Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 3

PËRBËRJA E MATERJES DHE STRUKTURA E ATOMIT

Që të mundet të kuptohen dukuritë elektrike, së pari duhet të fi tojmë dituri

të caktuara për përbërjen e materies. Materia është e gjithë ajo që na rrethon. Ajo

karakterizohet me dy madhësi themelore – masa dhe energjia. Masa është njësi për

sasinë e materies në trup, e energjia është aftësi e trupit që të kryej ndonjë punë të

caktuar. Sipas zakonit për ekuivalencë të masës dhe energjisë, të zbuluar nga Ajnshtajni, masa
është njësi për përmbajtjen e energjisë në trup dhe është ekuivalent i

tij. Materia në realitet më së shumti është në formë të bashkëdyzimeve të ndryshme

dhe kombinime të atyre. Kuptimet bashkëkohore për përbërjen e materies janë të

bazuara në natyrën e saj të diskontinuar.

Për shkak se sikur të gjithë materialet tjera, edhe materialet elektroteknike janë

të përbëra nga atome, duhet që në fi llim të jepet një vështrim në strukturën e atomit,

mënyrave në të cilat atomet janë të lidhur mes veti dhe radhitja e tyre hapësinore, që

të mund të njoftohen karakteristikat e atyre materialeve elektroteknike.

Atomi është thërmia më e vogël e materies e cila mund të bën pjesë në reaksion kimik të
caktuar. Sipas teorisë atomike bashkëkohore, secili atom përbëhet nga

thërmi elementare (protone, neutrone dhe elektrone), të cilat mes veti dallohen sipas

elektrizimit dhe masës dhe gjenden në pjesë të ndryshme të atomit. Atomi përbëhet

nga bërthama, e përbërë nga protone dhe neutrone dhe mbështjellësit elektronik,

në të cilin gjenden elektronet. Numri i protoneve në bërthamë është i barabartë me

numrin e elektroneve në mbështjellësin elektronik, dhe për atë shkak atomi është

elektroneutral. Protonet, neutronet dhe elektronet në të gjitjë atomet e të gjithë elementeve


janë të njëjtë, por elementet kanë veçori të ndryshme, për shkak se numri

i këtyre thërmive elementare në ato është i ndryshëm.

Elektroni ka ndikim të madh mbi dukuritë elektrike të elementit kimik. Sasia

e elektrizimit të elektronit është elektrizim negativ, i cili qyhet sasi elementare e

elektrizimit dhe është 1.6*10-19C. Elektroni ka masë shumë të vogël m=9.1*10-31kg.


Ai lëviz rreth bërthamës nëpër orbita të caktuara. Protoni është thërmi elementare e

elektrizuar pozitivisht. Neutroni është elektroneutral. Masa e tij përafërsisht është e

afërt me masën e protonit. Numri i protoneve në bërthamë quhet numër atomik apo

numër rendor dhe ai e përcakton vendin e elementit në sistemin periodik të elementeve.

Atomi më i thjeshtë është atomi i hidrogjenit. Ai përmban vetëm nga një proton

dhe një elektron. Atomet e elementeve tjera përmbajnë më tepër protone, neutrone

dhe elektrone. Në fi g. 1. 1. është dhënë struktura e atomit.

4 HYRJE NË MATERIALET ELEKTRO-TEKNIKE

4 HYRJE NË MATERIALET ELEKTRO-TEKNIKE

Numri i protoneve dhe elektroneve në kornizën e një atomi është i njëjtë, dhe

sasia e elektricitetit pozitiv dhe negative është e njëjtë te atomi, dhe atomi është

neutral sipas elektricitetit. Elektronet sillen nëpër rrugë të caktuara të cilat gjenden

në mbështjellës. Mbështjellësi është hapësirë e një topi dhe në të gjenden më tepër

rrethe nëpër të cilët sillet elektroni. Mbështjellësi i parë afër bërthamës përmban 2

elektrone, i dyti 8 etj. Mbështjellësi i fundit përmban prej 1 deri më 8 elektrone, të cilët

quhen valent. Nëse ndonjë mbështjellës është i plotësuar, në atë nuk mund të hyjnë

elektrone të reja.

Elektron

Proton

Neutron

Bërthamë

Fig. 1.1 Struktura e atomit

Numri i masës është shuma e protoneve dhe neutroneve në bërthamë. Deri

më vitin 2007 kanë qenë të njohur 117 elemente (94 janë natyror, e të tjerët të fi tuar

si rezultat i radioaktivitetit). Këto elemente grupohen në sistemin periodik të elementeve të


Mendelevit, i cili ka 8 grupe të elementeve (7 grupe dhe një nulta grup). Numri
i grupeve përshtatet me numrin e elektroneve në nivelin e fundit velent-energjetik. Në

nulta grupin gjenden metalet fi snik (helium, neoni, argoni, kriptoni etj) me konfi guracion
elektronik stabil. Në grupin e parë, të dytë dhe të tretë gjenden metalet (bakri,

ari, argjendi, zinku, alumini etj.) dhe ato që të arrijnë konfi guracion elektrik stabil,

japin elektrode dhe formohen jone pozitive dhe ato janë elementet elektropozitive.

Në grupin e pestë, gjashtë dhe të shtatë gjenden jometalet (fosfori, arseni, seleni,

klori etj) të cilët më së shpeshti pranojnë elektrone dhe ndërtojnë jon negative dhe

ato janë elemente elektronegativ. Elementet e grupit të katërt (karboni, siliciumi, germaniumi
etj.) as nuk pranojnë e as nuk lëshojnë elektrone, por i mbajnë.

You might also like