Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Veprimtaria dhe historia e organizatës

Ndërmarrja Shoqërore (NSH) Stacioni i Autobusëve, në Prishtinë, është themeluar në vitin


1977, nga fondet e Bankës Botërore të cilat u dhanë për shtetet e pazhvilluara e ndër këto
shtete u llogarit edhe Kosova.
Në vitin 1983 pas shpronsimeve që bëri Komuna e Prishtinës u vendos që Stacioni i
Autobusëve të vendoset në hapësirat ekzistuese.
Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ndërmarrja është administruar nga Agjencia Kosovare e
Mirëbesimit (AKM), në ndërkohë që në vitin 2015 është transformuar në ndërmarrje publike
komunale, e organizuar si shoqëri aksionare, me Kuvendin Komunal (KK) të Prishtines si pronar
të vetem të ligjshem të të gjitha aksioneve të ndërmarrjes. Në këtë kontekst, KK i Prishtinës
ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e parapara me ligjet në fuqi, por edhe me Statut dhe
akte të tjera nënligjore të ndërmarrjes.
Ndërmarrja realizon të hyra vetanake dhe nuk varet nga buxheti komunal. Burimet kryesore të
të hyrave janë shërbimi i peronizimit (pranimi dhe përcjellja e autobusëve), shërbimi i shitjes së
biletave për operatorët e transportit, shërbimi i ruajtjes së bagazhit të udhëtarëve, shërbimi i
parkingut, shërbimi i poligoneve për autoshkolla, qiradhënia e lokaleve afariste në pronësi të
Stacionit.

Analiza e problemit dhe zgjidhjet e ofruara ( Ideja e projektit )


Vizioni i ndërmarrjes është që në vazhdimësi të ofrojë shërbime sa më cilësore për publikun dhe
klientët, por edhe të ketë një qëndrueshmëri financiare, ngase këto dy elemente janë qenësore
për zhvillimin dhe modernizimin e mëtutjeshëm të Stacionit të Autobusave – që krahas
aeroportit të vendit, sigurisht se përfaqëson portën kryesore për hyrje në Kosovë, si dhe për
udhëtime brenda apo jashtë vendit.
Si rrjedhojë, NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë planifikon të mbetet një qendër e
rëndësishme e ofrimit të shërbimeve për klientët e vetë të shumtë, qofshin ata vendorë ose
ndërkombëtarë.
Planifikimin dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim e modernizim e kemi nisur që tani por
kemi të pamundur,vetëm të merremi me zgjidhjen e të gjithave problemeve që na shfaqen
brenda hapësirave të stacionit.
Një ndër problemet kryesore është ndotja tepër e lart e ajrit që mbizotron në hapësirat e
Stacionit të Autobusëve.
Ashtu siç e dim, Prishtina gjatë vitit 2018 u karakterizua me një ndotje të lartë të ajrit. Vlerat
mesatare mujore të PM2.5, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017, bazuar në të dhënat e IHMK,
kishte tejkalime të theksuara të VML për PM2.5, kurse, gjatë vitit 2018 ka pasur vlera shumë tё
larta tё pluhurit nё formё PM 10 dhe PM2.5 nё disa lokalitete të vendit. Një ndër aktet kryesore
të cilat quan deri te kjo vlerë e lart e ndotjes së ajrit sipas ekspertëve të shumtë ishin përdorimi i
mjeteve të vjetra motorike të cilat nuk I përmbushnin kriteret që përcaktohen me ligjin në fuqi.
Në Stacionin e Autobusëve qarkullojn brenda një dite përafërsisht 460 autobusë si dhe 300
makina.Një pjesë e madhe e këtyre autobusëve nuk I përmbushin kriteret të cilat janë të
përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Autobusët mund të kontribuojnë në ndotjen atmosferike dhe zhurmën në qytetë. Arsyet kryesore
për ndotjen e shkaktuar nga autobusët janë mirëmbajtja e dobët e automjeteve, zbatimi i
pamjaftueshëm i rregullave dhe rregulloreve,tipi dhe madhësia e mjeteve të papërshtatshme.
Duke pasur parasysh fuqinë e tyre dhe frekuencën e përshpejtimit, motorët diesel të
autobusëve janë veçanërisht ndotëse.Emetimet e tyre, të cilat shtojnë shiun acid dhe mjegullat
fotokimike, janë kancerogjene.
Për ne kjo gjendje është tepër shqetësuese pasi që në hapësirat e Stacionit të Autobusëve
qarkullojn përafërsisht për një muaj 13,000 pasagjerë. Prandaj është në interes të përgjithshëm
për të filluar menjëherë gjetjen e një alternativa për këtë problem.
Ne si zgjidhje të këtij problemi kemi menduar që ti shfrytëzojm hapësirat gjelbëruese që I ka
Stacioni I Autobusëve në pronësi duke mbjellur pemë në këto hapësira.Mirpo duke pasur
parasysh gjendjen tone financiare dhe duke mos dashur ta rrezikojm atë, ne kërkojm nga ju që
të na ndihmoni me dhurimin e disa pemëve.

Ndikimi dhe të ardhurat e projektit

Një ndër përparësit kryesore që ka Stacioni I Autobusëve janë hapësirat gjelbëruese mirëpo kto
hapësira momentalisht janë shumë pak të shfrytëzueshme nga ne.
Mbjellja e drunjëve në këto hapësira do të ndihmonte në përmisimin cilësis së ajrit brenda
Stacionit të Autobusëve.
Benificionet e drunjeve janë të shumta e ndër to janë:

You might also like