Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 15

Kampionimi – Teknikat dhe cilësitë

Pyetje me alternativa
1. Cila nga të mëposhtmet nuk është pjesë e procesit të projektimit të kampionit?
 Përzgjedhja e teknikës së kampionimit
 Përcaktimi i popullsisë së studimit
 Përcaktimi i madhësisë së kampionit
 Përcaktimi i pyetjes kërkimore
 Përcaktimi i njësisë së kampionit
2. Popullata e synuar përcaktohet në drejtim të:
 Gjerësisë - kufijëve gjeografikë.
 Njësive të mostrës - elementeve në dispozicion për zgjedhjen gjatë procesit të marrjes së
kampionit
 Koha - periudha kohore në konsideratë.
 Arsyeja për të cilën informacioni po mblidhet
 Të gjitha më sipër.
3. Çfarë është një njësi kampioni?
 Metoda e përdorur për të mbledhur kampionin
 Njësia themelore që përmban elementet e popullatës prej të cilës do të përzgjidhet kampioni
 Popullsia
 Të gjithë elementet individuale të kampionit përfundimtar, të mbledhur së bashku
 Korniza e kampionit
 Asnjë prej të mësipërmeve
4. Cila nga të mëposhtmet nuk është e vërtetë në rastin e përzgjedhjes probabilitare të kampionit?
 Numri i elementeve që duhet të përfshihen në grupin e mostrës mund të para-caktohet
 Njësitë e kampionit janë zgjedhur rastësisht
 Vlerësimet përfaqësojnë statistikisht popullsinë
 Rezultatet do të jetë gjithmonë më të sakta se sa në teknikat jo-probabilitare të kampionimit
5. Cila nga teknikat e mëposhtme është më pak e shtrenjtë dhe kërkon më pak kohë nga të gjitha
teknikat e kampionimit?
 Kamptionimi i qëllimshëm.
 Kampionimi “top-bore”
 Kampionimi i rastësishëm me strata.
 Kampionimi thjesht i rastësishëm.
 Kampionimi i volitshëm.
6. Cilat janë karakteristikat dalluese të kampionimit thjesht të rastësishëm?
 Duhet të përpilohet një kornizë kampionimi në të cilën çdo element ka një numër unik
identifikimi
 Çdo element në popullsisë ka një probabilitet të njohur dhe të barabartë të përzgjedhjes.
 Çdo kampion i mundshm i një madhësie të caktuar ka një probabilitet të njohur dhe të
barabartë për të qenë kampioni i përzgjedhur aktualisht.
 Numra të rastit përcaktojnë se cilat elemente janë të përfshira në kampion
 Të gjitha më lart.
7. Cilat nga të mëposhtmet nuk janë kritere për përzgjedhjen e variablave të shtresëzimit në
marrjen kampionit kur përdorim teknikën e Kampionimit të rastësishëm me shtresa?
 Variablat e shtresëzimit nuk duhet të jenë të lidhura ngushtë me karakteristikën e interesit
 Elementet brenda një shtrese duhet sa më homogjene të jetë e mundur.
 Shtresat duhet të jenë reciprokisht të përjashtueshme dhe kolektivisht të përmbushur në
mënyrë që për çdo element i popullsisë të vendoset në një dhe vetëm një shtresë.
 Variablat e shtresimit duhet të jetë të lehtë për t’u matur dhe për t’u zbatuar.
 Në shtresa të ndryshme, elementet duhet të jetë sa më heterogjenë të jetë e mundur.
8. Zgjidhni ato pohime që mendoni se janë të vërteta
Një kampion vërtetë i rastësishëm i popullsisë së përgjithshme do të merren nga:
 Zgjedhja e një individit për çdo 20 pacientë të regjistruar në listën e sigurimeve shoqërore
 Përzgjedhja e individëve nga numeratori telefonik duke mbyllur sytë
 Zgjedhjen e çdo individi të cilit i fillon mbiemri më shkronjën S
 Zgjedhjen e një individi në çdo katër shtëpi përgjatë një rrugë
 Caktimin e një numër unik për çdo individi dhe me ndihmën e një kompjuteri, gjenerimin e
numrave për përzgjedhjen
9. Më poshtë është një listë e popullsive dhe kampionëve. Zgjidhni kampionin që ka më shumë
gjasa të jetë përfaqësues (jo i njëanshëm) i popullatës nga e cila ai është tërhequr.
 Popullsia: Pronarët e makinave luksoze. Kampioni: Pronarët BMË.
 Popullsia: Popullsia e përgjithshme në një komunë të brendshme në Tiranë. Kampioni: E gjithë
popullsia e prindërve që kanë regjistruar fëmijët e tyre një kopësht në të njëjtën zonë.
 Popullsia: Blerësit Online. Kampioni: Lista e individëve të cilët kanë email në yahoo.
 Popullsia: Popullsia mbi 18 vjeç nga një zonë të vetme gjeografike. Kampioni: Punonjësit e një
fabrike lokale.
10. Cila nga të mëposhtmet nuk është një karakteristikë e kampionimit me kuota?
 Është një mënyrë relativisht e shpejtë dhe e lirë
 Studiuesi zgjedh pjesëmarrësit dhe kështu që studimi mund të jetë i anuar
 Ata që janë në dispozicion për t’u anketuar në vende publike nuk ka gjasa të përbëjnë një
kampion përfaqësues
 Zgjedhja e rastësishme e njësive bën të mundur llogaritjen e gabimit standard.
 Kampioni është i ndarë në nën-grupe nga të cilat studiuesi duhet të marrë një numër të caktuar
përgjigjesh.
11. Kampionimi “top-bore” mund të ndihmojë studiuesin për të:
 kapërcyer problemin e mos-zotërimit të një kornize të arritshme kampionimi.
 Arritjen e grupeve të popullsisë të vështira ose të fshehura.
 të mbledhë të dhëna në mënyrë kosto efektive
 të gjitha më sipër.
12. Çfarë efekti ka rritja e madhësisë së kampionit mbi gabimin standard?
 Ajo e zvogëlon gabim e kampionimit
 Ajo nuk ka efekt në gabimin e kampionimit
 Ajo e rrit gabim e kampionimit
 Asnjë nga të mësipërmet
13. Cila nga të mëposhtmet nuk është teknike kampionimi jo-probabilitare
 Kamptionimi i qëllimshëm.
 Kampionimi me kuota.
 Kampionimi i volitshëm
 Kampionimi Cluster
 Kampionimi “top-bore”
14. Gabimi standard është një matës statistikor i:
 shpërndarjes normale të pikëve rreth mesatares.
 shkallës në të cilën një kampion ka qenë shtresuar
 përcakton nëse kampioni është përzgjedhur rastësisht apo jo
 shkallës në të cilën mesatarja e kampionit ndryshon nga popullata
E vërtetë/E Gabuar
1. Kampionimi siguron një alternativë të vlefshme për një studim kur është e pamundur për ju të
kryeni një studim mbi të gjithë popullsinë.
2. Me kampionimin probabilitar, probabiliteti që secili rast të përzgjidhet nga totali i popullsisë
është i panjohur.
3. Korniza e kampionit për çdo kampion probabilitar është lista e plotë e të gjitha rasteve të
popullatës nga e cila kampioni juaj do të nxirret.
4. Sa më i madh të jetë kampioni juaj, aq më i lartë do të jetë gabimi në përgjithësimin e
rezultateve mbi të gjithe popullsinë.
5. Hulumtuesit zakonisht punojnë më një nivel 95% të sigurisë. Kjo do të thotë se në qoftë se
kampioni juaj përzgjidhet 100 herë, të paktën 5% e këtyre kampioneve me siguri që do të
përfaqësojnë popullsinë.
6. Një kampion përfaqësues i përsosur është ai që pikërisht përfaqëson popullsinë nga e cila është
marrë.
7. Kampioni thjesht i rastësishëm përfshin zgjedhjen e mostrës në mënyrë të rastësishme nga
korniza e kampionit të zgjedhur.
8. Përgjithësimet rreth popullsive nga të dhënat e mbledhura duke përdorur një kampion
probabilitar janë bazuar thjesht në intuitë.
9. Statisticienët kanë treguar se një madhësi kampioni prej 30 ose më shumë zakonisht do të
rezultojë në një shpërndarje të mostrës shumë afër shpërndarjes normale.
10. Kampioni i volitshëm është i prirur për anshmëri të rezultateve njësoj si llojet e tjera të
kampionimeve.
11. Zgjedhja e teknikës së kampionimit varet nga pyetja juaj e kërkimit, objektivat dhe fizibiliteti i
përftimit të të dhënave.

You might also like