Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Detyrat e personelit te Degeve SiCRED - Promovim / Shitje

Duke filluar nga data 19.01.2017 dhe ne vijim gjate gjithe vitit 2017, te gjitha Deget
SiCRED cdo jave do te filloje te zbatohet Dita e Promovimit te Produkteve. Cdo dite te
merkure ose te enjte (ne varesi te ngarkeses se punes) do te behet promivimi i
produkteve ne terren. Promovimi i produkteve vullnetare do te behet duke kontaktuar ne
terren, bizneset, Dyqanet, Marketet, Bar-Restorantet, zyrat e ndryshme (avokate, notere,
arkitekte, inxhiniere,etj.), Laboratoret Dentare, Farmacite, Furrat e Bukes, Pasticerite, Etj.
Ky promovim ne terren do te behet cdo jave, nga nje dite ne jave duke u fokusuar tek
shitja e produkteve vullnetare por jo vetem. Sipas nje grafiku te percaktuar nga Drejtoria
e Shitjeve nje here ne disa jave, Promovimi ne terren nga ana Juaj do te kryhet se bashku
me nje Specialist nga Drejtoria e Shitjeve.

Per te bere promovimin ne terren duhet te jeni te pergatitur dhe te keni me vete te gjithe materialet e nevojshme si
me poshte;

Kartvizita Juaj (mbi 20 cope)


Tabelen e primeve te Jetes me Mbijetese (Endowment)
Tabelen e primeve per Paketat familjare JAG & Cash Plan
Tabelen e primeve te JSHU & JSHU se Studenteve
Tarifat e Jetes per Hua
Fletepalosje te ndryshme per cdo produkt
Pyetesore shendetesore per cdo produkt
Listen e rrjetit mjeksesor (mbi 20 cope)

Per furnizimin me fletepalosje mund te kontaktoni me Sektorin e Marketingut.


JAG
Cash Plan
Jete Studenti
Jete Nxenesi
Jete me mbijetese
SiCRED Pension

Këshilla të përgjithshme për tu zbatuar gjithmonë nga personeli SiCRED qe kryen


promovimin/shitjen e produkteve

- Në cdo rast personeli që kontakton me klientin, bashkëpunëtorin, bankierin, etj. duhet të jetë i qartë për
produktin që ofrohet dhe në asnjë rrethanë të mos fshehë informacione të cilat nesër mund të
shkaktojnë pakënaqësi tek personi tjetër. Kjo do të sjellë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe
afatgjatë.
- Klientit/bashkëpunëtorit/bankierit duhet ti kushtohet kohë dhe durim. Një person i cili “begeniset” nga
ana Juaj, me shumë mundësi do tju kujtojë për mirë dhe do të jetë në përgjithësi mirëdashës ndaj Jush.
Kjo mirëdashje me shumë mundësi do të përkthehet në më shumë rezultate në punën Tuaj.
- Në cdo rast është e këshillueshme që të miqësoheni me klientin, bashkëpunëtorin apo bankierin të cilin
kontaktoni. Interesohuni për sëndetin e tij, problematikat e punës së tij, mbështeteni me argumenta për
konkluzionet që ai nxjerr duke u treguar korrekt. Njerëzve ju bëhet qejfi kur dikush interesohet për ta
dhe ndan të njëjtin mendim me ta.
- Tregohuni të sigurtë për punën Tuaj dhe kompaninë që përfaqësoni. Për gjërat të cilat nuk i dini
përpiquni të mos jepni mendim.
- Përpiquni të jeni modest.
- Mos e ngrini kurrë zërin me një klient/bashkëpunëtor/bankier.
- Mbani gjithmonë fjalën e dhënë dhe jini korrekt me oraret e vendosura.
- Nëse një gjë nuk bëhët jini të qartë dhe mos lini dyshime për të kundërtën.
- Nëse keni thënë apo kryer një gabim me klientin/bashkëpunëtorin/bankierin kontaktojeni dhe sqarojeni
me qetësi gabimin dhe kërkoni ndjesë.
- Jini të ndershëm me veten. Kërkoni informacion / trajnim për një produkt/procedurë të cilën nuk e
njihni. Askush në SiCRED nuk do tju vlerësojë negativisht për këtë. E Kundërta do vlerësohet negativisht
nga eprorët Tuaj.
- Shitja e produkteve të sigurimit në fund mbetet një marrëdhënie besimi midis Jush dhe klientit. Që një
klient tju besojë, mundohuni të shikoni veten tuaj me syte e klientit për të kuptuar cfare shkon dhe cfare
nuk shkon me prezantimin Tuaj. Raporti i besimit ndërtohet gradualisht dhe kërkon mund, por nëse
ndërtohet mbi profesionalizmin dhe respektin do të jetë i qëndrueshëm.

Ne takimet promovuese duhet qe te prezantoni shkurtimisht veten dhe kompanine. Me pas ne varesi te klientit
mund te prezantoni produktet. Ne varesi te klientit dhe te rrethanave prezantimi duhet te filloje nga produktet me
te shtrenjta (Endowment &/ose Cash Plan) dhe perfundon tek produktet me te lira (JAG Familjare, Jete nxenesi,
JSHU, Pension Privat, Jete nxenesi etj). Prezantimi duhet te jete sa me i permbledhur dhe te fokusohet tek perfitimet
kryesore te produktit qe prezantoni. Nese nga ana e klientit shfaqet interes ose Ju e kuptoni qe mund te jete klient i
pershtatshem kerkojini qe te thelloheni ne informacionet per produktin. Nese klienti nuk ka interes mund te kaloni
ne nje produkt me te lire. Nese klientet shfaqin interes sado te vogel por shprehen se nuk kane kohe ne ate moment,
kerkojini ti lini nje ose dy flete palosje te produktit (jo me shume se rrezikoni ta corientoni). Ne cdo rast, bashke me
fletepalosjen/et lini edhe nje kopje te rrjetit mjekesor dhe mos harroni te permendni shkurtimisht zbritjet ne rrjetin
mjekesor SiCRED. Ne menyre te vecante theksoni zbritjet ne spitalet kryesore (Spitali Amerikan deri ne 30% zbritje,
Spitali Hygeia deri ne 20% zbritje) si dhe domosdoshmerisht zbritjet ne klinikat qe ndodhen ne qytetin Tuaj. Ne cdo
rast, kur prezantoni nje produkt, klienteve prezantojani produktin duke i treguar perfitimet e produktit nisur nga
eksperienca Juaj personale (pavaresisht nese Ju ende nuk e keni blere per vehte apo familjaret Tuaj ate produkt).
Kjo menyre prezantimi rrit besimin e klientit ndaj Jush dhe ndaj produktit. Mund te promovoni edhe jeten per Hua,
nese klientet potenciale ose te aferm te tyre kane ndonje sigurim ne fuqi me ndonje kompani tjeter mund ti ofroni
qe policen ne vijim ta beje tek SiCRED duke i bere nje llogaritje te thjeshte te primit.

Rritja e volumit të shitjeve ne Degët e SiCRED

Gjate gjithe vitit 2017. Do te zbatohet nje plan pune intensiv me qellim rritjen e volumit te shitjeve. Objektivat
kryesore do te jene si me poshte;

1. Promovimi dhe shitja e produkteve vullnetare (individuale ose ne grupe)


2. Zgjerimi i rrjetit te agjensive bashepunetore per produktin JSHU, JSHU Studenti, Jete vizitori, Etj.
3. Bashkepunimi me Bankat per produktin Jeta per Hua, etj
4. Kontaktimi dhe zhvillimi i takimeve prezantuese (se basku me perfaqesues te Drejtorise se Shitjeve) me
Biznese te mesme/te medha, Institucione, Grupe individesh.Qellimi ne rritjen e prezantimin & promovimin
per produktet vullnetare

Drejtoria e Shitjeve do te kete nen monitorim te vazhdueshem (mujor) ecurine e shitjeve dhe realizimin e
objektivave te vendosur ne planin e seciles Dege te SiCRED.
Gjate vitit 2017 do te asistohet sipas nje grafiku te perditesuar ne vijimesi me prezencen e personelit te shitjeve cdo
dege e SiCRED me qellim trajnimin ne terren/me klientet/bankat/agjensite per arritjen e objektivave. Gjithashtu
Drejtoria e Shitjeve dhe Dega Tirane do te asistoje gjate gjithe vitit me asistence proceduriale per
leshimin/administrimin e policave te sigurimit.
Per arritjen e objektivave te vendosura ne Planin e vitit 2017 eshte miratuar skema e detajuar e shperblimeve per
personelin e shitjeve me qellim motivimin e personelit te shitjeve.
Nga ana tjeter Drejtoria e Shitjeve do te kryeje kontrolle te herepashereshme per te evidentuar problematikat ne
lidhje me zbatimin e planit te punes ne cdo dege te SiCRED. Keto kontrolle do te shoqerohen me nje raport te plote
periodik 3 mujor mbi bazen e te cilit do te behen edhe vleresimet perkatese ne raport me rezultatet e arritura si dhe
do te hartohen propozimet per zgjidhjen e problematikave.

1.Promovimi dhe shitja e produkteve vullnetare

SIGURIMI I JETËS ME MBIJETESË

Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë) është një Kontratë Sigurimi e lidhur midis Siguruesit (SiCRED sh.a.) dhe
Kontraktuesit/Të Siguruarit me qëllim sigurimin e këtij të fundit në rast Vdekje apo Mbijetesë.
Ky sigurim, përveç sigurimit të jetës së personit, ndihmon të siguruarin të kurseje rregullisht për një
periudhë kohe të caktuar. Shuma e Sigurimit garantohet që në lidhjen e kontratës dhe është e pagueshme
në rast vdekje apo mbijetesë të të siguruarit.
Produkti, edhe pse hyn në sferën e produkteve me kursim apo për qëllime kursim, ka si qëllim bazë
mbrojtjen financiare për pasardhësit e personit të siguruar.

I. Kujt i shërben një sigurim i tillë?

A. Për individët

Kjo policë sigurimi është e përshtatshme kryesisht për individët që kanë të ardhura fikse mujore, të cilët pas një
periudhe 10, 15 apo 20 vjetësh, do iu duhet të kenë gati një shumë parash për një objektiv të caktuar. Pikërisht, ky
lloj sigurimi siguron që personi të ketë fondin gati, atëherë kur t’i nevojitet. Objektivat mund të jenë të ndryshme, si
edukimi i fëmijëve, blerja e një shtëpie të re, kursim për pension, etj.

Për çdo individ, ky sigurim ofron:

1. Mbrojtje financiare për pasardhësit (familjen). Nëse personi i siguruar ndahet nga jeta gjatë periudhës së
sigurimit, familja përfiton menjëherë shumën e plotë të sigurimit të garantuar.
2. Ngritja e një fondi për të përmbushur në afatgjatë një objektiv të caktuar investimi
3. Arritje të objektivave të kursimit

B. Për Punëdhënësit

Ky produkt, nëpërmjet kartës “Motivim +”, paraqet një opsion me mjaft interes për punëdhënësit, si pjesë e
politikave për përfitimet e punonjësve dhe motivimin e tyre, si dhe administrimin më të mirë të lëvizjeve të stafit.
Vetë punonjësit ndjehen të incentivuar për të zgjatur periudhën e punësimit pranë punëdhënësit të tyre, duke qenë
se punonjësit mund ta përfitojnë shumën e garantuar vetëm nëse do të qëndrojnë të punësuar për të gjithë
periudhën e sigurimit.

1. Studimi i tregut

Sipas të dhënave të AMF, primet e shkruara për këtë produkt janë në nivelin 1.4 milion euro në vit (ref: viti
2015) dhe rreth 2200 kontrata janë aktualisht në fuqi. Produktet e sigurimit të jetës me element kursimi,
janë relativisht të reja në tregun tonë dhe aktualisht ofrohen vetëm nga SiCRED dhe nga Sigal Life. Rreth
400 polica të reja shkruhen çdo vit për këtë produkt.
- Rajoni

Po të krahasojmë tregun shqiptar me tregun maqedonas, (si një bazë e arsyeshme krahasimeve nisur dhe
nga afërsia gjeografike, si dhe karakteristika të tjera ekonomike, sociale, kulturore, etj.):
Popullsia Numri i Kontratave te GËP vjetor
Sigurimit te Jetës (ne Euro)
(me element kursimi)
Maqedonia 2,072,500 8,300 17,500,000
Shqipëria 2,894,500 2,200 1,370,000

Duke parë eksperiencën e vendit tonë fqinj, duket që tregu jonë paraqet shanse të larta për zhvillim të
mëtejshëm të këtij produkti.

2. Projeksioni Financiar

Supozimet në biznes plan (Target Potencialisht i arritshem), janë si vijon:


1. Personeli i SiCRED, të trajnuar për promovimin e këtij produkti janë të gjithë personat e Drejtorisë së
Shitjeve dhe Rrjetit të Degëve SiCRED.
2. Gjatë vitit të parë, (2017) arrihen të konkludohen 43 kontrata “Sigurimi Jetë me Mbijetesë”
3. Primi mesatar vjetor është marrë 581 euro, që është primi mesatar vjetor që rezulton nga portofoli
aktual që kemi.
4. Është supozuar që nga personat që lidhin një kontratë sigurimi vitin e parë, 90% e tyre paguajnë primin
ne vitin pasues. Ka një pritshmëri normale që jo 100% e klientëve të vijojnë të paguajnë primin në vitin
e dytë. Pas vitit të dytë ka një siguri më të lartë që klientët do tentojnë ta mbajnë sigurimin në fuqi deri
në maturim.
5. Në vitet në vijim supozohet një rritje 10% çdo vit e kontratave të reja.

Sigurimi Jetë me mbijetesë (Endoëment) duhet të jetë në vijim në fokusin e punës për rritjen e volumit të
shitjeve. Ky produkt mund të shoqërohet edhe me sigurimet shtesë (Aksidente & Sëmundjet kritike). Është
e domosdoshme të lexohet dhe të kuptohet në mënyrë mjaft të qartë përpara se ti prezantohet klientit
potencial. Klientët më potencialë për këtë sigurim janë personat me moshë mesatare 25 deri 40 vjeç të
cilët kanë fëmijë dhe që janë të predispozuar të kursejnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijve. Ky eshte
një produkt i cili permbush te gjitha nevojat për kursim për një familje e cila po mendon për të ardhmen e
fëmijës/ve për shkollim, për te krijuar një kursim për vete në të ardhmen, etj, duke pasur në çdo rast të
siguruar jetën dhe sipas zgjedhjes së klientit sigurim për aksidentet dhe për sëmundjet kritike. Prezantimi
për këtë produkt kompleks duhet të kryhet në mënyrë individuale tek klienti por pa e rënduar me
informacion të tepert (teknik) klientin pasi mund të prodhojë efekt të kundërt duke e çoroditur klientin dhe
duke e larguar atë. Në çdo rast duhet të tregoheni të vëmendshëm në plotesimin saktë të pyetësorit/ëve i
cili përbën (de fakto) edhe kontratën me klientin. Për çdo pyetje teknike në lidhje me kete sigurim mund te
komunikoni me Shitjet dhe direkt me DMSK.
në raport me produktet e ngjashme sic janë Depozitat bankare për fëmijët, Pensionet private, Produkti
Endoëment ka avantazhet e mëposhtme

1. Shumë sigurimi (kursimi që përfitohet në rast mibjetese) e garantuar dhe e përcaktuar që në fillim të
kontratës.
2. Shumë sigurimi e përcaktuar për humbjen e jetës gjatë kontratës e përfitueshme nga trashëgimtarët
ligjorë pa penalitete.
3. Fleksibilitet për zgjedhjen e afatit të kontratës nga 10 deri në 25 vjet.

Produkti Endoëment është mundësi për diversifikimin e portofolit të investimit të një individi dhe jo
domosdoshmërisht konkuron me Pensionet private apo dhe Depozitat bankare për fëmijët.
SIGURIMI JETË DHE SHËNDET CASH PLAN

Sigurimi Jetë dhe Shëndet CASH PLAN, garanton mbulimin e shpenzimeve për problemet shëndetësore të
paparashikuara si pasojë e Aksidenteve apo Sëmundje të personit të siguruar, përfitime për paaftësi,
përfitime për shtrime spitalore, humbje jete, etj. Produkti është lehtësisht i adaptueshëm për t’u
personalizuar në mënyrë të tillë që plotësojë kërkesat e klientit, në bazë dhe të përbërjes dhe veçorive të
grupit të siguruar.
Aktualisht produkti promovohet dhe shitet për familje dhe grup dhe nuk ofrohet si sigurim individual, me
qëllim reduktimin e rrezikut të anti-selektimit (antiselektim nënkupton blerjen e produktit nga persona të
cilën kanë informacion më shumë se shoqëria e sigurimit dhe kanë siguri se primi i paguar është më i ulët se
përfitimet që do marrin nga sigurimi. Kjo i shkakton një humbje të sigurt shoqërisë së sigurimit).

a. Target grupet:

1. Familjet e reja me ose pa fëmijë (grupmosha 25-40) vjeç që e blejnë sigurimin për vete,
burrin/gruan, fëmijët.
2. Familjet e konsoliduara me ose pa fëmijë 40-55 vjeç, që e blejnë sigurimin për vete.
3. Individë të ndryshëm që mund të blejnë sigurim për prindërit e tyre të moshës 55-65 vjeç.
4. Individë që mund të jenë të siguruar në një kompani tjetër vetë, por kërkojnë të sigurojnë
burrin/gruan ose njërin prej fëmijëve. Ose që kanë familjen të siguruar diku tjetër dhe kërkojnë një
sigurim për vetë në SiCRED.

b. Projeksioni Financiar
Supozimet e përdorura për projeksionin financiar të produktit
1. Është parashikuar se nga i gjithë personeli i shitjeve SiCRED të konkludohen 169 polica sigurimi.
Policat mund të kenë mesatarisht 2-3 të siguruar për çdo policë, pra janë jo më shumë se 70-80
persona që i blejnë këto polica.
2. Çdo Degë e SiCRED ka një target që është përcaktuar duke ju referuar tregut të vitit 2015 (ref.AMF)
në raport me territorin që mbulohet nga Dega SiCRED.
3. Në vitin e parë shumë prej klientëve zgjedhin opsionet më të lira. Është parashikuar që në vitin e
dytë, nga të gjithë klientët që rinovojnë sigurimin 20-30% e tyre zgjedhin një nga opsionet me të
shtrenjta.
4. Për opsionet e tjera të produktit ka një pritshmëri më të ulët për blerjet e tyre, kjo pasi për shkak
edhe të çmimit targeti është më i kufizuar.
5. Ka një pritshmëri rreth 20% e klientëve nuk e rinovojnë sigurimin
6. Cdo vit parashikohet një rritje rreth 10-20% e klientëve të rinj.

Paketat familjare të sigurimit të Shëndetit “Cash Plan” është e domosdoshme të lexohen dhe të kuptohen në mënyrë
mjaft të qartë përpara se ti prezantohen klientëve potencialë. Për të kuptuar në mënyrë të saktë dhe të qartë se
çfarë përftimesh ka një paketë shëndeti duhet një impenjim maksimal dhe gjatë kesaj periudhe pritet që nga ana e
çdo personeli që merret me promovimin/shitjen e këtij produkti të ngrihen pyetje në lidhje me çdo gjë që nuk është
qartë. Prezantimi i paketave familjare Cash Plan tek klienti si rregull i përgjithshëm kryhet pasi nga ana e një klienti
potencial është shprehur interes për sigurimin e shëndetit dhe/ose kur personi i targetuar, ka nje status
ekonomiko/shoqëror mesatar ose mbi mesatar. Duke qenë se produkti është kompleks, në përgjithësi për
prezantimin e përgjithshëm të përfitimeve të 1 ose 2 paketave nevojitet mesatarisht rreth 30 – 45 minuta.
Prezantimi duhet të fokusohet tek përfitimet e paketës por duke qenë gjithmonë të vëmendsheë për marrjen në
sigurim për të kuptuar sa më qartë gjëndjen shëndetësore të klientit. Plotesimi i pyetesorit shëndetësor nga klienti
dhe vlerësimi i pyetësorëve nga DMSK është faza e dytë për të vijuar me negociimin me klientin për paketën e
shëndetit. Për shitjen e këtij produkti përgjithësisht nevojiten mesatarisht 3 deri 4 takime me klientin, të cilat mund
të jenë me intervale të ndryshme kohore nga një takim në tjetrin, pra, prezantimi i një pakete cash plan mund të
fillojë ne shtator dhe shitja mund të kryhet në tetor – nëntor ose dhe më vonë. Në çdo rast do të tregoheni mjaft të
kujdesshëm ndaj klientëve të cilët interesohen vetë për sigurimin, pasi në shumicën e rasteve janë klientë të cilët
mund të kenë probleme shëndetësore të shfaqura dhe kërkojnë të përfitojnë nga sigurimi. Produkti është familjar (e
gjithë familja) ose në grup (idividë që punojnë në të njëjtin institucion. Ky produkt, ka një probabilitet mjaft të lartë
që nga klienti të ketë gjatë vitit kërkesa për rimbursim. Për këtë shkak është mjaft e rëndësishme që klientit ti
spjegohet mjaft qartë procedura që duhet të ndjekë në rast kërkese për rimbursim dhe çfarë mbulohet me sigurim
dhe çfarë jo. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihet që ky klient të mos ketë pretendime në rast refuzimi të
rimbursimit nga kompania dhe të jetë i gatshëm për të kryer rinovimin e kontratës vitin pasues.

Promovimi dhe shitja e Produktit Cash Plan dhe Endoëmënt kërkojnë një njohuri mjaft të mirë të produktit,
procedurës së marrjes në sigurim, procedurës së rimbursimit, rrjetit spitalor SiCRED. Promovimi dhe shitja e këtyre
produkteve përbën në vetvete një ngritje profesionale të vetë personelit.

SIGURIMI JETË DHE AKSIDENTE

Paketat e sigurimit “Jetë dhe Aksidente”, ofrojnë përfitime në rast të ndodhjes së aksidenteve për mbulim
të shpenzimeve mjekësore, përfitime për paaftësi, dëmshpërblim në rast të humbjes së jetës, etj. Klientit i
ofrohet mundësia e përzgjedhjes, duke filluar nga paketat më bazike drejt paketa më të avancuara të cilat
ofrojnë dhe kontroll mjekësor falas.
Produkti ka lehtësira të shumta, pasi nuk ka nevojë për procedurë të marrjes në sigurim.
Klienti mund të sigurohet duke plotësuar një aplikim të thjeshtë dhe polica/certifikata e sigurimit
printohet direkt në zyrat e SiCRED.

Target grupet:

1. Personat që kanë një kartë VISA ose depozitë pranë Bankës Credins të cilët e kanë përfituar më
parë kartën e sigurimit me zbritje në rrjetin mjekësor dhe duan tashmë ta marrin dhe për familjaret
e tyre.
2. Klientë të tjerë, të nxitur nga fushata marketuese

Duke qenë një produkt i thjeshtë dhe me çmime ekonomike, pritshmëria për këtë produkt është vitin 2017,
për të gjithë Rrjetin e Degëve SiCRED është rreth 1900 polica/çertifikata sigurimi.

Produkti është me kosto shumë të lirë, fillon 1.000 Lekë për person për paketën e parë dhe viijon me
paketat me ekzaminim. Gjithashtu është mjaft i thjeshtë për tu shpjeguar si dhe për tu kuptuar nga ana e
Klientit. Duke qenë një paketë që ofron mundësi pagese duke filluar nga 1.000 Lekë duhet që të
prezantohet masivisht nëpër dyqane, zyra, agjensi udhëtimi, të njohur, klientë të ndryshëm (përfshirë
klientët e jetës për Hua), familjarë të klientëve të bankës Credins të cilët e përfitojnë falas nga Banka
Credins, etj. Për familjarët e klientëve të bankës Credins është e nevojshme që të krijohet një bashkëpunim
sa më i ngushtë me personelin e Credins, me qëllim që nga ana e personelit të Bankës ti sqarohet çdo
klienti që interesohet për familjarët e tij që këtë sigurim personat të cilet nuk janë klientë të bankës
Credins mund ta përfitojnë me pagesë pranë SiCRED. Gjatë prezantimeve të ketij produkti duhet të
përfshihen paketat dhe rrjeti mjekësor i SiCRED ku klienti përfiton zbritjet deri në 60%. Për shitjen e këtij
produkti probabiliteti më i lartë për të realizuar një kontratë me klientin është gjatë takimit të parë me
klientin. Për këtë arsye është e rëndësishme që te finalizohet shitja e produktit që në takimin e parë. Nëse
shitja nuk finalizohet në takimin e parë (klienti bie dakort për blerjen e produktit) në takimin e dytë apo të
tretë interesimi dhe mundesia për shitjen e këtij produkti bie në mënyrë të ndjeshme. Pra, ky produkt
duhet të shitet (klienti bie dakort për blerjen e produktit) që në takimin e parë dhe nëse kjo nuk ndodh,
duhet të mos harxhohet kohë në takimin e të njëjtit klient mbi dy herë por të vijohet me një klienti tjetër.
Ky është një produkt i cili ka filluar të shitet nga shumica e Degëve të SiCRED dhe potencialisht është një
nga produktet me shitje masive.

SIGURIMI JETË NXËNËSI DHE STUDENTI

Kundrejt një primi simbolik, SiCRED garanton mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast të çdo të papriture
shëndetësore apo aksidentale. Kontrata ofron një gamë të gjerë mbulimesh dhe përfitimesh, duke marrë
parasysh dhe aktivitetin e përditshëm të nxënësve dhe studentëve. Sigurimi ofron përfitime për mbulim të
shpenzimeve mjekësore në rast aksidenti, fraktura, paaftësi, diagnostifikim të sëmundjeve kritike, humbje
jete, etj.
Personat pajisen me kartë sigurimi individuale për të përfituar zbritje deri në 60% në rrjetin mjekësor të
SiCRED.
Duke qenë një produkt i thjeshtë (pa procedurë marrje në sigurim) dhe me çmime ekonomike, duke filluar
nga 500 lekë/vit, për këtë produkt parashikimi për të gjithë Rrjetin e Degëve SiCRED për vitin 2017 është
për rreth 2.700 polica/çertifikata sigurimi.
Potencial paraqet këtu edhe shitja në grup, duke shfrytëzuar kontaktet me drejtorë shkollash, mësues, etj.,

Duhet të kontaktohen dhe rikontaktohen në vijimësi shkollat publike dhe jopublike fillore,të mesme, profesionale
(të çfarëdo profili), të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën gjeografike që mbulon Dega SiCRED. Për këto
subjekte duhet të mbahet një database me informacione sipas një tabelari të përcaktuar si dhe për ofertën e
dërguar. Në çdo rast duhet të vlerësohet dhe të njoftohen përfaqësuesit e shkollës për çdo mundësi bashkëpunimi
për sigurimin e jetës së nxënësve duke përfshirë edhe prezantimin e produktit tek prindërit e nxënësve gjatë ditëve
të caktuara nga shkolla në vijimesi dhe kur do të jetë e nevojshme Dega do të asistohet me personel shtesë nga
Drejtoria e Shitjeve. Paketat individuale të nxënësve/studentëve duhet të promovohen ne mënyrë të fuqishme kudo,
pasi janë absolutisht të shitshme tek secili prej individëve i cili ka fëmijë. Fillojnë nga 500 lekë për nxënësit dhe 1.500
Lekë per studentët.

SiCRED Assistance

Produkti/sherbimi qe ofrohet eshte nje kontrate, nepermjet te ciles SiCRED Assistance merr persiper te kryeje nje
ose disa raporte auditimi ne vit, ne lidhje me legjislacionin qe duhet te zbatoje subjekti per sigurine dhe shendetin ne
pune te punonjesve. Gjithshtu, pjese mjaft e rendesishme ne kete kontrate eshte kryerja e ekzaminimeve te
detyrueshme me ligj per cdo personel te subjektit per efekt te raportit mjekesor per aftesine ne pune. Te gjitha
bizneset jane potencialisht kliente. Fokusimi për këtë produkt duhet të jetë në bizneset që ofrojnë shërbime (Studio
Ligjore, Kontabiliteti, Informatike, etj)

Pensionet Vullnetare

Objektivi i pare do te jete gjetja e klienteve te rinj. Si target per kete produkt do te jene te gjithe klientet te cileve ju
eshte bere fillimisht prezantimi i produkteve te SiCRED. Cdo individ eshte potencialisht target per pension vullnetar
dhe per kete shkak nuk duhet te neglizhohet askush. Gjithsesi individet te cilet punojne ne administraten shteterore,
banka, kompani te medha, etj, dhe i marrin pagat nepermjet bankave jane te preferuar per shkak se e kane me te
lehte administrimin e pagesave. Per individet e tjere qe punojne ne biznese te vegjel,

Objektivi i dyte do te jete ndjekja e klienteve te deritanishem dhe sistemimi i pagesave te tyre ne menyre automatike
mujore neperpmjet pages ose ne rast pamundesie ti sqarohet ketyre klienteve qe pagesat te behen njevjecare ose
gjashtemujore. Ne kete menyre do te arrihet te sigurohet pagesa e kontributit nga klienti dhe do te kursehet kohe.
Promovimi i produkteve vullnetare te SICRED, Endoëment, Paketat Cash Plan, Paketat JAG, Paketat Jete
studenti/nxenesi, Pensionet vullnetare, SiCRED Assistance do te kryhet ne menyre periodike mujore ne
terren (neper biznese, zyra, institucione, kliente, etj) do te kryhet sipas nje grafiku te rakorduar
paraprakisht me shitjet por jo me pak se 3 ose 4 dite ne muaj. Gjate ketyre diteve te
promovimit/marketimit te produkteve do te shperndahen edhe fletepalosje te ndryshme.
Promovimi/marketimi i produkteve do te kryhet nga personeli i deges dhe ne dite te caktuara se bashku
me personel nga Drejtoria e Shitjeve.

2. JETA PER HUA

Me poshte do te gjeni nje info me te detajuar per marredheniet aktuale dhe se ku duhet te perqendroheni ne punen
Tuaj ne raport me keto Banka;

Credins Bank - Mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e Bankes


Credins per te rritur efektivitetin e punes per; a) plotesimin e sakte te dokumentacionit te marrjes ne sigurim per
policat e jetes per Hua b) mbledhja dhe administrimi periodik dhe i plote i dokumentacionit, Aplikimet origjinale,
policat e firmosura nga klientet, etj. c) rritja e cilesise se sherbimit dhe sqarimi ne menyre te vazhdueshme i
personelit te Bankes Credins per perfitimet e Projektit Karta Visa (Klientet Overdraft, Depozitues dhe Karta Visa) me
qellim rritjen e numrit te klienteve qe e perfitojne Karten SiCRED dhe qe e prekin sherbimin (zbritjet neper spitale
dhe Klinika). d) Sqarimi i punonjesve te Bankes Credins qe per cdo klient te interesuar per familjaret e tij per
sigurimin JAG te cilin klienti e merr falas (perfitimin e Kartes se Britjeve) si klient i bankes credins , klienti mund ti
adresohet Deges se SiCRED dhe punonjesi i Bankes Credins ti jape klientit numrin Tuaj te telefonit qe te kontaktoje
me Ju. e) Dergimi i ofertes se sigurimit JSHU per te gjithe personelin e Bankes Credins dhe familjaret e tyre (ne
menyre periodike cdo tre – kater muaj). Per cdo police sigurimi JSHU qe kerkohet me e-mail nga personeli i Bankes
Credins per vete apo per familjaret e vet, primi i sigurimit eshte preferencial dhe polica dergohet nga ana e SiCRED
tek zyra e Credins (ku eshte e mundur) brenda dites. f) ofrimi ne cdo rast i asistences se SiCRED per te vajtur tek
klienti per te marre pyetesoret origjinale, nenshkrimin e policave Jeta per hua, etj.
Ne cdo rast me personelin e Bankes Credins duhet te tregoheni sa me profesionale dhe te duruar. Nuk eshte detyre
e personelit te bankes Credins te realizoje shitjet per te realizuar planin e Deges Tuaj. Eshte detyre e Juaja per te
gjetur menyren me te mire te mundshme (brenda rregullave dhe procedurave te SiCRED) per te permiresuar
bashkepunimin me secilin punojes te bankes Credins.

Societe Generale Bank - Mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e


Societe per te rritur efektivitetin e punes per; a) plotesimin e sakte te dokumentacionit te marrjes ne sigurim per
policat e jetes per Hua b) mbledhja dhe administrimi periodik dhe i plote i dokumentacionit, Aplikimet origjinale,
policat e firmosura nga klientet, etj. c) rritja e cilesise se sherbimit dhe sqarimi ne menyre te vazhdueshme i
personelit te Societe per procedurat qe ndiqen nga SiCRED per sigurimin e Jetes per hua. d) ofrimi ne cdo rast i
asistences se SiCRED per te vajtur tek klienti per te marre pyetesoret origjinale, nenshkrimin e policave Jeta per hua,
etj.

NBG Albania - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e NBG
per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres. A) kontaktimi ne menyre te
vazhdueshme per te ofruar bashkepunim duke i sqaruar dhe duke marre informacion ne lidhje me kerkesat e tyre ne
raport me policat e jetes per hua (me ke punojne aktualisht, sa raste kane ne muaj, pse nuk punojne me SiCRED, etj.
b) Raportim direkt me Drejtorin e Shitjeve dhe/ose me mbikeqyresin e Deges Suaj (me telefon) per cdo klient
potencial kredimarres qe kerkohet te sigurohet.
Me Banken NBG Albania SiCRED ka nje marreveshje bashkepunimi ne fuqi qe nga viti 2009 dhe ka nje bashkepunim
te rregullt dhe aktualisht ka te siguruar nje numer mjaft te madh klientesh policat e sigurimit te te cileve rinovohen
rregullisht nga Drejtoria e Pergjithshme e NBG prane SiCRED. Deget e NBG Bank aktualisht ne momentin e
disbursimit te nje kredie te re kryejne plotesimin e dosjes se kredise se klientit dhe nder te tjera i kerkojne edhe
sigurimin e jetes per hua. Per kete arsye nga ana Juaj kerkohet te ndertoni dhe te mbani marredhenie te rregullta
dhe te mira me Drejtorin apo analistin e Deges se NBG ne menyre qe per cdo kredi te re qe do te disbursohet nga
NBG te jeni ne dijeni dhe te mund ti ofroni klientit nje prim sigurimi. Sipas informacionit te sakte qe Drejtoria e
Shitjeve disponon primet e sigurimit qe ofrohen nga SiCRED jane konkuruese dhe ne shumicen e rasteve (moshave)
jane me te lira se konkurenti. Kete fakt duhet qe ta vini ne dukje gjithmone pa u lodhur. Gjithashtu sherbimi qe
SiCRED ofron eshte me cilesor dhe i shpejte se konkurenti.

Raiffesisen Bank - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e


Raiffeisen Bank per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres a) kontaktimi
ne menyre te vazhdueshme per te ofruar bashkepunim duke i sqaruar dhe duke marre informacion ne lidhje me
kerkesat e tyre ne raport me policat e jetes per hua (me ke punojne aktualisht, sa raste kane ne muaj, pse nuk
punojne me SiCRED, etj. b) Raportim direkt me Drejtorin e Shitjeve dhe/ose me mbikeqyresin e Deges Suaj (me
telefon) per cdo klient potencial kredimarres qe kerkohet te sigurohet. Me Banken Raiffesien aktualisht kemi nje
marredhenie te rregullt bashkepunimi dhe sipas informacionit te sakte qe Drejtoria e Shitjeve disponon primet e
sigurimit qe ofrohen nga SiCRED jane me te lira se konkurenti. Kete fakt duhet qe ta vini ne dukje gjithmone pa u
lodhur. Gjithashtu sherbimi qe SiCRED ofron eshte me cilesor dhe i shpejte se konkurenti. Banka Raiffesien eshte nje
nga Bankat me te medha ne Shqiperi dhe pothuajse ne te gjithe deget e saj disburson kredi hipotekore ne menyre te
vazhdueshme per te cilat klientet duhet te sigurojne jeten. Vendosja e marredheneve te rregullta dhe korrekte me
personelin e Bankes Raiffeisen (Drejtor Dege / Personal Banker) eshte faktor kyc per rritjen e shitjeve. Nga
eksperienca e deritanishme me Banken Raiffesien, rezulton se personeli i bankes Raiffesisen eshte mjaft korrekt dhe
aspak problematik ne lidhje me kerkesat e SiCRED per plotesimin e procedurave te marrjes ne sigurim dhe firmosjes
se policave te sigurimit. Gjithashtu, numri i policave jete per hua per klientet e kesaj banke ka ardhur ne rritje dhe
eshte e qarte qe ekziston mundesia per te vijuar rritjen e metejshme te numrit si dhe te bashkepunimit me te gjitha
deget me te cilat deri me sot nuk eshte arritur te kete bashkepunim. Per kete arsye eshte e nevojshme qe nga ana
Juaj qe bashkepunimi me Raiffeissen te jete ne fokus te vecante.

FAF - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e FAF per te
rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres. A) kontaktimi ne menyre te
vazhdueshme per te ofruar bashkepunim duke i sqaruar dhe duke marre informacion ne lidhje me kerkesat e tyre ne
raport me policat e jetes per hua (me ke punojne aktualisht, sa raste kane ne muaj, pse nuk punojne me SiCRED, etj.
b) Raportim direkt me Drejtorin e Shitjeve dhe/ose me mbikeqyresin e Deges Suaj (me telefon) per cdo klient
potencial kredimarres qe kerkohet te sigurohet. Aktualisht SiCRED ka te siguruar nje numer te madh klientesh te
siguruar kredimarres te FAF. Ofrohen prime konkuruese dhe ne mjaft rast me te lira se konkurentet. Kete fakt duhet
qe ta vini ne dukje gjithmone pa u lodhur. Gjithashtu sherbimi qe SiCRED ofron eshte me cilesor dhe i shpejte se
konkurenti. Sipas informacionit te sakte qe disponohet nga Drejtoria e Shitjeve dhe Dega Tirane deri ne 2015 FAF ka
kerkuar sigurim jete per hua per kredite me vlere mbi 1.000.000 Leke dhe per kredite deri ne 1.000.000 Leke klientit i
mbahej 2% e vleres se kredise si garanci. Ne vitin 2016 nga eksperienca e deritanishme ne Tirane, edhe klientet te
cilet marrin kredi nen 1.000.000 Leke mund dhe jane siguruar ne cdo rast kur primi per tu paguar ka rezultuar me i
ulet se vlera prej 2% e shumes se kredise, pra per klientet ne moshe te re eshte me e lire te sigurohen se te paguajne
2% te vleres se kredise. Per leshimin e policave te sigurimit te jetes per hua per klientet e FAF nga Drejtoria e Shitjeve
dhe Dega Tirane eshte kryer gjithmone pa problem procedura e marrjes ne sigurim si per kredite e vogla (edhe
100.000 Leke) ashtu dhe per kredite e medha me vlera mbi 1.000.000 Leke.

Union Bank - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e


Union Bank per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres. SiCRED ka nje
marreveshje bashkepunimi me Union Bank dhe aktualisht ka nje numer mjaft te madh klientesh te siguruar per jeten
per Hua si dhe vijon ne Tirane te siguroje kliente kredimarres te rinj. Pretendimet e cdo drejtori dege/analisti kredie
se ka nje udhezim te brendshem sipas te cilit sigurimi i jetes per hua per klientet e kesaj banke duhet te kryhet prane
nje konkurenti te SiCRED eshte i pavertete dhe sherben si justifikim per tju percjelle. Fakti eshte qe vetem 6 muajt e
fundit te vitit 2017, SiCRED ka siguruar mbi 30 kliente kredimarres te rinj ne dege te ndryshme te Union Bank dhe kjo
eshte arritur duke i spjeguar me durim Drejtorit/analistit te Deges se Union se klienti mund te sigurohet per jeten ne
SiCRED dhe nga ana e Drejtorise se Union Bank nuk eshte nxjerre asnje pretendim apo aq me pak te jete penguar
ndonje klient apo te mos jete pranuar ndonje police sigurimi e leshuar nga SiCRED. Asnjehere nuk eshte e lehte te
hysh si i jashtem ne nje marredhenie te ndertuar bashkepunimi midis dy paleve te treta por fakti eshte qe me durim
dhe me spjegim eshte mese e arritshme. Nese ndonje nga personeli i Union dyshon per kete, kerkojini qe pyese tek
Drejtoria e Pergjithshme e Union Bank nese ka ndonje problem qe klienti te sigurohet prane SiCRED dhe nese po tju
njoftoje. Nese, ju tregojne apo ju dergojne me e-mail info ne lidhje me ndonje udhezim te brendshem ku
perjashtohet SiCRED si kompani e mundshme per tu zgjedhur nga klienti kredimarres, duhet te njoftoni menjehere
me e-mail Mbikqyresin e Deges dhe Drejtorin e Shitjeve.
Intesa San Paolo - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e Intesa
San Paolo per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres. SiCRED aktualisht
ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Intesa San Paolo Bank dhe gjate vitit 2016 ne SiCRED jane siguruar
mbi 40 kliente kredimarres prane Intesa San Paolo Bank per te cilet jane leshuar policat nga SiCRED. Asnjehere nuk
eshte e lehte te hysh si i jashtem ne nje marredhenie te ndertuar bashkepunimi midis dy paleve te treta por fakti
eshte qe me durim dhe me spjegim eshte mese e arritshme.

Tirana Bank - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e


Tirana Bank per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres. Eshte e
rendesishme qe nga ana Juaj te keni kontakte te rregullta me Tirana Bank. Aktualisht SiCRED ka te siguruar nje
numer klientesh kredimarres te Tirana Bank. Tirana Bank nuk pengon klientet e saj te sigurohen prane SiCRED
prandaj eshte e rendesishme qe ne cdo rast nga ana Juaj te ruani kontakte te rregullta dhe punonjesit e Tirana Bank
si dhe ti informoni ata ne lidhje me kete fakt.

FED Invest - FED Invest ka nje marredhenie te rregullt bashkepunimi per sigurimin e jetes per hua per
klientet kredimarres me Drejtorine e Pergjithshme te SiCRED. Per kete Institucion Financiar, ne rast nevoje do te
njoftoheni nga Drejtoria e Shitjeve dhe Dega Tirane nese eshte e nevojshme te kontaktoni me personelin e Fed
Invest apo me kliente te tij per te plotesuar aplikimin/et e nevojshme per marrjen ne sigurim.

ABI Bank - ABI Bank ka nje marredhenie te rregullt bashkepunimi te centralizuar per sigurimin e jetes per
hua per klientet kredimarres me Drejtorine e Pergjithshme te SiCRED. Per kete Banke, ne rast nevoje do te
njoftoheni nga Drejtoria e Shitjeve dhe Dega Tirane nese eshte e nevojshme te kontaktoni me personelin e Bankes
apo me kliente te tij per te plotesuar aplikimin/et e nevojshme per marrjen ne sigurim.

ProCREDIT Bank - Krijimi, mbajtja dhe permiresimi i vazhdueshem i marredhenieve me personelin e


ProCREDIT Bank per te rritur efektivitetin e punes per sigurimin e jetes per hua per klientet kredimarres .ProCREDIT
Bank ka aktualisht nje marredhenie bashkepunimi me SiCRED per klientet kredimarres. Nga ana Juaj kerkohet te
mbani marredhenie te rregullta me personelin e Bankes me qellim qe nese kerkohet sigurimi i jetes per klientet
kredimarres te jeni te procedoni me sigurimin.
Bankat dhe Intitucionet Financiare: BKT, ALPHA BANK, FI bank, Banka Nderkombetare Tregtare
(Malejziane), Veneto Bank, NOA, Fondi Besa, etj, duhet te vendosen dhe te mbahen kontakte te vazhdueshme me
qellim bashkepunimi dhe te sqarohen ne menyre te sakte se cfare ofron SiCRED .

Ne cdo rast kur nga personeli i bankes (pamvaresisht se nga kush banke), Drejtori i Deges/Analisti i Kredise do t’ju
konfirmohet se nuk mund te bashkepunojne me SiCRED per shkak se kane udhezim nga qendra e Bankes, nuk ka
marreveshje me SiCRED, etj, do te njoftoni menjehere Drejtorin e Shitjeve/mbikeqyresin e Deges si dhe do te vini ne
dijeni personelin e Bankes si me poshte;

Shoqeria SiCRED eshte e liçencuar per te vepruar ne fushen e sigurimit te Jetes dhe operon ne perputhje te plote
me kërkesat ligjore dhe kuadrit rregullator, ne bazë te Autorizimit per te vepruar si shoqeri sigurimesh Nr.8 date
19.07.2004 si dhe te Lejes për Ushtrimin e Veprimtarise ne Sigurime, Nr.8/1 datë 10.09.2004. Per cdo klient i cili
do te shprehe vullnetin per tu siguruar prane shoqerise SiCRED dhe nuk do te lejohet/pengohet nga ana e
Bankes/Institucionit Financiar, SiCRED sh.a do te ndjeke te gjithe hapat e nevojshem ligjore te ankimimit prane
Zyres se Mbrojtjes se Konsumatorit, Autoritetit te Konkurences dhe Bankes se Shqiperise.

Veshtiresite e paraqitura nga punonjesit e Bankes per procedura me te thjeshta te marrjes ne sigurim te aplikuara
nga kompanite konkurente, cmime me te lira etj, nuk duhet te shikohen si te pakalueshme nga ana e Deges SiCRED
por duhet qe me durim dhe kembengulje te vijohet te spjegohet ne menyre transparente puna profesionale qe
SiCRED kryen per sigurimin Jeta per hua dhe cdo procedure qe kryhet mbron ne radhe te pare klientin dhe
Perfituesin (banken) ne rast te ndodhjes se ngjarjes se sigurimit. Gjithashtu per rastet kur ka nje marredhenie
korrekte me banken/institucionin financiar nga ana e SiCRED do te merret ne konsiderate cdo kerkese e arsyeshme
per prim preferencial.
Per te gjithe deget e Bankave te cilat i mbulon me sherbim Dega Juaj, eshte e nevojshme te kontaktohen ne menyre
te vazhdueshme. Minimalisht nje here ne muaj duhe te takohet personalisht/drejtori/analisti i deges se bankes me
qellim krijimin e nje marredhenieje miqesore dhe bashkepunuese.

3. JETA DHE SHENDETI NE UDHETIM ( JSHU )

Per produktin JSHU gjate vitit 2016 ka patur nje rritje te volumit te shitjeveve nga pothuajse i gjithe rrjeti i Degeve
SiCRED. Ky fakt deshmon me se miri se;
1. Ka mundesi te medha reale per te rritur volumin e shitjeve
2. Rritjen e performances se stafit SiCRED ne raport me kete produkt.

Per vitin 2017 eshte parashikuar nje konsolidim i rritjes se volumit te shitjeve ne te gjitha Deget e SiCRED. Targeti i
gjithe rrjetit te Degeve SiCRED per vitin 2017 do te jete 300.000 Eur.
Targeti individual per cdo Dege te SiCRED eshte percaktuar duke u bazuar mbi tregun e vitit 2015 dhe mbi
potencialin real qe ka cdo Dege e SiCRED per realizimin e volumeve te shitjese se ketij produkti gjate vitit 2017.

Per arritjen e ketij targeti duhet te intensifikohen takimet me agjensite te cilat ushtrojne aktivitetin e tyre ne zonen
qe Dega SiCRED mbulon. Duhet te kontaktohen te gjitha agjensite me radhe pa perjashtim. Pavaresisht se nje agjensi
udhetimi mund te jete kontaktuar me pare, eshte e rendesishme qe fushatat e kontaktimit te agjensive te udhetimit
duhet te kryhen ne menyre periodike cdo 3-4 muaj per shkak se ;

- Agjensite ekzistuese te cilat jane kontaktuar dhe qe nuk kane pranuar bashkepunimin me SiCRED mund
te nderrojne mendje per arsye te ndryshme dhe ju nuk jeni ne dijeni.
- Agjensi te reja mund te jene hapur nderkohe
- Agjensite ekzistuese te cilat jane kontaktuar dhe qe nuk kane pranuar bashkepunimin me SiCRED mund
te kene nderprere bashkepunimin e meparshem ose jane ne kerkim ten je bashkepunimi te ri
- Mund te kene ndryshuar pronar
- Etj

Promovimi I bashkepunimit me keto agjensi duhet te kryhet sikur te jete hera e pare qe kontaktoni por duke mbajtur
ne konsiderate informacionet e marra me pare per cdo agjensi (kush eshte administrator, me ke kompani
bashkepunon, kush eshte arsyeja e refuzimit te bashkepunimit me SiCRED, informacione te reja te siguruara ne lidhje
me administratorin e Agjensise, etj)

SiCRED bashkepunon me agjensite e udhetimit me standartet e poshteshenuara te cilat Ju duhet ti permendni ne


cdo rast ne te gjitha takimet qe do te kryeni;
- Pagese te cdo rasti demi i cili eshte brenda kushteve te sigurimit
- Sigurim real i klienteve deri ne moshen 85 vjec. (mosha me e larte aktualisht ne treg)
- Policat e Sigurimit JSHU leshohen vetem me Kompjuter
- Bashkepunim I rregullt me Aktmarreveshje
- Bashkepunim I rregullt me fature tatimore, tashme edhe nepermjet transaksioneve bankare
- Programi me i thjeshte ne treg per leshimin e policave
- Prime dhe Pagesa Sherbimi konkuruese
- Staf i kualifikuar

Agjensite e Udhetimit duhet “te shfrytezohen” per te shitur produktet e tjera per te cilat cdo Dege e SiCRED ka target
te vecante.
Jete Vizitori
JSHU Studenti

Si dhe per cdo produkt tjeter vullnetar qe ofron SiCRED

Per te gjitha produktet qe shiten per klientet e promovuar nga agjensite e udhetimit , Agjensia e Udhetimit do te
paguhet me shperblimin perkates qe SiCRED ka miratuar per kete produkt.
Per te rritur sadopak shitjen e JSHU nga Dega SiCRED, cdo dege e SiCRED ne menyre periodike mund te shperndaje
me e-mail dhe te promovoje oferten per personelin e Bankes Credins dhe familjaret e tyre.
Gjithashtu, ne rast se nga ana e cdo dege SiCRED do te kontaktohet/arrihet marreveshje me me agjensi/persona te
cilet kane kontakte me agjensi qe operojne ne qytete te tjera, eshte e dmosodoshme te njoftoni menjehere
Drejtorine e Shitjeve per te bere lidhjen e Agjensise me Degen SiCRED sipas zones se mbulimi e cila do ta mbuloje me
sherbim kete agjensi. Ne kete menyre ndihmojme njeri tjetrin per te rritur volumet e shitjeve.

4. Kontaktimi dhe zhvillimi i takimeve prezantuese me Biznese te mesme/te medha, Institucione, Grupe
individesh.

Deget e SiCRED do te kene si target kontaktimin e Bizeneseve te mesme/te medha apo institucione te ndryshme
publike/private me qellim realizimin e takimeve prezantuese per produktet e grupit SiCRED. Kontaktimi do te kryhet
si me poshte;

- Duke shkuar fizikisht prane zyrave te biznesit / Institucionit dhe duke takuar personelin perkates me
qellim vendosjen e nje takimi prezantues me drejtuesit e biznesit / institucionit (Administratoi, Financa,
Personeli, Marketingu) per produktet e Grupit SiCRED.
- Duke kontaktuar ne telefonikisht te gjithe bizneset / institucionet qe zhvillojne aktivitet ne zonen qe
mbulon Dega SiCRED per te vendosur takime prezantuese te produkteve SiCRED.
- Duke derguar kerkesa per takime prezantuese te produkteve SiCRED ne rruge elektronike (me e-mail)
per te vendosur takime prezantuese te produkteve SiCRED
- Duke shfrytezuar personat e kontaktit qe Dega ka, drejtuesit e bankave bashkepunetore (CREDINS,
SOCIETE GENERALE, ETJ) si dhe cdo kontakt tjeter, me qellim marrjen e kontakteve te bizneseve te
ndryshme qe kane marredhenie me kete institucione financiare per tu kontaktuar nga SiCRED me qellim
prezantimin e produkteve te SiCRED.

Te gjitha informacionet e marra nga kontaktet e kryera duhet te regjistrohen ne formatin e raportimit javor. Per
takimet e vendosura do te kontaktohet menjehere Drejtoria e Shitjeve me qellim programimin dhe pergatitjen e
materialeve perkatese te cilat do ti prezantohen klientit. Takimi do te kryhet sipas rastit me pjesmarrjen e personelit
te Deges SiCRED dhe te pakten nje personel nga Drejtoria e Shitjeve.

Duke vleresuar se potenciali Juaj dhe i Deges SiCRED eshte shume me i madh nga ceshte bere deri me sot, Drejtoria e
Shitjeve ne vijim do te jete e gatshme dhe e angazhuar plotesisht per tju mbeshtetetur ne punen Tuaj per rritjen e
volumeve te punes ne cdo Dege SiCRED.

Velo HAZIZAJ
Specialist i Marrjes ne Sigurim

You might also like