Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 56

DOPINGU DHE ANTIDOPINGU

2013
2
3
HYRJE

Ky kurs i shkurtër është shumë efektiv ka për qëllim të


mësojë trajnerët e te gjitha sporteve rreth Dopingut dhe
Antidopingut.

Pas përfundimit të sukseshëm të këtij kursi, kursanti


merr çertifikatë.

Ky kurs mund të ndryshohet d.m.th mund të fshihet


ndonjë informat – apo të shtohet ndonjë informat
shtesë.

4
“Dopingu para së gjithash është një vdekje morale më pas
fizike. (J.A. Samaranch)”.

5
DOPING DHE ANTIDOPINGU

Dita më ditë, për fat të keq, sporti po e humbë qëllimin e


vet kryesor të një garimi në frymë të shëndoshë, dhe të
perfeksionimit të aftësive psiko – somatike dhe tekniko –
taktike të sportistëve. Gjithnjë e më shumë, sporti po i
merr ngjyrat e një industrie fitimprurëse, ku nuk kursehet
as ardhmëria e as jeta e sportistëve, ndërkaq vetë doping
po e minon (shkatëron) frymën e shëndoshë, imazhin
dhe e vlerat e sportit. Shumë libra janë shkruar dhe
shumë propaganda është bërë dhe bëhet për gjoja
zbulimin e ndonjë metode apo substance magjike
(procedura të ndryshme nutricionale, fizike, mekanike,
psikologjike, apo substance kimike – farmakologjike për
ngritjen e aftësive psiko – somatike të sportistëve.

 Me doping nënkuptojmë përdorimin e


substancave – mjeteve dhe metodave të
ndryshme përmes së cilave tentohet, në
mënyrë të pandershme dhe jo fer të

6
ngritën aftësitë psiko–somatike të
sportistëve.
 Me antidoping nënkuptojmë të gjitha
masat e ndërmarrura për pengimin,
zbulimin dhe evitimin e dopingut.

Doping testimet e sportistëve janë pjese e domosdoshme


e strategjisë së antidopingut, që ndihmojnë preventivën
dhe zbulimin e sportistëve të pandërgjegjshëm –
dopinguar. Programet e doping – testimit dallojnë nga
sporti në sport, varësisht nga faktorët siç janë: sezoni
garues, kalendari i ngjarjeve të rëndësishme, regjimi dhe
disciplina në stërvitje, si dhe rastet potenciale për
dopingim.

Agjensioni Botëror i antidopingut (WADA) është


organizatë ndërkombëtare e pavarur e krijuar në vitin
1999 për të promovuar, koordinuar dhe monitoruar
luftën kundër dopingut në sport në të gjitha format e saj.
Kompozuar dhe i financuar në mënyrë të barabartë nga
lëvizja sportive dhe qeveritë e botës.

Përmes Anti – doping kodit botëror, të publikuar nga


WADA, është bërë harmonizimi i antidoping rregullave
për të gjitha sportet, në te gjitha vendet. Ky kod përmban
listën e substancave dhe metodave, përdorimi i të cilave
është i ndaluar në sport.

Substancat dhe metodat e ndaluara nga WADA:

7
SIPAS WADA SUBSTANCAT E NDALUARA
GJATË DHE PAS GARAVE SPORTIVE
 Substancat jo të miratuara;
 Substancat anabolike;
 Hormonet peptide, faktorët e rritjes dhe
substancat e ngjashme;
 Modulatorët hormonal dhe metabolikë
 Diuretikët dhe agjentët tjerë maskues;
 Beta 2 agonistët.

SIPAS WADA METODAT E NDALUARA


DOPINGUESE GJATË DHE PAS GARAVE
SPORTIVE

 Gjaku si mjet dopingues;


 Mbartësit artificial të oksigjenit;
 Dopingu me gjene;
 Manipulimi kimik dhe fizik.

SIPAS WADA SUBSTANCAT E NDALUARA NE


GARE

 Stimuluesit
 Narkotikët
 Anestetikët lokalë;
 Glukokortikosteroidet;
 Cannabinoids.

SIPAS WADA SUBSTANCAT E NDALUARA NË


SPORTE TË CAKTUARA
 Beta bllokatorët

8
 Alkooli

Lista e substancave dhe metodave të ndaluara rifreskohet


çdo vit nga WADA për të mbajtur atë me përparimet në
shkencë dhe teknologji, me një listë të re të lëshuar më 1
janar. Një substancë shtohet në listë, nëse ajo i plotëson
dy nga tre kriteret e listuara më poshtë:

• Potenciali për rritjen e perfomances

• Potenciali për të qenë të dëmshme për shëndetin

• Shkelja e frymës së sportit

Meqenëse disa nga substancat e ndaluara mund të jenë të


domosdomshe për tretmanin mjekësor, kodi i lejon
sportistët dhe mjekët që të kërkojnë leje për përdorimin
terapeutik të këtyre substancave, me kod, të ndaluara.
Mund të lejohet përdorimi i këtyre subtancave vetëm në
formën inhaluese (bronchodilatorët dhe kortikosteroidet
me veprim jo të përgjithshëm), ose lokalisht te
sëmundjet e lëkurës (preparatet dermatologjike).

9
SIPAS WADA SUBSTANCAT E NDALUARA
GJATË DHE PAS GARAVE SPORTIVE

10
SUBSTANCAT JO - TË MIRATUARA

Kjo kategori i referohet çdo substance farmakologjike që


nuk është adresuar nga ndonjë nga pjesët e mëposhtme të
listës dhe pa miratimin aktuale nga ndonjë autoritet
qeveritar shëndetësor rregullator për përdorim njerëzor
terapeutik (p.sh. droga në zhvillim para-klinike apo
klinike ose jo të vijueshme, barnave veterinare) është e
ndaluar.

Efektet anësore të substancave jo - të miratuara:

Substancat të cilat nuk i janë nënshtruar testimit të


sigurisë për përdorim tek njerëzit do të thotë se profili i
tyre i sigurisë dhe efektet anësore të tyre janë të
panjohura.

11
SUBSTANCAT ANABOLIKE

Cfarë janë substancat anabolike

Substancat anabolike (jane variacione sintentike te


hormonit mashskullor testosteron) janë qartësisht
substancat dopinguese më të përhapura dhe më të
njohurat. Metodat efikase të analizës janë zhvilluar në
vitet e fundit për të mundësuar këtë doping substancë
“klasike” për t'u identifikuar edhe shumë kohë pas
përdorimit.

Testosteroni natyral ka veprim anabolik (ndërtimi i


muskujve) dhe androgjenik (shenjat seksuale
mashkullore).

Përdorimet në mjeksi të substancave anabolike

Substancat anabolike në mjekësi përdoren te tretmani i


pacientëve të sëmurë nga një lloj i sëmundjes kanceroze,
apo te pacientët me pamjaftushmëri të këtij hormoni.

Efektet në peformancë

Përdorimi i këtyre substancave për qëllime dopinguese


mundëson shtimin e masës muskulore, si dhe rritjen e
forcës dhe të fuqisë, por gjithsesi të shoqëruara edhe me
veprime shumë të dëmshme për shëndetin, siç janë
sëmundjet e mëlçisë, shtypja e lartë e gjakut, rritja e
kolesterolit në gjak, sëmundjet kardiovaskulare, rritja e
frekuencës së zemrës, diabeti, varësia fiziologjike,

12
depresioni, problemet në fertilitet, impotenca,
kokëdhembja, nausea dhe prirja për dhunë.
Keqpërdorimi i këtyre substancave bëhet kryesisht në
sportet ku kërkohen forca, fuqia, si psh, sprinti,
peshëngritje, bodybuilding, ragbi etj.

Tashme, jane zhvilluar me teper se 100 steroide te


ndryshme. Shume prej tyre jane ne forme tablete dhe
merren nga goja, te tjera jane ampula qe merren me
injektim ne muskuj. Ato steroide qe injektohen ne
muskuj ndahen ne ato qe jane me efekt te gjate apo ato
me efekt te shkurter. Steroidet me efekt te shkurter jane
zakonisht substanca ujore qe zhduken nga trupi shpejt,
gje qe ben te veshtire dallimin e ketyre substancave ne
testet e dopingut ne kampionate sportive.

Steroidet më të përdorura (në përgjithësi në të gjithë


botën)

 Androstenedione
 Primobolan
 Tetrahydrogestrinone (THG)
 Clenbuterol
 Dhea

Tjera

ORALE

 Anadrol (oxymetholone)

13
 Oxandrin (oxandrolone)
 Dianabol (methandrostenolone)
 Winstrol (stanozolol)

INJEKSIONE

 Deca-Durabolin (nandrolone decanoate)


 Durabolin (nandrolone phenpropionate)
 Depo-Testosterone (testosterone cypionate)
 Equipoise (boldenone undecylenate)

Dozat e marra nga abuzuesit steroide janë 10 deri në 100


herë më të larta se çfarë do të jetë e përshkruar mjeksore
për përdorimin e ligjshëm. Shume shpesh, atletet
perdorin cikle steroidesh, ne menyre piramidale, ku
fillojne t'i rrisin dozat deri ne gjysem te ciklit dhe pastaj i
ulin prape deri ne fund te ciklit. Nje cikel zgjat 6 deri ne
12 jave. Kjo menyre perdorimi i jep mundesi trupit te
rekuperohet nga abuzimi i steroideve. Kjo menyre e
perdorimit nuk ka mbeshtetje shkencore.

Efektet anësore nga përdorimi i substancave anabolike,


varësisht nga grupi i përdoruesve, mund të jenë:

Te meshkujt:

• Aknet

• Testiset e tkurrura

14
• Zvoglimi i prodhimit të spermës

• Hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut)

• Rritja e kolesterolit

• Zmadhimi i gjëndrës së prostates

• Rritja e gjinjëve

• Disfunksioni i veshkave dhe mëlçisë

• Rritja e agresivitetit

• Tronditja shpirtërore

• Zhvilimi i tumorëve

Te femrat:

• Paraqitja e shenjave seksuale mashkullore

• Ciklet menstruale jonormale

• Thellimi (trashja) e zërit,

• Aknet

• Dalja dhe rritja e qimeve në fytyrë dhe në trup

• Rritja e klitorisit

• Agresiviteti i shtuar

15
• Tronditja shpirtërore

• Disfunksioni i veshkave dhe mëlçisë

• Zhvillimi i tumorëve

Te adoleshentët:

• Aknet në fytyrë dhe në trup

• Ndërprerja e parakohshme e rritjes së eshtrave

Përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë që


veprimet e steroidit të bëhen të përhershme.

16
Disa efekte anësore të steroidit anabolik të
paraqitura me foto –

17
HORMONET PEPTIDE, FAKTORËT E RRITJES
DHE SUBSTANCAT E NGJASHME

Kategoria e hormoneve peptide, faktorët e rritjes dhe


substancave të ngjashme përfshin substancat qe kane
shumëllojshmëri të strukturave dhe efekteve. Këto
proteina, të prodhuar nga trupi vetë për pjesën më të
madhe, veprojnë si dergues kimike per të stimuluar
prodhimin e substancave tjera.

HORMONI HUMAN CHORIO – GONATROPIN


(HCG)

Çfarë është hormoni human chorio – gonadotropin


(HCG)

HCG, është një hormon glikoproteinë e cila prodhohet


gjatë shtatzënisë nga embrioni menjëherë pas
konceptimit dhe më vonë në sasi të mëdha, nga placenta.
Në fakt, analizat e hershme të shtatzënisë janë të bazuara
në praninë e HCG- se. Funksioni i HCG –se gjatë
shtatzënisë është që të mbajë korpus luteum (një
strukturë endokrine qe gjendet në vezore, jetike për
mirëmbajtjen e shtatzënisë) dhe duke shkaktuar atë të
sekretoje progesterone (kjo shkakton qe mitra për të
zhvilluar një shtresë të trashë kapilaresh për të ndihmuar
per të mbështetur fetusin). Për shkak të përfshirjes së saj
në shtatzëni, HCG është i ndaluar vetëm në meshkuj.

18
HCG gjithashtu prodhohet edhe nga lloje të caktuara të
tumorit.

Përdorimet e HCG-së në mjekësi

Përdorimet e HCG-së janë të kufizuara:

 Stimulimi i ovulacionit te femrat (shpesh


përdoret në IVF)
 Hypogonadism (defekt i sistemit riprodhues
rezulton në një mungesë të funksionit të
vezoreve)

Efektet në perfomancë

HCG keqpërdoret kryesisht nga sportistët meshkuj, sepse


rrit prodhimin e testosteronit dhe epitestosteroneve dhe
kështu mban raport të pandryshueshëm të testosteroneve-
dhe-epitestosterone nga vlerat normale (vitale në
shmangien e zbulimit të pranisë së substancave të tjera të
ndaluara). Gjithashtu përdoret për të ruajtur vëllimin
testikular në meshkujt të cilët janë duke përdorur steroid
anabolik. Megjithatë, tani mendohet që ajo është FSH
hormoni i cili është përgjegjës për mbajtjen e vëllimit
testikular dhe kështu përdorimi i HCG –së do të jetë
krejtësisht i paefektshëm. Përdorimi i HCG –së te femrat
ska asnjë efekt të dobishëm në të gjitha.

19
Efektet anësore të HCG-së

Kokëdhembja, rritje të ngacmueshmërisë, depresion,


lodhje, si dhe gynecomastia (rritja e gjinjëve te
meshkujt).

20
HORMONI ADRENO – CORTICOTROP (ACTH)

Çfarë është hormoni adreno – corticotrop (ACTH)

Eshtë një hormon që prodhohet në gjëndrën


mbiveshkore. Ky hormon është gjithashtu i njohur edhe
si Corticotrophin ose Adrenocorticotrophin. ACTH
stimulon lirimin e kortikosteroideve, glukokortikoideve
dhe hormonet steroide (ose androgens) nga gjëndra
mbiveshkore.

Ky hormon keqpërdoret nga sportistët për me rrit nivelin


normal të kortikosteroideve për të arritur efektin e tyre
euforik.

Efektet anësore të hormonit adreno - corticorticotrop

• Dhimbje barku,të vjella etj

• Dispepsi

• Rritja e oreksit dhe shtim në peshë

• Akne, apo probleme të tjera të lëkurës

• Ënjtje te pjeseve te fytyres - qepallave, buzëve etj

• Lodhje apo dobësi të pazakonshme

• Rrahje të parregullt zemre

21
• Problemet menstruale

• Dhimbje të muskujve, dobësi apo dhimbje

• Halucinacione

• Konfuzion, eksitim, nervozizëm etj…

22
INSULINA SI FAKTOR I RRITJES (IGF-1)

Insulina - si faktor i rritjes është Somatomedin më


dominues apo hormon i rritjes, me një strukturë shumë të
ngjashme me insulinën, edhe pse kjo lirohet nga mëlçia,
(ndërsa insulina nga ishujt e Langerhansit në pankreas
dhe ka për qëllim largimin e glukozës së tepërt nga
gjaku). Insulina si faktor i rritjes (IGF -1) luan një rol të
rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe
mendohet të ketë efekte anabolike në të rriturit.

Përdorimet në mjekësi të insulinës si faktor i rritjes


(IGF - 1)

Janë të rralla, megjithëse ajo mund të jetë e dobishme në


trajtimin e:

•Dwarfism dhe problemeve të tjera të rritjes te fëmijët

•Diabetit te tipit 2 (forma jo e varur nga insulina)

•Sëmundjeve te veshkave

•Osteoporozës

•Aterosklerozën (inflamacion i mureve të arterieve)

•Osteoartritin

•Distrofit muskulare

23
Efektet në performancë

Për shkak të efekteve të perceptuar anabolike, sportistët e


përdorin IGF-1 për të rritur masën e muskulare dhe
forcën, edhe pse studimet klinike nuk kanë treguar
ndonjë rritje. Mendohet se kjo është IGF 3 e cila është
përgjegjëse për rritje në vend se faktori i rritjes vetë.
IGF-1, megjithatë, pengon vdekjen e qelizave dhe kështu
mund të ketë një rol në reduktimin e kohes se
rikuperimit.

Efektet anësore e insulinës si faktor i rritjes

•Akromegaly në sportistët e rritur (një gjendje ku


gjëndrra e hipofizës prodhon shumë hormone të rritjes,
duke rezultuar në rritjen dhe ënjtje e pjesëve të trupit,
zakonisht duart, këmbët, hunda, por mund të përparojë
deri ne zgjatjet e ballit dhe nofulles dhe ënjtje e organeve
të brendshme)

•Organomegaly (zgjerimi i parregullt i organeve)

•Hypoglycemia (nivelet me te uleta se normale të


glukozës në gjak)
•Kanceri i prostatës, mushkërive dhe kolorektal.

24
HORMONI I RRITJES (HGH)

Çfarë është hormoni i rritjes (HGH)

Hormoni i rritjes prodhohet nga gjëndrra e hipofizës dhe


është esenciale (thelbësore) për rritjen dhe zhvillimin
normal. Hormoni i rritjes është anabolik, përshpejton
sintezën e proteinave dhe ndihmon metabolizmin
(zbërthimin) e depove të yndyrës (yndyës së rruajtur).

Përdorimet mjekësore të hormonit të rritjes

Janë të kufizuara dhe përdoret zakonisht te fëmijët me


rritje të mangët, te turner sindromi, te pacientët me
problem me veshka, te pacientët me HIV.

Efektet në sport

Sportistët e përfshirë në sportet siç janë peshëngritja,


bodibilldingu (bodybuilding), ragbi amerikan kanë më
shumë gjasa ta përdorin (keqpërdorin) hormonin e rritjes
për shkak të efektit të saj të perceptuar anabolik:

- Rritja e masës muskulore


- Zvoglimi i depove të yndyrës
- Rikuperim të përshpejtuar të muskujve

Shumë studime të vogla megjithatë, kanë treguar asnjë


rritje të forcës apo rritje të masës muskulore pas
injektimit me hormon të rritjes. Një praktikë e
zakonshme midis bodibillderëve dhe peshëngritësve

25
është për të kombinuar hormonin e rritjes dhe steroidet
anabolike, hulumtimet e fundit kanë treguar se ky
kombinim ka efekte të dobishme.

Efektet anësore të hormonit të rritjes:

• Gjigantizmi në sportistët e rinjë (ose gjigantizëm


hipofizës ose gjigantizëm. Referohet rritjes të parregullt
(të tepruar) në lartësi, në mënyrë të konsiderueshme mbi
mesatarën).

• Akromegalia në sportistët e rritur (një gjendje ku


gjëndrra e hipofizës prodhon shumë hormon të rritjes,
duke rrezultuar në rritjen dhe entjen e pjesëve të trupit,
zakonisht këmbët, duart, hunda por mund të përparojë te
zgjatja e ballit dhe nofullës dhe ënjtje të organeve të
bredshme).

• Hypothyroidism (prodhimi i ulët i hormoneve tiroide e


cila prish ritmin metabolik dhe prodhimin proteinave)

• Kardiomiopati (cardiomyopathy) sëmundje e muskulit


të zemrës, duke rritur rrezikun e aritmisë dhe vdekjen e
papritur)

• Dështimi kardiak

• Hiperkolesterolemia (prezenca e niveleve të larta të


kolesterolit në gjak)

26
• Sëmundje ishemike të zemrës (një mungesë e gjakut në
zemër shpesh për shkak të sëmundjes së arteries
koronare)

• Myopati (sëmundje neuromuskulare ndikon në


funksionin e fijeve muskulore)

• Artriti

• Diabeti

• Impotencë

• Osteoporoza

• Parregullsi menstruale te femrat

Disa efekte anësore të hormonit të rritjes të


paraqitura me foto -

27
HORMONI ERITROPOETIN (EPO)

Çfarë është hormoni eritropoetin

Eritropoetina (EPO) është hormon që në mënyrë natyrale


prodhohet në trup. Eritropoetina lirohet nga veshkat dhe
vepron në palcën e eshtrave për të stimuluar prodhimin e
qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve).

Përdorimet në mjekësi

Në mjekësi, forma sintentike e hormonit eritropoetin


përdoret për trajtimin e anemive me origjinë renale (te
pacientët para – dializës dhe në dializë), si dhe në
kombinim me terapinë tjetër te personat me HIV pozitiv.

Efektet në perfomancë

Këtë hormon, si mjet dopingues mund ta keqpërdorin


sportistët e sporteve të qëndrushmërisë, për arsye se
eritopoetina rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut
(eritrociteve), me ç gjë permisohet sasia e oksigjenit që
gjaku e transporton në muskujt e trupit. Efekti i
eritropoetinës shpeshherë matet me vlerën e
hematokritit, i cili paraqet përqindjen e vëllimit të
eritrociteve në gjak. Vlera e hematokritit mbi 55% mund
të rezultojë me problem serioze në qarkullimin koronar
dhe cerebral.

28
Efektet anësore të eritropoetinës

Keqpërdorimi i eritropoetinës shkakton rreziqe për


shëndet si mpiksja e gjakut, infarkti, sëmundje tjera
koronare dhe rreziku i infektimit nga HIV / AIDS –i (si
pasoje e perdorimit te gjilperave te perbashketa ndermjet
sportisteve). Efekte tjera anësore të përdorimit të
eritropoetinës janë sasia e tepërt e hekurit në organizëm,
kokëdhembja, dhimbja e artikulacioneve dhe shtypja e
lartë e gjakut.

29
MODULATORËT HORMONAL DHE
METABOLIK

SUBSTANCAT ANTIESTROGJENIK

Çfarë janë substancat anti estrogjenik

Janë letrozoli, exemestani, formestani, tamoxifeni,


raloxifeni, toremifeni, clomipheni, fulvestranti
etj.Veprojnë për të ulur sasinë e estrogjenit në trup ose
me blloku receptorët e estrogjenit.

Përdorimet në mjekësi

Disa forma të anti estrogjeneve janë përdorur në


trajtimin e kancerit të gjirit, kontracepsionin,
osteoporozën dhe infertilitetin përmes ndërprerjes së
ovulacionit.

Efektet në sport

Anti estrogjeniku Tamoxifen dhe Clomipheni përdoren


si nga sportistët meshkuj dhe femra. Meshkujt e përdorin
Tamoxifenin se bashku me steroidin anabolik në një
përpjekje për të parandaluar gynecomastia.

Efektet anësore

30
Efektet anësore janë tromboza e thellë në vena tek
femrat, dhimbje barku, dhimbje të nyjeve, dhimbje të
kokës, nausea etj.

INSULINA

Insulina prodhohet në pankreas dhe është përgjegjës për


rregullimin e metabolizmit të sheqerit. Ky hormon ka
qenë në listën e dopingut që nga viti 1999.

Insulina ndërvepron me hormonin e rritjes,


glukokortikoidet dhe adrenalinën për të rregulluar
furnizimin me energji. Insulina ka mundësi të
keqpërdoret në shumë sporte, duke përfshirë çiklizmin,
atletikën dhe notin. Insulina mund të përdoret së bashku
me substancat tjera dopinguese.

31
DIURETIKËT DHE AGJENTËT TJERË
MASKUES

Përveç diuretikëve, kjo kategori përfshin gjithashtu


substancat që kanë potencialin për të modifikuar një
mostër doping, duke ndikuar në eliminimin e
substancave ose maskimin e pranisë së substancave.

DIURETIKËT

Çfarë janë diuretikët

Diuretikët (nganjëherë quhen pilula të ujit) janë barna,


duke përfshirë Chlorothiazide, Frusemide dhe
Hydrochlorothiazide etj. Qëllimi i tyre është për të hequr
ujin e tepërt nga trupi, edhe pse çdo lloj i diuretikëve bën
këtë në një mënyrë të ndryshme.

32
Përdorimet në mjekësi të diuretikëve

Diuretikët në mjeksi përdoren për trajtimin e


hipertensionit, cerozës së mëlçisë etj.

Efektet në sport

Diuretikët në sport përdoren (keqpërdoren) vetëm për dy


gjëra (jo për të rritur performancën sportive sepse ato
kanë efekt të dëmshëm në performancë sepse shkaktojnë
dehidrim) 1. Për humbjen e shpejtë dhe të përkohshme të
peshës trupore në sportet ku kontrollohet pesha -
bodybuilding, boks, karate etj. 2. Për largimin e
vrullshëm të substancave dopinguese, të përdorura, për ti
shpëtuar testit për doping për këtë arsye quhen edhe si
substanca maskuese.

Efektet anësore të diuretikëve

Përfshijnë: dehidrimin, problemet kardiake për shkak të


disbalancit të elektroliteve, rënia e tensionit të gjakut,
pagjumësinë, shqetësimin, intolerancën në nxehtësi,
dobësimin e muskujve, çrregullimet gastrointenstinale
dhe dhimbje barku.

33
BETA – 2 AGONISTËT

Çfarë janë beta 2 agonistët

Janë grup barnash që përdoren kryesisht në trajtimin e


astmës. Beta 2 agonistët veprojnë në muskujt e lëmuar
për të relaksuar muskujt (dhe prandaj në rastin e astmës,
zgjerimin e rrugëve të frymëmarrjes).

Përdorimet në mjekësi të beta 2 agonistëve

Në mjekësi forma inhaluese e beta-2-agonistëve (duke


përfshirë salmeterolin, Salbutamolin, formoterolin dhe
terbutalinën) përdoren te preventiva dhe tretmani i
astmës si dhe te bronkokonstrikcioni i provokuar nga
aktivitetet fizike.

Forma e injektuar zakonshisht përdoret për tokolizë apo


prevencën e lindjes para kohe.

Efektet në perfomancë

Format inhaluese të përdorura për trajtimin e astmës dhe


bronkokonstrikcionin e provokuar nga aktivitetet fizike
nuk kanë asnjë efekt në rritjen e performancës dhe
kështu janë të lejuara për përdorim nga WADA (World
anti-doping Agency). Sportisti duhet megjithatë të ketë
përshkrim nga mjeku. Ne Lojërat Olimpike, sportistet qe
kërkojnë leje për të marr një beta 2 agonist të lejueshëm,
do të vlerësohen nga një grup i pavarur mjekësor.

34
Kur përdoren me injeksion apo formë tabletash
mendohet se kanë efekt anabolik (rritje të masës
muskulore, zvoglon përqindjen e yndyrës së trupit dhe
ndihmon në rikuperim të shpejtë) dhe kështu përdorimi i
tyre është i ndaluar nga WADA.

Efektet anësore të beta 2 agonistëve janë

Tahihardi – takikardi (rrahje e shpejte e zemres),


dhimbje koke, tremori, nervozizem, djersitje, vjelle.

Shkeputur nga dokumenti zyrtar I WADAS për vitin


2013.,

Të gjitha beta-2 agonist (përfshirë dy izomereve


optike ku është relevante) janë të ndaluara, përveç
Salbutamol (maksimumi 1600 micrograms mbi 24
orë), formoterol (maksimumi 36 micrograms mbi 24
orë) dhe salmeterol kur merren nga inhalimi në
përputhje me prodhuesit terapeutike të një rregjimi
të komanduar. Prania në urinë e Salbutamol më të
madhe se 1000 ng / ml ose formoterol më të madhe
se 30 ng / ml supozohet të mos jetë një përdorim
synuar terapeutik të substancës dhe do të
konsiderohet si një gjenden dëshmi të kundërta
analitike. Një Studim i kontrolluar farmakokinetik,
tregon se rezultati i parregullt ishte pasojë e
përdorimit të dozës terapeutike thithur deri në
maksimumin e treguar më lart.

35
METODAT E NDALUARA DOPINGUESE
GJATË DHE PAS GARAVE SPORTIVE

36
DOPINGU I GJAKUT

Dopingu i gjakut është përcaktuar nga WADA (World


Anti-Doping Agency) si keqpërdorim i teknikave dhe /
ose substancave për të rrit ndokujt numrin e qelizave të
kuqe të gjakut. Më së shpeshti kjo përfshin heqjen e dy
njësive (2 pinte) të gjakut të sportistit disa javë para
garës. Gjaku pastaj ngrihët deri 1-2 ditë para garës, ku
ajo shkrihet dhe injektohet përsëri në sportistin. Kjo
është e njohur si doping i gjakut autolog. Dopingu
homolog është injektimi i gjakut të freskët, të hequr nga
një person i dytë, drejt e në sportistë.

Një metodë e dytë e dopingut gjakut përfshinë


përdorimin e mbartësve artificial të oksigjenit.
Transportuesit e oksigjenit hemoglobinës (HBOC) dhe
Perfluorocarbonsi (PFC) janë kimikate ose proteina të
pastruara të cilat kanë aftësinë për të bartë oksigjenin.
Këto janë zhvilluar për përdorim terapeutik, por tani janë
duke u keqpërdorur si rritës të performancës.

Testet u prezantuan në vitin 2004 të cilat janë të aftë për


zbulimin e përdorimit të transfuzioneve homologe dhe
përdorimin e mbartësve artificial të oksigjenit. Edhe pse
një test i përshtatshëm ende nuk është zhvilluar për të
zbuluar dopingun autolog të gjakut.

37
Pas zhvillimit të eritropoetinës, përdorimi i dopingut të
gjakut ra ndjeshëm, megjithatë pas zhvillimit të një testi
për zbulimin eritropoetinës dhe mungesa e testimit për
dopingun autolog, ajo është përsëri në rritje.

Përdorimet mjekësore të dopingut të gjakut


Mbartësit artificial të oksigjenit janë forma e vetme e
dopingut të gjakut të cilat kanë përdorim mjekësor. Ato
janë zhvilluar për tu përdorur në raste emergjence
(urgjente) kur nuk ka kohë për përcaktimin e grupit të
gjakut të një pacienti, ose kur ekziston një rrezik i lartë i
infektimit ose thjesht kur nuk ka gjak në dizpozicion për
ti dhënë pacientit.

Efektet në sport
Dopingu i gjakut zakonisht përdoret nga sportistët e
disciplinave te qëndrushmërisë, siç janë vrapuesit në
distanca të gjata (maratonë) dhe çiklistët. Me rritjen e
numrit të qelizave të kuqe të gjakut në gjak (dhe kështu
rritjen e hematokritit), vëllimet më të larta të
hemoglobines janë të pranishëm. Hemoglobina lidhet për
të dhe mbart oksigjenin nga mushkëritë, tek muskujt, ku
ajo mund të përdoret për frymëmarrje aerobike. Dopingu
i gjakut, pra lejon oksigjen ekstra të transportohen për
muskujt punues, duke rezultuar në një nivel më të lartë të
performancës, pa përdorimin e sistemeve të energjisë
anaerobe.

38
Studimet kanë treguar se dopingu i gjakut mund të
përmirësojë performancën e sportistëve të
qëndrushmërisë.

Efektet anësore të dopingut të gjakut:


Në vijim janë efektet anësore që mund të ndodhin në çdo
formë të dopingut të gjakut:

• Rritja e viskozitetit të gjakut (trashësi)

• Infarkt miokardiak (sulm në zemër)

• Emboli pulmonare (një bllokim, i cili mund të jetë


yndyrë, ajr ose një mpiksje gjaku, e arteries pulmonare)

•Emboli cerebrale (një bllokim, i formuar diku tjetër në


trup, e cila paraqitet në një arterie brenda ose ne arterien
që çon në tru)

• Aksidenti cerebrovasckular (goditja ne tru)

• Infeksionet

Transfuzionionet homolog janë të prirura për efekte të


mëtejshme anësore:

• Reaksion alergjik

• Rreziku nga përcjellja e sëmundjeve infektuese:


hepatiti C, B dhe HIV – AIDS

39
DOPINGU ME GJENE

Çfarë është doping me gjene

Dopingu me gjene është i bazuar në parimet e gjen


terapis. Këtu gjeni i shëndoshë transplatohet në qelizë
ose direkt në gjenomë për të zevëndësuar gjenin që
mungon ose mutated.

Efektet në sport

Efektet e dopingut me gjene janë të ndryshme. Rezultatet


varen nga lloji i gjenit të transferuar, nga të cilat ka
mundësi të gjerë, do të thotë dopingu me gjene mund të
përdoret nga të gjithë sportistët për të përmirësuar
performancën e tyre në një numër mënyrash. Shembuj
janë për të përmirësuar forcën, qëndrushmërinë, masën e
muskujve, dhe rikuperim të shpejtë nga lëndimi dhe

40
lodhja. Komiteti ndërkombëtar olimpik (IOC) në janar të
vitit 2003, këtë metodë e ka fut në listën e metodave të
ndaluara. Gjithashtu, edhe WADA (World Anti –
Doping Agency) këtë metodë e ka futur në listen e
metodave të ndaluara dopinguese në vitin 2004.

Efektet anësore

Efekte anësore të dopingut me gjene varen nga një


numër faktorësh, duke përfshirë gjenin e transferuar d

MANIPULIMI KIMIK DHE FIZIK

41
SUBSTANCAT E NDALUARA NË GARA

42
STIMULUESIT

Çfarë janë stimuluesit

Stimuluesit (psh. amphetamine, ephedrine etj) janë


substanca që e rrisin vigjilencën, e zvogëlojnë ndjenjën e
lodhjes, si dhe e stimulojnë gatishmërinë psiko – fizike
të sportistit për gara. Stimuluesit mund te keqperdoren
ne te gjitha llojet e sporteve, si ne boks, futboll,
basketboll, karate, etj. Të gjitha stimuluesit janë të
ndaluar, dhe grupohen në stimulues specifikuar dhe jo-
specifikuar. Disa nga stimuluesit jo të ndaluar të tilla si
kafeina janë të përfshira në programin e monitorimit.

Përdorimet mjeksore të stimuluesve

Përdorimi primar në mjeksi i këtyre substancave është


për të trajtuar astmën, narkolepsin, obesitetin etj.

Efektet anësore

Efektet anësore të këtyre substancave në përgjithësi janë


anksioziteti dhe agresiviteti, rritja e frekuencës së zemrës
dhe e shtypjes së gjakut, dehidrimi, aritmia kardiake dhe
infarkti i miokardit.

Duhet përmendur këtu se sportistët duhet të kenë kujdes


se nga cilët prodhues blejnë suplemente sportive sepse
ka disa prodhues të suplimenteve sportive të cilët në
mënyrë tinzare fusin stimulues të ndryshëm (të ndaluara)
në suplimentet e tyre (shumë suplimente sportivë kanë

43
dalë dhe po dalin se përmbajnë stimulante të ndaluar siç
janë methylhexaneamine dhe oxilofrine gjithashtu i
njohur si methylsynephrine dhe stimulante tjere), dhe më
e keqja është se në supliment nuk cekët se ka stimulues.

44
NARKOTIKËT

Çfarë janë narkotikët

Narkotikët, nxjerren nga opiumi dhe përfshijnë vrasësit e


njohur të dhimbjes, diamorphine, morfinë dhe pethidine.

Përdorimet në mjekësi të narkotikëve

Narkotikët përdoren në mjekësi për të reduktuar


dhimbjet e moderuara dhe të forta.

Efektet në perfomancë

Narkotikët nuk kanë cilësitë ergogjenike ose cilësitë e


rritjes së perfomacës. Sportistët i keqpërdorin narkotikët
për të maskuar dhimbjen e shkaktuar nga lëndimi
skeletomuskulor, duke i lejuar ata që të garojnë dhe kjo
është arsyea pse narkotikët janë substanca të ndaluara në
gara por janë të lejuara jashtë garës.

45
Efektet anësore

Narkotikët janë substanca që maskojnë ndjenjën dhe


efektin e dhimbjes (dhimbja e ka efektin mbrojtës të
organizmit nga lëndimet e mëtutjeshme). Ndjenja joreale
e sigurisë, në saje të maskimit të ndjenjës së dhimbjes,
rritë rrezikun e lëndimeve serioze gjatë vazhdimit të
mëtutjeshëm të stërvitjes apo garave. Narkotikët,
gjithashtu zvoglojnë shqetësimin e sportistëve, me çgjë
në mënyrë artificiale, rrisin gatishmërinë e sportistëve.

Shumica e narkotikëve kanë efekte anësore të


rrezikshme, si humbja e ekuilibrit dhe kordinimit,
përgjumësia, marramendja dhe kapsllëku. Përdorimi më i
gjatë i narkotiëve inhibon sistemin respirator dhe mund
të shkaktojë vdekjen e sportistit.

46
ANESTETIKËT LOKAL

Këto zakonisht keqpërdoren në formë të injektimit tek


një pjese e lënduar për të reduktuar dhimbjen.

Injektimi i anestetikëve lokal është i ndaluar, përveç


rasteve të justifikuara nga ana mjekësore. Nuk lejohet
përdorimi i kokainës si anestetik lokal, ndërkaq lejohet
përdorimi i anestetikëve lokal për përdorimin ditor (në
formë të kremit, yndyrës, spreit, tabletave apo pikave).

47
GLUKOKORTOKOSTEROIDET

Çfarë janë glukokortikosteroidet


Glukokortikosteroidet janë anti-inflamator hormone
steroide qe prodhohen në gjëndren mbiveshkore.
Shembuj janë Hydrocortisone, prednisolon dhe
Prednisone etj.

Përdorimet mjekësore të glukokortisteroideve


Glukokortokosteroidet përdoren si anti inflamatore në
astme, dhe reaksionet alergjike etj.

Efektet në performance të glukokortisteroideve


Disa studime kanë treguar se doza të mëdha të
glukokortikosteroideve rrisin prodhimin kardiak,
shkaktojnë eufori, rritje në humor dhe rritjen e aktivitetit
motorik. Pamja e tyre në listën e ndaluar është më shumë
për shkak të efekteve anësore të rrezikshme se sa efektet
e tyre në rritjen e performancës.

Zbatimi i përgjithshëm i glukokortikosteroideve (qoftë


në mënyrë orale, rektale, infuzionit apo injeksioneve)
është i ndaluar, përderisa përdorimi lokal i preparateve
ditore që përmbajn glukokortikosteroide në formë të
pikave, kremës, yndyrës apo spreit janë të lejuara.
Gjithashtu, në rastet që kanë arsyetim mjekësor mund të
lejohet injektimi intra – artikular i
glukokortikosteroideve.

48
Efektet anësore të glukokortikosteroideve

Përdorimi i glukokortikosteroideve shpesh rezulton në


simptomat e mëposhtme

 Imunosupresion
 Hyperglycemia (sheqeri i lartë në gjak)
 Reduktimi i dendësisë së kockave
 Pamjaftueshmëri e veshkave
 Shtim në peshë
 Ndërprerja e ovulacionit dhe parregullsi
menstruale

49
CANNABINOIDS

(Cannabinoids, kanabisi hashashi, marijuana, THC, HU-


210) janë substanca ilegale në shumë juridiksione dhe
testohen para garës (për të gjitha sportet).
Cannabimimetics (JWH018, JWH073, HU-210) janë të
ndaluara gjithashtu.

Trupi absorbon THC - në, e cila është përbërës aktiv në


cannabinoids, dhe thyen atë poshtë në metabolitë. Këto
metabolitë janë të ruajtura në qelizat yndyrore dhe mund
të zbulohen në urinë për shumë javë pas përdorimit në
varësi të metabolizmit të përdoruesit dhe shprehitë e
tjera.

Cilat janë disa nga efektet e mundshme anësore dhe


rreziqet shëndetësore të përdorimit të marihuanës?
_ Rritja e rahjeve të zemrës
_ Dëmtimi i kujtesës afatshkurtër

50
_ Ndjenjë të shtrembëruar të kohës dhe hapësirës
_ Aftësi e zvogëluar për t'u përqëndruar
_ Koordinim të ngadalësuar dhe reagim te ngadalesuar te
reflekseve
_ Menduarit dëmtuar dhe të kuptuarit e leximit
_ Sëmundjet e frymëmarrjes

51
SUBSTANCAT E NDALUARA NË SPORTET E
CAKTUARA

52
ALKOOLI

Siguria e sportistëve dhe të tjerëve të përfshirë në gara


është në rrezik nëse ndokush është në ndikim të alkoolit
dhe prandaj është i ndaluar nga WADA në sportet të
caktuara duke përfshirë shenjëtarinë me armë - shigjetë
dhe karate.

Alkooli mund të rrisë vetëbesimin, e cila mund të


rezultojë në personin për të marrë rreziqe që ai / ajo
normalisht nuk do të kishin marrë. Alkooli ngadalëson
sistemin nervor qëndror (SNQ) dhe ndikon negativisht
në koordinim dhe sy-dorë lëvizjeve. Autoritetet
përgjegjëse, mund të kërkojnë një përcaktim te
frymarrjes apo niveleve të alkoolit në gjak në sporte të
caktuara.

53
BETA BLLOKATORËT OSE BETA BLLOKUESIT

Çfarë janë betabllokatorët

Beta bllokatorët gjithashtu njihen si beta antagonistët. Në


mjekësi këto barna përdoren te disa sëmundje të zemrës
për uljen e shtypjes së gjakut dhe zbritjen e të rrahurave
të zemrës, por gjithashtu mund të përdoren edhe në
trajtmin e migrenës dhe të dridhjeve trupore (tremorit).

Efektet në perfomancë
Për shkak të këtyre efekteve, këto barna (betabllokatorët)
kanë mundësi të keqpërdoren në sportet ku kërkohet
preciziteti dhe jonervozitet, si shenjëtaria me armë zjari
apo me shigjetë etj. Betabllokatorët janë të ndaluara në
sportet siç janë (WADA 2013): shenjëtaria me armë dhe
shigjetë, golf, bilardo, si hedhje me ski, te disa stile të
lira me ski, dhe në discplinat me snowboard.

54
Efektet anësore të betabllokatorëve
Efektet anësore të betabllokatorëve, kur përdoren nga
personat e shëndoshë, mund të jenë disa problem
kardiake (të rrahurat e zemrës, të ngadalshme dhe të
dobëta), astma, përgjumësia dhe impotenca.

55
TESTI ME SHKRIM

1. Çka nënkuptojmë me doping dhe anti-doping?

2. Ç’është wada?

3. Sipas wada cilat janë substancat e ndaluara gjatë dhe


pas garave sportve?

4. Sipas wada cilat janë metodat dopinguese te ndaluara


gjatë dhe pas garave sportive?

5. Sipas wada cilat janë substancat e ndaluara gjatë


garave sportive?

6. Sipas wada cilat janë substancat e ndaluara ne sporte


te caktuara?

8. Shkruani shkurtimisht per steroidet anabolike dhe per


ndonje hormone peptide psh hormonin e rritjes, pse
keqperdoren ne sport, efektet anesore etj, dhe per
dopingun e gjakut.

Testin me shkrim (pasi ta shkruani) dërgoni


në emailin abffacertifikimi@hotmail.com

56

You might also like