Vizatimi Teknik

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 86

Përmbledhje shënimesh

Vizatimi teknik dhe

aplikimi me kompjuter

Për klasën X

Lëmi: Transport dhe Trafik

Profili: Transport Rrugor dhe Trafik Rrugor

Shtator 2018
PROGRAMI I LËNDËS ..................................................................................................................................... 4
KAPITULLI 1: HYRJE NË VIZATIMIN TEKNIK 5 ORË ............................................... 15
1.1. Qëllimi dhe objektivat e vizatimit teknik. ....................................................................................... 15
1.2. Rëndësia e vizatimit teknik ............................................................................................................. 15
1.3. Llojet e vizatimeve teknike. ............................................................................................................ 18
1.4. Materialet dhe pajisjet për vizatim teknik. ..................................................................................... 21
KAPITULLI 2: PARIMET THEMELORE TË VIZATIMIT TEKNIK 9 ORË ....................................... 39
2.1. Formatet e vizatimeve teknike. ...................................................................................................... 39
2.2. Llojet e vijave dhe përdorimi. ......................................................................................................... 44
2.3. Shkrimi teknik. ................................................................................................................................ 54
2.4. Përpjesa........................................................................................................................................... 56
2.5. Simbolet në vizatim teknik. ............................................................................................................. 58
2.6. Standardet, rëndësia e tyre për vizatimin teknik............................................................................ 59
KAPITULLI 3: PROJEKTIMET ORTOGONALE 8 ORË .......................................... 61
3.1. Projektimet ortogonale. .................................................................................................................. 61
3.2. Projektimi i pikës, i vijës dhe i trupit gjeometrik. ........................................................................... 63
KAPITULLI 4: PROJEKTIMI ORTOGONAL I TRUPAVE GJEOMETRIKË 12 ORË ................................. 64
4.1. Projektimi ortogonal i trupave gjeometrikë. .................................................................................. 64
4.2. Drejtimet e projektimeve ortogonale të trupave gjeometrikë. ...................................................... 65
4.3. Caktimi i numrit të nevojshëm të pamjeve. .................................................................................... 69
KAPITULLI 5: KUOTIMI 10 ORË ................................................ 71
5.1. Elementet e kuotimit. ..................................................................................................................... 71
5.2. Konvencionet dhe mbishkrimet. ..................................................................................................... 74
5.3. Bartja e përmasave në varësi prej kërkesave konstruktive. ........................................................... 74
5.4. Kuotimi me koordinata. .................................................................................................................. 74
5.5. Kuotimi tabelor. .............................................................................................................................. 74
5.6. Përmasat e jashtme dhe të brendshme. ......................................................................................... 74
5.7. Përmasat në elementet që përsëriten. ........................................................................................... 74
5.8. Ndryshimet dhe përmirësimet........................................................................................................ 74
5.9. Shënimi i konicitetit dhe i pjerrtësisë në vizatim. ........................................................................... 74
5.10. Kuotimi i nivelit. .......................................................................................................................... 74
KAPITULLI 6: PRERJET 10 ORË ............................................... 75

2
6.1. Prerjet, llojet e prerjeve. ................................................................................................................. 75
6.2. Pamjet e posaçme dhe të pjesshme. .............................................................................................. 80
6.3. Ndërprerjet dhe shkurtimet............................................................................................................ 80
6.4. Depërtimet. ..................................................................................................................................... 80
KAPITULLI 7: PARAQITJA AKSONOMETRIKE E TRUPAVE GJEOMETRIKË 12 ORË ................................ 81
7.1. Paraqitja izometrike. ....................................................................................................................... 81
7.2. Paraqitja dimetrike. ........................................................................................................................ 82
7.3. Projeksioni i pjerrët. ........................................................................................................................ 83
KAPITULLI 8: CILËSIA E PËRPUNIMIT TË SIPËRFAQEVE TË DETALEVE 4 ORË..................................... 85
8.1. Kuptimi i cilësisë së përpunimit të sipërfaqeve të detaleve. .......................................................... 85
8.2. Ashpërsia e sipërfaqeve të detaleve. .............................................................................................. 85
8.3. Saktësia e sipërfaqeve të detaleve. ................................................................................................ 85
KAPITULLI 9: VIZATIMI I SHENJAVE TË TRAFIKUT 13ORË .......................................... 85
9.1. Vizatimi i shenjave të rrezikut, ........................................................................................................ 85
9.2. Vizatimi i shenjave të urdhërave të prera,...................................................................................... 85
9.3. Vizatimi i shenjave të lajmrimit,...................................................................................................... 85
KAPITULLI 10: VIZATIMI I TËRËSIVE 9 ORË................................................ 85
10.1. Vizatimi i tërësive, parimet themelore. ...................................................................................... 85
10.2. Rregullat e paraqitjes në vizatim të tërësive të shenjave të trafikut rrugor. .............................. 85
KAPITULLI 11: SKICIMI 8 ORË ................................................... 85
11.1. Skicimi, rregullat e skicimit. ........................................................................................................ 85
11.2. Skicimi i trupave gjeometrikë. .................................................................................................... 85
KAPITULLI 12: VIZATIMI ME KOMPJUTER 5 ORË ............................................. 86
12.1. Njohuri të përgjithshme për vizatimin me kompjuter. ............................................................... 86
12.2. Përdorimi i programit të AutoCAD -it për vizatim me kompjuter. ............................................. 86

3
PROGRAMI I LËNDËS

I. Qëllimet e lëndës
Në përfundim të trajtimit të lëndës në klasën e 10-të, nxënësi duhet të:
 shpjegoj rëndësinë, parimet dhe rregullat kryesore të vizatimit teknik;
 përdorë veglat dhe materialet e vizatimit teknik;
 bëj projektime ortogonale të pikës, të vijës dhe të trupave gjeometrikë;
 bëj projektime ortogonale të pjesëve të trupave gjeometrikë;
 interpretoj kuotimet në vizatime teknike;
 shpjegoj dhe skicoj detale të paraqitura me prerje;
 skicoj pjesë makinerie në aksonometri;
 lexojë dhe interpretoj tolerancat e paraqitura në vizatime teknike;
 lexojë dhe interpretoj shenjat e cilësisë së sipërfaqes së detaleve;
 interpretoj vizatimet e trupave gjeometrikë dhe të tërësive;
 kryejë skicime të detaleve;
 interpretoj dhe skicoj shenja të trafikut rrugor;
 shpjegoj parimet themelore të vizatimit teknik me kompjuter.

II. Fondi i orëve të lëndës


35 javë x 3 orë/javë = 105 orë

III. Programi i hollësishëm i lëndës

Kapitulli 1: Hyrje në vizatimin teknik 5 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 tregoj qëllimin dhe objektivat e vizatimit teknik;
 shpjegoj se çfarë ndihme i jep punëtorit të trafikut rrugor vizatimi teknik;

4
 rendit llojet e vizatimeve teknike;
 dallojë materialet dhe pajisjet për vizatim teknik.

b) Temat e kapitullit
 Qëllimi dhe objektivat e vizatimit teknik.
 Rëndësia e vizatimit teknik
 Llojet e vizatimeve teknike.
 Materialet dhe pajisjet për vizatim teknik.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj vizatimet teknike dhe materialet e vizatimit teknik me objekte konkrete.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 formate dhe materiale të vizatimit teknik.
 Kompjuteri dhe Projektori.

Kapitulli 2: Parimet themelore të vizatimit teknik 9 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 tregoj formatet, llojet e vijave dhe përdorimin e vizatimeve teknike;
 shpjegoj veçoritë e shkrimit teknik;
 jap shembuj për përpjesën;
 interpretoj simbolet në vizatim teknik;
 tregoj standardet dhe rëndësinë e tyre për vizatimin teknik.

5
b) Temat e kapitullit
 Formatet e vizatimeve teknike.
 Llojet e vijave dhe përdorimi.
 Shkrimi teknik.
 Përpjesa.
 Simbolet në vizatim teknik.
 Standardet, rëndësia e tyre për vizatimin teknik.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me objekte konkrete;
 jap ushtrime konkrete për nxënësit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 3: Projektimet ortogonale 8 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 shpjegoj konceptin e projektimeve dhe veçoritë e projektimeve ortogonale;
 kryej projektimin e pikës, të vijës dhe të trupit gjeometrik.

b) Temat e kapitullit
 Projektimet ortogonale.
 Projektimi i pikës, i vijës dhe i trupit gjeometrik.

6
c) Udhëzime didaktike për kapitullin
Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 trajtoj shembuj konkret të projektimeve;
 angazhoj nxënësit në ushtrime projektimi.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 trupa të ndryshëm gjeometrikë.
 Kompjuteri dhe Projektori.

Kapitulli 4: Projektimi ortogonal i trupave gjeometrikë 12 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e përparme;
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e sipërme;
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e majtë;
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e djathtë;
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e poshtme;
 skicoj pamjet e trupave gjeometrikë nga ana e prapme;
 caktoj numrin e nevojshëm të pamjeve.

b) Temat e kapitullit
Projektimi ortogonal i trupave gjeometrikë.
 Drejtimet e projektimeve ortogonale të trupave gjeometrikë.
 Caktimi i numrit të nevojshëm të pamjeve.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:

7
 trajtoj shembuj konkret të projektimeve ortogonale të trupave gjeometrikë;
 angazhoj nxënësit në ushtrime projektimi ortogonal të trupave gjeometrikë.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 pjesë të ndryshme të trupave gjeometrikë.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 5: Kuotimi 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 tregoj cilat janë elementet e kuotimit;
 shpjegoj konvencionet dhe mbishkrimet;
 tregoj si bëhet bartja e përmasave;
 tregoj veçoritë e kuotimit me koordinata dhe atij tabelor;
 tregoj si vendosen përmasat e jashtme dhe të brendshme dhe në elementet që përsëriten;
 shpjegoj kur bëhen ndryshimet dhe përmirësimet;
 bëj shënimin e konicitetit dhe të pjerrtësisë në vizatim;
 bëj kuotimin e nivelit.

b) Temat e kapitullit
 Elementet e kuotimit.
 Konvencionet dhe mbishkrimet.
 Bartja e përmasave në varësi prej kërkesave konstruktive.
 Kuotimi me koordinata.
 Kuotimi tabelor.
 Përmasat e jashtme dhe të brendshme.
 Përmasat në elementet që përsëriten.

8
 Ndryshimet dhe përmirësimet.
 Shënimi i konicitetit dhe i pjerrtësisë në vizatim.
 Kuotimi i nivelit.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me vizatime dhe shembuj konkret të kuotimeve;
 jep ushtrime konkrete për nxënësit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me kuotime.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 6: Prerjet 10 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 shpjegoj ç’janë prerjet dhe llojet e tyre;
 shpjegoj ç’janë pamjet e posaçme dhe të pjesshme;
 shpjegoj ç’janë ndërprerjet, shkurtimet dhe depërtimet.

b) Temat e kapitullit
 Prerjet, llojet e prerjeve.
 Pamjet e posaçme dhe të pjesshme.
 Ndërprerjet dhe shkurtimet.
 Depërtimet.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin

9
Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me vizatime të objekteve të prera, të ndërprera dhe të
depërtuara;
 jep ushtrime konkrete për nxënësit.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me prerje, ndërprerje dhe depërtime.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 7: Paraqitja aksonometrike e trupave gjeometrikë 12 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 paraqes trupa gjeometrikë në pamje izometrike;
 paraqes trupa gjeometrikë në pamje dimetrike;
 paraqes trupa gjeometrikë në projektim të pjerrët.

b) Temat e kapitullit
 Paraqitja izometrike.
 Paraqitja dimetrike.
 Projeksioni i pjerrët.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me paraqitje izometrike, dimetrike dhe të pjerrëta të trupave
gjeometrikë;
 jep ushtrime konkrete për nxënësit.

10
d) Kushtet për realizimin e kapitullit
 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me paraqitje izometrike, dimetrike dhe të pjerrëta të trupave
gjeometrikë.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 8: Cilësia e përpunimit të sipërfaqeve të detaleve 4 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 tregoj kuptimin e cilësisë së përpunimit të sipërfaqeve të detaleve;
 jep shembuj të ashpërsive të ndryshme të sipërfaqeve të detaleve;
 jep shembuj për saktësinë e sipërfaqeve të detaleve të ndryshme.

b) Temat e kapitullit
 Kuptimi i cilësisë së përpunimit të sipërfaqeve të detaleve.
 Ashpërsia e sipërfaqeve të detaleve.
 Saktësia e sipërfaqeve të detaleve.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 Ilustroj çështjet që trajton me shembuj për ashpërsinë dhe saktësinë e sipërfaqeve;
 angazhoj nxënësit në diskutimin e koncepteve të ashpërsisë dhe të saktësisë së sipërfaqeve.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me paraqitje të ashpërsisë dhe të saktësisë së sipërfaqeve të
detaleve;
 detale me ashpërsi dhe saktësi të ndryshme.

11
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 9: Vizatimi i shenjave të trafikut 13orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 interpretoj vizatimin e shenjave të rrezikut;

b) Temat e kapitullit
 Vizatimi i shenjave të rrezikut,
 Vizatimi i shenjave të urdhërave të prera,
 Vizatimi i shenjave të lajmrimit,

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me shembuj të lidhjeve konkrete të llojeve të ndryshme;
 angazhoj nxënësit në diskutime për interpretimin e vizatimeve të lidhjeve të ndryshme.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me paraqitje të lidhjeve të detaleve;
 lidhje të ndryshme të detaleve.
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 10: Vizatimi i tërësive 9 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 shpjegoj parimet themelore të vizatimit të tërësive;

12
 interpretoj vizatimet e tërësive.

b) Temat e kapitullit
 Vizatimi i tërësive, parimet themelore.
 Rregullat e paraqitjes në vizatim të tërësive të shenjave të trafikut rrugor.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me shembuj të paraqitjeve të tërësive konkrete;
 angazhoj nxënësit në diskutime për interpretimin e vizatimeve të tërësive.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 vizatime të ndryshme teknike me paraqitje të tërësive;
 Kompjuteri dhe Projektori

Kapitulli 11: Skicimi 8 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 interpretoj skica të ndryshme;
 vizatoj skica të shenjave të ndryshme të trafikut.

b) Temat e kapitullit
 Skicimi, rregullat e skicimit.
 Skicimi i trupave gjeometrikë.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:

13
 ilustroj çështjet që trajton me shembuj të trupave gjeometrikë të skicuara;
 angazhoj nxënësit në vizatimin e skicave të trupave gjeometrikë;
 jep detyra shtëpie për skicimin e trupave gjeometrikë.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik;
 skica të ndryshme të trupave gjeometrikë;

Kapitulli 12: Vizatimi me kompjuter 5 orë

a) Qëllimet e kapitullit
Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të:
 tregoj parimet e përgjithshme të vizatimit me kompjuter;
 tregoj veçoritë e vizatime me kompjuter, me programet e AutoCAD-it.

b) Temat e kapitullit
 Njohuri të përgjithshme për vizatimin me kompjuter.
 Përdorimi i programit të AutoCAD -it për vizatim me kompjuter.

c) Udhëzime didaktike për kapitullin


Rekomandohet që mësimdhënësi të:
 ilustroj çështjet që trajton me shembuj nga vizatimi me kompjuter.

d) Kushtet për realizimin e kapitullit


 klasë për vizatim teknik, me kompjuter që përmban program të AutoCAD-it.
 vizatime të ndryshme me kompjuter.
 Kompjuteri dhe Projektori

14
KAPITULLI 1: HYRJE NË VIZATIMIN TEKNIK 5 ORË

1.1. Qëllimi dhe objektivat e vizatimit teknik.

Në përfundim të trajtimit të lëndës në klasën e 10-të, nxënësi duhet të:

 shpjegoj rëndësinë, parimet dhe rregullat kryesore të vizatimit teknik;

 përdorë veglat dhe materialet e vizatimit teknik;

 bëj projektime ortogonale të pikës, të vijës dhe të trupave gjeometrikë;

 bëj projektime ortogonale të pjesëve të trupave gjeometrikë;

 interpretoj kuotimet në vizatime teknike;

 shpjegoj dhe skicoj detale të paraqitura me prerje;

 skicoj pjesë makinerie në aksonometri;

 lexojë dhe interpretoj tolerancat e paraqitura në vizatime teknike;

 lexojë dhe interpretoj shenjat e cilësisë së sipërfaqes së detaleve;

 interpretoj vizatimet e trupave gjeometrikë dhe të tërësive;

 kryejë skicime të detaleve;

 interpretoj dhe skicoj shenja të trafikut rrugor;

 shpjegoj parimet themelore të vizatimit teknik me kompjuter.

1.2. Rëndësia e vizatimit teknik

Vizatimi teknik është disiplinë shkencore e cila na mëson rregullat e shprehjes grafike dhe
komunikim përmes vizatimit respektivisht gjuha dhe mënyra e shprehjes dhe marrëveshjes
teknike.

15
Për të përvetësuar vizatimin teknik nuk është e nevojshme që nxësi të ketë prirje, mjafton
që ai me punën etij të vullnetshme e të vazhdueshme të mësoj rregullat për përpunimin e
vizatimit.
Vizatimi teknik mirret me metodat, ecurinë dhe rregullat për paraqitje racionale të sendit
(pjesës) në vizatim, si dhe krijimin e përfytyrimit të sendit i cili është treguar në vizatim.
Në anën tjetër vetë vizatimi paraqet bazën për prodhimin e pjesëve me formë të ndryshme
dhe nga materialet e ndryshme, prej kësaj mund të themi se në përgjithësi prodhimtaria
bazohet në vizatimin si mjet themelor marrëveshjes në teknikë. Pranda, vizatimi duhet të
paraqes qartë formën dhe përmasat sendit të punës, si dhe të dhënat e domosdoshme për
punimin e pjesës së punës, p.sh. materiali, cilësia dhe mënyra e përpunimit et.
Për lëndën mësimore vizatimi teknik me gjeometri deskriptive, lirisht mund të thuhet se
vizatimi është gjuha e teknikës, kurse gjeometria deskriptive është shkenca e gjuhës së
teknikës.
Gjeometria deskriptive eshtë shkencë e cila mirret me studimin e paraqitjes grafike dhe
shprehjes të trupave gjemetrikë në hapësirë dhe raporti midis tyre.
Projektanti, duhet me ndihmën e vizatimit, projektit të paraqesë dhe të definoj komponimin
e makinave dhe pajisjeve, të cilat duhet në çfarëdo tërësie të siguroj realizimin e shtruar të
procesit teknologjik, në tërësi bashkë me objektin paraqesin fabrikë me destinacion të caktuar.
Konstruktori, është realizues i konstruksionit duke nisur prej zgjidhjes së vizatimit të
makinës ose pajisjes në përgjithësi, gjithashtu edhe vizatimin e punës (vizatimi i puntorisë) për
secilën pjesë përbërse i cili i takon tërësisë, ashtu që me shfrytëzimin e këtyre vizatimeve
konstruksioni përbëhet pa marrë parasysh se cilët prodhues i kanë punuar pjesët dhe me çfar
makinash janë shfrytëzuar.
Qëllimi dhe detyrat e vizatimit teknik
Qëllimi themelor për të arritur me mësimin e këtij materiali është:
 Aftësimi themelor teknik në shprehjen grafike si supozim për mësimin e suksesshëm të
disciplive tjera profesionale;
 Zhvillimi i botëkuptimit për përpikëri (precizitet), rregulla, pastërti dhe pamje të bukur
(estetike);

16
 Zhvillimi i ndjenjave për rrafsh dhe hapësirë;
 Nxitje për kreativitet.

Detyrat themelore të vizatimit teknik janë:


 Njohja me vizatimin si dokument themelor teknik;
 Të ushtruarit e manipulimit me veglat e vizatimit teknik, kujdesi dhe mirëmbajtja e
veglave;
 Njohja e rregullave dhe projektuese dhe aplikimi i tyre;
 Mësimi individual i vizatimeve të thjeshtë dhe leximi i vizatimeve nga prodhimtaria;
 Rëndësia e botëkuptimit për shprehje grafike si mënyrë ndërmjetësuese e marrëveshjes
teknike;
 Njohja me stadardet dhe zbatimi i tyre është kusht themelor për vendosmëri në
shprehjen grafike;
 Njohja me dukurit themelore që vlejnë për shprehje grafike në rrafsh dhe hapësirë;
 Njohja me elementet e vizatimit si mjet komunikimi në shkencat teknike;
 Përgatitja për punim individual të “vizatimit të punës për pjesë” si dokument teknik
themelor.

Vizatimi teknik është disiplinë teknike e cila shërben për tregimin e ideve dhe perspektivave
të projektuesve të vizatimit.
Që të mund të realizohen idetë dhe planet për objektet nga praktika teknike si: shtëpi,
ndërtesa, rrugë, ura, lagje dhe qytete duhet të vihen (vizatohen) në letër. Vizatimi duhet të japë
pamje precize dhe të qartë për dimensionet, formën, përpunimin, materialin dhe të gjithë të
dhënat tjera të domosdoshme për realizimin e objektit.
Punimi i vizatuar, në mënyrë të saktë, precize dhe të qartë, në simetri adekuate me mjete të
nevojshme dhe material për vizatim me dorë quhet vizatim teknik.
Domethënë, pajisja themelore për komunikim në teknikë është vizatimi teknik me të cilin
barten idetë dhe mendimet për objekte, lëndët dhe modelet të cilët duhet të bëhen.

17
Vizatimi teknik është gjuhë themelore dhe internacionale për komunikim ndërmjet
individëve teknik i cili është njësoj i kuptueshëm për të gjithë popujt. Gjithsesi, informacionet
plotësuese për vizatimet janë në gjuhët nacionale, por të gjithë personave të arsimuar, format
dhe dimensionet e vizatimeve u janë të njohura dhe të qarta.
Nëse janë vizatuar vizatimet në rregull ata do të jenë të shpjeguar ose “lexuar” në rregull,
ndërsa me këtë objektet do të jenë të realizuara sipas ideve dhe mendimeve të projektuesve.
Rregullat e vizatimit teknik janë të defi nuara me standardet ndërkombëtare prej të cilëve janë
marrë standardet nacionale.
Paraqitja e objekteve në vizatimet teknike qartë dallohen nga vizatimet tjera (vizatime
artistike) të cilët përpunohen me dorë të lirë dhe nuk është patjetër të jenë precize, të qarta
dhe të sakta. Vizatimet e vizatuara me dorë të lirë (skicat) në ndërtimtarinë e lartë hasen në
procesin e projektimit të objekteve në fazën fi llestare. Këto më shpesh shërbejnë si përgatitje
për realizimin e ndonjë perspektive projektuese.
Mënyra e paraqitjes së objekteve në vizatimet teknike bazohet në principet dhe metodat e
projekt gjeometrisë. Më së shpeshti, objektet janë paraqitur në projektim ortogonal, por mund
të paraqiten edhe në projektim të pjerrët, aksonometrie ose në perspektivë.
Sipas metodës së përpunimit të vizatimeve teknike, dallohen dy metoda të vizatimit:
 vizatim me dorë
 vizatim me ndihmë të kompjuterit.

1.3. Llojet e vizatimeve teknike.

Çdo etapë në procesin e prodhimit të pjesës makinerike, duke filluar nga ideja e
konstruktorit e deri te përpunimi dhe dërgimi I prodhimit të gatshëm, përcillet me vizatim. Për
këtë arsye ka disa lloje vizatimesh kurse ndarja e tyre bëhet në disa mënyra:
 Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike,
 Sipas destinimit dhe përmbajtjes,
 Sipas përdorimit,

18
 Sipas mënyrës së arkivimit,
 Sipas destinimeve tjera dhe
 Sipas mënyrës së punimit.
Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike
 vizatimi këndëdrejtë (ortogonal)
 vizatimi aksonometrik
 vizatimi i përmbajtjes
 vizatimi i tërësisë (përmbledhës)
 vizatimi i pjesëve të veçanta
 vizatimi i projektit
 vizatimi për oferta
 vizatimi i puntorisë (vizatimi i punës)
 vizatimi i montimit
Sipas destinimit dhe përmbajtjes
 Vizatimi i konstruktimit:
 vizatimi i punës
 vizatimi i montimit
 vizatimi i instalimit
 Vizatimet teknologjike:
 vizatimi i përpunimit
 vizatimi i kontrollimit
 Vizatimet komerciale:
 vizatimi për oferta
 vizatimi për porositje
 vizatimi i dorëzimit
 vizatimi për lejim
 vizatimi i kontrollimit dhe pranimit
 vizatimi i paketimit
 Vizatimet e projektit dhe projekt – investimit:
19
 vizatimi i projektit
 vizatimi i projekt – investimit
Sipas përdorimit
Vendi I përdorimit të vizatimit:
 biro konstruktive
 biro teknologjike
 biro të kontrollimit
 biro të konstruktimit të velave dhe pajisjeve
 repartet e prodhimit
 depo të lëndës së parë dhe prodhimeve të gatshme
 shërbimi i furnizimit
 shërbimi i transportit
 shërbimi i shitje
 shërbimet dhe birot tjera
Sipas mënyrës së arkivimit:
 origjinali akivohet
Sipas destinimeve tjera:
 vizatimi skematik
 vizatimi i patentit
 vizatimi i themelor (bazave)
 vizatimi i diagrameve, nomogrameve
 vizatimi i planit të situates
Sipas mënyrës së punimit
 vizatimi original
 kopja e vizatimit
 skica e vizatimit.

20
1.4. Materialet dhe pajisjet për vizatim teknik.

Për punim me dorë të vizatimeve teknike përdoren pajisje adekuate për vizatim preciz dhe
të saktë.
Pajisjet për vizatim teknik janë:
 material për punë në vizatimin teknik dhe
 pajisje për punë në vizatimin teknik.
Material për vizatim të vizatimit teknik është i gjithë ai material që harxhohet gjatë punës
dhe i cili pasi të harxhohet, rikuperohet.
Pajise është gjithë ajo që shfrytëzohet gjatë të vizatuarit të vizatimit teknik, ndërsa nuk
harxhohet gjatë shfrytëzimit dhe rikuperohet vetëm nëse dëmtohet.
Për vizatim teknik të qartë, të saktë dhe preciz nevojitet që të furnizohemi me material
cilësor dhe me mjete. Por mjeti i mirë në asnjë rast nuk është kushti i vetëm për cilësinë e
vizatimit. Përveç dhuntisë për vizatim, nevojitet edhe ushtrim afatgjatë, punë pedante dhe me
kujdes.
Materiali për punë në vizatimin teknik
Letra
Varësisht nga nevojat, qëllimi dhe lloji i vizatimit teknik, përdoren letra të ndryshme për
vizatim:
 letër-hamer përdoret për vizatime të cilët punohen në një model, ndërsa mund të jetë
letër e bardhë, jo e tejdukshme dhe cilësore. Emrin hamer e ka marrë sipas prodhuesit. Hameri
mund të jetë edhe me ngjyrë. Njëra anë është e lëmuar dhe shërben për të vizatuar me tush,
ndërsa tjetra është e ngjirur dhe shërben për vizatimin e skicave dhe vizatimeve me laps ose
nëse vizatimi ngjyroset me ngjyra uji. Prodhohet në tabakë me dimensione 100/70 cm. Hamer
më cilësor i cili haset te ne është i ashtuquajturi Hameri Gjerman i cili është më i lëmuar se të
tjerët dhe në atë më lehtë vizatohet me tush dhe më lehtë fshihen gabimet e bëra.
 letra-skicë është letër shumë e hollë, e bardhë dhe e tejdukshme e cila shërben për
skicim me dorë të lirë të ideve të projektuesve në bazë të cilëve më vonë do të vendoset për
formë defi nitive të objektit. Meqenëse është e tejdukshme, me vënie të njërës përmbi tjetrën

21
lehtë vizatohet dhe vihen ndryshime në zgjidhjet. Shitet në tabakë, ndërsa për të vizatuar
shfrytëzohet laps i butë dhe më i trashë ose skicohet me fl omasterë, ngjyra druri ose ngjyra të
tjera.
 letra- e lëmuar është letër e tejdukshme e trashë e cila përdoret kur vizatimi teknik
duhet të shumëfi shohet (kopjohet në më tepër shembuj). Në letrën -e lëmuar vizatohet me
laps të fortë ose më shpesh me tush. Meqenëse kjo letër është e tejdukshme në atë mund të
rivizatohen vizatime të vizatuara në letër tjetër. Vizatimet e letrës-së lëmuar kopjohen në
makina speciale në të ashtuquajturën letër ozolit (ozalid) dhe mund të kopjohen në numër të
pakufi zuar të kopjeve të cilët shërbejnë ecurinë e objekteve, ndërsa origjinali i letrës së lëmuar
ruhet. Shitet në tabakë, ndërsa më shpesh në rrolltullame me gjerësi nga 70 deri 150 cm dhe
gjatësi deri 20 m. Ekzistojnë edhe lloje speciale të letrës së lëmuar: letër e lëmuar-pëlhurë,
pergamenë, letër e lëmuar celuloidi etj. Ato përdoren për vizatime që kanë rëndësi të veçantë
dhe këto vizatime duhen të ruhen një kohë të gjatë (harta precize, plane të rëndësishme,
vizatime të shpikjeve dhe të tjera).
 letra -ozolit është letra me përbërje kimike speciale (e ngjashme me letrën për
fotografi) dhe shërben për kopjim të vizatimeve të vizatuara në letrën-e lëmuar. Varësisht nga
ngjyra e letrës-ozolit, kopjet kanë ngjyrë të kaltër, ngjyrë kafe ose ngjyrë të zezë në vijat.
Paketohet në rrotullame me gjerësi nga 70 deri 150 cm dhe gjatësi deri 20m, të cilët janë të
mbyllur me najlon të zi që të mbrohet nga drita. Nëse letra ndriçohet, në atë nuk mund të
kopjohet, po atëherë shfrytëzohet për të vizatuar me laps ose tush.
Sot me aparate bashkëkohore për kopjim mund të kopjohen vizatime në më tepër
shembuj, të vizatuara në cilëndo qoftë letër, e jo vetëm në letrën-e lëmuar (paus-letra).
 letra transparente i ka vetitë e pausit dhe ozolitit. Nga ajo mund të nxirren kopje nga
vizatimet e vizatuara në paus, po meqenëse edhe vetë ajo është e tejdukshme, në atë mund të
rivizatohen vizatime të reja. Nga vizatimet e vizatuara kështu, përsëri mund të nxirren kopje të
letrës-ozolit. Ka zbatim të madh në etiketimin, për të vizatuar plane, për ujësjellës dhe
kanalizim, për elektrikë, për statistikë etj., ndërsa vizatohen nëpërmjet vizatimeve të gatshme
arkitektonike.

22
 letra e milimetrave është letër e bardhë e tejdukshme me rrjet të shtypur dhe preciz me
vija horizontale dhe vertikale në distancë nga një milimetër. Ka edhe letër të tejdukshme e
milimetrit e cila shfrytëzohet që të mundet të kopjohen vizatimet. Përdoret për vizatime me
qëllim special si: grafi kone, profi le të rrugëve dhe terrenit, në gjeodezinë etj. Shitet në tabakë
me madhësi të ndryshme ose rrotullame me gjerësi nga 70 deri 100 cm.
 letra-akuarel është e ngjirur (ashpër) për të vizatuar me laps dhe me ngjyra. Nëse letra
është më cilësore në atë mund të vizatohet me tush. Prodhohet në tabakë si hameri – letra
është në ngjyra të ndryshme: e gjelbër, e kaltër, e verdhë, e zezë etj.
Lapsat
Për vizatim teknik përdoren lloje të ndryshme të lapsave:
 lapsa të rëndomtë me mbështjellës druri dhe mina grafi ti në mes (fig. 3)

Fig. 3
 lapsat teknik (lapsa-patent) të cilët janë të përpunuara nga metali ose plastika. Në mes
ka cilindër të zbrazur në të cilin është e vendosur mina prej grafi ti e cila në atë mënyrë është
mbrojtur që të mos thyhet. Gjatë punës mina tërhiqet jashtë për rreth 8-15 mm, varësisht nga
fortësia e saj.

Fig. 4
Lapsat teknikë përdoren në forma dhe madhësi të ndryshme. Në kohën e fundit për
vizatim të mirë dhe preciz përdoren lapsa teknik me minë shumë të hollë nga 0,3; deri 0,7 mm
(të njohura si mina të holla) (fi g. 4). Përparësia e këtyre lapsave teknik është se mina nuk duhet
të mbrehet, por kërkojnë që të përdoret me kujdes, meqenëse mina lehtë thyhet.
Sot, më rrallë përdoren lapsat teknikë me mina grafi ke me trashësi prej 2 mm e cila
duhet vazhdimisht të mbrehet (fig. 5). Ekzistojnë edhe lapsa special teknik me mina të trasha
nga 3 deri 8 mm (fig. 6) të cilët më shpesh përdoren për skicim ose vizatim të me dorë të lirë
(perspektiva).

Fig. 5

23
Fig. 6
Lapsat dhe minat mund të jenë me fortësi të ndryshme. Mina me shenjën “H” janë mina
të forta, ndërsa me shenjën “B” janë mina të buta. Sa është numri para shkronjës H më i madh
aq mina është më e fortë (Н, 2Н, ЗН, 4Н, 5Н, 6Н, 7Н, 8Н dhe 9Н), ndërsa sa është numri para
shkronjës B më i madh mina është më e butë (В, 2В, ЗВ, 4В, 5В, 6В, 7В, 8В dhe 9В). Mina me
fortësi në mes janë ato me shenjat 2Н, Н, F, НВ. Mina më të mira ose lapsa për të vizatuar janë
me shenjën НВ e cila nuk është as e fortë as e butë.
Zgjidhja e fortësisë së minës varet nga lloji i vizatimit dhe nga letra në të cilën vizatohet.
Minat dhe lapsat gjatë vizatimit kanë gjurmë me nuanca të ndryshme me ngjyrë të zezë. Sa
është më e fortë mina, gjurma të cilën e lë është më e hirtë, ndërsa sa më e butë është gjurma
është më e zezë (fig. 7).

Fig. 7 Fig. 8 Fig. 9


Për të vizatuar vizatime teknike, maja e minës duhet të jetë sa është e mundshme më e
hollë. Lapsat e drurit mbrehen me mprehëse (fig. 8), ndërsa lapsat teknik me mprehëse speciale
për mina.
Tushët
Tushi është lëng i zi special i cili bukur thithet në letër, shpejtë thahet, nuk zbehet dhe
vështirë fshihet, ndërsa vija e vizatuar me tush, gjatë e mban pamjen e saj. Përveç se në ngjyrës
të zezë, tushët prodhohen në 17 lloje të ndryshme. Me paraqitjen e rapidograf penave për
vizatim me tush, prodhohen tushë për mbushje të rapidografëve me ngjyrë të zezë dhe me 6
ngjyra të tjera të cilët paketohen në shishe plastike (fig. 9).

24
Ngjyrat
Përdorimi i ngjyrave në vizatimet teknike është me qëllim që të theksohen materialet
ndërtimore, sipërfaqet të cilët janë në prerje, në projektet për rregullim të brendshëm,
perspektivat dhe ngjashëm.
Për të ngjyrosur vizatimet teknike përdoren:
 ngjyra uji (akuarel) (fig. 10);
 ngjyra druri (fig. 11) – meqenëse nuk i mbulojnë vijat e tërhequra me tush, ngjyrat e drurit
së bashku me ngjyrat e ujit, më së shpeshti përdoren për ngjyrosje në vizatimin teknik;
 ngjyrat temper dhe ngjyrat e yndyrshme më rrallë përdoren meqenëse tretësi është i
dendur, po i mbulojnë linjat themelore me tush në vizatimin. Përdoren për vizatime me
qëllim special, atje ku duhet ngjyra veçmas të theksohet, si për shembull në vizatimet
perspektive.
 markerët gjejnë zbatim gjithnjë e më të gjerë në vizatimin teknik (fig. 12). Janë të ngjashëm
me lapsat teknik. Në ato ka tamponë special me ngjyrë të ndryshme, ndërsa në majat mund
të jenë me trashësi të ndryshme. Përdoren për tërheqjen e vijave me dorë të lirë dhe me
trekëndësha, për të skicuar, për vizime , për të shënuar dhe ngjyrosur sipërfaqe më të vogla.

Fig. 10 Fig. 11 Fig. 12

Fig. 13
Gomat për fshirje
Gabimet që na ndodhin gjatë vizatimit me laps ose me tush mënjanohen me lloje të ndryshme
të gomave (fig. 13). gomat e buta shfrytëzohen për të fshirë gabimet e bëra me laps, ndërsa gomat e
forta shfrytëzohen për të fshirë gabimet e bëra me tush. Fshirja e gabimeve të bëra me tush shumë
vështirë mënjanohet nga letra-hamer, po për atë rekomandohet fshirje me gomë. Më lehtë mënjanohen
gabimet gjatë vizatimit me tush vetëm në letrën-e lëmuar.

25
Selotejpi – lentë ngjitëse
Shërben për përforcim të fl etës vizatuese në tabelën për të vizatuar ose në tavolinë
(fig.14). Përdoret edhe për ngjitje të letrës- së lëmuar nëpërmjet fl etës në të cilën është
vizatuar vizatimi dhe duhet të bëhet me tush (të vizatohet me tush) ose për nevoja të tjera në
vizatim teknik.

Fig. 14
Letraseti (pasqyrues)
Këto janë të holla, të tejdukshme, foli vetëngritëse me elemente të hareshme të
shtypura (shkronja dhe numra, figura njeriu, automjete, gjelbërim, hijesim , vijëzim dhe
ngjashëm) të cilët shfrytëzohen për përpunimin e vizatimeve teknike (fig. 15).

Fig. 15
Kjo është ndihmë e madhe gjatë punimit të vizatimeve teknike për përpunim më të
lehtë, më të shpejtë ndërsa para së gjithash për përpunim teknik sa më cilësor.
Nëse vizatimi teknik punohet me kompjuter, atje elementet e njëjta i ka si vizatime të
gatshme të cilët vendosen në vizatimet.

26
Në figurën 15, janë treguar disa prej llojeve të shumta të elementeve të gatshme të cilat
përdoren. Të gjitha kanë numra të veçantë serik sipas së cilëve kryhet furnizimi. Por meqenëse
janë shumë të shtrenjtë, më rrallë përdoren.
Pajisje për punë në vizatimin teknik
Tavolina për të vizatuar
Për pozitë të rregullt të trupit gjatë vizatimit përdoren të ashtuquajturat tavolina për të
vizatuar. Karakteristikë kryesore te gjithë ato është që pjesa e sipërme e tabelës është nga druri
cilësor, i cili me mekanizëm të specializuar mund të vendoset nën kënd i cili është më i
volitshëm për të vizatuar (nga 30° deri 54°) (fi g. 16). Ka tavolina për të vizatuar në të cilët
sipërfaqja e sipërme është e vendosur fi ks nën kënd të caktuar, që do të thotë nuk mund të
përshtatet, që nuk është edhe më e volitshme. Me këto tavolina është rekomanduese të
shfrytëzohen karrige speciale në të cilët mund t’u ndërrohet lartësia në pajtim me nevojat e
vizatuesit. Në organizatat projektuese ku shumë vizatohet, ka tavolina për të vizatuar me
mekanizëm për vendosej të tabelës në pozitë pothuaj se vertikale. Ato tavolina janë të pajisura
me sistem të linearëve të cilët formojnë kënd të drejtë dhe të cilët lirshëm lëvizin nëpër tërë
tavolinën (fig. 17).

Fig. 16 Fig. 17
Tabela për të vizatuar
Për mësim fillestar të teknikave të vizatimit shfrytëzohet tabelë për të vizatuar, e cila
mund të vendoset në çfarë do qoftë bazë (mbështetëse). Përpunohet nga druri i butë dhe
cilësor, nga më tepër pjesë të cilët janë të ngjitur ndërmjet veti fortë. Skajet e anëve më të
shkurta janë të mbuluar me dru më të fortë. Për nevojat e arsimit në shkollat e mesme teknike
më të volitshme janë tabelat me dimensione: 65/48 deri 90/65 cm. Tabelat e drurit duhet të
ruhen në vend të thatë, të mbrojtura nga lagështia dhe nxehtësia (fig. 18).

27
Fig. 18
Sot gjithnjë e më tepër përdoren tabela plastike të përshtatshme për të vizatuar
vizatime më të vogla. Meqenëse janë të bëra nga masa e plastikës, ato janë shumë të lehtë dhe
praktik për t’i mbajtur. Janë të pajisur me mjete për të vizatuar: shina dhe linearë (fig. 19).

Fig. 19
T- vizorja
T-vizorja është mjet për të vizatuar pa të cilin vështirë mund të paramendohet përpunim preciz
dhe cilësor i vizatimeve teknike. Emrin e ka marrë meqenëse na përkujton në shkronjën T. Është
i përbërë nga pjesë të drejtë-vizore dhe në njërin skaj pjesë shtuese nën kënd prej 90° të
quajtur “Kokë” (fi g. 20).

Fig. 20
Koka e t-vizores është më shpesh lëvizëse dhe sipas nevojës mund të sillet edhe me
pjesën e drejtë të formohen kënde të ndryshme, siç është treguar në fi gurën 20. Më rrallë koka
mund të jetë edhe jo e lëvizur. T-vizorja shërben për tërheqje të vijave paralele horizontale dhe
si mbështetës i trekëndëshave për tërheqje të vijave vertikale nën kënd.

28
T-vizoret më shpesh janë përpunuar nga druri i zier, por sot gjithnjë e më shumë hasen
të metaltë ose nga plastika. Gjatë furnizimit duhet të keni kujdes në rregullshmërinë e t-vizores,
përkatësisht me atë të mund të vizatohen vija paralele. Kontrolli kryhet në atë mënyrë që me t-
vizore tërhiqet vija AB, ndërsa pastaj rrotullohet vizorja për 180° dhe tërhiqet vija nëpërmjet
drejtëzave. Nëse të vijat përputhen atëherë vizorja është e drejtë, nëse nuk përputhen, vizorja
nuk është i drejtë (fig. 21).

Fig. 21
Gjithashtu, duhet të kontrollohet edhe këndi i drejtë te koka e t-vizores. Kjo bëhet me vendosje
të trekëndëshit të t-vizorja si në fi gurën 22.
T-vizorja duhet të ruhet në pozitë horizontale ose të varur në mur (fig. 23).

Fig. 22 Fig. 23
Shina
Shina është vizore e drejtë me masur, në të dy skajet, nëpërmjet të cilëve shtrëngohet pe
najloni ose pe tjetër i fortë, me të cilët përforcohet për tabelën ose tavolinën për të vizatuar, siç
është treguar në figurën 24.

29
Fig. 24
Kështu, shina e përforcuar mundëson vizatim preciz në vija paralele horizontale. Shinat
përpunohen nga druri ose plastika (fig. 24).
Trekëndëshat
Për vizatimin e vijave vertikale dhe vijave nën kënd përdoren trekëndësha. Më shpesh
përdoren dy trekëndësha kënddrejta te të cilët njëri kënd është gjithmonë 90°. Njëri trekëndësh
është barakrahës, me kënde nga 45° dhe një me kënde nga 30° dhe 60° (fig. 25).

Fig. 25
Mund të jenë me gjatësi të ndryshme, të përpunuara nga druri, metali, ndërsa më
shpesh hasen të punuara nga plastika (janë të tejdukshëm dhe të lehtë për mirëmbajtje dhe
përdorim). Në njërën katet kanë ndarje milimetrike dhe centimetrike. Tehet e trekëndëshave
mund të jenë të rrafshët dhe atëherë mund të përdoren vetëm për të vizatuar me laps. Nëse
janë tehe të pjerrëta, atëherë mund të përdoren për të vizatuar me tush (fi g. 26).

Fig. 26
Gjatësia e njërës nga katetet te trekëndëshi me kënde nga 45° mund të jetë nga 12 deri
25 cm, ndërsa me trekëndëshin me kënde nga 30° dhe 60°, nga 20 deri 30 cm. Korrektësia e

30
trekëndëshave kontrollohet kështu që ata vendosen në t-vizoren dhe nga pika A tërhiqet vijë
vertikale. Pastaj trekëndëshi sillet për 180° dhe nga pika e njëjtë tërhiqet vijë tjetër vertikale.
Nëse vijat përputhen, trekëndëshat janë të rregullt (të mirë), nëse jo, ata janë jo të mirë dhe
duhet të zëvendësohen (fig. 27).

Fig. 27
Vizoret e lakuar
Vizoret e lakuar sherbejne per vizatim te vijave te lakuara te cilet nuk mund te vizatohen
me kompas. Ata jane te konstruktuara ashtu qe kane lakesa me radiuse te ndryshme dhe mund
te perdoren per te vizatuar cfaredo vije te lakuar (fig. 28). Vizoret e lakuar perpunohen ne
forma te ndryshme dhe madhesi, ndersa me shpesh jane te punuar nga plastika. Zbatim te
ngjashem kane edhe te ashtuquajturit gjarperinj te cilet shfrytezohen per vizatim te vijave te
lakuara me radiuse me te medha. Keto jane lenta plastike te cilet ne mes kane thuper plumbi,
per arsye te se ciles lehte kthehen ne cfaredo harku ose forme e lakuar (fig. 29).

Fig. 28 Fig. 29
Këndmatësit
Numër i madh i këndeve mund lehtë të vizatohen me ndihmë të të dy trekëndëshave të
cilët shfrytëzohen për të vizatuar. Por shumë herë madhësitë e ndonjë këndi nuk mund të
konstruktohen në këtë mënyrë, po për atë atëherë shfrytëzohet këndmatës (fig. 30).

31
Këndmatësi përdoret edhe për leximin e madhësisë së këndeve të vizatuara. Ka këndmatës me
ndarje nga 0°deri 180° ose nga 0°deri 360°. Më shpesh përpunohen nga plastika. Përveç ndarjes
së shkallëve, kanë edhe ndarje të minutave dhe sekondave, kështu që matja ose leximi i
këndeve është shumë preciz. Kur duhet të caktohet kënd nga drejtëza e dhënë, këndmatësi
vendoset ashtu që drejtëza e dhënë të kalojë nëpër 0°. Pastaj në drejtimin e shigjetave nga ora
vendoset madhësi e këndit. Në mënyrë të njëjtë lexohet madhësia e këndit.

Fig. 30 Fig. 31
Përpjesëtimi
Vizoret të cilët nuk përdoren për të vizatuar, por për matje të saktë dhe transferim të
gjatësive të caktuara quhen përpjesëtime (fig. 31).
Ata kanë ndarje precize të vizatuar në milimetra dhe centimetra. Tehet e përpjesëtuesit
janë shumë të mprehta që mundësojnë shtrirje të mirë të fletës dhe matje precize. Gjatësia e tij
shpesh është 30 cm, ndërsa forma është e ndryshme. Numër i madh i përpjestuesëve, përveç
atij të centimetrave, kanë ndarje të cilët shërbejnë si njësi matëse për matje në përpjesëtime të
ndryshme.
Shabllonët
Shabllonët janë vija të cilët shërbejnë për shënim të numrave dhe të shkronjave, për të
vizatuar mobile dhe sanitari në projektet, simbole, rrathë dhe elipsa dhe simbole të ndryshme
dhe shenja në vizatimet teknike. Për arsye të kësaj, këto janë të përpunuara në mënyrë shumë
precize nga materiali i tejdukshëm prej plastike, në madhësi dhe forma të ndryshme (fig. 32).
Përdoren për realizimin e punës me rapidografë. Vizatimi me lapsa teknik, te disa maska
shabllonë është mundësuar për arsye të trashësisë së minës prej grafi ti. Për t’i fshirë gabimet e
bëra me laps në sipërfaqe të ngushta, përdoren maska shabllonë speciale (fig. 33).

32
Fig. 32 Fig. 33
Kutia për kompase
Me pajisje për kompase nënkuptohet kompasi me pjesë të domosdoshme, komplete
nga kompase të tjerë, penë dhe pjesë tjera për të vizatuar (fi g. 34).
Kompasi është pajisje themelore e pazëvendësueshme për të vizatuar rrathë dhe harqe
qarkore me radiuse të ndryshme. I përbërë nga pjesët në vijim: 1 –mbajtësi; 2 –trupi i përbërë
nga dy krahë lëvizës; 3 – gjysmëkrah me penë prej grafi ti; 4 – gjilpëra dhe 5-pena prej grafi ti (fi
g. 35). Përdoret për vizatimin e rrathëve dhe harqeve qarkore me laps dhe tush. Pjesa me minë
grafi ti mund të zëvendësohet me mbajtës special për rapidograf penën (fi g. 36). Në njërin ose
në të dy krahët mund të shtohen vazhdues të krahëve të cilët mundësojnë vizatim të rrathëve
dhe harqeve qarkore me ndihmë të radiusit. Kompasi zero përdoret për vizatimin e rrathëve të
vegjël me diametër prej 1 deri 20 mm (fi g. 34). Pajisje të kompasit 1. kompasi zero; 2.
transmetues; 3. kompas; 4. pjesë për montim të rapidografi t; 5. lapsi teknik. Fig. 34
Transmetues është kompas i cili në të dy krahët ka gjilpëra fi kse dhe shërben për matje dhe
transmetim bartje të madhësive të caktuara. Më tepër do të shfrytëzohet në vizatimin
makinerik, gjeodezi etj. (fi g. 37).

Fig. 34

33
Fig. 35 Fig. 36 Fig. 37
Grafos dhe penë rapidograf
Penat grafos zbatohen për vizatim dhe shkrim ndërsa janë të ndara sipas qëllimit dhe
serisë në të cilët bëjnë pjesë, sipas formës së majës së penës (fig. 38). Janë të punuara nga
çeliku cilësor, ndërsa secila penë ka vetëm një trashësi. Vihen në mbajtëse speciale të treguar
në fig. 39 në të cilën ka rezervuar për tush, ndërsa në pjesën e poshtme është pjesë e metaltë
në formë unaze në të cilën vihen penat:
a) seria „А”- përdoret për të vizatuar vija;
b) seria „T”- kanë majë të prerë sikurse rond-penat dhe shërbejnë për të shënuar shkronja
kaligrafi ke dhe numra për vija me dorë të lirë;
c) seria „O”- në majë ka zgjerim në lloj të rrethit sikurse edhe redis-penat dhe shërben për të
shkruar shkronja dhe vija me dorë të lirë;
d) seria „R”- këto pena kanë majë në lloj të gypit dhe përdoren për të shkruar me shabllon.

Fig. 38 Fig. 39

34
Grup tjeter i penes per te shenuar shkronja, numra dhe vija me dore te lire eshte
treguar ne fig. 40:

Fig. 40
a) pena topografi ke dhe kotir janë pena të vogla me majë shumë të hollë dhe të mprehtë dhe
shërbejnë për të shënuar shkronja të vogla, numra dhe vizatim me dorë të lirë. (fig. 41).
b) percat redis përdoren që të shkruajmë shkronja dhe numra. Maja është me pjerrtësi nën
këndin prej 45° në lloj të rrethit. Prodhohen në formë të ndryshme prej 0,2 deri 5 mm.
c) penat rond përdoren për të shkruar shkronja dhe numra kaligrafik. Kanë majë të prerë, po
gjatë tërheqjes në drejtime të ndryshme, fitohen vija me trashësi të ndryshme (fig. 42).
d) penat shabllon përdoren për të shënuar me shabllonë me trashësi të vijave nga 0,3 - 5mm.

Fig. 41 Fig. 42 Fig. 43


Penat rapidograf janë më bashkëkohore dhe sot janë pena më të zbatuara për t’i bërë
me tush vizatimet, përkatësisht për të vizatuar me tush (fig. 43). Punimi me to është i thjeshtë,
ndërsa fi tohen vija të jashtëzakonisht të mira dhe të rregullta.
Më herët për tërheqje të vijave me tush janë përdorur pena çeliku, të njohura me emrin
gjerman „reisfeder” (rajsfeder). Ka pasur disa lloje të penave: për të vizatuar vija, rrathë dhe vija
të lakuara me ndihmë të vizores së lakuar. Sot këto pena nuk përdoren. Janë të përbëra nga dy
fletë çeliku ndërmjet të cilëve vendoset tush. Me kthim të kundërvidhës fletët prej çeliku
zgjerohen ose mblidhen dhe në atë mënyrë rregullohet trashësia e vijave (fig. 44).

35
Fig. 44
Përdorimi i rapidografëve është i shumëllojshëm dhe universal. Përparësia më e madhe
është që mund të përdoren për të vizatuar të gjithë llojet e vijave: të drejta, të lakuara, të
qarkut dhe vija të tërhequra me dorë të lirë. Mund të përdoren për punë të gjitha llojet e
vizoreve dhe trekëndëshave, për të shkruar shkronja dhe numra dhe për të vizatuar me të
gjitha llojet e shabllonëve.

Fig. 45
Prodhohen për të vizatuar vija në trashësi të ndryshme, ndërsa më shpesh: 0,1; 0,18;
0,2; 0,3; 0,4; 0,5; 0,6; 0,7; 0,8 dhe 1,0 mm (fig. 45).
Mund të blihen një nga një ose në komplete nga 3,5 ose 8 pena të cilët janë të
vendosura në kuti së bashku me laps teknik ose me kompas (fig. 47).

Fig. 46

36
Fig. 47
Vetë pena është e përbërë nga më tepër pjesë të treguara në fig. 48:
1. penë me gyp cilindrik;
2. peshojë me gjilpërë;
3. mbajtës i peshojës;
4. trupi i penës;
5. rezervuar për tush dhe
6. dorezë në të cilën vidhëzohet pena.

Fig.48
Nga rezervuari i cili është plotësuar me tush, nga një gjilpërë e hollë prej çeliku (të
përforcuar për peshojën) rrjedh tushi në gypin prej cilindri (fig. 48) i cili në realitet është pena
për të shkruar me tushin. Njëra nga përparësitë e rapidografëve është ajo që rezervari për tush
është mjaft i madh që të mundë të vizatohet i tërë vizatimi me një mbushje të rapidografi t.
Është bërë ashtu për arsye të tharjes së shpejtë të tushit në penën, ndërsa nëse thahet, me e
goditje të lehtë në bazë të fortë, gjilpëra prej çeliku do ta pastrojë cilindrin e penës nga tushi i
tharë.

37
Rapidografët duhet të mirëmbahen, të jenë të pastër, ndërsa kohë pas kohe të
çmontohen dhe të pastrohen të gjithë pjesët me curril të fortë të ujit. Procedura e mbushjes së
parë, plotësimi me tush dhe larje është sqaruar në figurat në vijim.

Mbushja e rapidografit për të parën herë Mbushja e rapidografi t me tush

Larja e rapidografit

38
KAPITULLI 2: PARIMET THEMELORE TË VIZATIMIT TEKNIK 9 ORË

2.1. Formatet e vizatimeve teknike.

Formatet e vizatimeve teknike janë të standardizuara dhe të shënuara me dimensione të


caktuara dhe të sakta të fletës. Letra e cila përdoret për çdo ditë ka origjinën nga standardi
internacional ISO 216. Ky standard bazohet në standardin gjerman DIN 476 për formate të
letrës. Standardet ISO bazohen në raportin e lartësisë dhe gjerësisë të anëve të cilët gjithmonë
bartin rrënjë prej dy (1,41 : 1) (fi g. 49). Formati themelor me shenjën “A” është kënddrejtë me
sipërfaqe prej 1m2 i cili raport i faqeve është 1: √2 . Ky është format i cili është shënuar si AO
me faqe 841mm dhe 1189mm (841 x 1189 = 1m2 ). Gjysma e këtij formati është A1 (594 x 841),
gjyma e këtij formati është A2 (420 x 594), gjysma e tij është A3 (297 x 420) dhe formati më i
vogël i cili më shpesh përdoret për përpunim të vizatimeve teknike është А4 (210 х 297) (fig. 50)

Fig. 49

Fig. 50

39
Në rast kur formatet A nuk janë të mjaftueshme përdoren edhe të ashtuquajturat formate
“B” të letrës. Në tabelën në fig. 51 janë dhënë shenjat dhe dimensionet e formateve të letrës A
dhe B të cilët më shpesh përdoren. Edhe pse formatet e letrës janë standardizuar, megjithatë
madhësinë e vizatimit teknik e përcakton përmbajtja e tij.

Formatet А Formatet B

A0 841 x 1189 B0 1000 x 1414

A1 594 x 841 B1 707 x 1000

A2 420 x 594 B2 500 x 707

A3 297 x 420 B3 353 x 500

A4 210 x 297 B4 250 x 353 Fig. 51

Në vizatimin teknik më shpesh përdoren formatet A4 dhe A3. Në vitin e parë më i përdorur
është formati A4 i cili vizatohet në 1/8 nga tabaku letër hamer e cila është me dimensione
100/70 cm. Në copën 1/8 hamer me dimensione 25/35 cm vizatohet formati i vizatimit, А4
(21/29,7 cm). Kur do të vizatohet formati i vizatimit, vizatohet kornizë e vizatimit dhe atë nga
ana e majtë në 25 mm nga tehu, ndërsa nga ana e djathtë, lartë dhe poshtë në 5 mm nga skaji
ose formati i vizatimit (fig. 52) . Distanca prej 25 mm shërben për përforcim të vizatimeve për
mekanizmin në dosar. Në pjesën e poshtme të vizatimit, vizatohet vulë dhe atë në vizatime me
format A4, me lartësi prej 15 mm. Në vizatimet e formatit A3 ose në formatet më të mëdha,
vula vizatohet në këndin e djathtë të poshtëm dhe përmban të dhëna për emrin e nxënësit,
klasën, numrin e ushtrimit dhe lënda për të cilën vizatohet ushtrimi. Nëse bëhet fjalë për
vizatime në organizatat projektuese, vula i përmban të dhënat për vizatimin si: emri i
organizatës, përmbajtja e vizatimit, numri i vizatimit, emri dhe mbiemri i projektuesve dhe
pjesëmarrës tjerë në përpunimin e projektit.

40
Fig. 52
Paketimi i vizatimeve teknike dhe projekteve
Që të mundet të vendosen në dosar vizatimet e vizatuara në formate të mëdha të letrës
dhe kështu të ruhen, duhet të mbështillen dhe paketohen.
Vizatimet teknike të vizatuara me hamer, në letër tjetër më të fortë ose letrën-e lëmuar nuk
palohen, por mbështillen në rrotullare dhe ruhen në tuba prej plastike ose kartoni. Vizatimet e
vizatuara në letër më të butë ose të kopjuara në letrën-ozolit, ndërsa të cilat janë më të mëdha
se formati A4 paketohen (mbështillen).

41
Paketimi i vizatimeve teknike nënkupton mbështjellje të vizatimit nga cili do qoftë format
deri te formati A4 (210x297mm). Ky është format i të gjithë fletëve në të cilët shkruhet edhe
formati i dosarit në të cilin ruhen projektet së bashku me përshkrimin teknik, lëndën dhe
llogarinë që shkruhen në fletë.
Që të mundet në vizatimin e mbështjellë lehtë të lexohet përmbajtja e tij dhe të dhëna të
tjera të rëndësishme, vizatimet gjithmonë mbështillen ashtu që vula e vizatimit të jetë e
dukshme pa hapje të tërë vizatimit.
Teknika e mbështjelljes së fletëve varet nga madhësia e tyre. Në drejtim vertikal, fl etët
mbështillen me dimensione 29,7 cm, ndërsa në drejtim horizontal me dimensione 18,5 cm.
Mbështjellja e fundit duhet të jetë 21 cm.
Mbështjellja e fletëve është dhënë në fig. 53, ndërsa numri i mbështjellëse në të dy anët do
të varet nga madhësia e fl etës në të cilën është vizatuar vizatimi teknik.

Fig. 53
Nëse vizatohen objekte të cilët janë më të gjatë, përdoren të ashtuquajturat formate të
vazhduara ku format i caktuar vazhdohet në një drejtim për shfrytëzim më racional të letrës
(fig. 54).

42
Fig. 54
Paketimi i vizatimeve të vizatuara në formate të vazhduar është treguar në fig. 55, me atë
që fi llon nga ana e djathtë në të cilën lihen 18,5 cm. Kjo distancë përsëritet derisa të vijë deri te
pjesa e fundit nga 21 cm. Nëse paraqitet tepricë, kjo mbështillet dhe paketohet në formatin A4.

Fig. 55
Ruajta e vizatimeve teknike
Që ta ruajnë vlerën e tyre vizatimet teknike, duhet të mbeten të pastra dhe jo të shtypura.
Vizatimet e bëra në hamer si dhe hameri në të cilin do të vizatohet, duhet të ruhen në polderë
me kapakë të fortë. Mbajtja e hamerëve me vizatime nga shtëpia deri në shkollë duhet të jetë
vetëm në polderë, ndërsa jo në rrotullama, meqenëse kështu thyhet dhe shtypet.

43
2.2. Llojet e vijave dhe përdorimi.

Të vizatuarit dhe përdorimi i lapsit


Përpunimi i vizatimeve teknike, nënkupton , zotërim të teknikës së përdorimit të lapsit dhe
rapidografit (ngjyrosja e vizatimeve me tush). Manipulimi me pajisjet për të vizatuar dhe
zotërimi i teknikave përkatëse, në fillim do të paraqesë vështirësi. Por, pas vizatimit dhe
ushtrimeve afatgjate arrihet siguria e nevojshme dhe rutina. Atëherë edhe vetë ju do të arrini
njohuri për shfrytëzim sa më racional të pajisjeve dhe materialit për të vizatuar si dhe për
mundësitë të cilët i ofrojnë.
Të vizatuarit me laps
Para fillimit të punimit të vizatimit teknik nevojiten përgatitje të caktuara si:
 zgjedhje e letrës adekuate për të vizatuar (hamer ose lloj tjetër i letrës);
 format i letrës;
 zgjedhje e portaminës përkatëse për lapsin teknik dhe
 përgatitje të pajisjeve për të vizatuar.
Nëse vizatimi vizatohet vetëm me laps, mund të përdoret hamer “i rëndomtë”, por nëse
skica pas vizatimit me laps duhet të bëhet me tush (të vizatohet me tush), mund të zgjidhet edh
hameri “gjerman”. Ky është më i lëmuar po ngjyrosja me tush është më cilësore dhe fitohen vija
më të pastra. Goma për fshirje duhet të jetë e butë dhe e pastër. T-vizorja (nëse shfrytëzohet)
dhe trekëndëshat për të vizatuar duhet të pastrohen nga mbeturina të grafi tit ose papastërti
tjera. Më lehtë pastrohen me pajisje të dobët për larje të enëve dhe fshihen me leckë të butë.
Që të mbeten të pastra duhet të ruhen në këllëf përkatës. Para se të filloni me vizatim,
nevojitet që mirë t’i lani duart për arsye që të mos zhytet vizatimi.
Letra e përgatitur për të vizatuar (hameri) vendoset në tabelë ose në tavolinën për të
vizatuar, paralelisht me tehet e saj, në 10 cm nga tehu i majtë dhe më lartë.
Përforcimi i letrës kryhet me shirit ngjitës dhe atë në fillim në katër këndet, ndërsa pastaj
(për formate më të mëdha të A4) dhe në mesin e katër anëve (fig. 56). Duhet të merret copë
më e madhe e hamerit nga formati i nevojshëm për vizatimin, për atë që shiriti ngjitës mund ta
dëmtojë vizatimin gjatë mënjanimit.

44
Fig. 56
Tavolina për të vizatuar vendoset në atë mënyrë që drita të bie nga ana e majtë e vizatuesit
me çka do të shmanget krijimi i hijeve dhe kushteve jo të volitshme për të vizatuar.
Më mirë është të vizatohet gjatë dritës së ditës meqenëse me dritë artificiale humbet
ndjenja për vijën, ngjyrën dhe precizitetin.
Pa marrë parasysh përpunimin definitiv të vizatimit, të vizatuarit me laps gjithmonë është
fazë fillestare në punë dhe është bazë për secilin vizatim teknik. Saktë dhe në mënyrë precize
projekti i vizatuar me laps është një nga parakushtet për projekt të vizatuar saktë me tush.

Fig. 57 Fig. 58
Lapsi gjatë të vizatuarit mbahet me tre gishta, përafërsisht vertikalisht, me pjerrtësi të vogël
(100°) në drejtim të tërheqjes së vijave (fig. 57). Portamina duhet të mbrehet nëse është me
trashësi prej 1,2 mm dhe të del nga mbajtësi i lapsit 10-15 mm si në fig. 58. Nëse bëhet fjalë për
laps teknik me portamina me trashësi prej 0,5 mm, mbrehja nuk është e nevojshme, ndërsa
portamina duhet të del nga doreza 1-2mm që të mos thyhet gjatë të vizatuarit. Portamina e
lapsit gjatë të vizatuarit të shtrihet në tehun e trekëndëshit siç shihet në fig. 58.

45
Llojet e vijave
Vizatimet teknike janë të përbëra nga lloje të ndryshme të vijave të cilët ndërmjet veti
dallohen sipas:
 formës;
 trashësisë dhe
 përdorimit.
Sipas formës së vijave mund të jenë:
 vija të plota;
 vija të ndërprera;
 vizë-pikë- vizë me vija;
 vijë me pika dhe
 vijë me dorë të lirë (fig. 59).

Fig. 59
Te vijat e ndërprera, vizat përforcohen me gjatësinë nga 3 mm dhe distanca ndërmjet tyre
prej 2 mm. Viza – vija me pika është përbërë nga viza dhe pika ndërmjet tyre, të cilët janë në
distancë nga 1 mm nga vizat.
Me vijë të plotë vizatohen të gjithë llojet e teheve të dukshme të trupave gjeometrik, pamje
të objekteve të projektuara, vija të kuotimit, vijëzim etj. Këto vija janë të më të shumta në
vizatimet teknike.
Me vijë të ndërprerë vizatohen tehet e padukshme në vizatimet gjeometrike, me vija
ndihmëse dhe prerje dhe të ndërprera në elemente të objekteve.
Me vizë-pikë-vizë me vija vizatohen boshtet e simetrisë, lartësitë dhe boshtet e trupave
gjeometrik dhe gjatësitë në madhësi të vërtetë.

46
Me vijë me pika vizatohen drejtime të imagjinuara, vija ndihmëse dhe vija të cilët duhet të
dallohen nga të tjerat.
Me vijë me dorë të lirë vizatohen të gjithë vijat të cilët nuk mund të vizatohen me pajisjet
për të vizatuar.
Në vizatimet të cilët vizatohen me laps, më rëndë mund të arrihet dallim në trashësinë e
vijave sesa gjatë vizatimit me rapidografë. Ndarja e vijave sipas trashësisë është bërë sipas
trashësisë së penave nga rapidografi me të cilën bëhen me tush vizatimet.
Sipas trashësisë vijat mund të grupohen në kategoritë në vijim:
 vija të holla: 0,1; 0,18; 0,2; 0,25 mm
 vija mesatarisht të trasha: 0,3; 0,4; 0,5 mm
 vija të trasha 0,6; 0,8; 1,0; 1,2 mm
 vija shumë të trasha: mbi 1,2mm (fig. 60).

Fig. 60
Me vijë të hollë vizatohen vijat ndihmëse, vijat me rëndësi më të vogël, vijëzimi, kuotimi,
shenjat etj.
Me vija mesatarisht të trasha vizatohen dukjet, tehet e padukshme dhe të shkruhet teksti
(numra të kuotës dhe përshkrime).
Me vija të trasha vizatohen, vijat me rëndësi të veçantë, titujt kryesorë etj. Në fig. 61 është
vizatuar një subjekt ku është treguar zbatimi i llojeve të ndryshme të vijave të vizatuara me
trashësi të ndryshme.
Raporti i trashësisë së vijave në një vizatim duhet të përgjigjet përafërsisht në raportin:

47
Kjo do të thotë, nëse për vijën e trashë pranohet 1 mm, vijat mesatarisht të trasha do të
jenë 0,5 mm, ndërsa vijat e holla 0,25 mm.
Raporti i shpeshtë i zbatuar i trashësisë së vijave në vizatimet teknike është treguar në fig. 61

Fig. 61
Sipas përdorimit vijat janë të ndara në:
 vija themelore ose niveli kontur;
 vija të padukshme dhe
 vija ndihmëse.
Vijat themelore ose konturat janë vija të plota. Vijat e konturave të elementeve të prera
duhet të jenë të ndara nga vijat tjera konture të vizatimit.
Vijat e padukshme të vizatimit vizatohen me vija të ndërprera, ndërsa boshtet e simetrisë
vizatohen me vizë-pikë-vizë vijat.
Vijat ndihmëse janë ato me të cilët kryhet shënimi i dimesnionimit të vizatimit. Këtu bëjnë
pjesë vijat e kuotave të cilët vizatohen me vija të holla të plota. Vijat e vijëzimit janë gjithashtu,
vija ndihmëse të cilët shërbejnë për paraqitje grafi ke të materialeve të ndryshme në prerje.
Ndonjëherë, kompleksiteti i vizatimeve, kërkon ndryshim në rregullat e zakonshme të
vijave. Atëherë është e domosdoshme, në vizatimin, në legjendën, të sqarohet rëndësia e
zbatimit të disa llojeve të vijave.
Vizatimi i vijave të drejta
Vizatimi i vijave horizontale më shpesh kryhet me T-vizore. Ky mbahet me dorën e majtë për
kokën dhe tërhiqet lartë-poshtë nëpër tehun e majtë të tavolinës ose të tabelës për të vizatuar.
Në atë mënyrë, tërhiqet vija e parë horizontale, ndërsa pastaj edhe numër i madh i vijave
paralele (fig. 62). Vijat vertikale tërhiqen me njërin prej dy trekëndëshave të cilët mbështeten

48
në T-vizoren, vijat tërhiqen nda poshtë përpjetë duke e mbajtur T-vizoren dhe trekëndëshin me
dorën e majtë si në fig. 62. Me tërheqje të trekëndëshit, nga ana e djathtë vizatohen vija
paralele vertikale.

Fig. 62
Për tërheqje të vijave të drejta nën kënd të caktuar përdoren T-vizorja dhe njëra nga të dy
vizoret siç është treguar në fig. 63.

Fig. 63
Me ndihmë të dy trekëndëshave të cilët mbështeten në T-vizoren, mund të vizatohen vija
nën kënd prej 15°, 75° dhe 105° (fig. 64). Vizatimi me vija të drejta nën kënd të caktuar me

49
ndihmë të trekëndëshave dhe T-vizores është i shpejtë, i thjeshtë dhe preciz nga vizatimi me
kompas ose me këndmatës.

Fig. 64
Vizatimi i vijave të drejta kryhet gjithmonë në drejtim të shënimit, nga e majta në të djathtë
dhe nga poshtë-përpjetë. Për të vizatuar me laps, më mirë është të shfrytëzohet portamina me
shenjën HB e cila nuk është as e butë as e fortë, po vijat lehtë fshihen dhe nuk lënë gjurmë të
zeza në vizatimin.
Manipulimi me dy trekëndësha
Për përpunim të vizatimeve teknike mund të përdoren vetë dy trekëndësh, në vend të T-
vizores dhe një trekëndësh. Të vizatuarit në atë mënyrë është më i ngadalshëm, por nuk humb
në precizitetin dhe në saktësinë e vizatimeve. Manipulimi i rregullt me të dy trekëndëshat është
i vendimtar për vizatim të saktë dhe të shpejtë. Për arsye të kësaj, secili vizatues teknik duhet
mirë t’i zotërojë dhe ushtrojë teknikat e vizatimit.
Të vizatuarit e vijave paralele ndërmjet veti dhe vija normale ndërmjet veti janë veprime të
cilët shumë shpesh zbatohen në vizatimin teknik. Në fig. 65 është treguan procedura e të
vizatuarit të vijave paralele të pjerrëta ndërmjet veti. Njëri trekëndësh (në këtë rast ai me
kënde prej 30° dhe 60°) e zëvendëson T-vizoren dhe shërben si mbështetës në trekëndëshin
tjetër i cili është vendosur në pozitë të drejtimit të pjerrët prej 45°. Me dorën e majtë, mbahet
trekëndëshi, ndërsa me të djathtën trekëndëshi i sipërm lëvizet në të djathtë dhe tërhiqen vijat
e pjerrëta. Kur trekëndëshi i sipërm do të vijë në fund të trekëndëshit të poshtëm, ai
zhvendoset në pozitën II si në fig. 65 dhe procedura përsëritet.
Tërheqja e drejtëzave ndërmjet veti normale është treguar në fig. 66. Në rastin e parë, një
nga trekëndëshat (cili do qoftë) shërben si mbështetës, ndërsa me hipotenuzën e tjetrit

50
vizatohet drejtëza a edhe pastaj trekëndëshi vendoset në pozitën II dhe vizatohet drejtëza b e
cila është normale me drejtëzën a. Në rastin e dytë, fillimisht tërhiqet drejtëza a me një
trekëndësh, ndërsa tjetri shërben si mbështetës. Trekëndëshi i parë tërhiqet teposhtë dhe në
atë vendoset trekëndëshi tjetër dhe tërhiqet drejtëza b e cila është normale me drejtëzën a siç
është treguar në fig. 66.

Fig. 65 Fig. 66
Vizatimi i vijave të lakuara
Përveç vijave të drejta, vizatimi teknik mund të ketë edhe vija të lakuara. Qarqet vizatohen
me kompas. Gjilpëra e kompasit ngjitet në pikën e cila e paraqet qendrën, hapet krahu aq sa
është radiusi i kompasit sillet në drejtim të akrepave të orës (fig. 67). Siç shihet në figurën,
krahu me portaminën e grafi tit duhet të jetë normal në fletën për të vizatuar, veçmas kur
vizatohen rrathë me radius më të madh. Rrathët e vegjël vizatohen me kompasin zero. Ky
mbahet dhe sillet me gishtin e madh dhe me gishtin e mesëm, ndërsa me gishtin tregues i jepet
presion pjesës së sipërme të gjilpërës (fig. 68).
Vijat e lakuara të cilët nuk mund të vizatohen me kompas vizatohen me vizore të lakuar.
(fig. 69). Në fillim nevojitet që të përcaktohen numër i mjaftuar i pikave të cilët do ta definojnë
lakesën. Pikat bashkohen me vizore të lakuar (“gjarpër” fig. 29). Në rregull është vizorja e lakuar
të vendoset ashtu që vija e lakuar të jetë gjithmonë mbi atë.
Kur vizatimi përmban vija të lakuara dhe të drejta, gjithmonë në fillim vizatohen vijat e
lakuara, ndërsa pastaj vijat e drejta (fig. 70).

51
Fig.67 Fig.68 Fig.69

Fig.70 Fig.71
Gjatë bashkimit të vijave të lakuara dhe të drejta, vijat e drejta më shpesh janë tangjente të
vijave rrethore ose të lakuara. Kalimi nga vija e lakuar në të drejtë, duhet të jetë i pavërejtur.
Përveç vijave të cilët tërhiqen me ndihmë të pajisjes për të vizatuar, vijat mund të vizatohen
edhe me dorë të lirë (fig. 71). Më shpesh përdoren për të vizatuar izohipse të situatave dhe në
hartat, të fotografive perspektive të objekteve dhe për të treguar sende ose detale
arkitektonike të cilët përmbajnë vija të cilët nuk mund të vizatohen me mjete për vizatim.
Vijëzimi
Njëra nga punët në fazën përfundimtare në përpunimin e vizatimit teknik është vijëzimi (fig.72).
Vijëzimi është rrjet i dendur i vijave paralele ndërmjet veti të vendosura horizontalisht,
vertikalisht ose nën kënd.
Vijëzimi shërben për theksimin e sipërfaqeve të subjekteve ose objekteve të cilët janë në
prerje, për theksimin e sipërfaqeve të vizatimeve me rëndësi të veçantë dhe për shënimin e
materialeve të ndryshme.

52
Fig. 72
Sipas pozitës së vijave, ka disa lloje të vijëzimit:
a) me vija horizontale;
b) me vija vertikale;
c) me vija vertikale dhe horizontale;
d) me vija nën kënd prej 45° në një drejtim;
e) me vija nën kënd prej 45° në të dy drejtimet (fig. 73).

Fig. 73

Fig. 74 Fig. 75
Sipërfaqja e vijëzuar është e mbuluar me vija në të njëjtën distancë, me trashësi të njëjtë të
vijave, që të jetë e njëtrajtshme. Secili gabim edhe ai më i vogli në trashësinë e vijave ose në
distancën ndërmjet vijave e prish pamjen e vizatimit (fig. 74). Dendësia e vijave është e
ndryshme dhe varet nga madhësia e sipërfaqes së vijëzuar dhe atë sa më e vogël të jetë
sipërfaqja, aq është më e vogël distanca ndërmjet vijave, por jo më e vogël se 0,5, ndërsa mund
të jetë më e madhe deri 3 mm. Për arsye të kësaj, në fi llim, vijëzimi duhet të kryhet me matje
siç është treguar në fig. 75. Vijëzimi në distancë shumë të vogël është më i vështirë, zgjat më
gjatë, kërkon kujdes më të madh dhe ushtrim më të gjatë.
Që vijëzimi të jetë i suksesshëm duhet të vijojnë kahjet në vijim:

53
 vijëzim me vija horizontale i cili bëhet me T-vizore, ndërsa me vija vertikale dhe vija nën
kënd, bëhet me trekëndësh të mbështetur në T-vizoren. Vijëzimi mund të kryhet edhe me
dy trekëndësh, por mer më shumë kohë dhe mund të jetë jopreciz;
 vijëzimi vertikal vizatohet nga e majta në të djathtë, ndërsa ai horizontal nga lartë-poshtë.

Fig. 76
Nëse duhet të vijëzohen dy ose më tepër sipërfaqe njëra afër tjetrës, atëherë vijëzimi i
secilës sipërfaqe duhet të realizohet në drejtime të ndryshme. Për sipërfaqe të cilët janë shumë
të mëdha, vijëzohen vetëm pjesë afër anëve. Nëse sipërfaqja është e vogël, ajo vizatohet me
tush, ndërsa nëse është në prerje, atëherë kjo bëhet siç është treguar në fig. 76.

2.3. Shkrimi teknik.

Në makineri përveç vizatimeve të bukura teknike, rregullat parashohin që edhe shkrimi të


mos jetë me dorë të lirë por të jetë teknik.
Shkronjat dhe shenjat duhet të ndryshojnë në mes tyre që t’iu shmangemi gabimeve gjatë
leximit edhe nëse dëmtohen disa pjesë të teksteve.
Shkrimi teknik bëhet me pena speciale ose me ndihmën e shablloneve.
Me standard janë paraparë këto lartësi nominale të shkronjave:
2.5 3.5 5 7 10 14 20
Lartësia standarde nuk guxon të jetë më e vogël se 2.5mm.
Faktori i rritjes te vargu i lartësive të shkronjave është identik me faktorin e rritjes të
formateve standarde.
Sipas ndarjes së lartësisë h të shkronjave të mëdha ekzistojnë:

54
Tipi “A”, ndarja e lartësisë h bëhet në 14 pjesë;
Tipi “B”, ndarja e lartësisë h bëhet në 10 pjesë.
Tipi A dhe B janë më të përshtatshëm pasi nuk kërkojnë numër të madh të trashësive të vijave.
Shkronjat mund të shkruhen edhe nën këndin 15o ndaj vertikales – shkronjat e pjerrëta.
Si karakteristika të shkrimit teknik paraqiten:

h – lartësia e shkronjave të mëdha; a – distanca në mes të shkronjave;


c – lartësia e shkronjave të vogla; e – distanca në mes të fjalëve;
d – trashësia e vijës për shkrim; b – distanca në mes të rreshtave.
Nëse trashësia e dy vijave të shenjave të afërta është e ndryshme, distanca në mes të
shkronjave mirret dy distanca të vijës më të trashë.
Në tabelat përkatëse të të gjitha formateve shënimet bëhen me lartësinë e shkronjave
h=3.5mm. për formatet A2 e më të mëdhenjë, të cilët janë paraparë për zvogëlim
rekomandohet që lartësia e shkronjave të jetë h=5mm.
Për të lehtësuar shkrimin teknik trashësia e vijave për shkronja të vogla dhe të mëdha
mirret e njëjtë.
Për shënimin e shkrimit të prerjes së paramenduar dhe për detalet që tregohen në një
pjesë të madhe, përshkrimi dhe kuotimi bëhet me shenjat me lartësi për një shkallë më të lartë
se shkrimi normal.
Indeksat, eksponentat e ndryshëm shënohen me një shkallë të lartësisë më të vogël prej
shkrimit normal.

55
Tipi “A” i shkronjave (d=h/14)
Raporti Përmasa
h (14/14)h 2.5 3.5 5 7 10 14 20
c (10/14)h - 2.5 3.5 5 7 10 14
a (2/14)h 0.35 0.5 0.7 1 1.4 2 2.8
b (22/14)h 3.5 5 7 10 14 20 28
e (6/14)h 1.05 1.5 2.1 3 4.2 6 8.4
d (1/14)h 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1 1.4

Tipi “B” i shkronjave (d=h/10)


Raporti Përmasa
h (10/10)h 2.5 3.5 5 7 10 14 20
c (7/10)h - 2.5 3.5 5 7 10 14
a (2/10)h 0.5 0.7 1 1.4 2 2.8 4
b (16/10)h 3.5 5 7 10 14 20 28
e (6/10)h 1.5 2.1 3 4.2 6 8.4 12
d (1/10)h 0.25 0.35 0.5 0.7 1 1.4 2

2.4. Përpjesa.

Përpjesa është raporti i madhësive të njëjta në vizatim dhe në pjesën që vizatohet.


Pra, raporti i trupit të vizatuar dhe përmasave natyrore të trupit quhet përpjesë e vizatimit.
Përpjesa është shprehje numerike e cila tregon madhësinë e trupit në vizatim dhe përmasat
natyrore të trupit të vizatuar. Përpjesa zgjedhet dhe caktohet para se t`ia fillojmë vizatimit,
ndërsa varet nga përmasat e trupit si dhe nga përmasat dhe përbërja e vizatimit.
Në qoftëse trupi i cili duhet të vizatohet është me madhësi të atillë që mund të vizatohet pa
u zvogëluar ose pa u zmadhuar, ndërsa vizatimi të jetë mjaftë i qartë dhe i dukshëm, atëherë
trupi i tillë vizatohet në përpjesë 1:1. Domethënë se trupi me përpjesë 1:1 do të vizatohet në
përmasa natyrore, kjo do të thotë se gjatësia 1 mm në vizatim paraqet gjatësinë 1 mm të trupit
në natyrë.
Në qoftëse dëshirojmë të vizatojmë ndonjë trup të madh, p.sh. një shtëpi , urrë, automjet,
aeroplan anije tj., përmasat e të cilave janë ma të mëdha, atëherë është e kuptueshme se
vizatimi i trupave të tillë nuk mund të vendoset në madhësi natyrore, por duhet të zvogëlohet
me ndonjë përpjesë përkatëse.

56
Për ta vizatuar ndonjë trup shumë të vogël, p. sh. akrepat e orës, gjëpërën, bukën e lapsit
teknik etj., të cilët në vizatim mezi do të shiheshin, atëherë trupat e këtillë patjetër duhet të
zmadhohen në përpjesë përkatëse standarde.
Në tabelën 2.2.. është treguar përpjesa standarde sipas ISO 5455.
Përpjesa i përket vetëm figurës së pjesës së vizatuar, ndërsa përmasat (vlera kuotuese)
duhet të shkruhet sipas madhësisë natyrore si më poshtë:
Përpjesa 2:1 do të thotë: 2 mm në vizatim i përgjigjet 1 mm në madhësi natyrore.
Përpjesa 1:5 do të thotë: 1 mm në vizatim i përgjigjet 5 mm në madhësi natyrore.
Lloji Përpjesa
2:1 5:1 10 : 1
Përpjesa për zmadhim
20 : 1 50 : 1 100 : 1
Përpjesa natyrore 1:1
1:2 1:5 1 : 10
1 : 20 1 : 50 1 : 100
Përpjesa për zvogëlim
1 : 200 1 : 500 1 : 1000
1 : 2000 1 : 5000 1 : 10000 Tabela 2.2

Ushtrimi 1. Të vizatohet rrethi i dhënë me rreze r=20 mm në përpjesë përkatëse, natyrore


P 1:1, në përpjesë të zvogëluar P 1:2 dhe në përpjesë të zmadhuar P 2:1, (fig. 2.15.).
Zgjidhja: Fig. 2.15

Fig. 2.15. Rrethi i vizatuar në përpjesë Fig. 2.16.


Ushtrimi 2. Në fig. 2.16. është vizatuar pjesa me përmasa të dhëna me përpjesë:
Natyrore P 1:1, Të zmadhuar P 2:1 , Të zvogëluar P 1:2.
Zgjidhja:Fig. 2.16
Ushtrime: Figurat e dhëna të vizatohen në përpjesë:

57
P 1:1, P 2:1 (detyra 1) P 1:5, (detyra 2.) P 1:1, P 2:1, P 1:2 (detyra 3)

2.5. Simbolet në vizatim teknik.

Në vizatimet teknike të gjitha sipërfaqet e elementeve të cilët janë të treguara në prerje,


sipërfaqet të cilët janë të treguara në pamje dhe sipërfaqet të cilët duhet të theksohen në
vizatimin, shënohen në mënyrë të veçantë:
 me shenja grafike dhe
 me ngjyrë.
Në vizatimet e stilizuar tregohet edhe figura e njeriut, automjeteve etj, që të arrihet pamja
më reale e objektit të projektuar.
Emertimi i shenjes Shenja grafike Emertimi i shenjes Shenja grafike

Veturë Gjurmë të automjetit

Njeri Boshti i automjetit

motoçikletë Rrota e automjetit

58
Shenjë e trafikut Semafor

Automjet i përmbysur Hekurudhë

Pemë Urë

2.6. Standardet, rëndësia e tyre për vizatimin teknik.

Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të gjitha të arriturat më të reja të


teknikës që përcaktojnë cilësinë e prodhimit, materialit,përmbajtjen, përmasat, formën, masën,
llojin, shenjat etj.
Me zhvillimin intensiv të prodhimtarisë së makinave, aparateve respektivisht industrisë në
përgjithësi, ndjehet nevoja për unifikimin dhe përvetësimin e disa rregullave që do t`i zbatonin
në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të zhvillohet bashkëpunimi më i mirë dhe më i
saktë, si dhe funksionimi i pjesëve, e me këtë kursehet koha e punës, fuqia punëtore dhe
njëkohësisht lehtësohet dhe përmirësohet prodhimtaria dhe eksploatimi.
Ekzistojnë:
 Standarde interne (SI), të cilët zbatohen dhe vlejnë në kuadër të një fabrike,
ndërmarrjeje ose në disa grupe të degëve ekonomike.
 Standarde kombëtare (SK), standardet e tipizuara të prodhimeve që zbatohen në
tërë shtetin.
 Standarde ndërkombëtare - (ISO) (International Organization for Standardization).
Përparësitë e standardeve janë:
 prodhimtaria serike, mekanizimi, automatizimi
 veprimtaria unike teknike

59
 cilësia më e mirë dhe çmimi i kostos së prodhimit më i ulët
 numri i kufizuar i vegleve
 specializimi i ndërmarrjeve
 ndrimi i pjesëve makinerike të dëmtuara dhe të konsumura
 kursimi i kohës së punimit dhe dërgimit të prodhimit
 mundësia e zëvendësimit të ndonjë pjese ose prodhimi të një prodhuesi me atë pjesë
ose prodhim të ndonjë prodhuesit tjetër edhe po që se ai është i ndonjë shteti tjetër.
Shënimi i standardeve
Prodhimi ose punimi i kryer sipas standardeve të përmendur mban në vete edhe shenjën.
Shenja në përgjithësi të gjithë standardeve, shpeshherë paraqesin grupe ose grupe të numrave
me shkronja, të cilët në rastin konkret shënojnë karakteristikat themelore të prodhimit
respektivisht të punimit të kryer.
Shenja e standardeve kombëtare rëndom fillon me shkurtesën e emrit të shtetit. Standardet
kombëtare dhe ndërkombëre posedojnë simbolin përkatës, siç është dhë më poshtë në tabelë:

Shteti Simboli themelor i standardit

ISO – Internatonal Organization for Standardization


Gjermania DIN – Deutsches Institut für Normung
Shqipëria STASH – Standardi Shtetëror i Shqipërisë
Kroacia HRN – Hrvatske Norme
Jugosllavia JUS – Jugoslavenski Standard

Standardet për vizatime teknike


Standardet në vizatim teknik rregullojnë shkrimin teknik, formatet, simbolet grafike të
vizatimeve, palosjen e vizatimeve, përpjesën, llojet e vizatimeve, llojet e vijave, tabelat dhe
stampat.
Andaj, çdo vizatim teknik, i bërë konstruktivisht dhe i vizatuar drejtë, duhet të jetë i
bazuar në rregullat e standardeve momentale ISO (standardet ndërkombëtare).

60
KAPITULLI 3: PROJEKTIMET ORTOGONALE 8 ORË

3.1. Projektimet ortogonale.

Projektimi kënddrejtë (ortogonal , normal) është mënyrë e projektimit ku rrezet projektuese


paralele përfshijnë kënd të drejtë (ortogonal, normal) me rrafshin projektues (fig. 4.4).

Fig. 4.4. projeksioni kënddrejtë – ortogonal Fig. 4.5. Rrafshet (planet) e projektimit
Rafshet e projektimit Rrafshi (plani) i projektimit është ai rrafsh në të cilin paraqitet figura,
respektivisht projeksioni i trupit. Në saje të pozitës në të cilin gjendet rrafshi i projektimit,
dallojmë tri lloje rrafshesh të projektimit, si vijon:
 Rrafshi horizontal (H), (ballor) – projeksioni i pare
 Rrafshi vertikal (V), - projeksioni i dytë
 Rrafshi profil (P). (anësor). – projeksioni i tretë.
Çdo rrafsh i projektimit në vizatim teknik ka përdorim dhe funksion të caktuar (fig. 4.5.)
Rrafshi vertikal i projektimit V
Është rrafsh i projektimit i cili gjatë projektimit gjendet në pozitë vertikale V në rrafshin
projektues 2 .
Në rrafshin vertikal vizatohet projeksioni i trupit kur vështrohet përpara dhe ky projeksion
quhet projeksion i parë ose ballor (horizontal) (fig. 4.6.).
Në vizatim teknik trupat më së shpeshti paraqiten vetëm në këto dy rrafshe të projektimit,
në rrafshin vertikal dhe horizontal, d.m.th. duke i vështruar përpara dhe nga lartë. Mirëpo, kjo

61
vlen vetëm për ata trupa të cilët për kah forma dhe konstruksioni i tyre nuk janë shumë të
ndërlikuar e as të përbërë. Ndonjëherë për trupa krejtësisht të thjeshtë mjafton vetëm një
projeksion, qoftë i pari ose i dyti, dhe vizatimi të jetë mjaft i kuptueshëm dhe i qartë.
Mirëpo, ekzistojnë edhe trupa të atillë teknik, të cilët për shkak të përbërjes së tyre nuk
mund të paraqiten qartë në vizatim teknik me një apo dy projeksione, kështu që, në ato raste
duhet të vizatohet edhe projeksioni i tretë, d.m.th. duhet të përdoret edhe rrafshi i tretë 3 i
projektimit i quajtur profil.
Rrafshi horizontal i projektimit H
Është lloj rrafshi i projektimit, i cili në vizatimin teknik, gjatë projektimit, merr pozitë
horizontale. Shënohet me shkronjë të madhe latine H. Për shënimin e këtij rrafshi mund të
përdoret edhe 1 .
Në rrafshin horizontal vizatohet projeksioni i trupit kur trupi vështrohet nga lartë dhe ky
projeksion quhet projeksion i dytë ose vertikal (fig. 4.6.)
Rrafshi profil i projektimit P
Është rrafsh i projektimit i cili gjatë projektimit, sikurse rrafshi vertikal, gjendet në pozitë
vertikale dhe shënohet me shkronjën e madhe latine P ose 3 . Në profil vizatohet projeksioni i
trupit kur vështrohet anash (nga profili), kështu që projeksioni i tillë i trupit quhet shpesh edhe
projeksioni i tretë i trupit ose projeksioni profil (fig. 4.6.).

Fig. 4.6. Pozicionimi i projeksioneve në rrafshe projektuese

62
3.2. Projektimi i pikës, i vijës dhe i trupit gjeometrik.

Fillimisht do t`i paraqesim disa elemente themelore të gjeometrisë deskriptive (pika, segmenti,
figura) me projektim ortogonal në një rrafsh (fig. 4.9, 4.10. a,b,c, 4.11. a,b,c.).

63
KAPITULLI 4: PROJEKTIMI ORTOGONAL I TRUPAVE GJEOMETRIKË 12 ORË

4.1. Projektimi ortogonal i trupave gjeometrikë.

Organizata ndërkombëtare për standardizim ISO rekomandon dy metoda të projektimit


kënddrejtë (ortogonal). Metoda (mënyra) në oktantin e parë ose mënyra evropiane e
projektimit ortogonal dhe metoda e projektimit në oktantin e tretë ose metoda amerikane e
projektimit ortogonal.
Në vartësi nga pozita e trupit, ndaj rrafshit projektues, përkatësisht a gjendet trupi para apo
prapa rrafshit projektues, realizohen dy forma të projektimit ortogonal, ashtu që trupi mund të
vendoset ndaj rrafshit projektues në këtë radhitje:
 syri i shikuesit, trupi dhe rrafshi projektues, fig.4.28. (mënyra evropiane e projektimit).
 Syri i shikuesit, rrafshi projektues dhe trupi fig. 4.29. (mënyra amerikane e projektimit).

Fig. 4.28. Mënyra evropiane e projektimit

Fig. 4.29. Mënyra amerikane e projektimit


Te të dy mënyrat projeksioni i trupit mbetet i pandryshueshëm pa marrë parasysh a gjendet
para rrafshit projektues, apo prapa rrafshit projektues.

64
4.2. Drejtimet e projektimeve ortogonale të trupave gjeometrikë.

Te projektimi ortogonal i aplikuar në vizatimin teknik në makineri, rrafshi projektues dhe


projeksioni quhen pamje (dukje), ndërsa rrezet projektuese të orientuara në kahun e caktuar
quhet shikim.
Për definim të plotë të formës së trupit, i cili është dhënë në hapësirë të nevojshme dhe të
mjaftueshme janë 3 pamje (dukje) (fig. 4.30.). Nëse trupi është dhënë në formë konstruktive të
ndërlikuar, atëherë është e nevojshme që të jepet një numër më i madh pamjesh (dukjesh) me
qëllim sqarimi të plotë të tij, çka nuk është e mundshme me tri pamje nga tri shikimet
themelore. Kjo arrihet nëse trupi i mëparshëm shikohet edhe në tri drejtime, të cilat janë të
njëjta me tri të parat, por kanë kahun e kundërt, me çka realizohet sqarimi i plotë i trupit me
gjashtë pamje (fig. 4.31.) (sqarimi në tabelë)
Në praktikë, gjatë projektimit, përdoret metoda e rrotullimit të trupit e jo e rrotullimit të
pamjes.
Mënyra evropiane e projektimit në
gjashtë pamjet e trupit në sistemin
pjesërisht dhe të hapur është dhë në
figurën 4.32.
Mënyra amerikane e projektimit në
gjashtë pamjet e trupit në sistemin
pjesërisht dhe të hapur është dhë në
figurën 4.33.

65
66
Fig. 4.33. Mënyra amerikane e projektimit

67
Siç shihet në figurat 4.32. dhe 4.33., dallimi themelor në mes të mënyrës evropiane dhe asaj
amerikane të projektimit është në pozitën e rrafsheve projektuese ndaj trupit që projektohet, si
dhe në radhitjen e përcaktuar të pamjeve të trupit në hapësirë.
Prandaj, gjatë zgjedhjes së shikimit, i cili shfrytëzohet për pamjen kryesore të trupit
nevojitet të mirren parasysh këto kritere:
 Gjatë vizatimit, të tërësive pamjen kryesore duhet zgjedhur ashtu, që e njëjta duke i
shfrytëzuar edhe prerjet të bëjë të mundshme paraqitjen e një numri sa më të madh të
pjesëve në tërësi,
 Tërësia duhet të vizatohet në pozitën, të cilën ajo e merr gjatë aplikimit,
 Gjatë vizatimit të pjesëve makinerike pamjen kryesore duhet zgjedhur ashtu, që e njëjta,
duke shfrytëzuar edhe prerjet të japë më tepër shënime për formën, vlerat dhe veçoritë e
tjera,
 Pjesa makinerike duhet të vizatohet në pozitën, të cilën ajo e merr gjatë përdorimit në
tërësi ose gjatë përpunimit të saj në makinë,
 Që sipërfaqja e formatit të vizatimit të shfrytëzohet sa më mirë, me çka plotësohen kushtet,
të cilat sigurojnë pamjen e bukur të vizatimit.

Ushtrime:

68
4.3. Caktimi i numrit të nevojshëm të pamjeve.

69
70
KAPITULLI 5: KUOTIMI 10 ORË

5.1. Elementet e kuotimit.

71
72
73
5.2. Konvencionet dhe mbishkrimet.

5.3. Bartja e përmasave në varësi prej kërkesave konstruktive.

5.4. Kuotimi me koordinata.

5.5. Kuotimi tabelor.

5.6. Përmasat e jashtme dhe të brendshme.

5.7. Përmasat në elementet që përsëriten.

5.8. Ndryshimet dhe përmirësimet.

5.9. Shënimi i konicitetit dhe i pjerrtësisë në vizatim.

5.10. Kuotimi i nivelit.

74
KAPITULLI 6: PRERJET 10 ORË

6.1. Prerjet, llojet e prerjeve.

Shumë objekte përmbajnë detaje si vrimat, hapje dhe fileto, që nuk mund të dallohen nga
jashtë. Paraqitja e objektit duhet të bëhet në atë mënyrë, që këto detaje të dallohen qartë.
Trupat me boshllëqe brënda tyre, të cilat nuk dallohen nga jashtë, mund të vizatohen qartë
nëpërmjet seksionit të prerjes. Sipërfaqet e prera kthehen me pamje nga poshtë, nga lart apo
në njërën anë. Paraqitja seksionare ka avantazhin se nëpërmjet saj shfaqen brinjët e
padukshme. Tek këto brinjë që shfaqen qartë, mund të vendosen përmasat përkatëse.
Brinjët e padukshme nuk paraqiten tek prerjet, prandaj paraqitja seksionare është e
thjeshtë dhe e qartë.

Prerja dhe mënyra e emërtimit


Që seksioni të emërtohet qartë, duhet të shënohet në fillim me një vijë të ndërprerë me
pika. Sipas nevojës, mund të përdoren edhe shigjeta ; shigjetat tregojnë, në këtë rast, pamjen
në prerje. Emërtimi i mënyrës së prerjes është i nevojshëm tek prerjet e komplikuara ose
prerjet e shumëfishta.
Sipërfaqet e prera/seksionet vijëzohen me vijë të vazhduar të hollë. Vijëzimet janë në kënd
45⁰ me vijën horizontale. Distanca e vijëzimeve me njëra tjetrën varet nga madhësia e vizatimit;
tek fletformatet A4, kjo distancë është 2 deri 4 mm.

75
Prerja në disa rrafshe
Nëse detalet që duhet të paraqiten në vizatim, nuk janë në të njëjtin rrafsh, atëherë prerjet
mund të bëhen në rrafshe të ndryshme.
Prerja shënohet nëpërmjet vijave
të ndërprera me pika dhe shkronja të
mëdha. Vija lihet e pandërprerë në
fillimin dhe fundin e saj, si dhe
qoshet e prerjes.
Shënim Nga prerja në rrafshe të
ndryshme nuk dalin brinjë të tjera.

Nëse një trup përmban brinjë përforcuese, vrima, pyka apo elemente standarte psh
vida, atëherë këto nuk priten, edhe nëse bien brenda rrafshit të prerjes.

76
Tek trupat simetrikë është e nevojshme që të bëhet emërtimi i prerjes. Rrafshi i prerjes
në këtë rast kalon nëpër aksin e simetrisë.

Gjysmëprerjet
Një detal rrotullues përmban
vrima të ndryshme. Objekti duhet
të projektohet (duke marrë
parasysh edhe simetrinë), që
nëpërmjet të një pamjeje të
vetme të dallohen qartë si
sipërfaqja e sipërme ashtu edhe
vrimat.
Paraqitja e një gjysmëprerje
Detalet rrotullues me vrima dhe hapësira të tjera brënda tyre shpesh paraqiten me anë
të një gjysëmprerjeje. Tek kjo paraqitje, të gjitha të dhënat e nevojshme për prodhimin e
detalit, vendosen në të njëjtën pamje.
Si sipërfaqja ashtu edhe vrimat, dhe hapësirat e brëndshme të objektit mund të
dallohen qartë në të njëjtën pamje. Ne detal bejme gjysempamje dhe gjysemprerje, ku prerja
behet gjithmone djathtas. Ashtu si tek prerja e plotë/seksioni i plotë, as këtu nuk dalin brinjë të
tjera pas prerjes.
Brinjët e padukshmenuk vizatohen tek pjesët me seksion prerje as tek ato pa seksion
prerje, sepse ato nuk japin asnjë informacion shtesë dhe mund të rëndojnë vizatimin.

77
Meqenëse tek paraqitja me gjysëmprerje, dallohen qartë si sipërfaqja, ashtu edhe
hapësira brënda objektit, mund të mos vizatohen pamja e sipërme dhe anësore. Nëse pamja e
sipërme dhe anësore vizatohen, atëherë mund të vizatohet edhe prerja në të.

Vendosja e përmasave
Gjatë vendosjes së përmasave duhet patur parasysh simetria e objektit që vizatohet; aksi i
simetrisë është vija referuese e vendosjes së përmasave. Të gjitha përmasat rrethore të
diametrit shoqërohen me simbolin përkatës të diametrit.
Vijat e përmasave të diametrat e brendshëm nuk kanë gjatësinë e diametrit, por e
tejkalojnë pak aksin e simetrisë. Ato marrin vetëm një shigjetë në pjesën e prerjes.
Boshtet e shkallëzuara
Boshti i shkallëzuar përmban kanal kiavet dhe vrima qendre, që dallohen me vështirësi nga
jashtë. Këto detaje duhet të paraqiten qartë; por, boshti i shkallëzuar nuk pritet në gjithë
gjatësinë e tij, sepse paraqitja e tij do ishte e vështirë; prandaj, duhet të përdorim prerje të
pjesshme.

78
Shkallëzimet, pykat, brinjët përforcuese si dhe elemente të ndryshme standarte, psh.
vidat dhe përçinat, sipas normës DIN 6, nuk paraqiten në prerje gjatësore. Hapësirat boshe në
të tilla objekte, ndërpriten dhe vizatohen në një prerje të pjesshme.
Ndërprerja kufizohet me vija të hequra me dorë të lirë, ndërsa sipërfaqja e prerjes vijëzohet.
Vijat e përmasës dhe ndihmëse të përmasës lejohet të kalojnë nëpër sipërfaqen e vijëzuar.
Nëse përmasat vendosen brënda sipërfaqes së vijëzuar, atëherë kjo hapësirë i
rezorvohet numrit të masës. Numrat e përmasave nuk duhet të priten nga vijëzimet apo vija të
tjera.

Nëse objekti përmban disa prerje të pjesshme, atëherë të gjithë këto prerje vijëzohen
njësoj. Nëse detaji nuk qartësohet nga kjo prerje e pjesshme, atëherë vizatohet një pamje tjetër
(këtu: pamja nga lart).

79
6.2. Pamjet e posaçme dhe të pjesshme.

6.3. Ndërprerjet dhe shkurtimet.

6.4. Depërtimet.

80
KAPITULLI 7: PARAQITJA AKSONOMETRIKE E TRUPAVE GJEOMETRIKË 12 ORË

Paraqitja aksonometrike (projektimi aksonometrik)


Ky lloj i projektimit përdoret në vizatimin teknik për t`u paraqitur më afër dhe më qartë
pamja reale e trupit në vizatimin teknik.
Aksonometria është mënyra e paraqitjes së pamjes natyrore të trupit në hapësirë, ashtu që
trupi gjatë projektimit ortogonal vendoset në rrafshin projektues në atë pozitë, nga e cila duken
të tre akset hapësinore x,y dhe z .
Gjatë paraqitjes aksonometrike bëhet shkurtimi i përmasave në drejtim të njërit apo aksit
tjetër dhe zhvendosja e disa akseve nga pozitat normale.
Në bazë të asaj se sa bëhet shkurtimi ose zhvendosja e akseve dallohen tri mënyra të
paraqitjes aksonometrike:
 Pamja izometrike – izometria,
 Pamja dimetrike – dimetria dhe
 Projeksioni i pjerrët.
Përparësia kryesore e këtij lloji të projektimit në krahasim me të tjerat qëndron në atë se
ajo mundëson që me një vizatim teknik dhe një projeksion njëkohësisht të paraqiten të tri
dimensionet e trupit. Në atë mënyrë mund të formohet bindja më e afërt ndaj formës së trupit
vetëm nga një figurë e tij. Prandaj, aksonometria më së shpeshti përdoret për punimin e skicave
ideore në vizatim teknik, nga të cilat duhet të shihet vetëm forma e trupit, e jo madhësia e tij
reale.

7.1. Paraqitja izometrike.

Izometria është mënyra e paraqitjes aksonometrike e trupit në pamje hapësinore te e cila


shkurtimi në të tri akset bëhet me të njëjtën përpjesë, ndërsa akset në mes vete mbyllin këndin
prej 120o . Akset x dhe y me horizontalen përfshijnë këndin 30o, kurse të gjitha përmasat, janë
të shkurtuara për 80% . Raporti i përmasave të trupit të njëjtë të paraqitur në pamje izometrike
është 1:1:1.

81
Aplikimi i këtyre rregullave të projeksionit izometrik mund të kryhet për çdo trupë
gjeometrik të thjeshtë (fig. 4.34. kubi) ose të ndërlikuar dhe pjesët e makinave, për për
paraqitjen e tyre në aksonometri. Projeksioni i rrethit në izometri paraqitet si elips.

7.2. Paraqitja dimetrike.

Pamja dimetrike – dimetria është mënyra e paraqitjes aksonometrike e trupave në pamje


hapësinore te e cila në dy akse barten përmasat me përpjesë të njëjtë, kurse në aksin e tretë
me shkurtim për 0 500 ndaj përpjesës së dy akseve të mëparshëm.
Aksi x përfshin këndin prej 7o , kurse aksi y këndin 42o ndaj horizontales. Në figurat 4.37.,
4.38. dhe 4.39.. janë dhënë disa shembuj të paraqitjes dimetrike.

82
7.3. Projeksioni i pjerrët.

Projeksioni i pjerrët dallohet nda dimetria se ka kënde tjera në mes akseve, përkatësisht
aksi y dhe z përfshijnë këndin 90o, ndësa z dhe x 45o.
Ana e parë e trupit respektivisht pjesës te projeksioni i pjerrët është paralele me shikimin,
prandaj në projeksion të pjerrët vizatimi paraqitet pa shformime (deformime). Raporti i
përmasave të trupit të njëjtë është njësoj sikurse te dimetria 0.5:1:1. Në figurën 4.40.. është
dhënë kubi, ndërsa në fig. 4.41. është dhënë modeli në projeksion të pjerrët.

83
Fig. 4.41

84
KAPITULLI 8: CILËSIA E PËRPUNIMIT TË SIPËRFAQEVE TË DETALEVE 4 ORË

8.1. Kuptimi i cilësisë së përpunimit të sipërfaqeve të detaleve.

8.2. Ashpërsia e sipërfaqeve të detaleve.

8.3. Saktësia e sipërfaqeve të detaleve.

KAPITULLI 9: VIZATIMI I SHENJAVE TË TRAFIKUT 13ORË

9.1. Vizatimi i shenjave të rrezikut,

9.2. Vizatimi i shenjave të urdhërave të prera,

9.3. Vizatimi i shenjave të lajmrimit,

KAPITULLI 10: VIZATIMI I TËRËSIVE 9 ORË

10.1. Vizatimi i tërësive, parimet themelore.

10.2. Rregullat e paraqitjes në vizatim të tërësive të shenjave të trafikut rrugor.

KAPITULLI 11: SKICIMI 8 ORË

11.1. Skicimi, rregullat e skicimit.

11.2. Skicimi i trupave gjeometrikë.

85
KAPITULLI 12: VIZATIMI ME KOMPJUTER 5 ORË

12.1. Njohuri të përgjithshme për vizatimin me kompjuter.

12.2. Përdorimi i programit të AutoCAD -it për vizatim me kompjuter.-

86

You might also like