Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 19

2015-04-02

NOCIONI I ORGANIZATAVE
Mr.sc. Selim DAKU
NDËRKOMBËTARE DHE selim.daku@uni-pr.edu
KLASIFIKIMI I TYRE

• Si i kuptoni Organizatat Ndërkombëtare?

1
2015-04-02

• Idetë e para për krijimin e organizata


ndërkombëtare lidheshin kryesisht me
ruajtjen e paqes.

• Organizatat e para të tilla janë paraqitur


qysh në kohën e vjetër (Liga Greke), por
janë hasur edhe në kohën e mesme.

• Cili ishte qëllimi I vërtetë i këtyre organeve


?

2
2015-04-02

• Qëllimi I tyre nuk ka qenë të krijonin dhe të


mbronin një rend ndërkombëtar të bazuar
në drejtësi, por më tepër të siguronin
hegjemoniinë e një shteti.

• Kështu vazhdojnë në kohën e re për të


arritur deri në ditët e sotme.

• Si janë krijuar organizatat ndërkombëtare?

3
2015-04-02

• Zgjerimi dhe intensifikimi I lidhjeve midis shteteve, shtimi


I ndërvarësisë midis tyre, nevoja e bashkëpunimit, etj.,
kanë sjellë shtimin e numrit të cështjeve, zgjidhja e të
cilave është dashur të jetë uniforme.

• Për këtë arsye janë lidhur marrëveshje të ndryshme


midis shteteve, me të cilat janë krijuar organizatat
ndërkombëtare, janë përcaktuar të drejtat dhe
autorizimet e tyre, janë përcaktuar kompetencat dhe
cështjes që duhet t’I zgjidhin ato.

• Organizatat ndërkombëtare janë të llojëllojshme sa i
përket verpimtarisë, pjesëmarrësve, kompetencave etj,
dhe për këtë arsye është vështirë të ipet një përkufizim I
saktë për to.

• Si përkufizohen organizatat
ndërkombëtare ?

4
2015-04-02

• Autorët e ndryshëm ato I përkufizojnë si

• “Trupa të krijuar nga më shumë shtete, me


organe të përhershme, me aftësi veprimi
që realizojnë në emër të shteteve dhe në
kuadër të kompetencave të tyre”.

• Një përkufizim tjetër vie nga një njohës I


MN (ON), Alfaro, që thotë se ON janë “

• Bashkësi shtetesh që kryejnë funksione


politike ose administrative lidhur me
cështjet e interesave të përbashkëta dhe
vitale të shteteve që janë të konstituuara e
të pranuara si persona ndëkrombëtarë”.

5
2015-04-02

• Si themelohen Organizatat
Ndërkombëtare?

• Organizatat Ndërkombëtare krijohen me


vullnetin e shteteve :

1. Themelues të ON janë shtetet sovrane.


Shtetet e tilla janë anëtare sovrane të ON,
megjithëse anëtarësia në to e kufizon deri
diku sovranitetin e tyre

6
2015-04-02

• 2. ON krijohen me traktat ndërkombëtar I cili plotëson të


gjitha kushtet që kërkon e drejta ndërkombëtare.

• Me të vihen bazat juridike të ekzistimit dhe veprimit të


organizatës ndërkombëtare : precizohen qëllimet,
kompetencat (fushëveprimi), numri I organeve, raporti në
mes shteteve, mënyra e realizimit të objektivave etj.
• Pra traktati është kushtetuta e organizatës.

• Ndërkaq me statut përcaktohen vendi dhe koha e


mbledhjeve të rregullta, rrethi I pjesëmarrësve mënyra e
punës, rendi I ditës etj.

• 3. Veprimtari e ON shtrihet brenda


kompetencave që janë të përcaktuara me
marrëveshje, dhe realizohet përmes një
mekanizmi dhe organeve të përhershme, gjë që
u jep këtyre karakter të vazhdueshëm,

• Ndryshe nga kongreset dhe konferencat


ndërkombëtare, që përfaqësojnë tubime që
organizohen për zgjidhjen e cështjeve të
ndryshme ndërkombëtare, ose për harmonizimin
e interesave.

7
2015-04-02

• 4. ON janë persona të vecantë ndërkombëtarë,


sepse kanë vullnetin e tyre të ndarë nga vullneti
I vecantë I shteteve, nxjerrin akte juridike,
ndërmarrin veprime dhe janë përgjegjëse për
veprimet e tyre.

• Kështu ato nuk zëvendësojnë shtetet, por


përfaqësojnë një mekanizëm për realizimin e
qëllimeve të përbashkëta.
• Subjektiviteti I tyre është I tillë që t’u mundësojë
për t’I plotësuar qëllimet e veta.

• 5. Financimi i ON bëhet me anë të


kontributeve të shteteve anëtare që
caktuhen varësisht nga aftësia ekonomike
e cdo shteti anëtarë.

8
2015-04-02

• Për krijimin e Organizatave


Ndërkombëtare duhet të përmbushen dy
kushte?... Cilat janë ato ?

• ON krijohen me përmbushjen e dy
kushteve kryesore:

1.Kur hyn në fuqi marrëveshja mbi krijimin e


organizatës dhe

2.Kur themelohen organet e parashikuara


me marrëveshje.

9
2015-04-02

• Në kushtin e parë vlejnë rregullat e së


drejtës së traktateve, përgjithësisht nuk
mjafton që marrëveshja të jetë e
nënshkruar, por ajo duhet të jetë e
ratifikuar nga numri I paraparë I shteteve
(nr.varet nga dispozitat e statutit).

• Krijimi I ON është rregullisht rezultat I një


punë të gjatë dhe të vështirë.

• Gjatë fazës përgatitore shtetet merren
vesh për cështjet më të rëndësishme
(anëtarësia, kompetencat, marrja e
vendimeve etj.), që do t’I shrojnë hollësisht
në konferencën themeluese.

10
2015-04-02

• Sot egziston një numër i madh i ON, të


cilat dallohen dukshëm për nga qëllimet
dhe shkalla e tyre e integrimit, prandaj
është vështirë të vlerësohet kontributi I
tyre I vërtetë për ruajtjen e paqes, të
mirëkuptimit e të mirëqenies në botë.

• ON si dukuri e re kanë fillet e tyre në


pjesën e dytë të shek. XIX.

11
2015-04-02

• Lidhja telegrafike ndërkombëtare (1865)


• Lidhja Postare Ndërkombëtare (1875)

• Llogariten si organizatat e para që tubonin


gati të gjitha shtetet e qytetëruara.

• 1875 – Byroja për Masa e pesha (Paris), e cila


kishte për qëllim unifikimin e masave dhe
peshave në sistemin global.

• 1885 – u lidh konventa mbi Mbrojtjen e Pronës


Industriale dhe në Bernë u krijua Unioni
Ndërkombëtar për Mbrotjen e Pronës
Industriale.

• 1888 – Në Bernë u krijua Byroja Ndërkombëtare


për Mbrojtjen e Pronës Letrare dhe Artistike.

12
2015-04-02

• 1907 – krijohet Departamenti


Ndërkombëtar i Shëndetit Publik.

• Krijimi i ON mori hov të madh në fund të


shek. XIX dhe fillim të shek. XX në kohën
kur po krijohej një rend I ri botëror me
system ekonomik capitalist.

13
2015-04-02

• EkzistojnëKlasifikimi I ON e ON:
kritetere për klasifikimin

1.Në bazë të shtrirjes :


a) Globale dhe
b) Rajonale

Organizatave globale u takojnë organizatat që


përfshijnë teoritikisht të gjitha shtetet e botës,
ose së paku shumicën e shteteve të botës.

Ndërsa organizatave rajonale, u takojnë ato që


përfshijnë shtetet e një rajoni të caktuar
gjeografik.

14
2015-04-02

2. Sipas funkisonit :
a) Përgjithëshme dhe
b) Të specializuara

• Organizatat e përgjithëshme I takojnë grupit që merren


me një gamë të gjerë cështjesh si politike, ekonomike,
sociale etj.
• Këtu hyjnë, OKB-ja, Organizata e Shteteve Amerikane,
Organizata e Unionit Afrikan etj.

• Fushveprimi I organizatave të specializuara është I


kufizuar në një sferë të ngushtë të cështjeve të
bashkëpunimit (arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi etj.)
• Këtu hyjnë, UNESCO, WHO, ICAO etj..

15
2015-04-02

3. Sipas antarëve :
a) Ndërshtetërore dhe
b) Joqeveritare

• Organizatat ndërshtetërore, anëtarë të të cilave janë


shtetet, përfshijnë marrëdhëniet ndërshtetërore.
• Organizatat joqeveritare, anëtare të të cilave janë
shoqatat kombëtare, institucionet e shteteve të
ndryshme ose individët të cilat veprojnë në fusha të
ndryshme profesionale, shkencore, humanitare etj..
• Si, Shoqatat e Luftëtarëve, Organizatat Rinore, Liga e
Shoqatave të Kryqit të Kuq etj..
• Organizatat joqeveritare nuk janë subject juridik
ndërkombëtar, pavarësisht faktit se disa prej tyre kanë
një rëndësi të madhe, madje një pjesë e madhe e tyre
kanë marrëdhënie zyrtare me organizatat ndërqeveritare
si OKB-në, ILO-në, UNESCO-në WHO-në etj.

16
2015-04-02

4. Sipas autorizimeve :
a) Organizata Rekomanduese
b) Operative dhe
c) Mbishtetërore

• Organizatat Rekomanduese ( që formulojnë politikën)


merren me shqyrtimin e cështjeve me interes të
përbashkët dhe miratojnë rezoluta dhe rekomandime për
anëtarët e vet. (Shumica e ON)

• Organizatave operative u takojnë ato që mund të


veprojnë pavarësisht nga shtetet anëtare. Lidhin
marrëveshje për kryerjen e ndonjë pune drejtëpërdrejtë.
• Këtu bëjnë pjesë shumica e organizatave të
specializuara.

17
2015-04-02

• Organizatat mbishtetërore sado që nuk


përfaqësojnë ndonjë bashkësi të shteteve,
prapseprapë kanë disa kompetenca ligjdhënëse,
ekzekutive dhe gjyqësore mbi shtetet anëtare.

• Këto janë një dukuri e re që ndiqen me interes, por


edhe me frikë sepse tentojnë të suprimojnë
sovranitetin shtetëror, të krijojnë ndonjë organizatë
me karakteristika të federatës ose konfederatës
botërore, me një fjalë, të një qeveria botërore.

5. Sipas kohëzgjatjes :
a) Organizata të përkohshme dhe
b) Organizata të përhershme

18
2015-04-02

• Organizatave të përkohshme u takojnë


tubimet periodike (kongreset, konferencat,
këshillimet etj.) ose aleancat e
përkohshme.

• Ndërkaq, organizatave të përhershme u


takojnë organizatat në kuptimin e tyre të
vërtetë, të cilat pretendojnë në ndërtimin e
një bashkëpunimi të përhershëm.

• Një ndarje e organizatave ndërkombëtare


jo gjithmonë është shumë e qartë për
shkak të funksioneve mjaft komplekse që
kryejnë.

19

You might also like