Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 29

Ligjet e OPTIKËS

Autor
Kujtim BARALIU - Fizikan

Optikë

Rr: AGIM RAMADANI


Pn. Prizren

+38349306749

01010101010101201

9/19/2018
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

ABSTRAKT

Studimi i optikës në tërësi dhe i Ligjeve të saj në veçanti, është mjaft interesant për
faktin se kemi të bëjmë me dukuru dhe fenomene të fizikës që lidhen drejtpërdrejt me
jetën e përditshme. Optika në fakt ka ekzistuar edhe kur njeriu ka ditur shumë pak ose
aspak në lidhje me dukuritë e dritës, por gjurmët studimore të fenomeneve optike i
hasim shekuj më parë. Deri kah mesi i shekullit 17të, në përgjithësi mendohej se drita për
nga natyra e saj paraqet një vrushkull grimcash (korpuskulash), të cilat emetoheshin nga
burimet e dritës, si drita e diellit apo flaka e qiriut dhe përhapeshin nga burimi në largësi
në mënyrë drejtvizore. Në vitin 1678, Kristian Hajgens (Christian Huygens), paraqiti
idenë se drita mund të ketë natyrë valore. Ai vërtetoi se ligji i reflektimit dhe i thyerjes
së dritës mund të shpjegohen në bazë të teorisë valore. Me këtë teori shpjegohej edhe
dukuria e thyerjes dyfishe, e cila posa ishte zbuluar në atë kohë. Me anë të teorisë
valore ishte e mundshme të shpjegohej dukuria e përhapjes së dritës edhe prapa
këndeve (apo skajeve) të trupave, e quajtur difraksion. Rëndësia e dukurisë së përhapjes
së tillë të dritës mori kuptim të plotë në fillim të shekullit 19 të me eksperimentet e
fizikanit Thomas Young dhe Augustin Frensel mbi interferencën. Në fillim të shekullit
20të edhe njëherë fuqizohet teoria mbi natyrën korpuskulare të dritës me punimet e
fizikanëve Plank, Ajnshtajn dhe Compton, duke afirmuar teorinë mbi kuantet e dritës.
Pikë vështrimi bashkëkohor mbi natyrën e dritës është se, “drita ka natyrë dualiste apo
natyrë korpuskularo-valore”.
Dukuritë që kanë të bëjnë me përhapjen e dritës mund të shpjegohen me teorinë e
valëve elektromagnetike, ndërsa dukuritë që kanë të bëjnë me bashkëveprimin e dritës
me materien, gjatë proceseve të emetimit dhe thithjes merren si dukuri korpuskulare.
Në kuadër të këtij punimi kam bërë një studim të ligjeve themelore optike dhe ligjeve të
fotometrisë që sot mësohen në studimet themelore të fizikës. Punimi është i përcjellë
me figura, formula dhe koncepte të njohura optike.

1
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

1. H Y R J E
Optika është pjesë e fizikës e cila i hulumton dukuritë e dritës, ligjshmërite e saj, natyrën
e dritës dhe procesin e bashkëveprimit të saj me substancën. Lënda e hulumtimit të
optikës përbëhet nga të mësuarit e përhapjes (shpërndarjes) së dritës, formimit të
pamjeve dhe parimit të funksionimit të shumë instrumenteve optike, natyrës së dritës,
si dhe veprimit reciprok të dritës dhe substancës e cila paraqitet në proceset e rrezatimit,
shpërndarjes dhe absorbimit të dritës.
Varësisht prej asaj se çka studion optika, ajo ndahet në optikë gjeometrike dhe optikë
valore. Pjesa e optikës e cila hulumton ligjet e shpërndarjes së dritës, metodës së
formimit të pamjeve prej burimeve të ndryshme të dritës dhe parimit të funksionimit
dhe konstruktimit të aparateve optike quhet optikë gjeometrike.
Ligjet mbi të cilat është vendosur optika gjeometrike janë: 1. Ligji i përhapjes drejtvizore
të dritës në mjedis homogjen; 2. Ligji i dëbimit të dritës (ligji reflektimit); 3. Ligji i
përthyerjes së dritës dhe 4. Ligji i pavarësisë së përhapjes së rrezeve të dritës.
Trupat të cilët emitojnë dritë quhen burime të dritës. Burimet e dritës janë të ndara në
primare dhe sekondare, natyrore dhe artificiale. Për shembull, Dielli është burim natyror
i dritës, si dhe në të njëjtën kohë paraqet burim primar. Mirëpo nuk mund të studiojmë
ligjet e optikës pa bërë një rekapitullim të njohurive për dritën e cila është materja
kryesore mbi të cilën bazohen ligjet e optikës dhe funksionimi i tyre.
Drita është rrezatim valor elektromagnetik i cili është i gjithëpranishëm në gjithësi. Nuk
ka skutë në gjithësi që mund të fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e
njeriut gjendet në një brez të ngushtë te diapazonit shumë të gjerë të rrezatimit EM i cili
shtrihet nga rrezet gama, rrezet X, rrezet UV, drita e dukshme, infra e kuqe, makro
valore, e deri te radiovalët. Pjesët e dritës se dukshme i quajmë fotone, por edhe pjesët
tjera të spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone ose kuante të dritës.
Trajtimi i dritës ka karakter të dyfishtë; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukuritë
e interferencës, përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotone kur sqarohet efekti
fotoelektrik apo i shpërhapjes.

2
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

2. NATYRA E DRITËS
Gjatë zhvillimit të fizikës si shkencë, dhe në këtë kontekst edhe të optikës si shkencë
janë paraqitur dy teori themelore për shfaqjen e dritës: teoria korpuskulare dhe teoria
valore. Themelues i teorisë grimcore (korpuskulare) është Isak Njutoni, i cili e shpjegoj
këtë teori në vitin 1669 dhe e ka publikuar në veprën e tij Optika (në vitin 1704). Për
shkak të autoritetit të tij, teoria e tij ka qendruar gjatë, përkatësisht shkencëtaret nuk
kanë mundur t’i imponojnë idetë e tyre në lidhje me këtë teori.
2.1 Teoria korpuskulare
Baza e teorisë korpuskulare qëndron në atë se drita është shfaqur si thërmiat e imta
apo si truptha të vegjël të ashtuquajtur “korpuskula” (lat. corpusculum - trup i imët,
thërrmi, grimcë) që levizin në mënërë drejtëvijore me shpejtësi të madhe. Kur këto
thërrmia depërtojnë në syrin e njeriut në mënyrë direkte ose me reflektim. Ato
shkaktojnë ndjenjë për ndriçim drite. Njutoni gjithashtu e ka shpjeguar përfitimin e
spektrit të ngjyrave kur drita e bardhë kalon përgjatë prizmit. Njutni ka dalluar
korpuskula me masa të ndryshme dhe për shkak të kësaj, gjatë lëshimit të dritës së
bardhë përgjatë prizmës, më së tepërmi do të përthehen grimcat, për shkak të
gravitacionit, pra grimcat me masë më të madhe. Kështu ka shpjeguar përthyerjen me
të madhe të dritës ngjyrë vjollce dhe përthyrjen më të vogël të dritës së kuqe nga
spektri i dritës së bardhë.
2.2 Teoria valore e dritës
Është e njohur se Teoria korpuskulare e Njutonit ishte e para e cila u mundua të shpjegoj
natyrën e dritës, mirëpo teoria e Hajgensit ishte ajo e cila sqaroj në mënyrë më bindëse
natyrën e dritës, duke e shpjeguar atë me anë të eksperimenteve të shumta të kohës.
Teoria e Hajgensit e parashihte se ku do të ndodhej fronti i valës s ardhshme nëse
vërtetohej se ku ndodhej vala e tashme, përkatësisht pozita e saj.
Nëse vrasim mendjen se si e kishte paramenduar Hajgensi përhapjen e valëve të dritës
nga një vend në tjetrin. Konsiderojmë se fronti fillestar i valës është në pozitën w,
3
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

mandej marrin se çdo pikë e frontit të valës në atë front vale, vepron si burim i ri valës,
figura në vazhdim tregon disa nga burime të tilla valësh sekondare.
Teoria e Hajgensit ishte një teori mjaft e suksesshme për natyrën valore të dritës, e cila
e shpjegonte atë në tri dimensione. Hajgensi kishte sugjeruar se valët e dritës në ajër,
formojnë disa sipërfaqe në formë kreshte (maje) që kanë formën e bishtit të qepës.
Ndërsa në vakum ose në mjedise tjera uniforme, valët e dritës janë në formë sferike dhe
këto valë lëvizin me shpejtësi të dritës.
Kjo teori shpjegon edhe faktin tjetër se pse drita shkëlqen ose si përhapet ajo në vrima
apo çarje të vogla. Teoria shpjegon në detaje se si shpërhapet drita kur kalon nëpër
çarje të holla duke devijuar nga përhapja drejtvizore (difraksioni i dritës).
Është e njohur se Teoria korpuskulare e Njutonit ishte e para e cila u mundua të shpjegoj
natyrën e dritës, mirëpo teoria e Hajgensit ishte ajo e cila sqaroj në mënyrë më bindëse
natyrën e dritës, duke e shpjeguar atë me anë të eksperimenteve të shumta të kohës.
Teoria e Hajgensit e parashihte se ku
do të ndodhej fronti i valës s ardhshme
nëse vërtetohej se ku ndodhej vala e
tashme, përkatësisht pozita e saj.
Figura_1.
Sido që të jetë edhe Teoria e Njutonit
por edhe kjo e Hajgensit, kishin disa
fenomene të pashpjeguara dhe të paqarta. Njutoni nuk mundi ta shpjegonte
interferencën, gjë që i jepte favore teorisë së Hajgensit. Atëherë dihej se drita përhapej
drejtë dhe jo në mënyrë perpendikulare në drejtim të përhapjes, ashtu siç dihet sot.
Në vitin 1803 Thomas Young, studioj interferencën e valëve të dritës duke ndriçuar një
ekran me dy çarje të larguara nga njëra tjetra në mënyrë të barabartë. Drita dilte nga
çarjet sipas shpjegimit të Hajgensit, mirëpo në varësi nga distanca e çarjeve nga burimi,
sipërvendosja e valëve të dritës bënte të mundur paraqitjen e disa ndriçimeve dhe
errësimeve të dritës në ekran (interferenca e dritës).

4
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Figura_2
Nga fizika njohim se ekzistojnë dy lloj interferencash; konstruktive dhe destruktive. E
para ka të bëjë me dy valë që janë në fazë me njëra tjetrën dhe kanë amplituda e
frekuencë të njëjtë, pra kur mblidhen në mes veti procesi mund të quhet konstruktiv dhe
e kundërta është interferencë dstruktive.
Më vonë, (më 1815) një fizikan tjetër i quajtur Augustin Fresnel (Freneli), e përkrahu
eksperimentin e Jangut me disa llogaritje të sakta matematikore. Ndërsa në vitin 1900
Max Planck-u, propozoj ekzistencën e kuanteve të dritës, të cilat ishin disa paketa të
fundme energjie që vareshin ekskluzivisht nga frekuenca, shpejtësia dhe energjia e
rrezatimit elektromagnetik.
Ndërkaq (në vitin 1905) Albert Einstein propozoj një zgjidhje për këtë problem, i cili prej
kohësh shpjegohej me natyrë të dyfishtë; valore dhe grimcore. Ajnshtajni kishte
vëzhguar me kujdes punimet e fizikanëve të njohur që kishin punuar në fushën e
rrezatimit të trupit absolut të zi, siç janë; Kirkofi, Vini, Shtefani, Bolcmani, Relej, Xhinsi,
Planku etj, dhe kishte sugjeruar se dita ishte e përbërë prej disa grimcave shumë të
imëta që quheshin fotone dhe të cilat gjatë lëvizjes së tyre kishin energji.
Sido që të jetë, akoma edhe sot Teoria Valore dhe Grimcore qëndrojnë përkrah njëra
tjetër si dy teori të palëkundura shkencore, përkundër “vulës përfundimtare” që ky
problem mori me shpjegimin e Ajnshtajnit për ekzistencën e “fotoneve të dritës”.
Teoria e dritës ishte degë e studimeve të mekanikës kuantike, e cila u konceptualizua si
e tillë në shekullin e 20-të. Teoria Kuantike merret me shpjegimin e natyrës shumë të
imtë të materies, e cila është e përmasave atomike ose edhe më të vogël se kaq.
5
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Prandaj rezultatet e kësaj teorie, janë ato të cilat mund të shpjegojnë më së drejti
natyrën e dritës dhe kontradikta që sjellin dy teoritë e saj.
Teoria valore e dritës shpjegon shumë fenomene natyrore, në të cilat është e pranishme
drita me të gjitha efektet që ajo prodhon. Në veçanti fenomenet në cilat është e
pranishme drita, janë këto;
Reflektimi i dritës, Difraksioni,
Thyerja e dritës, Polarizimi,
Sipërvendosja (superponimi), Efekti Dopler,
Interferenca, Hollografia, etj.
Mirëpo në kuadër të studimit të ligjeve të optikës, ne do të shqyrtojmë më hollësisht
vetëm reflektimin, thyerjen, sipërvendosjen, interferencën, difraksionin dhe polarizimin
e dritës, por jo edhe efektin dopler apo hollografinë për shkak të hapsirës së kufizuar në
këtë temë.

2.3 Teoria elektromagnetike


Drita tregon natyrë të dyfishtë, valore dhe grimcore në të njëjtën kohë. Mirëpo sipas
fizikanëve drita në të shumtën e kohës drita shfaq natyrë valore e më pak natyrë
grimcore. Nëse hyjmë më thellë në shpjegimin e natyrës së saj, themi se drita ndryshe
quhet edhe valë elektromagnetike, pasi që ajo është e përbërë nga valët elektrike (𝐸)
dhe ato magnetike (𝐻). Për valët e dritës thuhet se rrugëtojnë në mënyrë transversale,
duke osciluar në drejtim të përhapjes së tyre.

Figura 3.
Themelues i kësaj teorie është James (Clarck) Maksvell. Sipas tij, drita eshte vale
elektromagnetike ku secila pike e saj paraqet oscilim te njekohesishem te forces se

6
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

fushes elektrike dhe fushes se induksionit magnetik ne dy rrafshina normale terthore.


Teoria e Maksvellit ne menyre eksperimentale eshte vertetuar me eksperimentet e
Hercit.
2.4 Teoria “valore-korpuskulare” e dritës
Teoritë për dritën, qoftë ajo valore ose korpuskulare gjatë zhvillimit të tyre historik janë
plotësuar njëra me tjetrën dhe janë përmirësuar. Me dukuritë; efekt fotoelektrik,
emitim dhe absorbim të dritës, i jepet theks i veçantë natyrës korpuskulare të dritës. Në
këtë kontekst është futur nocioni kuant energjik si “thërrmi e vogël” e energjisë të cilën
e emitojnë burimet e dritës. Veprimtaria e Plankut dhe Ajnshtajnit japin shume përgjigje
pyetjeve të cilat nuk ka mundur t’i shpjegojë teoria korpuskulare e Njutonit.
Kuptimi i sotëm i dritës i jep aksent natyrës së dyfishte (dualistike), natyrës korpuskulare
dhe natëyrës valore të dritës. Dukuritë lidhur me përhapjen e dritës shpjegohen me
teorinë elektromagnetike të dritës, ndërsa interaksioni i dritës me materien shpjegohen
me natyrën korpuskulare të materies.
Matjet e shpejtësisë së dritës janë bërë pavarësisht nga supozimi për natyrën e saj.
Shpejtësia e dritës është njëera prej karakteristikave më të rendësishme fizike të dritës.
Teoria e Njutonit për dritën, gjatë përkufizimit të saj tregon për thërrmia korpuskula të
cilat levizin me shpejtësi të madhe. Në përcaktimin e shpejtësisë së dritës janë zhvilluar
dy lloj metodash. Njëra përdorë objekte astronomike dhe metodat e këtilla janë quajtur
metoda astronomike.
Tentimi parë për të matur shpejtësinë e dritës është bërë nga Galileu në vitin 1607.
Metoda të njohura astronomike për matjen e dritës janë metoda e Remerit (Olaf Romer,
1676) dhe metoda e Bredlit (Bradley, 1727). Metoda të njohura tokësore janë metoda e
Fizout (Fiseau, 1849), metoda e Fukut (Foucault, 1850), eksperimentet e Majkëllsonit
(Michelson), të kryera në periudhën gjatë viteve 1874-1926 dhe eksperimenti i
Bergstrandit (Bergstrand, 1950), një version i përsosur i metodës së Fukut.

7
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

3. LIGJET THEMELORE TË OPTIKËS

Ekzistojnë dëshmi të shumta për natyrën valore të dritës. Prandaj unë do të përpiqem
që në vazhdim të vërtetoj këto dëshmi, përmes disa fenomeeneve tashmë të njohura
optike apo disa ligjeve të optikës të cilat janë vërtetuar në mënyrë eksperimentale nga
fizikanë të ndryshëm.

Figura_4(a,b)

3.1 REFLEKTIMI I DRITËS

Dëshmi kryesore të natyrës valore të dritës është reflektimi i dritës nga sipërfaqe të
ndryshme. Reflektimi bëhet më së miri nga sipërfaqet e lëmuara dhe pasqyruese.
3.1.1 Ligji i reflektimit të dritës
Nëse rrezet rënëse të dritës përplasen në një sipërfaqe dhe mandej reflektohen nga
sipërfaqja kufitare, atëherë këto rreze me normalen do të mbyllin këndin alfa ( ). Me
këtë rast edhe rrezet e reflektuara me normalen do të mbyllin këndin dhe do të
qëndrojnë në të njëjtin rrafsh vertikal me rrezet rënëse.
Rrafshin vertikal do ta quajmë rrafshi i rënës, kurse rrafshin horizontal do ta quajmë
rrafshi i reflektimit, përkatësisht rrafshi kufitar. Prandaj këndi i rënies është i barabartë
me këndin e reflektimit.

8
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Ky ligj thotë se; “Gjatë rënies së rrezes së dritës rënëse në ndonjë pasqyrë të rrafshët,
rrezet rënëse dhe të reflektuara, qëndrojnë në të njëjtin rrafsh vertikal ndaj rrafshit të
pasqyrës dhe formojnë kënde të njëjta me normalen e lëshuar në pikën e reflektimit”.
Që të përcaktojmë si janë të lidhura këndi rënës dhe ai i reflektimit, do të studiojmë
figurën_4(b). Vala e drites i udhehequr prej rrezeve karakteristike 1-2 me front AC, leviz
ne mjedis homogjen dhe izotrop. Rrezja karakteristike 1 e prekë mjedisin kufitar ne
piken A, e cila sipas parimit te Hajgensit behet burim i vales së re elementare.

3.2 THYERJA E DRITËS

Për ligjin e thyerjes së dritës dinte edhe Aristoteli rreth 350 vjet para erës sonë, pastaj
dinte edhe Ptolemeu rreth 120 vjet p.e.r, por formën bashkëkohore të këtij ligji e dhanë
pavarësisht nga njëri tjetri fizikanët e njohur, Sneliusi (1615) dhe Dekarti (1632).1
3.2.1 Ligji i thyerjes së dritës
Ky ligj thotë se; “Rrezja rënëse në sipërfaqen kufitare të dy mjediseve qëndron në të
njëjtin rrafsh me rrezen e thyer, kurse raporti i sinuseve të këndeve që ato formojnë me
normalen është madhësi konstante”.
Figura_5
Nëse mjedisi ku bie rrezja rënëse e ka indeksin e
thyerjes dhe mjedisi ku përhapet rrezja e thyere ka
indeksin e thyerjes , atëherë ligji i thyerjes shprehet
me formulën;

Nëse mjedisi i parë është vakum, kurse mjedisi i dytë është ajër, qelq ose ujë, atëherë
duke ditur shpejtësinë përhapjes së dritës në vakum, gjejmë se; i cili quhet
indeks i thyerjes së valës së dritës. Prandaj nga shprehja e mësipërme gjejmë se;

1
http://galileo.phys.virginia.edu/classes/609.ral5q.fall04/LecturePDF/L20-LIGHTII.pdf
9
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Me këtë rast quhet indeksi relativ i thyerjes dhe shkruhet; n2/n1=n. Siç shihet nga
formula, indeksi relativ i thyerjes shpreh raportin e shpejtësisë së dritës në mjedisin e
parë dhe të dytë. Nëse drita kalon nga mjedisi i rrallë kah ai më i dendur, kemi;
dhe e kundërta, nëse kalon nga mjedisi më i dendur në atë më të rrallë, kemi; .
Ne kufirin e dy mjediseve në teë cilat rrezet e dritës lëvizin me shpejtësi të ndryshme,
përskaj dukurisë së reflektimit të dritës, ndodh edhe përthyerja e dritës (figura_6). Kjo
dukuri vëzhgohet gjatë çdo kalimi të dritës prej një mjedisi në një mjedis tjetër optik,
gjatë së cilës drita e ndërron drejtimin e përhapjes, themi se drita përthehet.

Figura_6(a,b,c,d)
Rrezja rënese 1 zë kënd të rënies α me normalen NN’në sipërfaqen kufitare. Rrezja 1’
quhet rreze e përthyer dhe kjo rreze zë kendin γ me normalen NN’ në sipërfaqen
kufitare. Bie pyetja se këndi γ do te jetë më i madh apo më i vogël prej këndit α kjo
varet prej shpejtësive të rrezeve 1 dhe 1’. Raporti mes shpejtesive v1 (të rrezes rënëse 1)
dhe v2 (të rrezes që perthehet 1’), quhet indeks relativ i përthyerjes së mjedisit sekondar
në krahasim me atë primar dhe shënohet me n21:

Përthyerja e drites në mënyrë eksperimentale mund të tregohet me ndihmën e vaskës


prej qelqi të mbushur me ujë, në të cilën fusim lëng gëlqere ose pluhur me qellim që uji
në vaskë të turbullohet. Mbi ujin ka ajër i cili mund të ndotet me tym prej cigares që të

10
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

bëhet e dukshme rrezja e dritës. Me tregues-laseri lëshojme rreze rënëse, drite e cila
është lehtë e dukshme përshkak të ngjyrës së kuqe.
Është tejet i qartë kufiri ajër-ujë dhe pika në të cilën bie rrezja, si gjithashtu edhe
përthyerja i rrezes së dritës prej drejtimit primar nën kënd të caktuar. Nëse e ndërrojmë
këndin e rrezes rënëse, do të ndryshojë edhe këndi i rrezes që përthehet.

Figura 7(a,b)
Ligjin për përthyerjen e dritës e ka themeluar Snelius (vitin 1620), ndërsa formulim
matematikor i ka dhënë Dekarti (në vitin 1637). Sot i njohur si ligji i Snelius-Dekartit për
përthyerjen e dritës, i cili thotë: “Rrezja renese 1, rrezja e cila perthyhet 1’ dhe normalja
NN’ e ngritur në sipërfaqen kufitare prej mjediseve optike, shtrihen në të njëjtin rrafsh,
ndërsa raporti i sinusit të këndit rënës α dhe sinusit të këndit të përthyerjes γ është i
barabartë me raportin e shpejtësisë së dritës në mjediset e dhëna.

ku n është indeksi absolut i përthyerjs dhe .


Ligji i Snelius-Dekartit për thyerjen e dritës mes dy mjediseve mund të shfaqet edhe
përmes indekseve absolute të përthyerjes n1 dhe n2.

Kur për dy mjedise indeksi relativ i përthimit është më i madh se një, themi se e para
mesatarja është optikisht më e rrallë prej te dytës dhe rrezja përthyhet drejt normales,
11
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

në mënyrë të kundërt kur indeksi relativ i përthimit është më i vogël se një (1), themi se
mjedisi primar është optikisht më i dendur se ai sekondar, kështu që rrezja përthehet
prej normales (figura 7a).
3.2.2 Reflektimi total
Përthyerja e dritës zhvillohet kur drita kalon përgjatë dy mjediseve me indekse të
ndryshme të përthyerjes. Gjatë kësaj dukurie vërejtësm se rrezja e cila përthehet mund
të vazhdojë në mjedisin sekondar prej normales ose drejt normales, varësisht prej asaj
se mjedisi sekondar është apo s’është optikisht më i rrallë.
Me ineteres të veçantë është kur drita kalon prej mjedisit optikisht më të dendur në
mjedis optik më të rrallë. Për këtë rast sërish do të shërbehemi me vaskën prej qelqi në
të cilen kemi ujë të perzier me lëng gëlqere ose pluhur dhe tregues-laseri, figura 7b. Tani
laserin e vendosim në fundin e vaskës kështu që drita bie prej mjedisit më të dendur ujë,
në mjedis më të rrallë ajër mbi ujin. Që të jenë të dukshme rrezet të cilat përthehen në
ajër, mundet i njëjti të ndotet me tym prej cigares dhe mbi vaskë të vendoset qelq që të
ruajë tymin (figura 7b).
Për të mos e zgjatë më shumë; dukuria gjatë së cilës drita duke kaluar prej mjedisit optik
më të dendur në mjedis optik më të rrallë plotësisht dëbohet, quhet reflektim total i
brendshëm ose vetëm reflektim total. Këndi nën te cilin bie drita αk, gjatë së cilës
vezhgojmë reflektimin total quhet kënd kufitar i reflektimit total.
Nëse me këtë rast zbatojmë ligjin e Snelius-Dekartit për thyerjen e dritës duke
zëvendësuar për γ=90° atëherë do të kemi:

pasi sin90°=1, atëherë relacioni i fundit do të marrë këtë formë:

Nese mjedisi sekondar eshte ajer, atehere kemi:

12
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Sipas relacionit të fundit, për mjedisin kufitar ujë-ajer fitohet αk≈48°, ndërsa për mjedis
diamant-ajër .
3.2.3 Aplikimi i reflektimit total. Fatamorgana
Dukuria e reflektimit total gjenë zbatim në konstruimin e instrumenteve të ndryshme
optike në të cilët janë futur prizma të ndryshëm për reflektim total. Bëhet fjalë për
prizma drejtkëndore me krahë të barabartë të cilet mund të ndryshojnë drejtimin e
zgjerimit të rrezeve të dritës për 90° (figura 8a), gjatë së cilës mund të projektohet
fotografi horizontale në mur vertikal. Në rastin e dytë (figura 8b), prizma ndryshon
drejtimin dhe renditjen e rrezeve të dritës gjatë së cilës fitohet fotografi e kthyer
mbrapsht për 180° të objektit të vëzhguar.

Figura 8

3.3 INTERFERENCA E DRITËS

Interferenca e dritës mund të studiohet duke u bazuar në karakterin valor të dritës,


mirëpo së pari duhet të rikujtojmë disa veti themelore të valëve të dritës dhe disa veti
tjera të përhapjes së saj.
Si për valët mekanike ashtu edhe për valët elektromagnetike, vlejnë të njëjtat formulime
matematike, me të vetmin dallim se për valët mekanike dihet mjedisi i përhapjes, kurse
për valët EM nuk dihet mjedisi i përhapjes. Te valët mekanike është mjedisi i cili përhapë
valën, kurse valët EM nuk kanë nevojë për mjedis që përhapë valën, ashtu që grimcat
nuk lëvizin duke kryer lëvizje lëkundëse.

13
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Me këtë rast do të përmendim disa karakteristika më


kryesore të valëve të dritës, siç janë; elongacioni i valës ,
frekuenca rrethore e valës , perioda e saj , faza fillestare
, koha e përhapjes , etj. Figura_9
Matematikisht kemi;

( )

( )
Në përgjithësi interferenca e valëve të dritës dhe e valëve
tjera, paraqitet kur bashkohen dy valë, e në rastin më të
thjeshtë kur supozojmë se ato valë kanë të njëjtën
frekuencë, atëherë studimi i tyre është më i thjeshtë.

3.3.1 Interferenca e dy burimeve virtuale


Valët e dritës nuk mund të interferojnë nga dy burime të pavarura, prë shembull nga dy
qirinj, kështu që fizikanët prej kohësh kanë dhënë disa ide se si mund të ndahen tufat e
dritës nga i njëjti burim dhe pasi të kalojnë rrugë të ndryshme, të mund të interferojnë
(të bashkohen) në një pikë.

Prandaj themi se ekzistojnë disa metoda që na mësojnë si mund të krijohen dy burime


virtuale apo edhe dy burime reale, nga të cilat valët e dritës mund të interferojnë mes
veti. Me këtë rast do të përmendim metodën e Frenelit edhe pse duhet ditur se për të
gjitha metodat tjera vlen e njëjta analizë matematike.

3.3.2 Pasqyrat e Frenelit


Këto pasqyra paraqesin një sistem prej dy pasqyrash të cilat takohen në mes veti në
njërën anë, duke mbyllur një kënd të vogël ashtu siç është paraqitur në figurën_9.
Pasqyrat janë paraqitur në vijën . Në largësi të caktuar nga pasqyrat
vendoset burimi real B i dritës. Ky burim drite është valë cilindrike në formë vije.

Vala e parë e dritës nga burimi pasqyrohet në pasqyrën dhe pas reflektimit nga kjo
pasqyrë përhapet në drejtim të ekranit E dhe duket se vjen nga burimi virtual .

14
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Po ashtu vala e dytë e dritës nga burimi pasqyrohet në


pasqyrën dhe pas reflektimit nga kjo pasqyrë përhapet
në drejtim të ekranit E dhe duket se vjen nga burimi
virtual .

Kështu në perden 𝐸 e cila ndodhet e larguar nga pasqyra


për afër , krijohet fusha interferenciale e
cila i përgjigjet interferencës së dy burimeve virtuale
. Pasi që drita emetohet nga burimi real , valët
të cilat duket se dalin nga burimet virtuale , janë
koherente dhe valë me karakteristika të njëjta.

Figura_10

Nëse e shënojmë me largësinë në mes të burimeve


virtuale të dritës dhe me largësinë nga boshti i
pasqyrave dhe perdes 𝐸, atëherë largësia mes burimeve virtuale dhe perdes është;
, kështu që intensiteti i dritës në pikën M të perdes do të jetë baras me
ndryshimin e rrugëve (shih, figura_10);

( ) ( )

Por pasi që atëherë kemi;

Tani nëse vendosim boshtin x në rrafshin e perdes E, atëherë pika M ndodhet në abshisë,
prandaj sipas Teoremës së Pitagorës, kemi;

( )

( )

( ) ( )

15
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Tani është radha të gjejmë vendet me intensitetin maksimal të cilat qëndrojnë në largësi
për të cilat ndryshimi i rrugëve është i barabartë me numër të plotë të gjatësive valore,
sipas shprehjes;

Nga shprehja e fundit gjetëm vendet me intensitet maksimal , ndërsa ato me


intensitet minimal , do ti gjejmë sipas shprehjes tjetër vijuese;

( )

( )
Shprehjet e fundit matematike tregojnë se në sipërfaqet e perdes, fitohen vija intensive,
që janë njësoj të larguara në mes veti me vija të errëta me intensitet zero. Pra fitohen
vija paralele të ndriçuara dhe të errëta të cilat quhen ndryshe vija interferenciale.
Pasqyrat e Frenelit janë vërtetim i natyrës
valore të dritës.

3.3.3 Vijat interferenciale


Një formë e veçantë e interferencës së
lokalizuar në pambarim, paraqitet në pllaka
të holla plan paralele që ndryshe quhet
interferencë e pjerrtësisë së njëjtë. Këto vija
vërehen vetëm në rrafshin fokal të thjerrës.
Figura_11
Nëse një rreze drite monokromatike bie në një pllakë të hollë me trashësi d, e cila është
e ndërtuar nga materiali transparent me indeks të thyerjes n, siç tregohet në figurë_*.
Rrezja e cila del nga burimi dhe bie në pikën , do të reflektohet pjesërisht nga
sipërfaqja e pllakës. Pra në pikën do të reflektohet vetëm një pjesë e rrezes, kurse
pjesa tjetër do të depërtojë nëpër pllakë dhe do të arrijë deri në pikën të sipërfaqes së

16
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

dytë nga e cila do të reflektohet, ashtu që pjesa e rrezes do të jetë paralele me


pjesën e rrezes .
Pasi që të dy rrezet janë krijuar nga ndarja e tufës rënëse në pikën edhe atë në dy
pjesë, atëherë këto dy rreze do të interferojnë në mes veti. Nëse në rrugën e rrezeve
vendosim thjerrën përmbledhëse, thjerra do ti bashkojë në rrafshin e vet fokal , ashtu
që në këtë rrafsh mund të vërejmë rezultatin e interferimit të tyre.
Tani do të përcaktojmë ndryshimin fazor të këtyre dy rrezeve të dritës. Rruga IA për të
dy rrezet është e barabartë ashtu sikur edhe rrugët DL dhe CL. Ndryshimi fazor do të
paraqitet vetëm në rrugën AD për rrezen AL dhe në rrugën ABC, për rrezen CL.
Konstantja fazore për rrezen CL është si vijon;
( )
Sepse kjo pjesë e rrezes kalon nëpër pllakë me indeks të thyerjes n, kurse shprehja
quhet numri i valës. Për pjesën e rrezes AD, konstantja fazore është e
barabartë me; . Atëherë ndryshimi i këtyre dy fazave është baras me;
[ ( ) ]
Me këtë rast gjejmë se intensitetit interferencial është maksimal, ose edhe minimal, për
vlerën ndryshimit fazor;

( )
Nga kjo kuptojmë se interferenca varet nga këndi i pjerrtësisë të rrezeve rënëse, pra
varet prej këndit të rënies, prandaj për këtë arsye këto vija quhen “vija interferenciale të
pjerrtësisë së njëjtë”. Edhe interferenca në pllaka të holla, është dëshmi e natyrës valore
të dritës. Një formë e veçantë e interferencës së lokalizuar janë edhe vijat
interferenciale të trashësisë së njëjtë që paraqiten në trupa në formë të pykës. Ky
fenomen njihet edhe me emrin e ashtuquajtur “Unazat e Njutonit” të cilat kanë formë
rrethore me rreze;

√ √

ku; R-rezja e përkulshmërisë së thjerrës konvergjente,


gjatësia valore e dritës që bie mbi thjerrë,

17
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

n – numri i plotë i unazave dhe


Nga shprehja e fundit shohim se rrezet e unazave të njutonit, janë proporcionale me
rrënjën katrore të numrave të plotë, prandaj unazat në mes (më afër burimit) duhet të
jenë më të gjera, ndërsa kah periferia bëhen më të ngushta.

3.4 DIFRAKSIONI I DRITËS

Kur drita kalon nëpër hapje ose çarje të vogla, dimensionet e të cilave janë të rendit të
madhësisë me gjatësinë valore të dritës rënëse, shohim se drita devijon nga përhapja
drejtvizore.Pra, në vend se të paraqitet ndriçimi vetëm drejt, mirëpo ndriçim do të ketë
edhe në ato pjesë të perdes që sipas ligjit të përhapjes drejtvizore duhet të paraqitet
hija. Prandaj, çfarëdo devijimi të dritës prej përhapjes drejtvizore e quajmë difraksion. Ky
devijim i rrezeve të dritës nuk mund të shpjegohet as me thyerje e as me reflektim të
dritës, (shih, figura_12).
Duke kaluar nëpër çarje, tufa e dritës zgjerohet në
drejtim vertikal dhe figura difraksionale në perde
zgjerohet dhe përbëhet nga brezi qendror i
ndritshëm, i cili mund të jetë shumë më i gjerë se
vetë çarja në të dy anët e të cilit renditen njëri pas
tjetrit, brezat e errët dhe të ndritshëm të
intensitetit dritësor më të dobët. Për arsye
kuptimi, gjerësia e çarjes është treguar shumë e
zmadhuar, përndryshe çarjet duhet të jenë shumë të vogla. Figura 12
Dukuritë e difraksionit ndodhin jo vetëm kur drita kalon nëpër vrima, hapje ose çarje të
vogla, por edhe kur ajo kalon pranë teheve të mprehta, apo kur ndonjë pengesë
ndodhet në rrugën e dritës si: gjysmërrafshi, fija, sfera, cilindri, sita, rrjeta etj. Thuhet se
difraksioni i dritës ndodh gjithmonë kur fluksi i dritës kufizohet në hapësirë. Në
përgjithësi, dukuritë e difraksionit i ndajmë në dy kategori: Në difraksion të Fraunhoferit
dhe në difraksion të Frenelit.
18
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Difraksioni është i tipit të


Fraunhoferit nëse rrezet që vijnë
deri te hapja ose çarja janë
paralele, por edhe figura
difraksionale prapa hapjes krijohet
në pakufi. Figura 13
Eksperimentalisht realizohet ashtu
që burimi vendoset në vatrën e një
thjerre konvergjente, por edhe
figura difraksionale regjistrohet në
planin fokal të thjerrës tjetër konvergjente, e cila vendoset prapa çarjes.
Difraksioni i Frenelit realizohet nga burimi i dritës në largësi të caktuar përpara hapjes,
por edhe figura difraktuese gjithashtu regjistrohet në largësi të caktuar, prandaj për
difraksion të Frenelit nuk përdoren thjerrat as përpara e as prapa hapjes. Mund të themi
se difraksioni i Fraunhoferit është rast i veçantë i difraksionit të Frenelit.

3.4.1 Difraksioni i Fraunhoferit në çarje


Difraksioni i Fraunhoferit në një çarje, është vërtetim i natyrës valore të dritës. Në
vazhdim do të analizojmë më hollësisht difraksionin e dritës së tipit të Fraunhoferit në
çarje të ngushtë. Ky është rasti më i thjeshtë i paraqitjes së difraksionit. Supozojmë se
në çarjen e cila ka gjerësinë a bie tufa paralele e dritës monokromatike. Në vend që
perdja 𝐸𝐸, në të cilën do ta regjistrojmë figurën difraksionale, të vendoset në pakufi,
prapa çarjes do ta vendosim thjerrën , në rafshin fokal të së cilës e regjistrojmë këtë.
Drita pasi të kalojë nëpër çarje, nuk do të përhapet vetëm në drejtim normal ndaj çarjes
që në figurë është treguar me rrezet A0 dhe B0, por edhe në drejtimet e tjera. Pra, do të
paraqitet edhe tufa A1B1 apo çfarëdo tufe tjetër.

19
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Do ta shënojmë me α këndin që mbyll tufën që po e shqyrtojmë A1B1 me tufën e pa


difraktuar në çarje A0B0. E lëshojmë normalen nga pika në rrezen BB1 në pikën .
Këndi zgjidhet i atillë që segmenti . Pra, rrezja që kalon tehun do të ketë
rrugën e vet më të shkurtër deri në perden 𝐸𝐸 për ndaj rrezes që kalon nëpër tehun .
Kuptohet se ky ndryshim i rrugëve për rrezen që kalon nëpër tehun dhe qendrën e
çarjes është . Nga analiza e paraqitjes së interferencës e dimë se rrezja
nëpër tehun dhe rrezja nëpër qendrën do ta anulojnë njëra-tjetrën pikërisht nga ky
ndryshim i rrugëve. Nga figura shohim se vlen:
prej nga:
Meqenëse; nga dy shprehjet e fundit fitojmë; , përkatësisht:

që paraqet pozitën e minimumit të parë të figurës difraksionale. Në përgjithësi, pozita e


të gjitha minimumeve në figurën difraksionale të tipit të Fraunhoferit në çarje
përcaktohet me shprehjen vijuese;

Në figurë_14, tregohet grafiku i intensitetit relativ sipas figurës difraksionale në


çarje, ku zerot e funksionit llogariten për;
etj., apo për;

etj.

20
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Mes minimumeve paraqiten maksimumet e intensitetit difraksional, por teoria


elementare që e treguam, nuk mundëson as përcaktimin e intensitetit të dritës e as
pozitën e valëve të dritës.
3.4.2 Rrjeta optike
Rrjeta optike përbëhet prej një sistemi të shumë çarjeve paralele, siç tregohet në
figurë_15. Zakonisht, numri i çarjeve shënohet me N. Ndërtohen në pllakë qelqi duke
gërvishtur me diamant disa qindra vija milimetrike. Vendi ku diamanti e gërvisht qelqin
nuk e lëshon dritën, kurse rolin e çarjes e luan hapësira ndërmjet dy gërvishtjeve. Rrjetat
e para optike i ndërtoi Fraunhoferi më 1821, i cili edhe paraqiti bazat e teorisë së
difraksionit me rreze paralele.
Merita e kalimit të ndërtimit të rrjetave optike nga ato primitive të Fraunhoferit në
rrjeta bashkëkohore i takon Rovlandit, i cili ka ndërtuar aparaturë speciale për ndërtimin
e rrjetave me gjatësi çarjesh të mëdha. Përmirësim të dukshëm të teknikës së ndërtimit
të rrjetave optike të Rovlandit, e kryejnë më vonë Andersoni dhe Vudi. Në ditët e sotme
rrjetat optike ndërtohen me metoda holografike.
Gjerësinë e një çarje së bashku me pengesën fqinje që e ndan nga çarja tjetër e
shënojmë me dhe e quajmë konstante e rrjetës optike. Le të bie në rrjetë optike vala e
rrafshët e dritës monokromatike (e një gjatësie valore ). Rrezet e dritës kalojnë nëpër
çarje. Të gjitha këto rreze mes vete
mund të interferojnë sepse arrijnë
nga i njëjti burim. Figura_15
Në drejtimin normal ndaj rrjetës të
gjitha rrezet kanë fazë të njëjtë,
sepse rrugët e tyre janë të njëjta.
Në perden 𝐸𝐸, e cila vendoset në
rrafshin fokal të thjerrës

21
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

konvergjente, të gjitha këto rreze me interferim do të përforcohen.


Në këtë drejtim do të fitojmë vijë të ndritshme S0. Por, nga difraksioni nëpër çarje të
rrjetës, rrezet e dritës nuk do të përhapen vetëm në drejtimin normal ndaj rrjetës, por
edhe në drejtimet e tjera.
Të përcjellim se ç’do të ndodh me rrezet e dritës në drejtim i cili me drejtimin normal
mbyll këndin , drejtim ky i përcaktuar ashtu që çdo rreze nga çarja fqinje vonohet për
. Në këtë drejtim rrezet nga çdo çarje kanë të njëjtin ndryshim të rrugës për λ dhe do të
interferojnë mes vete duke dhënë në perden 𝐸𝐸 vijën e ndritshme S1. Pra, në këtë
drejtim do të fitohet vijë tjetër e ndritshme. Këndi që e përcakton këtë drejtim nuk
është arbitrar, por duhet të përmbushë kushtin të cilin e përcaktojmë nga trekëndëshi i
drejtë , në të cilin janë: hipotenuza , kateta dhe këndi përballë
katete është . Nga kjo shihet se vlen:

Vija të tjera të ndritshme në perden 𝐸𝐸 do të fitojmë me interferim të rrezeve nga


çarjet të cilat me drejtimin normal në rrjetën optike e mbyllin këndin , nëse është:

Nëse e dimë konstanten e rrjetës optike dhe e matim këndin të një vije të ndritshme,
nga shprehja e fundit mund ta gjejmë gjatësinë valore të dritës rënëse në rrjetë. E
dimë se drita e kuqe e ka gjatësinë valore më të madhe, kurse e kaltra më të vogël. Nga
shprehja e fundit rrjedh se gjatësisë valore të vogël i përgjigjet këndi i vogël dhe
anasjelltas. Kjo do të thotë se për dritë të kaltër largësia mes vijave të ndritshme do të
jetë më e vogël se sa për të kuqe.

3.4.3 Elementet dispersive


Nëse në rrjetë optike bie drita e bardhë, pra dritë e gjatësive të ndryshme valore, këndi
për çdo gjatësi valore do të jetë i ndryshëm. Në perde do të fitojmë ngjyrat: vjollcë, blu,
të gjelbër, të verdhë, portokalli dhe të kuqe. Pra, do të fitojmë spektrin e dritës. Drita
vjollce do të zhvendoset më së paku nga drejtimi normal në rrjetën optike.

22
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Rrjeta optike është element dispersiv, sepse bën zbërthimin


e dritës së bardhë në ngjyrat e veta përbërëse. Por, siç kemi
cekur më herët, edhe prizmi optik është element dispersiv,
sepse edhe me prizëm bëhet zbërthimi i dritës së bardhë në
ngjyrat përbërëse të saj.
Prizmi Optik, figura_16.
Dallimi mes rrjetit optik dhe prizmit qëndron vetëm në
zhvendosjen e ngjyrave gjatë zbërthimit. Eksperimentet e para me prizmin optik i ka
bërë Njutoni.

3.5 POLARIZIMI I DRITËS

Për shpjegimin e dukurive të interferencës dhe të difraksionit është e nevojshme të


supozohet gjithnjë se “drita ka vetëm karakter valor”. Por, karakteri i këtyre valëve nuk
mund të përcaktohet vetëm me dukuritë e lartë-përmendura.
Është vërtetuar teorikisht dhe në mënyrë eksperimentale se valëte dritës dhe në
përgjithësi valët EM (elektromagnetike), janë valë transversale. Dihet se në valët
mekanike transversale, lëkundja e grimcave të mjedisit kryhet normal drejt drejtimit të
përhapjes së valëve. Kur flasim për valët e dritës dhe valët EM atëherë normal në
drejtim të përhapjes së këtyre valëve lëkunden ndërrimet e fushës elektrike, të cilat në
mënyrë të pandarë i përcjellin edhe ndërrimet e fushës magnetike (figura_17).
Është e njohur se dritën e emetojnë atomet e ekscituara duke u kthyer në gjendje
normale ashtu që çdo atom emeton vetëm pjesë të valës dritësore. Fakti se ne shikojmë
dritë kontinuale është rezultat i emetimit të pjesëve të valëve dritësore prej një numri të
madh të atomeve.
Drejtimi i lëkundjes së ndërrimit të fushës elektrike në pjesën e valës të cilën e emeton
një atom është plotësisht i pavarur prej drejtimit të lëkundjes së fushës elektrike në
pjesën e valës që e emeton ndonjë atom tjetër.

23
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Figura_17
Pra, në dritën natyrore kemi të përzier grupe valësh me shumë drejtime të lëkundjeve të
ndërrimeve elektrike dhe sipas ligjit të besueshmërisë duhet pritur se të gjitha drejtimet
e këtyre lëkundjeve janë njëlloj të favorizuara.
Pra, në dritën natyrore nuk ekziston ndonjë drejtim i favorizuar i lëkundjeve të fushës
elektrike, prandaj themi se drita natyrore nuk është e polarizuar. Pasi që drita natyrore
nuk qenka e polarizuar, atëherë ekziston mundësia që me aparate të caktuara të fitojmë
dritë në të cilën ndërrimet e fushës elektrike do të lëkunden vetëm në një drejtim të
caktuar, përkatësisht ta polarizojnë atë. Këto aparate quhen ne i quajmë polarizatorë.
Në fizikë janë të njohura dy ligje të cilat vërtetojnë polarizimin e dritës, e këto janë;
1) Ligji i Malusit për Polarizim (Dikroizmi) dhe
2) Polarizimi me reflektim (Ligji i Brusterit)
Duhet theksuar se kuptimi më lehtë i polarizimit të dritës bëhet nëse mësojmë se si
punon analogu mekanik i valëve2, kështu që në mënyrë analoge veprojmë edhe me
valët e dritës.
3.5.1 Ligji i Malusit

Dihet se polarizimi i dritës bëhet në disa mënyra, kurse njëra prej tyre bazohet në
ngjashmërinë me analogun mekanik. Merret një pllakë e kristalit të turmalinës e cila

2
Prof.Dr. Rasim Bejtullahu, Fizika 12 Prishtinë 2010, fq.36
24
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

pritet paralel me boshtin e vet kristalor dhe vendoset ashtu që boshtet e tyre qëndrojnë
në një drejtëz.
Nga figura_18, shohim se rrafshi i polarizimit të një vale elektromagnetike (vale të
dritës) është 𝐸, prandaj mund të shkruajmë matematikisht3;
𝐸 𝐸
ku, 𝐸 - është amplituda e valës së dritës dhe - këndi i shpërhapjes (shih_figura_18).
Drita e pa-polarizuar nga burimi , bie në pllakën e parë (polarizator), në të cilën
polarizohet dhe pastaj bie në pllakën e dytë (në analizator). Thelbi i fenomenit është
ky; Nga të gjitha lëkundjet e fushës elektrike, polarizatori lejon vetëm një rrafsh të
lëkundjeve dhe pikërisht atë në të cilin ndodhet boshti optik i kristalit. Prandaj
polarizatori e polarizon atë dritë në mënyrë lineare. Mandej duke rrotulluar analizatorin,
mund të gjendet një pozitë e tillë që drita nga polarizatori kalon i papenguar nëpër
analizator .

Figura_18
Nëse me shënojmë këndin në mes të boshteve kristalore të polarizatorit dhe të
analizatorit , atëherë intensiteti të cilin e lëshon analizatori shprehet me formulën;

Ku me këtë rast, - paraqet intensitetin maksimal të dritës së lëshuar. Për vlera të


këndit kemi; dhe për vlera të këndit , kemi; .

3
http://www.colorado.edu/physics/phys/CourseInformation/Optics/PolarizedLight.pdf
25
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

Ky ligj njihet me emrin Ligji i Malusit,


të cilin e përcaktoj në mënyrë
eksperimentale, Etjen Luj Malus në
vitin 1809.
Figura_19
E rëndësishme; Arsyetim tjetër
praktik i vetive valore të dritës është
edhe fenomeni i dikroizmit. Pra
arsyeja se kristali i turmalinës e
polarizon dritën është se; “Nga një
rreze e dritës që kalon nëpër këtë
kristal, krijohen dy rreze në dalje të tij”. Njëra quhet e rregullt dhe tjetra e parregullt.
Turmalin punohet me atë trashësi që njëra rreze thithet dhe tjetra del nga kristali si e
polarizuar. Prandaj themi se; “Vetia e kristaleve që nga dy rreze që hyjnë në të, njëra të
thithet e tjetra jo, quhet dikroizëm”.

3.5.2 Ligji i Brusterit

Një vërtetim tjetër i natyrës valore të dritës është edhe polarizimi i dritës me reflektim, i
ashtuquajturi Ligji i Brusterit. Pra drita mund të polarizohet edhe me reflektim nga
materialet e tejdukshme, për shembull nga qelqi, nga uji, nga kristalet, etj.
Ky polarizim mund të bëhet nëse drita rënëse e pa polarizuar, pas reflektimit do të
polarizohet në mënyrë lineare, ashtu që; këndi i reflektimit me këndin e thyerjes së valës
së dritës të mbyllin këndin 90. Nga figura shohim se këndi në mes të valës së reflektuar
dhe asaj të thyer është 90, prandaj matematikisht kemi;
( ) ( )

( )

Pas zëvendësimit në ligjin e thyerjes kemi;

( )

26
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

( )
Pra shprehja e fundit paraqet Ligjin e Brusterit, i cili i shpjegua nga David Bruster, i cili
zbuloj i pari këtë ligj në vitin 1812. Këndi quhet këndi i Brusterit dhe llogaritet nga
shprehja e mësipërme.

3.6 LIGJI I FOTOMETRISË - LIGJI I LAMBERTIT

Ligji i parë i fotometrisë, i njohur edhe si Ligji i Lambertit pohon: Ndriçueshmëria e


krijuar nga një burim i dhënë në një siperfaqe të caktuar varet në mënyrë të drejtë
proporcionale prej forcës së dritës së saj, ndërsa në mënyrë të kundërt proporcionale
nga katrori i distancës normale të burimit në forme pike deri në siperfaqen e dhënë:

Kështu për shembull, burimi më forcë prej 4cd, në distancë prej 1m fitohet
ndriçueshmëri (ndritshmëri) prej 4lx, ndërsa në distancë prej 2m, ndritshmëri prej 1lx,
me fjalë tjera me zmadhimin e largësisë ndriçuëshmeria zvogëlohet.
Këndi hapësinor i cili e përfshin të gjithë hapësiren rreth burimit të dritës është i
barabartë me 4π sr.

( )

27
[Ligjet e OPTIKËS] Kujtim Baraliu

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT 2
1. H Y R J E 3
2. NATYRA E DRITËS 4
2.1 Teoria korpuskulare 4
2.2 Teoria valore e dritës 4
2.3 Teoria elektromagnetike 7
2.4 Teoria “valore-korpuskulare” e dritës 8
3. LIGJET THEMELORE TË OPTIKËS 9
3.1 REFLEKTIMI I DRITËS 9
3.1.1 Ligji i reflektimit të dritës 9
3.2 THYERJA E DRITËS 10
3.2.1 Ligji i thyerjes së dritës 10
3.2.2 Reflektimi total 13
3.2.3 Aplikimi i reflektimit total. Fatamorgana 14
3.3 INTERFERENCA E DRITËS 14
3.3.1 Interferenca e dy burimeve virtuale 15
3.3.2 Pasqyrat e Frenelit 15
3.3.3 Vijat interferenciale 17
3.4 DIFRAKSIONI I DRITËS 19
3.4.1 Difraksioni i Fraunhoferit në çarje 20
3.4.2 Rrjeta optike 22
3.4.3 Elementet dispersive 23
3.5 POLARIZIMI I DRITËS 24
3.5.1 Ligji i Malusit 25
3.5.2 Ligji i Brusterit 26
3.6 Ligji i Fotometrisë - Ligji i Lambertit 27
4. PËRMBAJTA 29

28

You might also like