Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Punim seminarik

Lënda: Biznesi ndërkombëtar

Tema: Globalizmi, avantazhet dhe disavantazhet në R.M

Profesori: Studenti:

Prof.Elmedina Shuajbi Nurxhan Miftari

Gostivar 2019

1
Përmbajtja:
1. HYRJE……………………………………………………………………… 3,4
2. FORMAT E GLOBALIZIMIT ………………………………………. 5
3 PRO – GLOBALIZIMI ………………………………………………… 6
4. ANTI – GLOBALIZIM ……………………………………………….. 7
5 MATJA E GLOBALIZIMIT…………………………………………… 8
6. VENDET NË ZHVILLIM ……………………………………………. 9
7. GLOBALIZIMI NË MAQEDONI …………………………………. 10
8. KONKLUZIONE rreth globalizimit ……………………………. 11
9.PERFUNDIMI.……….………………………………………………….. 12
Literatura: …………………………………………………………………… 13

2
Hyrje

Termi globalizim i referohet një dukurie shumëplaneshe ekonomike dhe shoqërore që nisi në
fillim të viteve 90. Termi u fut shpejt në fjalorin e përgjithshem, duke treguar lidhjen e ngushtë
midis shteteve, nëpërmjet tregtisë në rritje, investimeve, shkëmbimit të informacionit, turizmit,
lëvizjes së njerëzve, etj. Shtetet hapin kufijtë në mënyre që tregtia dhe investimet të rriten.
Thomas Friedmam shpjegon shumë qartë globalizimin me anë të një shprehje. Rreth vitit 2000
mbërriti globalizimi në 3.0. Ai ndryshoi madhësine e botës nga “small” në “tiny”.  Shkaqet e
sollën globalizimin janë: zhvillimi teknologjik, problemet globale dhe fundi luftës së ftohtë midis
Rusisë dhe Amerikes. Teknologjitë e informacionit bashkë me një sërë teknologjish të tjera po
zhvillohen me shpejtësi dhe po përhapen gjerësisht. Tregtia po zgjerohet në mbarë botën po
kështu dhe qarkullimi i kapitalit dhe investimeve private. Sot, ndeshemi me opinione te
ndryshme rreth globalizimit dhe efekteve që sjell në shoqëri. Mbështetësit e globalizmit
mendojnë se ai sjell prosperitet dhe zhvillim, duke zgjidhur disa probleme sic është varfëria. Por,
në të njejtën kohë sot njerëzit janë më të zemëruar se kurrë ndaj tij.
 Globalizimi është...
„Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial “
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]„v
arësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit
”[Meghnad Desai]“
proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave
“[Johannes Varwick]„
përmes globalizimit intensifikohet kokurrenca në treg
“[C. Christian von Weizsäcker]„
çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit
“[Schumann/Martin]„

3
është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në
mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga
njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si shans“
[Johannes Varwick]
 Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe
nuk ka një përkufizim të sakt.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë
që të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve
dhe shërbimeve që ofrohen nga vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe
për pasojë nuk mund ti prodhojnë.
Një definicion për globalizimin e ka bërë FMN - Fondi Monetar ndërkombëtar.
Ndërvarësia ekonomike gjithnjë në rritje e vendeve rreth e përqark botës
përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve
tej-kufitare në mallra dhe shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të
kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë.
Globalizimi përfshinë të gjitha veprimet që kanë lidhje midis shtetëve përmes
tregtisë në rritje, investimeve, shkëmbimit të informacioneve, turizmit, ndikimit
kulturor etj.

4
FORMAT E GLOBALIZIMIT

Ekzistojnë disa forma të globalizimit:

 Globalizimi i ekonomisë
 Globalizimi i kulturës
 Globalizimi i politikës / juridik
Në koncpetin e ekonomisë globalizimi bëhet…
Me shtetet që hapin kufijtë në mënyrë që tregtia dhe investimet të rriten midis
tyre.
Rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa
rritja e ekonomisë botërore,
Shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e
jashtme direkte
Zhvillimin e sistemeve globale financiare,
Rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO (Organizata
Botërore e Tregtisë), FMN (Fondi monetar ndërkombtar) etj
Në koncpetin e kulturës globalizimi bëhet…
Shkëmbimi kulturor gjithnjë më i madh ndërkombëtar,
Mediat moderne bëjnë që njerëzit të shohin vazhdimisht të njëjtat programe
televizive, të veshin rroba të së njëjtës markë, të dëgjojnë të njëjtën muzikë,
shikimi i filmave të Hollywoodit, serialet latino-amerikane etj.
Trendet e zhvillimit të internetit nëpër WEB sajte të ndryshme YouTube,
My Space, Yahoo, hotmail, etj.
Udhëtimi dhe turizmi gjithnjë më i madh ndërkombëtar,
Përmes sporteve botërore si psh: futbollë, basketbollë volejbollë, tenis etj.
Në koncpetin e politikës/juridikës globalizimi bëhet…
Shtetet lidhen gjithënjë e më shumë së bashku në një bashkëpunim politik,
Rrjeti i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rregullat juridike kujdesen që
tregtia e lirë tradicionale të kufizohet.
Zhvillimi i një infrastrukture globale për telekomunikim, duke përdorë
teknologjinë si internetin, satelitët për komunikim, telefonat celularë,
Shtimi i numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet
për të drejtat e autorit, patentat, licencat etj.

5
PRO – GLOBALIZIMI

 Shumica e Mbështetësve të ‘globalizimit demokratik’ shpeshherë quhen edhe


pro-globalistë. Dallimi prej globalistëve të tjerë është se këta nuk përcaktojnë
paraprakisht ndonjë ideologji që do ta drejtonte këtë vullnet, çka i lihet zgjedhjes
së lirë të këtyre qytetarëve përmes një procesi demokratik.

Mbështetësit e tregtisë së lirë theksojnë se teoritë ekonomike të ‘përfitimit


komparativ’ sugjerojnë që tregtia e lirë çon në një akordim efektiv të
burimeve, me çka të gjitha vendet e involvuara në këtë tregti do të përfitojnë.
Marrë në përgjithësi, kjo shpie te çmimet më të ulëta, punësimin më të madh
dhe rendimentet më të larta.
Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre në kuptimin ekonomik,
gjeografik kurse njerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve të
cilët do të priren më teper kah interesat e tyre duke u larguar kështu nga
besnikëria kombëtare që qdo shtet kohëve të fundit po shkon drejt globalizimit.
Disa funksione që janë kryer përmes globalizimit:
Demokracia është shtuar në mënyrë pothuajse në të gjithë globin me të drejtë
vote.
Shkrim dhe leximi është shtuar nga 52 % në 81 % të botës midis viteve
1950 – 1999
Përqindja e njerëzve që jetojnë në vendet që janë në zhvillim me të ardhura
nën 1 $ amerikanë në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve.
Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet dita ditës.
Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta II
Botërore
Tendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave,
radio-Televizioneve, telefonave etj.
Të ardhurat për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujë
të pijshëm.

6
ANTI – GLOBALIZIMI

Në përgjithësi, kritikët thonë se rezultatet e globalizimit nuk janë ato që janë


predikuar kur kanë filluar përpjekjet për shtimin e tregtisë së lirë, dhe se shumë
institucione të involvuara në sistemin e globalizimit nuk i kanë marrë në
konsideratë interesat e popujve të varfër, klasën punëtore si dhe ambientin. Shumica e disa
aktivistëve që janë kundër globalizimit e kundërshtojnë faktin se
“globalizimi” aktual i globalizon paratë dhe korporatat, e jo edhe njerëzit dhe
sindikatat.
Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi mund të kemi në fusha si: në
ekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënieve
njerëzore, drogën, etj. Edhe përkundër rritjes ekonomike që ka ndodhur në vendet në zhvillim,
20%nga 6 miliardë banorë të Botës, jetojnë me 1 $ në ditë,kurse çdo i katërti fëmijë në
hemisferën Jugore vuan nga ushqimi jo i mjaftueshëm. Sipas të dhënave të bankës Botërore 600
milion njerëz në Botë nuk kanë adresë të përhershme vendbanimi.
Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtia
e lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare, pra të pasurve në dëm të të
varfërve.
Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë të
interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit.
Shumë institucione globale që kanë ndikim të madh ndërkombëtar as që
udhëhiqen në mënyrë demokratike e as që liderët e tyre janë zgjedhur në mënyrë
demokratike
Profesori nga universiteti “Kolumbia” i Nju-Jorkut Xhozef Stiglic bën dallimin
ndërmjet globalizimit të mirë dhe të dëmshëm. Polemikat e tij lidhën me FMN
dhe BB sipas tijë kanë sistem të qeverisjes globale pa një Qeveri globale,
dmth: krijojnë sistem ad-hok të qeverisjes globale.
Protestat e lëvizjes për drejtësi globale i kanë detyruar takimet e larta (samitet)
ndërkombëtare të mbahen larg qyteteve të mëdha ku mbaheshin zakonisht, në
lokacione të vetmuara ku protestat janë të pamundshme.

7
MATJA E GLOBALIZIMIT

Si matja më e saktë që është përcaktuar që një shtet-komb apo një kulturë është KOF (instituti
zviceran për hulumtime tank).Ky institut mat tri dimensione kryesore të globalizimit: ekonomik,
social dhe politik. Krahas këtyre tre treguesve për matjen e këtyre dimensioneve, kalkulohet
edhe një indeks I përgjithshëm i globalizimit.

Të dhënat jepen në bazë vjetore për 122 vende. Sipas këtij indeksi, vendi më I globalizuar në
botë është SHBA-ja, Suedia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Luksemburgu. Vendet më pak të
globalizuara sipas indeksit të KOF-it janë Togoja, Çadi dhe Republika e Afrikës qendrore.

8
VENDET NË ZHVILLIM

Shtetet të cilat janë në fillim të zhvillimit industrial dhe sapo kanë filluar të ofrojnë kushtet e
ekonomisë së tregut siç është një shtet i rregullt ligjor me institucione të cilat funksionojnë së
paku deri diku, e kanë vështirë të depërtojnë pranë konkurencës së shteteve me industri të
zhvilluar. Atyre u kanoset rreziku i deklasimit ekonomik.
Globalizimi rrjedhë në hapsirë të madhe duke i kaluar kufijt e shteteve, por kurrsesi i pakufizuar
univerzal. Bile ai përforcon rrezikun edhe ashtu të dallimit të madh mes shteteve të zhvilluara
industrialisht, në veri, dhe shumë vendeve në zhvillim, në jug.
Sipas hulumtimeve të deritanishme, shtetet të cilat janë më liberale sa I përket politikës së
jashtme ekonomike, të hapura ndaj tregut botëror dhe investimeve kanë më tepër prëparësi në
krahasim me ato shtete të cilat ekonominë e tyre e mbyllin (Proteksionistë) me anë të doganës
dhe masave tjera, dhe pasi që në vendet në zhvillim ndërmarrjet e forta ekonomike janë
punëdhënësit më të sigurt dhe paguajn paga më të larta se sa punëdhënësit vendas,
përparësitë dhe dobësitë e globalizimit qëndrojnë shumë afër njëra tjetrës.

9
GLOBALIZIMI NË MAQEDONI

Maqedonia goditet për herë të tretë nga Komisioni evropian për fillimin e negociatave për
anëtarësim në BE. Mungesa e implementimit të reformave në sistemin e jurisprudencës në linjë
me rekomandimet e Komisionit akoma është evidente, kur dihet se gjyqësia e Maqedonisë vlon
nga partizimi, politizimi dhe nga kuadrot e vjetra.
Maqedonia në të ardhmen medoemos duhet të hapet ndaj vlerave demokratike dhe
principeve që ofron Bashkimi Evropian , sepse vetëm ashtu do të këtë edhe më shumë
liri për vete dhe aspiratat e saj për anëtarësim në familjen evropiane do të jenë më
shpresëdhënëse.
Edhe përkundër krizës globale financiare, biznesmenët slloven po shqyrtojnë
mundësinë për të investuar në Maqedoni.
Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me Slloveninë vitin e kaluar ka arritur shifrat prej
306 milion $, prej të cilave 253 milion $ i takojnë importit të mallrave sllovene në
vend, ndërsa 53.6 milion $.
Qeveria e Shkupit dhe njerëzit që punojnë në këtë drejtim janë jashtëzakonisht
fleksibël për sa i përket çështjes së investimeve të huaja. Me këtë është duke shkuar
drejt globalizimit, këtë e tregon më së miri KOF se Maqedonia radhitet në pozitën e
89 të globalizimit pra kjo një mesatare e këtij vendi.

10
KONKLUZIONE rreth globalizimit

Mund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila për qdo ditë po
thellohet dhe po depërton në të gjithë kulturat në mbarë mjedisin që na rrethon.Edhe pse ka
disa dukuri negative prap se prap thelbi i tijë është zhvillues dhe pozitiv.
Një prej efektëve tepër pozitive të globalizimit ka qenë zgjerimi i tregjeve locale në tregjet
ndërkombëtare. Kjo ka bërë që ndërmarrjet e mëdha perëndimore të lëvizin biznesin e tyre në
vendet që janë më të varfura si Afrika, India, Kina që ofrojnë punëtorë në masë të madhe dhe
kosto shume të ulët krahasuar me koston në vendet e tyre.
Kjo në fakt është mirë për ndërmarrjet amerikane,gjermane, angleze por është si një kërcënim
për punëtorët në keto vende të zhvilluara sepse po krijohet papunësi, megjithatë në të njëjtën
kohë është një avantazh për të ulur papunësinë dhe urinë në këto shtete që janë më pak të
zhvilluara ekonomikisht.
S’ka dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit,
kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror, psh: Interneti është në shumë
pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.
Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të
paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë I mundur pa këtë teknologji, po
kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.
Jo vetëm mallrat mund të blihen apo shiten pa pasur ndonjë pengesë të madhe, por edhe
lëvizja monetare është liruar gati tërësisht nga ndikimi shtetëror.
Kapitali gjindet çdokund ku mund të investohet në ndonjë ndërmarrje apo në tregjet financiare
të shteteve tjera ku premtojnë fitim të madh
Rrjedhim i kësaj qështje është se shumica e kapitalit që qarkullon në botë, në
vitin 2002 ishin 90%
HDI- Human Development Index - Indeksi për zhvillimin human të Kombeve
të bashkuara indikator i arsimimit, mirëqenies dhe standardit të jetesës në vendet
e botës, tregon se gjatë viteve të fundit, ata vende të cilat e kanë pranuar
globalizimin, kanë pasur zhvillim ekonomik, mesatarisht, për 50% më të madh
se vendet të cilat kanë qëndruar me kufij të mbyllur.
 GLOBALIZIMI është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve:
 Internacionalizimi i tregjeve financiare,
 Decentralizimi dhe liberalizimi i tregjeve,
 Zhvillimi i komunikimit ndërmjet vendeve përmes IT-së,
 Rritja e investimeve direkte të huaja,
 Privatizimi i sektorit publike etj.

11
PERFUNDIMI

Nga kjo që elaboruam deri më tani duke u munduar që të mos i kalojmë suazat që na lejon ky
punim për këtë nivel, mund të konkludojmë që auditimi I procesit të globalizimit në një vend
është punë që kërkon vëmendje të veçant nga auditori, planifikim të mirëfillt me rastin e
angazhimit në auditim. Kjo procedurë e auditmit do të duhej të shikohej edhe më me vëmendje
kur kemi parasysh faktin që ky lloj I biznesit së bashku me procesin e blerjeve parqesin dy
proceset që kanë ndikim më të madh në pasqyrat financiare dhe prezantojnë shumën më të
madhe të keqdeklarimeve të mundëshme.
 Unë jam pro globalizmit për disa arsye: Gobalizimi zhvillon tregtinë, lëvizjen e lirë të
njerëzve, mundësite e tyre për punësim dhe mundësitë e mira për zhvillimin e vendeve
të botës së dytë dhe të tretë. Tregëtia e lirë midis vendeve sjell përfitime si: uljen e
barrierave tregtare, uljen e taksave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.
 Disa anë që mendoj se janë negative. Njerezit ankohen për globalizimin për disa arsye.
Njerëzit e pasur janë bërë më të pasur kurse jo të pasurit më të varfër. “Globalizimi është
i mirë për manaxherët, pronaret jo për natyrën e njerëzve të thjeshtë”. Në të njejtën
kohë pretendohet se globalizimi eleminon barrierat, në të vërtet nuk është kështu.
Kompanitë shumëkombeshe akuzohen shpesh herë për kushte shumë të këqija në
vendin e punës. Puntoret paguhen pak, punojnë me orare të zgjatura etj. Kjo shprehet
dhe në kompanitë e huaja në vendin tonë të cilat shfrytëzojne krahun e lirë të punës,
pagesat e ulta dhe prodhimet janë cilësore duke siguruar fitime të majme.
Pra, si përfundim unë them që globalizimi nuk është as i parëndësishëm, as dicka që duhet
përqafuar si shpëtimtari i botës. Pra është një dukuri për të cilën duhet të jemi të mirëinformuar
dhe duhet ta trajtojmë me nji dozë të shëndetshme skepticizmi.

12
Literatura:
http://en.wikipedia.org Shumica e materialit është nga ky WEB-sajt
http://www.wto.com Organizata Botërore e Tregtisë
http://www.imf.com Fondi Monetar Ndërkombtarë
http://www.worldbank.org Banka botërore
http://www.kof.ch Instituti zviceran për hulumtime
http://www.theglobalist.com Globalistët
http://www.sciencedirect.com Shkenca direkte
http://www.telegrafi.com
http://www.shqiperia.com
http://www.psikologji.net__

13

You might also like