Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Trajneri Kuka, që udhëheq ekipin e xhudos, është optimist se nga Lojërat

Evropiane në Minsk do të kthehen me medalje, transmeton Koha.net.

“Sot po nisemi në Lojërat Evropiane në Minsk 2019. Ekipi i përgatitur besoj


se edhe kësaj radhe do të na gëzojë me medalje”, ka shkruar Kuka në
Facebook.

Tutje ai ka kritikuar deputetët që nuk i dhanë mbështetje sportistëve


përmes Ligjit për Sponsorizim.

“Sporti, përkundër sukseseve, dje në Parlament nuk mori përkrahjen e


duhur për t’u finalizuar Ligji për Sponsorizim. Ju që s’e votuat duhet të flisni
publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të
ulemi e ta diskutojmë por...leni kauzat politike kur është në pyetje sporti”,
ka thënë Kuka.

Kuka u ka përkujtuar politikanëve se me çfarë krenohen më së shumti.

“Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur


takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”, ka
shkruar Kuka.

You might also like