Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

II.

Historik i shkurtër i krijimit të Bashkimit Evropian

Evropa pas luftës së dytë botërore shfaqi vështirësi të theksuara të planit ekonomik, politik dhe
social. Lufta e dytë botërore la pasoja shumë të rënda pikërisht në kontinentin në të cilin u
zhvilluan më së shumti betejat. Territoret e Evropës së kësaj kohe ngjanin të shkatërruara duke
thërritur në mënyrë imediate për një zgjidhje. Në këtë mënyrë evropianët kuptuan se duhet të
ishin po këta të cilët duhet të rimëkëmbin Evropën, por tashmë jo individualisht, por të gjithë së
bashku.
Deri në vitet ‘50 kjo trajtesë mbeti në planin politik. Shtetet zhvilluan takime të ndryshme,
konferenca apo kongrese në të cilat kërkonin të përforconin dhe gjenin mbështetje të kësaj ideje.
Këto përpjekje gjetën një finalizim në Kongresin e Hagës të vitit 1948. Motoja apo ideja e cila
doli si zëri kryesor i këtij kongresi ishte “Evropianët duhet të rregullonin Evropën”.
Ajo çfarë la gjurmë ky kongres ishte:
1. Nevoja për sigurimin e stabilitetit në Evropë.
2. Angazhim serioz dhe konkret për sigurimin e të drejtave dhe lirive themelore.
3. Forcimi i bashkimit ekonomik duke shkuar drejt forcimit të bashkimit politik mes shteteve.
4. Forcimi i pozitës dhe rolit të shteteve të Evropës si një zë i vetëm dhe unik në arenën
ndërkombëtare.
Bashkimi Evropian nuk u krijua brenda një dite. Faktorët të cilët ndikuan në realizimin e kësaj
ideje të madhe dhe të rëndësishme për kohën ishin ato të planit ndërkombëtar dhe ato që buruan
si vetë kërkesa të evropianëve. Në këtë mënyrë, në kohën kur pas luftës së dytë botërore
ekzistonin kudo në botë forma masive të organizimit si Traktakti i Varshavës, NATO, BRSS,
Komunelthi Britanik e përforcoi te evropianët idenë se nuk “mund t’ia dalin vetëm pa qenë të
bashkuar”. Ndër të tjera, kjo u shoqërua me kërkesën që buroi nga vetë shpirti evropian. Shtetet
kishin një qëllim të përbashkët: dalja nga shija e hidhur e luftës. Këto dy faktorë u ndërthurën
me njëri-tjetrin dhe shërbyen si dy plane të rëndësishme strategjike të cilat çuan në realizimin e
idesë së Bashkimit Evropian.
Problemi që shfaqnin evropianët e asaj kohe, ishte se cila pikëpamje do të ndiqej për këtë
bashkim: ajo federaliste apo ajo konfederaliste. Cila do të ishte marrëdhënia mes sovranitetit të
shteteve dhe sovranitetit të vetë BE?
Në 9 Maj 1950, Evropa haset me deklaratën revolucionare të Robert Shuman. Kjo datë njihet
dhe si datëlindja e BE. Çdo vit, në këtë datë, institucionet e Bashkimit Evropian realizojnë
aktivitete të shumta si shenjë përkujtimi të këtij momenti finalizues, i cili la gjurmë në krijimin e
qelizës fillestare mbi të cilën u ngrit më tej Bashkimi Evropian. Arsyet pse kjo deklaratë
cilësohet si revolucionare është:
1. U deklarua në tone të qarta dhe konkrete se bashkimi ekonomik do të arrihej nëpërmjet hapave
dhe arritjeve konkrete dhe jo njëherësh.
2. Tashmë Bashkimi Evropian ishte një çështje përtej planit të pajtimit të Francës me
Gjermaninë.
3. U krijua Autoriteti i Lartë Mbikontraktor.
4. Bashkimi do të bëhej në terma të drejtpërdrejtë. Një normë e nxjerrë nga BE do të zbatohej
drejtpërdrejt nga qytetari evropian.
Deklarata e Shumanit ka përmbajtjen e mëposhtme: 1
“Paqja botërore nuk mund të mbrohet pa përpjekje kreative në proporcion me rreziqet që e
kërcënojnë atë. Kontributi që një Evropë e organizuar dhe aktive mund të sjellë për qytetërimin
është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore. Në rolin e saj më shumë se 20
vjeçar si kampioni i një Evrope të bashkuar, qëllimi themelor i Francës ka qenë gjithmonë t’i
shërbejë paqes. Një Evropë e bashkuar nuk u realizua dhe pasoja ishte lufta. Evropa nuk do të
krijohet menjëherë ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet me anë të arritjeve konkrete
të cilat në radhë të parë do të krijojnë një solidaritet de facto. Bashkimi i kombeve të Evropës
kërkon eliminimin e kundërshtive të vjetra midis Francës dhe Gjermanisë. Çdo veprim që do të
ndërmerret, si fillim duhet të zgjidhë çështjen e këtyre dy vendeve. Me këtë synim qeveria
franceze propozon që menjëherë të ndërmerren hapa në lidhje me një çështje vendimtare. Ajo
propozon që gjithë prodhimi franko - gjerman i qymyrit dhe çelikut t’i nënshtrohet një Autoriteti
të Lartë të përbashkët në kuadrin e një organizate të hapur për pjesëmarrje nga të gjithë vendet
e tjera të Evropës. Bashkimi i prodhimeve të qymyrit dhe çelikut duhet të mundësojë hedhjen e
menjëhershme të themeleve të përbashkëta për zhvillim ekonomik si hapi i parë për një federatë
evropiane dhe kjo do të ndryshojë fatin e atyre rajoneve të cilat i janë dedikuar për shumë kohë
prodhimit të municioneve të luftës dhe në fund kanë rënë viktima të produkteve të veta.

1
Marrë nga wikipedia, aksesuar për herë të fundit gusht 2018. Versionet origjinale të saj gjenden në gjuhën franceze
dhe angleze.
Menjëherë pas vendosjes së solidaritetit në prodhim do të bëhet e qartë që një luftë midis
Francës dhe Gjermanisë bëhet jo vetëm e paimagjinueshme, por edhe materialisht e pamundur.
Krijimi i kësaj njësie të fuqishme të prodhimit, e hapur ndaj pjesëmarrjes së çdo vendi dhe me
qëllimin kryesor për t’i siguruar gjithë vendeve anëtare elementët bazë të prodhimit industrial në
kushte të barabarta, do të hedhë themele të forta për bashkimin ekonomik të tyre. Ky prodhim do
t’i ofrohet tërë botës pa dallime apo përjashtime, me qëllimin që të kontribuojë në rritjen e
standardeve të jetesës dhe nxitjes së zhvillimit paqësor. [...] Në këtë mënyrë do të realizohet
thjesht dhe shpejt ajo shkrirje e interesave që është e domosdoshme për themelimin e një sistemi
të përbashkët ekonomik; ajo që mund të jetë fara e një komuniteti më të gjerë dhe më të thellë
midis vendeve me histori të gjatë mosmarrëveshjesh dhe ndarjesh të përgjakshme. Duke shkrirë
prodhimin bazë dhe duke i dhënë formë institucionale një Autoriteti të Lartë, vendimet e të cilit
do të bindin Francën, Gjermaninë dhe të tjera vende anëtare, ky propozim do të çojë drejt
realizimit të themelit të parë konkret për një federatë evropiane të domosdoshme për ruajtjen e
paqes. Për të nxitur realizimin e objektivave të përcaktuara, qeveria franceze është e gatshme të
fillojë negociatat në bazat e mëposhtme : Detyra e këtij Autoriteti të Lartë do të jetë që në kohën
më të shkurtër të mundshme të bëjë të mundur modernizimin e prodhimit dhe përmirësimin e
cilësisë së tij ; furnizimin me qymyr dhe çelik të tregjeve franceze dhe gjermane dhe vendeve të
tjera anëtare sipas dispozitave të njëjta ; zhvillimin e përbashkët të eksporteve drejt vendeve të
tjera ; barazimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve në këto industri. Për të
arritur këto objektiva, duke filluar që nga kushtet shumë të vështira në të cilat kryhet prodhimi
në vendet anëtare, propozohet të institucionalizohen disa masa transitore, si zbatimi i një plani
të prodhimit dhe investimit, vendosja e makinerive që do të kompensojnë barazimin e çmimeve,
dhe krijimi i një fondi për rindërtim për të thjeshtësuar racionalizimin e prodhimit.
Lëvizja e qymyrit dhe çelikut midis vendeve anëtare do të liberalizohet menjëherë nga të gjitha
taksat doganore dhe nuk do të ndikohet nga kuota transporti diferenciale. Në mënyrë graduale
do të krijohen kushtet që do të bëjnë të mundur në mënyrë spontane një shpërndarje më
racionale të prodhimit dhe në nivelet më të larta të produktivitetit.
Në kontrast me aleancat ndërkombëtare të cilat tentojnë të imponojnë praktika kufizuese në
shpërndarjen dhe shfrytëzimin e tregjeve kombëtare duke ruajtur përfitime të larta, kjo
organizatë do të sigurojë shkrirjen e tregjeve dhe përhapjen e prodhimit. Parimet dhe
sipërmarrjet kryesore të përmendura më sipër do të jenë subjekti i një traktati midis Shteteve i
cili më pas do t’u dorëzohet parlamenteve përkatëse për ratifikim. Bisedimet që nevojiten për të
vendosur mbi detajet e aplikimeve do të ndërmerren me ndihmën e një ndërmjetësi të emëruar
me marrëveshje nga të gjithë pjesëmarrësit. Ai do të marrë përsipër përgjegjësinë të kontrollojë
nëse marrëveshjet janë konform parimeve të mësipërme, dhe në çdo rast problematik, ai do të
vendosë se si do të zgjidhet çështja. Autoriteti i Lartë i përbashkët i ngarkuar me administrimin e
skemës së propozuar do të përbëhet nga individë të pavarur të caktuar nga qeveritë, në nivele
përfaqësimi të barabarta. Një kryetar do të zgjidhet me marrëveshje midis të gjitha qeverive.
Vendimet e Autoritetit do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar në Francë, Gjermani dhe vende
të tjera anëtare. Gjithashtu do të sigurohen masat e duhura për procedura të apelimit kundër
vendimeve të Autoritetit. Një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara do të akreditohet pranë
Autoritetit, dhe do të udhëzohet të raportojë publikun e Kombeve të Bashkuara dy herë në vit mbi
punimet e organizatës, veçanërisht në lidhje me ruajtjen e objektivave. Institucioni i Autoritetit të
Lartë nuk do të paragjykojë në asnjë mënyrë metodat e zotërimit të sipërmarrjeve. Në ushtrimin
e funksioneve të tij, Autoriteti i përbashkët do të marrë parasysh kompetencat që i janë ngarkuar
nga Autoriteti Ndërkombëtar i Ruhr-it dhe detyrimet e çdo lloji që i imponohen Gjermanisë, për
sa kohë këto të fundit janë në fuqi”.“
Në 18 prill 1951 u krijua Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut. Në planin ekonomik u
arrit bashkimi fillestar i disa shteteve të Evropës së atëhershme. Shtetet që themeluan BE ishin 6:
Franca, Gjermania, Italia, Belgjikë, Hollandë, Luksemburg (tri të fundit njihen ndryshe si vendet
e Beneluksit, bashkimi i shkurtimeve te tyre). Ky Traktat që shënoi fillesën e BE ka si
karakteristikë thelbësore se qartësoi faktin se sovraniteti i shteteve do ‘të cënohej’, por jo ‘të
dhunohej’ në funksion të këtij bashkimi.
! Traktati që themeloi Komunitetin Evropian është pikërisht Traktati i Parisit, kurse
Traktati që themeloi emërtimin e Bashkimit Evropian është Traktati i Maahstrihtit. Duhet
të jemi të kujdesshëm në përdorimin e terminologjisë dhe përgjigjes së saktë në këtë
kuadër. Politologët mendojnë se nuk është e rastësishme që ishin pikërisht këto shtete që
themeluan për herë të parë Bashkimin Evropian. Duke marrë në analizë kuadrin historiko-politik
të viteve ’50 të Evropës, disa nga arsyet apo argumentat që mund të nxjerrim në pah janë:
FRANCA
1. Ishte ideatorja e këtij bashkimi. Robert Shuman dhe Jean Monne u bënë figurat kryesore rreth
të cilave u qendërzua përpjekja për një Evropë të Bashkuar.2
2. I siguronte njohje Gjermanisë duke përfituar nga Alsas – Lorena. Zona e Alsas Lorenës, si
terreni midis Francës dhe Gjermanisë, ishte territori i prekur më shumë nga lufta e dytë botërore,
ndër të tjera një nga zonat më të pasura industriale dhe me burime natyrore dinamike dhe të
larmishme. Në këtë mënyrë, këto dy shtete, promovuan gjithnjë e më shumë idenë se bashkimi i
Evropës duhet të kalonte përtej konfliktit mes tyre.
3. Nevoja për të treguar pozita të forta ndaj Anglisë. Në një vështrim të përgjithshëm, opinioni
historik adreson se Franca dhe Britania e Madhe janë dy shtete të cilat jo rrallë herë kanë treguar
elemente ‘lufte’ mes tyre.
4. Nevoja për t’u pasuruar me qymyr dhe çelik. Evropianët në një masë të gjerë besonin se arma
e tyre më e fortë ishtë shfrytëzimi i qymyrit dhe çelikut. Franca rezultonte jo shumë e pasur në
qymyr dhe çelik.
GJERMANIA
1. Nevoja për rregullimin e imazhit të keq që kishte lënë gjatë luftës së dytë botërore. Gjermania
hitleriane ishte ajo që inicioi dhe kreu shumë krime kundër njerëzimit gjatë viteve të luftës së
dytë botërore. Në këtë mënyrë, politikat gjermane, të ndjekura pas kapitullimit të Italisë dhe
Gjermanisë, u orientua drejt përgjegjësisë që ashtu si vendi liderit famëkeq të zhvillimit të luftës,
tani do duhej të ishtë vendi lider i respektimit të të drejtave të njeriut dhe promotor i një Evrope
të Bashkuar. Edhe në kohët e sotme, kjo politikë ka ardhur duke u zhvilluar në cilësimin e
Gjermanisë si një fuqi mbarëevropiane e më gjerë në botë.
2. Përfitonte njohje nga Franca lidhur me Alsas – Lorenën. Një pjesë e konsiderueshme i kaloi
Gjermanisë nga zona e Alsas – Lorenës. Në këtë mënyrë, kapërcimi i këtij konflikti i hapi rrugë
të mëtejshme bashkimit të Evropës.
3. Nevoja për mbrojtje nga Bashkimi Sovjetik. Bashkimi i Republikave Popullore Socialiste
përbënte një grupim komunist, ose i njohur ndryshe si Blloku i Lindjes. Në këtë mënyrë,
Gjermania u ‘strehua’ në Komunitetin Evropian, duke mbrojtur njëkohësisht dhe interesat e saj
kombëtare në rrugëtimin drejt demokracisë dhe marrëdhënieve të mira në planin ndërkombëtar.
ITALIA

2
Në gjuhën shqipe gjenden dy versione “Evropë” dhe “Europë”. Kjo për faktin se fjala Evropë rrjedh nga greqishtja
e lashtë “evros” (ky është njëri nga opsionet)
1. Afërsia në politikë që kishte me Francën dhe Gjermaninë. Italia e viteve ’50 ishte tepër e
lidhur në planin politik me atë që ndodhte në Gjermani dhe Francë. Ndër të tjera, Italia ishte po
ashtu një vend fashist i cili kishtë udhëhequr së bashku me Gjermaninë krimet ndaj njerëzimit.
Në këtë mënyrë, ajo iu bashkua grupit iniciator për krijimin e Komunitetit Evropian.
2. Nevoja për të ndaluar trazirat komuniste që po zhvilloheshin fuqishëm në atë kohë. Italia e
viteve ’50 ishte e ngarkuar në ajrin e saj politik me trazirat të shkaktuara nga përplasjet mes
partive dhe forcave politike. Në këtë mënyrë, bashkimi në këtë grup, do të përbënte një mjet për
të sheshuar konfliktet e brendshme që shoqëronin Italinë e atyre viteve.

VENDET E BENELUKSIT (Belgjikë, Hollandë, Luksemburg)


1. Vende të vogla që kishin nevojën e zhvillimit të tregtisë së lirë. Vendet e Beneluksit janë
cilësuar të papozicionuara në zhvillimin dhe peshën kryesore të luftës së dytë botërore. Të
njohura ndryshe dhe si vende paqësore në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe zhvillimit të të
drejtave të njeriut, ato ndoqën politikën e njëra-tjetrës dhe së bashku u përfshinë në grupin
iniciator të krijimit të komunitetit.
2. Ishin vende që e kishin politikën e tyre të varur nga ecuria e Francës dhe Gjermanisë. Në plan
pak më ndryshe se sa Italia, edhe politika e këtyre vendeve ishte e lidhur me atë të Francës dhe
Gjermania, e si të tilla ato plotësuan zinxhirin që shoqëroi Francën dhe Gjermaninë.
BRITANIA E MADHE???
Britania e Madhe, edhe pse luajti rol të fuqishëm me deklaratat dhe nxitjen për një Evropë të
Bashkuar, ajo NUK mori pjesën në grupin iniciator të krijimit të Komunitetit. Disa nga arsyet
mund të jenë si më poshtë:
1. Britania e Madhe ishte vetë ideatorja e ndërqeveritarizmit, ndërkohë që në atë kohë këtë
‘meritë’ e mori Franca.
2. Konflikti i përhershëm politiko-historik me Francën.
3. Gëzonte pozitë thelbësore në Komunelthin Britanik. Britania e Madhe ishte figura kryesore
lidere në Komunelthin Britanik, e si e tillë përfshirja në Komunitetin e Qymyrit dhe Çelikut do të
rezultonte në dobësimi e identitetit të saj në Komunelthin Britanik.
4. Britania e Madhe vetë kishte të shtetëzuar tregtinë e qymyrit dhe çelikut. Duke qenë se qymyri
dhe çeliku, përbënin mjetin kryesor për daljen e Evropës nga kriza, Britania e Madhe mund të
hezitonte dhe dyshonte në pakësimin e qymyrit dhe çelikut nëse do të ishte pjesë e Evropës së
Bashkuar.

You might also like