Ventilimi I Tuneleve Automibilistike

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

Tema: Ventilimi dhe zjarret në Tunelet

Automobilistike

Punoi: Edlir PECI Udhëheqësi:Msc.Ing Albert SHIRA

Tiranë 5/24/2012

Shënim: Për shkak të numrit të kufizuar të faqeve nga botuesit kam paraqitur shkurtimisht
në formatin Word prezantimin me temën e mësipërme. Ky material mund tu vihet në
dispozicion të gjithë studenteve të interesuar për ventilimin dhe zjarret në tunelet
automobilistike.
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

Përmbajtja

1. Hyrja
2. Njohja me tunelet automobilistike të vendit tone
3. Problemet që lindin gjatë funksionimit të tyre.
4. Ventilimi,njohja me llojet e ventilimit , tipet e sistemeve të ventilimit që
përdoren për ventilimin e tuneleve automobilistike në vendin tonë.
5. Zjarret në tunelet automobilistike dhe statistika për disa nga tunelet
më të mëdha në botë.

6. Rekomandime të përgjithshme

Faqe -2
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

1. Hyrje
Zhvllimi i infrastukturës rrugore luan një rol të rëndësishëm në zhvillim ekonomik të një
vendi. Një rëndësi e madhe i kushtohet zhvillimit të infrastukturës rrugore në terren
malor, ku ndërtimi i tuneleve tërheq vëmendjen më të madhe.Në kuadrin e këtij zhvillimi
Shqipëria është një ndër vendet që po i jep përparësi zhvillimit të infrastukturës rrugore,
por duke parë që pjesa më e madhe e sipërfaqes karakterizohet nga terreni i thyer malor
lind nevoja për shkurtimin e distancave nëpërmjet tuneleve rrugore. Shkurtimi i këtyre
distancave natyrisht shoqërohet dhe nga një kosto t e lartë, ku mdërtimi i tuneleve në këto
segmente rrugore merr pjesën më të madhe të investimit.

Ky prezantim është një përpjekje për të dhënë një panorama të përgjithshme për
ventilimin e tuneleve automobilistike si dhe rreziku që vjen nga zjarret. Kërkesat për
ventilimin e tuneleve lidhen me klimën, temperaturën, nivelin e papastërtive (kontollin e
tyre), kontrollin e tymit, kontrollin e gazeve toksikë dhe mbajtjen në kontoll të këtyre
parametrave në rastin e zjarreve në tunelet rrugorë. Zjarret në tunelet rrugore janë të
shpeshta dhe kërkojnë vëmendje nga të dy palët, si nga operatoprët edhe nga udhëtarët
që lëvizin në tunel.

2. Njohja me tunelet automobilistike të vendit tone


Tuneli automobilistik është një hapësirë lëvizëse me profil gjatësor krejtësisht e mbuluar
me një hyrje dhe dalje në të cilin lëvizin automjetet.

Seksioni i tunelit zgjidhet duke marrë si bazë disa faktorë si : numrin e korsive të
lëvizjes; drejtimin e trafikut; seksionin tërthor të automjeteve që do të lëvizin në tunel;
tipin e sistemit të ventilimit që do të përdoret për ventilimin e tunelit; strukturën e terrenit
ku do të ndërtohet tuneli.
Seksionet më të shpeshta të tuneleve rrugorë janë:

a) Kupolë b) Rrethor c) Drejtkendesh

Faqe -3
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

Klasifikimi i tuneleve rrugorë bëhet sipas disa mënyrave të cilat kanë si bazë gjatësinë e
tunelit, drejtimin e levizjes së fluksit të trafikut, etj. Ka edhe shumë mënyra të tjera
klasifikimi por që në rastin e kësaj teme dipllome nuk janë të nevojshme për studim.

 Klasifikimi i tuneleve automobilistike:

1- Në bazë të gjatësisë së tunelit

a- Tunele të shkurtër L < 1500m


b- Tunele të mesëm 1500 m < L < 15000m (Tuneli Kalimashit, Krrabës)
c- Tunele të gjatë 15000 m < L < 25000 m
d- Tunele shumë të gjatë L > 25000 m

2- Në bazë të drejtimit të fluksit të trafikut

a- Tunele me trafik me një sens lëvizje (Tuneli Kalimashit ,Tuneli Krrabës)


b- Tunele me trafik me dy sense lëvizje
c- Tunele me trafik të përzier

3- Në bazë të numrit të tubave

a- Tunele me një tub


b- Tunele me me dy tuba (Tuneli Kalimashit, Tuneli Krrabës)

 Tunelet në vendin tonë

Tuneli Kalimashit Tuneli Krrabës

• Gjatësia tunelit: 5600 m • Gjatësia tunelit: 2200 m


• Fluksi i trafikut: me një sens lëvizje • Fluksi i trafikut: me një sens lëvizje
• Numri i tubave: dy(2) • Numri i tubave: dy(2)

Tuneli Dibrës (Propozim)

• Gjatësia tunelit: 2600 m


• Fluksi i trafikut: me dy sens lëvizje
• Numri i tubave: një(1)

Faqe -4
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

 Njohja me disa nga tunelet më të gjatë në botë

Shënim: Ky klasifikim është bërë për tunelet rrugore me gjatësi më të madhe se 5 km

 Tunelet rrugore me gjatësi më të madhe për  Shtetet me numrin më të madh të


disa shtete tuneleve rrugore

3. Problemet që lindin gjatë funksionimit të tuneleve automobilistike.


Gjatë funksionimit të tuneleve lindin disa probleme të cilat vijnë si rezultat i emetimeve të
automjeteve që lëvizin në tunel. Automjetet që lëvizin në tunel emetojnë gaze dhe tymra
që janë produkte të lëndëve djegëse të përdorura nga automjetet. Sasia e këtyre ndotësve
në tunel është aq më e madhe sa më i rënduar të jetë trafiku, dhe aq më i lartë niveli i
përqëndrimit të tyre sa më i gjatë të jetë tuneli. Një tjetër problem që evidentohet në
tunele është edhe rënia e zjarreve. Prania e një zjarri në tunel do të rrezikonte shumë
shëndetin dhe jetën e udhëtarë që do ishin në kontakt me zjarrin. Burimet e zjarrit janë të
ndryshëm, por ata më komun janë zjarret e shkaktuar nga: aksidentet auto-mobilistike në
tunel, rritja tej normave të lejuara e temperaturës dhe monoksidit të karbonit, eksplozioni
i automjeteve çisternë që lëvizin në tunel, etj.

Problemet në tunelet automobilistike kidhen drejte për drejtë me:

1) Praninë e automjeteve të ndryshme në tunel


2) Cilësin e ajrit në tunel
3) Zhvillimim e zjarreve në tunel

Faqe -5
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

 Problemet kryesore janë:

1- Përqëndrimi i lartë i CO-s, CO2-it, NOx-ve, VOCx, etj.


 Normat e lejuara për CO (monoksidin e karbonit)
 Një max prej 137 mg/m3 (120 ppm) për ekspozimin 15 minuta
 Një max prej 74 mg/m3 (65 ppm) për ekspozimin 30 minuta
 Një max prej 52 mg/m3 (45 ppm) për ekspozimin 45 minuta
 Një max prej 40 mg/m3 (35 ppm) për ekspozimin 60 minuta

2- Tymi dhe pluhurat që çlirohen nga MDB,


3- Shikueshmëria në tunel,
4- Evakuimi i udhëtarëve në rastet e emergjencave,

5- Zjarret e shkaktuara nga aksidentet dhe eksplozionet,


6- Kontrolli i tymit, temperaturës, gazeve toksike.

4. Ventilimi,njohja me llojet e ventilimit , tipet e sistemeve të ventilimit që


përdoren për ventilimin e tuneleve automobilistike në vendin tonë.
Ventilimi i tuneleve lidhet drejt-përsëdrejti me cilësinë e ajrit në tunel dhe kontrollin e
zjarreve në kushtet e emergjencave. Cilësia e ajrit në tunel duhet të mbahet brenda
normave teknike të paracaktuara më parë nga konstruktori, norma të cilat janë të shkruara
në standartet për cilësinë e ajrit në tunelet rrugorë. Ventilimi i tuneleve mund të realizohet
me ventilatorë mekanik ose nga ventilmi natyral,ku kjo e fundit paraqet ventilimin e
tunelit pa kosto gjatë funksionimit.Ky rast paraqitet si ventilimi më ekonomik, por
realizimi i ventilimit natyral në disa tunele rrugore është pothuajse i pamundur për shkak
të gjatësisë së tunelit apo vendodhjes së tijë (poshtë qëndrave urbane). Zjarret në tunelet
rrugorë janë një problem tjetër, që përsëriten shpesh të cilat shkaktojnë plagosjen dhe në
disa raste vdekjen e udhëtarëve. Për zbutjen e këtij problemi në disa tunele rrugorë
kërkohet të projektohet një sistem i dytë ventilim; sistemi i ventilimit të emergjencave i
cili funksionon në rastet e emergjencave në tunel duke dhënë kështu një fluks ajri shtesë.

 Llojet e Ventilimit që përdoren për ventilimin e tuneleve automobilstike:


1) Ventilim Natyral
2) Ventilim Mekanik
a) Ventilim Normal
b) Ventilimi i Përkohshëm
c) Ventilimi i Emergjencës

Faqe -6
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

 Faktorët që merren si bazë për projektimin e sistemit të ventilimit


1. Gjatësia e tunelit
2. Seksioni i tunelit
3. Pjerrësia e tunelit
4. Ngarkesa e trafikut
5. Drejtimi i trafikut
6. Madhësia e zjarrit, etj.

 Sistemet e ventilimit që përdoren për ventilimin e tuneleve automobilistike


1. Sistemi i ventilimit gjatësor (Tuneli Kalimashit dhe Krrabës)
2. Sistemi i ventilimit gjysëm - tërthor
3. Sistemi i ventilimit i plotë – tërthor

 Sistemi i ventilimit gjatësor në tunelet tona:

Në Tunelin e Kalimashit Në Tunelin e Krrabes

 Lëvizja e trafikut me një sens  Lëvizja e trafikut me një sens


 Lëvizja e ajrit vetëm në një drejtim  Lëvizja e ajrit në dy drejtime

5. Zjarret në tunelet automobilistike dhe statistika për disa nga tunelet


më të mëdha në botë.
Zjarret e rëna në tunele janë më të vështirë për tu komanduar në lidhje me zjarret: në një
ndërtes tjetër të mbuluar makinash(garazhde, parkinge, etj ) , në një ndërtesë sociale apo
në një vend të hapur. Aftësia (mundësia) për të luftuar zjarrin në një tunel është
jashtëzakonisht komplekse dhe hyrja në vatrën e zjarrit të rënë në tunel është shumë e
vështirë. Zjarri nuk mund të luftohet nga jashtë tunelit siç mund të bëhet më ndërtesat e
tjera, ai duhet të luftohet nga brenda tunelit dhe në shumicën e rasteve në zonën ku
ndodhet vatra e zjarrit. Zjarret në tunele verifikohen zakonisht në zonat më të thella të
tunelit dhe për shkak të natyrës se shumllojshme të zjarreve në tunele ato janë më të
vështirë për tu shuar (kontrolluar) dhe zakonisht marrin më shumë vëmendje.

Faqe -7
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

 Panoramë e përgjithshme
Në të gjithë botën janë me mijëra tunele në shërbim të udhëtarëve të cilët janë ndërtuar në
vende dhe periudha të ndyshme, dhë që janë akoma në funksionim. Lidhur me standardet
e zjarrit dhe kriteret e sigurisë për tunelet automobilistike disa i përmbushin standartet
moderne të sigurisë dhe shumica nuk i ka fare këto standarte
Madhësia e zjarrit është një tregues i njohur për operatorët në shërbim të tunelit por
sërisht zjarri përbën një rrezik kryesor për jetën e udhëtarëve. Publiku nuk e ka të
mirëpërcaktuar në mendjen e tijë madhësinë dhe pasojat që shkakton zjarri në tunelet
rrugore. Ai nuk di të reagojë ndaj zjarreve në tunele, nuk është i trajnuar dhe i paisur pët
të luftuar zjarrin ose edhe për tu evakuar në kushtet e emergjencave.

Nga autoritet përkatëse dhe vete publiku “ humbja e jetës është papranueshme”

 Madhësia(shkalla) e zjarrit

Sa më sipër thamë që madhësia e zjarrit është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin e


rrezikshmërisë së zjarreve në tunelet automobilistike. Faktorët që ndikojnë direkt në
përcaktimin e madhësisë së zjarrit janë si më poshtë.
1. numri dhe tipi automjeteve të përfshira në aksident / zjarr,
2. prania e lëndëve të djegshme në vatrën e zjarrit,
3. prania e sistemit antizjarr dhe të ventilimit të emergjencës, etj.

 Dinamika e zjarrit në tunel


Dinamika e zhvillimit të zjarrit është një tregues bazë në përcaktimin e kohëzgjatjes së
zjarrit si dhe të kohës së ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit nga skuadrat zjarrfikëse dhe të
evakuimit të udhëtarëve. Dinamika e zjarrit në një tunel rrugor jepet si më poshtë.

Në tabelat e mëposhtme paraqiten: sasia e nxehtësisë që çlirohet nga djegia e


automjeteve të ndryshme, ndikimi që ka shpejtësia e ajrit në largimin e nxehtësisë me
ajrin ventilues, sasia minimale e ujit e nevojshme për shuarjen e zjarrit të rënë në tipe të
ndryshme automjetesh si dhe vlera e temperaturës në vatrën e zjarrit në tunel.

Faqe -8
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

Nxehtësia e dhënë(çliruar) nga djegia e automjeteve

Shpejtësia e ajrit për largimin e nxehtësisë nga tuneli

Sasia minimale e ujit për shuarjen e zjarrit për automjete të ndryshme

Temperatura në vatrën e zjarrit në funksion të kohës

Faqe -9
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

Zjarret në tunelet automobilistikë kan qenë dhe janë një rrezik serioz për jetën e
udhëtarëve por nga ana tjetër dhe një rrezik serioz edhe për vetë strukturën e tuneli. Në
tabelën e mëposhtme janë dhënë statistikat e zjarreve në disa nga tunelet më të mëdha në
botë.

Faqe -10
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT
. [Ventilimi dhe zjarret në Tunelet Automobilistike]

1. Rekomandime të përgjithshme

Hyrja dhe lëvizja në tunel


1. Qëndroni vigjilent,
2. Zbatoni të gjitha tabelat e sinjalistikës rrugore,
3. Nëse vëreni tym në hyrje të tunelit , mos vazhdoni më tej,
4. Nëse në makinen tuaj vëreni zjarr ose tym mos u fusni në tunel,
5. Ndaloni automjetin tuaj vetëm në rastet e emergjencës,
6. Mbani një distancë të caktuar nga automjetet e tjera , edhe në qoftë se trafiku është
duke lëvizur ngadalë,
7. Vini re vendodhjen e aparateve të shuarjes së zjarrit, telefonave dhe daljeve të
sigurisë, që mund t’i gjeni lehtësisht në rast zjarri,
8. Ndiqni udhëzimet e operatorëve të tunelit / apo tabelat elektronike.

Si duhet të veprojmë në një situatë zjarri brenda në tunel ?


 Nëse vëreni zjarr në tunel:
1. Ndaloni, fikni automjetin ,merrni gjërat më të rëndësishme dhe dilni menjëherë nga
makina,
2. Telefononi 112 nga telefoni juaj celular nëse funksionon ose përdorni një telefon
emergjence nëse e keni pranë për të kërkuar ndihmë
3. Nëse është e munduar të shuani zjarrin përdor një fikse zjarri portable , nëse nuk
është e munduar vrapo drejt daljes më të afërt të emergjencës duke ndjekur
sinjalistikat me ngjyrë përkatëse,
4. Mundohu të ndihmosh sa më shumë njerëz të cilët kanë nevojë për ndihmën tuaj,
duke i transportuar ata në vendët e sigurta.

Sinjalistika e sigurisë në tunelin e Kalimashit

 Shuarse zjarri + Telefoni emergjencës  Dalja emergjences

 Dhomat e sigurisë  Dalja më e afërt e emergjencës


Faqe -11
Punoi: Edlir PECI Organizator: UPT dhe KSUPT

You might also like