Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 18

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

DEPARTAMENTI I GJUHËSISË ELBASAN

DETYRË KURSI PËR LËNDËN

HYRJE NË METODOLOGJINË E KËRKIMIT SHKENCOR

FJALËT E HUAZUARA NGA


ANGLISHTJA NË MEDIEN E SHKRUAR

PUNOI: PRANOI:

ANXHELA META RESUL TELHAJ

ELBASAN, MAJ, 2017

0
PASQYRA E LËNDËS faqe

HYRJE.......................................................................................................................2
1.1. Vështrim i përgjithshëm mbi
punimin..............................................................................3
1.2. Qëllimi i
punimit ..............................................................................................................3
1.3. Metodologjia dhe struktura e
punimit............................................................................3-4

ÇËSHTJA 1 – NDIKIMI I ANGLISHTES NË GJUHËN SHQIPE DHE VEÇANËRISHT NË


SHTYPIN E SHKRUAR DERI MË SOT.....................................................................................4

1.1. Gjuha e gazetave


sot ..................................................................................................4

ÇËSHTJA 2 –ROLI I ANGLICIZMAVE NË SHTYPIN E SHKRUAR....................................5

2.1. Anglicizmat dhe përdorimet e tyre në leksikun gazetaresk.........................................6

2.2.Huazimet angleze në faqet e para të shtypit(qëllimi)...................................................7

ÇËSHTJA 3 – LISTË E FJALËVE TË HUAZUARA NGA ANGLISHTJA, TË PËRDORURA


NË GAZETËN “DITA”....................................................................................8

PËRFUNDIMET..........................................................................................................................14

BIBLIOGRAFIA...........................................................................................................................16

1
HYRJA
Gjuhët i përgjigjen nevojave për komunikim, që njerëzit kanë. Ndikimi i anglishtes në gjuhët e
botës (kryesisht ato evropiane), sa vjen e bëhet më i madh. Periudhat e ndikimit të saj në këto
gjuhë janë pas Luftës së Dytë Botërore sepse edhe komunikimi midis popujve ishte më i madh
atëherë.

Në shekullin e XX kontaktet e anglishtes me gjuhët evropiane erdhën në rritje, po kështu dhe


numri i fjalëve të huazuara prej saj. Fjalori i tyre u pasurua nëpërmjet transferimit, i cili do të
ishte direkt ose indirekt1. Transferimi direkt mundësohej atëherë kur dy gjuhë, të cilat kanë
lidhje të afërta gjeografike, kulturore, sociale, politike etj.,aq sa objektet, idetë apo nocionet e
huazuara kërkojnë që emrat e tyre të transferohen në gjuhën huazuese. Ndërsa në të kundërt,
kur nuk ka një lidhje të tillë ndërmjet dy vendeve dhe gjuhëve të tyre, ky transferim indirekt
kryhet nëpërmjet medieve të ndryshme (qofshin këto të shkruara apo vizive) dhe procesi quhet
huazim indirekt.

Huazimet janë rezultat i kontaktit gjuhësor dhe që shkaktojnë disa ndryshime gjuhësore në
gjuhën përkatëse. Nga disa vende, përfshirë dhe Shqipërinë, anglicizmat pranohen si një fakt i
thjeshtë i jetës moderne. Vende të tjera i kanë trajtuar huazimet angleze në mënyrë krijuese, që
do të thotë se i kanë transformuar ato në pjesë të leksikut të tyre 2. Në këtë punim do të
shtjellohet pikërisht huazimi indirekt i anglishtes në gjuhën shqipe, veçanërisht te shtypi i
shkruar sepse ndikimi i anglishtes vitet e fundit në to, ka filluar të tërheqë vëmendjen e
gjuhëtarëvve. Ky punim përqëndrohet në identifikimin, dallimin, (mundësisht) gjetjen e një
gjegjësje për fjalën e huazuar, si dhe në klasifikimin e tyre sipas fushave leksikore.

1 Filipovic, R. English as a word donor to other languages of Europe, 29.09.2006, f.37


2 Fischer, R. Anglicizms in Europe, f.11, UK: Cambridge Scholars Publishing,

2
Gjithashtu janë trajtuar edhe arsyet që shtypi ka në përdorimin e këtyre fjalëve. Më pas lista me
anglicizma në punim dëshmon për realitetin aktual të gjuhës së shtypit shqiptar në gazetën
“Dita”, në të cilën jam mbështetur për të realizuar këtë detyrë.

QËLLIMI I PUNIMIT
Si objekt në këtë punim janë bërë huazimet leksikore të drejtpërdrejta angleze në shtypin
shqiptar. Tashmë është një fakt që prania e anglicizmave (që janë fjalët me origjinë angleze), në
gjuhën e folur është rritur shumë kohët e fundit. Gjithashtu është rrritur dhe përdorimi i tyre në
gazeta. Shumë prej tyre janë përshtatur në gjuhën shqipe dhe janë bërë pjesë e saj, shumë të tjera
ende jo. Në tipologjinë e anglicizmave kam përfshirë:

 Huazimet leksikore me prejardhje të drejtpërdrejtë prej anglishtes


 Shkurtime të huazuara drejtpërdrejt nga anglishtja
 Vargje frazash apo shprehjesh të barazvlefshme me një fjalë të vetme shqipe (exit-poll,
come back etj.)
 Emra të përveçëm që në origjinë, por që tashmë janë ngulitur në gjuhën shqipe

Qëllimi kryesor është identifikimi, listimi dhe përcaktimi me saktësi i fjalëvë të huazuara nga
anglishtja në gazetën”Dita”. Një nga arsyet pse u zgjodh shtypi i shkruar është se gjuha e
gazetave apo revistave luan rol të rëndësishëm për sa i përket ndikimit në gjuhën e publikut.
Gjithashtu mendohet e shtypi është një nga “portat” kryesore, ku trokasin huazimet e para.

METODA E PËRDORUR PËR PUNIMIN


Metoda e përzgjedhur në këtë punim është ajo përshkruese, sinkronike.

Kjo sepse studimi i huazimeve në punim është bërë në mënyrë që në fillim është mbledhur
materiali teorik i cili na njeh në vija të përgjithshme me çështjen që do të trajtojmë, më pas janë
grumbulluar fjalët, duke kërkuar në disa numra të njëpasnjëshme të gazetës ”Dita” për një
periudhë të caktuar(nga 01 Maj 2017- 10 Maj 2107) dhe në fund arrihen përfundimet teorike

3
përkatëse, të cilat shpesh janë përfundime jokonformiste, jo gjithnjë në përputhje me dijet
tradicionale3.

Dhe është një studim sinkronik sepse në gjuhësi studimi që e sheh gjuhën si sistem në një
periudhë të dhënë, në një etapë të zhvillimit historik të saj, e cila merret si statike quhet studim
sinkronik; i tillë është p.sh., vështrimi bashkëkohor i gjuhës shqipe në një prerje horizontale
aktuale4, që në rastin tonë kemi gjendjen aktuale që ka gjuha shqipe nga ndikimi anglez në
shtypin e shkruar.

NDIKIMI I ANGLISHTES NË GJUHËN SHQIPE DHE


VEÇANËRISHT NË SHTYPIN E SHKRUAR DERI MË
SOT(studimet)

1.1. Gjuha e gazetave

Duhet thënë se që në vitet ’30 të shekullit të XX ka pasur shenja të kujdesit e shqyrtimeve kritike
ndaj gjuhës së gazetave. Për tu përmendur është Aleksandër Xhuvani, i cili që në periudhën
midis luftërave më 1929, dhe më 1930 trajtonte fjalët e rralla të revistës “Normalisti” në një
shkrim te gazeta “Folklorja”5 . Pak vite më vonë më 1989 studiuesi Jani Thomai e trajtoi gjuhën
e gazetave në këndvështrim stilistik e në përputhje me kërkesat e kohës. Aty, ndër të tjera,
vlerësohet prurjet dhe rezultatet e gjuhës së gazetarisë shqiptare në lidhje me detyrat për
kristalizimin dhe zbatimin e normës letrare. Natyrisht ai bën edhe analiza kritike rreth gjuhës së
shtypit dhe nevojën e zbatimit të normuar të drejtshkrimit 6 . Një trajtim të gjerë dhe me interes
bën studiuesi prof. Thoma Dhima më 2003 në studimin kushtuar normës sintaksore në gjuhën e
shtypit shqiptar, duke u përqëndruar mbi shmangiet nga norma 7 . Trajtime me interes ka edhe për
anglicizmat8 në gjuhën e shtypit dhe të mediave shqiptare si edhe për dukuri të tjera. Përmendim
në mënyrë të veçantë ndihmesat e sjella në kumtesat e prof. Klodeta Dibra kushtuar pikërisht

3 Çeliku, M. , “Hyrje nw metodologjinw e kwrkimit shkencor”, Tiranw: ILAR, f.20


4 Çeliku, M. , “Hyrje nw metodologjinw e kwrkimit shkencor”, Tiranw: ILAR, f.24
5 Xhuvani, A., astrogote te “Normalisti”, botuar në “Gazeta e re”, Tiranë, 10 prill 1929
6 Thomai, J., “Tipare e prirje të gjuhës së shtypit në kohën tonë”, Tiranë 1989
7Dhima, Th., “Çështje të normës sintaksore në gjuhën e shtypit”, në Konferenca shkencore: “Shqipja standarde dhe
shoqëria shqiptare sot,Tiranë, 2003,
8 Shehu, H., “Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit” në “Konferenca shkencore: “Shqipja standade
dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë , 2003.

4
kulturës së gjuhës në gazetat shqiptare, ku autorja vëren se ende nuk ka në Shqipëri një traditë të
ngulitur të mënyrës së të shkruarit në gazeta, si dhe sjell argumentime që lidhen me elemente të
gjuhësisë së tekstit.

Por sipas Xhevat Lloshit9, Kristoforidhi ka qenë i pari që ka bërë një përkthim prej anglishtes. Në
“Abetaren” e tij gegërisht të vitit 1866 ka përfshirë vjershën “Yjet lart në qiell” (të R. L.
Stevensonit). Përkthimet nga anglishtja që përmend Lloshi fillojnë që me Fan Nolin dhe me
shumë përkthime të veprave të D. Defoe, J. Ludloë, A. Tennyson, H. G. Ëells, O. Ëilde, C.
Doyle, G. F. Ëilliams, nga përkthyes si: Gj. Pekmezi, Dh. Koti, K. Skendi, S. Luarasi, I.
Qafëzezi, A. Frashëri, l. Kristo, V. Xhaçka10.

Rajmonda Këçira, në disertacionin e saj “Anglicizmat në Shqip: Një fenomen i drejtpërdrejtë dhe
i ndërmjetësuar kontakti gjuhësor” ka nënvizuar e vërtetuar faktin se prania e anglicizmave në
gjuhën shqipe është më e hershme sesa shumëkush mund të mendojë: që në vitet 1920, me
organin e parë të shtypit të shkruar, ku anglicizmat ishin më të shumtë në numër për shkak të
këtij organi, amerikanëve që themeluan shkollën teknike Harry Fultz. Gazeta e tyre “Laboremus
” ishte e para që nisi rrugëtimin për futjen e anglicizmave në shtypin shqiptar.

Ajo konkluon se pjesa më e madhe e huazimeve vinin edhe nga fusha e sportit, pasi kjo shkollë
edukoi disa breza studentësh shqiptarë me sportet e aktivitete e reja sportive, që ishin të
panjohura për ta më parë.

ROLI I ANGLICIZMVE NË SHTYPIN E SHKRUAR

2.1. Anglicizmat dhe përdorimi i tyre në leksikun gazetaresk

Në klasifikimin e stileve gjuha e shtypit renditet në stilin politiko-shoqëror dhe ndërmjet stilit të
letërsisë artistike e atij shkencor-teknik, por në praktikë thuhet se ky stil “shpërthen kufijtë e një
stili të ngrirë”11, duke marrë plot elemente të ligjërimeve e stileve të tjera, madje dhe të stilit
bisedor. Kjo rrit vlerën shprehësë e ndikuese të këtij ligjërimi. Si e tillë gjuha e gazetave duket se
i ka kapërcyer kufijtë e një stili të vetëm, duke ndërthurur kështu shumë elemente nga ligjërimet
9 Lloshi. Xh., “Raste ndwrhyrjesh tw huazimeve nga anglishtja”, Studime filologjike, nr. 1-2,2011, f.70
10 Lloshi. Xh., “Fjalorwt hqip anglisht e anglisht shqip” dhe ‘fjalorianglisht-shqip’ i Stuart Manit, 1970, Akademia
e Shkencave tw Shqipwrisw, Studime filologjike, nr.4, f. 23
11 Thomai, J., “Leksikologjia e gjuhws shqipe”, 2011,Tiranw:TOENA f.299

5
e tjera si pasojë edhe e tematikës së larmishme të këtij ligjërimi, që ka ‘privilegjin’ të sjëllë e të
trajtojë së bashku në një grup faqesh të caktuara politikën, ekonominë, kulturën, sportin,
modën, argëtimin etj.

Në funksion të kësaj ndërthurjeje, por edhe të përmbushjes së misionit që shtypi ka, është dhe
përdorimi i një numri të konsiderueshëm huazimesh në të, sidomos atyre angleze. Jani Thomai i
vlerëson huazimet e përdorura në shtypin shqiptar në dy dekadat e fundit, ‘si të panevojshme
dhe se një pjesë e tyre do të qëndrojë e një pjesë do të jetë kalimtare, duke mos cënuar veçoritë
themelore të stilit të shkrimit të gazetave’. Por ky është një fenomen i cili po vjen gjithnjë e në
rritje. Një sërë gazetash e revistash që botohen sot kanë një pamje tërësisht perëndimore, me
ngjyrat, imazhet e formatin e tyre, ku edhe emri shpesh është imitim i gazetave më të famshme
perëndimore. Por përse përdoren këto huazime nëpër gazeta? Cili është qëllimi i tyre?

 Një pjesë e huazimeve angleze në shtypin e shkruar fillimisht janë përdorur për nevojë,
që kur organet e mëdha të shtypit filluan të intensifikonin raportet e komunikimit me
vendet anglosaksone, duke shprehur koncepte të reja me terma të rinj, të cilët shpesh
nuk përkthehen për shkak të shpejtësisë me të cilën synohet të jepet lajmi. (këtu
përfshihen edhe termat ose leksiku terminologjik)
 Objektivi fillestar i shtypit ka qenë e vazhdon të jetë informimi, por me kalimin e kohës
ky objektiv është pasuruar edhe më tej: tashmë synohet të tërhiqet vëmendja, të
zbavitet lexuesi e të bindet. ‘Bërja spektakël’ me lajmin kërkon një gjuhë më të lirshme e
më të shpejtë, duke u larguar disi nga mënyra tradicionale e të shkruarit në gazeta.
 Fjala e huaj godet lexuesin duke mbartur një efekt shenjues në nivel tekstual. Huazimet
angleze kanë një funksion denotativ, por çka është më e rëndësishme akoma, ato vijnë
me një ngarkesë emocionale të konsiderueshme, me të cilën gazetari jep një mesazh
individual.
 Gjuha e shtypit kërkon të jetë e shpejtë dhe informuese, e kjo arrihet më së miri me anë
të anglicizmave, të cilat e përcjellin të njëjtin mesazh që do të jepej në shqip, në një
formë më të shkurtër që është më tërheqëse për lexuesin.
 Një tjetër arsye pse anglicizmat mund të përdoren, është që njerëzit apo gazetarët që i
përdorin ato, në përgjithësi kanë njohuri jo të mira të gjuhës së tyre, e në vend që të
mundohen të gjejnë një zëvendësuese ato e marrin fjalën nga anglishtja ashtu sic është.

6
2.2. Huazimet angleze te titujt dhe kryeartikujt e shtypit

Veçoritë me të cilat dalin titujt e gazetave ditët e sotme, sidomos në faqet e para, lidhen kryesisht
me faktin që duhet të kenë përmbajtje e gjatësi të tillë, që të tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe të
inkurajojnë shitjen e gazetës, duke dhënë një sintezë të shpejtë të lajmit përkatës.

Pjesa më e madhe e huazimeve të gjetura në listë janë shkëputur nga titujt e gazetave,
përmbajtja, por edhe nga kryeartikujt e tyre. Fjalët e huaja e sidomos ato në anglisht e plotësojnë
më së miri funksionin e tërheqjes së vëmëndjes së lexuesit, në shfaqjen e tyre në titujt e
gazetave: “Exit-pollet kanë dhënë rezultatet e para për qëndrimin e pjesës më të
madhe ...”(Gazeta Dita, 08 Maj 2017 )

Në titujt e gazetave fjalët në anglisht ndihmojnë që lexuesi të futet shumë lehtë në strukturën
sintaksore emërore që është tipike për gazetat. Huazimet dalin jo vetëm te titujt, por edhe te në
nëntitujt e faqes së parë12.

Siç thekson edhe Xhevat Lloshi, sensacioni arrihet pikërisht me tituj. Për titujt shfrytëzohen të
gjitha përftesat shprehëse, por kryesisht synohet që ata të jenë të shkurtër. Ai veçon dhe dukurinë
e kondensimit semantik, e dhënies të sa më shumë informacioneve në një hapësirë sa më të vogël
e një sasie fjalësh sa më të paktë. Po kjo shpesh mund të cojë dhe në ambiguitet duke bërë që
përmbajtja e titullit të sugjerojë diçka krejt ndryshe nga ajo e tekstit13.

LISTË E FJALËVE TË HUAZUARA NGA ANGLISHTJA, TË


PËRDORURA NË GAZETËN “DITA”
Internacional – Ndërkombëtar(01 Maj 2017, f. 21)

Klikim –(01 Maj 2017, f. 15)

Version – Mundësi(01 Maj 2017, f. 8)

Stop – Ndal(01 Maj 2017, f. 8)

Vizion – Qëllim(01 Maj 2017, f. 8)

12 Gazeta “ Dita”, 04 Maj 2017


13 Lloshi, Xh., “Stilistika e gjuhws shqipe dhe Pragmatika”, Shtwpia Botuese e Librit Universitar, 2001, f.230

7
Koloret – Ngjyrë (01 Maj 2017, f. 7)

Stil – (01 Maj 2017, f. 5)

Unike – E veçantë (01 Maj 2017, f. 5)

Efekt – Pasojë (01 Maj 2017, f. 3)

Test – Provë (01 Maj 2017, f. 3)

Frustruar – Acaruar (01 Maj 2017, f. 12)

Partnerët- Bashkëpunëtorët (02 Maj 2017, f.2)

Pozicion - Vend (02 Maj 2017, f.2)

Bojkot – Kundërshtim (02 Maj 2017, f.2)

Status – Gjendja (02 Maj 2017, f.2)

Forumet – Mbledhjet (02 Maj 2017, f. 3)

Bordi – (02 Maj 2017, f. 4)

Brandi -(02 Maj 2017, f. 4)

Census -(02 Maj 2017, f. 5)

Real – I/e vërtetë (02 Maj 2017, f. 7)

Grup – Bashkësi (02 Maj 2017, f. 8)

Institucion – Orgaznizëm shtetëror (02 Maj 2017, f. 8)

Kompromis – Marrëveshje (02 Maj 2017, f. 9)

Obligim – Detyrim(02 Maj 2017, f. 5)

Fasadë – Pamje e jashtme (02 Maj 2017, f. 12)

Fizik – Trup (02 Maj 2017, f. 15)

Plan - (03 Maj 2017, f. 3)

By- pass – (03 Maj 2017, f. 3)

Draft – Projekt për një ligj (03 Maj 2017, f. 3)

8
Subjekt – Qëllimi (03 Maj 2017, f. 3)

Pretendojnë – Kërkojnë (03 Maj 2017, f. 4)

Aktiv –(03 Maj 2017, f. 5)

Bllokojnë – Ndalojnë (03 Maj 2017, f. 6)

Integrim – Zhvillim (03 Maj 2017, f. 7)

Struktura –Ndërtimi (03 Maj 2017, f. 7)

Problem – (03 Maj 2017, f. 8)

Situatë – Gjendje (03 Maj 2017, f. 9)

Influencë – Ndikim (04 Maj 2017, f. 2)

Publik – (04 Maj 2017, f. 4)

Exit-poll – Sondazh (04 Maj 2017, f. 4)

Private – Personale (04 Maj 2017, f. 4)

Limite – (04 Maj 2017, f. 6)

Come back – Kthehet (04 Maj 2017, f. 7)

Extension – Zgjatim (04 Maj 2017, f. 7)

Facebook – Rrjet social (04 Maj 2017, f. 8)

Instagram - Rrjet social (04 Maj 2017, f. 8)

Tëitter - Rrjet social (04 Maj 2017, f. 8)

First lady – Zonja e parë (04 Maj 2017, f. 9)

Fitness – Qendër stërvitjeje fizike (04 Maj 2017, f. 9)

Biznes – (04 Maj 2017, f. 10)

Rang – Nivel (04 Maj 2017, f. 12)

Konfirmoj – Pohoj (04 Maj 2017, f. 13)

Aleatë – Ortak (04 Maj 2017, f. 18)

9
Sinjal – Shenjë (04 Maj 2017, f. 22)

Ekstreme – (04 Maj 2017, f. 22)

Okej – Dakort (05 Maj 2017, f. 4)

Interesuar – (05 Maj 2017, f. 5)

Shans – Mundësi (05 Maj 2017, f.6)

Proces – (05 Maj 2017, f. 11)

Kolegët – Bashkëpunëtorë (05 Maj 2017, f. 12)

Personalitet – Figurë (05 Maj 2017, f. 13)

Akt – Veprim (05 Maj 2017, f. 14)

Ekspertë – Specialistë (05 Maj 2017, f. 19)

Inferioritet –Përparësi (05 Maj 2017, f. 21)

Identifikohen – Gjej (06 Maj 2017, f. 3)

Aktualisht –(06 Maj 2017, f. 4)

Respekt –(06 Maj 2017, f. 4)

Normal –(06 Maj 2017, f. 5)

Lidershipi – Drejtues (06 Maj 2017, f. 6)

Materialet –(06 Maj 2017, f. 6)

Konceptet – Përkufizim (06 Maj 2017, f. 7)

Intervistën – Pyetsor (06 Maj 2017, f. 8)

Konsideroj –E quaj (10 Maj 2017, f. 8)

Internet –(06 Maj 2017, f. 10)

Viktima – Kufoma (06 Maj 2017, f. 10)

Kurs –(06 Maj 2017, f. 15)

Futboll – Lojë (06 Maj 2017, f. 19)

10
Gol – Pikë që shënohet në lojë (06 Maj 2017, f. 20)

Golf – Lojë në natyrë (06 Maj 2017, f. 21)

Monitoroj – Vëzhgoj (06 Maj 2017, f. 23)

Absolutisht – Patjetër (07 Maj 2017, f. 2)

Kosto – Shpenzim (07 Maj 2017, f. 6)

Import – Futje(mallërash) (07 Maj 2017, f. 7)

Eksport – Dalje(mallërash) (07 Maj 2017, f. )

Optimist – (07 Maj 2017, f. 9)

Frontale – Ballore(07 Maj 2017, f. 13)

Total – Shumë(07 Maj 2017, f. 16)

Sociale – Shoqërore (07 Maj 2017, f. 17)

Alternativë – Mundësi (07 Maj 2017, f. 20)

Serioze – (08 Maj 2017, f. 2)

Pauzë – Pushim (08 Maj 2017, f. 4)

Revolucion – Kryengritje (08 Maj 2017, f. 5)

Opinion – Mendim (08 Maj 2017, f. 7)

Legjitimuar – E ligjshme (08 Maj 2017, f. 7)

Moderim – Prezantim (08 Maj 2017, f. 8)

Lider – Drejtues (08 Maj 2017, f. 10)

Profil – (08 Maj 2017, f. 11)

Trainer – (08 Maj 2017, f. 16)

Koment – (08 Maj 2017, f. 22)

Eksperiencë – (08 Maj 2017, f. 22)

Sistem – (08 Maj 2017, f. 23)

11
Urgjencë – (09 Maj 2017, f. 2)

Prezent –Aktual (09 Maj 2017, f. 2)

Dokument –(09 Maj 2017, f. 2)

Kompetenca – Aftësi (09 Maj 2017, f. 3)

Aksion – Veprim (09 Maj 2017, f. 5)

Rekord –(09 Maj 2017, f. 5)

Bandë – Grup njerëzish (09 Maj 2017, f. 6)

Pluralist –(09 Maj 2017, f. 6)

Praktikë – (09 Maj 2017, f. 7)

Finale – Fund (09 Maj 2017, f. 8)

Suksesi – Arritje (09 Maj 2017, f. 12)

Turne –(09 Maj 2017, f. 12)

Kompeticion – Garë (09 Maj 2017, f. 13)

Trofe – Çmim (09 Maj 2017, f. 15)

Triumf – Fitore (09 Maj 2017, f. 15)

Perfekt – (09 Maj 2017, f. 16)

Progres – Zhvillim(09 Maj 2017, f. 18)

Kompani -(09 Maj 2017, f. 18)

Unitet – Bashkim (09 Maj 2017, f. 20)

Relacion – Lidhje (09 Maj 2017, f. 20)

Servis –(09 Maj 2017, f. 20)

Alarm – Zile (09 Maj 2017, f. 20)

Risk – Rrezik(09 Maj 2017, f. 22)

Profesion – Punë (09 Maj 2017, f. 23)

12
False – E rremë (09 Maj 2017, f. 23)

Fakt – Argument (09 Maj 2017, f. 23)

Kreativ – Krijues(10 Maj 2017, f. 2)

Special – I veçantë (10 Maj 2017, f. 2)

Sezon – Periudhë (10 Maj 2017, f. 4)

Kuotë – Numër(10 Maj 2017, f. 4)

Favorit – I preferuar(10 Maj 2017, f. 9)

Iluzion –(10 Maj 2017, f. 16)

Establishment – sistem ose rend i vendosur(10 Maj 2017, f . 16)

Virtuale – (10 Maj 2017, f. 18)

Potencial – Forcë(10 Maj 2017, f.18)

Klient – Konsumator(10 Maj 2017, f.18)

Pasiv – Jo i përfshirë (10 Maj 2017, f.20)

Inteligjent – I zgjuar(10 Maj 2017, f. 23)

Startuar – Filluar (10 Maj 2017, f. 23)

Bluetooth – (10 Maj 2017, f. 23)

PËRFUNDIMET
 Ndikimi i anglishtes në gjuhët e tjera është një fenomen që ka filluar prej kohësh e
vazhdon ende të diskutohet e studiohet. Teknologjia e komunikimit e cila pati qendrën në
Angli, mund të konsiderohet si arma kryesore me të gjuha angleze “pushtoi” botën në
shekullin e XIX.
 Rasti i anglishtes dhe i shqipes nuk është ai që i referohet afërsisë gjeografike, por që
gjithçka lidhet me prestigjin kulturor dhe material të kombit dhurues(Anglia).
 Siç dokumentohet në historinë e shkrimit të shqipes, fjalë anglisht janë ndeshur që në
botimet e hershme të shqipes, por edhe në gazeta e revista(“Dielli” e “Laboremus” etj.).

13
 Pas viteve 1990, përpjekjet për integrim shënojnë dhe kontakte më të shumëta me
anglishten, ashtu siç thuhet dhe në një botim më të vonët të Akademisë së Shkencave,
fjalorit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe ”14, përveç faktit që trajtohen vetëm prurjet në
gjuhën shqipe nga gjuhët klasike apo ato sllave, aty vetëm sa sinjalizohen prurjet nga
anglishtja, si një fenomen i pasviteve 1990, me një ilustrim shumë të paktë në numër:
bord, brifing dhe draft; në këtë kohë fjalët anglisht sapo kishin filluar të vërshonin në
shqipe.
 Një tjetër ndikim ka patur dhe ka bota e internetit, me të cilën shoqëria jonë çdo ditë
lidhet edhe më shumë.
 Një pjesë e mirë e huazimeve ruajnë formën që kanë dhe shqiptimin në anglisht (CV/ si
vi/, DVD/ di vi di/,IT/ ai ti/, etj. )
 Ka anglicizma që në shqiptim marrin nga të dyja gjuhët(anglisht dhe shqip), që d.m.th.
shkruhen duke i përshtatur shkronjat në shkrim me shqipen dhe lexohen njësoj si në
gjuhën angleze.
 Në shtyp vihet re përdorimi i thonjëzave te tipit “...” për fjalët që shkruhen sipas grafisë
së vet origjinale në anglisht.
 Gjuha e shtypit ka marrë nga këto huazime nga nevoja për të arritur qëllimin që ka,
d.m.th shitjen e lajmit dhe bërjen e tij a më intersante.
 Përdorimi i anglicizmave në shtyp, në reklama e njoftime brenda gazetave apo revistave
ka ardhur në rritje për shkak të ngarkesës emocionale që mbartin këto fjalë.
 Kryeartikujt janë më të “sulmuarit” nga anglicizmat.

Në përfundim mund të themi që njerëzit në të gjithë botën e konsiderojnë anglishten si gjuhën e


mundësive ekonomike, por ka dhe qëndrime të tjera që e shohin anglishten si një mjet
shkatërrues për diversitetin linguistik e shoqëror, e kjo ndodh edhe në gjuhën shqipe.

Por a mund të shmanget ky fenomen?

Dy janë arsyet që mund të bëjnë ndërprerjen e fluksit të anglicizmave: ose ngopja e shqipes me
fjalë të cilat zëvendësojnë nevojat për termat e rinj (gjë që është jashtëzakonisht e vështirë sepse
gjithçka është në zhvillim e sipër, d.m.th. terma të rinj për dukuri të reja), ose ndikimi i
politikave dhe masave gjuhësore (që në Shqipëri duket se janë shumë larg për të ndodhur).

14 “Pwr pastwrtinw e gjuhws shqipe” (fjalor), Akademia e Shkencave tw Shqipwrisw, 1998, f.9

14
Sipas Gjovalin Shkurtajt15, anglicizmat vijnë në shqipe në kuadrin e një gjuhësie të çalë, d.m.th.
nëpërmjet shqiptarëve që nuk e dinë mirë anglishten dhe nuk kanë as ndershmërinë më të vogël
që të paktën para se t’i shkruajnë e t’i flasin në shqip ato që kanë lexuar në anglisht, t’i shohin se
si përkthehen në fjalor.

16
Gjithashtu Xhevat Lloshi ngre shqetësimin e bilingualizmit apo dygjuhësisë, në tekstet e
përkthyera dhe artikujt e gazetave apo revistave.

Por nga ana tjetër është mjaft ineresante ajo çfarë thotë dhe Edmond Tupja: “...armata jonë e
gazetarëve shqiptarë ka në dorë më shumë se çdo mësues e pedagog t’i prijë për së mbari
kulturës së gjuhës shqipe ...Pushteti apo ndikimi i medies është aq i madh në jetën e në politikën
e një vendi, por ai është vendimtar edhe për mbarëvajtjen e pastrimit, pasurimit të fjalorit si dhe
për mbrojtjen e gjuhës shqipe.”17

Le t’i konsiderojmë të gjitha ato studime e shkrim të bëra për anglicizmat, së bashku me këtë
punim si përpjekje për të provuar të kundërtën dhe asaj që prestigji i huazimeve, pavarësisht nga
vendi nga vijnë nuk mund të jenë kurrë më të vlefshme se gjuha jonë amtare e pastërtia e saj.
Qëllimi i kësaj detyre ka qenë që prej fillim e deri në fund identifikimi i huazimeve nga
anglishtja në shtypin shqiptar, sjelljen e shkallën e përshtatjes së tyre në shqipe. Shumë prej tyre
kanë ardhur bashkë me konceptet e objektet e reja të shkencës, muzukës, modës etj., por, le t’i
konsiderojmë ato si plotësuese të nevojave të gjuhës tonë, dhe si kontribuese në modernizimin
dhe evoluimin e saj.

BIBLIOGRAFIA
Çeliku, M., “Çështje të shqipes standarte”, Akademia e Shkencave të Shqiperisë, Tiranë: ILAR,
2014
-Filipovic, R. “English as a ëord donor to other languages of Europe”, 29.09.2006, f.37
https://books.google.al/books?
id=ZqPpehIh2n8C&pg=PA37&lpg=PA37&dq=RUDOLF+FILIPOVIC+ENGLISH+AS+A+ËO

15 Lloshi, Xh., “Shqipja pwrballw rrjedhave tw globalizmit”, Akademia e Shkencave tw Sqipwrisw, 2005, f.50
16 Shkurtaj, Gj., “Trysnia e Huaj dhe Qwndresa e Shqipes” Atw tw seminarit tw tretw: Universiteti i Tiranws,
Fakulteti i Gjuhwve tw Huaja, 2004, Pegi, f.21
17 Tupja, E., “Trysnia e Huaj dhe Qwndresa e Shqipes” Atw tw seminarit tw tretw: Universiteti i Tiranws, Fakulteti i
Gjuhwve tw Huaja, 2004, Pegi, f. 25

15
RD+DONOR+TO+OTHER+LANGUAGES+OF+EUROPE&source=bl&ots=AEHRf6SË2U&si
g=8i89olkC-
52VQaQ8pARmsqlUZAM&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEëjf7Lv6ë4bUAhUKkRQKHYK9A4sQ
6AEIIjAA#v=onepage&q=RUDOLF%20FILIPOVIC%20ENGLISH%20AS%20A%20ËORD
%20DONOR%20TO%20OTHER%20LANGUAGES%20OF%20EUROPE&f=false
-Fischer, R. “Anglicizms in Europe”, f.11, UK: Cambridge Scholars Publishing
https://books.google.al/books?id=uoAnBëAAQBAJ&pg=PA118&dq=
%E2%80%9CAnglicisms+in+Europe%E2%80%9D+by+Fischer,
+R.&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEëjZ6a_8xYbUAhËE0RQKHaicBsAQ6AEIHzAA#v=onepage
&q=%E2%80%9CAnglicisms%20in%20Europe%E2%80%9D%20by%20Fischer%2C
%20R.&f=false
-Çeliku, M. , “Hyrje në metodologjinë e kërkimit shkencor”, Tiranë: ILAR, f.20
-Çeliku, M. , “Hyrje në metodologjinë e kërkimit shkencor”, Tiranë: ILAR, f.24
-Xhuvani, A., astrogote te “Normalisti”, botuar në “Gazeta e re”, Tiranë, 10 prill 1929
-Thomai, J., “Tipare e prirje të gjuhës së shtypit në kohën tonë”, Tiranë 1989
-Dhima, Th., “Çështje të normës sintaksore në gjuhën e shtypit”, në Konferenca shkencore:
Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot,Tiranë, 2003,
-Shehu, H., “Rreth anglicizmave në mjetet e sotme të informimit” në “Konferenca shkencore:
“Shqipja standade dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë , 2003.

-Lloshi. Xh., “Raste ndërhyrjesh të huazimeve nga anglishtja”, Studime filologjike, nr. 1-2,2011,
f.70
-Lloshi. Xh., “Fjalorët shqip anglisht e anglisht shqip” dhe ‘fjalori anglisht-shqip’ i Stuart
Manit, 1970, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Studime filologjike, nr.4, f. 23
Thomai, J., “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, 2011,Tiranë:TOENA f.299
Gazeta “ Dita”, 04 Maj 2017

Lloshi, Xh., “Stilistika e gjuhës shqipe dhe Pragmatika”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar,
2001, f.230

“Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (fjalor), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1998, f.9
Lloshi, Xh., “Shqipja përballë rrjedhave të globalizmit”, Akademia e Shkencave të Sqipërisë,
2005, f.50

16
Shkurtaj, Gj., “Trysnia e Huaj dhe Qëndresa e Shqipes” Atë të seminarit të tretë: Universiteti i
Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 2004, Pegi, f.21
Tupja, E., “Trysnia e Huaj dhe Qëndresa e Shqipes” Atë të seminarit të tretë: Universiteti i
Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 2004, Pegi, f. 25

17

You might also like