Brezi I Katert I Teknologjise 4G LTE PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

Brezi i katërt i teknologjisë 4G LTE

4G LTE është brezi i ri super i shpejtë i teknologjisë së telefonisë mobile, që ju


mundëson të shkarkoni fotografi, të shikoni filma në çdo kohë dhe të bisedoni me video
edhe kur jeni në lëvizje.

Secili nga ju mund të ketë dëgjuar këto të dhëna, por jo të gjithë janë të sigurt se çfarë
saktësisht ofron brezi i teknologjisë 4G LTE. Më poshtë kemi ofruar disa detaje të
përgjithshme lidhur me atë se çfarë është ky brez i teknologjisë dhe si gjen zbatim në
jetën tonë të përditshme.

4G nënkupton brezin e katërt të teknologjisë së të dhënave për rrjetet e telefonisë


mobile, pas brezit të tretë 3G. LTE do të thotë zhvillim afatgjatë dhe ka të bëjë me
procesin teknik të të dhënave me shpejtësi të lartë në telefonat mobilë dhe aparatet
tjera të telefonisë mobile. 4G dhe LTE, së bashku, janë brezi më i shpejtë i teknologjisë
në dispozicion, në ditët e sotme.

Duke qenë rrjeti më i shpejtë në dispozicion, kjo nënkupton shpejtësinë e shkarkimit 4-5
herë më të madhe se rrjetet 3G, duke përbërë konkurrencë të vërtetë edhe për disa
lidhje brezëgjera në aparatet shtëpiake. Kjo shpejtësi, krijon mundësi për të shikuar
programe televizive, filma dhe lojëra elektronike në kohë reale.

Prandaj, konsumatorët jo medoemos duhet të jenë në shtëpi, për ti shfrytëzuar benefitet


e kësaj shpejtësie të komunikimit. Konsumatorët mund të qasen në internet kudo ku ka
mbulim me ndonjë pajisje që e ka funksionin 4G, duke përfshirë telefonat e mençur,
tabletat, laptopët etj.

Fjala të dhëna nënkupton çdo gjë përveç SMS-ve (mesazh i thjeshtë me tekst) dhe
thirrjeve telefonike. Çdo gjë tjetër kërkon përdorimin e të dhënave, duke përfshirë
shkarkimin e aplikacioneve, kontrollimin e postës elektronike, shikimin e videove në
YouTube, apo shkarkimin e fotografive.

Prandaj, shpejtësia është pikërisht arsyeja pse aq shumë njerëz janë të ngazëllyer për
brezin e teknologjisë 4G. Të dhënat e telefonisë mobile janë pjesë e jetës së shumë
njerëzve dhe aftësia për të shfrytëzuar dhe përjetuar internetin në një mënyrë më të
shpejtë dhe më të pasur, hap mundësi të reja për biznesin dhe jetën private të
konsumatorëve.

3G vs. 4G: Çfarë janë?

Së pari, “G”-ja qëndron për gjeneratën e teknologjisë të celularëve, e cila është instaluar
në celularë dhe rrjetet e celularëve. Çdo ‘G’ zakonisht kërkon një telefon të ri, dhe për
rrjetet të bëjnë modernizime të shtrenjta. Dy të parat ishin celularët analogë (1G) dhe
celularët dixhitalë (2G), siç janë tani Eagle Mobile, apo Plus (AMC dhe Vodafone kanë
shtrirë rrjetin e tyre 3G pothuajse në të gjithë vendin).

Gjenerata e tretë e rrjeteve të celularëve, apo 3G, erdhi së pari në Amerikë në 2003-
shin, në një kohë kur celularët sapo kishin filluar të popullarizoheshin në vendin tonë.
Minimumi i shpejtësisë të Internetit ishte 144 Kbps (Kilobytes për sekondë), dhe qëllimi i
tyre ishte të sillnin ‘mobile broadband’, ose internet në celular.

Por tani teknologjia e 3G-së ka avancuar aq shumë, sa një lidhje 3G tani mund të ketë
një shpejtësi nga 400Kbps, deri në 10 herë më shumë se të.

Gjeneratat e reja zakonisht sjellin teknologjira të reja, kapacitete më të mëdha rrjetesh,


dhe potencial për kualitet zëri sa më të mirë.

Celularët 4G duhet të jenë edhe më të shpejtë se ata 3G, por kjo nuk është gjithmonë e
vërtetë. Ka aq shumë teknologjira të ndryshme të quajtura ’4G’, dhe aq shumë mënyra
për t’i përdorur ato, sa që termi është pothuajse i pakuptimtë. Bashkimi Internacional i
Telekomunikacioneve (The International Telecommunications Union) u mundua që të
vendoste disa kritere për të quajtur një rrjet 4G, por BIT u shpërfill nga kompanitë, dhe
më vonë BIT hoqi dorë nga kjo çështje. Teknologjitë e 4G-së përfshijnë HSPA+ 21/42,
WiMAX, dhe LTE, edhe pse shumë njerëz konsiderojnë vetëm këtë të fundit si
teknologji 4G të vertetë. Dhe ka të tjerë që thonë se asnjë nga këto nuk është aq e
shpejtë sa të kualifikohet për 4G.

Ka një rregull që duhet ndjekur: Çdo gjeneratë do të ofrojë shpejtësi Interneti më të


larta, por vetëm ndërmjet rrjetit. P.sh. kur kompanitë Shqiptare të arrinë tek 4G-ja, 4G-ja
e AMC-së do të jetë më e shpejtë se 3G-ja e AMC-së, por nuk do të thotë se do të jetë
më e shpejtë se 4G-ja e Vodafonit, e kështu me radhë.

Pra këto ishin dhe paqartësitë e 3G-së dhe 4G-së, por që në Shqipëri kjo çështë nuk na
prish punë tani për tani.
Ne telekomunikacion termi LTE(Long Term Evolution) tregon evolucionin e fundit te
standarteve te telefonise celulare GSM/UMTS,CDMA2000 dhe TD-SCDMA.

Lindi si gjenerata e re per sistemet te aksesit ne bande te gjere(Broadband Wireless


Access) dhe nga pikepamja teorike ben pjese ne segmentin para 4G duke u vendosur

ne pozicion te ndermjetem midis teknologjise 3G si UMTS dhe atyre te gjenerates se


katert te pastert 4G.

Standartizimi i LTE eshte plotesuar nga 3GPP ne fillim te 2008. Objektivi i LTE eshte
promovimi i perdorimit te bandes se gjere ne telefoni duke shfrytezuar

eksperiencen dhe investimet e ndermarra per rrjetin 3G dhe duke parashikuar kohen ne
lidhje me dispozicionin e standarteve te gjenerates 4G objektivi i te cilit eshte

kapja e shpejtesise te lidhjes wireless deri ne 1Gb/s.

Shume operatore CDMA2000 jane duke konsideruar idene per te kaluar ne standartin
LTE sapo paisjet te jene te disponueshme, duke braktisur keshtu CDMA, suksesi i te
cilit

gjithmone e me shume i limituar, duke e bere ate shume me afer mundesise te


realizuarit nje standart per komunikimet mobile boterore.

Standartet dhe frekuencat

LTE mund te funksionoje ne banda te ndryshme frekuencesh. Ne menyre te vecante ne


EU perdoren bandat e meposhtme.

1.banda e frekuences 800MHz

2.banda e frekuences 900MHz

3.banda e frekuences 1800MHz

4.banda e frekuences 2600MHz


Sic specifikohet, banda e frekuences 800MHz eshte nxjerre nga kanalet televizive UHF
61-69( qe zinin banden nga 790 deri ne 862 MHz).

Keto frekuenca jane kolektivisht te quajtura dividendo digitale (sasi frekuencash radio
qe rezultojne te lira)

Historia e teknologjise 4G

Sistemi 4G eshte parashikuar nga DARPA(Defense Advanced Research Projects


Agency). Kjo agjensi zgjedh arkitekturen e shperndare dhe protokollin e Internetit (IP)
end to end, dhe besonin ne nje etape te hershme te rrjetit peer to peer ne te cilen cdo
aparat do te ishte njekohesisht marres-transmetues dhe router per paisjet e tjera ne
rrjet, duke eliminuar dobesite e systemeve 2G dhe 3G. Qe nga sistemi GPRS 2.5G,
sistemi celular ka siguruar infrastrukture dyshe: packet switched nodes per sherbime
data dhe qark me nyje te komutuara per thirrje zanore. Ne sistemin 4G infrastruktura
me qark te komutuar nuk perdoret me dhe eshte siguruar vetem nje rrjet me pakete te
komutuar, ndersa sistemet 2.5G dhe 3G kerkojne rrjete me pakete te komutuar dhe me
qark te komutuar psh dy infrastruktura ne paralel. Kjo tregon se ne 4G thirrjet zanore
tradicionale jane zevendesuar nga telefonia IP.

1. Ne 2002 u paraqit vizioni strategjik per 4G te cilin ITU e dizenjoi.


2. Ne janar te 2008, ne USA nje ankand spektrash per frekuencat analoge
televizive filloi. Nga kjo nje shperndarje e madhe e spektrit shkoi te Verizon
Wireless dhe nje tjeter tek AT&T. TE dyja keto kompani deklaruan qellimin e tyre
ne mbeshtetjen e LTE.
3. Ne nentor te 2008, HTC shpalli celularin e par WiMAX, the Max 4G.
4. Ne dhjetore te 2009 Sprint filloi lancimin e sherbimit 4G ne qytete te ndryshme te
Shteteve te Bashkuara me nje shpejtesi mesatare downloadimi prej vetem 3-
6Mbit/s me shpejtesi max 10Mbit/s.
5. Ne 25 Shkurt 2010 Estonia EMT hapi rrjetin LTE 4G qe punonte ne nje regjim
prove.
E keshtu me radhe deri ne ditet e sotme ky rrjet eshte perhapur ne shumicen e
vendeve te botes.
IPv6 support

Ndryshe nga 3G, I cili bazohet ne dy infrastruktura paralele qe konsistojne ne


rrjete nyjesh me qarqe te komutuara dhe me paketa te komutuara, 4G do te
bazohet vetem ne rastin me paketa te komutuara. Kjo do te kerkoje me pak te
dhena transmetimi. Nga koha qe 4G eshte perhapur, procesi I lodhjes se adreses
IPv4 pritej te ishte ne fazat e fundit. Per kete ishte e rendesishme qe IPv6 te
mbeshteste nje numer te madh paisjesh me wireless te aktivizuar. Duke rritur
numrin e adresave IP te lirshme, IPv6 heq nevojen per perkthim te adreses se
rrjetit, nje metode e shperndarjes te nje numri te limituar adresash ndermjet nje
grupi me te madh paisjesh, megjithese ketij rrjeti akoma I kerkohet te komunikoje
me paisje qe kane rrjetin ekzistues IPv4.
Ne qershor te 2009, Verizon ka postuar karakteristikat qe I kerkohet cdo paisjeje
me rrjet 4G te mbeshtese IPv6.

Teknologjia para 4G (LTE) eshte shfaqur si 4G-LTE, por nxjerrja ne treg fillestare
LTE nuk permbushte kerkesat e IMT-Advanced. LTE ka nje kapacitet teorik bit
rate prej 100Mbit/s ne downloadim dhe 50 Mbit/s ne uploadim nqs perdoret nje
kanal 20Mhz. Reklama e pare boterore e sherbimit LTE u shfaq ne dy kryeqytetet
skandinave Stokholm( Sistemi I rrjetit Ericsson dhe Nokia) dhe Oslo( sistemi
Huawei) ne Dhjetor 2009.
Ne nentor te 2012 pese kompani amerikane filluan publicitetin per sherbimet
LTE. Ato ishin MetroPCS, Verizon, AT&T Mobility, U.S. Cellular, Sprint.
Ne Mbreterine e Bashkuar sherbimet LTE u lancuan nga EE ne tetor te 2012 dhe
nga O2 dhe Vodafone ne gusht 2013.

You might also like