafillën e ka në burgun e “Idrizovës” në
Maqedoni, rreth 10 km larg Shkupit, kurse ANATOMIA e këtij romani fillon shumë më herët të shkruhet kur ende
Kapllani gjendej si mësues në Tearcë të Tetovës, dhe as që kishte lidhje se si “lindi” ku dhe kush e shkrojti këtë vepër
e si roman, e që më vonë u përpunuar, shtjellua dhe u redaktua në zyrat e specialistëve të UDB-së siç ishin Murteza
Peza, Petro Janura dhe Lutfi Rusi...
Resuli qysh në burgun e “Idrizovës” pasi shefat e UDB-së ia dhanë të njëjtin dorëshkrim që e kishin përgatit
personat e më lartpërmendur që ta përshkruante në disa fletore shkollore, sepse kështu e kishin paraparë sipas planit
të tyre sekret të këtij operacioni dhe spiunazhi, aty duke i përshkruar dhe lexuar Kapllani për herë të parë kishte
dëgjuar për Abdullah Krashicën, të quajtur edhe Abdullah Presheva një patriot kosovar, dhe për figurën e tij dhe
ngjarjet nga romani ai i fliste dhe komentonte me të burgosurit tjerë dhe bënin “disa analiza” duke “plotësuar” edhe
diçka bashkë me të burgosurin Adnan Agajin nga Gostivari, (i cili besohet se ta ketë pas në dijeni se romanin
“Tradhtia” ia kanë dhënë UDB-a sipas planit sekret, por këtë ai e ka hesht me dëshirë vetëm që të delte Kapllani nga

13
burgu dhe të “arratisej” për në Shqipëri). Ndryshe, si ka mundësi që Kapllani të “delte” apo “ikte” nga ai burg famëkeq,
nëse për kë nuk i kanë ndihmuar vetë UDB-a në duar të të cilëve gjendej burgu në fjalë?!
Duke dëgjuar bisedat e të burgosurve për Kosovën martire, për sakrificat që janë bërë nga shqiptarë të devotshëm
të kauzës kombëtare, pat dëgjuar për Hasan Remnikun në Anamoravë Dhe Luginë, për rezistencat në Karadak të
Shkupit dhe Kumanovës, pat dëgjuar për vendin “Kopilaçe” që përmendet në roman dhe shumëçka tjetër, tek Resuli
lindi edhe ideja, se gjë e bukur dhe e qëlluar qenka për të realizuar ëndrrën e tij, për të plotësuar dhe shkruar edhe
diçka rreth figurës së Abdullah Preshevës, apo edhe të disa personazheve të tjerë qoftë edhe me ndihmën e Prof
Adnan Agait, bashkërisht duke strukturuar veprën në fjalë, vetëm që kur të del në Shqipëri ta boton romanin me emër
të tij dhe të thirret vetë si autor…!
Pas një kohe u hap lajmi mes të burgosurve se Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri… Sa të gjata kanë qenë
rrëfimet e gjata rreth shumë çështjeve që lidheshin me Kapllanin dhe arratisjen e tij aq të “kollajshme” nga burgu, edhe
sot mbeten histori!
Edhe këtu në këtë kamp të emigracionit jugosllav në Çermë Kapllani hapi fjalët se ka shkruar një roman të cilin së
shpejti do ta botonte, sap o t’a “kthenin” oficerët e SIGURIMIT të cilët pos a ishte dorëzuar tek roja e kufinit, ata ia
kishin konfiskuar…Edhe këtu thureshin shumë biseda, komente dhe mendime nga më të ndryshmet duke mos i
besuar Kapllanit se ka shkruar ndonjë roman, por se ky vetëm fliste fjalë boshe…
Pas ca vitesh, në fillim të vitit 1964 Kapllanit, pasi në ndërkohë e liruan nga kampi, dhe duke e transferuar në
fshatin Pluk të Lushnjës, po prapë me statusin e të internuarit, oficerët e SIGURIMIT ia kthejnë fletoret e dorëshkrimit
të romanit në fjalë pasi e kishin lexuar dhe analizuar mirë. Megjithatë, atëherë, pasi e kishin lexuar dorëshkrimin në
fjalë Ramiz Alija, Ismail Kadare, Adriatik Kallulli dhe disa specialist të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, e
njohtojnë edhe Enver Hoxhën i cili u thotë që të kishin kujdes mos vallë ishte “brum” I UDB-së jugosllave. Dhe, ia
kthejnë pra dorëshkrimin, me kërkesë, duke e sugjeruar dhe dhënë disa vërejtje, se aty duheshka “ndryshuar” disa
aspekte në disa kaptina e fragmente të romanit. Por, pa i dhënë leje që ta botonte!
Në maj të vitit 1964 Kapllani ia nis romanin NB “Naim Frashëri” për botim. Por, kompetentë e botimit, pasi e
lexojnë dhe studjojnë veprë konsultojnë organet e KQ të PPSH-ës, dhe me URDHËR të tyre Ndërmarrja ia kalon
veprën Lidhjes së Shkrimtarëve. Nga shkrimtari Dhimitër Xhuvani, pas disa muajsh, Kapllan Resuli merr vesh se
romani i tij ishte ekspozuar në një dhomë sekrete të Lidhjes së Shkrimtarëve, ku persona të autorizuar shkonin, e
lexonin dhe i raportonin Lidhjes për çdo gjë të dyshimtë, si dhe jepnin mendime për vlerat ideo-artistike të veprës.
Dyshohej se mos ishte Kapllani agjent i UDB-së dhe se përmes romanit të tij i raportonte të dhënat sekrete te
mbledhura në Shqipëri, apo mos vallë kjo ishte një vepër agjenturore e servuar nga spiunazhi jugosllav… Dyshimet e
Sigurimit kanë qenë të qëlluara!
Nga NB “N. Frashëri” dhe redaktori i botimit e thirrin Kapllanin, duke kërkuar nga ai që ta kontrollonte edhe një
here dorëshkrimin, në veçanti ta zgjeronte pak EPILOGUN, sepse disi u janë dukur gjërat si jot ë qarta... me qëllim që
të njihet si botimi zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, i bërë me leje të veçantë nga KQ i
PPSH-ës, pas kontrollit të imtë dhe special të ekspertëve të KQ dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Shqipërisë, ndër të cilët ishin: Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Sterjo Spasse, Ibrahim Uruçin, Dhimitër
Xhuvanin, Nasho Jorgaqin etj.

14

You might also like