Udhezuesi I Familjes Nxitni Suksesin e Femive Tuaj Ne Matematike

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Udhëzuesi i familjes - Nxitja e suksesit

të fëmijës në matematikë
Nxitni suksesin e fëmijëve tuaj ne matematike - National Council of Teachers of Mathematics

Udhëzuesi i familjes - Nxitja e suksesit të fëmijës në matematikë


Udhëzuesi i familjes - Nxitja e suksesit të fëmijës në matematikë (1)

Ide për ta ndihmuar fëmijën tuaj që të ketë sukses dhe ta shijoj matematiken

1. Bëhu pozitiv!

Nëse ju keni qëndrim negativ ndaj matematikës, shanset janë që edhe fëmija juaj do të ketë
gjithashtu. Ndihmojeni fëmijën tuaj ta përvetësoi qëndrimin "mund ta bëjë" duke i lavdëruar
përpjekjet e tij sikurse i lavdëron arritjet e tij. Pranoje faktin se matematika mund të jetë nganjëherë
sfiduese dhe se këmbëngulja dhe të angazhuarit fort janë çelësa të suksesit. Lidheni mësimin e
matematikës me gjëra të tjera që kërkojnë fort punë e këmbëngulësi, sikurse që kërkojnë përgatitjet
në një sport. Përpjekjet e mundimshme për një kohë të gjatë në matematikë janë normale dhe në të
vërtetë të çmuara e të domosdoshme për ta kuptuar matematikën.

2. Lidhe matematikën me jetën e përditshme

Çdo ditë, njerëzit përballën me situata ku përfshihet matematika, sikurse përcaktimi nëse dikush ka
mjaftueshëm para për të blerë një listë gjërash në dyqan, leximin e një harte për ta kuptuar se ku
gjendet dikush, përzgjedhjes së rrugës më të shkurtë për në destinacion, ndërtimin e një orari, ose
përcaktimin e çmimit të një artikulli në shitje. Ndihmoje fëmijën tënd ta kuptoj se matematika është
pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Sugjerime se si mund ta diskutoni përfshirjen e
matematikes në aktivitetet e përditshme me fëmijën tuaj në shkollë fillore apo të mesme do t'i gjeni
në fund të këtij seksioni[1].

3. Bëje matematikë argëtuese

Luani lojëra në tabelë, zgjidhni enigma, luani lojëra që ua ngacmojnë trurin fëmijës tuaj. Fëmija juaj
do t'i pëlqej dhe shijoj këto aktivitete derisa ja shtojnë të menduarit matematik. Shkoqiti dhe vej në
pah çështjet matematikore që përfshihen në këto lojëra dhe diskuto me fëmijën tënd për strategjitë
që ai i përdor.

4. Mëso për karrierat që lidhën me matematikën

Matematika është bazë e një morie karrierash interesante. Hulumto karriera të ndryshme me
fëmijën tënd dhe gjeni çfarë ai duhet të bëj tani që të përgatitë për këto opsione. Ndihmojeni
fëmijën tuaj ta kuptoj se lëndët në shkollë që ai mëson dhe notat që merr do të ndikojnë në të
ardhmen. Një burim i informacionit rreth shumë karrierave të mundshme që përfshijnë
matematikën është "Ide për karrierë për fëmijët që ju pëlqen matematika"(Carrer Ideas for Kids
Who Like Math) nga Diane Lindsey Reeves.

5. Keni pritshmëri të mëdha

Tradicionalisht në Amerikën Veriore ka mbizotëruar mendimi se matematikën mund ta mësojnë


vetëm disa nxënës[2]. Për shembull, praktika e ndarjes së nxënësve në klasa sipas moshës [3]
vazhdimisht i ka dëmtuar grupe nxënësish nëpër klasa ku e gjithë vëmendja, koha dhe energjia janë
shpenzuar në improvizim dhe nuk janë trajtuar çështjet bazike e thelbësore matematikore. Shumë
student, veçanërisht të varfëritë, ata me nevoja të veçanta, femrat, fëmijët nga minoritetet raciale
kanë qenë viktima të pritjeve të ulëta. Sot ne jemi të udhëhequr nga vizioni i matematikës për të
gjithë. Ju nuk prisni që fëmija juaj të mos dijë të lexoj; njësoj, ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të
mos dijë matematikë. Qëndrimet dhe pritjet e juaja kanë ndikim vendimtarë në mundësitë që do t'i
ofrojë e ardhmja fëmijës tënd. Kumtojani pritjet e mëdha fëmijës tënd dhe mësuesve, arsimtarëve,
profesorëve, kujdestarëve dhe administratorëve të tij. Sigurohuni që fëmija juaj të ketë mundësi të
njëjta në matematikë si të gjithë të tjerët dhe po merr matematikën në nivelet më të larta[4] në
secilin vit përgjatë gjithë shkollës së mesme.

6. Përkrahe në detyrat e shtëpisë, mos ja bëj ato!

Detyrat e shtëpisë mund të shkaktojnë telashe në secilën familje. Merreni shtruar dhe kujtojeni
detyrat e kujt janë. Nëse ju merrni përsipër për t'i bërë detyrat e shtëpisë për fëmijën tuaj, ju do ta
shtyni atë të dorëzohet lehtë ose kërkoj ndihmë në problemet sfiduese. Nëse ju bëni panik kur nuk
dini si t'i zgjidhni detyrat e tij në matematikë, ju mund të sinjalizoni mendime negative për
matematikën te fëmija juaj. Fëmija juaj nuk ka gjasa të jetë i shkathët, këmbëngulës, ose i sigurt nëse
reagoni në njërën nga këto mënyra.

Mendojeni vetën më shumë si një udhërrëfyes sesa si një mësues i fëmijës tua. Roli juaj nuk është
vetëm ta përkrahni atë por edhe ta ndihmoni të merr përgjegjësi për vetën. Ju mund t'ia lehtësoni
fëmijës tuaj detyrat e shtëpisë duke i bërë pyetje dhe duke ia dëgjuar përgjigjet. Veprimi i thjeshtë i
të i të kërkuarit fëmijës ta shpjegoj diçka me zë shpesh mund ta ndihmoj atë që ta kuptoj problemin.
Gjithashtu inkurajojeni fëmijën tuaj që t'i paraqes të gjitha kalkulimet ose ta përshkruaj procesin e tij
të të menduarit në letër për ta ndihmuar zgjidhjen e një problemi. Kjo mbajtje e shënimeve i jep
nxënësit mundësi për ta rishikuar ose rishqyrtuar ose edhe për të gjetur dhe rregulluar një gabim.
Kjo gjithashtu mund t'i jap mësuesit informacione të dobishme rreth procesit të të kuptuarit dhe
arsyetuarit të studentit.
"Çdo ditë njerëz përballën me situata në të cilat përfshihet matematika"

Burimi:

A family's guide: Fostering your child's success in school mathematics (Udhëzuesi i familjes : Nxitja e
suksesit të fëmijës në matematikë)

The National Council of Teachers of MAthematics (Inc) [US]

https://illuminations.nctm.org/uploadedFiles/Activities_Home/FamilyGuide_FullText.pdf

Përktheu:

Alban Murturi

_____________________________________

Shënime të përkthyesit

[1] Sugjerimet do t'i gjeni në artikullin e radhës "Mësojmë matematikë së bashku - Situata të
përditshme".

[2] I njëjti qëndrim mbizotëron edhe te ne.

[3] E njëjta ndarje është edhe te ne në të gjitha shkollat publike, por në disa shkolla private ndarja e
nxënësve në klasë bëhet sipas nivelit të tij në secilën lëndë.

[4] Në Kosovë në shkollat publike të gjithë nxënësit e një klase i kanë lëndët në të njëjtin nivel, nuk
ka ndarje p.sh. dikush në klasën e "Matematikës së avancuar" e dikush në atë të "Matematikës
mesatare". Mirëpo ndarje të tilla bëhen nganjëherë në disa shkolla private.
Udhëzuesi i familjes - Nxitja e suksesit të fëmijës në matematikë (2)

Mbështetja e fëmijës tuaj gjatë viteve

Viteve të shkollës fillore (deri në klasën e 5-të)

Fëmijët e vegjël janë natyrshëm kureshtarë dhe të etur për ta eksploruar botën. Edhe para se të
hynë në shkollë, fëmijët përvetësojnë një sasi të konsiderueshme të njohurive dhe të të kuptuarit të
matematikës. Derisa kalojnë nëpër klasat e shkollës fillore, nxënësit mund të humbin interesimin për
matematikën kur fillojnë ta shohin atë si thjesht mësim përmendësh i procedurave. Ju mund ta
nxisni interesimin e fëmijës tuaj duke e inkurajuar atë të mendoj për përdorimin e matematikës
rreth situatave të përditshme.

Viteve të shkollës së mesme të ultë (klasa 6-9)

Fëmija juaj është duke përjetuar ndryshime fizike, emocionale dhe intelektuale, dhe është duke
formuar pikëpamje rreth aftësive dhe interesave të tij, dhe qëndrimit ndaj matematikës. Për fat të
keq, shumë fëmijë fillojnë ta shijojnë më pak matematikën gjatë këtyre viteve dhe shpesh mendojnë
negativisht rreth aftësive të tyre. Matematika e shkollës së mesme të ultë vendos bazën e cila e
përcakton suksesin e fëmijës tuaj në të gjitha lëndët e matematikës në shkollën e mesme të lartë.
Nxënësit e shkollës së mesme të ultë do të vazhdojnë ta çmojnë dhe shijojnë matematikën nëse ata
do ta gjejnë atë sfiduese po edhe në të njëjtë kohë të gjejnë përkrahje edhe në klasë edhe në shtëpi.

Vitet e shkollës së mesme të lartë (klasat 10-12)

Fëmija juaj po vazhdon të zhvillohet në shumë drejtime. Për shkak se interesat dhe aspiratat e
fëmijës tuaj mund të ndryshojnë përgjatë dhe pas shkollës së mesme, ai duhet ta përfundoj shkollën
e mesme duke qenë i përgatitur për një shumëllojshmëri të karrierave dhe opsioneve të edukimit.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të kuptoi pse ai duhet ta mësoj matematikën në secilën prej klasave të
shkollës së mesme edhe nëse ai nuk dëshiron të vazhdojë me fusha që lidhën me matematikën ose
teknologjinë.

Derisa kalojnë vitet, vazhdimisht bëhet më sfiduese t'i mbash nxënësit të interesuar në detyrat e
shkollës derisa shokët dhe aktivitetet e jashtme konkurrojnë për ta ia marrë vëmendjen. Ju mund ta
gjeni veten duke bërë përpjekje të mundimshme që ta mbani fëmijën tuaj të përfshirë dhe të
vetëdijshëm gjatë shkollës së mesme të ultë dhe të mesme të lartë. Ju mundë të keni kohë të
vështira derisa ju duhet të njihni shumë mësimdhënës, ju mund të mos ndiheni rehat me
matematikën që fëmija juaj mëson ose fëmija juaj nuk dëshiron të jetë aq i përfshirë sa ishte më
parë. Megjithëse përfshirja juaj mund të ndryshoj përderisa fëmija juaj rritet, por përkrahja juaj
duhet të mbetet e njëjtë, ajo është po aq e rëndësishme sa në klasat e para në shkollën fillore.
Poshtë mund t'i gjeni sugjerimet se si ta përkrahni fëmijën tuaj derisa ai rritet:

 Ndihmojeni fëmijën tuaj të zhvilloj shprehi të mira të të studiuarit dhe menaxhimit të kohës
(p.sh. të mos pres për të mësuar deri natën para testit të matematikës)
 Jepni fëmijës tuaj liri që ai vet ti merr vendimet rreth detyrave të shkollës, por gjithashtu
keni pritje të larta që ai do t'i kryej detyrat me kualitet të lartë dhe me kohë.
 Ndihmojeni fëmijën tuaj të zgjedhë një kohë të rregullt për të studiuar. Disa adoleshentë
punojnë më mirë menjëherë pas shkollës, përderisa disa të tjerë kanë më shumë energji
vonë në mbrëmje.
 Bisedoni hapur me fëmijën tuaj për rëndësinë e shkollës dhe çfarëdo problemi apo konflikti
që mund të ketë.
 Vazhdo të vendosësh limite në gjëra si koha e shpenzuar në televizion, koha e shpenzuar në
punët part-time apo të ndenjurit në shtëpi mbrëmjen para ditës së mësimit.
 Stimulojeni fëmijën tuaj që të mos ketë frikë të kërkoj ndihmë nga mësuesi ose ndonjë
nxënës tjetër. Kujtojani fëmijës tuaj që mësimi i matematikës ka të bëjë më shumë me
vetëbesimin, këmbënguljen dhe të angazhuarit fort sesa me aftësitë natyrale.

Pyetje rreth programit të matematikës në shkollë

 Çfarë klasë të matematikës janë në dispozicion?


 A i futni të gjithë nxënësit në të njëjtën klasë të matematikës? Nëse jo, si i ndani në klasë të
ndryshme?
 Cila do të jetë klasa e radhës e matematikës që fëmija imë to të marrë?
 A do ta përgatisë ajo klasë fëmijën tim që të marrën klasën e matematikës së avancuar çdo
vit?
 Kur bëhen oraret për çdo vit?
 Si janë të përfshira familjet në vendimin për përzgjedhjes e klasave?
 Çfarë teknologjish janë në dispozicion në klasat e matematikës?
 Kur dhe si do ta di unë nëse fëmija im është duke pasur telashe? Çfarë duhet të bëjë unë
atëherë?
 A është ndonjë mbikëqyrës/tutor në dispozicion para, gjatë ose pas shkollës?
 A ofroni ndihmë një-për-një apo në një ambient grupi? Kur?
 A mund të na rekomandoni ndonjë tutor jashtë shkolle?
 Ku mund të gjejmë më shumë probleme matematikore për t'i ushtruar?
 A ka shkolla ndonjë program të veçantë për ata që mund të mbesin më mbrapa ose edhe
për të talentuarit?
 A merr shkolla pjesë në ndonjë garë të matematikës?
 A ofrojnë kolegjet ose universitetet afër ndonjë program për të talentuarit?

Pyetje për mësuesit e matematikës të fëmijës tuaj

 Çfarë matematike do të mësohet në klasë?


 Cilin libër dhe cilin material shtesë do ta përdorni këtë vit?
 A do t'i duhen fëmijës tim kalkulatori, vizorja, kompasi apo vegla tjera?
 Sa shumë detyra të shtëpisë pritet t'i jepni dhe sa kohë do ti marrën atë fëmijës çdo natë?
 A mund fëmija im të bashkëpunojë me nxënësit tjerë në detyrat e shtëpisë?
 Si duhet fëmija im ta zë hapin pas një mungese?
 Si i përcaktoni notat?
 Sa shpesh dhe kur do të na dërgoni një raport formal performancës së fëmijës tim?
 Si mund ta aranzhoj një konsultim prind-mësues?
 Çfarë, nëse ka, ndonjë test të standardizuar të matematikës, a do të merr pjesë fëmija im në
të këtë vit?
 Çfarë mund të bëjë për të ju ndihmuar?

Pyetje për t'ia bërë fëmijës

 Cilat ide të reja i mësove sot?


 Cila ishte ideja ose fakti më interesant që e mësove sot?
 Cila ishte gjëja më sfiduese që e bëre sot?
 Çfarë më së shumti ju bëri të ndiheni i suksesshëm?
 Cila ishte gjëja më argëtuese që ndodhi sot?

Pyetje dhe komente për ta përkrahur fëmijën në detyrat e shtëpisë në matematikë

 Cili është problemi me të cilin je duke u marrë?


 Çfarë po thonë udhëzimet?
 Cilat fjalë ose udhëzime nuk po i kupton?
 Prej ku mendon se duhet të ia fillosh?
 Çfarë tashmë din që mund të të ndihmoj gjatë problemit?
 Çfarë ke përfunduar deri tash?
 Ku mund të gjejmë ndihmë në libër ose shënime?
 A ke ndonjë problem të ngjashëm ta shikojmë?
 A mund ta vizatosh një skemë apo bësh një diagram rreth problemit?
 A mund të ma përshkruash çfarë të ka kërkuar mësuesi të bësh?
 Çfarë probleme sikur kjo keni pasur më parë?
 A mund të më tregosh ku ke ngecur?
 Kë mund ta pyesësh për ndihmë
 A mund ta zgjidhës këtë me kalkulator?
 A mund të kalosh në një tjetër problem dhe ti kthehesh këtij më vonë?
 Cili është numri për ndihmë për detyrat e shtëpisë?
 Ku mund të shikojmë për ndihmë në internet?
 Çfarë lloj pune të pjesshme pranon mësimdhënësi?
 A mund të shkosh para ose pas mësimit të kërkosh ndihmë nga mësuesi?

Burimi:

A family's guide: Fostering your child's success in school mathematics (Udhëzuesi i familjes : Nxitja e
suksesit të fëmijës në matematikë)

The National Council of Teachers of MAthematics (Inc) [US]

https://illuminations.nctm.org/uploadedFiles/Activities_Home/FamilyGuide_FullText.pdf

Përktheu:

Alban Murturi
Udhëzuesi i familjes - Nxitja e suksesit të fëmijës në matematikë (3)

Mësojmë matematikë së bashku - Situata të përditshme

"Matematika është kudo rreth nesh"

Matematika është kudo rreth nesh! Aktivitetet e mëposhtme paraqesin vetëm disa prej situatave të
përditshme ku përfshihet matematika dhe disa mënyra se si ju mund ta ushqeni zhvillimin e fëmijës
tuaj në matematikë derisa i bënë këto aktivitete.

Vitet e shkollës fillore

 Numëroni, numëroni dhe numëroni! Fëmijët e vogël duan të numërojnë gjithçka dhe çdo
gjë. Inkurajoni fëmijën tuaj të numërojë me zë të lartë numrin e blloqeve që ai ka, hapat për
tu ngjitur ose krismat në pjatën e tij.
 Praktikojeni klasifikimin duke i ndarë lojërat në bashkësi, sikur veturat, blloqet, ose kukullat.
Bëji pyetje lidhur me madhësinë ose sasinë: Cila është më e madhe? Cila është më e
madhja? Cila është më e vogël? Vila është më e vogla? A ke më shumë kukulla apo arinj? A
ke më pak kukulla apo më pak arinj?
 Gjej format gjeometrike dy dhe tredimensionale, të tilla si rrathë dhe sfera.
 Lejojeni fëmijën tuaj të ju ndihmoj ta shtroni tryezën. Një ditë palosni pecetat në formë
drejtkëndëshi, ditën tjetër në formë trekëndëshi. Kërkoni të gjej numrin e karrigeve të
nevojshme në përputhje me pjatat dhe të përcaktoj numrin e thikave pirunëve dhe lugëve të
nevojshme.
 Le ti klasifikoj fëmija juaj rrobat. Para larjes, le ti ndaj ato sipas ngjyrave ose anëtarëve të
familjes që i përkasin.
 Praktika e numërimit dhe bërjes së shkëmbimeve. Kërkoni nga fëmija juaj që të të ndihmoj
të kuptoni sa para keni në kuletë. Lejojeni atë ta llogaris sa duhet të paguhet dhe sa duhet të
kthehen si kusur i mbetur kur të bëhet një blerje.
 Përdore ndarjen për ta forcuar konceptin e pjesëtimit dhe thyesave. Sa biskota do të ketë
secili fëmijë, nëse tre fëmijë duhet të ndajnë nëntë biskota? Çka nëse një biskotë ka mbetur
dhe tre fëmijët duan ta ndajnë atë? Si duhet ta presim tortën e ditëlindjes që ti ushqejmë
me të 12 persona?
 Përfshijë matjet derisa bëni aktivitete të përditshme, si gatim, punë në kopsht, ndonjë punë
artizanale ose projekte për përmirësimin e shtëpisë. Praktikoni matjen e gjërave me vizore,
shiritin matës, matjen me gota dhe peshore.
 Përdore kuzhinën për t'i përforcuar konceptet dhe shkathtësitë matematikore. Fëmija juaj
mund ta praktikoj klasifikimin duke i larguar gjerat ushqimore nga tryeza dhe mund ta
praktikoj matjen e përbërësve të një ushqimi duke ju ndihmuar të gatuani. Fëmijët më të
mëdhenj mund të përcaktojnë se si ti përshtatin përbërësit që të gatuajnë vetëm gjysmën e
recetës. Pas gatimit, fëmija juaj do ta praktikoj shkathtësinë e perceptimit dhe planifikimit
të hapësirave tredimensionale duke përcaktuar enën me madhësinë e duhur për ta përdorur
për të lënat.
 Numrat janë kudo rreth nesh! Shiko kudo në ambientin që na rrethon (p.sh. adresat,
statistikat e sportit, parashikimi i motit, targat e automobilave, çmimet ), dhe diskutoni rreth
asaj se çfarë nënkuptojnë dhe si janë përdorur.
 Bëjë skica dhe grafikë për ta ndihmuar fëmijën tuaj të organizoi informacionet dhe të mbajë
shënime e t'i ndjek të dhënat. Fëmija i cili është duke kursyer për të blerë një gjë, mund të
krijoj një tabelë ose grafik për ta parë sa mund të ruaj për një kohë të caktuar. Bëni pyetje
fëmijës suaj si: Sa para i keni tani? Edhe sa duhet ti kurseni? Për sa kohë ju duhet që t'i
kurseni ato?
 Le t'ua tregoj fëmija juaj çmimet e artikujve derisa i zgjedhni ato në shitoret ushqimore.
Fëmijët më të rritur mund të ju ndihmojnë në përzgjedhjen e artikujve më të mirë për t'i
blerë dhe përcaktojnë çmimin total të faturës para pagesës.
 Vendosni një produkt në një platformë për shitje. Bëni dallimin, llogarisni fitimin ose
humbjen.
 Praktikoni përafrimin. Të rriturit përdorin përafrimin në vend se të gjejnë përgjigje të sakta
80% të rasteve. Bisedoni me fëmijën tuaj rreth situatave që ju e përdorni përafrimin. Kërkoni
nga fëmija juaj që të trajtoj një shembull të përafrimit dhe diskutoni për strategjinë. Ndani
edhe ju me të një shembull të tillë dhe shpaloseni edhe strategjinë. Krahasojeni përafrimin
tënd me rezultatin e saktë për ta parë nëse strategjia dhe përafrimi që ju bëtë ishin të
arsyeshme.

Vitet e shkollës së mesme të ultë dhe të lartë

"Mësimi i matematikës së avancuar nuk është shkathtësi në klasë, por shkathtësi në jetë"
 Lexoni oraret, sikur ato të programeve të televizioneve apo oraret e autobusëve, për tu
informuar.
 Diskutoni skicat, tabelat dhe grafikët nga gazetat dhe revistat. Kërkoni nga fëmija juaj që të
iu shpjegojë se çfarë tregojnë datat. Në një grafik i cili tregon se çfarë pëlqejnë fëmijët të
bëjnë para se të flenë (të shikojnë televizion, të luajnë lojëra në kompjuter, të lexojnë etj), ju
mund t'i bëni pyetje si: "Çfarë pëlqejnë të bëjnë para gjumit më shumë se gjysma e
fëmijëve?"
 Shikoni një hartë me fëmijën tuaj dhe gjeni sa do të ju marrë kohë një udhëtim dhe në çfarë
kohe duhet të niseni për të arritur në kohë. Llogaritni benzinën për atë pjesë të rrugës dhe
vlerësojeni çmimin total të benzinës që nevojitet për udhëtimin tuaj.
 Jepni fëmijës tuaj të holla dhe përgjegjësinë për të blerë rroba dhe gjëra tjera. Inkurajojeni
fëmijën tuaj t'i krahasoi çmimet dhe të gjej sa do të kursej nga artikujt me lirim. Për
shembull, sa do të kursej nga një palë këpucë që kanë një lirim prej 30%.
 Hapni një llogari kursimi. Bashkë me fëmijën tënd mbani shënime rreth depozitave,
tërheqjeve dhe interesit dhe krahasoni këto të dhëna me raportet mujore të bankës.
Hulumtoni më fëmijën tuaj mundësi tjera të investimeve, si interesi i depozitit ose fondi i
tregut financiar.
 Inkurajojeni fëmijën i cili është entuziast i sporteve të mbaj shënime rreth rezultateve dhe
statistikave. Ai mund t'i mbledh të dhënat nga gazetat, nga interneti dhe t'i përdorë këto të
dhëna për të bërë parashikime për performancen në të ardhmen. Ai mund të bëjë paraqitjen
grafike të ndryshimeve, për shembull, pikët mesatare të shënuara për lojë për një lojtar të
preferuar të basketbollit. Gjithashtu, fëmija juaj mund të mbajë shënime për performancat
personale nëse ai është i përfshirë në një sport.
 Vendoseni vëmendjen në familjen tuaj në mësimet e tërthorta rreth parave dhe rëndësinë e
të shpenzuarit mençur. Për shembull, nëse jeni në prag të një ristrukturimi të menaxhimit të
ekonomisë familjare ose marrjes së një borxhi, bisedoni me fëmijën tuaj rreth procesit dhe
rezultateve. Nëse doni të merrni një borxh për të blerë një automobil të ri, bisedoni me
fëmijën tuaj rreth gjërave pro dhe kundër për opsionin financiar 3 vjeçar dhe atë 5 vjeçar.
Vizitojeni faqen www.themint.org për ide për ta ndihmuar fëmijën tuaj në shkollë të mesme
të ultë ose të lartë t'i kuptojë më mirë paratë dhe financat.
 Bëni me fëmijën tuaj që vijon mësimet në kolegj një grafik për të krahasuar shpenzimet e
shkollimit, banimit dhe ushqimit me kolegjet tjera, së bashku me mundësitë për bursë dhe
format tjera të përkrahjes financiare. Llogaritni vlerën totale përfshirë edhe interesin e
kredisë.
Përfundim

Përfshirja e familjes është një element thelbësor për suksesin e një nxënësi në matematikë. Ti je një
nga mbështetësi më të vlefshme për fëmijën tënd. NCTM(National Council of Teachers of
Mathematics) e vlerëson përpjekjen tuaj të vazhdueshme për të qëndruar i informuar rreth
mënyrave për ta përkrahur zhvillimin e fëmijës tënd në matematikë. Së bashku me familjet dhe
edukatorët mund të sigurohemi që nxënësit t'i arrijnë kualitetet më të larta në matematikë.

"Përfshirja është një element thelbësor"

Burimi:

A family's guide: Fostering your child's success in school mathematics (Udhëzuesi i familjes : Nxitja e
suksesit të fëmijës në matematikë)

The National Council of Teachers of MAthematics (Inc) [US]

https://illuminations.nctm.org/uploadedFiles/Activities_Home/FamilyGuide_FullText.pdf

Përktheu:

Alban Murturi

You might also like