Rruga e Xhenetit Dhe Rruga e Zjarrit

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Rruga e Xhenetit dhe Rruga e Zjarrit

Shkruar nga: Ali Tantaui

Në mesin tonë, në vendet arabe, u shfaqën disa ide të çuditshme, ide të cilat i kemi
dëgjuar që të vegjël. Këto ide u përçuan tek ne në kohën e kolonializmit dhe sot
jehonën e tyre e përcjellin ata që u edukuan dje nëpër shkollat e tyre; shumë të rinj u
besojnë sot këtyre fjalëve dhe kujtojnë –për shkak të heshtjes sonë dhe mos
kundërshtimit- se ato janë të vërteta të pakundërshtueshme.
Ndër këto ide që qarkullojnë në mes nesh ka të tilla si: “Zotit i përket feja ndërsa
atdheu u përket të gjithëve” apo “Feja është e ndarë nga politika” apo kur i emërtojnë
dijetarët muslimanë si njerëzit e fesë.
Fjalë të tilla gjen shumë, një pjesë e njerëzve i besojnë ato si të vërteta dhe një pjesë
pyesin për saktësinë e tyre, sepse dyshojnë në vërtetësinë e tyre.
Nuk mund të jepet një gjykim për këto fjalë nëse nuk njohim më parë së çfarë do të
thotë fjala “fe”.
Ata që i kanë sjellë këto slogane mes nesh, janë të krishterët dhe ne i kemi marrë prej
tyre dhe më pas i kemi praktikuar për fenë islame, ndërkohë që fjala “fe” tek ne ka një
tjetër kuptim nga fjala “fe” tek ata.
Feja tek të krishterët, sipas asaj që përmendet nëpër disa enciklopedi të njohura, si ajo
britanike apo Larus-i francez, është ajo që përcakton lidhjen ndërmjet njeriut dhe
Zotit. Pra feja sipas tyre ngushtohet brenda asaj që përmban kisha si institucion dhe
nuk ka lidhje me pjesën tjetër të jetës, me sistemin e marrëdhënieve ndër njerëzore
dhe kjo gjë tek ne korrespondon me atë që ka të bëjë me adhurimet, me faljen
agjërimin etj.
Por nga ky këndvështrim Islami nuk është vetëm fe, sepse ai nuk kufizohet vetëm tek
adhurimet. Mjafton të shfletoni faqet e një libri të jurisprudencës islame (fikhu) dhe të
vështroni kapitujt e tij dhe do të gjeni në të kapituj që flasin për adhurimet dhe kjo i
përket asaj që njihet si “fe” tek të krishterët, do të shikoni kapituj që flasin për
marrëdhëniet ndër njerëzore, që përkon me atë që quhet “kodi civil”, do të shikoni
kapituj që flasin për martesën dhe divorcin dhe që korrespondon me atë që quhet
“kodi i familjes”, do të shikoni kapituj që flasin për luftërat dhe kjo korrespondon me
atë që quhet “marrëdhëniet ndërkombëtare”, do të shikoni kapituj që flasin për
udhëheqjen e madhe (el-imametu el-udhma) dhe që korrespondon me atë që quhet “e
drejta kushtetuese”, do të gjeni kapitullin e ndëshkimeve dhe kjo korrespondon me
“kodin penal”, do të gjeni edhe kapituj që flasin për testamentet, për trashëgiminë dhe
për etikën.
Pra Islami është fe, kod civil, kod penal, kushtetutë dhe ligj ndërkombëtar, si edhe
moral e etikë.
Nëse ata flasin për ndarjen në mes fesë dhe politikës dhe e pranojmë këtë fjalë, kjo do
të thotë për ne se adhurimet nuk duhet t’i përziejmë me politikën dhe natyrisht që
adhurimet nuk kanë si të futen në çështjet e politikës dhe as politika nuk futet në
çështjet e adhurimeve. Por nëse vetë politika është pjesë e fesë sonë, si t’ia bëjmë? Me
politikë nuk kam për qëllim përplasjet partiake dhe as konkurrencën e partive për të
marrë vende në qeverisje, por as garën elektorale për të fituar vendet në parlament,
por kam si qëllim parimet e politikës dhe vijat e saj të përgjithshme.
Nëse të krishterët i quajnë priftërinjtë e tyre si njerëzit e fesë, kjo vjen sepse
priftërinjtë nuk kanë punë tjetër veç kryerjes së riteve të lutjeve, meshave apo edhe
dëgjimit të rrëfimeve. Ndërsa dijetari mysliman është njeriu i fesë dhe njeriu i botës,

1
sepse feja dhe bota në Islam janë bashkë dhe nuk ndahen dhe jo siç thonë disa
predikues të paditur, se ato janë si dy shemra që nuk duhen mes tyre.
Nëse të krishterët thonë se i pasuri nuk hyn në parajsën e qiellit, Islami e ka quajtur
pasurinë në Kuran si mirësi. Në të thuhet “Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit
prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri (hajr-mirësi) për të lënë pas, atëherë të
lërë testamentin në mënyrë të drejtë...” 1 Dhe po ashtu për njeriun thotë: “Vërtet, ai
është i babëzitur për pasuri (hajr-mirësi).”2 Dhe në Islam si i pasuri që falënderon
Zotin edhe i varfëri që bën durim, janë njëlloj në vlerën e tyre tek Zoti.
Nëse feja e krishterë, pasuesve të saj u obligon që nëse të bien në njërën faqe duhet t’i
kthesh tjetrën, atij që të ka rënë, Islami i ka urdhëruar që armiqësisë t’i përgjigjen me
të njëjtën monedhë, por pa e kaluar cakun “Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni
të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju!” 3 Dhe përsëri thotë: “Shpërblimi
për të keqen është i njëjtë me atë të keqe.” 4 dhe kësaj i thonë drejtësi. E Zoti po
ashtu thotë më pas: “Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut.” Dhe
kjo është bamirësi, e Allahu urdhëron të mbahet drejtësia dhe të bëhet bamirësi.
Pra Islami i ka urdhëruar muslimanët ta zmbrapsin forcën e padrejtë dhe tiranike me
forcën dhe kundërpërgjigjen e drejtësisë. Nëse ngadhënjejnë mbi kundërshtarin dhe e
kanë në dorë atë, e më pas e falin atë, padyshim që falja është më e mirë. Muslimani
fal hakun e tij personal, sepse ajo është e drejta e tij, të cilën ai e lëshon nëse do, e
ndërsa hakun e Zotit, nuk i takon askujt ta lëshojë atë.
Islami atëherë është edhe fe edhe botë, është edhe adhurim, etikë edhe ligj dhe nuk i
shkon për shtat atij çka i shkon për shtat dikujt tjetër. Islami nuk ndahet nga politika,
sepse për shembull surja Et-teube, i përket Kuranit dhe flet për thelbin e politikës
ndërkombëtare, dhe a ta ndajmë këtë sure nga Kurani e ta fshijmë atë nga shtypja dhe
publikimi i tij?!
Islami mban zgjidhje për çdo problem të qenies njerëzore; në të gjen një sistem të
plotë ekonomik, ai është një sistem i drejtë mes dy të shtrembërve: në mes
kapitalizmit të padrejtë, të zhytur në diferencime sociale dhe komunizmit të padrejtë,
që përçmon individin.
Islami është për çdo vend dhe për çdo kohë.
Në Kuran dhe në Traditën Profetike do të gjejmë gjykim për transaksionet e ndryshme
financiare dhe bankare, por ne këto gjëra nuk i gjejmë të shprehura në mënyrë të
drejtpërdrejtë në librat e vjetër të Fikhut; e si mund të përmenden ato në këto libra kur
në kohën kur u shkruan këta libra në botë nuk ekzistonin bankat dhe as transaksionet
bankare?
Si mund të përmend për shembull libri i Fikhut El-mugni gjykimin për sigurimin e
makinës, ndërkohë që është shkruar para se të shpikej makina? Por edhe para se të
ekzistonte sistemi i sigurimeve?
Dijetarët tanë të hershëm muslimanë nga Kurani dhe Tradita Profetike kanë nxjerrë
zgjidhje të detajuara për problemet e kohës së tyre, ne sot na takon të nxjerrim
zgjidhje për problemet e kohës sonë.
Zgjidhja ekziston, por ajo kërkon studime dhe kërkime akademike për ta nxjerrë atë,
ashtu siç minierat që hapim nxjerrim metalet, që Allahu i ka vendosur në brendësi të
tokës.
Gjetja e këtyre zgjidhjeve është detyrim kolektiv për ata dijetarë muslimanë që
munden, por nëse asnjëri prej tyre nuk e bën këtë, atëherë të gjithë do të bien në

1
El-bekare: 180.
2
El-adijat: 8.
3
El-bekare: 194.
4
Esh-shura: 40.

2
gjynah. Dhe kjo mungesë e zgjidhjeve islame do t’i shtyjë pushtetarët që të marrin
ligjet e huaja, të cilat nuk burojnë nga e drejta islame dhe nuk janë bërë për vendet
myslimane. Ato u ngjajnë rrobave të gatshme, të prera dhe të qepura me një masë
fikse. Islami është një rrobë që na e ka prerë Allahu, sipas përmasave të trupit tonë, e
që mbulon të gjitha nevojat tona, realizon shpresat tona dhe na udhëheq ne në rrugën e
lumturisë në këtë botë dhe në atë të përtejme.
Ibn Kajimi –rahmet pastë- ia ka qëlluar të vërtetës kur thotë në librin e tij madhështor
“Rrugët e Gjykimit”, se pasiviteti, ngurtësimi i juristëve islamë dhe ngushtimi i
ligjit të gjerë të Allahut, i ka shtyrë pushtetarët që t’i marrin ligjet nga
jomyslimanët.
Gjatë kohës së bashkimit (në mes Sirisë dhe Egjiptit), kur unë kam qenë këshilltar në
gjykatën e apelit, në Kajro dhe në Damask, kishte diskutime në mes nesh dhe
këshilltarëve të tjerë për probleme të ndryshme. Në atë kohë unë shkrova një artikull
në revistën “El-kanun”, që botohej nga Ministria e Drejtësisë në Siri, me titullin
“Zgjidhje të vjetra për probleme të reja”. Në të pasqyrova zgjidhjet që kisha nxjerrë
nga librat e fikhut, për probleme të cilat njerëzit kujtojnë se kanë dalë sot për herë të
parë! Kush të dojë dhe ka mundësi le t’i kthehet dhe t’i shohë e t’i lexojë ato.
Një nga problemet tona është se ne shkojmë pas njerëzve, nuk shohim nëse ata ecin në
rrugën e drejtë apo në rrugën e shtrembër. Ky është modeli ynë në jetën tonë
individuale dhe atë shoqërore, aq sa ne kemi marrë nga të tjerët parimin e ndjekjes së
shumicës, edhe nëse kjo shumicë shkon në humbje.
Një nga shkaqet që na pengon ne të ndjekim rrugën e fesë, është pasimi i njerëzve.
Unë nuk po ju them juve: kundërshtoni njerëzit, mos respektoni zakonet, kur njerëzit
të mbathin këpucët në këmbë, ju varini ato në qafë, nëse ata flenë në shtretër, ju flini
në vaskën e banjës! Dhe as nuk po u them: nëse shikoni se njerëzit ecin në të djathtë
të rrugës ju shkoni në të majtë të saj, që të mos u ngjani atyre!
Por unë po ju them: merrni fenë si model. Nëse shikoni se njerëzit shkojnë në rrugën e
haramit ju mos u shkoni nga pas dhe mos u justifikoni me shumicën e njerëzve, sepse
njerëzit më së shumti janë në humbje, Allahu thotë: “Nëse i bindesh
shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të
shmangin nga rruga e Allahut.”5 Dhe thotë: “Shumica e njerëzve,
sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.” 6 A qëndron e vërteta
gjithmonë me shumicën?
Nëse tre mjekë të spitalit vendosin që i sëmuri duhet të operohet, ndërkohë që të gjithë
pastrueset, infermieret, rojet dhe sanitarët që mund të bëhen tridhjetë vetë, kërkojnë
që operacioni të mos bëhet, por të lihet mënjanë, a do të marrim mendimin e këtyre
tridhjetë pastrueseve, rojeve, infermiereve dhe sanitareve, apo do ndjekim mendimin e
tre mjekëve?
Nëse dy pilotë avioni kanë vendosur ta ulin avionin, sepse karburantit po i vjen fundi,
ndërsa pasagjerët, numri i të cilëve shkon tetëdhjetë vetë, kërkojnë të vazhdojë
fluturimi, sepse ata janë shumica dhe duhet ata të vendosin, cilin mendim do të
marrim?
O njerëz! E vërteta i bën njerëzit të njohur dhe nuk janë njerëzit ata që e bëjnë të
vërtetën të njohur.
Mendimi i një njeriu, që ka fakte të qarta, është më primar sesa mendimi i njëmijë
vetëve që kanë argument vetëm veten!

5
El-enam: 116.
6
Jusuf: 103.

3
Nëse numri i ndjekësve të së shtrembëtës arrin në njëqind milion apo edhe në një
miliard dhe në tokë mbetet vetëm një njeri në të vërtetën, ky njeri i vetëm do të ishte
në rrugën e drejtë dhe jo milionat e tjerë.
A nuk ju kujtohet se Hitleri dhe Musolini, e të tjerë diktatorë si puna e tyre, u
ligjëronin njerëzve gjëra të padrejta, si nazizmi dhe fashizmi dhe atyre u përgjigjeshin
me britma miliona; e ku janë sot këta miliona? Sa udhëheqës arab kemi parë tek u
ligjërojnë njerëzve që i dëgjojnë, por nuk i kuptojnë? Dhe argument për këtë është
vetë fakti se ata e ndërpresin ligjëruesin në mes të fjalisë, në mes kryefjalës dhe
kallëzuesit, në mes foljes dhe vepruesit, para se ai ta mbarojë mendimin, duke bërtitur,
thirrur dhe ulëritur si të çmendur! A nuk janë këta që bërtasin po ata njerëz që
bërtisnin për atë që ishte para tij? Ata përsëri do të mblidhen dhe do të bërtasin për atë
që do të vij pas tij! Do të thonë atë që u thuhet, dhe do të përsërisin atë që u jepet; ata i
bashkon daullja dhe i ndan shkopi! Jo! Zoti nuk do t’ia dijë për ta!
Thonë se nuk jeton vetëm se i shëndoshi dhe nuk mbetet vetëm se më i dobishmi, ky
është ligji i evolucionit tek ata, e ndoshta ky është një ligj prej ligjeve të Zotit për
krijesat. Nëse këto ideologji tokësore ateiste janë të shëndosha dhe janë më të
dobishmet, atëherë ato do të mbesin, por nëse feja e Zotit është e shëndosha dhe ajo
çka Allahu ka ligjëruar për njerëzit është më e dobishmja, padyshim që ai që mbetet
është Libri i Zotit, Libër të cilin Ai premtoi se do ta ruajë, dhe lajthitjet e kësaj epoke
do të shkojnë ashtu siç kanë shkuar para tyre me qindra lajthitje. Ku është sot ajo që
propagandonte Hitleri dhe Musolini? Koha do t’i zhdukë këto ideologji dhe në mes
njerëzve nuk do të mbesë kush që do t’i njohë, veç studentëve të niveleve pas
universitare. Do të vijë një ditë ndonjë student e do të pyesin se çfarë ishin këto
ideologji, ashtu siç shumë pyesin sot për karamitët, për mazadakët dhe manizmin?7
E pavërteta vjen edhe shkon, por përfundimi i takon të drejtës dhe të vërtetës.
Ndaj mos u mashtroni me përhapjen e së padrejtës, e së keqes! Mos dyshoni në
islamin tuaj, mos nxirrni përpara realitetin e njerëzve para vërtetësisë së fesë suaj.
Mos u bëni njerëz oportunist duke thënë: nëse njerëzit bëhen të mirë dhe ne bëhemi
dhe nëse ata bëhen të këqij edhe ne po kështu, nëse njerëzit e pranojnë fajdenë dhe
interesin bankar edhe ne e pranojmë, nëse njerëzit zhvishen dhe zbulohen edhe gratë
tona le të zhvishen dhe zbulohen si të tjerët.
Nëse njerëzit e lënë pas shpine Ligjin e Zotit dhe ndjekin ligjet e njerëzve dhe me to
gjykojnë mes tyre, a të veprojmë siç veprojnë njerëzit? Jo... por ndiqni të vërtetën dhe
të drejtën.
Shumë muslimanë sot kanë devijuar nga rruga e fesë dhe e kanë kthyer në diçka të
mirë atë që feja e konsideron si të keqe. Në disa vende myslimane një pjesë e njerëzve
i janë kthyer moralit të kohës së injorancës para islame, madje edhe më keq se ajo,
sepse në të kishte vërtetë shirk, që është koka e gjynaheve dhe belaja më e madhe, por
në atë kohë kishte edhe sinqeritet, burrëri dhe xhelozi për nderin. A keni dëgjuar apo
keni lexuar se në atë kohë nëpër festa përziheshin gra të zhveshura me burra të huaj,
se Ebu Lehebi kërcente me gruan e Ebu Xhehlit? A keni dëgjuar se gratë e asaj kohe
dilnin lakuriq para burrave të huaj, apo dilnin në plazh për tu larë para njerëzve dhe
vishnin vetëm rroba banje? A nuk ka sot në mes muslimanëve, njerëz të cilët e bëjnë
këtë?
Unë nuk po qortoj asnjë njeri me emër, dhe nuk po flas për ndonjë njeri konkret, sepse
ky është një fenomen i përhapur mes muslimanëve, ju e shihni dhe e njihni këtë gjë
dhe nuk keni nevojë për asnjë që tua tregojë.

7
Të parët i përkasin një sekti shiitë ekstremë, ndërsa të dytët dhe të tretët i përkasin sekteve dhe
ideologjive të dala nga Persia e hershme. (shën. përkth)

4
O vëllezër! Ajo që unë dua tu them, është të ndiqni gjykimin e fesë edhe nëse ajo nuk
përputhet me atë çka bëjnë njerëzit dhe mos ndiqni njerëzit nëse ata nuk pajtojnë me
fenë, sepse ata nuk kanë çfarë tu bëjnë juve para Zotit, e Zoti është Ai që ju ruan juve
prej njerëzve.
Kjo që po kërkoj nga ju, e di shumë mirë se është e vështirë për ju. Nuk mundet t’i
përgjigjet vetëm se ai që Zoti i jep forcë. Ne sot jetojmë në fundin e kohës, kohë për të
cilën i Dërguari i Allahut @ na ka lajmëruar se ai që kapet pas fesë së tij, është si të
mbante në dorë prushin.
Durimi ndaj prushit të kësaj bote është më i lehtë sesa durimi ndaj prushit të botës
tjetër. Kujtoni gjithmonë një thënie të Profetit @, të cilën do të dëshiroja që çdo njeri
prej nesh ta vendoste para tavolinës së tij apo ta varë në murin e shtëpisë së tij, që ta
shohë në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo thënie është fjala e Profetit @ që thotë: “Ai që
e kërkon kënaqësinë e Allahut edhe me pakënaqësinë e njerëzve, Allahu do të jetë i
kënaqur me të dhe do t’i kënaq edhe njerëzit me të. Dhe kush kërkon kënaqësinë e
njerëzve edhe kur Allahu është i pakënaqur, Allahu do të mbetet i pakënaqur me të
dhe do t’i bëjë edhe njerëzit të pakënaqur me të.”8
Në këtë cep të tokës ka shumë slogane dhe propagandë: propagandë majtiste e
djathtiste, propagandë nacionaliste dhe për parti, sekte e rryma të shumta, lërini të
gjitha dhe kapuni pas fesë islame.
Në librin tim të parë “Njohje e përgjithshme rreth fesë islame” kamë dhënë një
shembull: në një shkretëtirë të madhe ka një rrugë në të cilën kalojnë makinat, kjo
rrugë lidh vendet e populluara lindore me atë të populluara në perëndim. Në mes të
kësaj rruge ka vende ku rrebeshet kanë prishur asfaltin dhe e kanë shndërruar rrugën
në këto pjesë në gurishte dhe gropa, por që patjetër duhet të kalojmë mbi to, derisa
rruga të rregullohet.
Këtë rast e kanë shfrytëzuar disa banditë dhe ata janë të organizuar në grupe të shumta
në këtë vend imagjinar, duke hapur në krahë të rrugës kryesore dhe në vendet ku ajo
është prishur rrugë dytësore, të cilat i kanë shtruar në hyrje të tyre, për të mashtruar
njerëzit. Krahas kësaj në krah të këtyre rrugëve kanë ngritur kafene, klube dhe
restorante, nga të cilat dëgjohet të dalë zëri i këngëve dhe i muzikës. Një njeri që nuk i
njeh do të kujtojë se ato janë kafene dhe restorante reale, por ato nuk janë veçse vende
kurthesh, të cilat janë përgatitur për të zhvatur paratë e njerëzve, nëpërmjet pijes,
femrave dhe mjeteve të tjera. Ai që hyn në to nuk del vetëm se as asnjë lek në xhep, e
ndoshta edhe me ndonjë sëmundje që nuk i ndahet, derisa t’i ndahet shpirti nga trupi.
Qeveria gjithsesi ka vendosur në rrugën kryesore tabela paralajmëruese ndaj këtyre
gjërave dhe ka treguar rrugën që të shpie në vendin e kërkuar, pavarësisht se rruga
vende-vende është e keqe.
Nëse vjen në këtë vend dhe para teje do të shohësh rrugën e dëmtuar, që është gjithë
gurë dhe gropa, por sidoqoftë ajo të shpie në një vend të sigurt dhe të qetë, në qytetet
e mëdha ku ti kërkon të qëndrosh gjatë, dhe krahas tyre shikon edhe këto rrugë
dytësore, të lehta për tu kaluar dhe shtruara, në të cilat gjen ushqim dhe pije, kënaqësi
dhe rehati, por ai që i merr këto rrugë do të humbasë pasurinë dhe shëndetin e tij dhe
do të dalë prej tyre i sëmurë dhe i humbur, cilën nga këto rrugë do të ndjekësh?
A do të durosh vështirësitë e rrugës së drejtë, gropat dhe baltën e saj, duke shpresuar
se në fund do të mbërrish në një vend të qetë dhe të sigurt? Apo mos vallë je nga ata
që mashtrohen pas një kënaqësie të përkohshme, nëpër këto rrugët dytësore?
O njerëz! Ky shembull i ngjan tamam rrugës së Xhenetit dhe rrugës së Zjarrit.
Rruga e Xhenetit është e vështirë, por në fund të saj ajo të shpie në lumturinë e
pasosur. Rruga e Zjarrit është lehtë, por caku i saj të shpie në dëshpërimin pafund.
8
Ibn Hiban nr.276 dhe Ibn Asakir 20/54.

5
Xheneti është i rrethuar me gjëra të vështira, ndërsa Zjarri është i rrethuar me
kënaqësi epshore.
Për atë që të fton në Zjarr çdo gjë është e këndshme! Ai të thotë shiko këto lakuriqësi
të bukura, shijoji këto paratë haram, bëj çdo gjë që të pëlqen, çdo dëshirë dhe tek që të
vjen ndërmend, plotësoja qejfin vetes. Por edhe nëse inatosesh mund të godasësh kë të
duash, nëse dëshiron gjë merre atë dhe mos hezito, mos mendo vetëm se për çastin që
ti jeton, ndjehu i lirë për çdo gjë, mos e ça kokën për asgjë, mos e ço mendjen tek
vdekja dhe as mos e vrit mendjen për botën tjetër!
Të gjitha këto, janë gjëra të lehta për njerëzit dhe joshëse për trupin.
E keqja është e lehtë, sepse njeriu i keq të merr pas me vete aty ku të pëlqen, që të
shohësh çka të ka ëndja, nëpër disko e pub-e, për të kërcyer e për të parë femra
lakuriqe, për të përjetuar histori rozë, për të tu joshur pas tyre, por ndoshta nuk të
shpie direkt, por ngadalë dhe hap pas hapi.
E njeriu i mirë, ai besimtari, çfarë të ofron? Ai nuk të ofron gjë, vetëm se të privon të
pasosh tekat e tua. Nëse përpara të del një femër e bukur të thotë: mos e shiko! Nëse
vihesh para një fitimi haram, të thotë: mos e merr! Mos shko pas dëshirave dhe
epsheve të tua! Lëre gjumin tënd të këndshëm dhe ngrihu të falesh në agim herët!
Lëre dëshirën tënde për të ngrënë dhe agjëro në Ramazan! Shtrëngohu dhe shko në
haxh! Nëse dëgjon një përgojim dhe mendja të shkon të bëhesh pjesë e kësaj bisede,
të thotë: mos përgojo, por çohu nga biseda dhe largohu, nëse të pranishmit nuk e
ndryshojnë bisedën! Nëse gratë ndjekin modën dhe veshin rroba të shkurtra, ai të
thotë: mos bëj si ato, por mbulohu siç e kërkon feja!
Rruga e Xhenetit, fillimi i saj është i vështirë, por nëse duron vështirësitë e saj, ajo të
shpie në kënaqësinë pambarim
Rruga e Zjarrit fillimi i saj është i lehtë dhe i bukur, por nëse bukuria e saj të
mashtron, ajo do të shpjerë në vendin e trishtimit të përhershëm.
Kjo i ngjan nxënësit një natë para provimit; familjarët e tij janë mbledhur rreth
televizorit dhe po shohin një film të bukur, dhe qejfi ja ka të jetë me ta. Nëse ai i
shkon pas kësaj dëshire dhe i jep përparësi kësaj kënaqësie të përkohshme, do të
ngelet në provim. Por nëse e mund dëshirën e tij dhe shkon pranë librave dhe
leksioneve të tij, do ta shijojë kënaqësinë e shikimit që i jep filmit.
Forca qëndron tek kontrolli vetvetes.
Nëse nga radio dëgjon një bisedë fetare të mirë apo këtë e gjen në një libër a revistë
dhe nga një stacion tjetër dëgjon muzikë që pëlqen, të filan këngëtareje apo këngëtari
dhe e braktisë muzikën, për të dëgjuar bisedën që po mbahet, ti atëherë e ke vullnetin
të fortë, sepse more rrugën më të vështirë.
Ti po ngjitesh lart dhe ngjitja në lartësi gjithmonë është e vështirë, ndërsa rënia
poshtë përherë është lehtë.
Ndjekja e dëshirave dhe epsheve i ngjajnë një shkëmbi që bie nga maja e malit, lëvize
nga vendi i tij dhe ai do të bjerë pa vështirësi. Vështirësia qëndron në kthimin e tij atje
ku ishte.
Një depozitë e madhe uji është vendosur në majë të malit, nëse atë e shpojmë me
trepan, uji i saj do të rrjedhë në luginë me lehtësi të madhe, vështirësia qëndron për ta
kthyer atje ku ishte në fillim.
Ai që pëlqen rehatinë, nuk do të bezdiset, nuk do t’ia prishë qejfin vetes dhe as të
mbajë ndonjë barrë apo përgjegjësi, ky njeri nuk mund ecë në rrugën e Xhenetit.
Ai që kërkon të marrë rrugën e Xhenetit, duhet të përgatitet për vështirësitë dhe
lodhjet që ajo ka, ai duhet t’i rezistojë gjynaheve joshëse dhe të mos u afrohet atyre, të
durojë në kryerjen e detyrimeve të vështira dhe të mos i lër mangët ato.

6
“A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata
që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë
duruar?”9
Unë i shoh njerëzit se kur në radio apo diku tjetër tregohen thëniet e Profetit @, në të
cilat ka dritë dhe udhëzim, shumica e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi, vetëm në
momentin kur dëgjon të bëhet një lutje, apo kur dëgjon fjalë që nëse thuhen Zoti të
fal, apo të fut në Xhenet, ama nëse dëgjon diçka që kërkon punë, ai gati nuk ia vë
veshin asaj.
Mesa duket o vëllezër, ne nuk duam të punojmë, por duam të hymë në Xhenet me
fjalë.

9
Al-imran: 142.

You might also like