Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

PLAN PROJEKT KLASA X

Fusha: Shkencë Lenda: Fizikë Shkalla: V Klasa: XA+B


Tematika: Projekt Situata e të nxënit: Ndërtimi i parashutave të
Tema: Ndërtimi dhe funksionimi i parashutës thjeshta, baraspesha, rezistenca e ajrit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës Ligji I Njutonit, shpejtësi terminale, rezistenca
sipas temës mësimore: e ajrit.
Nxënësi/-ja:
1. Jep shembuj të mënyrave të bashkëveprimit
të trupave;
2. Përkufizon ligjin I të Njutonit;
3. Përkufizon shpejtësinë terminale dhe çfarë
përfaqëson ajo;
4. Ilustrim dhe demonstrim për ligjin I të
Njutonit dhe shpejtësinë terminale.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
 Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë
të caktuar në një material.
 Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese: përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe
ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të
reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.
 Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë: krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për
trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke
u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë dhe i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në
forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur teknologjinë informative.
 Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive:paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e
zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e
pritura .
 Kompetenca personale
Nxënësi bën jetë të shëndetshme: harton një projekt me faza të menaxhuara mirë (individualisht
ose në grup) duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar dhe
vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhjeme rezultatet e pritshme.
 Kompetenca qytetare
Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët: përshkruan në formë verbale ose të shkruar,
mundësinë e përdorimit të internetit dhe të informacioneve në mënyrë të përgjegjshme për
detyrën e caktuar mbi projektin.
 Kompetenca digjitale
Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin: tregohet më i pavarur në procesin e
mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletorja e punës, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, enciklopedi etj. ndërkurrikulare:
Kohëzgjatja: 4 orë Matematikë
Vendi: Klasë, shtepi, mjedis të hapur Teknologji
Mjetet: flete formati A4, pajisje te lidhura me
internetin, copa rezistente ndaj ajrit, spango,
grafike ilustrues te parashutave
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Marrëdhënie pyetje-përgjigje, eksperiment, punë në grupe, demonstrim, prezantim.
Organizimi i projektit

Ora I
Njohja me temën
1. Prezantimi i temës së projektit;
2. Njohja e nxënësve me kohëzgjatjen e projektit;
3. Ndarja në grupe përkatëse
4. Orientimi i gjetjes së të dhënave të nevojshme për arritjen e sukseshme të projektit.

Ora II
Përpunimi i materialit
1. Grumbullimi i materialeve te gjetura deri më tani;
2. Orientimi i nxënësve rreth metodave më efektive për përzgjedhjen e materialeve më të
mira;
3. Sigurimi që të gjithë nxënësit janë aktivë ne punët përkatëse.

Ora III dhe IV


Prezantimi i temës
1. Prezantimi i projektit nga të gjithë nxënësit;
2. Kontrollimi i punës individuale;
3. Përzgjedhja e punëve më të mira nga vetë nxënësit
4. Prëzantimi edhe në klasat e tjera paralele të punëve më të mira.
Faktorët që ndikojnë në suksesin e projektit:
1. Rritja e numrit të nxënësve aktivë.
2. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.
3. Rezultatet e mira të nxënësve në kapitujt përkatës.
4. Ulja e numrit të nxënësve me rezultate jo të mira në fizikë.

Rezultatet që priten: Duke qenë gjithëpërfshirës, nxënësi do të fitojë përvoja të reja të punës me
projekte, në përgjithësi, dhe të punës me grupe në veçanti.
Vlerësimi: Vlerësimi i punës me projekt.
PLAN PROJEKT KLASA X

Fusha: Shkencë Lenda: Fizikë Shkalla: V Klasa: XA+B


Tematika: Projekt Situata e të nxënit: njohja me situate të
Tema:Elektriciteti në jetën e përditshme ndryshme të përdorimit të elektricitetit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç:
fushës Ligji i Omit dhe elektriciteti në jetën e
sipas temës mësimore: përditshme.
Nxënësi/-ja:
1. Jep shembuj të përdorimit të elektricitetit në
jetën e përditshme;
2. Përkufizon konceptet bazë të elektricitetit:
rrymë, tension, frekuencë, rezistencë, fuqi;
3. Përkufizon fuqinë dhe cfarë ndodh me
ndryshimin e saj;
4. Demonstron material të ndryshme të
përdorimit të elektricitetit me fuqi tëndryshme;
5. Ilustron në mënyra të ndryshme materialet e
gjetura.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
 Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese: prezanton me sukses rezultatet e punës së një detyre
eksperimentale për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore (p.sh.: nga shkencat,
teknologjia etj.) të realizuar në laborator, në ambientet e shkollës apo diku tjetër, përmes
përdorimit të teknologjisë informative dhe jep argumente që lidhin rezultatet e punës
eksperimentale me udhëzimet teorike.
 Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë: shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive teknologjinë
informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një
problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve
përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes.
 Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive: harton një projekt me faza të menaxhuara mirë
(individualisht ose në grup) duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët, si dhe duke
identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e
pritshme.
 Kompetenca personale
Nxënësi bën jetë të shëndetshme: vepron në jetën e përditshme në mënyrë të pavarur dhe të
përgjegjshme.
 Kompetenca qytetare
Nxënësi përkushtohet ndaj së mirës së përbashkët: përshkruan në formë verbale ose të shkruar,
mundësinë e përdorimit të internetit dhe të informacioneve në mënyrë të përgjegjshme për tema
të caktuara dhe argumenton domosdoshmërinë e përdorimit të drejtë të tyre.
 Kompetenca digjitale
Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin: përdor mjetet digjitale për të përpunuar,
krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet vizualizimeve të filmuara apo të
animuara; gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një
shumëllojshmëri burimesh.
Burimet: Teksti i nxënësit, fletorja e punës, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, enciklopedi etj. ndërkurrikulare:
Kohëzgjatja: 3 orë Matematikë
Vendi: Klasë, shtepi, laborator Teknologji
Mjetet:materiale të ndryshme elëktrike, foto,
postera, charter ate ndryshëm, fletë A4, mjete
të ndryshme të lidhura me internetin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Marrëdhënie pyetje-përgjigje, eksperiment, punë në grupe, demonstrim, prezantim.
Organizimi i projektit

Ora I
Njohja me temën
1. Prezantimi i temës së projektit;
2. Njohja e nxënësve me kohëzgjatjen e projektit;
3. Ndarja në grupe përkatëse;
4. Sugjerimi i gjetjes së sa më shume shembujve nga shtëpia
5. Orientimi i gjetjes së të dhënave të nevojshme për arritjen e sukseshme të projektit.

Ora II
Përpunimi i materialit
1. Grumbullimi i materialeve te gjetura deri më tani;
2. Orientimi i nxënësve rreth metodave më efektive për përzgjedhjen e materialeve më të
mira;
3. Kryerja e eksperimenteve të nevojshme në laborator;
4. Sigurimi që të gjithë nxënësit janë aktivë ne punët përkatëse në grup.

Ora III
Prezantimi i temës
1. Prezantimi i projektit nga nxënësit;
2. Kontrollimi i punëve individuale të nxënësve;
3. Përzgjedhja e punëve më të mira nga vetë nxënësit dhe vlerësimi i punëve prej tyre;
4. Përzgjedhja e punës estetistikisht më të mire;
5. Përzgjedhja e materialit më të mirë;
6. Nxënësit përdorin metoda të ndryshme për prezantim.
Synimi i projektit:
 Rritja e numrit të nxënësve aktivë ne realizimin e projektit dhe prezantimin e tij.
 Rritja e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.
 Shfrytëzimi i materialeve të marra në kapitullin përkates për qellimet eksperimentale
 Shfrytëzimi i TIK për gjetjen dhe përzgjedhjen e informacionit më të saktë.
 Ulja e numrit të nxënësve me rezultate jo të mira në fizikë.

Rezultatet që priten: Duke qenë gjithëpërfshirës, nxënësi do të fitojë përvoja të reja të punës me
projekte, në përgjithësi, dhe të punës me grupe në veçanti.
Vlerësimi: Vlerësimi i punës me projekt.

You might also like