Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Çfarë është inteligjenca ?

Merrni në konsideratë lojën e shahut. Ajo ka qenë në qarkullim për mijëra vjet dhe është njohur
si loja e mbretërve. Ajo ka evoluar si një lojë që kërkon aftësi mendore të konsiderueshme ose si
e quajnë disa, inteligjencë.
Është një lojë strategjike që kërkon taktika dhe nevoja për të menduar disa hapa përpara. Është
vetëm kohët e fundit që një superkompjuter i programuar për të kontrolluar miliona ndryshime të
mundshme të lojës ka qenë në gjendje të mundë një mjeshtër të madh. Shumë udhëheqës
botërorë kanë qenë lojtarë kompetentë të shahut. Shahu ka nevojë për të menduarit krijues, por
kur mendojmë për kreativitetin, ne mendojmë për artet dhe artistin dhe shkrimtarët që krijojnë
kulturën siç dhe ne e njohim. Kjo na sjell këndshëm te kultura.
Vende të ndryshme dhe kulturat e tyre të ndryshme do ta përkufizonin inteligjencën në shumë
mënyra të ndryshme. Për shembull në kulturën Perëndimore ajo është përqendruar në çështjet e
përpunimit mendor shpejt, në kulturën lindore, cilësia e punës mund të vihet në pyetje nëse ajo
ka përfunduar shumë shpejt. Me kaq shumë diferenca si mundet ne të masim se cili është vendi
më inteligjent, nga ku janë njerëzit më inteligjentë, apo kush janë më të talentuarit?
Përgjithësisht vlerat e kulturave të ndryshme nuk vihen në ekuacion kur rendisim vendet më
inteligjente. Shumë janë bazuar në resultatet e testit perëndimor të lëndëve sic është matematika,
leximi dhe shkence si PISA që zhvillohet mbi 15 vjecarët përeth më shumë se 70 vendeve rreth
botës si Italia, Zeilanda e Re dhe Koreja. Në botën moderne është e pazakontë të gjendet një
person analfabet në një pozicion të shquar, por historikisht ka shumë histori të sukseshme të
njerëzve që kanë tejkaluar limitet ose pa edukim që kanë arritur sukses. Albert Ajnshtajnë
fillimisht dështoi në provimet e pranimit në universitet dhe Mark Tuen kishte bërë gjëra bazike
në shkollë dhe u vetëmësua duke lexuar gjithëcka që mundi në librarian publike të qyetetit.
Shumë lidera në botën antike sic është Genghis Khan, ishin analfabet. Pothuajse të gjithë
mbretërit dhe mbretëreshat e Eurpoës të Middle Age nuk mund të lexonin dhe shkruanin ata
kishin njerëz të tjerë që e bënin këtë për ta. Ju duhet të imagjinoni që ata mbështeteshin në aftësi
të tjera sic janë të kuptuarit mire të natyrës njerëzore, memorje të pabesueshme apo aftësia për të
arktikuluar apo për të qenë orator I mire.
Duke pare më tej tek inteligjenca, ne mund të fillojmë të shohim që atje ka diferenca të mëdha
midis kulturës perëndimore dhe kulturës lindore. Një numër filozofish të ndryshme nëpër
kulturën lindore konsiderojnë aspekte të inteligjencës të përfshijnë gjëra si reagimi dhe vënia re e
gjërave. Ndjenjat, mendimet dhe opinionet janë të përfshira gjithashtu. Aty ku kultura Lindore
sheh gjëra si përpjekja mendore dhe niveli I vendosmërisë të personit si aspekte të inteligjencës,
përmes syve Perëndimorë shumë përpjekje shihen si një luftë dhe për këtë arsye më shumë një
dobësi. Ka studime që vënë në dukje, për shembull, si koncepti kinez I inteligjencës mat aftësinë
e të arsyetuarit dhe të të patur të një memorieje të mire. Në kontrast, konkepti amerikan I
inteligjencës është më shumë për gjëra sic janë zgjedhja praktike e problemeve, aftësia verbale
dhe aftësitë sociale.
Ja vlen të vihet në dukje si inteligjenca mundet gjithashtu të paraqes veten në mënyrë negative.
Për shembull, në kulturën perëndimore fjala “I zgjuar” ka disa dëmethënie negative.”Shumë I
zgjuar por gjysëm”dhe fjala dinak nënkupton një aftësi për të vënë në majë të gishtit ose
mashtruar të tjerët. Do të duket se duhet të merret një qasje më globale dhe kulturore kur të matet
dhe të shqyrtohet se çfarë është inteligjenca.

You might also like