Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE

FAKULTETI PËR KOMUNIKIM NDËRKOMBËTAR

STUDIME E DISPREZUARA-SHKUP

PUNIM SEMINARIK

NGA LËNDA: SHKENCAT POLITIKE

TEMA: DEMOKRACIA

MENTOR:VESNA SOPAR PUNOI:ZIJA DURAKU


SHKUP-2013/14
ID:122083
Përmbatja:

Ç’është demokracia………………………………………………………………………………..3
Demokracia kushtetuese dhe etika demokratike…………………..……………….……………...4
Kufizimet e pushtetit…………………………………………...……..………….……………..5-6
Demokracia,kultura dhe shoqëria.................................................................................................6-7
Demokracia dhe ligji…………………………………………...………………………….…..8-12

Literatura…………………………………………………………………………………………13
Çfarë është Demokracia

Që të mësosh vlerat dhe sjelljet demokratike,para së gjithash,vetë mësuesit duhet të kuptojnë


kuptimin e shoqërisë demokratike.Çfarë është shoqëria demokratike?Si funksionon?Me fjalën
"demokraci" shërbehen dendur qeveritë,të cilat nuk janë fare demokratike.Shumë sisteme te
pushteteve quhen si "demokraci popullore",ndonëse tërë pushtetin e ushtrojnë një elitë e ngushtë
qeveritare,e cila mbetet në pushtet shumë vite,duke mos marr pjesë kurrë në zgjedhjet e lira dhe
të hapura.

Çfarë është demokracia?Demokracia është një formë qeverish,në të cilën qytetarët marrin
vendime politike te mbështetura mbi pushtetin e shumicës.Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin
vendime - quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe,mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh
grupe të vogla.Për shembull,celula e lidhjes se sindikatave lokale duhet të veprojë në mënyrë
demokratike,duke u mbështetur mbi mbledhjën e tërë grupit,e cila bën zgjedhjen e udhëheqësve
dhe merr vendime të votave të shumicës.

Gjithnjë e më shumë e përhapur se demokracia e drejtpërdrejtë është demokracia


përfaqësuese.Në qytetin prej njëqind mijë banorësh apo gjithashtu në një popull prej pesëdhjetë
milionësh,njerëzit nuk mund të mblidhen në një sallë,kështu që qytetarët duhet t`i zgjedhin
perfaqësuesit në marrjen e vendimëve politike.Kur demokracia perfaqësuese vepron në pajtim
me kushtetuten,e cila kufizon kompetencat e qeveritarëve dhe garanton te drejtat themelore të
qytetarëve,nje formë e tillë e qeverive është demokraci kushtetuese.Në shoqërinë e tillë,shumica
ushtron qeveritë,ndërsa te drejtat e pakicave janë të mbrojtura përmes të të drejtave me
ndermjetesimin e faktoreve kompetent per këto qëllime të institucionit.Shoqëria demokratike -
mënyra e jetesës,me te cilën plotesohën te gjitha institucionet shoqerore,jo vetëm ato,që
formalisht përbëjnë.Në shoqërine demokratike,qeveria është një prej shumë institucioneve,të
cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist shoqëror.Në shoqërinë demokratike,qeveria nuk e ka
pushtetin e plotë;aq më shumë,pushteti i qeverisë - kompetencat e tij - në nënyrë të përpikët janë
të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit.Në shoqërinë demokratike,të drejtat e individëve,në
mënyrë solide janë të mbështetura me ligj,në bindjet dhe jetën e përditshme të njerëzve.

Çështje me rëndësi për të cilën duhet mbajtur mend,është se,demokracia është një proces,formë e
bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit.Ështe formë e evolucionit të vazhdueshëm,e jo formë
statike.Nga qytetarët kerkon bashkëpunim,kompromis dhe tolerancë.Është vështirë të ia
garantosh një funksionim efektiv.Liri do te thotë përgjegjësi,e jo liri nga përgjegjësia.Kur
njerezit qeverisin,bëjnë shumë gabime.Mirëpo,procesi demokratik garanton se mund të
zbulohën,e të bëhën ndërrime,e pastaj njerëzve iu lejohet të zgjedhin qeverinë e re.As
demokracia,e asnjë sistem tjetër të qeverive nuk mund të krijojnë shoqërinë e
përsosur.Mirëpo,premtimi i demokracisë qëndron në atë,se "Ne - Populli" mundemi me vetveten
të qeverisim dhe,të ngrisim nivelin e jetesës duke bashkëpunuar me vetveten,në kuadrin e të
drejtave dhe të institucioneve,të cilat i mbrojnë liritë.
Demokracia kushtetuese dhe etika demokratike

Shoqëritë demokratike veprojnë të mbështetura mbi themelimin,se askush - as pushtetet,as


ideologjite politike,asnjë grup ekspertësh - nuk e ka monopolin mbi të drejtën.Filozofia e
demokracisë është pragmatizmi.Vlerën e teorisë vlen ta shqyrtosh pas pasojave të saja në jetën
reale.Zgjidhjet,që deri dje ishin të drejta,nuk mund të jenë të tilla sot apo nesër.Ne,te cilët
jetojmë ne shoqerite demokratike jemi te bindur,se është mirë që,herë pas here t`i ndërrojmë
udhëheqësit .Është e nevojshme,që publikisht të zbulohen divergjencat ekzistuese.Nuk i besojmë
dogmatëve politik.Dëshirojmë të manipulojmë me ide,makina,teori dhe metoda.Në qoftë se
veprojnë - mëtej manipulojmë.Në qoftë se nuk veprojnë - i flakim tutje.
Në politikë,veti themelore që i karakterizon qeveritë demokratike është se,qeveritarët zotërojnë
pushtetin me pëlqimin e qytetarëve.Qeveria ekziston për qëllime që t`i shërbejë nevojave të
njerëzve;njerëzit nuk ekzistojnë që t`i shërbejnë pushtetit - per pushtetin janë qytetarë,e jo të
nënshtruarë.

Një prej mënyrave më të rëndësishme të të shprehurit të lirë përmes qytetarëve është pjesëmarrja
ne zgjedhjet e lira.Demokracia kërkon sistemin shumëpartiak,në mënyrë që zgjedhësit mund të
zgjedhin ndërmjet kandidatëve dhe programeve politike.Votimi,zakonisht,bëhët në mënyrë të
fshehtë,në mënyrë që zgjedhësit të jenë të sigurt nga presionet nga ana e grupeve në pushtet.Të
drejtë votimi iu përket të gjithë qytetarëve me përjashtime të parëndësishme(për shembull
fëmijët).
Në demokracinë kushtetuese qytetarët i bashkon etika demokratike.Etika demokratike është një
kolekcion vlerash dhe qëndrimesh,të cilat janë të domosdoshme për vetëqeverisjen.Mund ta
përkufizojmë si ndjenjë të tolerancës dhe të bashkëpunimit,të frymës sportive dhe të lojes së
ndershme.Kjo frymë kërkon zgjidhje të drejta,në të cillën të gjithë kandidatët respektojnë po ato
parime.Etika demokratike inkurajon kandidatët që të diskutojnë dhe t`i këmbejnë argumentet,në
mënyrë qytetëruese.Tashmë kur bëhën zgjedhjet,ata që kanë humbur,pranojnë dhe aprovojnë
vendimet e zgjedhësve.Në qoftë se partia në pushtet humb,atëherë dorëzimi i pushtetit bëhët në
mënyrë paqësore.Pa marr parasysh në këtë,kush fiton,të dy palët pranojnë të bashkepunojnë në
zgjidhjen e problemëve të perditshme të shoqërisë.Të humburit janë të vetëdishëm se nuk iu
rrezikohet as jeta as kërcënimet me burg,se do të kenë raste të konkurrimit në zgjedhjet më të
afërta.Mospajtimi me qeverinë nuk përbën aktin e tradhtisë.Etika demokratike pranon dhe pohon
se mund të ekzistojnë kundërshti bazuar në parime të shëndosha dhe,është frytdhënëse në të
shprehurit e opinioneve të ndryshme me qëllim te shqyrtimit të drejtimeve të mundshme të
veprimit dhe të informimit të opinionit publik.

Kufizimet e pushtetit

Të gjitha demokracitë kushtetuese kanë një cilësi të përbashkët e të rëndësishme: kompetencat e


qeveritarëve janë të kufizuara,ndërsa njerëzit kanë të drejta,të cilat janë të numëruara në
Kushtetutë,sikundër ato të drejta,të cilat qeveria nuk mund të ua marr.Per shembull,në Shtetet e
Bashkuara,Kushtetuta numëron të drejtat,të cilat qeveria nuk mund te ua privojë
qytetarëve,sikundër janë:liria fetare,liria e mbledhjeve dhe e ligjit deri te liria e gjyqit të
ndershëm Kushtetuta ndalon,që organi me i lartë legjislativ - Kongresi i Shteteve të Bashkuara -
të vendos çfarëdo ligji,i cili merr apo shkel liritë themelore të qytetarëve.Këto të drejta
themelore,njerëzit nuk i kanë marr përmes pushtetit;këto të drejta u përkasin njerëzve dhe,janë të
garantuara përmes Kushtetutës.

Në demokracite kushtetuese sistemet qeveritare jane ashtu te ndertuara,qe asnje individ apo
institucion te mos fitojnë pushtetin jashtë mase.Për shembull është me shumë rëndësi,që të
ekzistojnë gjykatat e pavarura,kështu që gjyqtarët të jenë kompetent,të ua bëjnë të pamundur
pushtetit ekzekutiv apo legjislativ shkeljën e të drejtave të qytetarëve.Një prej parimeve
themelore të sistemit demokratik amerikan është dyshimi i thellë ndaj koncentrimit jashtë mase
të pushtetit politik;krijuesit e këtij sistemi politik ishin të bindur se,secili kush ka dhe merr më
shumë pushtet,bëhët tiran.Krijuan qeverinë,e cila ka mjaft pushtet,që të qeveris,por jo aq,që të ia
uzurpojë te drejtat qytetarëve.Themeluesit dëshiruan,që organet e veçanta të pushtetit,në mënyrë
reciproke "të kontrollohën dhe të barazohen",kështu që asnjeri të mos mund të grumbullojë
pushtet tepër të madh.

Demokracitë mund të pësojnë humbje,në qoftë se qeveria ka tepër pushtet;mirëpo demokracitë


po ashtu mund të pësojnë humbje,në qoftë se qeveria nuk ka mjaft pushtet,qe të qeveris.Sistemi
demokratik përbën formulën e pushtetit të mirë e të shëndoshë,e jo të anarkisë apo të
plogështisë.Si zotërimi i udhëheqësve ashtu edhe marrja e vendimeve që janë të
domosdoshme,që qeveritë demokratike të korrin sukses.Të gjitha parlamentet demokratike
respektojnë rregullat themelore,në mënyrë që të mundësojnë një diskutim solid të
çështjëve,mbylljen e debatëve dhe,më në fund - votimi.

Demokracia,kultura dhe shoqëria

Në shoqëritë demokratike shteti nuk kontrollon as nuk udhëheq me jetën kulturore.Me


organizimin e veprimtarive ne shumicën e rasteve,në fushën e kulturës merren shoqatat
private.Secili mund të marr pjesë në jetën kulturore sipas përkatësisë kombëtare te organizatat
vullnetare,grupe të rinjsh,klube sportive,lidhje të sindikatave,shoqata fetare si dhe shoqata të
tjera,të zgjedhura sipas llojeve të aktiviteteve.Organet e pushtetit e perkrahin veprimtarinë
kulturore,duke ndihmuar me të holla muzetë dhe institucione të tjera me rëndësi te
kulturës,mirëpo,artistët,aktorët,valltaret dhe muzikantët nuk punojnë për qeverinë.

Në shoqëritë demokratike organet e pushtetit nuk çenzurojnë shtypin;organet e pushtetit nuk


mund të emërojnë apo të shkarkojnë nga detyra redaktorët e gazetave.Shtypi i lirë përbën mjetin
e dobishëm të kontrollit të veprimit të pushtetit.Nuk mund të ndodh,që gazetarët dhe historianët
t`i frikësohen mendimeve dhe pikëpamjeve të veta.Atëherë kur qeveria është zotëruese e mjeteve
te informimit publik,shtypshkronjës dhe të ndërmarrjeve botuese,mendimet dhe pikëpamjet e
pavarura janë të rrezikuara.Prandaj,liria e shtypit,liria e fjalës dhe liria e mendimit janë
absolutisht të domosdoshme jo për këtë se,liria e mendimit dhe e fjalës janë plot përmbajtje,por
po ashtu këto liri paraqesin mënyrën më të mirë të vështrimit të veprimeve të organeve të
pushtetit,të informimit të shoqërisë dhe të nderrimeve të politikës së dobët përmes diskutimit
publik.
Në shoqëritë demokratike gazetat,revistat,ndërmarrjet e botimeve të librave dhe radio-stacionet
janë të pavarura;nuk janë nën kontrollin e qeverisë.Në Shtetet e Bashkuara,televizioni është
gjithashtu pronësi private.Në situata,kur televizioni shtetëror është pronësi e qeverisë (si BBC në
Britaninë e Madhe),televizioni i tillë respekton neutralitetin e përpikët në çeshtjet e politikes së
brendëshme.Nuk shprehet për asnjerën palë.Nuk përbën kurrëfarë instrumenti propagandues të
partisë qeveritare.

Një cilësi tjetër qenësore e kulturës së shoqërisë demokratike është jeta fetare.Në shtetin
demokratik,njerëzit e kanë të garantuar lirinë e praktikës religjioze pa ndërhyrjën e shtetit.Kisha
dhe grupet religjioze janë tërësisht të pavarura nga qeveria.Në Shtetet e Bashkuara,Kushtetuta
ndalon që njëra prej religjioneve të bëhët religjion shtetëror,kështu që të gjitha shoqëritë
religjioze e kanë të garantuar lirinë nga presionet e shtetit.Së këndejmi,ekzistojnë një morí e
madhe kishash,sinagogash dhe tempujsh.

Arësimi përbën elementin vital të jetës kulturore të çdo shoqërie.Në shoqërinë demokratike;qasja
e arësimit duhet të jetë e njejtë për të gjithë.Në shoqërinë e tillë ekzistojnë çfarëdo lloj tipe
shkollash: shkolla publike,të krijuara përmes pushtetit,shkolla religjioze te krijuara permes
kishave,ka edhe shkolla të pavarura,të krijuara përmes qytetarësh,të cilët nuk dëshirojnë që
fëmijët e tyre,të shkojnë në shkolla publike apo religjioze.

Në shoqërinë demokratike,shkollat nuk janë instrumente politike në duart e pushtetit.Pritet që


ato(shkollat) t`i mesojnë fëmijët - çfarë është dhe si funksionon demokracia dhe,si të bëhëmi
qytetarë aktiv,por që nuk do të iu pëshpërisin në vesh - si duhet votuar dhe cilat mendime
politike janë të drejta.Shkollat duhet mësuar fëmijët në shtruarjën e
pyetjeve,mendimeve,shqyrtimit të aspekteve të ndryshme të çështjës përkatëse dhe të
informatave gjer te konkluzionet e veta.

Demokracia dhe ligji

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i shoqërisë demokratike është roli i ligjit.Në krijimin e ligjit
mirren këshillat zgjedhëse legjislative.Ligji është një mjet,me të cilin qeveriset shoqëria
demokratike.
Në shoqërinë demokratike ligji duhet t`i trajtojë të gjithë qytetarët si të barabartë,pa marr
parasysh racën,prejardhjen apo pikëpamjet politike.Nuk mund të ketë privilegjë të veçantë për
personat e zgjedhjeve në funksionet qeveritare,për njerëzit e pasur apo kushdo
tjetër.Sepse,demokracia është proces,e jo prodhim i gatshëm,ndaj,shoqëritë demokratike bëjnë
një revizion të pareshtur të ligjit,që të mënjanojnë padrejtësitë dhe të garantojnë një trajtim të
barabartë për të gjithë.
Ligji përbën garancinë e të drejtave të qytetarëve dhe të lirive politike.I mbron qytetarët para
arrestimit dhe ndalimit pa gjyq apo pa ndihmen juridike apo ligjore;mbron qytetaret para
detyrimit të dëshmisë kundër vetvetes: ndalimin e kontrollit të paarësyeshëm apo
konfiskimet.Ligji saktësisht përcakton,në çfarë konsistojnë kompetencat e qytetarëve gjer te
procesi i korrigjuar ligjor,ndërsa policia dhe personat në funksione shtetërore iu nënshtrohën
ligjit

Sepse ligji përbën kodin e parimit të sjelljeve dhe,ato mund të ndërrohen.Në qoftë se ca
mendojnë,se farë dispozite ligjore është jo e drejtë,atëherë si qytetarë mund të iu drejtohën gjyqit
me qëllim të abrogimit ë tij apo duhet të kujdesen për t`i bindur përfaqësuesit e vet në
Kongres,që këtë ligj ta ndërrojnë.

Ekonomia në shoqërinë e lire

Në shoqërinë demokratike,pushteti është i kufizuar jo vetëm në çështjët politike,por edhe


ekonomike.
Dëshiroj këtu të shqyrtojë ca aspekte të ekonomisë të tregut të lirë.Ekonomia amerikane nuk
është sistem thjesht i tregut të lirë.Ndaj,ajo përbën lidhjen e ndërhyrjës së qeverisë dhe të
tregjeve të lira.Qeveria paraqet ca shërbime të sigurta;nuk është zotëruese e
ndërmarrjeve,fabrikave apo ekonomive bujqësore.Pjesën dërmuese të ekonomisë amerikane e
përbën pronësia private.Pjesa dërmuese e shitoreve,restoranteve dhe ndërmarrjeve të vogla janë
pronësi individësh.Pjesën dërmuese të ndermarrjëve më të mëdha dhe të uzinave industriale e
përbëjnë shoqatat si pronësi korporimi,të cilat janë njëherazi pronësi e shumë mijëra miliona
shoqërive aksionare.Për shembull,fondet e sindikatave të pensionit janë zotëruesë të një pjese të
konsiderueshme të ndërmarrjeve më të mëdha amerikane.Në pajtim me parimet e ofertës dhe të
kërkesës,ndërmarrjet korrin sukses apo pësojnë humbje varësisht nga kjo,se a thua prodhimet apo
shërbimet janë po ato,që janë të kerkuara nga konsumatori.Në qoftë se ushqimi i dhënë në
restorantin përkatës është jo i mirë,atëherë klientët do të shkojnë në një restorant tjetër,ndërsa ky
restorant (me ushqim jo te mirë) do të falimentojë.Ndërmarrjet rentabële korrin sukses,ndersa
ndërmarrjet jo rentabële - pësojnë humbje.Konsumatori i rëndomtë amerikan ka shumë mundësi
të të zgjedhurit në mes të mirave materiale dhe shërbimeve.
Ndërhyrjet e qeverisë ndihmojnë që të ndryshohet sistemi i tregut në shumë mënyra.Qeveria
federale u garanton ndihma sociale punëtorëve,që kanë humbur punën;ndihma e ekspertëve për
ndermarrjët,që bien në ngushtica financiare;huat për ndermarrjët e vogla;fondet ndërhyrëse për
fermerët,prodhimet apo të korrat e të cilëve u shkatërruan përmes kohës së keqe;garancitë e
kontributëve bankare;sigurimet shoqërore dhe ndihma mjekësore për përsonat e moshuar;ndihma
financiare për të varfërit.Qeveria udhëheq politikën e reduktimit të taksave si impuls të zhvillimit
të ekonomisë,të ndërtimit të banesave apo për arritjen e qëllimeve të tjera të rëndësishme
shoqërore.

Qeveria federale është përgjegjëse për gjendjen e mirë ekonomike dhe nivelin e lartë të jetesës të
qytetarit.Kjo ka një ndikim përmes politikës tatimore,politikës së buxhetit dhe përcaktimit të
normës të përqindjes së kredive.Kjo quhet politikë makro-ekonomike.Duke ndërruar taksat
përkatëse,normën e përqindjes dhe shpenzimet,qeveria federale mund të ndërrojë
inflacionin,lartësinë e papunësisë dhe shpenzimet e konsumit.

Organet e shtetit dhe ato lokale janë përgjegjëse për policinë,zjarrfikësit,rrugët,urat,


shkollat,çështjet sanitare dhe shërbime të tjera të drejtëpërdrejta.

Në qoftë se është fjala për punëtorët,atëherë burim i forcave në sistemin ekonomik amerikan
është lidhja e sindikatave.Pa lidhjen e sindikatave,punëtorin mund ta marrësh me mëditje
dhe,mund ta shkarkosh sipas dëshirës së pronarit.Lidhja e sindikatave,në emër të punëtorëve,bën
marrëveshje me punëdhënësin,lidhur me çeshtjen e shpërblimeve,ndihmave sociale,kushteve të
punës dhe të pjesëmarrjës në procesin e punes.Lidhjet e sindikatave janë të lira dhe të pavarura
nga qeveria.Lidhjet e sindikatave janë shoqata vullnetare të punëtorëve,të cilët me ndihmën e
mekanizmave përcaktojnë se çfarë do të jetë politika apo veprimtaria e lidhjes.Lidhjet e
sindikatave nuk janë të lidhura me punëdhënësit apo me qeverinë në lidhje lojale.
Pervoja e Amerikës tregon se,sistemi i mbështetur mbi lidhjen e "kontrollit dhe ekuilibrit" është
dëshmuar si efektiv;synimi gjer te perfitimet i stimulon pronarët dhe shoqëritë aksionare gjer te
prodhimi,të cilin e kërkon dhe dëshiron konsumatori,ndërsa qeveria rregullon kushtet
ekonomike,që të evitojë fluktuacionin radikal,ndërsa lidhjet e lira të sindikatave i mbrojnë
interesat e punëtorëve.

Si ta mësojmë demokracinë

Ketu u shqyrtuan parimet dhe praktikat karakteristike të jetës në shoqëritë e sotme


demokratike.Në çfarë mënyre mund t`i mësojmë në shkolla? Si do t`i praktikojnë nxënësit
parimet demokratike,në mënyrë që të jenë të përgatitur në pjesëmarrjën aktive të shoqërisë
demokratike.
Mesimi i parë dhe më i rëndësishëm i edukimit qytetar është për nxënësit njohuria mbi sistemin e
qeverive në vëndin e vet.Duhet të kuptojnë si vepron qeveria.Duhet të dinë,si zgjidhen
udhëheqësit,krijon politikën dhe,si qytetarët mund të ndikojnë në qeverinë qëndrore apo
vetëqeverisjet lokale.Ata duhet informuar mbi situatën politike,njëherazi duhet garantuar
mundësinë e diskutimit të plotë për atë që ndodh dhe,të shprehurit e mendimeve të veta.Në qoftë
se seriozisht do ta trajtojnë rolin e vet,qytetarët,duhet garantuar njohuritë mbi të drejtat dhe
obligimet e tyre.Duhet t`i tregoni nxënësve,në njëfarë mënyrë,si qytetarë - që të mund të
ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në ndërtimin e demokracisë dhe në ekzistencën e saj të
sigurt.
Një prej mënyrave efektive të mësimit të fëmijëve mbi sistemin e qeverisjes është ftesa e
përfaqësuesve të organëve të pushtetit lokal apo qëndror të klasës,ku do të mund të pergjigjeshin
në pyetjet e nxënësve.Takimet e tilla e mësojnë rininë,se si në të vërtetë veprojnë organet e
pushtetit dhe,në çfarë mënyre merren vendimet.Anëtarët e parlamentit dhe kandidatët,të cilët
përpiqen për ndonjë post a funksion duhet te ftohen në takimet,që t`i përfaqësojnë pikëpamjet e
veta.Kjo,pa dyshim,u ndihmon nxënësve t`i zgjerojnë njohuritë e tyre mbi çështjet dhe
problemet,të cilat do të vlejnë në zgjedhjët e ardhshme.

Veprimtaria shkollore do të duhej të jetë e planifikuar në atë mënyrë,që nxënësit të përfitojnë


përvojë të drejtëpërdrejtë,mbështetur në konçensionet reciproke të procesit demokratik.
Një prej metodave më efektive të mësimit të procesit demokratik është krijimi i këshillit të
nxënësve.Këshilli i nxënësve rëndom përbëhët nga njëri përfaqësues i çdo klase.Përveç kësaj,çdo
moshatar do të duhej zgjedhur presidentin dhe nën-presidentin,të cilët gjithashtu marrin pjesë në
këshillin e nxënësve.Këshilli i nxënësve takohet rregullisht,për shembull njëherë në
javë.Udhëheqësit e saj do të duhej të zgjedhën në zgjedhjet e përditshme,përgjithësisht përmes
nxënësve.Pak a shumë njëherë në muaj,këshilli i nxënësve do të duhej bërë e paraqitur para
nxënësve raportin nga veprimtaria e vet dhe,konsultuar mendimin e tyre.Në kuadër të obligimeve
të këshillit të nxënësve,do të duhej të futen forma të ndryshme të aktiviteteve të nxënësve
;rëndom kompetencave të këshilit nuk u përkasin çështjet e programit shkollor,por përfaqësuesit
e saj,duhet rregullisht të takohën me administratën e shkollës,me qëllim të diskutimit të çështjëve
dhe problemeve,që zgjojnë kërshërinë e nxënësve.Pjesëmarrja në vetëqeverisjën e nxënësve
është tejet e rëndësishme në të perfituarit e përvojave,që i përkasin procesit demokratik.Kjo
ndihmon në formimin dhe zgjedhjën e nxënësve-udhëheqësve dhe,i mëson ata udhëheqës,në të
dëgjuarit e të gjitha toneve të mendimeve në përgjithësi.Ata i mëson se sa është e rëndësishme
zotërimi i rregullave të paanshme e lojale,se si t`i shmangen sjelljeve arrogante dhe,diktatoriale
e,gjithashtu si të humbin pa frikë,se kjo i shtyp apo shkatërron .Atyre u mëson ndieshmërinë në
rast të nevojave të të tjerëve.Pastaj,i mëson si të bashkëpunojnë me njerëzit,në mënyrë që të
arrijnë qëllimin e përbashkët.Fal një modeli të tillë,mësojnë për kompromisin,bashkëpunimin
dhe tolerancën,vlera këto të domosdoshme në korrjën e suksesit të demokracisë në jetën politike.
Një mënyrë tjetër e rëndësishme e mësimit të demokracisë është mësimi jasht programit,i
organizuar në mbështetje mbi interesimet e vetë nxënësve.Pavarësisht nga kjo,qoftë
klubet,grupet apo grupet e të rinjve takohën gjatë programeve mësimore apo pas mësimeve,do të
duhej të udhëhiqen prej vetë nxënësve,të cilët në mënyrë të drejtëpërdrejtë i zgjedhin udhëheqësit
dhe,marrin vendime të rëndësishme.Për shembull: nxënësit do të duhej zgjedhur udhëheqësit,në
të hartuarit e gazetave të nxënësve,librit përkujtimor të vjetarit përkatës,të udhëhequrit të grupit
teatral,skuadrës së pionierëve,klubit fotografik,klubit të kompjuterëve apo klubeve të tjera,të cilët
zhvillojnë interesimet dhe kërshëritë e nxënësve.Mësuesit do të duhej të marrin pjesë si
këshilltarë,që t`u ndihmojnë,e jo t`i qeverisin.

Metodat demokratike mund t`i mësosh gjithashtu duke krijuar modelin e procesit demokratik në
veprim,për shembull: nxënësit e shumë shkollave,në terrenin e tërë vendit,mund të marrin pjesë
sipas modelit të Kombeve te Bashkuara,duke debatuar mbi çështjët,me të cilat mirret ai
institucion.Nxënësit e qytetit përkatës apo të rajonit,mund të marrin pjesë sipas modelit të
parlamentit,duke zhvilluar debate mbi çështjët politike,të ndodhura në Poloni.Çdo institucion
demokratik,i cili ushtron pushtetin mund të përsëritet në shkollë,me të cilin nxënësit do t`i bëjnë
zgjedhjet pranë organëve përfaqësuese,fal sëcilës mësohen,se si ai institucion vepron dhe,si në të
duhet marr pjesë.Çështjët e diskutuara dhe të shqyrtuara në kuazi-parlamentin duhet të jenë
çështje me rëndësi qenësore dhe urgjente,me te cilën merrën organet e pushtetit polak,kështu që
nxënësit do të informohën për çështjet e ndryshme dhe mendimet,që ndikojnë në formimin e
jetës politike.

Në klasat e tyre nxënësit duhet rregullisht të marrin pjesë në votime,në shqyrtimin e çeshtjeve
plotësisht të rëndomta të jetës,që i përket klasës,se a thua klasa do të shkojë në ekskursion apo si
të festojë festën konkrete.Ata duhet zgjedhur udhëheqësit nga radhët e nxënësve,të cilët
udhëhiqen me veprimtarinë dhe obligimet e klasës Nxënësit duhet mësuar,se mendimi i tyre
përfillet.Duhet të mësojnë shqyrtimet e drejtimeve alternative të veprimeve: përsonat me
pikëpamje të ndryshme duhet prezentuar,ndërsa tërë klasa duhet votuar.Mësuesit duhet pranuar
vendimet e nxënësve.

Mësuesit duhet nxitur dhe formuar nxënësit në frymën e qëndrimeve demokratike përmes
përdorimit të metodave përkatëse të mësimit.Para pesë vitesh vizitova shumë klasa dhe
universitete në Evropën Lindore dhe,fola mbi arësimin amerikan .Me habí kam vërejtur
se,nxënësit nuk ishin të interesuar të bënin pyetje;konsideronin se,nuk vlen të bësh pyetje;ata i
kanë mësuar të dëgjojnë,e jo të shtrojnë pyetje.

Nxënësit duhet të mësojnë se,është mirë të bësh pyetje.Kjo është një mënyrë e përsosur e
përfitimit të informatave dhe të shpjegimëvetë mosmarrëveshjëve.Mesuesit duhet inkurajuar
nxënësit në shtruarjën e pyetjëve.Mësuesit askurrë nuk duhet të jenë autoritarë apo dogmatik.Ata
do të duhej,me eksperiencë,që në çdo mësim,t` ua shtrojnë pyetje nxënësve: E ju çfarë
mendoni?Përse ka ndodhur kështu? Çfarë domethënë kjo? A thua kush di ndonjë shpjegim
tjetër?A thua ka ndonjë pikëpamje që duhet shqyrtuar? Të përkujtojmë,se pyetjet janë fillim i
mençurisë.
Mësuesit duhet mësuar nxënësit e vet,se bisedorët nuk janë të pagabueshëm;se mes ekspertëve
nuk ka pajtueshmëri pikëpamjesh,se historianët e shquar,shkencëtarët dhe kritikët polemizojnë
rreth interpretimëve dhe kuptimëve.Shenjë e mirë e mësimit duhet të jetë aftësia e angazhimit të
nxënësve në diskutimet dhe nxitjet e tyre për të menduar.Nxënësit nuk duhet të frikësohën të
shtrojnë pyetje apo të shprehin mendimin e tyre.Ata duhet inkurajuar.Në diskutimet nëpër
klasa,nxënësit mësohën në të organizuarit e mendimeve të veta,të respektimit ndaj pikëpamjeve
të ndryshme dhe shqyrtimit të argumenteve të huaja.Nxënësit duhet të mësojnë jo vetëm
argumentimin e mendimit të vet,po gjithashtu edhe të dëgjuarit,njëherazi fal intelektit - të
mësuarit nga tjerët.

Teknikë tjetër me vlerë pedagogjike,që shërben në të mësuarit e sjelljeve dhe aftesive


demokratike dhe,jetësimi i debateve nëpër klasa.Nxënësit duhet të debatojnë mbi ndonjë çështje
aktuale të rëndësishme,që i përket tërë popullit apo shoqërisë lokale.Përmes debateve të tilla
aktivisht do të interesohën për çeshtje publike,të të shprehurit e pikëpamjeve të veta si shtrirja e
dorës në mënyrë miqësore pas përfundimit të debatit.Mënyrë tjetër e mësimit të demokracisë
është organizimi i programeve të historisë dhe të shkencave shoqërore rreth temës së përhapjes
së ideve demokratike në botën perëndimore.Nxënësit duhet të hulumtojnë zhvillimin e
kuptimeve,të domethënieve sikundër janë: kufizimi i pushtetit,të drejtat e individëve,liria,barazia
dhe drejtësia.Këto ide duhet studiuar përmes ngjarjeve sikundër janë: Magna Charta angleze dhe
e drejta zakonore,Iluminizmi,Revolucioni amerikan dhe ai francez,zhdukja e skllavërisë,përhapja
e të drejtës së zgjedhjeve dhe evoluimi i sistemeve demokratike të qeverisjes në shekullin e
fundit.Është për nxënësit njëlloj e rëndësishme që të njohin synimet e demokracisë dhe të
lirisë,përmes tërë historisë së vendit të vet.Duhet kuptuar se,çfarë kushte,në të kaluarën kanë
shkatërruar shanset për demokraci.Nxënësit duhet të dinë se,megjithë tentativat e pareshtura për
të shkatërruar frymën demokratike dhe kombëtare,patriotët nuk kanë hequr dorë nga lufta për
pavarësi dhe demokraci.Duhet gjithashtu kuptuar se,si ka ardhur gjer në pushtet sistemi
totalitar.Duhet të dinë,se çfarë kuptimi e rëndësie ka pasur mungesa e demokracisë dhe,çfarë
rëndësie mund të ketë më tutje;çfarë ndodh kur organet e pushtetit politik apo ekonomik janë të
përqëndruara në duart e ca individëve.Mënyrë efektive pedagogjike e mësimit të demokracisë në
klasat e ulta është leximi dhe diskutimi në temën e tregimit mbi heronjt kombëtar,për njerëzit që
udheheqën luftën për ideale kombëtare,që prej shumë kohësh dhe,në kohët e sotme.Fëmijët
janë,veçanërisht të ndieshëm në historinë mbi gratë dhe burrat e guximshëm,historitë e mirëfillta
shpjegojnë çështje të rëndësishme në kategoritë,të cilat janë të kuptueshme për fëmijët.Mënyrë
tjetër e propagandimit të vlerave demokratike është të hulumtuarit e problemëve,që ekzistojnë
para grupeve shoqërore.

Në shoqërinë demokratike,qytetarët duhet të kenë njohuri mbi problemet e shoqërisë së vet


dhe,të jenë të përgatitur në pjesëmarrjen e zgjidhjes së tyre.Fal kësaj njohurie dhe ideve te tyre-
marrin përmbajtje të reja,ndërsa veprimet do të merren në mënyrë të drejtë dhe,me
pergjegjësi.Nga këto shkaqe,duhet inkurajuar rininë - në të analizuarit e ndonjë problemi të
rëndësishëm,të cilin vetë e zgjedhin (për shembull: helmimi i ajrit,kujdesi shëndetësor,kujdesi
ndaj personave të moshuar apo problemet sanitare).Nxënësit duhet të mësojnë si të bëjnë
intervista me njerëz,intervista me qëllim të përfitimit të informatave,si të grumbullojnë të
dhëna,si të marrin vesh mbi propozimet alternative dhe,si të arrijnë gjer te perfundimet e
veta.Duhet të marrin vesh,cila nga përfaqësitë zyrtare është përgjegjëse për sferën konkrete të
jetës,a ka farë ndonjë grup,të cilët përpiqen të bëjnë ndërrime.Mënyra më e mirë,që të marrim
vesh si vepron vetëqeverisja lokale,është të kredhurit në thelbin e problemit konkret lokal.

Kalimi prej hulumtimeve deri në veprimet,që duhet të jenë qëllimi tjetër në të mësuarit e vlerave
demokratike.Kjo mund të arrihet përmes nxitjes së nxënësve,në pjesëmarrjen e programit të
veprimëve të vetëqeverisjes lokale.Është e dobishme dhe frytdhënëse që të punojnë në ndonjë
institucion publik,që t`u ndihmojnë të tjerëve,për shembull,duke u kujdesur për njerëzit e
moshuar apo fëmijët e vegjël.Kudo ku ekzistojnë e paraqitet ndonjë nevojë,hapet fushë-veprimi i
shoqërisë lokale,çfarë liron energjinë e nxënësve dhe,ua mundëson ekzistencën aktive dhe të
dobishme të qytetarëve.
Duke formuar programin e edukimit demokratik qytetar,mësuesit duhet shtruar vetëvetes
pyetjen: "Çfarë është roli i qytetarit në rendin demokratik? Çfarë vlera,pikëpamje dhe
sjellje duhet të propagandojmë në shkolla,në formimin e mënyrës demokratike të mendimit
dhe veprimit?

Si bazë e shkencës dhe e edukimit demokratik qytetar është roli i qytetarit.Në rendin demokratik
pritet që,qytetari do të marr vendimin të veprojë.Ai apo ajo duhet të jenë të përgatitur,që të
mendojnë mbi problemet aktuale dhe të luajnë rolin aktiv dhe me përgjegjësi në jetën qytetare
dhe politike.

Shoqëria demokratike,mund të duket,tejet e ndërlikuar,sepse në të nuk ka kurrëfarë burimi


individual të pushtetit,asnjë organizatë të planifikimit qëndror,asnjë,që do të merrte të gjitha
vendimet,nuk ka parti e as Komitet Qëndror,që do të vendosnin.Dhe,pikërisht,kjo vërtetohet në
praktikë.Në këtë mënyrë,qeveria mund të veprojë aq gjatë,sa zgjat besimi i njerëzve ndaj
qeverisë.Qeveria duhet të jetë zëri i njerëzve,e jo i qeveritarit.Ai përfaqëson aspiratat e njerëzve
për një jetë më të mirë,më të begatshme.Por,qeveria demokratike bën gabime.Këto gabime janë
të paevitueshme,sepse askush nuk është i gjithëditur,por mekanizmi i politikës demokratike
tregon mënyrat e njohjes së gabimeve dhe ndërrimet e drejtimit të veprimit.Gjithashtu - në qoftë
se është e domosdoshme-ndërrimet e udhëheqësve.Shkollat mund të kontribuojnë në mënyrë të
dukshme në zhvillimin e demokracisë,duke mësuar për vlerat,pikëpamjet dhe sjelljet e shoqërisë
demokratike Kur njerëzve u mundësohet përvoja e drejtëperdrejtë e mendimit të pavarur,të
zgjedhjës dhe të ndërrimit të udhëheqësve të vet si dhe marrja e vendimit,ata shpejt kuptojnë,se
si vepron demokracia.Rëndom njerëzit më mirë i dinë dhe i kuptojnë nevojat e veta se sa
specialistët.

Filozofi i shquar amerikan,Sidney Hook,ka shkruar me të drejtë,shumë vite më parë,një artikull


mbi "bukën dhe lirinë".Ka shkruar se,ca pohojë se,buka është më e rëndësishme se liria.Ka
parashikuar se,ata,që për bukë - kanë hequr dorë nga liria,së shpejti nuk do të kenë as bukë,as
liri.Më mban shpresa më
Literature e shfrytezuar

1. Sidjanski Dusan – Demokratia,Beograd,1996.7.M.Sveticanin & H.Singer


2. The World Democracy,"Challenges of Demokracy",London,Macmillan Press,1996.
3. Soros George - On Democracy,Washington D.C.2002
4. Demokratia vo Macedonia www.wikipedia.org/demokratia/rt

You might also like