Ndarja e Temes

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Qellimet e ketij studimi;

1. Vlefshmeria e terapise kanalare.

2. Evidentimi i kohezgjatjes gjate te ciles nje trajtim konsiderohet i suksesshem

3. Faktoret qe ndikojne ne mosukses te terapise endodontike

4. Kujdesi i vecante qe duhet te tregojme gjate ritrajtimeve

5. Sa ndikon fakti nese pulpa ishte vitale ose nekrotike para trajtimit endodontik

Objektivat;

1. Evidentimi i faktoreve qe ndikojne negativisht ne jetegjatesine e nje procedure endodontike

2. Parandalimi dhe minimizimi nga ana e profesionistit i faktoreve jatrogjen

3. Vleresimi i sakte paraprak i rastit klinik dhe parashikim i ecurise se trajtimit.

4. Niveli i mbushjes dhe gjendja periapikale te dhembet qe kane kthesa apikale


Hyrja

Endodontics është dega e stomatologjisë që ka në thelb studimin e pulpës dentare dhe indeve
që rrethojnë rrënjët e një dhëmbi. "Endo" është fjala greke që ka korrelacion me fjalën "brenda"
dhe "odont" i referohet fjalës në shqip "dhëmb". Një endodontist është një dentist i
specializuar në ruajtjen e dhëmbëve. Duke rritur jetëgjatësinë e dhëmbit në kavitein oral, një
endodont mund t'ju ndihmojë të mbani buzëqeshjen tuaj natyrore, kështu që ju mund të
vazhdoni të konsumoni ushqimet tuaja të preferuara dhe të ruani shëndetin tuaj të
përgjithshëm oral. Asgjë nuk mund të krahasohet, të manifestohet më natyrshëm në aspektin
funksiononal si dhëmbi juaj natyral.(8)

\\\indent Trajtimi endodontik është mjaft i parashikueshëm në natyrë me përqindje të


raportuara të suksesit deri në 86-98\%. Sidoqoftë, në literaturë nuk ka pasur një konsensus mbi
definimin e qëndrueshëm të kritereve "sukses" të trajtimit endodontik. Po ashtu "dështimi" ka
përkufizime të ndryshueshme. Ajo është përcaktuar në disa studime si përsëritje e simptomave
klinike së bashku me praninë e një radiolucence periapikale.

\\\indent Një dhëmb i trajtuar endodontikisht duhet të vlerësohet si klinikisht ashtu edhe
radiografikisht për trajtimin e kanalit të saj në mënyrë që të konsiderohet i suksesshëm.
Pacienti duhet të caktohet për vezhgime periodike për të konstatuar nëse trajtimi ka rezultuar i
suksesshëm nëse dhe dhëmbi në fjalë është funksional. Shumë prej faktorëve jane implikuar në
dështimin e trajtimit endodonti.

\\\indent Ruajtja e denticionit natyror të një pacienti mbetet një rezultat i rëndësishëm në
sigurimin e shëndetit oral. Trajtimet endodontike kanë treguar të mbajnë me sukses dhëmbët e
kompromentuar të cilat janë shkatërruar, kariuar ose traumatizuar për shumë dekada.

\\\indent Rezultatet e terapisë dentare siç është diskutuar në literaturë bien në një nga katër
kategoritë: suksesi, mbijetesa me ndërhyrje, mbijetesa pa ndërhyrje dhe dështimi. Shumica e
studimeve endodontike përdorën termin "sukses" kur përshkruan rezultatet e trajtimit duke
përdorur parametrat klinik dhe radiografik për procesin e vlerësimit. Studimet e fundit që kanë
të bëjnë me prognozën endodontike kanë miratuar kategoritë "strikte" dhe "të butë" kur
ilustrojnë rezultatet e suksesshme. Ndërsa shërimi i plotë radiografik dhe mungesa e
simptomave ose simptomave klinike ishin karakteristike për kategorinë "strikte", zvogëlimi i
madhësisë së radiolucencës së bashku me normalitetin klinik përcakton kriteret "e butë”.

\\\indent Studiuesit kanë vlerësuar se mbijetesa/jetëgjatësia është një faktor i rëndësishëm i


vlerësimit të përmirësimit të suksesit të trajtimit. Analizat e mbijetesës lejojnë vlerësimin e
funksionit me kalimin e kohës dhe lejon parashikimin e jetëgjatësisë së një modaliteti të
trajtimit. Prandaj, për qëllimet e këtij studimi, është përdorur përkufizimi i suksesit bazuar në
jetëgjatësinë/mbijetesën, dmth., "Humbja e strukturës dentare dhe koha deri në trajtimin e
përsëritur për gjendje të njëjtë ose të re". Me këtë do të kuptojmë konstruksion fillestar
endodontik i dhëmbit, dhe ritrajtim i tij për shkak të persistencës së të njëjtit problem; ose
shfaqjes së një problematike të re tek ky dhëmb për shkak të mos trajtimit korrekt. (1)

\\\indent Në thelb janë elementet që na nxitën dhe na shtyjnë më tej në përzgjedhjen e


pacientëve në këtë mikrostudim, për të grumbulluar të dhëna sipas mjeteve diagnostikues dhe
për të dalë në rezultate që ndoshta në të ardhmen do jenë nxitje për të kërkuar më tepër për
këtë ndërlidhje bashkëvepruese të proceseve që na pengojnë realizimin e një procedure endoje
korrekte.

Abstrakt
Në fokusin kryesor të kësaj teme qëndrojnë faktorët që influencojnë në rishfaqjen e
problematikave në dhëmb të trajtuar më parë. Njohja mirë e këtyre faktorëve dhe mënyrës së
parandalimit të tyre është çelësi kryesor për të arritur sukses. Normalisht, elementet që sjellin
për rrjedhojë ritrajtime kanalare janë të shumtë , me etiologji të ndryshme. Studimi ynë është
ndalur në faktorët me frekuencë që hasen më së shumti në praktikën tonë profesionale.

\\\indent Qëllimi i trajtimit endodontik është pastrimi dhe përpunimi i plotë në përmasa
optimale, në mënyrë të tillë që hapësira e kanalit të formohet dhe të përgatitet për t’u mbushur
me një material inert, duke parandaluar ose minimizuar çdo shans reinfektimi. Dështimi
rezulton kur trajtimi endondontik nuk i përmbahet parimeve klinike standarte. Me një numër
gjithmonë në rritje të trajtimeve endodontike që bëhen çdo ditë, lind natyrshëm
domosdosshmëria e shmangies dhe minimizimit të faktorëve me themelor që çojnë në dështim
endodontik.

\\\indent Studimi është realizuar në përzgjedhjen rastësore të 50 grafike panoramike në të cilat


kemi mundur të evidentojmë korrektësinë e një mbushjeje. Shpesh ky faktor lidhet me kthesat
apikale të pranishme kryesisht tek molarët maksilar dhe mandibular në një të tretën apikale të
rrënjës. Ky variacion anatomik na kufizon shpeshherë trajtimin deri në nivelin apikal të rrënjës,
për rrjedhojë lënien e një pjese pulpe të infektuar në atë nivel e cila mund të sjell për rrjedhojë
infektim të dhëmbit dhe shfaqje radiolucence në radiografi.

\\\indent Evidentimi dhe eliminimi i faktorëve të cilët mund t’i shmangim gjatë procedurës
dentare janë thelbësor në çdo trajtim. Synimi është rritja e jetëgjatësisë së dhëmbit në kavitetin
oral dhe për të arritur këtë objektiv nevojitet shmangia e gabimeve operative gjatë procedurës
si në rastin e mbimbushjeve ose perforimeve të rrënjës.

Një punë e kryer me përgjegjësi dhe duke mos neglizhuar asnjë detaj gjatë punës rezulton e
suksesshme. Cilësia e trajtimit luan një rol përfundimtar në përcaktimin e suksesshmërisë së
trajtimit endodontik.

You might also like