Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Letërsi për fëmijë

Krijimtaria gojore shqiptare është mjaft e pasur dhe e larmishme . Një vend jo pak të
rëndësishëm në të, zë edhe letërsia për fëmijë. Përmes përrallave, legjendave, gjëegjëzave,
proverbave, fabulave janë përcjellë te fëmijët personazhe dhe ngjarje të ndryshme, në mjedise
fantastike duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në edukimin artistik e moral të tyre.
Letërsia gojore shqiptare, sidomos ajo për fëmijë është e veçantë jo vetëm nga ajo që trajton,
por edhe nga mënyra si krijohet. Qysh te prozat tregimtare , në të cilat përshkruhet lufta për liri e
dashuria për atdheun, fuqia e personazheve, përkatësisht e heronjëve paraqitet përmes figurave të
ndryshme stilistike. Në shumë tregime,si personazhe dalin edhe kafshët e shpëndet. Përmes këtij
trajtimi, fëmijët pos që njihen me mënyrën e jetesës së këtyre botëve të ndryshme , njëkohësisht ,
në një mëyrë të fshehtë, përmes alegorisë mësojnë edhe veprime, ngjarje e dukuri që i hasim apo
janë të njëjta me ato të shoqërisë njerëzore.
Pos gjithë atyre figurave stilistike, janë edhe figurat mitologjike ato që I shtojnë hijeshinë
krijimeve gojore. Orët, zanat, shtojzvallet, dragonjtë e kuçedrat të përdorura në rrëfenja , secila/
secili me karakteristikat e tyre, ndikojnë drejtpërdrejtë te fëmijët duke zgjuar ndjenja të fuqishme
e emocione.
Shpeshherë në motivet dhe tematikën e krijimeve të tilla janë të pranishme edhe dukuritë e
natyrës, si: vërshimi i lumenjve, përmbytjet , termetet etj. Përmes këtyre dukurive fantazia
popullore ka personifikuar dhe krijuar qënie të mbinatyrshme me tipare dhe karakteristika të
veçanta. Nëpërmjet kësaj pasurie artistike, fëmijët mësojnë se si njeriu ndeshet e mund të fitojë
mbi forcat e errëta të natyrës, gjithmonë duke u nisur nga parimi mbizotrues në këto shkrime , e
mira fiton ndaj së keqës.
Në krijimet për fëmijë, kryesisht në përralla, mund të themi se kemi një ndërtim të thjeshtë dhe
përvetësimi I tyre nga ana e fëmijëve është më I lehtë. Qysh në fillim ata ndeshen me personazhet
e tyre të dashur për të vazhduar më tej me aventurat dhe elemente të tjera të çuditshme.
Mbi të gjitha ato qka u thanë, krijimet e tilla kanë edhe vlera pedagogjike. Në njërën anë
zhvillojnë aftësitë njohëse të fëmijës, i zgjerojnë horizontin mendor e i mprehin shijet estetike të
tij dhe në anë tjetër zhvillojnë imagjinatën pasi , ndërtimet e tilla, i përshtaten mirë të menduarit
konkret dhe ende të pazhvilluar të fëmijëve

You might also like